Policia: Bllokohen 35 mjete lundruese, shpëtohen 19 pushues në det
TIRANĂ, 17 gusht /ATSH/ Vijon monitorimi intensiv nga NjĂ«sia Policore Detare dhe Policia Kufitare pĂ«rgjatĂ« gjithĂ« vijĂ«s bregdetare, me qĂ«llim rritjen e parametrave tĂ« sigurisĂ« nĂ« det.
Gjatë javës së fundit, nga Koman në Ksamil, janë kontrolluar 525 mjete lundruese, nga të cilat 35 janë bllokuar për shkelje të ndryshme. Konkretisht janë ndaluar 22 jet ski, 5 skafe, 6 gomone dhe 2 varka metalike me motor uji të instaluar.
Në 14 raste, mjetet lundruese janë konstatuar duke lëvizur brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masa administrative prej 100 mijë lekësh secili.
Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare ka bërë të mundur shpëtimin e 19 shtetasve, shqiptarë dhe të huaj, si dhe të 6 mjeteve lundruese që kishin rënë në rrezik.
Gjithashtu, nga Policia Kufitare e Sarandës, në bashkëpunim me homologët grekë, është lokalizuar dhe bllokuar në zonën e plazhit të Pemës së Thatë, Ksamil-Sarandë, një gomone e vjedhur në Lefkadha, Greqi. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Policia Kufitare apelon për respektimin me rigorozitet të rregullave të përdorimit të mjeteve lundruese, duke theksuar se nuk lejohet shkelja e perimetrit të sigurisë dhe lundrimi duhet të kryhet vetëm në zonat e përcaktuara, të pajisur me mjetet e nevojshme të shpëtimit.
Policia e Shtetit fton qytetarët dhe pushuesit të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të lundrimit apo të perimetrit të sigurisë në numrin pa pagesë 112, duke garantuar reagim të menjëhershëm dhe masa konkrete ndaj çdo shkelësi.
/a.f/
The post Policia: Bllokohen 35 mjete lundruese, shpëtohen 19 pushues në det appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.