❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, shi dhe erë e lehtë

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të martën do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

SHMU njofton se moti parashikohet me vranësira dhe reshje shiu prej orëve të mesnatës, fillimisht në veriperëndim e pjesërisht në qendër të vendit, me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar deri në orët e para të ditës.

Pas orëve të mëngjesit reshjet do të vazhdojnë me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të vendit deri në orët e pasdites, ndërsa pas orëve të pasdites reshjet do të lokalizohen përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në veri, kryesisht në male.

Do të fryjë erë e lehtë me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë deri 10m/s

Deti – ValĂ«zimi forcĂ«s 1-2 ballĂ«. /Telegrafi/

The post Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, shi dhe erë e lehtë appeared first on Telegrafi.

Sot mot me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se pas temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin ditët e fundit, kjo javë do të karakterizohet nga mot më i paqëndrueshëm, ku do të ketë edhe reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Instituti bën të ditur se e marta do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërkaq vende-vende priten shi.

Temperaturat minimale do të jenë nga 14 deri në 17 gradë Celsius, ndërkaq maksimalet e ditës do të jenë nga 25 deri në 28 gradë Celsius.

Era do tĂ« fryjĂ« nga veriperĂ«ndimi, 1–8 m/s.

Indeksi UV mbetet i lartë, megjithëse në nivele më të ulëta rreziku krahasuar me javën e kaluar. /Telegrafi/

 

The post Sot mot me shi appeared first on Telegrafi.

DĂ«shtoi edhe pĂ«rpjekja e fundit pĂ«r konstituimin e Kuvendit – çfarĂ« u tha pas pĂ«rmbylljes sĂ« seancĂ«s

Deputetët e Kuvendit të Kosovës për të 54-në herë dështuan të konstituojnë Kuvendin e Kosovës, ndërkaq nga e diela, më 27 korrik ndalohet çdo vendim i deputetëve, pasi hyn në fuqi masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese.

Kjo ishte edhe tentativa e fundit para se të përfundojë afati 30 ditor, që është vendosur nga Gjykata Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur masë të përkohshme ndaj veprimeve dhe vendimeve të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit, duke ndaluar çdo aktivitet parlamentar nga data 27 korrik 2025 deri në një vendim tjetër.

NĂ« njoftimin zyrtar, Gjykata thekson se masa Ă«shtĂ« vendosur ex officio, me arsyetimin se çdo veprim pas kĂ«saj date mund tĂ« shkaktojĂ« “dĂ«me tĂ« pariparueshme pĂ«r rendin kushtetues tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s dhe funksionimin e institucioneve kyçe”.

Pas dështimit të seancës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, deklaroi se nuk është mbajtur asnjë seancë për votimin e komisionit për votim të fshehtë.

Ai fajësoi partitë tjera për këtë bllokadë, duke theksuar se VV-ja ka propozuar që të arrihet një dakordim mes kryetares dhe nënkryetares së Kuvendit, por sipas tij, kjo është refuzuar nga opozita.

Murati theksoi se po tentohet të ndryshohet rezultati zgjedhor përmes manovrave.

”Me keqardhje, deri nĂ« orĂ«t e fundit, pavarĂ«sisht pĂ«rpjekjeve, shtysĂ«s tonĂ« tĂ« krijohen institucionet, s’patĂ«m sukses. E pamĂ« qĂ« deputetĂ«t e opozitĂ«s sĂ«rish refuzuan tĂ« kryejnĂ« obligimin e tyre kushtetues, qĂ« tĂ« votojnĂ«. Nuk u Ă«shtĂ« dhĂ«nĂ« shansi deputetĂ«ve pĂ«rmes votimit tĂ« fshehtĂ« tĂ« krijoheshin institucionet e vendit”, u shpreh Murati.

Ndërkaq, lideri i PDK-së, Memli Krasniqi, pas dështimit të konstituimit të Kuvendit, tha se ata nuk janë bllokues dhe se i vjen keq për atë që ka ndodhur.

Krasniqi tha se nuk bëhen pjesë e shkeljeve të Kushtetutës.

“Nuk bĂ«hemi pjesĂ« e shkeljeve tĂ« KushtetutĂ«s. Ne do ta mbrojmĂ« qytetarin, pĂ«r KosovĂ«n Ă«shtĂ« derdhur gjak”, tha ai nĂ« Kuvendin e KosovĂ«s.

Sipas tij, kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia.

Ndërkaq, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i bëri thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të respektojë ligjin.

Abdixhiku theksoi se gjuha e përplasjes dhe imponimit duhet të marrë fund. /Telegrafi/

The post DĂ«shtoi edhe pĂ«rpjekja e fundit pĂ«r konstituimin e Kuvendit – çfarĂ« u tha pas pĂ«rmbylljes sĂ« seancĂ«s appeared first on Telegrafi.

Anketa e UBO Counsalting, përqindje e madhe e fëmijëve pa të gjithë librat në javën e parë të shkollës

Një anketë e UBO Counsalting ka paraqitur të dhëna shqetësuese, ku përqindja e nxënëseve që nuk i kanë pasur të gjitha tekstet shkollore në javën e parë të mësimit është  36.1%. 

Hulumtimi që ka të bëjë me tekstet shkollore për fëmijë është porositur nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, ndërsa është realizuar nga UBO Counsalting.

