Ne, profanĂ«t, gjithmonĂ« jemi joshur tĂ« dimĂ« se nga e merr lĂ«ndĂ«n e tij ky personalitet i çuditshĂ«m, krijuesi, lĂ«ndĂ« sipas idesĂ« sĂ« pyetjes qĂ« ai i drejtoi kardinalit Aristos dhe si arrin krijuesi tĂ« na prekĂ« me tĂ«, si na shkakton emocione tĂ« tilla qĂ« ne ndoshta asnjĂ«herĂ« sâdo tâi pranonim.
Interesi ynĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« rritet vetĂ«m sepse, kur e pyesim, vetĂ« krijuesi sâna jep fare informacion ose sâna jep informacion tĂ« kĂ«naqshĂ«m. Ai nuk shqetĂ«sohet aspak, kur ne e dimĂ« se edhe njohja e shkĂ«lqyer e kushteve tĂ« zgjedhjes sĂ« materialit krijues dhe e thelbit tĂ« artit krijues poetik nuk do tĂ« ndihmonte qĂ« ne vetĂ« tĂ« bĂ«heshim krijues .
Ah, sikur të gjenim të paktën te vetja ose te ca si puna jonë një veprimtari disi të afërt me veprimtarinë krijuese! Hulumtimi i saj do të jepte shpresën për të përfituar një sqarim fillestar për krijimtarinë. E me të vërtetë për këtë ekziston shansi. Po vetë krijuesit e kanë për zemër që të ngushtojnë hendekun midis veçantisë së tyre dhe qenies së zakonshme njerëzore. Ata na sigurojnë kaq shpesh se te çdo njeri fshihet një krijues dhe se krijuesi i fundit do të vdesë bashkë me njeriun e fundit.
A sâdo tĂ« duhej tĂ« kĂ«rkonim gjurmĂ«t e para tĂ« veprimtarisĂ« tashmĂ« qĂ« te fĂ«mija? Veprimtaria mĂ« e pĂ«lqyer dhe mĂ« intensive e fĂ«mijĂ«s Ă«shtĂ« loja. Ndoshta na lejohet tĂ« themi: Ădo fĂ«mijĂ« qĂ« luan sillet si krijues, kur ai krijon botĂ«n e vet ose, mĂ« saktĂ«, kur i vendos sendet e botĂ«s sĂ« vet sipas njĂ« renditjeje tĂ« re qĂ« i pĂ«lqen atij. AtĂ«here do tĂ« ishte e padrejtĂ« tĂ« mendonim se ai nuk e merr seriozisht kĂ«tĂ« botĂ«; pĂ«rkundrazi , ai e merr shumĂ« seriozisht lojĂ«n e vet dhe gjatĂ« saj pĂ«rdor pasion tĂ« madh. E kundĂ«rta e lojĂ«s nuk Ă«shtĂ« serioziteti, po realiteti. FĂ«mija e dallon shumĂ« mirĂ« botĂ«n e vet tĂ« lojĂ«rave, megjithĂ« pasionin e madh pĂ«r tĂ«, nga realiteti, dhe i orienton objektet dhe qĂ«ndrimet e tij imagjinare te sende tĂ« kapshme dhe tĂ« dukshme tĂ« botĂ«s reale. Veçse pikĂ«risht ky orientim e dallon âlojĂ«nâ e fĂ«mijĂ«s nga fantazimi.
Krijuesi bën të njëjtën gjë si fëmija që luan. Ai krijon një botë të fantazuar, të cilën e merr shumë seriozisht, d.m.th e trajton me pasion të madh duke e ndarë qartë nga realiteti. Gjuha e fikson këtë afri të lojës së fëmijës me krijimin poetik kur veprimtari të tilla krijuese që orientohen nga objektet e kapshme dhe që mund të zbatohen, i quan lojëra: lojë gazmore, lojë tragjike dhe personin që interpreton, e quan lojëtar të shfaqjes (aktor).
