❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“15 vjet nĂ« burg, zgjodhi lirinĂ« e popullit, jo lirinĂ« e tij” djali i Jakup Krasniqit me njĂ« dedikim prekĂ«s

Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, ka thënë se babait të tij po i bëhen 15 vjet në burgje, dhe se kjo po ndodhë pasi ai zgjodhi lirinë e një populli dhe jo lirinë e tij.

Në reagimin e tij në rrjetin social Facebook, Krasniqi shkruan tutje se babai i tij zgjodhi luftën kundër gjenocidit serb, e jo heshtjen ndaj tij, transmeton Telegrafi.

“Zgjodhi KosovĂ«n shtet, e jo mĂ« kurrĂ« nĂ«n Serbi. NĂ« vend qĂ« ta shijonte rolin e gjyshit me mbesat e tij, çdo ditĂ« e mĂ« shumĂ« po plaket nĂ« qeli, larg vendit tĂ« tij. Prandaj, sot, ende nĂ« moshĂ«n 74 vjeçare, po duron padrejtĂ«si. BabĂ«, edhe pse s’munde ta shijosh as rininĂ«, as pleqĂ«rinĂ«, e shijove KosovĂ«n e lirĂ«, tĂ« cilĂ«s aq shumĂ« i dhe”, shkroi mes tjerash ai.

Më poshtë reagimi i tij:

“Nga burgjet e JugosllavisĂ«, te qelitĂ« e HagĂ«s.

Jakup Krasniqi u arrestua dhe më 4 prill 1981 u dënua me 14 vite burg nga sistemi fashist i Jugosllavisë, që udhëhiqej nga të njëjtat politika gjenocidale të Serbisë së sotme.

NĂ« rigjykimin qĂ« iu bĂ«, u dĂ«nua me 15 vite burg, sepse kishte thĂ«nĂ«: “UnĂ« nuk jam jugosllav, unĂ« jam shqiptar.”

MegjithatĂ«, ai mbajti 10 vjet, 3 muaj dhe 19 ditĂ« burg, pĂ«r t’u liruar mĂ« 23 korrik 1991.

Rreth tri dekada më vonë, ai vihet sërish në pranga.

Jo nga Beogradi.

Jo nga UDB-ja.

Jo nga serbët.

Por nga ata që u betuan se do të sillnin drejtësi ndërkombëtare.

Ata që heshtën për masakrat e Serbisë, por u ngutën të hapin dosje për çlirimtarët.

Jakup Krasniqi, sot në moshën 74-vjeçare, vazhdon të mbahet në paraburgim, jo për atë që bëri, por për atë që përfaqëson: historinë e lavdishme të një populli, masakrat e të cilit ende nuk kanë gjetur drejtësi, dhe lirinë e një populli të shtypur e të vuajtur që me shekuj ishte lënë në harresë nga bota perëndimore.

I lodhur nga vitet, i rënduar nga mosha, por kurrë i thyer:

Ai është dëshmi e gjallë se liria nuk falet e as nuk fitohet me fjalë, por me burg, me pushkë dhe me jetë.

Ai është turpi i një bote që po gjykon viktimën, ndërsa e përkëdhel kriminelin.

Ai është simbol i asaj që mbështetësit e politikave të Beogradit do ta donin të shlyer: luftën e drejtë të një populli!

Jeta na tregoi se herë është e padrejtë e herë mizore. Këtë më së miri e dëshmon jeta e Jakup Krasniqit, i cili u mbyll në qelitë e ftohta të dy sistemeve të ndryshme:

Dikur nga uniforma jugosllave, sot nga kravata ndërkombëtare.

Dikur sepse kërkoi zërin e lirisë, sot sepse u bë zëri i lirisë!

Prandaj, natyrshëm më vjen pyetja: A jemi të lirë?

Nëse kjo nuk është padrejtësi historike, atëherë çfarë është?

Sa kohë do të qëndrojmë si spektatorë, ndërsa zërat më të fuqishëm të çlirimit mbahen në burg nga një drejtësi që po i shërben narrativës së Serbisë?

Pesha e prangave të Jakup Krasniqit, e mbajtur për këto 15 vite, atë nuk e rrënoi, por do ta rrënojë të ardhmen e Republikës sonë, të formuar nga po ato dy duar që ende i mbajnë prangat e padrejtësisë!

Kjo nuk është thirrje për mëshirë, kjo është thirrje për drejtësi!

Dhe nëse Kosova ende është shtet i pavarur, sovran dhe demokratik, nuk duhet të heshtë.

Sepse sot është ai, nesër mund të jetë fati ynë historik ai që burgoset!

15 vite burg në total.

15 vite në dy botë të ndryshme.

Por të dyja me të njëjtin qëllim: ta heshtin zërin e lirisë!

Por ai nuk heshti. Dhe nuk do të heshtë.

Dhe nëse ne kemi pak ndërgjegje, pak dinjitet dhe pak kujtesë historike as ne nuk duhet të heshtim.

Liria nuk është e plotë derisa i fundit i çlirimtarëve të jetë i lirë.

Kosova nuk do tĂ« ketĂ« qetĂ«si, derisa drejtĂ«sia tĂ« mos e njohĂ« UÇK-nĂ« si atĂ« qĂ« ishte: ushtria e njĂ« populli qĂ« kĂ«rkoi liri.

Historia nuk e fal harresën.

Dhe kombet qĂ« harrojnĂ«, zhduken”./Telegrafi/

The post “15 vjet nĂ« burg, zgjodhi lirinĂ« e popullit, jo lirinĂ« e tij” djali i Jakup Krasniqit me njĂ« dedikim prekĂ«s appeared first on Telegrafi.

