Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Dodik u dorëzua pas tre muajsh në arrati – hiqen urdhër-arresti dhe masa e paraburgimit ndaj tij

Kreu i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, u dorëzua dje në Gjykatën e Bosnjë dhe Hercegovinës në Sarajevë, pasi i kishte sfiduar autoritetet për më shumë se tre muaj.

Ai u mor menjëherë në pyetje në kuadër të rastit “sulmi ndaj rendit kushtetues të BiH”. Si rezultat, iu hoq masa e mëparshme e paraburgimit.

Sipas informacioneve nga Gjykata e BiH, Dodik shkoi në seancë në shoqërinë e avokatit, pasi kishte qenë në arrati për tre muaj e gjysmë. Ai po hetohet nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të sulmit ndaj rendit kushtetues. Meqenëse kishte refuzuar thirrjet e Prokurorisë së BiH për t’u paraqitur, ndaj tij ishte lëshuar urdhër arresti dhe ishte caktuar masa e paraburgimit për një muaj.

Tani kjo masë është hequr dhe ndaj tij është vendosur detyrimi për t’u paraqitur periodikisht në polici. Masat ndaluese mund të zgjasin për aq kohë sa ka nevojë ose deri në një vendim tjetër të Gjykatës së BiH, shkruan klix.ba.

Dodik konfirmoi pas marrjes në pyetje se kishte dhënë deklaratë sipas kërkesës së prokurorisë shtetërore.

“Pranova me vullnet të lirë të paraqitem në Gjykatën e BiH dhe pas një ore e gjysmë mora vendimin për heqjen e paraburgimit dhe heqjen e urdhrave për kërkim brenda dhe jashtë BiH. Sigurisht, ky është një proces që do të vazhdojë”, tha ai.

Politikani separatist serb sqaroi se ka detyrimin të paraqitet çdo 15 ditë në stacionin policor në Laktash afër Banja Llukës, ku është i regjistruar me vendbanim. Po ashtu, shtoi se “është i lodhur nga gjithçka”.

Përveç Dodikut, Prokuroria e BiH po heton edhe kryetarin e Kuvendit Popullor të Republikës Serbe, Nenad Stevandiq, dhe kryeministrin entitetit, Radovan Vishkoviq, për të cilët gjithashtu është lëshuar urdhër arresti dhe është caktuar paraburgim. Ata vazhdojnë të jenë në arrati dhe konsiderohen të shpallur në kërkim nga drejtësia. /Telegrafi/

The post Dodik u dorëzua pas tre muajsh në arrati – hiqen urdhër-arresti dhe masa e paraburgimit ndaj tij appeared first on Telegrafi.

Familja e Dodikut negocioi me një zyrtar të lartë perëndimor për largimin e tij nga Bosnja

Sipas një raportimi të publikuar nga gazeta britanike The Guardian, familja e presidentit të Republikës Serbe, Milorad Dodik, ka kontaktuar një zyrtar të lartë perëndimor për të negociuar kushtet e largimit të tij nga Bosnja dhe Hercegovina.

Ky informacion është konfirmuar nga burime diplomatike në Sarajevë dhe është publikuar gjithashtu në shtypin hungarez.

Raporti gjithashtu përmend se një njësi elitare e policisë hungareze është dërguar fshehurazi në Banja Lluka për të ndihmuar në evakuimin e mundshëm të Dodikut në rast nevoje.

Kjo ndodhi pas një vendimi të Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës më 26 shkurt 2025, ku Dodik u dënua me një vit burg dhe një ndalim gjashtëvjeçar për të ushtruar funksione publike për shkak të mosrespektimit të vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në BiH.

Për më tepër, raporti thekson se autoritetet e Republikës Serbe kanë miratuar një ligj që ndalon praninë e institucioneve shtetërore gjyqësore dhe policore në territorin e tyre, një hap që shihet si fillimi i një procesi secesioni.

Gjithashtu, Dodik ka udhëtuar për herë të tretë që nga marsi në Moskë për t’u takuar me presidentin rus Vladimir Putin, duke theksuar lidhjet e tij me Rusinë.

The Guardian vlerëson se këto zhvillime përfaqësojnë një pikë kthese të rrezikshme, duke theksuar se kryeministri hungarez Viktor Orban, në rast të një konflikti midis Brukselit dhe aleatit rus Dodik, qëndron vendosmërisht në anën e Moskës. /Telegrafi/

The post Familja e Dodikut negocioi me një zyrtar të lartë perëndimor për largimin e tij nga Bosnja appeared first on Telegrafi.

Dodik thërret për bisedime mbi “Dejtonin 2.0”

Më 21 maj, në Banja Llukë nisi një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit Kombëtar të Republikës Sërpska (RS), ku mes tjerash po diskutohet edhe për një projektligj që parashikon ndalimin e financimit të partive politike nga buxheti i këtij entiteti të Bosnjë e Hercegovinës, si dhe nga komunat në RS.

Ky propozim vjen gati një muaj pas vendimit të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar, Christian Schmidt, më 24 prill, për të ndalur pagesat nga buxheti në të gjitha nivelet për dy parti politike: Aleancën e Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD) të Millorad Dodikut, dhe Partinë e Bashkuar Serbe, të udhëhequr nga Nenad Stevandiq.

Schmidt e arsyetoi vendimin si pjesë e përpjekjeve për t’iu kundërvënë “sulmeve flagrante të koalicionit qeverisës në RS, të udhëhequr nga SNSD dhe Partia e Bashkuar Serbe, ndaj parimeve themelore të Marrëveshjes së Dejtonit dhe rendit kushtetues e juridik të Bosnjë e Hercegovinës.”

Para diskutimit për ligjin, para deputetëve foli edhe presidenti i entitetit, Dodik, në pikën kushtuar 30-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit, që më 1995 i dha fund luftës në Bosnje e Hercegovinë.

