Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 13 August 2025Main stream

RUSI – Kremlini: Takimi Trump-Putin ndikim të madh në paqen ndërkombëtare

13 August 2025 at 22:33

MOSKË, 13 korrik /ATSH-DPA/ – Sipas Kremlinit, samiti midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit të SHBA-së Donald Trump do të jetë me rëndësi të madhe për paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar.

”Me qëllim normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve, bisedimet e shumëpritura të së premtes në Alaska do të adresojnë të gjitha çështjet që janë grumbulluar, nga konflikti në Ukrainë deri te pengesat për dialogun normal midis dy vendeve”, theksoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Alexei Fadeyev.

Komentet e tij erdhën ndërsa Trump përgatitej të zhvillonte bisedime online me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësit evropianë, të cilët pritet të nxisin çështjen e lëshimeve territoriale, duke pasur frikë se Trump mund të ndërmjetësojë një lloj marrëveshjeje me Putinin që do të shkelte sovranitetin e Ukrainës.

Kur u pyet për mundësinë e shkëmbimit të territoreve midis Rusisë dhe Ukrainës për t’i dhënë fund luftës, Fadeyev thjesht iu referua kushtetutës ruse, e cila rregullon çështjet territoriale.

Për ditë të tëra, ka pasur zëra për gatishmërinë e mundshme të Ukrainës për të lëshuar disa territore të pushtuara nga Rusia në këmbim të të tjerëve, megjithëse Zelensky ka refuzuar të bëjë lëshime të tilla.

Që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Rusia ka aneksuar në mënyrë të paligjshme katër territoret ukrainase të Luhanskut, Donetskut, Zaporizhzhjës dhe Khersonit, megjithëse nuk ka kontroll të plotë mbi to, dhe kërcënon të aneksojë territore të tjera nëse lufta vazhdon. /os/

The post RUSI – Kremlini: Takimi Trump-Putin ndikim të madh në paqen ndërkombëtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Cila mund të jetë një marrëveshje e mundshme mes Ukrainës dhe Rusisë (Pikat)

9 August 2025 at 11:01

Uashingtoni dhe Moska, sipas Bloomberg, synojnë të arrijnë një marrëveshje për Ukrainën që do të ngrijë situatën në terren, duke hapur rrugën për një armëpushim dhe për diskutime teknike mbi një marrëveshje paqeje të qëndrueshme. Kjo marrëveshje paraprake parashikon që Rusia të mbajë territoret e pushtuara dhe kështu të ngrijë linjën e frontit. Sipas Wall […]

The post Cila mund të jetë një marrëveshje e mundshme mes Ukrainës dhe Rusisë (Pikat) appeared first on BoldNews.al.

MOSKË – Kremlini: Kemi filluar përgatitjet për samitin Trump-Putin

MOSKË, 7 gusht /ATSH-DPA/ – Kremlini konfirmoi se presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin do të takohen dhe se po bëhen përgatitje për një samit në ditët në vijim.

Këshilltari i Putinit për politikën e jashtme, Yuri Ushakov, konfirmoi takimin.

Trump dëshiron të takohet me Putinin për të diskutuar përfundimin e luftës në Ukrainë, sipas burimeve qeveritare gjermane pas një takimi midis presidentit të SHBA-së dhe udhëheqësve evropianë, përfshirë kancelarin Friedrich Merz.

Të mërkurën, Trump tha se ”Putin dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mund të takohen shumë shpejt për të diskutuar përfundimin e luftës midis dy vendeve fqinje”.

I dërguari special i SHBA-së Steve Witkoff u takua me Putinin për rreth tre orë në Kremlin të mërkurën dhe Ushakov e përshkroi vizitën si “të dobishme dhe konstruktive”./  /os/

 

The post MOSKË – Kremlini: Kemi filluar përgatitjet për samitin Trump-Putin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

RUSI – Kremlini: Bisedimet SHBA-Rusi ishin “konstruktive” ndërsa afrohet afati i fundit i armëpushimit

6 August 2025 at 19:09

MOSKË, 6 gusht /ATSH-DPA/- Vetëm pak ditë para afatit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump për një armëpushim në Ukrainë, i dërguari i tij i posaçëm Steve Witkoff zhvilloi sot një raund tjetër bisedimesh në Moskë.