Mot kryesisht i qëndrueshëm në Shqipëri

Shqipëria sot do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit gjatë orëve të paradites.

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit gjatë orëve të paradites.

Nga mesdita e në vijim priten shtime graduale të vranësirave në zonat kodrinore-malore, të cilat herë pas here do të jenë deri të dendura, veçanërisht në lindje dhe në zonën e Alpeve.

Në këto zona parashikohen reshje shiu me karakter të herëpashershëm, ndërsa në relievet e larta malore nuk përjashtohen shtrëngata të izoluara, por me një kohëzgjatje shumë të shkurtër.

Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të arrijë shpejtësi nga 10 deri në 17 m/s.

Deti do të jetë i trazuar lehtë, me valëzim që varion nga 2 deri në 3 ballë./tch/

The post Mot kryesisht i qëndrueshëm në Shqipëri appeared first on Telegrafi.

Aksioni në Theth, Rama: Forcat xheniere nuk largohen pa hequr mbeturinën e fundit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar teksa në Theth po zhvillohet aksioni për shembjen e godinës së fundit.

Kryeministri thotĂ« se forcat xheniere nuk largohen nga Thethi pa hequr edhe “mbeturinĂ«n e fundit” siç e quan ai.

“Ka nisur sot nĂ« Theth me mbĂ«shtetjen e forcave tĂ« xhenjos, pastrimi i mbetjeve inerte tĂ« ekzekutimit tĂ« vendimeve nĂ« ngarkim tĂ« 40 subjekteve qĂ« kishin mbjellĂ« mbi 100 ngrehina pa leje – nga ato me mure tek ato me kontruksion metalik e me dru – nĂ« dhunim ekstrem tĂ« ligjit pĂ«r zonat e mbrojtura, tĂ« historisĂ« e tĂ« pejsazhit magjepsĂ«s tĂ« asaj zone dhe tĂ« turizmit qĂ« kanĂ« kultivuar nĂ« vite ata qĂ« kanĂ« sakrifikuar pĂ«r ta bĂ«rĂ« Thethin destinacionin qĂ« Ă«shtĂ« sot. Forcat e xhenjos nuk do tĂ« largohen nga Thethi deri kur tĂ« jetĂ« hequr edhe mbeturina e fundit, ndĂ«rkohĂ« qĂ« mbetet edhe njĂ« godinĂ« masive pĂ«r t’u shembur, qĂ« tĂ« pĂ«rmbyllet ekzekutimi i plotĂ« i vendimeve tĂ« IKMT dhe rikthimi i Thethit nĂ« normalitetin e para kĂ«saj marrĂ«zie kriminale”, ka shkruar Rama nĂ« Facebook.

Ai tutje shtoi se “Ka filluar Rilindja Urbane 2.0 si domosdoshmĂ«ri jetike pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« 2030 nĂ« BE”./Telegrafi/

The post Aksioni në Theth, Rama: Forcat xheniere nuk largohen pa hequr mbeturinën e fundit appeared first on Telegrafi.

Ngërçi në Kuvend, sot përpjekja e 47-të për konstituim

Deputetët e Kuvendit do të mblidhen sërish sot, duke filluar nga ora 11:00, në një tjetër përpjekje për ta konstituar legjislaturën e re.

Që nga 15 prilli, Kuvendi ka dështuar plot 46 herë radhazi në zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve, raporton Telegrafi.

Procesi i konstituimit ka mbetur i bllokuar pasi Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, por kjo kandidaturë nuk ka gjetur përkrahje nga partitë e tjera parlamentare.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka propozuar që votimi për kryetaren të zhvillohet në mënyrë të fshehtë, por ky propozim nuk ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme në Kuvend.

Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt. /Telegrafi/

The post Ngërçi në Kuvend, sot përpjekja e 47-të për konstituim appeared first on Telegrafi.

Moti në Kosovë, temperaturat maksimale deri në 32 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Po ashtu, IHMK njofton se vende-vende priten riga shiu me rrufe gjatë ditës.

Temperaturat minimale do të sillen nga 14 deri në 17°C, kurse maksimale nga  28 deri në 32°C.

Ekspertët mjekësor kanë bërë thirrje që qytetarët të shmangin ekspozimin në diell, dhe të kujdes gjatë kohës sa temperaturat janë të larta./Telegrafi/

 

The post Moti në Kosovë, temperaturat maksimale deri në 32 gradë Celsius appeared first on Telegrafi.

​Klinika e KirurgjisĂ« Torakale nĂ« QKUK avancon me teknologji tĂ« nivelit ndĂ«rkombĂ«tar

Klinika e Kirurgjisë Torakale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) po shndërrohet në një qendër moderne kirurgjikale, ku inovacioni bashkohet me përkushtimin për kujdesin ndaj pacientit. Me teknologji të përparuara, metoda moderne operative dhe ekip mjekësor të specializuar, kjo klinikë po vendos standarde të reja në trajtimin e sëmundjeve të kraharorit dhe mushkërive në Kosovë.

Që nga viti i kaluar, kanë filluar tri intervenime të reja në Torakale, PECTUS, operacioni me Sentinel-Node dhe fiksimi i brinjëve tek trauma të ndryshme e investime në VATS të ri.

Ndërsa numri më i madh i pacientëve është me sëmundjen e kancerit të gjirit dhe sëmundjet me pragmatikën e gjirit. Vetëm përgjatë periudhës janar-qershor janë bërë gjithsej 329 intervenime në gji.

