Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Pacolli: Koha për reflektim të thellë në politikën kosovare, Kosova nuk e meriton këtë ngecje

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se është koha për reflektim të thellë në politikën kosovare.

Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “po jetojmë një kohë kur politika në Kosovë u kthyar në luftë te brendshme për pushtet, sesa si përpjekje për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët”.

“Kemi humbur drejtimin strategjik, ndërsa partitë politike – në pushtet dhe në opozitë – po sillen si në fushatë të përhershme. Dialogu me Serbinë ka stagnuar, integrimi evropian është larg, dhe qytetarët po lodhen nga premtimet e pambajtura”, ka pohuar ai.

Mes tjerash, ai ka shtuar se institucionet tona kanë nevojë për llogaridhënie, për më transparencë, pa arrogancë politike.

“Te gjyqësori ka pretendime ndërhyrjeje, ai nuk funksionon lirshem, korrupsioni është shumë i pranishem nëpër indtitucione, e të rinjtë po largohen nga vendi sepse nuk shohin shpresë”, ka theksuar ai.

Tutje, ai ka pohuar se Kosova nuk e meriton këtë ngecje.

“Ajo meriton politikë që i shërben qytetarit, jo vetes. Meriton unitet kur është fjala për interesa madhore kombëtare. Nuk ka kohë për ego personale apo për gjuhë përçarëse.

Sot, më shumë se kurrë, na duhet një veprim politike i dikujtë që dëgjon, reflekton dhe vepron me përgjegjësi. Sepse vetëm atëherë mund të flasim për të ardhmen me”./Telegrafi/

The post Pacolli: Koha për reflektim të thellë në politikën kosovare, Kosova nuk e meriton këtë ngecje appeared first on Telegrafi.

Prokuroria e Fierit sqaron gjithë dinamikën e vrasjes së babait nga e bija

Prokuroria e Fierit ka sqaruar edhe një herë të gjithë dinamikën e vrasjes së Anesti Ramës dhe hetimet që çuan në zbulimin e krimit të rëndë e autorëve të dyshuar.

Vrasja e Anesti Ramës është regjistruar nga Prokuroria e Fierit për dy vepra të rënda penale ndaj tre shtetasve, që akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, masakruan 56-vjeçarin në fshatin Frashër.

Në një njoftim shterues, organi i akuzës në Fier sqaron të gjithë dinamikën e ngjarjes që tronditi opinionin publik, nga njoftimi i sallës operative të policisë, te tentativa për ta fshehur ngjarjen si vdekje aksidentale për shkak të rrëzimit në tualetin e banesës.

Kur ambulanca shkoi në banesën e familjes Rama, viktima ishte i veshur me kostum dhe këmishë për qëllime ceremoniale dhe ishte pastruar edhe vendi i ngjarjes, thotë Prokuroria e Fierit.

Vajza e viktimës, Emanilda Rama, tashmë akuzohet për “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” në bashkëpunim, ndërsa e ëma e saj dhe gruaja e viktimës, Valbona Rama, për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Po ashtu, u ndalua me iniciativë shtetasi Çlirim Dogani, i dyshuar për bashkëpunim në vrasje, pasi dyshohet se kishte raport intim me vajzën e viktimës.

Prokuroria kërkoi dhe mori miratimin nga gjykata për masën e sigurisë “arrest në burg” për të tre personat nën hetim.

Për zbardhjen e ngjarjes janë përdorur edhe teknikat speciale hetimore, duke siguruar prova të pakontestueshme për vrasjen makabre./euronewsalbania/

 

The post Prokuroria e Fierit sqaron gjithë dinamikën e vrasjes së babait nga e bija appeared first on Telegrafi.

Të dhënat e fundit për vendkalimet kufitare, kolona te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë

Po vazhdojnë kolonat në pikën kufitare Dheu i Bardhë dhe Muçibabë.

Të dhënat e fundit, të përditësuara në ora 13:00, tregojnë se kolonat në hyrje të kësaj pike arrijnë deri në 1500 metra, me pritje deri në 2 orë për të hyrë në Kosovë, transmeton Telegrafi.

Po ashtu, për ata që po dalin nga Kosova përmes kësaj pike pritja është deri në 90 minuta.

Kolona ka edhe në pikën kufitare të Muçibabës, ku qytetarët po presin deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë.

Pikat tjera janë më të lira për qarkullim dhe nuk raportohet për kolona të gjata./Telegrafi/

 

The post Të dhënat e fundit për vendkalimet kufitare, kolona te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë appeared first on Telegrafi.