Por nga bota artistike joreale dalin pasoja shumë të rëndësishme për teknikën artistike, sepse shumë gjëra që si objekte reale nuk do të na jepnin kënaqësi, në kuadrin e lojës së fantazisë për dëgjuesin dhe shikuesin e krijuesin bëhen burime kënaqësie, megjithëse në fakt janë ngacmime munduese.
Për shkak të një lidhjeje tjeter le të ndalemi për një çast te kontradikta midis realitetit dhe lojës! Kur fëmija rritet dhe pushon së luajturi, kur, gjatë dhjetëvjeçarëve, megjithë seriozitetin e nevojshëm, ai është përpjekur të kapë shpirtërisht realitetet e jetës, një ditë prej ditëve mund të bjerë në një gjendje shpirtërore që rithekson kundërshtinë midis lojës dhe realitetit.
I rrituri kujton se me çfarë serioziteti të madh ushtronte dikur lojërat fëminore dhe teksa barazon veprimtaritë e tij gjoja serioze me ato lojëra fëminore, flak tej hallet e rënda të jetës dhe arrin përfitimin e kënaqësisë së butë te humori.
Pra, i rrituri pushon sĂ« luajturi, ai heq dotĂ« nĂ« dukje nga pĂ«rfitimi i kĂ«naqĂ«sisĂ« qĂ« merrte nga loja. Por kush e njeh jetĂ«n shpirtĂ«rore tĂ« njeriut, e di se pĂ«r tĂ« sâka gjĂ« mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ« se braktisja e kĂ«naqĂ«sisĂ« sĂ« provuar njĂ« herĂ«. NĂ« thelb ne nuk mund tĂ« heqim dorĂ« nga asgjĂ«, ne vetĂ«m kĂ«mbejmĂ« njĂ« gjĂ« me njĂ« tjetĂ«r. Ajo qĂ« duket si heqje dorĂ«, nĂ« fakt Ă«shtĂ« njĂ« formĂ« e zĂ«vendĂ«suar, surogate. KĂ«shtu, edhe i rrituri, kur pushon sĂ« luajturi, nuk bĂ«n gjĂ« tjetĂ«r veçse orientohet tek objektet reale, tani ai fantazon. Ai ngre kĂ«shtjella nĂ« erĂ«, bĂ«n atĂ« qĂ« quhen Ă«ndrra ditĂ«n me diell.
Unë besoj se shumica e njerëzve krijojnë fantazi gjatë jetës së tyre. Ky është një fakt që për një kohë të gjatë ka kaluar pa u vënë re dhe prandaj edhe rëndësia e tij nuk është çmuar sa duhet.
ĂshtĂ« mĂ« e vĂ«shtirĂ« tĂ« vrojtosh fantazimin e njerĂ«zve sesa lojĂ«n e fĂ«mijĂ«ve. FĂ«mija luan me tĂ« vĂ«rtetĂ« ose formon me fĂ«mijĂ«t njĂ« sistem tĂ« mbyllur psikik pĂ«r qĂ«llimet e lojĂ«s, por nĂ« qoftĂ« se sâdo tâua hedhĂ« tĂ« rriturve, atĂ«herĂ« nuik e fsheh lojĂ«n e tij prej tyre. Por tĂ« rriturit i vjen turp pĂ«r fantazitĂ« e veta dhe i fsheh ato prej tĂ« tjerĂ«ve. Ai i mban ato si intimitetet e veta personale.
Si rregull, ai do tĂ« pohonte mĂ« lehtĂ« krimet e tij sesa tĂ« shprehte fantazitĂ« e tij. Ka tĂ« ngjarĂ« qĂ« njeriu qĂ« krijon fanatzi tĂ« tilla, tâi mbajĂ« ato vetĂ«m pĂ«r vete, duke mos parandier mbi pĂ«rhapjen e pĂ«rgjithshme edhe te tĂ« tjerĂ«t tĂ« krijimeve plotĂ«sisht tĂ« ngjajshme. Kjo sjellje e ndryshme e atij luan nga ai qĂ« fantazon, e ka argumentimin e qetĂ« tĂ« fortĂ« nĂ« motivet e dy veprimtarive.