Presidenti rus Vladimir Putin u takua me Witkoff për rreth tre orë në Kremlin.

“Këshilltari i politikës së jashtme i Putinit, Yuri Ushakov, e përshkroi vizitën si të dobishme dhe konstruktive”, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS.

Ushakov tha se Moska kishte marrë “sinjale” nga Witkoff në lidhje me qëndrimin e Uashingtonit ndaj Ukrainës dhe se i kishte dërguar mesazhe Trump nëpërmjet të dërguarit.

Asnjëra palë nuk zbuloi detaje të diskutimeve.

Pas disa vitesh kontakti të kufizuar midis Uashingtonit dhe Moskës për shkak të luftës së nisur nga Putini kundër Ukrainës, Witkoff e ka vizituar Rusinë pesë herë këtë vit.

Në korrik, Trump i dha Moskës një afat 50-ditor për t’i dhënë fund luftës. I zemëruar nga sulmet e vazhdueshme ndaj civilëve ukrainas, Trump më vonë e shkurtoi afatin në 12 ditë – që përfundon këtë të premte.

Trump ka kërcënuar me një valë të ashpër sanksionesh nëse Moska nuk i përmbush detyrimet, duke përfshirë “tarifa dytësore” kundër vendeve që blejnë energji ruse, për të penguar financimin e luftës së Kremlinit.

Pikërisht në këtë kontekst, Trump njoftoi sot se po i rriste tarifat ndaj Indisë në 50% për shkak të blerjes së naftës ruse. Norma do të hyjë në fuqi brenda 21 ditësh.

Por ende nuk dihet se sa i përgatitur është Trump – i cili shpesh është mburrur me raportin e tij personal me Putinin – për të përshkallëzuar sanksionet nëse ultimatumi i tij për të arritur një marrëveshje paqeje shpërfillet. //a.i/

The post RUSI – Kremlini: Bisedimet SHBA-Rusi ishin “konstruktive” ndërsa afrohet afati i fundit i armëpushimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

RUSI – Witkoff mbërrin në Moskë për bisedime mbi luftën në Ukrainë

MOSKË, 6 gusht /ATSH-DPA/ – I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, mbërriti në Moskë për bisedime me udhëheqjen ruse, raportuan agjencive ruse të lajmeve.

Vizita e Witkoff vjen pak para afatit të caktuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump për udhëheqjen e Moskës për t’i dhënë fund luftës kundër Ukrainës, përndryshe, Trump ka kërcënuar me sanksione kundër Rusisë dhe vendeve që blejnë naftë ruse.

Presidenti rus Vladimir Putin deri më tani nuk ka treguar shenja të tërheqjes. Megjithatë, ai ka arritur vazhdimisht ta bindë Witkoff se Rusia është vërtet e gatshme të negociojë.

Kjo është vizita e pestë e Witkoff në Moskë këtë vit.

Rusia nisi një luftë në shkallë të plotë kundër Ukrainës fqinje në shkurt 2022./   /os/

The post RUSI – Witkoff mbërrin në Moskë për bisedime mbi luftën në Ukrainë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ultimatumi i SHBA për një armëpushim në Ukrainë, emisari amerikan në Moskë, takime me zyrtarë të lartë rusë

6 August 2025 at 07:53

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff ndodhet në Moskë dhe pritet të takohet me zyrtarë të lartë rusë.

Vizita e emisarit amerikan zhvillohet vetëm dy ditë para se të skadojë afati që Shtëpia e Bardhë i ka vendosur Rusisë për të bërë përparim drejt një armëpushimi me Ukrainën.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar vendosjen e tarifave ndaj eksporteve ruse dhe sanksioneve dytësore ndaj vendeve që vazhdojnë të blejnë naftë nga Rusia – masa që synojnë të rrisin presionin mbi Moskën për t’i dhënë fund luftës së nisur në shkurt të vitit 2022.

Masat dytësore, sipas zyrtarëve amerikanë, do të shënjestronin kryesisht Kinën dhe Indinë – blerëset më të mëdha të naftës ruse.

Pas nisjes së udhëtimit të Witkoffit për në Moskë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se Ukraina i ka propozuar Rusisë “qetësi në qiell” – pa sulme me raketa apo dronë, dhe pa goditje ndaj infrastrukturës civile apo energjetike.

