❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ndërkombëtarët të zhgënjyer nga Kosova: Erdhëm me shpresë, por politika po zhgënjen popullin

Ambasadorët e shteteve perëndimore në Kosovë shprehën shqetësimin e tyre pasi dëshmuan dështimin për të konstituuar Kuvendin për herën e 52-të.

Ambasadori i BE nĂ« KosovĂ«, Aivo Orav, tha pas pĂ«rfundimit tĂ« seancĂ«s se KosovĂ«s i duhet njĂ« Kuvend menjĂ«herĂ« dhe theksoi nevojĂ«n pĂ«r njĂ« qeveri tĂ« re qĂ« do t’i forconte marrĂ«dhĂ«niet me Brukselin.

“NjĂ« qeveri e re qĂ« do ta ndĂ«rtojĂ« njĂ« urĂ« tĂ« re dhe tĂ« fortĂ« mes KosovĂ«s dhe BE”, tha Orav.

Një qëndrim të ngjashëm pati edhe ambasadori gjerman Jorn Rohde, i cili tha se klasa politike po dështon përballë qytetarëve.

“QytetarĂ«t dolĂ«n pĂ«r tĂ« votuar mĂ« 9 shkurt dhe tani janĂ« bĂ«rĂ« gati gjashtĂ« muaj. ËshtĂ« fatkeqĂ«si qĂ« Kuvendi nuk po konstituohet”, tha ai.

Ambasadori britanik në Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves përmes një postimi në Facebook bëri thirrje që deri ditën e shtunë liderët politikë të gjejnë konsensusin për të kaluar këtë situatë.

“I lutem politikanĂ«ve tĂ« KosovĂ«s tĂ« bĂ«hen bashkĂ« dhe tĂ« gjejnĂ« njĂ« zgjidhje pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund bllokimit para se tĂ« pĂ«rfundojĂ« afati i GjykatĂ«s Kushtetuese. Ndryshe Kosova po hyn nĂ« territor tĂ« pashkelur dhe qytetarĂ«t e saj vazhdojnĂ« tĂ« humbasin pĂ«rfaqĂ«simin domethĂ«nĂ«s politik dhe aftĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« marrĂ« vendime tĂ« rĂ«ndĂ«sishme, tĂ« cilat ndikojnĂ« nĂ« jetĂ«n e qytetarĂ«ve”, ka thĂ«nĂ« ambasadori britanik nĂ« KosovĂ« Jonathan Hargreaves.

Përfaqësuesit ndërkombëtarë nga Shtetet e Bashkuara, BE, Gjermania, Britania e Madhe dhe Franca ishin të pranishëm në seancën e së premtes, e cila dështoi.

/abcnews.al/

Del nĂ« ankand kitara e Jimmy Page tĂ« ”Led Zeppelin”

NjĂ« kitarĂ« e dhuruar nga Jimmy Page i ”Led Zeppelin” si çmim konkursi mĂ« shumĂ« se 50 vjet mĂ« parĂ« mund tĂ« shitet pĂ«r 50 000 stĂ«rlina (67 460 dollarĂ«) nĂ« ankand.

Kitara elektrike ”Gretsch Chet Atkins 6120” e vitit 1957 ishte çmimi i njĂ« konkursi tĂ« mbajtur nga revista ”New Musical Express”.

Në një intervistë Page deklaroi se e bleu kitarën në Nashville, SHBA, për 200 stërlina në vitin 1972.

Kitara pritet tĂ« shitet midis 30 000 dhe 50 000 paund nĂ« ankandin ”Gardiner Houlgate” nĂ« Corsham, Angli.

Dyshohet se qëlloi me armë zjarri në ajër, shpallet në kërkim 21-vjeçari në Lezhë

Lezhë- Një 21-vjeçar është shpallur në kërkim policia.

Sipas policisë, dyshohet se i riu banues në Lezhë, para dy ditësh ka qëlluar me armë zjarri në ajër në zonën e Kunës.

Materialet procedurale për të gjitha rastet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/abcnews.al/

VIDEO/ Merr flakë automjeti në aksin rrugor Sarandë-Gjirokastër

NjĂ« automjet ka marrĂ« flakĂ« nĂ« afĂ«rsi tĂ« daljes sĂ« Tunelit tĂ« SkĂ«rficĂ«s nĂ« aksin rrugor SarandĂ« – GjirokastĂ«r.