Loja e fĂ«mijĂ«s dirigjohet nga dĂ«shirat, nĂ« thelb, nga njĂ« dĂ«shirĂ« qĂ« e ndihmon edukimin e fĂ«mijĂ«s, pra, nga dĂ«shira pĂ«r tĂ« qenĂ« i madh, i rritur. FĂ«mija luan gjithmonĂ« rolin e tĂ« madhit. Ai nĂ« lojĂ« imiton atĂ« qĂ« sheh nga jeta e tĂ« mĂ«dhenjve. Ai nuk ka asnjĂ« arsye ta fshehĂ« kĂ«tĂ« dĂ«shirĂ«. ĂshtĂ« ndryshe i rrituri. Nga njĂ«ra anĂ« ky e di se prej tij sâpritet mĂ« qĂ« tĂ« luajĂ« ose tĂ« fantazojĂ«, por qĂ« tĂ« veprojĂ« nĂ« botĂ«n reale dhe, nga ana tjetĂ«r, dĂ«shirat e krijuara prej fantazive tĂ« tij kanĂ« synime qĂ« sâĂ«shtĂ« aspak e nevojshme tâi fshehĂ«sh. Prandaj ai ka turp dhe e shikon si fĂ«mijĂ« dhe tĂ« ndaluar fantazimin e tij.
Ju do tĂ« pyesni se nga i kemi gjetur kaq njohuri tĂ« sakta mbi fantazimin e njerĂ«zve kur ata e mbulojnĂ« atĂ« aq shumĂ«. Ka njĂ« kategori njerĂ«zish, tĂ« cilĂ«ve vĂ«rtet jo perĂ«ndia, por njĂ« perĂ«ndeshĂ« e rreptĂ«-nevoja-u ka dhĂ«nĂ« detyrĂ«n tĂ« thonĂ« ngase vuajnĂ« dhe pĂ«r çfarĂ« gĂ«zohen. KĂ«ta janĂ« psikoneurotikĂ« qĂ« duhet tâi rrĂ«fejnĂ« mjekut, prej tĂ« cilit presin shĂ«rim me anĂ« tĂ« trajtimit psikik, edhe fantazitĂ« e tyre. Nga ky burim vijnĂ« njohuritĂ« tona mĂ« tĂ« mira; prandaj ne kemi arritur nĂ« supozimin e argumentuar mirĂ« se tĂ« sĂ«murĂ«t nuk na tregojnĂ« gjĂ« tjetĂ«r veçse atĂ« qĂ« do tĂ« mĂ«sonim, edhe prej tĂ« shĂ«ndoshĂ«ve.
Le të futemi e të njohim disa tipare të fantazimit. Na lejohet të themi se i lumturi nuk fantazon kurrë, por vetëm i pakënaquri.
DĂ«shirat e paplotĂ«suara janĂ« forca shtytĂ«se e linjĂ«s sĂ« fantazive dhe çdo fantazi sâĂ«shtĂ« gjĂ« tjetĂ«r veçse njĂ« pĂ«rmbushje dĂ«shire, Ă«shtĂ« njĂ« korrekturĂ« e realitetit tĂ« pakĂ«naqshĂ«m. DĂ«shirat nxitĂ«se janĂ« tĂ« ndryshme sipas seksit, karakterit dhe rrethanave tĂ« jetĂ«s tĂ« personit qĂ« fanatzon. MegjithatĂ« ato mund tĂ« grupohen qetĂ«sisht nĂ« dy drejtime kryesore. Ato janĂ« ose dĂ«shira ambicioze, tĂ« cilat shĂ«rbejnĂ« ngritjes sĂ« personit, ose dĂ«shira erotike. Te femra nĂ« moshĂ« tĂ« re sundojnĂ« pothuajse pa pĂ«rjashtim dĂ«shirat erotike, sepse, si rregull, ambicja e saj pĂ«rbĂ«het nga synimi pĂ«r dashuri. Te burri nĂ« moshĂ« tĂ« re, krahas dĂ«shirave erotike, janĂ« mjaft tĂ« rĂ«ndĂ«sishme edhe dĂ«shirat egoiste dhe ambicioze.