Dodik, i sanksionuar ndërkombëtarisht për shkelje të Marrëveshjes së Dejtonit dhe i akuzuar për sulm ndaj rendit kushtetues të Bosnjës e Hercegovinës, në fjalimin e tij përsëriti thirrjen për dialog ndërmjet dy entiteteve të Bosnjës  Republikës Sërpska dhe Federatës  për, siç tha ai, rikthimin e Bosnjës në “kornizën fillestare të Dejtonit”.

“Rezultati i atyre bisedimeve do të ishte një Dejton dy pikë zero. Më lejoni të shpjegoj çfarë do të thotë kjo, dhe po aq e rëndësishme, çfarë nuk do të thotë: nuk do të thotë shkëputje, nuk do të thotë përshkallëzim, nuk do të thotë dorëzim nga paqja. Do të thotë rikthim te marrëveshja që solli një rend të ri kushtetues dhe politik në Bosnje e Hercevoginë, dhe që solli paqe”, tha Dodik.

Ai shtoi se Marrëveshja e Dejtonit është thelbësore për mbijetesën e RS-së, dhe se ajo ka funksionuar derisa, sipas tij, nuk nisi të ndryshohej me forcë.

Dodik mohoi sërish legjitimitetin e Christian Schmidtit si përfaqësues i lartë, duke thënë se emërimi i tij nuk është konfirmuar nga Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Sipas Dodikut, kriza “kushtetuese dhe juridike” në Bosnje e Hercegovinë mund të zgjidhet vetëm nëse anulohen të gjitha vendimet që ka ndërmarrë Schmidt.

Dodik, së bashku me Nenad Stevandiqin dhe kryeministrin e RS-së, Radovan Vishkoviq, akuzohen për shkelje të rendit kushtetues të Bosnje e Hercegovinës, bazuar në ndryshimet e Kodit Penal që u imponuan nga Schmidt.

Të tre janë në kërkim, pasi nuk janë paraqitur për t’u marrë në pyetje nga organet gjyqësore.

Në fund të shkurtit, Dodik u dënua në shkallë të parë me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim për të ushtruar funksione politike për shkak të shpërfilljes së vendimeve të përfaqësuesit të lartë dhe nënshkrimit të ligjeve të shfuqizuara nga Schmidt.

Çfarë parasheh projektligji për financimin e partive në RS?

Organizata joqeveritare Transparency International në Bosnje njoftoi më 20 maj se projektligji, i futur në rend dite me procedurë të përshpejtuar nga shumica parlamentare, do të krijojë një “sistem paralel dhe do të hapë hapësirë të madhe për korrupsion”.

Sipas saj, projektligji lejon që kompanitë private të dhurojnë deri në 50.000 euro për partitë, çka bie ndesh me ligjin shtetëror për financimin e partive politike.

Ndryshe nga ligji shtetëror, projektligji i RS-së nuk ndalon donacionet nga kompani që punojnë me shtetin.

“Kjo do të lejojë transferimin e fondeve publike në arkën e partive përmes ndërmarrjeve të privilegjuara, dhe do të dëmtojë partitë që nuk kanë qasje në burimet shtetërore,” paralajmëron Transparency.

Po ashtu, kjo do të dëmtojë rendin institucional, duke futur një kompetencë të re për Komisionin Zgjedhor të RS-së, ndonëse sipas ligjit, monitorimi i financimit të partive i takon Komisionit Qendror Zgjedhor të Bosnje e Hercegovinës.

Sipas raporteve financiare, SNSD-ja vitin e kaluar mori mbi dy milionë marka [rreth një milion euro] nga buxhetet në të gjitha nivelet , ndërsa Partia e Bashkuar Serbe mori mbi 395 mijë marka [rreth 200 mijë euro].

Me vendim të Schmidtit, bankave u është kërkuar që t’i transferojnë këto fonde nga llogaritë e partive në Bankën Qendrore të Bosnje e Hercegovinës, dhe ta njoftojnë për këtë Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë.

Çfarë tjetër është në rend dite?

Në rend dite është edhe emërimi i ushtruesit të detyrës së auditorit të përgjithshëm dhe zëvendësit të tij.

Mandati i auditorit ka përfunduar në prill, dhe ligji parasheh që dy muaj para skadimit të nisin procedurat për emërimin e një të riu. Ligji nuk njeh institutin e ushtruesit të detyrës. REL/

The post Dodik thërret për bisedime mbi “Dejtonin 2.0” appeared first on Sot News | Lajme.

Në Poloni nisin procedurat për t’i ndaluar hyrjen Millorad Dodik

Në Poloni ka nisur procedura për ndalimin e hyrjes dhe tranzitit nëpër këtë shtet për udhëheqësin e entitetit të Republika Sërpska, Millorad Dodik. Kjo është konfirmuar më 13 maj për Radion Evropa e Lirë nga Ambasada e Polonisë në Bosnje dhe Hercegovinë.

Procedura është iniciuar për shkak të “shkeljes serioze të integritetit të Bosnjës dhe Hercegovinës, e cila njihet si subjekt i së drejtës ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Ambasada sqaroi se nisma është ndërmarrë nga ministri i Jashtëm i Polonisë, Radosław Sikorski, dhe se një arsyetim i detajuar për vendimin do të publikohet pas përfundimit të procedurës dhe hyrjes në fuqi të ndalimit.

Pushteti në Republikën Sërpska, i udhëhequr nga Dodik, ka nisur miratimin e një sërë vendimesh dhe ligjesh antikushtetuese, për çka Prokuroria e Bosnjës dhe Hercegovinës ka hapur hetime ndaj udhëheqjes së këtij entiteti dhe ka lëshuar urdhërarrest ndaj tyre.

Dodik, së bashku me Nenad Stevandiq dhe Radovan Vishkoviq, përkatësisht kryetarin e Kuvendit dhe kryeministrin e Republikës Sërpska, janë të dyshuar për sulm ndaj rendit kushtetues.

Në muajin mars është lëshuar një urdhërarrest ndaj tyre, pasi nuk iu përgjigjën thirrjes për t’u paraqitur në Prokurorinë e Bosnjës dhe Hercegovinës për t’u marrë në pyetje.