NĂ« pyetjen: “A i kanĂ« pasur fĂ«mijĂ«t tuaj tĂ« gjithĂ« librat nĂ« javĂ«n e parĂ« tĂ« shkollĂ«s vitin e kaluar (viti shkollor 2024/2025)?”, 36.1% e prindĂ«rve kanĂ« deklaruar se fĂ«mijĂ«t e tyre nuk i kanĂ« pas tĂ« gjitha librat, ndĂ«rsa 5.9% tĂ« fĂ«mijĂ«ve nuk ju kujtohet, nĂ«se fĂ«mijĂ«t e tyre i kanĂ« pas tĂ« gjitha librat.

Kjo shifër tregon për një problem shumë serioze që prek përgatitjen bazë të nxënësve në fillim të vitit akademik dhe që vë në pikëpyetje funksionalitetin e skemës së subvencionimit të librave.

Mungesa e librave në kohë jo vetëm që pengon procesin mësimor, por edhe rrit pabarazinë mes nxënësve, duke ndikuar negativisht në mundësinë për një fillim të barabartë të vitit shkollor.

Për më tepër, shumica e prindërve (66.9%) raportojnë se pagesën e subvencionit për blerjen e librave e kanë pranuar vetëm në muajin shtator, pra pas fillimit të vitit shkollor, ndërsa të tjerë (14.3%) në muajt që pasuan, duke reflektuar një proces të vonuar dhe jo gjithmonë të përputhur me nevojat reale të familjeve.

Këto gjetje rrisin shqetësimet për mënyrën se si organizohet dhe menaxhohet fillimi i vitit shkollor dhe theksojnë nevojën për përmirësime sistematike, përfshirë një planifikim më të hershëm dhe mekanizma efektivë monitorimi nga MASHTI dhe komunat.

KĂ«tĂ« hulumtim pĂ«r qendrĂ«n Kosovare pĂ«r Studime Gjinore e ka kryer UBO Counsalting, janĂ« pĂ«rfshirĂ« 400 prindĂ«r tĂ« nxĂ«nĂ«sve tĂ« klasave 1–9 nga e gjithĂ« Kosova, tĂ« cilĂ«t kanĂ« patur fĂ«mijĂ« nĂ« shkollĂ« gjatĂ« tĂ« dy skemave. JanĂ« intervistuar 50 mĂ«simdhĂ«nĂ«s dhe Ă«shtĂ« punuar nĂ« fokus grupe me drejtues tĂ« drejtorive tĂ« arsimit nĂ«pĂ«r komuna.

 

The post Anketa e UBO Counsalting, përqindje e madhe e fëmijëve pa të gjithë librat në javën e parë të shkollës appeared first on Telegrafi.

Situata me zjarret, presidentja Osmani: FSK-ja është në gjendje gatishmërie

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se komuna të shumta të vendit tonë po përballen me vatra të shumta zjarri që po shkaktojnë dëme të konsiderueshme materiale dhe mjedisore.

Ajo theksoi se situata është sfiduese dhe kërkon reagim të koordinuar dhe të menjëhershëm nga të gjitha nivelet.

“NĂ« kĂ«to momente, shpreh solidaritetin tim tĂ« plotĂ« me tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t e prekur, me fermerĂ«t qĂ« po humbin frytet e mundit dhe djersĂ«s sĂ« tyre, si dhe me ekipet emergjente qĂ« po punojnĂ« pa u ndalur pĂ«r t’i vĂ«nĂ« nĂ«n kontroll kĂ«to zjarre. MirĂ«njohje tĂ« thellĂ« pĂ«r zjarrfikĂ«sit tanĂ«, pĂ«r punonjĂ«sit e emergjencĂ«s dhe pĂ«r tĂ« gjithĂ« vullnetarĂ«t qĂ« me guxim dhe pĂ«rkushtim janĂ« nĂ« vijĂ«n e parĂ« tĂ« pĂ«rballjes me flakĂ«t”, thuhet nĂ« njoftimin e PresidencĂ«s.

E para e shtetit theksoi se institucionet e Republikës së Kosovës janë të mobilizuara për të ofruar ndihmën e nevojshme.

“FSK-ja Ă«shtĂ« nĂ« gjendje gatishmĂ«rie tĂ« plotĂ« dhe e gatshme tĂ« ofrojĂ« mbĂ«shtetje tĂ« menjĂ«hershme nĂ« rast se kĂ«rkohet nga autoritetet komunale apo ato qendrore pĂ«r emergjencat civile. U bĂ«j thirrje tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«ve qĂ« tĂ« tregojnĂ« kujdes tĂ« shtuar, tĂ« shmangin çdo veprim qĂ« mund tĂ« shkaktojĂ« zjarr, dhe tĂ« raportojnĂ« menjĂ«herĂ« çdo vatĂ«r tĂ« dyshimtĂ« tek autoritetet pĂ«rkatĂ«se. VetĂ«m me pĂ«rgjegjĂ«si kolektive mund ta parandalojmĂ« pĂ«rhapjen e mĂ«tejshme tĂ« zjarreve.