Megjithatë ne nuk duam të theksojmë antagonizmin e dy drejtimeve, përkundrazi, duam të theksojmë më shumë bashkimin e shpeshtë të tyre. Siç shihet, si në një cep të shumë pikturave në altare te portreti i dhuruesit, edhe në ndonjë kënd të shumicës së fantazive ambicioze ne mund të zbulojmë zonjën, për hir të së cilës fanatazisti kryen gjithë aktet heroike dhe së cilës ia kushton gjithë sukseset e tij. Ju do ta kuptoni se këtu paraqiten motive mjaftë të forta për të shpjeguar fshehjen.
Femrës së edukuar i lejohet vetëm një minimum i nevojave erotike dhe i riu duhet që për hir të përfshirjes në shoqëri kaq të pasur në individë me kërkesa të ngjashme të larta, të mësojë të ndrydhë teprinë e ndjenjës së dinjitetit, ndjenjë që e merr qysh nga përkëdheljet e fëminisë.
Produktet e kĂ«saj veprimtarie fantazuese, pra, fantazitĂ« e veçanta, kĂ«shtjellat e erĂ«s ose Ă«ndrrat nĂ« ditĂ«t me diell nuk duhet tâi pĂ«rfytyrojmĂ« si tĂ« ngrira dhe tĂ« pandryshueshme. Ato u pĂ«rshtatn mbresave tĂ« ndryshme tĂ« jetĂ«s, ndryshojnĂ« nĂ« çdo lĂ«kundje tĂ« situatave tĂ« jetĂ«s, marrin nga çdo pĂ«rshtypje e re vepruese tĂ« ashtuquajturĂ«n shenjĂ« tĂ« kohĂ«s.
Raporti i fantazisë me kohën është me shumë rëndësi. Mund të thuhet se fantazia luhatet pothuajse midis tri monumenteve kohore të përfytyrimit tonë.
Veprimtaria shpirtërore merr shkas nga një mbresë aktuale ose nga ndonjë rast i tanishëm që qe në gjendje të zgjonte një nga dëshirat e mëdha të personit, i kthehet që këtu kujtimit të një përjetimi të kaluar. Pra, e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja duken sikur të jenë shkruar njëra pas tjetrës në gjalmin e kalimit për te dëshira.
Shembulli mĂ« banal mund tâjua sqarojĂ« idenĂ« time.
Merrni rastin e një djaloshi të varfër dhe bonjak, të cilit i keni dhënë adresën e një punëdhënësi: ai mund të shohë një ëndërr me sy hapur që lind në përshtatje me situatën e tij. Përmbajtja e kësaj fantazie do të jetë afërsisht e tillë: djali pranohet në punë; shefi i ri e pëlqen atë; djali bëhet i domosdoshëm për biznesin dhe jetën në familjen e pronarit; martohet me vajzën tërheqëse të tij dhe drejton biznesin, së pari, bëhet bashkëpronar e më vonë pasardhës i të zotit.
Gjatë fantazimit ëndërrimtar ai përtërin atë që ka zotëruar në fëmininë e tij të lumtur: shtëpinë që e strehonte, prindërit e dashur dhe objektet e para të simpatisë së tij të dhimbsur. Ju shihni në një shembull të tillë se si dëshira shfrytëzon një rast të së tashmes për të skicuar sipas modelit të së kaluarës një portret të së ardhmes.
Do tĂ« kishte ende lloj â lloj gjĂ«ra pĂ«r tĂ« thĂ«nĂ« mbi fantazinĂ«, por dua tĂ« mjaftohem me sa mĂ« pak aluzione. Harlisja dhe fuqizimi i fantazive krijojnĂ« kushtet pĂ«r degradim nĂ« neurozĂ« ose psikozĂ«.