Më 26 shkurt, Gjykata e dënoi Dodikun me një vit burg, si dhe e ndaloi të ushtrojë funksionin e presidentit të Republikës Sërpska për një periudhë gjashtëvjeçare, për shkak të mosrespektimit të vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë.

Për shkak të veprimeve që përbëjnë kërcënim për rendin kushtetues të Bosnjës, Gjermania dhe Austria i vendosën Dodikut, Stevandiqit dhe Radovan Vishkoviqit ndalim hyrjeje në prill.

Dodik, së bashku me anëtarët e familjes dhe bashkëpunëtorët politikë kyç, tashmë ndodhet në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa sanksione ndaj tij ka vendosur edhe Mbretëria e Bashkuar./REL

Lideri i serbëve të Bonjës vizitë zyrtare në Rusi! Millorad Dodik do të marrë pjesë në festimet e Ditës së Fitores…

Lideri i serbëve të Bonjës, Millorad Dodik, ka mbërritur në Moskë të enjten, ku më 9 maj do të marrë pjesë në Ditën e Fitores, ceremoninë që shënon 80-vjetorin e fitores sovjetike ndaj Gjermanisë naziste. Ai po merr pjesë me ftesë të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
Në aeroportin “Sheremetjevo”, Dodikun e priti zëvendësdrejtori i Departamentit për Protokollin Shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë, Andrej Miljajev, njoftoi agjencia e lajmeve, SRNA.

Në mbrëmje, Dodik do të marrë pjesë në një darkë në Kremlin, të organizuar nga Putin për zyrtarët ndërkombëtarë që kanë shkuar në Moskë për të marrë pjesë në festimet e Ditës së Fitores. Një ditë më parë në Moskë ka mbërritur edhe kryetari i Kuvendit Popullor të entitetit serb të Bosnjës, Lista Sërpska, Nenad Stevandiq, i cili sot pritet të takohet me zëvendëskryetarin e Këshillit të Federatës së Rusisë (dhoma e sipërme e parlamentit), Konstantin Kosaçov.

Për Dodikun, Stevandiqin, dhe kryeministrin e Republikës Sërpska, Radovan Vishkoviq, Gjykata e Bosnje e Hercegovinës ka lëshuar fletarrestim kombëtar. Megjithatë, këta dy zyrtarë kanë udhëtuar jashtë vendit edhe më herët, dhe Dodik, që nga lëshimi i fletarrestimi, ka vizituar tashmë një herë Moskën dhe është takuar me Putinin. Në Moskë ka mbërritur më 7 maj edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ndërsa është parashikuar që më 9 maj të zhvillojë një takim bilateral me Vladimir Putinin, njoftoi Kremlini.

Vendimin për të marrë pjesë në paradën me rastin e Ditës së Fitores më 9 maj, Vuçiçi e bëri publik në fillim të marsit, pas një bisede telefonike me Putinin. Njoftimet për vizitën e mundshme të presidentit serb në Rusi kanë nxitur reagime edhe nga institucionet evropiane. Komisionarja evropiane për zgjerim, Marta Kos, në një konferencë për media më 29 prill deklaroi se “është në dorën e presidentit të Serbisë vendimi për të udhëtuar në Moskë”, por shtoi se nëse Vuçiç e realizon këtë vizitë, ajo do ta ketë “shumë më të vështirë ta ndihmojë Serbinë të qëndrojë fuqishëm në rrugën evropiane”.

Nga liderët evropianë, përveç Vuçiqit, pjesëmarrjen në këtë ngjarje e ka konfirmuar edhe kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, i njohur për qëndrimet e tij pro-Kremlinit. Në Rusi ka mbërritur edhe presidenti i Kinës, Xi Jinping./REL/

The post Lideri i serbëve të Bonjës vizitë zyrtare në Rusi! Millorad Dodik do të marrë pjesë në festimet e Ditës së Fitores… appeared first on Sot News | Lajme.

Policia shtetërore e Bosnjës tenton të arrestojë Dodikun

Ministria e Punëve të Brendshme e entitetit të Republikës Sërpska (MUP RS) ka penguar anëtarët e Agjencisë Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA) të hyjnë në ndërtesën e Qendrës Administrative të Qeverisë së Republikës Sërpska në Sarajevën Lindore, ku po zhvillohet një takim mes Millorad Dodik, dhe përfaqësuesve të Qytetit të Sarajevës Lindore.

Lajmin për pengimin e hyrjes në ndërtesën ku po qëndronte presidenti i Republikës Sërpska (RS), Millorad Dodik, është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga vetë SIPA.

Kjo agjenci deklaroi se anëtarët e saj po vepronin sipas një urdhri të Gjykatës së Bosnje dhe Hercegovinës dhe se nuk është përdorur forcë.

Dodik, kryetari i Parlamentit të Republikës Sërpska, Nenad Stevandiq dhe kryeministri i këtij entiteti, Radovan Vishoviq, janë të dyshuar për sulm ndaj rendit kushtetues. Për ta është lëshuar një fletarrestim qendror në Bosnje dhe Hercegovinë që nga mesi i marsit, pasi nuk janë përgjigjur ftesës së Prokurorisë së Bosnje e Hercegovinës për t’u marrë në pyetje.

Më herët, Gjykata e Bosnjës i kishte kërkuar INTERPOL-it që të rishikojë vendimin për refuzimin e kërkesës për lëshimin e një njoftimi të kuq ndaj përfaqësuesve të udhëheqjes së Republikës Sërpska.

INTERPOL nuk ka lëshuar një njoftim të kuq ndërkombëtar për Dodikun, Stevandiqin, pasi Gjykata e Bosnjës i ishte drejtuar me kërkesë më 27 mars.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Policia shtetërore e Bosnjës tenton të arrestojë Dodikun appeared first on Euronews Albania.

Çdo përpjekje për të shpërbërë Bosnjën e Hercegovinën është e papranueshme, paralajmëron Kallas e BE-së

Bashkimi Evropian nuk do të tolerojë kërcënime ndaj integritetit territorial, sovranitetit dhe rendit kushtetues të Bosnjës e Hercegovinës, tha të martën shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, duke iu referuar lëvizjeve separatiste të udhëheqjes serbe të Bosnjës.

