KĂ«rkesa pĂ«r pasuri tĂ« paluajtshme nĂ« zonat bregdetare nga Golemi nĂ« Qerret, VlorĂ«, RradhimĂ«, Orikum dhe SarandĂ« vazhdon tĂ« dominohet nga shtetas tĂ« huaj, kryesisht nga vendet pa dalje nĂ« det nĂ« EuropĂ« si Ăekia, Polonia dhe Hungaria.
Drejtuesi i agjencisĂ« imobiliare âCentury 21â Jonian Antoni mĂ« herĂ«t pohoi se nĂ« tĂ«rĂ«si te zonat bregdetare 90% e shitjeve bĂ«het te blerĂ«s tĂ« huaj. KĂ«rkesa dominohet pĂ«r prona tĂ« tipologjive 1+1 dhe 2+1 me vlerĂ« shitje nga 80 mijĂ« euro deri nĂ« 300 mijĂ« euro.
Rreth 70% e blerësve të huaj, pronat e blera në bregdet sipas zotit Antoni i përdorin për disa javë pushime në vit, dhe pjesa e mbetur e vitit shfrytëzohet për investim nëpërmjet qirasë ditore.
Kjo kërkesë ka sjellë rritje të ndjeshme të çmimeve gjatë vitit 2025. Në përgjithësi, pasuritë në bregdet janë shtrenjtuar ndjeshëm në vitin 2025, me rritje që variojnë nga 20 deri në 67%, duke reflektuar një treg aktiv të orientuar kryesisht nga blerës të huaj.
Vlorë
Nga rritja e kërkesës së të huajve, sivjet shtrenjtimet më të larta në çmime u regjistruan në zona, si: Lungomare, Rradhimë dhe Orikum, në Vlorë.
Në vijën e dytë të ndërtimit në Lungomare, çmimet e shitjes janë rritur me 33 deri në 67% krahasuar me një vit më parë.
Sipas të dhënave të agjencive të shitblerjes së pasurive të paluajtshme nga 1,500 euro për metër katror që u shitën vjet pronat në Lungomare, për 2025 çmimi varioi nga 2,000 deri në 2,500 euro për metër katror.
Në vijën e parë të ndërtimit, çmimet arritën 2,500 deri në 3,500 euro për metër katror, për shkak të mungesës së ofertës dhe kërkesës së lartë.
ZonĂ«s sĂ« RradhimĂ«s prej 2023 vijojnĂ« tâi shtohen projektet rezidenciale. Ămimet e shitjes variojnĂ« nga 2,000 deri nĂ« 3,000 euro pĂ«r metĂ«r katror, krahasuar me 1,500â2,000 euro qĂ« ishin nĂ« 2024, qĂ« pĂ«rfaqĂ«son njĂ« rritje prej 20 deri nĂ« 33%.
Në Orikum, çmimet e apartamenteve të kategorisë së ulët janë rritur nga 800 në 1,300 euro për metër katror (rritje prej 63%), ndërsa çmimet maksimale kanë mbetur në nivelin e 1,500 euro për metër katror.
Kjo zonë po preferohet për blerje pronash edhe nga emigrantët, kryesisht atyre që jetojnë në Itali, që e shfrytëzojnë apartamentin për pushimet verore.
Aurela Xhaferaj, agjente real estate pranĂ« agjencisĂ« âCentury 21 Aulonaâ tha mĂ« herĂ«t se 90% e kĂ«rkesĂ«s pĂ«r prona nĂ« kĂ«to zona vjen nga shtetas tĂ« huaj, kryesisht italianĂ« dhe emigrantĂ« shqiptarĂ« qĂ« jetojnĂ« jashtĂ« vendit.
Znj. Xhaferaj theksoi se së shumti blerjet bëhen për qëllime investimi, si për dhënie me qira në platforma si Airbnb apo Booking.com, ashtu edhe për rishitje në të ardhmen.
âRritja e çmimeve Ă«shtĂ« ndikuar drejtpĂ«rdrejt nga kĂ«rkesa e lartĂ« pĂ«r prona, veçanĂ«risht nga tĂ« huajt kryesisht shtetas italianĂ« dhe emigrantĂ«tâ thotĂ« Xhaferaj
Teksa blerësit vendas mbeten të fokusuar për prona me çmime të ulëta nga 800 deri 1,000 euro për metër katror, në zonën urbane të Vlorës.
Sarandë
Prej disa vitesh Saranda po përjeton shtrenjtim çmimesh të pronave nga shtimi i kërkesës së të huajve. Edhe në këtë qytet 90% e blerjeve kryesohen nga të huajt.
Në Sarandë këtë verë çmimet e shitjes për apartamente në ndërtimet e reja me afërsi deri 1,000 metra nga deti u ofruan me çmime 2000 deri 2,500 euro për metër katror.
Në vijën e parë çmimet kanë arritur 3,000 deri 3,500 euro për metra katror. Në resorte apartamentet po shiten me çmime 4,000 euro për metër katror.
Për agjentët e tregut të pasurive të paluajtshme tendenca në rritje e kërkesës për prona nga turistët e huaj ka ndikuar në pakësimin e ofertës dhe rritjen e çmimeve.