Fantazitë janë gjithashtu hapat e parë shpirtërorë të simptomave të vuajtjeve të ardhshme, për të cilat ankohen të sëmurët tanë.
Këtu dëgëzohet një rrugë anësore e gjerë që të çon te patologjia.
Por unĂ« nuk mund tĂ« lĂ« mĂ«njanĂ« lidhjen e fantazive me Ă«ndrrĂ«n. Edhe Ă«ndrrat tona tĂ« natĂ«s sâjanĂ« gjĂ« tjetĂ«r veçse fantazi tĂ« tilla, siç e kemi bĂ«rĂ« evidente nĂ«pĂ«rmjet interpretimit tĂ« Ă«ndrrave.
Gjuha me urtĂ«sinĂ« e saj tĂ« pashoqe i ka dhĂ«nĂ« pĂ«rgjigje prej kohĂ«s pyetjes mbi natyrĂ«n e Ă«ndrrave kur i quajti krijimet e nxituara tĂ« fantazuesve Ă«ndrra me sy hapur. NĂ«se megjithĂ« kĂ«tĂ« udhĂ«zim ndihmĂ«s mĂ« sĂ« shumti na mbetet i paqartĂ« kuptimi i Ă«ndrrave, kjo vjen ngaqĂ« dĂ«shira tĂ« tilla, nga tĂ« cilat kemi turp tâia fshehim vetvetes, tĂ« cilat i shtyjmĂ« duke i shtypur nĂ« pavetĂ«dije, pra, kĂ«to dĂ«shira te ne gjallĂ«rohen gjatĂ« natĂ«s. DĂ«shira tĂ« tilla tĂ« shtypura dhe derivatet e tyre nuk meritojnĂ« asgjĂ« tjetĂ«r veçse njĂ« shprehje tĂ« shtrembĂ«ruar keq. Pasi punimet shkencore arritĂ«n shpjegimin e shtrembĂ«rimit tĂ« Ă«ndrrave, nuk Ă«shtĂ« me e vĂ«shtirĂ« tĂ« dallosh se Ă«ndrrat e natĂ«s janĂ« po tĂ« tilla pĂ«rmbushje dĂ«shirash, siç janĂ« Ă«ndrrat me sy hapur dhe fantazitĂ« e njohura mirĂ« nga ne tĂ« gjithĂ«.
Tâi lĂ«mĂ« fantazitĂ«, le tĂ« hidhemi te krijuesi!
A na lejohet tĂ« bĂ«jmĂ« me tĂ« vĂ«rtetĂ« pĂ«rpjekjen pĂ«r ta krahasuar krijuesin me Ă«ndĂ«rrimtarin ditĂ«n me diell dhe krijimet e tij tâi krahasojmĂ« me Ă«ndrrat me sy hapur? âKĂ«tu tĂ« gĂ«rryen shpirtin, sĂ« pari, njĂ« dallim.
Ne duhet të veçojmë krijuesit që e marrin lëndën e gatshme nga epikat dhe tragjikat e lashta, nga ata krijues që duket se i shpikin nga mendja lëndën e tyre. Le të qëndrojmë te krijuesit e fundit dhe për krahasimin tonë të mos kërkojmë ata krijues që vlerësohen më shumë nga kritiku për tregimet, romanet, novelat dhe historitë modeste e që prandaj kanë edhe lexuesit më të shumtë e më të zellshëm.