“Çdo përpjekje për të shpërbërë vendin është e papranueshme”, tha ajo gjatë një vizite në Sarajevë, transmeton Telegrafi.

Bosnja e Hercegovina është në mes të krizës së saj më të madhe politike në dekada, pasi udhëheqësi nacionalist serb Millorad Dodik u dënua në shkurt me një vit burg dhe u ndalua për gjashtë vjet nga politika për shkak të kundërshtimit të vendimeve nga i dërguari ndërkombëtar.

Në përgjigje, Dodik, i cili është president i Republikës Sërpska, kishte iniciuar ligje që ndalonin gjyqësorin dhe policinë shtetërore nga rajoni.

Kjo është përshkallëzuar në një ngërç ligjor dhe politik duke vënë Dodik dhe aleatët e tij Rusinë dhe Serbinë kundër SHBA-së dhe BE-së, dhe shihet si një nga kërcënimet më të mëdha për paqen në Ballkan që nga konfliktet e viteve të 90-ta.

“Udhëheqja e Republikës Sërpska po minon rendin kushtetues dhe ligjor të vendit, duke kërcënuar lirinë themelore të të gjithë qytetarëve”, tha Kallas ndërsa po bënte një vizitë në forcën e paqeruajtëse të BE-së, EUFOR në Sarajevë.

Ajo tha se vendimi i BE-së në mars për të rritur numrin e trupave të EUFOR-it me qindra, “dërgon mesazhin e qartë se BE-ja mbetet e vendosur fort për stabilitetin e këtij rajoni dhe sigurinë e Bosnje-Hercegovinës”.

Kallas tha se liderët politikë duhej të punonin së bashku për të zgjidhur problemet, por paralajmëroi se “retorika nxitëse dhe veprimet përçarëse janë të rrezikshme” dhe kundërshtojnë angazhimet që vendi ballkanik ka ndërmarrë në rrugën e tij në BE. /Telegrafi/

 

The post Çdo përpjekje për të shpërbërë Bosnjën e Hercegovinën është e papranueshme, paralajmëron Kallas e BE-së appeared first on Telegrafi.

Dodik shfaqet nga Moska

Udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, objektivi i një urdhër-arresti mbi akuzat për përpjekje për t’u shkëputur, njoftoi të hënën vonë se ishte në Moskë.

Bëhet fjalë për kreun e pjesës së dominuar nga serbët, Republika Srpska, dhe aleati i Kremlinit, i cili për vite me radhë ka hequr dorë nga institucionet qendrore të Bosnjës, përcjell Telegrafi.

Prokurorët boshnjakë lëshuan një urdhër ndërkombëtar për arrestimin e Dodik duke thënë se ai kërkohej për t’u marrë në pyetje mbi veprimet separatiste të kryera në Republika Srpska që nga shkurti.

Një urdhër-arresti kombëtar u lëshua më 18 mars.

“Kam mbërritur në Moskë”, ka shkruar Dodik në platformën X.

“Unë e filloj çdo herë që qëndroj këtu me një vizitë në Varrin e Ushtarit të Panjohur”, shtoi ai, duke ndarë një video me një mesazh në të cilin ai lavdëronte presidentin Vladimir Putin, pa përmendur nëse ata ishin takuar.

➡ Стигао сам у Москву. Сваки мој боравак овдjе почињем посјетом споменику Незнаном јунаку како бих одао пошту 28 милиона страдалих Руса у Другом свјетском рату.

➡ Овдjе ћу бити поново 9. маја на позив предсједника Руске Федерације Владимира Путина на обиљежавању 80. гoдишњице… pic.twitter.com/CMd5jqYda8

— Милорад Додик (@MiloradDodik) March 31, 2025

Që nga fundi i konfliktit të viteve 1990, Bosnja është ndarë në gjysma gjysmë autonome – Republika Srpska dhe një federatë myslimano-kroate.

Secili rajon ka qeverinë dhe parlamentin e vet me vetëm institucione qendrore të dobëta që lidhin vendin me 3.5 milionë banorë.

Dodik, 66 vjeç, ka kërcënuar disa herë se do të shkëpusë entitetin serb nga Bosnja dhe ka ndaluar zyrtarët qendrorë të policisë dhe gjyqësorit të punojnë atje – një urdhër që u pezullua nga gjykata kushtetuese.

Tensionet janë rritur që kur një gjykatë boshnjake në shkurt e shpalli Dodikun fajtor për refuzimin e ndjekjes së vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar që mbikëqyr marrëveshjet e paqes boshnjake.

Ai u dënua me një vit burg dhe u ndalua nga mbajtja e posteve publike për gjashtë vjet.

Pavarësisht urdhërave, Dodik ka vizituar Serbinë dhe Izraelin, ku shkoi në një konferencë mbi antisemitizmin, ku morën pjesë disa liderë të djathtë evropianë.

Në mesazhin e tij të ri, Dodik tha se do të kthehej në Moskë më 9 maj “për të përkujtuar 80-vjetorin e fitores mbi fashizmin, në të cilën vuajtën më shumë popujt rus dhe serb”. /Telegrafi/

The post Dodik shfaqet nga Moska appeared first on Telegrafi.

Millorad Dodik arrin në Moskë: Më ka ftuar Putin

Presidenti pro-rus i Republikës Sërpska, entitetit serb të Bosnje-Hercegovinës, Millorad Dodik, ka bërë të ditur të hënën që ka arritur në Moskë.

Përmes një postimi në X, Dodik ka thënë se secilën herë që shkon në kryeqytetin rus, qëndrimin e nis me “një vizitë në Monumentin e Heroit të Panjohur, për të nderuar 28 milionë rusët që kanë vdekur në Luftën e Dytë Botërore”.