Ekipet zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërhyrë për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme në pjesën e përparme të mjetit.

/abcnews.al/

Më shumë turistë në qershor/ INSTAT: Mbi 1.3 milionë vizitorë, rritje me 7 për qind

Mbi 1.3 milionë vizitorë të huaj kanë hyrë në vend vetëm gjatë qershorit, duke u rritur me mbi 7% në raport më të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë, për pjesën e parë të vitit sipas të dhënave të INSTAT, Shqipëria ka pritur mbi 4.7 milionë turistë të huaj, një rritje me gati 4.8% se kundrejt periudhës janar-qershor të vitit të shkuar.

Vizitorët nga Europa mbajnë edhe peshën kryesore me numrin më të lartë të hyrjeve në vend, teksa vërehet edhe një rritje e turistëve nga Amerika, Azia Lindore e Jugore si dhe turistëve nga Lindja e Mesme.

Paralelisht, statistikat e INSTAT tregojnë edhe një rritje të shqiptarëve që kanë dalë jashtë vendit gjatë qershorit. Muajin e kaluar, daljet e Shqiptarëve jashtë kryesisht për pushime arritën në mbi 710 mijë, mbi 10% më shumë se qershori i vitit të kaluar.

Parashikimet janë që Shqipëria të presë mbi 12 milionë vizitorë të huaj përgjatë këtij viti. Vendi vijon të promovohet edhe nga mediat ndërkombëtare si një nga destinacionet më të mira për pushime, jo vetëm për bregdetin por edhe bukuritë e tjera natyrore. Kjo ka bërë që turizmi gradualisht të shtrihet përtej sezonit veror.

/abcnews.al/

Maliq, zjarri përfshin sipërfaqe pyjore e kullota

Një zjarr ka përfshirë një pyll dhe kullota në fshatin Strelcë të Njësisë Administrative Gorë në bashkinë e Maliqit.

Kanë qenë banorët të cilët kanë njoftuar zjarrfikësen, e cila është nisur me forca të shtuara drejt vendit ku ka rënë zjarri.

Drejt vatrës janë nisur edhe forca të tjera për ndihmë përfshirë këtu bashkinë dhe policinë.

/abcnews.al/

Shfrytëzonin fëmijët e mitur për të lypur/ Dy të proceduar në Durrës

Durrës- Dy persona janë proceduar penalisht pasi dyshohet se shfrytëzonin fëmijët e tyre të mitur për të lypur në zonën e plazhit.

Gjithashtu nĂ« Prokurori janĂ« referuar pĂ«r vlerĂ«sim pesĂ« raste tĂ« lypjes nga shtetas tĂ« tjerĂ«, moshave 21 – 40 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Kampioni nĂ« fuqi doli i dyti nĂ« etapĂ«n numĂ«r 18/ Çiklisti slloven la sĂ«rish pas rivalin e madh, Vingegaard

Nuk fitoi as këtë herë, dhe as nuk qe nevoja. Tadej Pogaçar ka objektiv kryesor të fitojë Turin e Francës, dhe jo thjesht etapa individuale, dhe dhe ai iu afrua edhe më shumë suksesit përfundimtar pas segmentit të 18-të.

Ishte Ben O’Konor qĂ« kurorĂ«zoi njĂ« shkĂ«putje prej 16 kilometrash nĂ« rrugĂ«timin ndoshta mĂ« rraskapitĂ«s tĂ« kĂ«tij edicioni, tĂ« gjatĂ« 171.5 km, dhe me 3 ngjitje ikonike, qĂ« janĂ« tĂ« kategorisĂ« maksimale tĂ« vĂ«shtirĂ«sisĂ«.

Diferenca në lartësi arriti 5 500 metra, ndërsa mbërritja në Kurshevel ishte në lartësinë 2 304 metra mbi nivelin e detit, më e madhe e Klasikes franceze këtë vit.

Pikërisht në ngjitjen finale, në Kodrën e famshme, Kol de la Loze, u luajt ndoshta drama vendimtare e Turit 2025.

NdĂ«rsa australiani O’Konor shkoi I sigurt drejt fitores sĂ« etapĂ«s, Vingegard provoi pĂ«r herĂ« tĂ« parafundit shanset e tij, duke sulmuar Pogaçarin.

Kampioni në fuqi I rezistoi ofensivës së parë, po ashtu përballoi edhe mësymjen e dytë të danezit.

