Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Thaçi nga Haga: Nuk ndihem as i tradhtuar, as i mashtruar. Ndihem i abuzuar

Ish-presidenti Hashim Thaçi, në intervistën në Rubikon në Klan Kosova ka folur për arrestimin e tij nga Gjykata Speciale por edhe bashkëpunimin me shumë presidentë amerikanë. Thaçi u shpreh se në emër të diçkaje fiktive, e shkëputën nga familja e ia morën vitet më të bukura të jetës. ”Jo nuk ndihem as i tradhtuar, as i mashtruar. Ndihem i abuzuar nga ata që në emër të diçkaje fiktive pa të…

Source

Votimi për Gjykatën Speciale? Hashim Thaçi: Themelimi nuk ishte disponim i individit por përgjegjësi

Ish-kryeministri Hashim Thaçi, në intervistën për Rubikon në Klan Kosova ka folur ndër të tjera edhe për themelimin e Gjykatës Speciale. Thaçi që aso kohe ishte zv/kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme, u shpreh se Kosova ishte përballë dy sfidave, ta themelojë Specialen në koordinim me ShBA-të dhe BE-në ose vendit do t’i imponohej një gjykatë e njëjtë, por me rol aktiv të Rusisë dhe Kinës.

Source

Vr*sja e 56-vjeçarit nga vajza, Poli Hoxha: I mas*kruar në organet gjenitale, dyshohet se…

Gazetari Poli Hoxha flet për ngjarjen e vrasjes së 56-vjeçarit në Frashër të Fierit, ku vajza mbyti të atin, ka sjell një element të fortë që bën të dyshosh që ka pasur edhe bashkëpunëtorë të tjerë përveç së ëmës. Sipas Hoxhës, 56-vjeçari është masakruar në organet gjenitale, përveç mbytjes me tel në grykë, çka ka bërë që policia të dyshojë se në vrasje mund të kenë marrë pjesë edhe autorë të…

Source

Përkeqësohet situata me zjarret në fshatin Dishnicë

Përkeqësohet situata me vatrën e zjarrit në fshatin Dishnicë të Bashkisë së Korçës, vatër e cila është zgjeruar akoma dhe më tej, duke hyrë në territorin e malit të Moravës mbi qytet. Terreni i thyer malor e ka bërë të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse dhe favorizimi nga era ka bërë që flakët të zgjerohen mbi fshatin Barç. Nga komunikimi me nënkryetarin e bashkisë Korçë, Kletjon Kita…

Source

VIDEO/ Rama: Lirohen hapësirat publike, rikthehet ajri për komunitetin në zonën e Freskut

Në rrugë dhe lagje të ndryshme në kryeqytet, por edhe në bashkitë e tjera të vendit, po zhvillohet aksioni për lirimin e hapësirave publike. Pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama për lirimin e hapësirave publike në të gjithë vendin, edhe në Tiranë po hiqen tavolinat, karriget apo tendat nga trotuaret, të cilat cenonin sigurinë e qytetarëve. Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga çmontimi…

Source

Këshilli i BE paralajmëron Vuçiç: Po ndjekim nga afër trajtimin e shqiptarëve në Serbi

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa në një letër dërguar më 18 korrik deputetit të vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian po ndjek nga afër trajtimin e pakicave kombëtare nga autoritetet serbe, posaçërisht komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës. Costa ka theksuar se “të drejtat e pakicave kombëtare do të jenë pjesë e…

Source

FOTO/ Tiranë, vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike

Në Tiranë po vijon lirimi i hapësirave publike. Policia Bashkiake në bashkëpunim me Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit, vijoi sot aksionin për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme nga pergola, pedana dhe instalacione të ndryshme. Po ashtu ftohen të gjitha subjektet të lirojnë vullnetarisht hapësirat dhe…

Source

Këshilli Bashkiak miraton disa vendime të rëndësishme, Ristani apel qytetarëve për kujdes ndaj zjarreve dhe lirimin e hapësirave publike

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryetarja e komanduar e Bashkisë, Anuela Ristani, i bëri thirrje qytetarëve për vëmendje të shtuar ndaj rrezikut të zjarreve gjatë këtyre ditëve të nxehta vere, duke kërkuar një bashkëpunim të gjerë për raportimin në kohë të çdo vatre të dyshuar. “Jemi në ditët më të nxehta të korrikut dhe rreziku për zjarre është shumë i lartë.

Source

Xheni Karaj i përgjigjet Evi Kokalarit: Je një grua e ligë, unë s’dal në protesta për para

Aktivistja konservatore Evi Kokalari dhe aktivistja për të drejtat e komunitetit LGBTQ+, Xheni Karaj kanë një përplasje virtuale, kjo pas protestës të zhvilluar një ditë më parë në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në mbështetje të Palestinës. Evi Kokalari ka reaguar me tone të ashpra ndaj pjesëmarrjes së Karajt në protestë, duke e quajtur një “idiotllëk të financuar nga Soros dhe e majta…

Source

Gjendet trupi i pajetë i 16-vjeçarit, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

Pas disa orë kërkimesh nga polumbarët e RENEA-s, është gjetur trupi i pajetë i 16-vjeçarit që u mbyt në vendin që lidh kanalin e ujit të Luginës së Patokut me detin. Dy adoleshentët ishin duke u larë, kur papritur i ka marrë rrjedha dhe njëri prej tyre është mbytur. Ndërsa adoleshenti është transportuar në spital në gjendje të rëndë. Të pranishëm në operacionin e kërkimit të trupit…