MbĂ«shtetja dhe bashkĂ«punimi i secilit prej nesh Ă«shtĂ« thelbĂ«sor pĂ«r ta pĂ«rballuar kĂ«tĂ« situatĂ«â€, thekson presidentja. /Telegrafi/

The post Situata me zjarret, presidentja Osmani: FSK-ja është në gjendje gatishmërie appeared first on Telegrafi.

Abdixhiku: Gjuha e imponimit duhet të marr fund

Pas dështimit të seancës konstituive, deputetë nga partitë tjera, PDK, LDK e të tjerë kanë vazhduar të mbajnë fjalim në Kuvend.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, nga foltorja e Kuvendit i bëri thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të respektojë ligjin.

Abdixhiku theksoi se gjuha e përplasjes dhe imponimit duhet të marrë fund.

Sipas tij, në politikë të gjithë janë kalimtarë, por disa lënë gjurmë.

Ai shtoi se mund të jenë edhe vetë politikat e tyre të gabuara që kanë kontribuar në rritjen e populizmit.

The post Abdixhiku: Gjuha e imponimit duhet të marr fund appeared first on Telegrafi.

Tentativa e 54-tĂ« pĂ«r konstituimin e Kuvendit – a do tĂ« kemi kryeparlamentar apo do tĂ« vazhdojĂ« ngĂ«rçi politik?

Deputetët e Kuvendit të Kosovës për të 54-në herë do të mblidhen për konstituimin e legjislativit.

Kjo është edhe tentativa e fundit para se të përfundojë afati 30 ditor, që është vendosur nga Gjykata Kushtetuese.

Nëse edhe në këtë tentativë nuk arrihet të konstituohet Kuvendi, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur masë të përkohshme ndaj veprimeve dhe vendimeve të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit, duke ndaluar çdo aktivitet parlamentar nga data 27 korrik 2025 deri në një vendim të tjetër.

The post Tentativa e 54-tĂ« pĂ«r konstituimin e Kuvendit – a do tĂ« kemi kryeparlamentar apo do tĂ« vazhdojĂ« ngĂ«rçi politik? appeared first on Telegrafi.

Situata me zjarre, në Zasellë të Mitrovicës intervenohet edhe me helikopter nga KFOR-i

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar lidhur me situatën me zjarre në vend.

Në njoftim thuhet se raporti i Qendrës Operative të Agjencisë (QO AME), rezulton me rritje në gjithsej 101 vatra zjarri vetëm në gjashtë orët e fundit, ku prej tyre aktive janë 48, ndërsa të lokalizuara 53 vatra zjarri.

Tutje bëhet e ditur se njësitë në të gjitha vatrat e zjarrit janë në intervenim, ndërsa si pasojë një zjarrfikës është lënduar në Ferizaj gjatë intervenimeve në shuarjen e zjarreve.

“NĂ« fshatin ZasellĂ« tĂ« KomunĂ«s sĂ« MitrovicĂ«s, kemi pasur edhe intervenim me helikopter nga KFOR-i. Referuar zhvillimit me situatĂ«, edhe njĂ« herĂ« ApelojmĂ« te qytetarĂ«t tĂ« rrisin kujdesin, mos ndizni zjarre nĂ« ambiente tĂ« jashtme, lajmĂ«roni menjĂ«herĂ« zjarre vĂ«niet nĂ« numrat emergjent 112, 193 dhe 192!”, thuhet nĂ« njoftim.

Agjencia me Njësitë e Zjarrfikës dhe Shpëtimit, Policinë e Kosovës është në gatishmëri dhe reagim 24/7. /Telegrafi/

The post Situata me zjarre, në Zasellë të Mitrovicës intervenohet edhe me helikopter nga KFOR-i appeared first on Telegrafi.

OVL e UÇK-sĂ«: Skandali qĂ« trondit drejtĂ«sinĂ«, roja e burgut bĂ«het prokuror kundĂ«r UÇK-sĂ«!

KategoritĂ« e dala nga lufta e UÇK-sĂ« kanĂ« shprehur shqetĂ«sim pas lajmeve qĂ« kanĂ« qarkulluar sot se njĂ« ish-roje burgu, qĂ« kishte shĂ«rbyer nĂ« kohĂ«n kur Hashim Thaçi ishte i burgosur nĂ« HagĂ«, Ă«shtĂ« rekrutuar nga Zyra e Prokurorit tĂ« Specializuar dhe i Ă«shtĂ« dhĂ«nĂ« roli i prokurorit nĂ« procesin kundĂ«r krerĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ«.

OVL e UÇK-sĂ« nĂ« njĂ« reagim pĂ«r media theksojnĂ« se Ky zhvillim skandaloz e vendos nĂ« pikĂ«pyetje serioze gjithĂ« integritetin e procesit gjyqĂ«sor qĂ« po zhvillohet nĂ« Dhomat e Specializuara.

Lexoni të plotë reagimin:

Skandali qĂ« trondit drejtĂ«sinĂ«: Roja e burgut bĂ«het prokuror kundĂ«r UÇK-sĂ«!

KategoritĂ« e dala nga lufta e UÇK-sĂ«, shprehin indinjatĂ« dhe shqetĂ«sim tĂ« thellĂ« lajmin tronditĂ«s tĂ« publikuar sot nĂ« media, sipas tĂ« cilit njĂ« ish-roje burgu, qĂ« kishte shĂ«rbyer nĂ« kohĂ«n kur z. Hashim Thaçi ishte i burgosur nĂ« HagĂ«, Ă«shtĂ« rekrutuar nga Zyra e Prokurorit tĂ« Specializuar dhe i Ă«shtĂ« dhĂ«nĂ« roli i prokurorit nĂ« procesin kundĂ«r krerĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ«.