Drejtori i Kirurgjisë Torakale në QKUK, Nazmi Kolgeci thotë për KosovaPress tregon për operacionet që realizojnë.

“NĂ« KirurgjinĂ« Torakale, numri mĂ« i madh i pacientĂ«ve qĂ« vijnĂ« tek ne Ă«shtĂ« me sĂ«mundjen e kancerit tĂ« gjirit dhe sĂ«mundjet me pragmatikĂ«n e gjirit. Intervenime nĂ« gji janĂ« gjithsej 329. Kemi punuar struma, rreth 11 operacione dhe PECTUS, qĂ« janĂ« bĂ« shtatĂ« operacione. Vitin e kaluar kemi filluar si operacione tĂ« para me kĂ«tĂ« metodĂ« qĂ« domethĂ«nĂ« se kemi arritur qĂ« QeverisĂ« sĂ« KosovĂ«s nga Buxheti i KosovĂ«s tĂ« mos i jepet pĂ«r pacientĂ« qĂ« janĂ« trajtuar jashtĂ« shtetit”, thotĂ« Kolgeci.

Me operacionin Sentinel-Node, është bërë e mundur që rreth 40 pacientë të ruajnë gjirin dhe nyjën limfatike. Ky intervenim, siç thotë Kolgeci bëhet vetëm në QKUK e në Greqi.

“KĂ«tĂ« vit kemi filluar edhe me operacion me Sentinel-Node. Sentinel-Node Ă«shtĂ« njĂ« intervenim kirurgjik qĂ« realizohet tek kanceri i gjirit dhe qĂ« Ă«shtĂ« si gjurmuesi nĂ« nyje limfatike, tĂ« cilat janĂ« tĂ« infiltruara me kancer. Tani me kĂ«tĂ« metodĂ« te disa pacientĂ«, ne e kursejmĂ« edhe gjirin, por kursejmĂ« edhe nyjĂ«n limfatike. KĂ«to intervenime kirurgjike janĂ« njĂ« e arritur mjaft e madhe, pĂ«r arsye se si informacione qĂ« kemi, vetĂ«m nĂ« Greqi bĂ«hen kĂ«to intervenime dhe nĂ« QendrĂ«n Klinike Universitare tĂ« KosovĂ«s. Prej vitit tĂ« kaluar qĂ« jemi lidhur me kĂ«tĂ« metodĂ« e deri tani, Ă«shtĂ« diku rreth tridhjetĂ« e pesĂ« ose katĂ«rdhjetĂ« pacientĂ« qĂ« i kemi realizuar me metodĂ«n Sentinel-i
 Vitin e kaluar po ashtu kemi filluar edhe me njĂ« intervenim tjetĂ«r kirurgjik, Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« fiksimi i brinjĂ«ve tek trauma tĂ« ndryshme”, tregon ai.

Kolgeci është shprehur se ka pasur investime edhe në pajisje medicinale, me PECTUS, në VATS të ri një aparaturë që përmes kamerave operojnë në torakal, aparaturë e fjalës së fundit.

Gjithashtu, Kolgeci ka thënë se ka pasur investime edhe në sallat e operacionit, e salla e dytë është në pritje për tu kompletuar me tavolinë e drita.

“KĂ«to vitet e fundit janĂ« bĂ«rĂ« investime nĂ« pajisje medicinale, me PECTUS qĂ« ka qenĂ«, Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« investime nĂ« VATS tĂ« ri, ngaqĂ« ne e kemi pasur njĂ« VATS, njĂ« aparaturĂ« qĂ« pĂ«rmes kamerave qĂ« operojnĂ« nĂ« torakal, aparatura qĂ« e kemi na Ă«shtĂ« mjaft moderne, ndoshta Ă«shtĂ« e fjalĂ«s sĂ« fundit.

Gjithashtu janĂ« bĂ« investime edhe nĂ« sallat e operacionit. NdĂ«rsa sallĂ«n e dytĂ« jemi duke e prit pĂ«r arsye se kjo sallĂ« Ă«shtĂ« komplet e rinovuar, mirĂ«po akoma nuk e kemi tĂ« pajisur me aparaturĂ«n shtesĂ«, me tavolinĂ«n, dritat dhe gjĂ«rat tjera qĂ« i duhet pĂ«r sallĂ«n e operacionit, po kjo Ă«shtĂ« nĂ« pritje jetĂ« qĂ« shumĂ« shpejt”, Ă«shtĂ« shprehur Kolgeci.

E për listën e pritjes për ndërhyrje kirurgjike, Kolgeci thotë se mbetet relativisht e shkurtër, aq sa është e nevojshme që pacienti të përgatitet me analiza e ekzaminime të tjera.

“Lista e pritjes tek ne pĂ«r kancerin e gjirit, pĂ«r kancerin e mushkĂ«risĂ« ose kancerin e gushĂ«s dhe tumorit malinj qĂ« janĂ« nĂ« regjionin torakal Ă«shtĂ« shumĂ« e shkurtĂ«r aq sa Ă«shtĂ« e nevojshme njĂ« pacient tĂ« pĂ«rgatitet pĂ«r sallĂ« operacionale. Por, kjo listĂ«, kjo pritje Ă«shtĂ« diku nĂ« tri javĂ« deri nĂ« pesĂ« javĂ«, por kjo Ă«shtĂ« kohĂ« nĂ« tĂ« cilĂ«n pacienti duhet tĂ« pĂ«rgatitet vetĂ« me analiza dhe me ekzaminime tĂ« tjera shtesĂ«â€, thekson ai.