RUSI – Hiqet paralajmërimi për cunami prej tërmetit

MOSKE, 30 korrik /ATSH-AA/ – Paralajmërimi për cunami i lëshuar pas tërmetit me magnitudë 8.8 ballë në rajonin Kamchatka të Rusisë është hequr.

Në një deklaratë me shkrim, Ministria ruse e Situatave të Emergjencave njoftoi se paralajmërimi për cunami në Kamchatka është hequr.

Tërmeti 8.8 ballë ndodhi në Kamchatka rreth orës 3:00 të mëngjesit sipas kohës së Moskës. Tërmeti ishte më i fuqishmi që ka ndodhur në rajon që nga viti 1952.

Gjendja e jashtëzakonshme u shpall në qytetet Severo-Kurilsk në Sakhalin dhe Petropavlovsk-Kamchatskyi në rajonin e Kamchatka-s, të dyja të prekura nga tërmeti dhe cunami.

Disa ndërtesa në qytetet në fjalë u dëmtuan ndërsa nuk është raportuar për viktima.

The post RUSI – Hiqet paralajmërimi për cunami prej tërmetit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

RUSI – Moska konfirmon interesin për negociata paqeje me Kievin

MOSKË, 21 korrik /ATSH-DPA/ – Kremlini ka konfirmuar interesin e tij për një raund të tretë negociatash midis Kievit dhe Moskës, të propozuar nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky për t’i dhënë fund luftës.

”Gjatë takimit të mëparshëm, të dyja palët shkëmbyen qëndrime”, theksoi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Sipas agjencive ruse, Peskov tha se ”një shkëmbim pikëpamjesh dhe negociata janë duke u zhvilluar, por deri më tani palët janë plotësisht kundër dhe se ende nevojitet punë e madhe diplomatike”.

Të shtunën, Zelensky propozoi një takim për në fund të kësaj jave.

Sipas Peskov, ende nuk ka një datë përfundimtare.

Ai deklaroi se pala ruse nuk e ka ndryshuar përbërjen e delegacionit.

Në dy raundet e mëparshme të bisedimeve në Stamboll, kryenegociatori rus ishte këshilltari presidencial dhe ish-ministri i Kulturës Vladimir Medinsky.

Në maj, Kievi dhe Moska zhvilluan negociata dypalëshe për herë të parë në tre vjet.

Në këtë takim dhe në një tjetër pasues në Stamboll në qershor, të dyja palët ranë dakord për një shkëmbim të gjerë të të burgosurve dhe kthimin e ushtarëve të rënë.

Megjithatë, hapat drejt përfundimit të luftës kundër Ukrainës, të urdhëruar nga presidenti rus Vladimir Putin në shkurt 2022, nuk u diskutuan./   /os/

 

The post RUSI – Moska konfirmon interesin për negociata paqeje me Kievin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MOSKE – Kremlini: Zgjidhja e Ukrainës është një proces i gjatë, Trump e di këtë

KIEV, 20 korrrik /ATSH-ANSA/ – Deklaratat e Donald Trump tregojnë një dëshirë për të arritur një marrëveshje në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur, por Uashingtoni po e kupton gjithnjë e më shumë kompleksitetin e këtij procesi “të gjatë dhe të vështirë”, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

”Ne jemi mësuar me retorikë mjaft të ashpër dhe të drejtpërdrejtë”, shtoi Peskov, por “në të njëjtën kohë ai konfirmon qëllimin e tij për të vazhduar të bëjë gjithçka që është e mundur për të lehtësuar një zgjidhje paqësore”.

”Putin gjithashtu ka shprehur vazhdimisht dëshirën për të arritur një marrëveshje paqësore sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi ai.

Peskov shtoi se ”një takim midis Vladimir Putin dhe Donald Trump është i mundshëm dhe i nevojshëm”, por ka ende punë për t’u bërë; ai moment nuk ka ardhur ende”.