Ai nuk ka dhënë hollësi për arsyet e vizitës, por që do të jetë aty sërish më 9 maj, për të shënuar Ditën e Fitores kundër fashizimit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Gjykata në Bosnje-Hercegvoinë ka lëshuar fletarrestim ndërkombëtar për Dodikun, sepse ai nuk u është përgjigjur festave të Zyrës së Prokurorit për t’u intervistuar lidhur me dyshimet se ka kryer veprën penale të sulmit kundër rendit kushtetues.

“Do të jem këtu sërish më 9 maj, me ftesë të presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin për të shënuar 80-vjetorin e fitores mbi fashizmin, përgjatë së cilit popullit rus dhe ai serb kanë vajtuar më së shumti”, ka thënë Dodik në një video të publikuar në X.

“Disa janë duke tentuar të rishkruajnë historinë. Është e pamundshme, por ata që duan ta bëjnë këtë po përpiqen t’i shtrembërojnë faktet historike. Faktet historike për vuajtjet e popullit rus dhe atij serb dhe hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore nuk do të mund të ndryshohen”, ka thënë Dodik.

Ai ka folur me respekt të madh për Putinin, të cilat e ka takuar disa herë prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, dhe të cilin e ka përshkruan si “lider të rëndësishëm historik të popullit rus”.

“Ai ka duruar gjithçka dhe ka ardhur në situatën e mirëpritjes së një homologu tjetër, që është i rëndësishëm në luftimin e elitës globale, dhe ai është presidenti (amerikan, Donald) Trump në Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Dodik.

Më 27 mars, Gjykata në Bosnje-Hercegovinë ka kërkuar që Organizata Ndërkombëtare e Policisë (INTERPOL) të lëshojë njoftim të kuq për Dodikun dhe kryetarin e Parlamentit të Republikës Sërpska, Nenad Stevandiç, nën dyshimet se kanë kryer veprën penale të “sulmit ndaj rendit kushtetues të Bosnje-Hercegovinës”.

“Njoftimi i kuq” i alarmon policitë në gjithë botën për të arratisurit që kërkohen ndërkombëtarisht dhe ndihmon në sjelljen e tyre para drejtësisë. Megjithatë, është në kompetencën e vendeve anëtare të INTERPOL-it për të vendosur nëse do të arrestojnë një person ose jo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Millorad Dodik arrin në Moskë: Më ka ftuar Putin appeared first on Euronews Albania.

Gjykata në Bosnje ka lëshuar fletarrestim ndërkombëtar, Millorad Dodik shkon në Moskë

Presidenti pro-rus i Republikës Sërpska, entitetit serb të Bosnje-Hercegovinës, Millorad Dodik, ka bërë të ditur të hënën që ka arritur në Moskë. Përmes një postimi në X – dikur Twitter – Dodik ka thënë se secilën herë që shkon në kryeqytetin rus, qëndrimin e nis me “ një vizitë në Monumentin e Heroit të Panjohur, […]

The post Gjykata në Bosnje ka lëshuar fletarrestim ndërkombëtar, Millorad Dodik shkon në Moskë appeared first on BoldNews.al.

Dodik raportohet se ka ikur në Rusi

Pasi presidenti i entitetit të Republikës Serbe (RS), Milorad Dodik, njoftoi ndjekësit në platformën X se “ka arritur”, por nuk ishte e qartë nëse ai po fliste për kthimin në Bosnjë dhe Hercegovinë pas vizitës së dështuar në Izrael.

Megjithatë, siç është konfirmuar joformalisht për Klix.ba nga dy burime të pavarura, separatisti, për të cilin është shpallur një fletarrest ndërkombëtar, ndodhet aktualisht në Moskë.

Cтигао сам.

— Милорад Додик (@MiloradDodik) March 29, 2025

Përkundër faktit që ende nuk ka një konfirmim zyrtar, thuhet se Dodik do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin.

Më parë, ai anuloi papritur vizitën në Rusi që duhej të realizohej më 19 mars.

Dy ditë më parë, ai fluturoi nga Izraeli drejt Serbisë, pas së cilës nuk ka pasur informacione të reja për vendndodhjen e tij.

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës kërkoi para tre ditësh lëshimin e një fletarresti ndërkombëtar për Milorad Dodikun, dhe pritet ende vendimi i Interpolit.

Ndryshe, Prokuroria e Bosnjës dhe Hercegovinës po zhvillon një hetim kundër presidentit Dodik për dyshimin se ka kryer veprën penale të sulmit ndaj rendit kushtetues.

Përveç Dodik, për sulmin ndaj rendit kushtetues të Bosnjës dhe Hercegovinës janë të dyshuar edhe Radovan Viskoviq dhe Nenad Stevandiq. /Telegrafi/

The post Dodik raportohet se ka ikur në Rusi appeared first on Telegrafi.

Dodik tregon se kur do të kthehet në Bosnje

Presidenti i entitetit të Republikës Serbe, Milorad Dodik, njoftoi sot në Izrael se javën e ardhshme planifikon të kthehet në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Unë do të vazhdoj me aktivitetet e mia. Kam disa aktivitete më të rëndësishme që më presin në ditët në vijim për Republikën Serbe dhe do të kthehem javën e ardhshme paqësisht në RS”, tha ai.

Dodik ndodhet në Jerusalem ku po merr pjesë në një konferencë kushtuar luftës kundër antisemitizmit, organizuar nga Ministria e Diasporës izraelite.

Separatisti serb udhëtoi për në Izrael të martën nga Beogradi dhe rrethanat në të cilat ai kaloi kufirin pavarësisht nga një urdhër i brendshëm i lëshuar për të janë ende objekt i një hetimi nga Policia Kufitare e BeH, shkruan klix.ba.

Prokuroria e BeH-së kërkoi që të lëshohej një urdhër-arresti ndërkombëtar për të dhe Gjykata e BeH-së e pranoi këtë të mërkurën, dhe urdhri i tyre për ta bërë këtë u dërgua në Sekretariatin e Përgjithshëm të Interpolit në Lyon, ku tani po kontrollohet nëse janë plotësuar të gjitha parakushtet që urdhër-arresti të bëhet ligjërisht i detyrueshëm dhe, si i tillë, t’i përcillet atij ekstra-arrestimi tek i cili më pas do të jetë anëtari i BeH-së.