Kurti: Investime jetike për infrastrukturën tonë kritike, kanali i Ibër Lepencit po bëhet më i qëndrueshëm

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se po bëjnë investime jetime për infrastrukturën kritike.

Kurti ka publikuar disa pamje nga punimet që po bëhen në veri, transmeton Telegrafi.

“Investime jetike për infrastrukturën tonë kritike. Kanali i Ibër Lepencit po bëhet më i qëndrueshëm dhe më i sigurtë”, shkroi Kurti.

Më  herët, ministrja në detyrë , Artane Rizvanolli kishte njoftuar se projekti për rehabilitimin e kanalit (në vlerë 13 milionë euro) është afër përfundimit.

“Për këtë projekt, Ibër Lepenci e kishte trashëguar një kontratë problematike që kishte zbatim për vetëm 10% për vite të tëra. Ndërsa, pas shkëputjes dhe rishpalljes, në dy vitet e fundit realizimi ka arritur rreth 90% dhe pritet të përfundojë gjatë muajve në vijim. Kanali prej 49km është me rëndësi jetike për furnizim me energji, ujë të pijshëm e ujitje për bujqësi. Nga 20km të pjesës së hapur të kanalit, 10km ku kishte më shumë nevojë tashmë po rehabilitohen përmes projektit të Ibër Lepencit me Bankën Botërore, përkrahur nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, kishte njoftuar ajo. /Telegrafi/

The post Kurti: Investime jetike për infrastrukturën tonë kritike, kanali i Ibër Lepencit po bëhet më i qëndrueshëm appeared first on Telegrafi.

Ambasada e SHBA në Tiranë apel qytetarëve: Respektoni kushtet e vizës amerikane

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë një mesazh sensibilizues për qytetarët shqiptarë që synojnë të udhëtojnë drejt SHBA-së, duke theksuar rëndësinë e respektimit të kushteve të vizës dhe afatit të qëndrimit.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada amerikanë kujton se “është përgjegjësi e qytetarit të përdorë vizën në mënyrë korrekte”, duke paralajmëruar për pasojat që sjell qëndrimi i paligjshëm përtej afatit të lejuar.

“Respekto kushtet e vizës tënde amerikane dhe afatin e autorizuar të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara. Qëndrimi përtej këtij afati mund të ndikojë në mënyrë të përhershme në mundësinë tënde për të udhëtuar, studiuar ose punuar në SHBA”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Ambasada amerikane ka përsëritur në vazhdimësi se keqpërdorimi i vizave turistike apo studentore, përfshirë qëndrimin përtej afatit apo punësimin e paligjshëm, mund të rezultojë në ndalim afatgjatë apo të përhershëm për hyrje në SHBA./euronewsalbania/

The post Ambasada e SHBA në Tiranë apel qytetarëve: Respektoni kushtet e vizës amerikane appeared first on Telegrafi.

“Lidh Shkodrën me Gjakovën”, Rama ndan pamje nga punimet që po bëhen në Rrugën e Dukagjinit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë pamje nga punimet që po bëhen në “Rrugën e Dukagjinit” e cila lidh qytetin e Shkodrës me atë të Gjakovës.

Rama ka deklaruar se Rruga e Dukagjinit apo aksi Prekal-Lotaj-Ndërlysaj, është një ndër segmentet me të rëndësishme të veriut të vendit, që lidh Shkodrën me Lekbibaj në Tropojë e në vijim me Bajram Currin, luginën e Valbonës si dhe me Gjakovën në Kosovë, transmeton Telegrafi.

Rruga është ende në ndërtim e sipër, ku aktualisht është mbyllur loti 1, Prekal-Kir prej 17 km, dhe ka filluar loti i dytë Kir-Ndërlysaj”, shkroi Rama në Facebook.

Ndër të tjera, ai ka deklaruar se ky investim ka një impakt të madh jo vetëm për banorët e fshatrave përreth, Kir, Prekal, Shosh, Shalë, Bradhosh, Xhan, që i lidh me Shkodrën, por mundëson edhe kompletimin e gjithë rrjetit rrugor të Alpeve në funksion të zhvillimit të turizmit dhe ekonomisë rurale./Telegrafi/

The post “Lidh Shkodrën me Gjakovën”, Rama ndan pamje nga punimet që po bëhen në Rrugën e Dukagjinit appeared first on Telegrafi.