“Ndoshta do të jetë gjithashtu e nevojshme të formalizohen disa marrëveshje të rëndësishme që do të arrihen me kalimin e kohës, pasi të jetë bërë shumë punë. Por ai moment nuk ka ardhur ende”, vuri në dukje zëdhënësi. /os/

The post MOSKE – Kremlini: Zgjidhja e Ukrainës është një proces i gjatë, Trump e di këtë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ministri i Jashtëm ukrainas: Jemi të gatshëm për bisedime me Moskën

16 July 2025 at 16:41

“Ukraina është gati për bisedime paqeje me Rusinë”, kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm ukrainas Andriy Sibikha.

Ai gjithashtu përsëriti thirrjen e Kievit për një takim mes udhëheqësve të Rusisë dhe Ukrainës, duke shtuar se ky mund të jetë hapi më efektiv për shkuar drejt një arritje armëpushimi.

“Ne jemi të gatshëm për negociata të tilla në çdo format, në çdo vendndodhje gjeografike”, tha ai.

Kremlini njoftoi më herët se furnizimi i Ukrainës me armë nga Perëndimi ishte në krye të axhendës dhe se presidenca ruse po e monitoronte nga afër çështjen.

/abcnews.al/

DW: A mund ta frikësojnë Putinin kërcënimet e Trump?

By: Elva
15 July 2025 at 12:10

Donald Trump e ashpërsoi retorikën kundër Vladimir Putinit dhe kërcënoi me sanksione kundër Rusisë. Por deklaratat e forta nga Uashingtoni nuk ka gjasa të shkaktojnë trazira në Moskë për momentin. 50 ditë, ky është afati i fundit. Pastaj vendosen tarifa ndëshkuese 100 për qind. Si afati ashtu edhe kërcënimi vijnë direkt nga Shtëpia e Bardhë […]

The post DW: A mund ta frikësojnë Putinin kërcënimet e Trump? appeared first on BoldNews.al.

FOKUS – Moska dhe Kievi shkëmbejnë sërish të burgosur lufte, sipas marrëveshjes së Stambollit

KIEV, 4 korrik /ATSH-DPA/ – Rusia dhe Ukraina kanë kryer një shkëmbim të mëtejshëm të të burgosurve të luftës, ministria e Mbrojtjes në Moskë, duke respektuar marrëveshjet e arritura në Stamboll.

Negociatorët rusë dhe ukrainas kishin rënë dakord dy herë më parë për veprime të tilla humanitare, të cilat çuan në lirimin e mijëra robërve nga të dyja palët në qershor.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky konfirmoi shkëmbimin e fundit në kanalin e tij Telegram.

”Shumica e ukrainasve që tani janë kthyer në shtëpi kishin qenë në robëri që nga viti 2022”, shkroi Zelensky.

”Ata përfshinin ushtarë, anëtarë të Gardës Kombëtare, roja kufitare si edhe civilë”, tha ai.

Numri i saktë i ushtarëve të liruar nuk u zbulua.

Burimet zyrtare thanë vetëm se shkëmbimi ishte proporcional./   /os/

The post FOKUS – Moska dhe Kievi shkëmbejnë sërish të burgosur lufte, sipas marrëveshjes së Stambollit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga rruga… në metro! Ja si kanë “shkollë” qentë e Moskës

By: gaze tare
30 June 2025 at 15:35

Qentë e rrugës në Moskë nuk janë si të tjerët.

Ata përdorin metronë për të udhëtuar, presin te semaforët për të kaluar rrugën dhe shmangin zonat me trafik të lartë për të bërë nevojat.

Udhëheqësi i tufës nuk është më i forti, por më i zgjuari.

Disa dinë oraret e trenave, të tjerët përdorin njerëzit si “mburojë” për të kaluar rrugën, e gjitha kjo është sjellje e mësuar, jo instinkt.

Jetojnë rreth 35,000 të tillë në qytet, dhe shumë prej tyre janë bërë pjesë e përditshmërisë së moskovitëve.

Këta qen nuk janë thjesht të mbijetuar por një shembull i gjallë se si kafshët përshtaten me jetën urbane.

The post Nga rruga… në metro! Ja si kanë “shkollë” qentë e Moskës appeared first on iconstyle.al.

Rrëzohet një avion jashtë Moskës, 4 persona humbin jetën

28 June 2025 at 16:40

Një aeroplan Yak-18T u rrëzua jashtë Moskës ndërsa po kryente një akrobaci me rrota barrel, tha Drejtoria Ndërrajonale Perëndimore për Hetimin e Transportit e Komitetit Hetimor Rus.