Operacioni më i vështirë që kryhet në Kirurgjinë e Torakales, është restrikcioni i mushkërive.

The post ​Klinika e KirurgjisĂ« Torakale nĂ« QKUK avancon me teknologji tĂ« nivelit ndĂ«rkombĂ«tar appeared first on Telegrafi.

Kurti takohet sonte në Prishtinë me ndihmëssekretarin e Shtetit, Brendan Hanrahan

Kryeministri nĂ« detyrĂ« i KosovĂ«s, Albin Kurti, do tĂ« takohet sonte nĂ« mbrĂ«mje nĂ« PrishtinĂ« me Brendan Hanrahan, zyrtar i lartĂ« i Departamentit Amerikan tĂ« Shtetit pĂ«r Çështje Evropiane dhe Euroaziatike.

Kështu ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Kryeministri Kurti do tĂ« takojĂ« sot nĂ« mbrĂ«mje zyrtarin e lartĂ« tĂ« Departamentit amerikan tĂ« Shtetit pĂ«r Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan, nĂ« njĂ« darkĂ« pune tĂ« shtruar nga e ngarkuara me punĂ« nĂ« AmbasadĂ«n e Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s nĂ« KosovĂ«, Prattipati”, konfirmoi ai.

Zyrtari i lartĂ« i Departamentit Amerikan tĂ« Shtetit pĂ«r Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan, gjatĂ« kĂ«saj jave Ă«shtĂ« takuar edhe me presidenten e KosovĂ«s, Vjosa Osmani, e cila po qĂ«ndron pĂ«r vizitĂ« zyrtare nĂ« SHBA.

Ndryshe, ndihmëssekretari i Shtetit Hanrahan, para mbërritjes në Kosovë, ka vizituar Serbinë, ku është takuar me presidentin Aleksandar Vuçiq. Sipas njoftimit nga presidenca serbe, në takim janë diskutuar temat globale, raportet Serbi-SHBA dhe situata në Ballkanin Perëndimor.  /Telegrafi/

 

The post Kurti takohet sonte në Prishtinë me ndihmëssekretarin e Shtetit, Brendan Hanrahan appeared first on Telegrafi.

Hoti i reagon Osmanit për Marrëveshjen e Uashingtonit: Ti e Kurti nuk e keni zbatuar, po mundoheni ta përvetësoni kur kanë ndryshuar rrethanat politike në SHBA

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Sipas Hotit, presidentja para disa vitesh e quante MarrĂ«veshjen e Uashingtonit, si cenim tĂ« rendit kushtetues dhe rrezik pĂ«r shtetin, ndĂ«rsa sot, ajo e quan “marrĂ«veshje tĂ« mirĂ«â€, transmeton Telegrafi.

Hoti në Facebook, ka shpërndarë deklaratat e Osmanit, ndërsa ka shkruar se kjo nuk është asgjë e re nga ajo, dhe vetëm hipokrizi e radhës.

“Osmani, qĂ« dikur e quante MarrĂ«veshjen e Uashingtonit cenim tĂ« rendit kushtetues dhe rrezik pĂ«r shtetin, sot – pas 5 vitesh – e quan “marrĂ«veshje tĂ« mirĂ«â€ dhe madje pretendon se “e kemi zbatuar”. Kjo Ă«shtĂ« ajo qĂ« ndodh kur fitimi dhe mbajtja e pushtetit bĂ«het mĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m se interesi shtetĂ«ror”, ka theksuar Hoti.

Po ashtu, ai ka deklaruar se “MarrĂ«veshja qĂ« dikur e luftonte pĂ«r vota, sot shĂ«rben pĂ«r lavdi tĂ« rreme”.

“Jo, ti e Kurti nuk e keni zbatuar kĂ«tĂ« marrĂ«veshje. E keni luftuar atĂ«. Tani po mundoheni ta pĂ«rvetĂ«soni kur kanĂ« ndryshuar rrethanat politike nĂ« SHBA. Ky Ă«shtĂ« kulmi i mashtrimit politik”, nĂ«nvizoi ai. /Telegrafi/

The post Hoti i reagon Osmanit për Marrëveshjen e Uashingtonit: Ti e Kurti nuk e keni zbatuar, po mundoheni ta përvetësoni kur kanë ndryshuar rrethanat politike në SHBA appeared first on Telegrafi.

“Nuk kĂ«rkojmĂ« hakmarrje, por drejtĂ«si”, familjarĂ«t e Agon Zejnullahut kĂ«rkojnĂ« hetim tĂ« drejtĂ«, tĂ« plotĂ« dhe transparent

“Nuk kĂ«rkojmĂ« hakmarrje por drejtĂ«si”, “Jo dhunĂ«, duam paqe pĂ«r Agonin”, “Agon Zejnullahu u vra nga ata qĂ« duhet tĂ« ishin mbrojtĂ«s, e jo vrasĂ«s”, “Sot s’ka mĂ« heshtje”, “DrejtĂ«si pĂ«r Agonin”, janĂ« disa nga pankartat qĂ« po mbajnĂ« nĂ« duar familjarĂ«t dhe miqtĂ« e Agon Zejnullahut, gjatĂ« protestĂ«s nĂ« Lipjan.

Protesta ka filluar rreth orës 11:00, ku edhe po kërkohet drejtësi për 27-vjeçarin që ka vdekur në rrethana të panjohura gjatë arrestimit nga policia, transmeton Telegrafi.

