Moti i keq godet Bregun Lindor të SHBA, shkakton përmbytje në New York dhe New Xhersi
Moti i keq me stuhi dhe reshje të forta ka goditur bregun lindor amerikan. Në New York pati përmbytje, që bllokuan dhe rruge e hekurudha. Edhe në Filadelfia për shkak të stuhive pati vonesa të gjata dhe anulime të fluturimeve.
Bregu Lindor i Shteteve të Bashkuara po përballet me mot të keq që ka shkaktuar kaos në të gjithë rajonin.
Në Nju Jork dhe Nju Xhersi, autoritetet shpallën gjendje të jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të shiut, përmbytjeve dhe ndërprerjeve të transportit dhe fluturimeve.
Disa shoferë u shpëtuan në autostradat kryesore nga Filadelfia në Nju Jork, teksa hekurudhat u mbuluan nga uji, duke bllokuar trenat dhe pasagjerët.
Në Nju Xhersi, më shumë se 14,000 qytetarë mbetën pa energji elektrike për më shumë se 24 orë.
Për shkak të motit të keq, Qyteti i Nju Jorkut paralajmëroi banorët se reshjet mund të shkaktojnë përmbytje në rrugë, bodrume dhe sistemin e metrosë, dhe u bëri thirrje atyre që jetojnë ndërtesa të ulëta, të lëvizin në vende më të larta.
Aeroportet në New York, New Jersey dhe Filadelfia raportuan të gjitha dhjetëra vonesa dhe anulime fluturimesh.
Shërbimi meteorologjik paralajmëroi super stuhi të forta dhe reshje të dendura kryesisht në Filadelfia dhe Nju Jork e gjithashtu në pjesën jugore të rajonit.
Strong rain storms lashed the U.S. East Coast Thursday, delaying flights throughout the region and prompting emergency rescues of motorists trapped in deep water on busy highways from the Philadelphia area to New York City. pic.twitter.com/aY302E5Vwl
— The Associated Press (@AP) August 1, 2025