Kur erdhën metrat e fundit, çiklisti slloven bëri sulmin e tij duke lënë rivalin e tij të madh 9 sekonda prapa.

Ky ishte ndoshta konfirmimi përfundimtar që 26-vjeçari do ta fitojë Turin për herë të katërt, dhe do ta mbajë deri në fund të veshur Fanelën e Verdhë.

Pogaçar ka 4 minuta e 26 sekonda avantazh ndaj Vingegardit, ndërsa mbetet edhe etapa e fundit malore, më pas një itinerar kodrinor, si dhe shëtitja në bulevardet e Parisit të dielën e 27 korrikut.

Elbasan/ Zjarri aktiv prej ditësh, për shuarjen e vatrave angazhohen 90 forca operacionale

Në zonën e Shmilit, një nga zonat malore më të mëdha në qarkun e Elbasanit, vijon puna nga ekipet zjarrfikëse për shuarjen e zjarrit. Zjarri vijon të jetë aktiv që prej të shtunës dhe ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me pyje, shkurre e masive me pemë frutore.

Drejtori i Emergjencave Civile në Bashkinë Elbasan, Ndriçim Sinani bëri me dije se edhe sot forcat operacionale janë në terren që prej orëve të para të mëngjesit duke u përballur me kushte të vështira për shkak të terrenit të thyer, temperaturave mjaft të larta dhe erërave që favorizojnë përhapjen e flakëve.

Në operacion janë angazhuar rreth 90 efektivë nga strukturat e emergjencave civile, zjarrfikësit, forcat e ushtrisë si dhe punonjës të bashkisë.

Ndërhyrja është duke u zhvilluar në mënyrë të koordinuar me mjete zjarrfikëse dhe pajisje të specializuara , ndërsa në zona të paarritshme me automjete po punohet edhe me mjete rrethanore dhe forca fizike.

Sipas drejtorit tĂ« emergjencave civile nĂ« BashkinĂ« e Elbasanit nĂ« masivin pyjor Lugaxhi – Dritas prej 6 ditĂ«sh vazhdon  puna pa ndĂ«rprerje pĂ«r izolimin e vatrave tĂ« zjarrit.

Terreni mjaft i vështirë  dhe era e fortë kanë penguar vazhdimisht punën e forcave zjarrfikëse, ushtrisë     agjencisë së shërbimeve publike, emergjencave civile dhe  punonjësve të shërbimit pyjor.

Autoritetet bëjnë të ditur se aktualisht nuk paraqitet rrezik për banesat apo jetën e banorëve, por po merren të gjitha masat për të mbajtur situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve pasi gjatë kësaj jave flakët përparuan edhe në territorin e dy fshatrave të bashkisë Librazhd.

Puna për shuarjen e zjarrit do të vijojë deri në izolimin dhe shuarjen e plotë të tij, ndërsa strukturat në terren janë në gatishmëri të lartë për çdo përkeqësim të situatës.

Situata me zjarret, Ministria bën bilancin: 29 vatra në 24 orët e fundit, 10 prej tyre ende aktive

29 vatra zjarri janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit, 10 prej të cilave janë ende aktive, ndërsa 4 janë në monitorim.

Vatrat më problematike janë regjistruar në vendin e quajtur Liqeni i Luleve, Parku, Kombëtar Lurë, ku zjarri po zhvillohet në tre vatra, janë angazhuar rreth 100 forca nga të gjitha strukturat operacionale, ku sot i janë shtuar edhe 25 forca zjarrfikëse dhe bashkiake.

Ndërsa në fshatin Zall-Gjoçaj, bashkia Mat vijon puna për shuarjen e zjarrit me rreth 60 forca vendore dhe nga Forcat e Armatosura, si dhe janë kryer 9 misione nga avioni Canadair kroat.

NĂ« vendin e quajtur “Maja e PaliskĂ«s”, mbi fshatin Dukat, ndĂ«rhyrja edhe e dy helikopterĂ«ve tĂ« ForcĂ«s Ajrore solli pĂ«rmirĂ«sim tĂ« situatĂ«s.

Ndërkohë ekipet zjarrfikëse janë angazhuar edhe gjatë ditës së sotme për të neutralizuar vatra përfundimtare të zjarrit.

Po vijon puna në vatrën e zjarrit të rënë në lartësitë e malit mbi fshatin Kalasë, bashkia Delvinë,  ku në terren janë dislokuar katër automjete zjarrfikës dhe rreth 70 forca nga strukturat operacionale dhe kanë operuar 2 helikopterë Cougar të Forcës Ajrore.