“Është vërtetuar paraprakisht se avioni është ngritur nga fusha ajrore Severka pa autorizim. Paraprakisht, aksidenti ndodhi kur piloti kreu një akrobaci të quajtur “furre roll” (rrotullim me fuçi),” tha agjencia në një deklaratë.

Sipas të dhënave paraprake të agjencisë, në aeroplan ndodheshin katër persona.

“Nuk pati të mbijetuar në aksident”, thuhet në deklaratë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rrëzohet një avion jashtë Moskës, 4 persona humbin jetën appeared first on Euronews Albania.

FOKUS – Rusia: Vrasja e Khameneit do të hapte kutinë e Pandorës

MOSKË, 20 qershor /ATSH-AA/ – Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se ndryshimi i detyruar i regjimit në Iran është i papranueshëm dhe se një vrasje e mundshme e udhëheqësit iranian, ajatollah Ali Khamenei, do të hapte kutinë e Pandorës.

Duke folur për “Sky News” lidhur me konfliktin që filloi me sulmet e Izraelit ndaj Iranit, Peskov tha se nëse Izraeli do të vriste Khamenein me ndihmën e SHBA-së, reagimi i Rusisë do të ishte shumë negativ.

“Ne definitivisht nuk do ta miratonim këtë”, tha ai.

“Ndryshimi i regjimit në Iran është i paimagjinueshëm. Duhet të jetë i papranueshëm, kjo duhet të jetë e papranueshme për këdo që flet për të”, tha Peskov.

Ai nuk bëri asnjë deklaratë në lidhje me hapat që do të ndërmerrte Rusia në rast të vrasjes së Khameneit.

“Kjo do të çojë në shfaqjen e atmosferës ekstremiste brenda Iranit dhe ata që flasin për vrasjen e Khameneit duhet ta kenë parasysh këtë. Ata do të hapin kutinë e Pandorës”, tha ai.

Peskov tha se mundësia e përfshirjes së vendeve të tjera në situatën midis dy vendeve do të krijonte një cikël tjetër konflikti në rajon dhe se kjo do të çonte gjithashtu në një përshkallëzim të tensioneve.

Më 13 qershor, Izraeli nisi sulme në shkallë të gjerë duke synuar objektet bërthamore në qytete të ndryshme në Iran si dhe komandën e lartë ushtarake./  /os/

The post FOKUS – Rusia: Vrasja e Khameneit do të hapte kutinë e Pandorës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zelensky: Duam ndihmë të madhe ushtarake derisa Moska të negociojë

17 June 2025 at 21:45

Na duhet mbështetja e aleatëve tanë dhe faleminderit për paketën e ndihmës ushtarake, sepse ajo është e rëndësishme që ushtarët tanë të qëndrojnë të fortë në fushën e betejës derisa Rusia të jetë gati për negociata paqeje, deklaroi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në fillim të takimit të G7-s.

Kryeministri kanadez, Marc Carney njoftoi sot sanksione të reja kundër Rusisë për të ushtruar presion maksimal ndaj Moskës.

Njoftimi u bë në takimin dypalësh me Volodymyr Zelensky në G7.

“Sanksionet e reja janë kundër individëve të ndryshëm dhe mbi 40 subjekteve nga Rusia dhe vende të tjera që i shmangen sanksioneve, përfshirë flotën në hije për transportimin e naftës”, shpjegoi Carney.

Kryeministri kanadez, Marc Carney njoftoi gjithashtu dy miliardë dollarë mbështetje ushtarake nga OtaVa për Kievin, edhe kjo në takimin dypalësh me Volodymyr Zelensky në

Bisedimet SHBA-Rusi zhvendosen nga Stambolli në Moskë

11 June 2025 at 10:45

Bisedimet SHBA-Rusi që kanë në fokus zgjidhjet e konfliktit dhe marrëdhëniet e tyre dypalëshe nuk do të mbahen në Stamboll, por do të zhvendosen në Moskë. Kështu njoftoi ambasadori i ri i Moskës në Uashington, Alexander Dartsiev

“Rivendosja e marrëdhënieve ruso-amerikane është ende shumë larg”, tha ambasadori Alexander Dartsiev, duke shtuar se afrimi me Moskën po ngadalësohet.

