Gol dhe asistim – Baton Zabërgja i jep fitoren Dinamos në Ligën e Konferencës
Dinamo City ka shënuar fitore si mysafir ndaj Atletic Escalades me rezultat 2-1, në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Ligës së Konferencës.
Për Dinamon e trajneri Ilir Daja ishte debutim për këtë sezon në Evropë, pasi pushuan në rrethin e parë.
Klubi nga Andorra e mbylli në epërsi pjesën e parë me një gol të shënuar nga Nayry Vieira në minutën e 43-të.
Por me të filluar pjesa e dytë, Dinamo vazhdoi me sulme dhe në minutën e 65-të arriti t’i barazojë shifrat.
Ishte Baton Zabërgjës, që gjeti rrjetën për 1-1, duke u konfirmuar si lojtari më i rëndësishëm i dinamovitëve.
Talenti i madh i Kosovës, asistoi në minutën e 86-të për Eridon Qardakun, që shënoi për 2-1, me klubin tiranas që mori epërsinë në këtë përballje.
Gjyqtari akordoi gjashtë minuta shtesë në këtë ndeshje, ku rezultati nuk ndryshoi deri në fund.
Dinamo City mori një fitore të madhe si mysafir, para ndeshjes kthyese që zhvillohet pas një jave në Shqipëri. /Telegrafi/
The post Gol dhe asistim – Baton Zabërgja i jep fitoren Dinamos në Ligën e Konferencës appeared first on Telegrafi.