Ky zhvillim skandaloz e vendos në pikëpyetje serioze gjithë integritetin e procesit gjyqësor që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara. Si është e mundur që një individ me histori direkte të kontaktit dhe mbikëqyrjes së të akuzuarve, të avancojë befas në pozitën e një prokurori?

A është ky drejtësi apo një farsë e ndërtuar mbi urrejtje të kamufluar dhe urdhra të errët politik?

Ky veprim e zhvesh pĂ«rfundimisht kĂ«tĂ« proces nga çdo petk i paanshmĂ«risĂ«. Ai konfirmon dyshimet tona se procesi nuk Ă«shtĂ« as i drejtĂ« dhe as ligjor, por njĂ« ndjekje politike e organizuar ndaj UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s.

U bëjmë thirrje opinionit publik, shoqërisë civile, institucioneve ndërkombëtare që të mos heshtin përballë këtij skandali që rrezikon jo vetëm të drejtat e individëve të akuzuar, por edhe vetë themelet e drejtësisë ndërkombëtare.

Ky nuk është më vetëm një gjykim, kjo është një padrejtësi e montuar, e cila po përpiqet të rishkruajë historinë tonë të lavdishme të çlirimit!. /Telegrafi/

 

The post OVL e UÇK-sĂ«: Skandali qĂ« trondit drejtĂ«sinĂ«, roja e burgut bĂ«het prokuror kundĂ«r UÇK-sĂ«! appeared first on Telegrafi.

IHMK: Sot dita më e nxehtë e regjistruar deri tani, temperatura maksimale në Han të Elezit 42.4 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se e shtuna e 26 korrikut 2025 mund të konsiderohet si më e nxehta e regjistruar deri më tani.

IHMK në një postim në Facebook njofton se sot Hani i Elezit regjistroi temperaturën 42.4 gradë Celsius në ora 13:00.

Referuar të dhënave zyrtare, pas Hanit të Elezit, Gjakova ka shënuar temperaturën maksimale 41.7 gradë Celsius, pastaj Kamenica 41.6, Leposaviqi 41.3, Gjilani 41.2 në ora 15:00.

Më poshtë gjeni tabelën.  

The post IHMK: Sot dita më e nxehtë e regjistruar deri tani, temperatura maksimale në Han të Elezit 42.4 gradë appeared first on Telegrafi.

DĂ«mtohet kulmi i njĂ« ndĂ«rtesĂ« te rruga “B” nĂ« PrishtinĂ«, rrezik tĂ« bie – zjarrĂ«fikĂ«sit e Policia nĂ« vendngjarje

PĂ«r shkak tĂ« erĂ«rave tĂ« forta kulmi i njĂ« ndĂ«rtese te rruga “B” nĂ« PrishtinĂ« Ă«shtĂ« dĂ«mtuar shumĂ«, gjersa ekipet e zjarrĂ«fikĂ«sve dhe PolicisĂ« janĂ« nĂ« vendin e ngjarjes pĂ«r tĂ« parĂ« se si ta largojnĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« mos paraqet rrezik pĂ«r qytetarĂ«t.

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica në një deklaratë për Telegrafin tha se është në vendngjarje për ta parë për së afërmi situatën.

“PĂ«r shkak tĂ« erĂ«rave Ă«shtĂ« dĂ«mtuar shumĂ« kulmi i njĂ« ndĂ«rtese
 Nuk ka ra, por Ă«shtĂ« dĂ«mtuar shumĂ«. PĂ«r shkak tĂ« rrezikut, ekipi i zjarrĂ«fikĂ«sve, Policia janĂ« nĂ« vendngjarje pĂ«r tĂ« parĂ« si ta largojnĂ« pĂ«r tĂ« mos rrezikuar qytetarĂ«t”, tha ai. /Telegrafi/

The post DĂ«mtohet kulmi i njĂ« ndĂ«rtesĂ« te rruga “B” nĂ« PrishtinĂ«, rrezik tĂ« bie – zjarrĂ«fikĂ«sit e Policia nĂ« vendngjarje appeared first on Telegrafi.

Humbi në plazhin e Shëngjinit, Policia gjen 9-vjeçaren nga Kosova

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se është gjetur 9-vjeçarja nga Kosova e cila kishte humbur në plazhin e Shëngjinit.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se vajza u gjet në gjendje të mirë shëndetësore.

“Salla Operative e DVP LezhĂ« u njoftua nga njĂ« familje pushuesish nga Kosova, se vajza e tyre e mitur ishte larguar dhe nuk po e gjenin dot. MenjĂ«herĂ« pas marrjes sĂ« njoftimit, shĂ«rbimet e PolicisĂ« qĂ« patrullojnĂ« me biçikleta nĂ« zonĂ«n e plazhit nĂ« ShĂ«ngjin u angazhuan nĂ« kĂ«rkime intensive nĂ« terren.