Në protestë po marrin pjesë numër i konsiderueshëm i qytetarëve, të cilët tashmë janë ndaluar para stacionit të policisë.

Vëllai i Agonit, Alban Zejnullahu, në fjalimin e tij tha se kërkojnë hetim të drejtë për rastin.

“Sot nuk jemi mbledhur pĂ«r urrejtje, sot jemi kĂ«tu pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar drejtĂ«si. Sot jemi kĂ«tu pĂ«r Agonin, njĂ« djalĂ«, njĂ« zĂ« qĂ« nuk mund tĂ« heshtet. Jemi kĂ«tu sepse drejtĂ«sia nuk Ă«shtĂ« privilegj por njĂ« e drejtĂ«. KĂ«rkojmĂ« hetim tĂ« drejtĂ«, tĂ« plotĂ« dhe transparent. Ne protestojmĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« paqĂ«sore”, u shpreh ai.

Ai tha se duhet të ketë drejtësi për jetën që nuk është dashur të shuhet.

Pas fjalimit të tij, Alban Zejnullahu ftoi qytetarët të shpërndahen në mënyrë paqësore. /Telegrafi/

The post “Nuk kĂ«rkojmĂ« hakmarrje, por drejtĂ«si”, familjarĂ«t e Agon Zejnullahut kĂ«rkojnĂ« hetim tĂ« drejtĂ«, tĂ« plotĂ« dhe transparent appeared first on Telegrafi.

Osmani: Aleatët tanë amerikanë janë fuqimisht të përkushtuar për anëtarësimin e plotë të Kosovës në Kombet e Bashkuara

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në SHBA.

Osmani ka takuar edhe të ngarkuarën me punë të Misionit të SHBA-ve në OKB, Ambasadoren Dorothy Shea.

“MirĂ«njohĂ«se pĂ«r riafirmimin e qartĂ« tĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara se Kosova mbetet partner i ngushtĂ« strategjik i SHBA-ve dhe se aleatĂ«t tanĂ« amerikanĂ« janĂ« fuqimisht tĂ« pĂ«rkushtuar pĂ«r anĂ«tarĂ«simin e plotĂ« tĂ« KosovĂ«s nĂ« Kombet e Bashkuara”, ka pohuar presidentja pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« Facebook.

Ajo ka theksuar se në takim kanë diskutuar për avancimin e marrëdhënive strategjike mes dy shteteve.

“NdĂ«r tĂ« tjera, dje nĂ« New York, nĂ« takim me tĂ« ngarkuarĂ«n me punĂ« tĂ« Misionit tĂ« SHBA-ve nĂ« OKB, Ambasadoren Dorothy Shea, diskutuam edhe pĂ«r avancimin e mĂ«tejshĂ«m tĂ« marrĂ«dhĂ«nieve strategjike ndĂ«rmjet KosovĂ«s dhe SHBA-ve”, tha tutje ajo./Telegrafi/

The post Osmani: Aleatët tanë amerikanë janë fuqimisht të përkushtuar për anëtarësimin e plotë të Kosovës në Kombet e Bashkuara appeared first on Telegrafi.

Rasti i Agon Zejnullahut, nis protesta para stacionit të Policisë në Lipjan

Para stacionit të Policisë në Lipjan kanë filluar të mblidhen qytetarë, duke kërkuar drejtësi për Agon Zejnullahun, 27-vjeçarin që vdiq më 7 korrik.

Kjo protestë organizohet nga familjarët dhe miqtë e Agon Zejnullahut, 27-vjeçarit i cili humbi jetën në rrethana ende të paqarta gjatë orëve të para të 7 korrikut, gjatë një intervenimi të policisë për arrestimin e tij.

Albani, vëllai i të ndjerit, ka bërë thirrje publike për pjesëmarrje në këtë protestë, duke theksuar se qëllimi është kërkesa qytetare për drejtësi dhe transparencë.

Sipas tij, institucionet kanĂ« dĂ«shtuar nĂ« detyrĂ«n mĂ« themelore – mbrojtjen e jetĂ«s sĂ« qytetarĂ«ve.

“Le tĂ« jetĂ« kjo hera e fundit qĂ« njĂ« qytetar humb jetĂ«n nga dĂ«shtimi i atyre qĂ« duhet ta mbrojnĂ«,” thuhet nĂ« njoftimin e familjes Zejnullahu.

Protesta është paralajmëruar të jetë paqësore dhe jopolitike, me kërkesën kryesore: zbardhjen e plotë të rastit dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësve.

Lidhur me këtë rast, pesë zyrtarë policorë tashmë janë paraqitur para gjykatës dhe janë dërguar në paraburgim për një afat prej një muaji./Telegrafi/

 

The post Rasti i Agon Zejnullahut, nis protesta para stacionit të Policisë në Lipjan appeared first on Telegrafi.

​ÇfarĂ« mesazhe pritet tĂ« sjellĂ« zyrtari i lartĂ« amerikan nĂ« KosovĂ«?

Vizita e sotme e ndihmëssekretarit të Shtetit në detyrë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Brendan Hanrahan në Kosovë, po shihet si një rikthim i vëmendjes amerikane për vendin dhe Ballkanin Perëndimor.

Një nga mesazhet kryesore të tij pritet të jetë nevoja për formimin e institucioneve të reja dhe dalja nga kriza politike, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Diplomati amerikan do të pritet në takim nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, thanë në ekzekutiv për KosovaPress, mirëpo nuk treguan agjendën e diskutimit.