Puna vijon edhe në fshatin Ploç të Novoselës, ku janë dy vatra të tjera aktive. Pas ndërhyrjes së forcave operacionale, vatra e zjarrit në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në Gjirokastër po zhvillohet me intensitet të ulët.

Forcat e emergjencave, ndihmuar edhe nga mjete e 3 avionë dhe 1 helikopter nga shteti grek u angazhuan për shuarjen e zjarrit në fshatin Kakavijë, bashkia Dropull.

Në zonën e Shmilit, Elbasan vijon puna për shuarjen e zjarrit me angazhimin e rreth 90 forcave nga strukturat operacionale. Në zonën e Shkopetit, në bashkinë Kurbin vijon aktiv zjarri, i cili është përhapur edhe në territorin e bashkisë Mirditë. Ka pasur një angazhim të lartë të forcave, gjithashtu edhe të 2 helikopterëve hungarezë, të ndarë në 3 misione, duke ulur ndjeshëm intensitetin e zjarrit.

Aktualisht, banesat janë jashtë rrezikut. Sot do të vazhdojë puna për shuarjen e zjarrit, sërish edhe me ndërhyrjen e dy helikopterëve hungarezë.

Në fshatin Dishnicë, Korçë, vazhdon zjarri ku po punojnë  rreth 70 forca të strukturave operacionale. Në fshatin Muzhak, qarku Berat, zjarri i rënë në një terren malor e bën të vështirë ndërhyrjen, por puna vijon me dy mjete zjarrfikëse.

Forcat e angazhuara në operacionet për shuarjen e zjarreve:

  • 52 automjete zjarrfikĂ«se
  • 680 forca operacionale
  • 215 efektivĂ« nga Forcat e Armatosura dhe 2 helikopterĂ« nga Forca Ajrore si dhe 1 avion Canadair nga shteti kroat
  • 2 helikopterĂ« hungarezĂ«, tĂ« angazhuar pĂ«rmes Mekanizmit Evropian tĂ« Mbrojtjes Civile

Gjatë ditës së sotme janë të angazhuar:

  • 140 efektivĂ« tĂ« Forcave tĂ« Armatosura
  • 2 helikopterĂ« nga Forca Ajrore
  • 2 helikopterĂ« hungarezĂ«, nĂ« bashkĂ«punim me BE-nĂ«

/abcnews.al/

Sekuestrohen pasuri tĂ« ish-ambasadorit/ Apartamente dhe llogari bankare nĂ« emĂ«r tĂ« Edmond Çaçës

Me kĂ«rkesĂ« tĂ« ProkurorisĂ« pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m, TiranĂ« janĂ« sekuestruar pasurit tĂ« ish-ambasadorit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, Doha, Katar Edmond Çaça dhe bashkĂ«shortes sĂ« tij, B.C.

“Hetimet mbi procedimin penal nr.1838 tĂ« vitit 2019, nisĂ«n pas referimit tĂ« materialit kallĂ«zues nga Inspektorati i LartĂ« i Kontrollit dhe Deklarimit tĂ« Pasurive (ILDKPI) pĂ«r veprĂ«n penale ‘Refuzimi pĂ«r deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremĂ« i pasurive, interesave private tĂ« personave tĂ« zgjedhur dhe nĂ«punĂ«sve publik ose i çdo personi tjetĂ«r qĂ« ka detyrimin ligjor pĂ«r deklarim“ si dhe “Pastrimi i produkteve tĂ« veprĂ«s penale ose veprimtarisĂ« kriminale “, parashikuar nga neni 257/a-2 dhe 287 tĂ« Kodit Penal”, thuhet nĂ« njoftim.