Dyshohet se përdori forcë të tepruar gjatë arrestimit të disa personave, IPK rekomandon suspendimin e një polici në Ferizaj

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë pranuar sot një informacion nga Policia e Kosovës për një incident në Ferizaj.

Në njoftim thuhet se ngjarja ka ndodhur mbrëmë para mesnatës kur disa zyrtarë policorë edhe pse e kishin sinjalizuar ndaljen e një veture e njëjta nuk ishte ndaluar.

Sipas informacioneve të para raportohet se pas disa minutave të përcjelljes nga policia e njëjta veturë është ndaluar dhe se në këtë veturë ndodheshin tre qytetarë.

“Hetuesit e IPK-së kanë dale në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore lidhur me këtë rast pasi që dyshohet se gjatë arrestimit të personave të dyshuar ka tejkalime të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga një zyrtar policor ndaj njërit të dyshuar (drejtuesit të automjetit) i cili ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Më tej, theksohet se hetimet janë duke u zhvilluar në drejtim të veprave penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Lëndimi i lehtë trupor” kurse pas konsultave me prokurorinë rasti do të trajtohet në procedurë të rregullte.

Bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së dhe në interes të hetimit IPK ka rekomanduar suspendimin e këtij zyrtari policor.

Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti./Telegrafi/

 

 

The post Dyshohet se përdori forcë të tepruar gjatë arrestimit të disa personave, IPK rekomandon suspendimin e një polici në Ferizaj appeared first on Telegrafi.

Fluks i lartë udhëtarësh që dalin nga Shqipëria në Qafë Thanë, radha e pritjes një kilometër

Fluks i lartë i automjeteve në dalje të Shqipërisë në Qafë Thanë.

Aktualisht është krijuar një radhë pritje prej 1 km, ndërsa të më të shumtë janë shtetasit e huaj dhe Shqiptarët e Maqedonisë të cilët kthehen nga plazhi.

Sipas tyre pritjet janë të gjata, ndërsa shkak është bërë pala maqedonase e cila nuk rakordohet me palën Shqiptare për të punuar me procedurë të përshpejtuar.

Sezoni i verës ka rritur kalimet në ketë pike te kalimit kufitar, sidomos për pushuesit të cilët vinë dhe ikin brenda ditës nga Shqipëria./tch/

 

The post Fluks i lartë udhëtarësh që dalin nga Shqipëria në Qafë Thanë, radha e pritjes një kilometër appeared first on Telegrafi.

Ngritja e aktakuzës, Klinaku: Mezi nuk po pres të ballafaqohem me Albin Kurtin

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë një aktakuzë ndaj F.K. dhe N.S. për veprën penale “Kanosja”. Rasti ka të bëjë me Faton Klinakun, i cili kishte deklaruar se më përpara do ta vriste kryeministrin Albin Kurti, sesa do ta lëshonte Kosovën.

Lidhur me aktakuzën e ngritur nga Specialja, ka reaguar Faton Klinaku, transmeton Telegrafi.

Ai në një reagim në Facebook, ka shkruar se për aktakuzën e ngritur është informuar vetëm nga mediat, duke shtuar se mezi pret një ballafaqim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

“Edhe pse unë po informohem nga mediat dhe për këtë nuk di asgjë e as avokati im, mezi nuk po pres të ballafaqohem me A.K, të cilin edhe do ta ftoj si dëshmitar në gjykatë”, shkroi Klinaku.

Ndryshe, sipas aktakuzës, më 29.08.2023, i pandehuri F.K., me qëllim që ta frikësojë dhe ta detyrojë personin zyrtar tani të dëmtuarin Albin Kurti në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Kosovës, që të ndërmarrë ose të mos ndërmarrë veprime të caktuara në kuadër të ushtrimit të detyrës së tij zyrtare, e ka kanosur atë përmes profilit të tij personal në rrjetin social “Facebook”, duke postuar shkrime me përmbajtje kërcënuese.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se pas reagimeve të opinionit publik lidhur me kërcënimin e përmendur, më 30.08.2023, i pandehuri F.K. ka përsëritur një postim me përmbajtje të njëjtë kërcënuese ndaj të dëmtuarit, ku thuhet: “… Prapë po e përsëris, nëse ju duket skandaloz postimi i mëhershëm: Më parë e vras A.K. sesa t’ia lëshoj rrugën dhe të iki nga Kosova”.