NĂ« krijimet e kĂ«tyre tregimtarĂ«ve para sĂ« gjithash na bie nĂ« sy njĂ« tipar; ata tĂ« gjithĂ« kanĂ« njĂ« hero, qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« qendĂ«r tĂ« interesit, pĂ«r tĂ« cilin krijuesi pĂ«rpiqet me tĂ« gjitha mjetet tĂ« fitojĂ« simpatinĂ« tonĂ« dhe duket se e mbron me njĂ« synim tĂ« veçantĂ«. NĂ«se unĂ« e lĂ« leximin e nĂ« kapitulli tĂ« ndonjĂ« romani me heroin kryesor pa ndjenja dhe me gjakun qĂ« rrjedh nga plagĂ«t e rĂ«nda, jam i sigurtĂ« se nĂ« fillim tĂ« kapitullit tjetĂ«r do ta gjej nĂ« trajtimin mĂ« tĂ« kujdesshĂ«m dhe nĂ« rrugĂ«n e shĂ«rimit. NĂ«se volumi i parĂ« i librit pĂ«rfundon me mbytjen e anijes ku gjendej heroi ynĂ« nga stuhitĂ« nĂ« det, jam i sigurtĂ« se nĂ« fillim tĂ« volumit tĂ« dytĂ« do tĂ« lexojmĂ« pĂ«r shpĂ«timin e mrekullueshĂ«m tĂ« tij, sepse pa tĂ« sâdo tĂ« kishte kuptim romani.
Ndjenja e sigurisĂ«, me tĂ« cilĂ«n unĂ« shoqĂ«roj heroin nĂ« fatin e tij tĂ« rrezikshĂ«m, Ă«shtĂ« e njĂ«jta ndjenjĂ« , me tĂ« cilĂ«n hidhet nĂ« ujĂ« njĂ« hero i vĂ«rtetĂ« pĂ«r tĂ« shpĂ«tuar njĂ« njeri qĂ« po mbytet ose i del ballĂ« zjarrit armik pĂ«r tĂ« sulmuar baterinĂ« e tij, Ă«shtĂ« njĂ« ndjenjĂ« e mirĂ«filltĂ« heroike, sĂ« cilĂ«s njĂ«ri prej krijuesve tanĂ« mĂ« tĂ« mirĂ« i ka dhuruar shprehjen e lezeçme: âNuk mund tĂ« ndodhĂ« se ky tipar demaskues i pazĂ«vĂ«ndĂ«sueshĂ«m dallohet pa mundim-madhĂ«ria e tij Uni, heroi i tĂ« gjithĂ« Ă«ndrrave me sy hapur dhe i gjithĂ« romaneve.
Edhe karakteristika të tjera tipike të këtyre tregimeve egocentrike rrëfejnë të njëjtën afri. Kur vazhdimisht gjithë gratë e romanit bien në dashuri me heroin e romanit, por kjo zor se mund të merret si përshkrim i realitetit, mund të kuptohet lehtë si rrethanë e nevojshme e ëndrrës me sy hapur. Po ashtu personazhet e tjera të romanit ndahen prerë në të mirë dhe në të këqinj duke braktisur larminë e karaktereve njerëzore që vërehen në realitetin tonë: Të mirët janë ata që ndihmojnë, kurse të këqinjtë janë armiq dhe konkurentë të Unit të bërë hero.
Ne nuk e ngatĂ«rrojmĂ« kurrsesi dhe e kuptojmĂ« se shumĂ« krijime letrare qĂ«ndrojnĂ« shumĂ« larg modelit tĂ« Ă«ndrrĂ«s naĂve me sy hapur, por unĂ« nuk mund tĂ« frenoj dot hamendjen se edhe shmangjet mĂ« ekstreme mund tĂ« hidhen nĂ« kĂ«tĂ« model nĂ«pĂ«rmjet njĂ« radhĂ« rrugĂ«kalimesh pa tĂ« çara. Edhe mĂ« shumĂ« romane tĂ« quajtura psikologjike mĂ« ka rĂ«nĂ« nĂ« sy qĂ« vetĂ«m njĂ« personazh, pĂ«rsĂ«ri heroi, pĂ«rshkruhet nga ndjenjat e brendshme. NĂ« shpirtin e tij si tĂ« thuash, krijuesi i shikon personazhet e tjera nga jashtĂ«.
Romani psikologjik në përgjithësi ia di për nder veçantinë e vet prirjes së krijuesit modern për të ndarë Unin e tij nëpërmjet vrojtimit të vetvetës, në Un të pjesshëm dhe si pasojë e kësaj rrymat e konflikteve të jetës së tij shpirtërore i personifikon në shumë heronj.