“Mund të konfirmoj se negociatat e ardhshme të delegacionit do të zhvillohen në një të ardhme shumë të afërt në Moskë”, thuhet ndër të tjera ai.

Sipas mediave ndërkombëtare, këshilltari i Kremlinit, Vladimir Medinsky ka deklaruar se nëse Ukraina nuk pranon kushtet e Moskës për t’i dhënë fund luftës, atëherë Kievi do të humbasë më shumë territor.

/abcnews.al/

KIEV – Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sërish të burgosur lufte

KIEV, 9 qershor /ATSH-AFP/ – Rusia konfirmoi se një grup i ri të burgosurish lufte u shkëmbyen sot midis Kievit dhe Moskës, siç u ra dakord javën e kaluar, gjatë një raundi të dytë të bisedimeve të paqes ruso-ukrainase në Stamboll.

“Një grup i parë i ushtarakëve rusë nën moshën 25 vjeç u riatdhesua nga territori nën kontrollin e regjimit të Kievit. Në këmbim, u transferua i njëjti numër personeli i ushtrisë ukrainase”, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë, pa specifikuar numrin e ushtarëve të shkëmbyer.

Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se shkëmbimi i ri i të burgosurve me Moskën do të vazhdojë edhe përgjatë ditëve në vijim./ a.jor.

The post KIEV – Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sërish të burgosur lufte appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MOSKË – Rusët pas sulmeve me dronë: Tani lufta ka mbërritur edhe te ne

MOSKË, 2 qershor /ATSH/ – Për më shumë se tre vjet, shumica e qytetarëve në Rusi e kanë parë luftën – e nisur nga pushtimi në shkallë të gjerë i Ukrainës nga Kremlini – si një realitet të largët.

Tani, pas një sulmi të guximshëm nga Ukraina, i cili përfshiu dërgimin e dhjetëra dronëve tinëz në territorin rus, dhe përdorimin e tyre më 1 qershor për të shkatërruar dhjetëra aeroplanë bombardues me rreze të gjatë veprimi, disa thonë se lufta ka ardhur në pragun e shtëpisë së tyre.

Në rajonet Irkutsk, Murmansk, Riazan dhe Ivanovo, dronët goditën bazat ajrore, duke tronditur autoritetet dhe qytetarët rusë.

“Ishte një ferr i zjarrtë”, thanë banorët e rajonit Irkutsk për Radion Evropa e Lirë (REL).

Në Siberi, rreth 4 000 kilometra larg vijës së frontit, banorët u dukën të tronditur.

“Tani lufta ka mbërritur edhe te ne”, thanë disa për ”Siberia Realities” të REL-it.

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) deklaroi se dhjetëra aeroplanë bombardues me rreze të gjatë veprimi u sulmuan në të gjithë Rusinë, me dronë që ishin futur tinëz përmes kamionëve, dhe ishin lëshuar nga pika të afërta.

Presidenti Volodymyr Zelensky e quajti këtë operacion si një “rezultat absolutisht i shkëlqyer”, i cili ishte përgatitur për më shumë se një vit e gjysmë.

Sipas dëshmitarëve okularë, dronët janë lëshuar nga një kamion që ishte ndalur në autostradën R-255 “Siberia”. Kjo informatë u konfirmua edhe nga guvernatori rajonal, Igor Kobzev, i cili tha se ky ishte sulmi i parë me dron në Siberi.

Në bazën ushtarake Belaja, në fshatin Sredni të rajonit Irkutsk, një sulm me dronë shkatërroi të paktën një aeroplan transporti, sipas një dëshmitari, i cili tha se sulmi zgjati të paktën një orë e gjysmë.

“E pashë të gjithë tmerrin përmes dylbive – ishte një pamje vërtet e frikshme”, i tha REL-it një burrë që u prezantua si Roman.

“Së pari dëgjuam një shpërthim dhe pamë një shtëllungë të madhe tymi. Në fillim mendova se ishte rrëzuar një tjetër aeroplan – para dy muajsh një bombardues ishte rrëzuar nga ky aerodrom.

“Pastaj, pashë qartë katër shpërthime të fuqishme. Sepse, pas secilit shpërthim, filloi të dilte tym gri… Dhe, kur goditën aeroplanin transportues, i gjithë aerodromi u duk sikur ishte në flakë”, shtoi ai.