FalĂ« reagimit tĂ« shpejtĂ« dhe profesional, punonjĂ«sit e PolicisĂ« bĂ«nĂ« tĂ« mundur lokalizimin e vajzĂ«s, e cila gĂ«zonte shĂ«ndet tĂ« plotĂ«, dhe ia dorĂ«zuan familjes”, thuhet nĂ« njoftim.

Prindërit e vajzës kanë falënderuar shërbimet e Policisë për reagimin e shpejtë dhe profesional që bëri të mundur gjetjen e të miturës.

Policia e Shtetit u bën apel pushuesve që të tregojnë kujdes për fëmijët. /Telegrafi/

The post Humbi në plazhin e Shëngjinit, Policia gjen 9-vjeçaren nga Kosova appeared first on Telegrafi.

ShqipĂ«ria ‘nĂ«n pushtetin e zjarreve’, ndĂ«rhyjnĂ« dy avionĂ« “Canadair” nga Italia dhe Kroacia

Aktualisht janë 17 vatra aktive në disa qarqe të Shqipërisë, ku po vijon puna për izolimin dhe shuarjen e tyre.

Në terren janë angazhuar afërsisht 1000 forca, ushtarake dhe civile, të cilat po punojnë pa ndërprerje, nën koordinimin e Shefit të Shtabit të Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, raporton Tch.

Nën koordinimin e AKMC po sigurojmë mbështetjen e mjeteve të Forcës Ajrore në disa zona si Delvinë, Konispol, Berat/Dimal dhe Bërzhitë, me 5 helikopterë të përfshirë në operacione në këto momente.

Deri tani janë neutralizuar 9 vatra zjarri, të cilat po monitorohen nga afër për të parandaluar riaktivizimin.

GjatĂ« pasdites pritet tĂ« angazhohen edhe 2 avionĂ« “Canadair” nga Italia dhe Kroacia , pĂ«r tĂ« forcuar mĂ« tej ndĂ«rhyrjen ajrore.

The post ShqipĂ«ria ‘nĂ«n pushtetin e zjarreve’, ndĂ«rhyjnĂ« dy avionĂ« “Canadair” nga Italia dhe Kroacia appeared first on Telegrafi.

Pas ‘alarmit’, uji i pishinĂ«s sĂ« GĂ«rmisĂ« sipas standardeve, IKSHPK: Do tĂ« vazhdojmĂ« me monitorimin

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se nga analizat e 23 korrik del se uji i Pishinës së Gërmisë është brenda  standardeve.

IKSHPK e bĂ«ri kĂ«tĂ« njoftim pas ‘alarmit’ tĂ« njĂ« ditĂ« mĂ« parĂ«, ku u tha se mostrat e marra mĂ« 19 korrik kishin rezultuar se nuk i pĂ«rmbushin standardet e parapara pĂ«r ujin e pishinave.

“Rezultatet e mostrave tĂ« ujit tĂ« pishinĂ«s sĂ« GermisĂ« tĂ« marra mĂ« datĂ« 23 korrik 2025 rezultojnĂ« brenda rezultateve tĂ« parapara sipas rregullores pĂ«r pishina. Me qĂ«llim tĂ« mbrojtjes sĂ« shĂ«ndetit publik, ekipet e departamentit tĂ« EkologjisĂ« Humane/IKSHPK do tĂ« vazhdojnĂ« me monitorimin e ujit pĂ«r pije dhe ujit nĂ« pishinĂ«n e GĂ«rmisĂ«â€, thuhet nĂ« njoftim. /Telegrafi/

r

The post Pas ‘alarmit’, uji i pishinĂ«s sĂ« GĂ«rmisĂ« sipas standardeve, IKSHPK: Do tĂ« vazhdojmĂ« me monitorimin appeared first on Telegrafi.

Arrestohet një 23-vjeçar, dyshohet për tentim-vrasje në Prishtinë

Policia e KosovĂ«s ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se tĂ« enjten nĂ« mbrĂ«mje Ă«shtĂ« arrestuar i dyshuari i kĂ«rkuar pĂ«r rastin “Vrasja nĂ« TentativĂ«â€, tĂ« ndodhur mĂ« datĂ« 12.05.2025, rreth orĂ«s 23:45, nĂ« rrugĂ«n “Bardhyl Qaushi “ nĂ« PrishtinĂ«.

Policia njofton se i arrestuar është V.K, mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i shpallur në kërkim, erdhi si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të specializuara operativo-policore, në kuadrin e procesit hetimor të këtij rasti.

”PĂ«rderisa ndaj të  dyshuarit policia vijon hetimin nĂ« drejtim tĂ« veprave penale ‘Vrasja nĂ« tentativë’ si dhe ‘Mbajtja nĂ« pronĂ«si, kontroll ose posedim tĂ« pa autorizuar tĂ« armĂ«ve’ me aktvendim mbi ndalimin e personit tĂ« dyshuar, tĂ« nxjerrĂ« nga ana e prokurorit tĂ« shtetit, tĂ« njĂ«jtin e ka dĂ«rguar nĂ« mbajtje prej 48 orĂ«sh”, thuhet nĂ« njoftim. /Telegrafi/

The post Arrestohet një 23-vjeçar, dyshohet për tentim-vrasje në Prishtinë appeared first on Telegrafi.