Krahas Kurtit, zyrtari i DASh-it do të takohet edhe përfaqësues të partive parlamentare në vend.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, thotë për KosovaPress, se është në interes të vendit thellimi i partneritetit me SHBA-në.

Sipas tij, bllokada politike në Kosovë ka tërhequr vëmendjen edhe të SHBA-së, e cila mund të kontribuojë në zgjidhjen e ngërçit politik përmes konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë së re.

Megjithatë, ai vë në pah edhe vonesat në emërimin e një ambasadori të ri amerikan në Kosovë, gjë që, sipas tij, është shqetësuese.

“ËshtĂ« njĂ« lajm i mirĂ« dhe njĂ« tregues qĂ«, pĂ«rkundĂ«r agjendĂ«s sĂ« stĂ«rngarkuar dhe ngjarjeve globale ku SHBA-ja Ă«shtĂ« e pĂ«rfshirĂ«, interesi pĂ«r KosovĂ«n mbetet i gjallĂ«. Kjo vizitĂ« duhet tĂ« shĂ«rbejĂ« si njĂ« tĂ«rheqje e vĂ«mendjes pĂ«r faktin qĂ« Kosova ende nuk ka formuar institucionet e dala nga zgjedhjet. Ka kohĂ« qĂ« nuk kemi as ambasador tĂ« SHBA-sĂ« nĂ« vend, gjĂ« qĂ« pĂ«r mua dhe pĂ«r LDK-nĂ«, Ă«shtĂ« shqetĂ«suese, sepse mungesa e pĂ«rfaqĂ«simit nĂ« atĂ« nivel mund tĂ« interpretohet si mesazh pĂ«r qeverinĂ« dhe klasĂ«n politike qĂ« interesi pĂ«r partneritet duhet tĂ« jetĂ« i yni dhe jo i njĂ«anshĂ«m”, deklaron ai.

Në anën tjetër, analisti politik Dorajet Imeri, deklaron se vizita e zyrtarit të lartë amerikan në Kosovë, dëshmon vazhdimin e përfshirjes strategjike të SHBA-së në rajon, me synimin për të ruajtur qëllimet e saj afatgjata në Ballkanin Perëndimor.

“PavarĂ«sisht vĂ«shtirĂ«sive qĂ« ka Kosova nĂ« procesin e konstituimit tĂ« institucioneve, SHBA-ja nuk ndalet sĂ« vepruari nĂ« kuadĂ«r tĂ« strategjisĂ« sĂ« saj nĂ« rajon. Ajo vazhdimisht dĂ«rgon diplomatĂ« pĂ«r tĂ« shtyrĂ« pĂ«rpara agjendat e veta. ËshtĂ« e qartĂ« se SHBA-ja ka nevojĂ« pĂ«r njĂ« partner nĂ« KosovĂ«, dhe pĂ«r kĂ«tĂ« arsye kĂ«rkohet qĂ« qeveria e re tĂ« burojnĂ« nga njĂ« shumicĂ« funksionale nĂ« Kuvend. NjĂ« Kuvend i pakonstituuar dhe njĂ« qeveri nĂ« detyrĂ« nuk mund tĂ« funksionojnĂ« me kapacitete tĂ« plota”, shton ai.

Megjithatë, Imeri thekson se mungesa e emërimit të ambasadorit amerikan në Kosovë, si dhe në disa vende të tjera të rajonit, është një sinjal i mundshëm i mungesës së interesit aktiv të SHBA-së për rajonin në rrethanat aktuale.

“SHBA-ja ka kohĂ« qĂ« nuk ka dĂ«rguar ambasadorĂ« nĂ« shumĂ« prej vendeve tĂ« rajonit. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« pasqyrĂ« e politikĂ«s sĂ« administratĂ«s aktuale, e cila mund tĂ« interpretohet si njĂ« qasje mĂ« e tĂ«rhequr ndaj Ballkanit PerĂ«ndimor. Kjo vonesĂ« nĂ« emĂ«rime Ă«shtĂ« sinjal pesimizmi qĂ« SHBA-ja nuk e sheh mĂ« me prioritet rajonin tonĂ«â€, deklaron ai.

Zyrtari i lartĂ« i Departamentit Amerikan tĂ« Shtetit pĂ«r Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan, gjatĂ« kĂ«saj jave Ă«shtĂ« takuar edhe me presidenten e KosovĂ«s, Vjosa Osmani, e cila po qĂ«ndron pĂ«r vizitĂ« zyrtare nĂ« SHBA.

Diplomati amerikan ditë më parë ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të vizitojë Ballkanin Perëndimor, ku përveç Kosovës, ai kishte paralajmëruar vizitë në Bosnjë Herecgovinë dhe Serbi.

“Pres me padurim pĂ«rforcimin e lidhjeve nĂ« mes tĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara dhe shteteve nĂ« rajon”, ka shkruar ai nĂ« platformĂ«n X mĂ« 9 korrik.

The post ​ÇfarĂ« mesazhe pritet tĂ« sjellĂ« zyrtari i lartĂ« amerikan nĂ« KosovĂ«? appeared first on Telegrafi.

Zubin Potok, zjarri përfshin një veturë dhe disa pajisje

Më 11 korrik 2025, rreth orës 22:00, në fshatin Qaber të komunës së Zubin Potokut ka shpërthyer një zjarr si pasojë e pakujdesisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, zjarri ka përfshirë një veturë, dy multikultivatorë, disa pajisje elektrike, një garazh dhe një shtëpi.