Një dëshmitar tjetër nga qyteti Buret, afër aerodromit, tha se “shtëpia jonë u trondit disa herë nga vala e shpërthimeve”.

Sulmi i 1 qershorit shihet si një tjetër poshtërim i madh për ushtrinë dhe shërbimet inteligjente të Rusisë, teksa Ukraina duket se po zhvillon një fushatë të fshehtë dhe të nivelit të ulët brenda territorit rus prej muajsh.

Kievi zakonisht nuk merr përgjegjësi për këto sulme – që përfshijnë përdorimin e dronëve dhe ndoshta të forcave speciale për të goditur depo karburanti, tubacione dhe objekte të tjera pranë kufirit me Ukrainën.

Raportet për sulmet e 1 qershorit me dronë u shfaqën vetëm pak orë pas dy incidenteve që dëmtuan infrastrukturën hekurudhore në Rusinë perëndimore, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 8 personave.

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse këto dy incidente, që ndodhën më 31 maj në Briansk dhe në orët e para të 1 qershorit në Kursk, kishin lidhje me njëra-tjetrën. Komiteti Hetues Kombëtar fajësoi “ndërhyrjen e paligjshme”, pa dhënë më shumë detaje.

Në Irkutsk, guvernatori Kobzev bëri thirrje për qetësi në mesin e banorëve të rajonit, por disa thanë se ishin lodhur nga lufta.

“Lufta është në vitin e katërt, çfarë do të ndodhë në të pestin? Nëse nuk dini të luftoni, bëni paqe, mos u turpëroni më tej”, tha një grua që u prezantua si Marina, shkruan REL.   /os/

The post MOSKË – Rusët pas sulmeve me dronë: Tani lufta ka mbërritur edhe te ne appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Një statujë e Stalinit në metronë e Moskës, ndërsa Rusia përpiqet të ringjallë diktatorin

MOSKE, 31 maj /ATSH/ – Një monument dedikuar Joseph Stalinit është zbuluar në një nga stacionet më të ngarkuara të metrosë në Moskë, përpjekja e fundit nga autoritetet ruse për të ringjallur trashëgiminë e diktatorit brutal sovjetik.

Skulptura përshkruan Stalinin e rrethuar nga punëtorë të gëzuar dhe fëmijë që mbajnë në duar tufa me lule.

Monumenti shënon 90-vjetorin e Metrosë së Moskës, sistemit të gjerë të metrosë të njohur për mozaikët, llambadarët dhe dekorimet e tjera të hollësishme të ndërtuara nën udhëheqjen e Stalinit.

Ajo zëvendëson një homazh të mëparshëm, të hequr në dekadën pas vdekjes së Stalinit në vitin 1953 në një përpjekje për të zhdukur “kultin e personalitetit” të tij dhe vjen pas dekadash represioni të shënuara nga gjyqe të shëmtuara, arrestime natën dhe miliona të vrarë ose të hedhur në kampe burgimi si “armiq të popullit”.

Banorët e Moskës patën reagime të ndryshme ndaj monumentit, me disa që kujtojnë se si vendi jetonte në frikë nën regjimin e tij. Shumë udhëtarë bënë foto të monumentit dhe disa vendosën lule në bazën e tij.

Aleksei Zavatsin një kalimtar 22 vjeç në opinionin e tij thesoi se Stalini ishte një “njeri i madh” që kishte “shndërruar një vend të varfër në një superfuqi”.

Aktivistë nga Society.Future, një lëvizje politike ruse që shpreh pikëpamje pro-demokraci dhe nacionaliste, protestuan duke vendosur postera në bazën e monumentit me citate nga politikanë të shquar që dënonin diktatorin.

Hapja ndodhi vetëm disa javë pasi Putin nënshkroi një dekret që riemëronte Aeroportin e Volgogradit Stalingrad, emri që iu dha qytetit kur Ushtria e Kuqe Sovjetike mundi forcat naziste gjermane në një nga betejat më të përgjakshme të Luftës së Dytë Botërore. /os/

The post FOKUS – Një statujë e Stalinit në metronë e Moskës, ndërsa Rusia përpiqet të ringjallë diktatorin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