Hyland pĂ«r ngĂ«rçin politik: ËshtĂ« koha pĂ«r kompromis

Pak para nisjes së seancës së 52-të konstituive në Kuvendin e Kosovës, Christopher Hyland, një prej mbështetësve të çështjes shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) tha se është koha që të arrihet kompromis dhe të krijohet qeveria.

Në një adresim për media, Hyland potencoi se kriza aktuale në Kosovë do të zgjidhet.

Sipas tij, do të ketë një të ardhme të mirë për Kosovën.

“Kjo krizĂ« qĂ« Ă«shtĂ« tani nĂ« KosovĂ« do tĂ« zgjidhet. Do tĂ« ketĂ« njĂ« tĂ« ardhme tĂ« fortĂ« dhe tĂ« mirĂ« pĂ«r KosovĂ«n, dhe nĂ« fund Kushtetuta do tĂ« respektohet dhe njĂ« qeveri do tĂ« formohet.

ËshtĂ« e rrezikshme, nĂ« fakt, qĂ« figura tĂ« ndryshme politike nuk po pĂ«rmbushin detyrimet pĂ«r tĂ« formuar njĂ« qeveri, veçanĂ«risht duke pasur parasysh faktin qĂ« Albin Kurti fitoi zgjedhjet


Partia e kryeministrit fitoi mĂ« shumĂ« vota sesa partitĂ« e opozitĂ«s, partitĂ« e mĂ«dha tĂ« opozitĂ«s sĂ« bashku. Pra, njerĂ«zit kanĂ« folur. ËshtĂ« koha qĂ« tĂ« arrijmĂ« kompromis, qĂ« tĂ« zgjatemi pĂ«rtej tavolinĂ«s, dhe tĂ« krijojmĂ« njĂ« qeveri dhe tĂ« lejojmĂ« kryeministrin Kurti tĂ« vazhdojĂ« tĂ« qeverisĂ« pĂ«r njĂ« mandat tjetĂ«r”, tha Hyland.

Kuvendi i Kosovës dështoi sot për të 52-tën herë të konstituohet. /KP/

 

The post Hyland pĂ«r ngĂ«rçin politik: ËshtĂ« koha pĂ«r kompromis appeared first on Telegrafi.

UP-ja në partneritet me Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës themelojnë Qendrën për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara

Universiteti i Prishtinës (UP) dhe Kolegji i Kirurgëve të Kosovës (KKK) kanë bërë të ditur se Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës më 17 korrik 2025 miratoi unanimisht propozimin për themelimin e Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK).

Në njoftimin për media bëhet e ditur se kjo iniciativë e UP-së dhe KKK-së synon të përmirësojë edukimin kirurgjik dhe mjekësor në Kosovë dhe rajon, duke riafirmuar angazhimin e të dyja institucioneve për ta avancuar trajnimin mjekësor dhe për ta përmirësuar kujdesin ndaj pacientit.

“Kjo qendĂ«r, QKSTK, do tĂ« shĂ«rbejĂ« pĂ«r edukim, kĂ«rkime shkencore  dhe pĂ«rparime teknologjike, duke u pĂ«rqendruar nĂ« tĂ« gjitha degĂ«t kirurgjike, tĂ« traumĂ«s dhe tĂ« urgjencĂ«s, sikurse edhe nĂ« kurset dhe programet tjera edukative tĂ« standardeve mĂ« tĂ« reja shkencore.

Qendra do tĂ« pĂ«rdorĂ« teknologji tĂ« pĂ«rparuara tĂ« simulimit, pĂ«r tĂ« zbatuar njĂ« kurrikulĂ« tĂ« strukturuar dhe tĂ« bazuar shkencĂ«risht, e cila do tĂ« pĂ«rmirĂ«sojĂ« trajnimin e profesionistĂ«ve tĂ« kujdesit shĂ«ndetĂ«sor dhe do tĂ« rrisĂ« rezultatet pĂ«r pacientĂ«t nĂ« vend e pĂ«rtej”, thuhet nĂ« njoftim.

Rektori i UP-së, Arben Hajrullahu theksoi se me këtë qendër po bëhet një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të arsimit dhe praktikës së kujdesit shëndetësor në Kosovë.

“Qendra do tĂ« nxisĂ« pĂ«rsosmĂ«rinĂ« nĂ« trajnimin mjekĂ«sor, do tĂ« promovojĂ« bashkĂ«punimin ndĂ«rdisiplinor si dhe do tĂ« rrisĂ« standardet e ofrimit tĂ« kujdesit shĂ«ndetĂ«sor nĂ« vendin tonĂ« e pĂ«rtej”, theksoi Hajrullahu.

Në këtë qendër pritet të angazhohen profesionistë mjekësorë, inxhinierë të industrisë së kujdesit shëndetësor dhe ekspertë të tjerë të teknologjive të përparuara nga vendi, rajoni e bota, duke ofruar programe trajnimi të avancuara, iniciativa kërkimore dhe mundësi për bashkëpunim me departamente të ndryshme brenda UP-së si dhe me institucione akademike në nivel global.

“JetĂ«simi dhe funksionimi i suksesshĂ«m i QendrĂ«s pĂ«r KĂ«rkime, Simulime dhe Trajnime tĂ« Avancuara tĂ« KosovĂ«s (QKSTK) do tĂ« funksionojĂ« sipas Statutit dhe rregullores pĂ«r institute dhe qendra tĂ« Universitetit tĂ« PrishtinĂ«s, e cila, ndĂ«r tĂ« tjera, parasheh edhe partneritetin me palĂ« tjera siç Ă«shtĂ« p.sh. Kolegji i KirurgĂ«ve tĂ« KosovĂ«s (KKK) dhe jo vetĂ«m”, thuhet tutje.