NĂ« njĂ« kontrast krejt tĂ« veçantĂ« me tipin e Ă«ndrrave me sy hapur duket se janĂ« ato romane, tĂ« cilat mund tâi emĂ«rtonim ekscentrike, ku personazhi i futur si hero i romanit luan rolin mĂ« tĂ« vogĂ«l veprues, porse njĂ« spektaor shikon tĂ« kalojnĂ« para tij veprimet dhe vuajtjet e tĂ« tjerĂ«ve. Romane tĂ« tilla ka shumĂ«, si p.sh romanet e fundit tĂ« Zolas. MegjithatĂ« duhet tĂ« vĂ« nĂ« dukje se analiza psikologjike e individĂ«ve jokrijues qĂ« devijojnĂ« nga e ashtuquajtura normĂ«, na ka bĂ«rĂ« tĂ« njohur lloje tĂ« Ă«ndrrave me sy hapur tĂ« ngjajshme me krijimin poetik; qĂ« njĂ« fantazi tĂ« jetĂ« vlefshme, para sĂ« gjithash duhet tĂ« shfaqet nĂ« ndonjĂ« mĂ«nyrĂ« frutdhĂ«nĂ«se. Le tĂ« pĂ«rpiqemi tĂ« zbatojmĂ« tezĂ«n e formuluar prej nesh pĂ«r lidhjen e fantazisĂ« me tre komponentĂ«t e kohĂ«s dhe me dĂ«shirat e pĂ«rshkruara me veprat e krijuesit dhe tĂ« studiojmĂ« me ndihmĂ«n e kĂ«saj teze lidhjet midis tij dhe jetĂ«s sĂ« krijuesit tĂ« tij.
Si rregull, kur i futesh këtij problemi, nuk ka ide pritëse. Shpesh këto njohuri që morëm te fanatzitë, do të prisnin dukurinë e mëposhtme: Një përjetim i fortë aktual zgjon te krijuesi kujtimet e një përjetimi të hershëm që në të shumtën i përket fëminisë, nga i cili del dëshira që plotësohet me anë të krijmit. Te krijimi dallohen si elementët e shkakut të freskët, ashtu edhe elementët e kujtimit të vjetër.
Mos u tmerroni nga kjo formulĂ« e ndĂ«rlikuar! Ma ha mendja se nĂ« realitet ajo do tĂ« shfaqet si njĂ« skenĂ« tepĂ«r e varfĂ«r, por megjithatĂ« nĂ« tĂ« pĂ«rmbahet pĂ«rqasja e parĂ« me gjendjen reale dhe pas disa pĂ«rpjekjeve qĂ« kam ndĂ«rmarrĂ«, do tĂ« isha i mendimit se njĂ« mĂ«nyrĂ« e tIllĂ« e kundrimit tĂ« krijimeve letrare sâmund tĂ« rezultojĂ« shterpĂ«. Ju ndoshta nuk harroni tĂ« theksoni sa i habitshĂ«m Ă«shtĂ« kujtimi i fĂ«minisĂ« nĂ« jetĂ«n e krijuesit, gjĂ« qĂ«, nĂ« fund tĂ« fundit, rrjedh nga premisa se krijimi, ashtu si dhe Ă«ndrra me sy hapur, Ă«shtĂ« vazhdim dhe zĂ«vendĂ«sim i lojĂ«s sĂ« dikurshme fĂ«minore.
TĂ« mos harrojmĂ« tâi rikthehemi asaj klase krijimesh ku nuk shihen vepra tĂ« lira, pĂ«rkundrazi pĂ«rpunime tĂ« lĂ«ndĂ«ve tĂ« gatshme dhe tĂ« njohura. Edhe kĂ«tu krijuesit i mbetet njĂ«farĂ« pavarĂ«sie, e cila shprehet nĂ« pĂ«rzgjedhjen e lĂ«ndĂ«s dhe shpesh nĂ« modifikimin e gjerĂ« tĂ« saj. NĂ« rast se lĂ«nda ekziston, ajo buron nga thesaret folklorike, psikologjike, qĂ« kurrsesi nuk kanĂ« shterruar, por, p.sh, mitet, ka plotĂ«sisht tĂ« ngjarĂ« qĂ« atoi tâu pĂ«rgjigjen mbeturinave tĂ« shtrembĂ«ruara tĂ« fantazive tĂ« dĂ«shirave tĂ« kombeve tĂ« tĂ«ra, pra, Ă«ndrrave shekullore tĂ« njerĂ«zimit tĂ« sapoformuar.