Dodik e quajti “shpërdorim të drejtësisë” lëshimin e një urdhër-arresti për të “asgjë e pazakontë, abuzimi i gjyqësorit vazhdon, myslimanët nga Sarajeva po përpiqen të bëjnë gjithçka, si dhe Prokuroria antikushtetuese dhe Gjykata e BiH-së për ta instrumentalizuar atë”.

Ai shtoi se “u shkon për shtat” sepse problemi do të ndërkombëtarizohet.

“Unë i respektoj vendimet e Asamblesë Kombëtare të Republikës Serbe, ku thuhet gjithçka se si duhet të veproj dhe si president do të veproj në përputhje me rrethanat. Për mua, e vetmja gjë që ka rëndësi është Republika Serbe në lidhje me BeH, e cila është një vend i dështuar dhe i dështuar. Unë dua të tërheq vëmendjen e të gjithë serbëve në Republika Serbe për atë që ata nuk duan të bëjnë myslimanet në të ardhmen Prokuroria dhe Gjykata të merren me çdo politikan apo biznesmen serb”, tha Dodik.

Kërkesa për arrestimin e zyrtarëve më të lartë të RS-së vjen në periudhën e turbullt që pasoi, pasi Dodik u dënua në shkallë të parë nga Gjykata e Bosnjë-Hercegovinës më 26 shkurt me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim për të kryer funksione publike, për mosbindje ndaj vendimeve të përfaqësuesit të lartë.

Ndryshe, kërkesa për arrestimin e zyrtarëve më të lartë të RS-së vjen në periudhën e turbullt që pasoi, pasi Dodik u dënua në shkallë të parë nga Gjykata e Bosnjë-Hercegovinës më 26 shkurt me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim për të kryer funksione publike, për mosbindje ndaj vendimeve të përfaqësuesit të lartë.

Një ditë pas vendimit, Asambleja Kombëtare e RS miratoi ligje antikushtetuese që u përpoqën të ndalonin punën e Gjykatës dhe Prokurorisë së BiH, Agjencisë Shtetërore të Hetimit dhe Mbrojtjes (SIPA) dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial në territorin e atij entiteti. /Telegrafi/

The post Dodik tregon se kur do të kthehet në Bosnje appeared first on Telegrafi.

Gjykata e Bosnjës kërkon që INTERPOL-i të lëshojë fletërresti për Millorad Dodik

Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës ka kërkuar që të lëshohen fletarrestime ndërkombëtare, përmes INTEPOL-it, për presidentin e Republikës Sërpska (RS), Millorad Dodik, dhe kryetarin e Kuvendit Popullor të këtij entiteti serb, Nenad Stevandiç. “Shpallja e fletarrestimit është në kompetencë të Zyrës Qendrore Kombëtare të INTERPOL-it”, u konfirmua për Radion Evropa e Lirë më 27 mars […]

The post Gjykata e Bosnjës kërkon që INTERPOL-i të lëshojë fletërresti për Millorad Dodik appeared first on BoldNews.al.

Dodik largohet nga Bosnja e Hercegovina, policia kufitare po heton sesi i kërkuari u largua nga vendi

Policia kufitare e Bosnje-Hercegovinës ka hapur një hetim se si dhe ku i arratisuri nga drejtësia dhe lideri serb i Bosnjës e Hercegovinës, Millorad Dodik, ka kaluar kufirin e atij vendi dhe ka shkuar në Serbi të hënën, pavarësisht se ndaj tij është lëshuar një urdhër policor, ndërsa të gjithë pyesin se si ka mundur të ketë ndodhur kjo, shkruan 24sata.hr.

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës urdhëroi paraburgimin dhe lëshoi ​​një urdhërarrest për Dodik, kryeministrin e Republikës Sërpska, Radovan Vishkoviq dhe presidentin e Parlamentit, Nenad Stevandiq, për shkak të faktit se refuzuan t’i përgjigjen ftesave për seancën e kryer nga Prokuroria e Bosnjës për përfundimin e hetimeve penale.

Fletë-arresti, i cili aktualisht është e vlefshme për territorin e Bosnje-Hercegovinës, i detyron të gjitha agjencitë policore në atë vend që të arrestojnë Dodikun, Vishkoviqin dhe Stevandiqin kur t’i hasin dhe t’ia dorëzojnë policisë gjyqësore, transmeton Telegrafi.

Kjo vlen edhe për policinë kufitare, pjesëtarët e së cilës gjejnë dhe ndalojnë pothuajse çdo ditë persona për të cilët janë lëshuar urdhërarrest nga disa gjykata të vendit gjatë kontrolleve të rregullta të kalimit kufitar.

Por, pavarësisht urdhër-arrestit, Dodik disi arriti të kalonte kufirin pa pengesa të hënën dhe të paraqitej në Beograd, ku ishte me Aleksandar Vuçiqin në një tubim të organizuar nga qeveria e tij.

The post Dodik largohet nga Bosnja e Hercegovina, policia kufitare po heton sesi i kërkuari u largua nga vendi appeared first on Telegrafi.

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për liderët e Republikës Sërpska

Gjykata e Bosnje e Hercegovinës ka urdhëruar vendosjen e liderëve të entitetit serb Republika Sërpska në paraburgim 30-ditor, menjëherë pasi ata të jenë ndaluar për t’u marrë në pyetje nën dyshimin për cenimin e rendit kushtetues. Gjykata konfirmoi të premten vonë për Radion Evropa e Lirë se ka urdhëruar paraburgimin e presidentit të Republikës Sërpska, […]

The post Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për liderët e Republikës Sërpska appeared first on BoldNews.al.

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për liderët e Republikës Sërpska

Gjykata e Bosnje e Hercegovinës ka urdhëruar vendosjen e liderëve të Republika Sërpska në paraburgim 30-ditor, menjëherë pasi ata të jenë ndaluar për t’u marrë në pyetje nën dyshimin për cenimin e rendit kushtetues.