Por shtrenjtimet e çmimeve kanë bërë, sipas agjencive vendase imobiliare, që kërkesa për prona nga të huajt të hyjë në vitin e dytë të rënies.
Eron Ăumani drejtues i âSaranda Propertyâ njĂ« prej agjencive imobiliare mĂ« tĂ« vjetra nĂ« qytet mĂ« herĂ«t pĂ«r Monitor tha se nĂ« 2025 kĂ«rkesa ka rĂ«nĂ« 30% krahasuar me 2024.
Ndërsa vjet kërkesa u tkurr 50% krahasuar me 2023.
Edhe Ilir Konomi drejtues i âAlbanian Property Groupâ agjenci imobiliare nĂ« SarandĂ« tha se finalizimi pĂ«r transaksione shitjeje Ă«shtĂ« mĂ« i ulĂ«t se vjet, nga çmimet e larta.
Sipas zotit Konomi prej të huajve synohet të blihen prona me çmime shitjeje nën 2,000 euro.
Por Jonian Antoni nga âCentury 21â tha mĂ« herĂ«t se nĂ« tĂ«rĂ«si kĂ«rkesa pĂ«r prona nĂ« bregdetin shqiptar mbetet e lartĂ« e nxitur nga çmimet konkurruese krahasuar me rajonin.
Golem
Edhe nĂ« Golem kĂ«rkesa pĂ«r vijon tĂ« kryesohet prej shtetasve tĂ« huaj. Arjan Gjuzi agjent imobiliar nga âCentury 21 EONâ sĂ« mĂ« tepĂ«r nĂ« Golem preferojnĂ« tĂ« blejnĂ« apartamente shtetasit çekĂ«, polakĂ« dhe hungarezĂ«.
Sipas tij, tĂ« huajt mĂ« tepĂ«r i bĂ«jnĂ« blerjet pĂ«r qĂ«llime investimi, pĂ«r tâi dhĂ«nĂ« me qira ditore.
Për shkak të kërkesës në rritje dhe pakësimit të ofertës çmimet e shitjes së apartamenteve në vijën e parë në Golem arritën 2,000 euro për metër katror. Rritja ishte 33% krahasuar me 2024.
PranĂ« zonĂ«s së âShkĂ«mbit tĂ« KavajĂ«sâ çmimet e pronave u rritĂ«n 11% krahasuar me vjet. Ămimi i shitjes arriti 2,000 euro pĂ«r metĂ«r katror nga 1,700 euro pĂ«r metĂ«r katror qĂ« ishte nivel maksimal pĂ«r 2024.
Edhe çmimet e pronave brenda qytetit të Durrësit mbeten të larta, në nivelet 2,000 deri në 2,500 euro për metër katror. Sipas agjentit imobiliar Arian Gjuzi, këto çmime të larta ndikohen nga oferta e kufizuar dhe kërkesa e qëndrueshme.
Për shkak të çmimeve të larta për gati 1 dekadë kërkesa nga vendasit në Golem qëndroi me tkurrje. Vetëm sivjet për shkak të ofrimit të shitjeve me këste, vendasit u janë rikthyer blerjeve.
Ămimet nĂ« Qerret nĂ« rritje deri 40%, dominon kĂ«rkesa nga tĂ« huajt
Edhe për zonën e Qerretit shtrenjtimi i çmimeve të apartamenteve vijoi edhe për 2025. Sipas të dhënave të agjencive imobiliare, në vijën e parë të ndërtimit çmimet arritën deri në 2,000 euro për metër katror, apo 33% më shumë krahasuar me vitin e kaluar.
Në vijën e dytë çmimet shkojnë deri në 1,700 euro për metër katror, që përfaqëson një rritje prej rreth 40% krahasuar me 2024-n.
Në ndërtimet e reja në Qerret, pranë fshatrave turistike, çmimet e shitjes variojnë nga 1,000 deri në 1,400 euro për metër katror.
Sipas ekspertëve të tregut të pasurive të paluajtshme, rritja e çmimeve është ndikuar nga kërkesa në rritje, kryesisht nga shtetas të huaj.
Nga ana tjetër, oferta në treg është përmirësuar në aspektin e zhvillimit urbanistik, me ndërtimin e rezidencave banimi me 5 deri në 7 kate, të pajisura me ambiente pishine dhe gjelbërim.
Arian Gjuzi nga agjencia âCentury 21 EONâ pohon se rreth 90% e ndĂ«rtimeve nĂ« kĂ«tĂ« zonĂ« po blihen nga tĂ« huaj, kryesisht pĂ«r shtĂ«pi pushimi dhe qĂ«llime investimi, ndĂ«rsa kĂ«rkesa nga vendasit mbetet e ulĂ«t.
Për shkak të kërkesës së lartë në këtë zonë, pritet që në vitet e ardhshme çmimet të rriten edhe me 20 deri në 30%./Monitor
The post Kërkesa nga të huajt ka shtrenjtuar çmimet e apartamenteve në bregdet appeared first on Albeu.com.