Ndërkohë, i pandehuri tjetër, N.S., e ka kanosur me vrasje të dëmtuarin A.K përmes postimeve publike në rrjetin social “Facebook”, për shkak të funksionit të tij, duke iu referuar postimit kërcënues të bërë nga i pandehuri F.K. /Telegrafi/

 

 

The post Ngritja e aktakuzës, Klinaku: Mezi nuk po pres të ballafaqohem me Albin Kurtin appeared first on Telegrafi.

Kurti: Serbia po vazhdon përpjekjet për destabilizim të vendit tonë

Qeveria në detyrë është duke mbajtur mbledhjen e radhës. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se Serbia po vazhdon përpjekjet për destabilizimin e vendit tonë.

Kurti foli edhe për arrestimet e fundit të personave të dyshuar për spiunazh,  Bojan Jevtiq dhe Igor Popoviq, transmeton Telegrafi.

“Serbia po vazhdon përpjekjet për destabilizim të vendit tonë, mirëpo institucionet e sigurisë së inteligjencës në vendin tonë janë duke u kundërvënë suksesshëm ndaj këtyre përpjekjeve. Këtu përfshihen edhe arrestimet e personave përgjegjëse, me dëshmi. Sikurse rasti i fundit, i togerit në Policinë e Kosovës, i arrestuar më 17 korrik, dhe Igor Popoviq”, tha Kurti.

Në fjalimin e tij, Kurti tha se dënojnë sulmet në Gazë, ku po rezultojnë me vdekjen e civilëve. /Telegrafi/

 

 

The post Kurti: Serbia po vazhdon përpjekjet për destabilizim të vendit tonë appeared first on Telegrafi.

Dua Lipa pritet me ngrohtësi nga presidentja Osmani, të pranishëm edhe fëmijët e Afrim Bunjakut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur yllin me famë botërore, Dua Lipën në Prishtinë, ditën e enjte, për t’i dorëzuar shtetësinë e Republikës së Kosovës me dekret presidencial.

Osmani ka shpërndarë një video përmbledhëse nga takimi me Dua Lipën, e ku mbishkrim ka shkruar “Krenaria jonë, zëri ynë në botë, vajza e Kosovës – mirë se erdhe në shtëpi, Dua”.

Në pritjen e veçantë që ka organizuar për Dua Lipën, të pranishëm ishin edhe fëmijët e policit, Afrim Bunjaku, i cilu u vra nga grupe terroriste serbe në veri të Kosovës, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, Dua pritet të performojë sonte në Sunny Hill, festivalin e themeluar nga babai i saj, Dukagjin Lipa. /Telegrafi/

The post Dua Lipa pritet me ngrohtësi nga presidentja Osmani, të pranishëm edhe fëmijët e Afrim Bunjakut appeared first on Telegrafi.

Ngacmoi seksualisht një të mitur në plazh, arrestohet 20-vjeçari në Shëngjin

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 20-vjeçar nga Tirana, i cili akuzohet për ngacmim seksual ndaj një vajze të mitur në plazhin e Shëngjinit.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin K. N., 20 vjeç, banues në Tiranë, pas kallëzimit të një shtetaseje 16-vjeçare, e cila deklaroi se është ngacmuar seksualisht prej tij një ditë më parë, teksa ndodhej në zonën bregdetare.

Policia bëri me dije se veprimet e mëtejshme procedurale janë në vijim dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme ligjore. Hetimet për ngjarjen janë ende në zhvillim. /tch/

 

The post Ngacmoi seksualisht një të mitur në plazh, arrestohet 20-vjeçari në Shëngjin appeared first on Telegrafi.

Supremja shfuqizon Rregulloren e re për Koordinatorin kombëtar për luftimin e krimit ekonomik

Gjykata Supreme e Kosovës e ka shpallur të paligjshme dhe e ka shfuqizuar Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për themelimin dhe funksionalizimin e Koordinatorit kombëtar për luftimin e krimit ekonomik.

Supremja njofton se ky aktgjykim merr formën e prerë menjëherë pas komunikimit të përmbajtjes dhe arsyetimit të tij palëve.

“Shpallet e paligjshme dhe shfuqizohet Rregullorja nr.04/2025 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores për Themelimin dhe Funksionalizimin e Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, e datës 30.04.2025, nr. prot.824/2025, dhe datë 05.05.2025

“Ky aktgjykim merr formën e prerë menjëherë pas komunikimit të përmbajtjes dhe arsyetimit të tij palëve, dhe detyrohet i padituri Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), me seli në Prishtinë, që të njëjtin ta publikojë në mënyrë të njëjtë sikurse të miratimit të saj”, thuhet në vendimin e Supremes.