Gjykata konfirmoi se ka urdhëruar paraburgimin e presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, kryeministrit Radovan Vishkoviç dhe kryetarit të Asamblesë Kombëtare Nenad Stevandiç.

Dodik, Vishkoviçit dhe Stevandiç dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues, një vepër penale sipas Kodit Penal të Bosnje e Hercegovinës, që parashikon një dënim me burg deri në pesë vjet dhe ndalim të ushtrimit të detyrës zyrtare.

Ata i kanë shpërfillur thirrjet e Prokurorisë së Bosnjës për t’u paraqitur për intervistim.

Prandaj, Prokuroria e Bosnjës lëshoi një urdhër të mërkurën për t’i sjellë ata detyrimisht për intervistim.

Kodi i Procedurës Penale i Bosnjës parashikon mundësinë e lëshimit të urdhrit për sjellje të detyruar për të dhënë deklaratë, në rast se një person i thirrur në institucionet gjyqësore nuk pranon të paraqitet vetë.

Nëse kjo nuk është e mundur, hapi tjetër është lëshimi i një fletarrestimi kombëtar.

Urdhri për ndalimin e Dodikut, Vishkoviqit dhe Stevandiqit iu dha policisë gjyqësore në nivel shtetëror të mërkurën, me ndihmën e kërkuar edhe nga Agjencia Shtetërore e Hetimit dhe Mbrojtjes (SIPA).

Prokuroria Shtetërore më herët kishte bërë të ditur se hetimet për këtë rast kishin nisur në dhjetor të vitit 2024, për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e kësaj vepre penale./REL/

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re – shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Deputetët e Kuvendit të Posaçëm të Republikës Serbe miratuan Projektin e Kushtetutës së re të këtij entiteti, i cili është në kundërshtim me Kushtetutën e Bosnjë e Hercegovinës dhe përmban shumë ligje problematike.

Për miratimin e Projektit të Kushtetutës në Kuvendin e Posaçëm të Republikës Serbe ishte e nevojshme shumica e përgjithshme, ashtu siç ishte e nevojshme edhe për miratimin e propozimit të vendimit për fillimin e procesit të miratimit të Kushtetutës së re të RS-së, megjithatë për miratimin përfundimtar të Kushtetutës së re, koalicioni qeverisës do t’i duhet një mbështetje më e gjerë, dy të tretat.

Sonte, për Projektin votuan 58 deputetë të pranishëm, prej të cilëve 50 ishin për, siç ishte dje, ndërsa 8 ishin kundër dhe nuk kishte asnjë abstenim. Kuvendi i Posaçëm ka 83 deputetë, dhe një numër i madh i opozitarëve nuk morën pjesë në votim, raporton klix.ba.

Seanca, që u mbajt gjatë gjithë ditës, kishte dy pika në rendin e ditës – Projektin e Kushtetutës së RS-së dhe Propozimin e Ligjit për Mbrojtjen e Sistemit Kushtetues të RS-së, i propozuar nga presidenti separatist i etnitetit, Milorad Dodik, i cili gjithashtu u miratua.

Projekti i Kushtetutës së re ishte botuar më parë dhe ai parashikon krijimin e ushtrisë së RS-së, si dhe mundësinë për t’u bashkuar me aleanca ushtarake me shtete të tjera. Disa nga ligjet janë e drejta për konfederatën me një shtet tjetër, heqja e statusit të konstituivitetit, mundësia e menaxhimit të pasurisë shtetërore.

Në seancën e Kuvendit të Posaçëm të Republikës Serbe është diskutuar nëse entiteti ka nevojë për një Kushtetutë të re, dhe presidenti Nenad Stevandiq ka vazhduar edhe sot praktikat antidemokratike të udhëheqjes së seancës në mënyrë të njëanshme. Gjatë ditës, i gjithë Klubi i SDS-së është përjashtuar nga salla, dhe kjo ndodhi edhe dje kur u përjashtuan tre deputetë – Igor Crnadak, Nebojsa Vukanoviq dhe Gjorgje Vuçiniq

Për më tepër, Stevandiq shpesh pengonte opozitarët të flasin, ndërkohë që deputetëve të koalicionit qeverisës u lejon të fyejnë opozitën, dhe fjalët fyese dhe të papranueshme për Kuvendin i ka thënë edhe vetë Stevandiq. /Telegrafi/

The post Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re – shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës appeared first on Telegrafi.

Dodik kërkon ndihmën e Rusisë për t’i shpëtuar arrestimit

Prokurorët e shtetit boshnjak urdhëruan të mërkurën arrestimin e liderit separatist serb Milorad Dodik dhe ndihmësve të tij për injorimin e një ftese gjyqësore, një veprim të cilit Dodik u zotua t’i rezistonte me ndihmën e Rusisë.

Bëhet e ditur se mosmarrëveshja, e cila vë Dodik dhe aleatët e tij Rusinë dhe Serbinë kundër SHBA-së dhe BE-së, është një nga kërcënimet më të mëdha për paqen në Ballkan që nga konfliktet e viteve 1990 që pasuan kolapsin e Jugosllavisë socialiste.

Dhe filloi pasi Dodik, presidenti i Republikës autonome Serbe të Bosnjës, sfidoi vendimet e të dërguarit ndërkombëtar në Bosnje, roli i të cilit është të parandalojë rrëshqitjen e shtetit multi-etnik ballkanik në konflikt.

Dodik u dënua me një vit burg dhe u ndalua nga mbajtja e detyrës për gjashtë vjet në një vendim gjykate që ai mund të apelojë.

Si përgjigje, Dodik inicioi ligje që ndalojnë gjyqësorin dhe policinë shtetërore nga rajoni.

Zyra e prokurorit të shtetit më pas hapi atë që e përshkroi si sulm ndaj rendit kushtetues, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

Të mërkurën, ajo kërkoi arrestimin e Dodik për dështimin për t’iu përgjigjur ftesës së gjykatës, megjithëse ishte e paqartë nëse synonte ta ndalonte atë dhe aleatët e tij apo thjesht t’i shoqëronte në gjykatë.