Pas hetimeve tĂ« kryera, rezultoi se shtetasi Çaça ka kryer veprĂ«n penale “Refuzimi pĂ«r deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremĂ« i pasurive dhe “interesave privatĂ«â€ tĂ« personave tĂ« zgjedhur dhe nĂ«punĂ«sve publikĂ« ose i çdo personi tjetĂ«r qĂ« ka detyrimin ligjor pĂ«r deklarim”, të  parashikuar nga neni 257/a-2 i Kodit Penal, pasi nĂ« periudhĂ«n e viteve 2014 – 2017 ka qenĂ« subjekt deklarimi nĂ« Inspektoriatin e LartĂ« tĂ« Deklarimit dhe Kontrollit tĂ« Pasurive dhe Konfliktit tĂ« Interesave, bazuar nĂ« Ligjin nr. 9049, datĂ« 10.4.2003, “PĂ«r deklarimin dhe kontrollin e pasurive, tĂ« detyrimeve financiare tĂ« tĂ« zgjedhurve dhe tĂ« disa nĂ«punĂ«sve publike”, i ndryshuar dhe ka kryer fshehje dhe deklarim tĂ« rremĂ« tĂ« pasurive dhe “interesave private”.

PĂ«r sa mĂ« sipĂ«r, nga Prokuroria pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m TiranĂ«, Ă«shtĂ« regjistruar kryesisht, procedimi pasuror nr. 07/R, i vitit 2025, nĂ« ngarkim tĂ« kĂ«tij shtetasi dhe personit tĂ« lidhur (B.C), bazuar nĂ« Ligjin nr. 10192 datĂ« 03.12.2009 “PĂ«r parandalimin dhe goditjen e krimit tĂ« organizuar dhe trafikimit nĂ«pĂ«rmjet masave parandaluese kundĂ«r pasurisĂ«â€, tĂ« ndryshuar.

Pas hetimit pasuror tĂ« kryer dhe bazuar nĂ« analizĂ«n financiare tĂ« realizuar nga audituesi ligjor, Ă«shtĂ« arritur nĂ« konkluzionin se subjekti i hetimit pasuror E.Ç. dhe personi i lidhur, nuk justifikojnĂ« me burime tĂ« ligjshme tĂ« ardhurash, disa pasuri tĂ« paluajtshme dhe tĂ« luajtshme, nĂ« vlerĂ« tĂ« konsiderueshme.

Sa më sipër, prokuroria kërkoi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, sekuestrimin e pasurive të paluajtshme/luajtshme si më poshtë:

  1. Pasuri e paluajtshme, “Truall“, Nr.2/279 nĂ« pronĂ«si tĂ« E. Ç., e mbyllur, e cila aktualisht vijon nĂ«:
  2. a) Pasurinë nr.2/285, vol. 68, fq.71 dhe pasurinë nr 2/286, vol.68, fq. 72, Z.K. 8330.
  3. Pasurinë nr 2/371, vol. 61, fq. 153, Z.K. 8330.

Pjesa takuese e shtetases B.C. është 10/33 e pasurisë truall, me siperfaqe 8250 m2;

  1. Pasuri e paluajtshme, apartament, nr.146/46+1-34, vol. 54, fq. 194, ZK 3292, me sipĂ«rfaqe 65.5 m2, nĂ« pronĂ«si tĂ« shtetasit E.Ç;
  2. Pasuri e paluajtshme “Pyll”, Nr. 182/11, vol. 7, fq. 20, ZK 2380, me sipĂ«rfaqe 500 m2, nĂ« pronĂ«si tĂ« shtetasit E.Ç;
  3. Pasuri e paluajtshme “Pyll”, Nr. 182/20, vol. 6, fq. 232, ZK 2380, me sipĂ«rfaqe 300 m2, nĂ« pronĂ«si tĂ« shtetasit E.Ç;
  4. Pasuri e paluajtshme “Pyll” me sipĂ«rfaqe 10.000 m2 dhe e kufizuar nĂ« favor tĂ« E.Ç. dhe B. C. sipas KontratĂ«s sĂ« Shitjes sĂ« PasurisĂ« sĂ« Paluajtshme me RezervĂ« me Kalim PronĂ«sie Nr. 4094 Rep, Nr. 978 Kol datĂ« 09.08.2020, me referencĂ«n nr. 3829; dhe
  5. Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, nr 1/51+3-19, e zones kadastrale 2364 me siperfaqe 52.63 m2;
  6. Sekuestrimin e pasurive të luajtshme si më poshtë vijon:
  7. Llogari ndihmese interesi nĂ« “Credins Bank”, gjendje kreditore 90.093,76 euro, nĂ« emĂ«r tĂ« shtetases B.C.

Kërkesa e Prokurorisë u gjet e drejtë nga Gjykata e cila vendosi sekuestrimin e pasrive si më sipër, cituar, me vendimin nr. 6047 akti, datë 24.07.2025.