Ndërkaq, profesor Rifat Latifi, themelues dhe president i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, si dhe ideator edhe i QKSTK-së tha se kjo qendër, e para e tillë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë, do të shërbejë si një vatër kryesore për arsim, kërkim dhe përparim teknologjik kirurgjik, duke u përqendruar në mjekësinë kirurgjikale, të traumës dhe të urgjencës.

“Duke pĂ«rdorur teknologjinĂ« e fundit tĂ« simulimit dhe kurrikula tĂ« bazuara nĂ« prova, qendra synon t’i pajisĂ« profesionistĂ«t e kujdesit shĂ«ndetĂ«sor me aftĂ«sitĂ« e nevojshme pĂ«r t’u pĂ«rballur me sfidat nĂ« zhvillim tĂ« mjekĂ«sisĂ« moderne”, tha ai.

Tutje, Latifi shtoi se përmes kësaj qendre do të kapërcejnë hendekun midis kirurgjisë moderne në botë dhe asaj të Kosovës, duke ofruar hulumtime akademike dhe edukim praktik të përditësuar, në mënyrë që Kosova të vazhdojë të rritet si një qendër për përsosmëri në kujdesin kirurgjik dhe atë shëndetësor në Ballkanin Perëndimor e përtej.

Qendra e Kosovës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara në Universitetin e Prishtinës (QKSTK) synon të përmirësojë arsimin e avancuar mjekësor dhe ofrimin e kujdesit shëndetësor përmes partneritetit që në fillim të punës, jo vetëm me Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës (KKK), por edhe me International Virtual e- Hospital Fondation e përtej.

QKSTK-ja do të shërbejë si një kullë e kirurgjisë dhe edukimit kirurgjikal, të traumës dhe të mjekësisë emergjente, duke përdorur teknologjitë më të fundit të simulimit dhe kurrikula inovative për të zhvilluar një fuqi punëtore mjekësore shumë të kualifikuar.

Ndër objektivat kryesorë të QKSTK-së janë: krijimi i programeve gjithëpërfshirëse të trajnimit; ngritja e aftësive kërkimore; integrimi i teknologjive të përparuara dhe qëndrueshmëria. Për më shumë, qendra do të shërbejë edhe si çati e publikimeve, siç janë ato të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, duke promovuar ekspertizën shkencore dhe praktikat klinike dhe do të zhvillojë bashkëpunim ndërkombëtar me universitete, organizata dhe institute ndërkombëtare gjithandej.

Qendra do të përfshijë fushat si:

Laboratori i Simulimeve Mjekësore dhe Kirurgjike: Do të ofrojë trajnime me besnikëri të lartë në skenarë klinikë realistë në të gjitha degët kirurgjike dhe mjekësore dhe vlerësimeve të performancës;

Laboratori i Trajnimit të Avancuar Laparoskopik dhe Artroskopik: Fokusohet në teknikat kirurgjike minimalisht invazive, me programe trajnimi të specializuara dhe bashkëpunim me degët dhe industrinë kirurgjike të të gjitha lëmive;

Programi i Telemjekësisë dhe Telekirurgjisë: Përmirëson qasjen në ekspertizën kirurgjike përmes konsultimeve në distancë dhe mentorimit;

Programet e Trajnimit Edukativ për Traumën dhe Kurset e tjera (ATLS, ACLS, BLS, PALS, TEAM): Ofrojnë punëtori për traumën dhe intervenimet tjera, duke simuluar skenarë emergjence për të përmirësuar aftësitë kritike të vendimmarrjes;

Zyra për Udhëzime dhe Protokolle Kirurgjikale dhe Klinike: Zhvillon udhëzime klinike të bazuara në prova dhe kryen kërkime për të standardizuar praktikat e kujdesit;

Njësia e Kërkimeve Shkencore Klinike dhe Bazike: Promovon kërkimin ndërdisiplinor, siguron fonde dhe publikon gjetjet për të rritur njohuritë mjekësore;

Zyrat për Revistën e Kirurgjisë së Kosovës (Kosova Journal of Surgery) dhe Klinikat Kirurgjike të Kosovës (Surgical Clinics of Kosova) si dhe botimet tjera: Shërbejnë si revistat kryesore shkencore për kirurgjinë në Kosovë, duke nxitur botimin dhe bashkëpunimin kërkimor shkencor dhe de facto duke u bërë shkollë e re e kirurgjisë së Kosovës.

Qendra e KosovĂ«s pĂ«r KĂ«rkime, Simulime dhe Trajnime tĂ« Avancuara nĂ« Universitetin e PrishtinĂ«s (QKSTK) do t’i sjellĂ« dobi tĂ« konsiderueshme sistemit tĂ« kujdesit shĂ«ndetĂ«sor nĂ« KosovĂ«, duke pĂ«rmirĂ«suar cilĂ«sinĂ« e kujdesit kirurgjik dhe duke ngritur njĂ« fuqi punĂ«tore mjekĂ«sore tĂ« aftĂ« e tĂ« gatshme pĂ«r t’u pĂ«rballur me sfidat moderne tĂ« kujdesit shĂ«ndetĂ«sor. /Telegrafi/

The post UP-ja në partneritet me Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës themelojnë Qendrën për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara appeared first on Telegrafi.