Vendimi i plotë këtu. /Telegrafi/

The post Supremja shfuqizon Rregulloren e re për Koordinatorin kombëtar për luftimin e krimit ekonomik appeared first on Telegrafi.

Gjilan, ndëshkohen marketet për mos përputhje të çmimeve në raft e arkë

Inspektorët e Komunës së Gjilanit, po vazhdojnë kontrollin e çmimeve dhe gjobitjen e marketeve, të cilët kanë çmime më të lira në rafte e më të shtrenjta kur paguhen te arka.

Në njoftim thuhet se pas ankesave të konsumatorëve, inspektorët kanë dalë në terren për të konfirmuar mashtrimet që po bëhen ndaj konsumatorëve, që ndryshe i shohin çmimet në rafte e obligohen të paguajnë ndryshe te arka.

Drejtoria e Inspeksionit, njofton se tash me ardhjen e mërgimtarëve në vendlindje, inspektorët kanë shtuar kujdesin që pagesat të jenë sipas çmimeve në raftet e marketeve, me qëllim që mos të zhvatën konsumatorët.

“Apelojmë te qytetarët, që të raportojnë rastet kur hasin në mospërputhje me çmimet që janë në raft dhe ndryshojnë te arka”, thonë nga Drejtoria e Inspeksionit.

Ata tregojnë se inspektorët kanë shqiptuar edhe gjoba në vlerë rreth 400 euro dhe se parregullsitë e tilla nuk do të lejohen.

Inspektorët po vazhdojnë punën pa ndalë dhe çdo ankesë e konsumatorëve do të trajtohet me kujdes.

The post Gjilan, ndëshkohen marketet për mos përputhje të çmimeve në raft e arkë appeared first on Telegrafi.

Drenas, anulohet konkursi për pozitat e lira në arsim

Komuna e Drenasit njofton të gjithë qytetarët se, për shkak të numrit të madh të aplikimeve dhe mbingarkesës në Sistemin për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në Arsim (SIMBNJ), janë evidentuar disa lëshime teknike gjatë procesit.

Për këtë arsye, anulohet Konkursi me numër referent RN00018002, i datës 12.06.2025, për pozitat e lira të punës në sektorin e arsimit.

Informacione të reja lidhur me hapjen e konkursit do të publikohen së shpejti në faqen zyrtare të Komunës dhe ne sistemin e SIMBNJ-së./Telegrafi/

 

 

The post Drenas, anulohet konkursi për pozitat e lira në arsim appeared first on Telegrafi.

Vrasja makabre e 55-vjeçarit nga e bija dhe i dashuri i saj, autorëve të dyshuar pritet t’i jepet sot masa e sigurisë

Ditën e sotme pritet të mbahet seanca e parë gjyqësore për vrasjen makabre të 55-vjeçarit Anesti Rama në Frashër të Fierit.

Tre të akuzuarit, vajza, i dashuri i saj dhe nëna e 26-vjeçares, njëkohësisht edhe bashkëshortja e të ndjerit, pritet t’u komunikohet masa e sigurisë.

Ata akuzohen për vrasjen e Anesti Rama, teksa disa orë pas ngjarjes u zbuluan detaje të rënda nga vrasja.

26-vjeçarja ka mbytur me tel babanë e saj, teksa ndodheshin në banesën e viktimës.

Në momentin e krimit kanë qenë prezentë vajza, mama e saj (bashkëshortja e viktimës), si dhe Çlirim Dogani.

Dyshohet se vajza fillimisht e ka goditur babanë e saj në organet gjenitale, dhe pasi ai ka rënë në tokë, Dogani e ka mbajtur nga duart teksa ajo e mbyste me tel.

Po ashtu dyshohet se ata kanë përdorur edhe mjete të forta dhe mjete prerëse.

Ndërkohë nëna e 26-vjeçares ka ndihmuar në fshehjen e gjurmëve dhe pastrimin e gjakut nga trupi i viktimës.

Krimi është zbuluar nga përgjimi i telefonit, ku 26-vjeçarja pas ngjarjes ka komunikuar me bashkëpunëtorin e saj, Dogani, që dyshohet se kishte lidhje intime me të. Ky i fundit ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve./tch/

The post Vrasja makabre e 55-vjeçarit nga e bija dhe i dashuri i saj, autorëve të dyshuar pritet t’i jepet sot masa e sigurisë appeared first on Telegrafi.