Ju do tĂ« thoni se ju kam shpjeguar shumĂ« mĂ« tepĂ«r pĂ«r fantazitĂ« sesa pĂ«r krijuesin, , tĂ« cilin e kam vĂ«nĂ« edhe nĂ« titullin e ligjĂ«ratĂ«s sime. E di dhe pĂ«rpiqem tĂ« shfajĂ«sohem duke ju treguar shkallĂ«n e njohurive tona. UnĂ« isha nĂ« gjendje vetĂ«m tâju jepja nxitje dhe tâju bĂ«ja thirrje, tĂ« cilat nga sundimi i fantazive kalojnĂ« nĂ« problemin e zgjedhjes sĂ« materialit letrar. Problemin tjetĂ«r se me çâmjete i realizon krijuesi, nĂ«pĂ«rmjet veprave tĂ« tij, efektet e ngacmimit te ne, sâe prekĂ«m aspak. TĂ« paktĂ«n unĂ« dĂ«shiroj tâju tregoj ende se cila rrugĂ« tĂ« çon nga diskutimet tona pĂ«r fantazitĂ« deri te problemet e efekteve poetike. Juve ju kujtohet kur thamĂ« se Ă«ndĂ«rrimtari me sy hapur i fsheh me kujdes fantazitĂ« e tij nga tĂ« tjerĂ«t, sepse ai ka arsyet e tij.
UnĂ« do tĂ« shtoja se edhe nĂ«se do tĂ« na i shpallte fantazitĂ« e tij nga tĂ« tjerĂ«t, sepse ai ka arsyet e tij. UnĂ« do do tĂ« shtoja se edhe nĂ«se do tĂ« na i shpallte fantazitĂ«, nuk do tĂ« na shkaktonte ndonjĂ« kĂ«naqĂ«si nĂ«pĂ«rmjet zbulimeve tĂ« tilla. Pasi tâi kemi mĂ«suar ato, do tĂ« na vijĂ« neveri ose e shumta do tĂ« mbetemi tĂ« ftohtĂ« ndaj tyre. Por nĂ«se krijuesi nga e ekzekuton lojĂ«n e tij ose na lexon ato qĂ« ne priremi tâi shpjegojmĂ« si Ă«ndrrat e tij personale me sy hapur, ndiejmĂ« njĂ« kĂ«naqĂ«si tĂ« madhe qĂ« ndoshta del nga shumĂ« burime. Se si e arrin krijuesi kĂ«tĂ«, Ă«shtĂ« sekreti i tij mĂ« i veçantĂ«. NĂ« teknikĂ«n e kapĂ«rcimit tĂ« asaj neverie, e cila sigurisht ka tĂ« bĂ«jĂ« me kufizimet qĂ« zĂ«nĂ« fill midis çdo Uni tĂ« veçuar dhe tĂ« tjerĂ«ve, ndodhet Artpoetica e vĂ«rtetĂ«. Ne mund tĂ« gjejmĂ« dy lloj mjetesh tĂ« kĂ«saj teknike. Krijuesi e zbut karakterin e Ă«ndrrĂ«s egoiste me sy hapur nĂ«pĂ«rmjet modifikimeve dhe eufemizmave dhe na bĂ«n pĂ«r vete nĂ«pĂ«rmjet pĂ«rfitimit tĂ« pastĂ«r formal d.m.th. estetik.
ShkĂ«putur nga libri i Sigmund Frojd: âMbi letĂ«rsinĂ« dhe artetâ/KultPlus.com