Akuzohet për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë, 54-vjeçarja e arrestuar në Kavajë pritet të ekstradohet në Spanjë

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka arrestuar në Kavajë 54-vjeçaren, V.B me qëllim ekstradimin në Spanjë, pasi akuzohet nga autoritetet spanjolle, për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike.

Në njoftim thuhet se si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës dhe i shkëmbimit të informacioneve më Interpol Tiranën, u lokalizua dhe u arrestua shtetasja shqiptare V. B., 54 vjeçe, banuese në Golem.

“Kjo shtetase ishte shpallur nĂ« kĂ«rkim ndĂ«rkombĂ«tar pasi Gjykata e Sabadell, SpanjĂ«, me vendimin e datĂ«s 30.06.2025, i ka caktuar masĂ«n e sigurisĂ« ‘Arrest nĂ« burg’, pĂ«r veprat penale ‘Kultivimi i bimĂ«ve narkotike’ dhe ‘Vjedhja e energjisĂ« elektrike’, pĂ«r tĂ« cilat maksimumi i dĂ«nimit Ă«shtĂ« 6 vjet”, thuhet nĂ« njoftim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Spanjë, do të kryejë procedurat për ekstradimin e kësaj shtetaseje. /Telegrafi/

The post Akuzohet për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë, 54-vjeçarja e arrestuar në Kavajë pritet të ekstradohet në Spanjë appeared first on Telegrafi.

Sot tentativa e 52-të për konstituimin e Kuvendit, ambasadorët e shteteve mike pritet të marrin pjesë

Sot për të 52-në herë do të mblidhen deputetët për konstituimin e Kuvendit, proces ky që nuk është përmbyllur pas zgjedhjeve parlamentare të shkurtit për shkak të mosmarrëveshjeve të partive parlamentare.

Lëvizja Vetëvendosje nuk po heqë dorë nga emri i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, gjersa kryesuesi po ashtu ka vënë si pikë të rendit të ditës formimin e një Komisioni që do të mundësonte votim të fshehtë në Kuvend për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Në anën tjetër, partitë tjera, PDK, LDK e AAK kanë thënë se nuk do ta votojnë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, ndërsa po ashtu çështja e Komisionit zgjedhor nuk po arrihet në mungesë kuorumi.

E në seancë, në përpjekjen e 52-të të deputetëve për konstituimin e Kuvendit të pranishëm pritet të jenë edhe ambasadorët e shteteve mike.

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka njoftuar se duke pasur parasysh se nesër është mundësia e fundit për të konstituar Kuvendin para afatit të Gjykatës Kushtetuese, ambasadori Rohde, së bashku me kolegë të tjerë ndërkombëtarë, planifikon të marrë pjesë në seancën në parlament.

E të enjten, Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj veprimeve dhe vendimeve të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit, duke ndaluar çdo aktivitet parlamentar nga data 26 korrik 2025 deri në një vendim të mëtejmë.

NĂ« njoftimin zyrtar, Gjykata thekson se masa Ă«shtĂ« vendosur ex officio, me arsyetimin se çdo veprim pas kĂ«saj date mund tĂ« shkaktojĂ« “dĂ«me tĂ« pariparueshme pĂ«r rendin kushtetues tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s dhe funksionimin e institucioneve kyçe”.

“Gjykata vlerĂ«son se ekzistojnĂ« rrethana tĂ« interesit publik qĂ« ndĂ«rlidhen me themelimin e institucioneve shtetĂ«rore pas zgjedhjeve pĂ«r Kuvend, dhe pĂ«r kĂ«tĂ« arsye ndalimi i çdo vendimi dhe veprimi nga ana e deputetĂ«ve tĂ« zgjedhur pas 26 korrikut Ă«shtĂ« nĂ« interes publik”, thuhet nĂ« vendimin e publikuar.

Sipas Gjykatës, vendimi është marrë me qëllim ruajtjen e rendit kushtetues dhe mbrojtjen e interesave të qytetarëve të Kosovës, derisa të shqyrtohen kërkesat që kanë sjellë deri te kjo masë.

Ky vendim vjen në një periudhë të ndjeshme politike për vendin, pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, dhe pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në procesin e konstituimit të institucioneve të reja. /Telegrafi/

The post Sot tentativa e 52-të për konstituimin e Kuvendit, ambasadorët e shteteve mike pritet të marrin pjesë appeared first on Telegrafi.

Në Shqipëri temperaturat deri në 42 gradë Celsius

Shqipëria të premten do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, por pa përjashtuar kalime të pakta të vranësirave në relievet malore në verilindje.

Era me drejtim veriperĂ«ndim – verilindje me shpejtĂ«si mesatare 7 m/s, nĂ« bregdet dhe lugina hera-herĂ«s do tĂ« arrijĂ« 7-12 m/s

Deti – ValĂ«zimi forcĂ«s 1-3 ballĂ«. /Telegrafi/

The post Në Shqipëri temperaturat deri në 42 gradë Celsius appeared first on Telegrafi.

❌