“Raportohet se nga pakujdesia ka shpĂ«rthyer njĂ« zjarr ku janĂ« djeg njĂ« veturĂ«, dy multikultivator, disa pajisje elektrike njĂ« garazh, njĂ« shtĂ«pi. ZjarrfikĂ«sit kanĂ« lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet pĂ«r tĂ« lĂ«nduar. Lidhur me rastin Ă«shtĂ« intervistuar nĂ« cilĂ«sinĂ« e tĂ« dyshuarit pronari. Rasti shkon nĂ« procedurĂ« tĂ« rregullt”, ka njoftuar policia./Telegrafi/

 

The post Zubin Potok, zjarri përfshin një veturë dhe disa pajisje appeared first on Telegrafi.

NjĂ« 19-vjeçar humb jetĂ«n nĂ« njĂ« aksident trafiku nĂ« autostradĂ«n TiranĂ« – DurrĂ«s

Tragjedi nĂ« autostradĂ«n “TiranĂ«-DurrĂ«s”, me njĂ« aksident me pasojĂ« njĂ« tĂ« vdekur dhe dy tĂ« plagosur.

Sipas policisĂ«, rreth orĂ«s 00:40, nĂ« autostradĂ«n “TiranĂ«-DurrĂ«s”, nĂ« zonĂ«n e “Marikaj”, shtetasi D. D., rreth 18 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe pĂ«r pasojĂ«, automjeti ka dalĂ« nga rruga.

Nga aksidenti ka humbur jetën pasagjeri në automjet, shtetasi E. B., rreth 19 vjeç, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri tjetër, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe sqarimin e rrethanave./tch/

 

The post NjĂ« 19-vjeçar humb jetĂ«n nĂ« njĂ« aksident trafiku nĂ« autostradĂ«n TiranĂ« – DurrĂ«s appeared first on Telegrafi.

Osmani: Pas tri dekadash, zëri i Nënave të Srebrenicës mbetet thirrja më e fortë kundër harresës dhe padrejtësisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 30-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë.

Osmani ka shkruar se janë bërë 30 vjet nga dita kur në Srebrenicë është kryer gjenocid.

“8 mijĂ« djem e burra boshnjakĂ« u vranĂ« brutalisht nga regjimi i Millosheviqit. Pas tri dekadash, zĂ«ri i NĂ«nave tĂ« SrebrenicĂ«s mbetet thirrja mĂ« e fortĂ« kundĂ«r harresĂ«s dhe padrejtĂ«sisĂ«. Kosova qĂ«ndron pĂ«rkrah tyre, sepse ne e dimĂ« çfarĂ« do tĂ« thotĂ« dhimbja e humbja, por dhe angazhimi i palodhur pĂ«r drejtĂ«si”, ka pohuar ajo.

Mes tjerash, ajo shtoi “Le tĂ« mos harrojmĂ« kurrĂ«, le tĂ« mos heshtim kurrĂ«â€./Telegrafi/

The post Osmani: Pas tri dekadash, zëri i Nënave të Srebrenicës mbetet thirrja më e fortë kundër harresës dhe padrejtësisë appeared first on Telegrafi.

Gjakovë, punëtori bie pa ndjenja pas pune dhe vdes

NjĂ« ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sĂ« enjtes nĂ« rrugĂ«n “Valenton Spahija” nĂ« GjakovĂ«, ku njĂ« mashkull kosovar ka humbur jetĂ«n menjĂ«herĂ« pas pĂ«rfundimit tĂ« orarit tĂ« punĂ«s.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, viktima ishte punëtor në një firmë ndërtimore dhe, sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, ai është alivanosur në tokë sapo kishte përfunduar punën.

“NjĂ« mashkull kosovar, Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« emergjencĂ« pa shenja jete. Sipas dĂ«shmitarĂ«ve viktima posa e kishte pĂ«rfunduar orarin e punĂ«s nĂ« njĂ« firmĂ« ndĂ«rtimore ishte alivanosur nĂ« tokĂ«. Me vendim tĂ« prokurorit trupi i pajetĂ« Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« IML pĂ«r obduksion”, ka njoftuar policia./Telegrafi/

 

The post Gjakovë, punëtori bie pa ndjenja pas pune dhe vdes appeared first on Telegrafi.

Një i mitur në Shtime deklaron në Polici se është dhunuar nga një burrë

Një rast i rëndë është raportuar në qytetin e Shtimes, ku një i mitur ka deklaruar në polici se është dhunuar nga një person tjetër, mashkull kosovar.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më datën 10 korrik, rreth orës 12:15. Viktima, mashkull i mitur, ka marrë trajtim mjekësor pas incidentit.

“Viktima mashkull kosovar i mitur, ka raportuar se Ă«shtĂ« dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekĂ«sor ndĂ«rsa i dyshuari pas inicimit tĂ« rastit me vendim tĂ« prokurorit Ă«shtĂ« liruar nĂ« procedurĂ« tĂ« rregullt”, ka njoftuar policia./Telegrafi/

 

The post Një i mitur në Shtime deklaron në Polici se është dhunuar nga një burrë appeared first on Telegrafi.

U denoncua publikisht nga Rama për ndërtimet në Theth, prokurorja Gjeli letër KLP-së: Jam e gatshme të përgjigjem para çdo institucioni

Prokurorja e Shkodrës, Elsa Gjeli, e cila u denoncua publikisht nga kryeministri Edi Rama për ndërtimet pa leje në Theth i është drejtuar me një letër KLP-së.