“Ky është një biznes i pavlefshëm”, tha Dodik në një konferencë shtypi në qendrën e rajonit Banja Luka, duke treguar urdhrin e arrestit.

“Kjo është e motivuar politikisht dhe ne nuk duam të marrim pjesë në të”, shtoi ai.

Raportohet se Dodik po planifikon të zhvillojë takime të nivelit të lartë me përfaqësuesit rusë në ditët në vijim.

Ai tha në konferencë se do t’i kërkonte Rusisë të vërë veton ndaj zgjatjes së misionit paqeruajtës evropian për Bosnjën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, i cili do të pritet në nëntor.

Ndërkohë, forca paqeruajtëse e BE-së, EUFOR, njoftoi se kishte filluar vendosjen e forcave rezervë në Bosnje për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë.

Ajo nuk pranoi të jepte numrin e trupave, por qindra ushtarë të rinj pritet të mbërrijnë.

Agjencia Shtetërore e Hetimit dhe Mbrojtjes konfirmoi se ka marrë një kërkesë për të ndihmuar policinë e gjykatës shtetërore në kapjen e Dodikut, kryeministrit të rajonit Radovan Viskoviq dhe presidentit të parlamentit Nenad Stevandiq.

Ndryshe, Republika Serbe e Bosnjës dhe Federata Boshnjako-Kroate janë dy rajone të krijuara pas luftës së Bosnjës 1992-1995, në të cilën vdiqën 100,000 persona.

Ata janë të lidhur nga një qeveri e dobët qendrore në një shtet të mbikëqyrur nga një autoritet ndërkombëtar, i njohur si përfaqësuesi i lartë, aktualisht Christian Schmidt.

Të mërkurën, parlamenti i rajonit serb u mblodh në një përpjekje për të miratuar një kushtetutë të re për Republikën Serbe, e cila do të anulonte të gjitha reformat e rënë dakord në dekada pas nënshkrimit të marrëveshjes së paqes të Dejtonit të mbështetur nga SHBA që i dha fund luftës.

Schmidt paralajmëroi se ndryshimi i kushtetutës ishte një shkelje e marrëveshjes së paqes dhe përfaqësonte “një rrezik serioz”.

Ai u bëri thirrje deputetëve që të refuzojnë “këtë sulm ndaj rendit kushtetues të Bosnje dhe Hercegovinës dhe karakterit shumë-etnik të Republika Srpska”.

Dodik të mërkurën tha se kishte në plan të etiketonte zyrën e Schmidt një “organizatë kriminale” në Republikën Serbe.

Rusia, Serbia dhe Hungaria kanë mbështetur Dodikun, i cili ka thënë se rajoni i tij duhet të ndahet nga Bosnja dhe t’i bashkohet Serbisë.

Moska e ka quajtur vendimin e gjykatës boshnjake “një goditje ndaj stabilitetit në rajonin e Ballkanit”.

Sekretari i Departamentit të Shtetit të SHBA, Marco Rubio, megjithatë, tha se veprimet e Dodik po minonin institucionet e Bosnjës dhe po kërcënonin sigurinë dhe stabilitetin e saj, duke u bërë thirrje partnerëve amerikanë në rajon “të bashkohen kundër kësaj sjelljeje të rrezikshme dhe destabilizuese”.

Deklarata e tij ishte një goditje për Dodikun, i cili shpreson se administrata e Presidentit Donald Trump do të favorizojë agjendën separatiste serbe. /Telegrafi/

The post Dodik kërkon ndihmën e Rusisë për t’i shpëtuar arrestimit appeared first on Telegrafi.

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Një numër i madh i policëve me armë të gjata janë vërejtur sot para Pallatit të Republikës Sërpska në Banja Luka, ndërsa para Kuvendit Popullor është vënë re siguri standarde.

Para këtyre dy lokacioneve janë të vendosur oficerë policie, të cilëve u janë edhe automjetet, transmeton Telegrafi.

Në këto momente në Pallatin e Republikës Sërpska, presidenti i saj Millorad Dodik po feston ditëlindjen me bashkëpunëtorët e tij më të afërt.

Në Kuvend janë planifikuar për sot dy seanca të veçanta. Në të parën, që fillon në ora 11:00, pika e vetme e rendit të ditës do të jetë Propozimi për vendim për të vazhduar me miratimin e kushtetutës së re të Republikës Sërpska.

Pas përfundimit të seancës së 19-të speciale, menjëherë u caktua seanca e 20-të e posaçme e Kuvendit Kombëtar, për të cilën u propozuan dy pika të rendit të ditës – Projekt-Kushtetuta e Republikës Sërpska dhe Projektligji për mbrojtjen e rendit kushtetues të Republikës Sërpska. /Telegrafi/

The post Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata appeared first on Telegrafi.

Prokuroria e Bosnje dhe Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Milorad Dodik

Zyra e Prokurorit të Bosnje dhe Hercegovinës ka lëshuar urdhër policisë për ndalimin e presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik, kryeministrit Radovan Vishkoviç dhe kryetarit të Paralmentit të këtij entiteti, Nenad Stevandiç, me qëllim që të merren në pyetje.

Urdhri për ndalimin e Dodikut, Vishkoviçit dhe Stevandiçit u lëshua nga prokurori i Prokurorisë së Bosnjës, Çazim Hasanpahiç.

Ata akuzohen se kanë kryer veprën penale të “sulmit ndaj rendit kushtetues”, shkruan RTRS.

Njoftimi vjen në ditën kur autoritetet në Republikën Srpska planifikojnë që entitetin në Bosnje dhe Hercegovinë ta përcaktojnë si shtet të popullit serb, t’i japin të drejtën për vetëvendosje, të krijojnë ushtrinë e vet dhe të heqin Këshillin e Popujve, sipas një drafti të ri të Kushtetutës të Republikës Srpska.

Këto ndryshime bien ndesh me Kushtetutën e Bosnje e Hercegovinës.

❌