Source

Digjen 3 shtëpi në Kakavijë, ndërpritet qarkullimi i mjeteve

Si pasojë e flakëve, 3 banesa janë djegur në fshatin Kakavijë, shumë pranë edhe me doganën që lidh vendin tonë me Greqinë. Për këtë qarkullimi i mjeteve për efekt sigurie për qytetarët u ndërpre për gati 60 minuta. Dhimitraq Toli, kryetari i Bashkisë Dropull, u shpreh se situata u vendos nën kontroll falë angazhimit të forcave të repartit zjarrfikës, por edhe mbërritjes së dy avionëve nga shteti…

Source

VIDEO/ Rama poston një pjesë nga reportazhi i BBC: Lini, vendbanimi më i vjetër liqenor në Europë

Një nga zbulimet më të jashtëzakonshme arkeologjike ka ndodhur në brigjet e liqenit të Ohrit, në fshatin piktoresk të Linit në Pogradec. Kryeministri Edi Rama ka postuar një pjesë nga reportazhi i BBC-së, ku Lini konsiderohet vendbanimi palafit më i hershëm i zbuluar ndonjëherë në Europë. ”Arkeologët kanë zbuluar atë që besohet të jetë vendbanimi më i vjetër liqenor në Europë…

Source

Sherri Lapaj-Shabani, Redi Muçi: Ishin pa një program, futën në lista të mbyllura familjarë

Sherr për një mandat e cilësoi deputeti i zgjedhur nga 11 maji i ”Lëvizjes Bashkë” përplasjet Lapaj-Shabani. Për Redi Muçin, ata nuk kishin ide dhe as në program dhe se listat e mbyllura i mbushën me njerëz të njohur. ”Ata nuk erdhën më një ide dhe me program, po qasja e tyre ishte do thyejmë sistemin. Arsyet e tjera kanë qenë edhe forma e futjes në listat e hapura por duke mbushur ato të…

Source

Vëllai i 56-vjeçarit të vr*rë nga vajza: Kisha 2 vite pa folur, nuk e linte gruaja

Familja Rama në Frashër të Patosit ka hapur dyert e mortit ndërsa të afërm pas vrasjes së Anesti Rama, që u mbyt me tel nga vajza e tij. Vëllai i të ndjerit, Ferdinant Rama ka thënë për gazetarët se kishte më shumë se 2 vite që nuk fliste me vëllain, pasi sipas tij, bashkëshortja e të ndjerit, Valbona Rama, nuk e lejonte. Ai thotë se vëllai i tij kishte shumë konflikte me bashkëshorten.

Source

Kryeparlamentarja Spiropali në Vorë: Ndihmë falas për qytetarët në përdorimin e mbi 1200 shërbimeve online

Qytetarëve në gjithë vendin po u ofrohet asistencë e përditshme pranë bashkive në përdorimin e aplikimeve të ndryshme elektronike të Platformës Qeveritare të Ndërveprimit e-Albania, që lidh institucionet, shmang radhët fizike dhe kursen kohë në marrjen e dokumenteve. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ishte sot në bashkinë e Vorës, ku vizitoi nga afër sportelet e vendosura në dispozicion të…

Source

”Nuk më linte të argëtohesha”, detaje sesi vajza e mbyti me tel babain

Detaje kanë dalë në dritë nga krimi i rëndë në familje në Frashër të Fier, ku vajza mbyti për vdekje me tel babanë e saj. 26-vjeçarja ka pranuar krimin dhe në dëshminë e saj në polici ka deklaruar se i ati e trajtonte me fanatizëm. Në dëshminë e saj e reja thotë se babai nuk e lejonte të vishej në mënyrë bashkëkohore dhe as të argëtohej. Sipas 26-vjeçares, i ati ushtronte edhe shumë presion në…

Source

Vajza mbyt me tel babanë, bashkë me nënën i pastruan trupin. E inskenuan ngjarjen si aksidentale

Tronditës është krimi i kryer në familjen Rama në Fier. Vajza Emanilda Rama, 26-vjeç ka mbytur me tel babain e saj, Anesti Rama 56-vjeç. Sipas njoftimit të Policisë, ajo e raportoi ngjarjen në Komisariat si aksidentale. Në këtë krim është përfshirë edhe nëna e vajzës. ”26-vjeçarja dyshohet se në bashkëpunim me nënën e saj, njëkohësisht bashkëshorte e shtetasit A. R., shtetasen V. R., 53 vjeçe…

Source

Pallati i Kongreseve i kalon qeverisë, debate për kërkesat e Ramës dhe Veliajn

Mes debateve që nuk mungojnë asnjëherë, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi një sërë vendimesh, mes të cilave edhe ai për kalimin në përgjegjësi të qeverisë të Pallatit të Kongreseve, pasi godina do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni. Këshilltari i opozitës, Ilir Alimehmeti, pyeti nëse brenda territorit të godinës do të ndërtohej ndonjë kullë e re, por kryetarja e komanduar e Bashkisë…

Source

Sot dita e Presidentit!

Nga Afrim Krasniqi Dita e Presidentit (Presidents’ Day)? Shqipëria nuk ka ditë, shumica e vendeve europiane nuk kanë ditë të tillë. SHBA po, e hëna e tretë e muajit shkurt. Lidhet me ditëlindjen e ish-Presidentit G.Washington. Presidentët amerikane votohen në nëntor, zgjidhen nga Kolegji në dhjetor dhe marrin detyrën në javën e tretë të muajit janar. Shqipëria? Ne kemi një datë “unifikuese”…

Source

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Florenc Çapjas, e lë në burg

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Florenc Çapjas, i cili kërkoi ndryshimin e masës ”arrest me burg” të caktuar ndaj tij nga GJKKO dhe konfirmuar nga Apeli. Ndaj Çapjas rëndon një masë sigurie në mungesë për akuzën e “sigurimit të kushteve për vrasje” në dëm të Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini, plan që nuk u realizua. Përmes avokatit…

Source

❌