Gjeli kĂ«rkon nga KLP reagim publik “ndaj presionit publik, fyerjes dhe diskreditimit tĂ« figurĂ«s sĂ« Magjistratit dhe mbrojtjes sĂ« pavarĂ«sisĂ« sĂ« MagjistratĂ«ve nga Kryeministri i RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, z. Edi Rama”.

Ajo shprehet se është e gatshme të përgjigjet para çdo institucioni në lidhje me akuzat ndaj saj.

“NĂ« pĂ«rputhje me kompetencat tuaja, lutem nga KĂ«shilli i LartĂ« i ProkurorisĂ«, qĂ«: TĂ« analizojĂ« sjelljen e Kryeministrit nĂ« kontekstin e cenimit tĂ« pavarĂ«sisĂ« sĂ« ProkurorisĂ« dhe respektimit tĂ« ndarjes sĂ« pushteteve; TĂ« shqyrtojĂ« mundĂ«sinĂ« e njĂ« deklarate zyrtare nĂ« mbrojtje tĂ« trupĂ«s sĂ« ProkurorĂ«ve nga sulme tĂ« papranueshme politike, duke theksuar se nĂ« lidhje me rastin tim individual jam e gatshme tĂ« hetohem para tĂ« gjithĂ« organeve tĂ« drejtĂ«sisĂ«;

TĂ« ndĂ«rmarrĂ« hapa institucionalĂ« pĂ«r tĂ« garantuar sigurinĂ« dhe integritetin profesional tĂ« MagjistratĂ«ve qĂ« ndihen tĂ« persekutuar pĂ«r shkak tĂ« vendimeve tĂ« tyre tĂ« pavarura. Deklaroj se jam e gatshme tĂ« paraqes çdo dokument shtesĂ« dhe tĂ« dĂ«shmoj personalisht pĂ«r ndikimin qĂ« kĂ«to deklarata kanĂ« pasur nĂ« mjedisin tim profesional dhe emocional”, shkruan Gjeli nĂ« letrĂ«n drejtuar KLP sipas gazetares sĂ« Top Channel.

“Nuk dua tĂ« ndalem nĂ« shumĂ« ngjarje qĂ« kam hetuar apo aktualisht jam duke hetuar, pasi nuk ka qenĂ« dhe nuk do tĂ« jetĂ« kurrĂ« objektiv i punĂ«s sime lancimi i ngjarjeve, por qĂ«llimi Ă«shtĂ« lufta kundĂ«r kriminalitetit dhe mbrojtja ndaj interesit publik nĂ« çdo moment, sipas betimit tĂ« bĂ«rĂ« para KushtetutĂ«s dhe qĂ« jam betuar qĂ« do t’a mbroj solemnisht nĂ« çdo moment.

NĂ«se njĂ« Prokuror, i cili Ă«shtĂ« duke hetuar aktualisht dhe duke konkluduar se do tĂ« merren nĂ« pĂ«rgjegjĂ«si penale disa punonjĂ«s tĂ« IMT MalĂ«si e Madhe pĂ«r ndĂ«rtim tĂ« paligjshĂ«m, nĂ« tĂ« kundĂ«rt ka kryer shkelje nĂ« drejtim tĂ« vendimmarrjes sĂ« tij tĂ« atakuar nga opinioni publik pĂ«r rastin nĂ« fjalĂ«, do tĂ« ju lutesha dhe do ju kĂ«rkoja qĂ« tĂ« ndĂ«rmerrnin masat pĂ«rkatĂ«se ato institucione qĂ« ligjĂ«risht kanĂ« detyrimin tĂ« verifikojnĂ« vendimmarrjen time, duke theksuar se jam e gatshme tĂ« pĂ«rballem me çdo pasojĂ« tĂ« mundshme, pasi kam bindjen e plotĂ« qĂ« vendimmarrja ime mund dhe duhet tĂ« vlerĂ«sohet vetĂ«m nga organet e pĂ«rcaktuara nga Kushtetuta dhe ligji, por jo nga institucione jashtĂ« pushtetit gjyqĂ«sor. Lejimi i faktit tĂ« kundĂ«rt do tĂ« cenonte rĂ«ndĂ« parime themelore kushtetuese”, shprehet nĂ« letĂ«r Gjeli./tch/

 

 

The post U denoncua publikisht nga Rama për ndërtimet në Theth, prokurorja Gjeli letër KLP-së: Jam e gatshme të përgjigjem para çdo institucioni appeared first on Telegrafi.

Sot përpjekja e 45-të për konstituimin e Kuvendit

Deputetët e Kuvendit do të mblidhen sërish sot, duke filluar nga ora 11:00, në një tjetër përpjekje për ta konstituar legjislaturën e re.

Që nga 15 prilli, Kuvendi ka dështuar plot 44 herë radhazi në zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve, raporton Telegrafi.

Procesi i konstituimit ka mbetur i bllokuar pasi Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, por kjo kandidaturë nuk ka gjetur përkrahje nga partitë e tjera parlamentare.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka propozuar që votimi për kryetaren të zhvillohet në mënyrë të fshehtë, por ky propozim nuk ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme në Kuvend.

Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt. /Telegrafi/

 

 

The post Sot përpjekja e 45-të për konstituimin e Kuvendit appeared first on Telegrafi.

Temperaturat maksimale sot deri në 26 gradë Celsius

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa, vranësirat mund të paraqiten për rreth relievit malor.

IHMK ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë. Celsius.

Po ashtu, bëhet e ditur se sot do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimit me shpejtësi 1- 5m/s. /Telegrafi/

The post Temperaturat maksimale sot deri në 26 gradë Celsius appeared first on Telegrafi.

❌