Zjarr në një banesë në Pogradec, 52-vjeçarja humb jetën nga asfiksia

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në qytetin e Pogradecit. Rreth orës 06:00, në lagjen nr. 1, ka rënë zjarr në një banesë.

Sipas informacioneve të para nga policia, dyshohet se si pasojë e asfiksimit nga tymi ka humbur jetën një grua 52-vjeçare, banuese në këtë adresë.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse dhe grupi hetimor, të cilët bënë të mundur shuarjen e flakëve dhe po vijojnë punën për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.

Njoftimi i policisë;

Rreth orës 06:00, në lagjen nr. 1, në banesën e shtetases K. T., rreth 52 vjeçe, ka rënë zjarr.

Si pasojë e asfiksimit nga tymi, ka ndërruar jetë 52-vjeçarja.

Grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./euronewsalbania/

 

The post Zjarr në një banesë në Pogradec, 52-vjeçarja humb jetën nga asfiksia appeared first on Telegrafi.

Vazhdojnë kërkimet për 33-vjeçarin që dyshohet se u mbyt në Liqenin e Ujmanit

Po vazhdojnë kërkimet për gjetjen dhe identifikimin e një 33-vjeçari që dyshohet se është mbytur në Liqenin e Ujmanit.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se rreth orës 14:30, viktima dyshohet se është hedhur në liqen për t’u larë dhe që atëherë nuk është parë më të dalë në sipërfaqe.

“E saktë është që një person ka kërcy nga ura dhe nuk ka dal nga uji. Në vend të ngjarjes janë njësitet policore dhe emergjenca, janë thirrë njësia e zhytsave”, ka thënë shefi i operativës rajonale në Mitrovicën e Veriut, Petrit Fejza.

Në kërkim të tij janë angazhuar edhe njësitet e Shoqatës për Kërkim-Shpëtim të Kosovës, të cilët po punojnë në terren për të ndihmuar në gjetjen e trupit.

“Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim është angazhuar sot, më 27 Korrik 2025, në operacionin e kërkimit në Liqenin e Ujmanit, për identifikimin dhe gjetjen e një personi 33-vjeçar, i cili dyshohet se është mbytur.

Kërkimet janë duke u zhvilluar në bashkëpunim me institucionet përkatëse dhe ekipet specializuese të terrenit dhe zhytjes. Ekipi ynë po vazhdon me përkushtim maksimal për të ofruar ndihmë në këtë situatë të rëndë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë njoftuar se kërkimet do të vazhdojnë deri në gjetjen e trupit./Telegrafi/

 

 

The post Vazhdojnë kërkimet për 33-vjeçarin që dyshohet se u mbyt në Liqenin e Ujmanit appeared first on Telegrafi.

Mot me shi dhe shkarkime rrufesh gjatë kësaj jave në Kosovë

Pas temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin ditët e fundit, kjo javë do të karakterizohet nga mot më i paqëndrueshëm. Pritet të ketë vranësira të  herëpashershme me intervale dielli, ndërkohë që do të ketë reshje shiu të  shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se ditën e hënë, moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat do të shoqëruara me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të sillen nga  15 – 18°C, kurse, temperaturat maksimale nga 27-31°C

Gjithashtu, bëhet e ditur se do të fryj erë lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriperëndimit./Telegrafi/

The post Mot me shi dhe shkarkime rrufesh gjatë kësaj jave në Kosovë appeared first on Telegrafi.

Gucati viziton nënën e Thaçit në Burojë: Ndihet krenare për djalin e saj

Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati ka vizituar familjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Gucati në profilin e tij ka shpërndarë një fotografi me të, ku edhe ka shkruar se ajo ndihet krenare për djalin e saj, transmeton Telegrafi.

“Në Burojë, në shtëpinë e nënës Hyre, nënës që rriti me përkushtim e dashuri Hashim Thaçin, njërin nga bijtë më të denjë të Kosovës. Një grua e urtë, e fortë dhe e përkushtuar, që mbetet simbol i nënës shqiptare që lind dhe rrit heronj për atdheun.Biseda me të ishte kënaqësi dhe frymëzim. Ndihej krenare për Hashimin dhe shokët e tij, edhe pse po mbahen padrejtësisht në Hagë”, ka theksur ai.

Ndryshe, para disa muajsh, nga jeta u nda babai i Thaçit./Telegrafi/

The post Gucati viziton nënën e Thaçit në Burojë: Ndihet krenare për djalin e saj appeared first on Telegrafi.

❌