Negociatorët iranianë dhe perëndimorë bisedime në Stamboll mbi programin bërthamor

Delegacionet e diplomatëve nga Irani dhe grupi nga Gjermania, Franca dhe Britania po vazhdojnë bisedimet në Stamboll.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, takimi ka nisur në orët e para të mëngjesit dhe do të mbahet në nivel zëvendësministrash të Jashtëm.

Berlini, Parisi dhe Londra synojnë që të shtojnë presionin mbi Teheranin. Kërkesat kryesore të evropianëve përfshijnë lejimin e inspektorëve të OKB-së për qasje në objektet bërthamore të Republikës Islamike dhe sqarimin e fatit të rreth 400 kilogramëve uranium të pasuruar 60%, i cili ka humbur që nga sulmet ajrore të SHBA-së në tre objekte kryesore iraniane në qershor.

/abcnews.al/

Akuzohet në Spanjë për kultivim droge, kapet në Gjirokastër 39-vjeçari

GJIROKASTËR- NjĂ« 39-vjeçar Ă«shtĂ« arrestuar nga policia, pasi ishte shpallur nĂ« kĂ«rkim ndĂ«rkombĂ«tar.

Gjykata e Sabadell, SpanjĂ« nĂ« muajin qershor 2025, i ka caktuar masĂ«n e sigurisĂ« “Arrest nĂ« burg”, pĂ«r kultivim tĂ« bimĂ«ve narkotike dhe pĂ«r vjedhje tĂ« energjisĂ« elektrike, vepra pĂ«r tĂ« cilat nĂ« Kodin Penal tĂ« SpanjĂ«s, maksimumi i dĂ«nimit Ă«shtĂ« 6 vjet burgim.

Ndërkohë Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët e Interpol Madridit, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Spanjë.

/abcnews.al/

VIDEO/ Vihen në kontroll zjarret që përfshinë fshatrat në Gjirokastër

Janë vënë në kontroll flakët e zjarrit në fshatrat Plesat, Kardhiq, Prongji në Bashkinë Gjirokastër.

Zjarri është arritur të neutralizohet pas një operacioni të vështirë. Në operacion morën pjesë efektivë zjarrfikës, punonjës të bashkisë si edhe 15 forca të Ushtrisë.

Megjithatë grupet janë ende në terren dhe po bëjë monitorim të zonës për çdo riaktivizim të mundshëm.

/abcnews.al/

Konflikti me Kamboxhian, Tajlanda paralajmëron se përplasjet rrezikojnë të shkojnë drejt luftës

Përplasjet mes Tajlandës dhe Kamboxhias që shkaktuan edhe viktima rrezikojnë të përshkallëzohen.

Mosmarrëveshjet mes dy vendeve datojnë thuajse një shekull më parë. Të dy vendet ndajnë një kufi të gjatë dhe të pyllëzuar me zona që të dyja palët i pretendojnë. Ka pasur edhe shkëmbime zjarri në të kaluarën, por që u qetësuan me kalimin e kohës.

Ndërkohë situata aktuale vijon të mbetet shqetësuese, dhe kryeministri në detyrë Phumatham Wechayachai ka deklaruar se konflikti rrezikon të shkojë drejt luftës.

Ndërkohë më shumë se 100,000 civilë janë zhvendosur në Tajlandë nëpër disa provinca kufitare, ndërsa 1,500 familje në provincën Oddar Meanchey të Kamboxhias janë evakuuar.

/abcnews.al/

Dosja “Toyota Yaris”/ SPAK dĂ«rgon pĂ«r gjykim Astrit Vladim dhe Erida Lazimin, do tĂ« ndikonin te njĂ« gjyqtar

SPAK ka mbyllur hetimet pĂ«r fraksionin e dytĂ« tĂ« dosjes “Tyota Yaris”, duke dĂ«rguar pĂ«r gjykim Astrit Vladim dhe Erida Lazimin.

Nga hetimet e kryera është provuar se i pandehuri, Astrit Vladi i ka kërkuar të pandehurës, Erida Lazimi, e cila ushtron profesionin e avokates të ushtrojë ndikim të paligjshëm te gjyqtari i seancës paraprake, me qëllim për të favorizuar shtetasit, Alfred Vladi.

Sipas SPAK e pandehura Erida Lazimi i ka premtuar dhe i ka siguruar të pandehurit, Astrit Vladi aftësinë për të ushtruar ndikim të paligjshëm te gjyqtari i seancës paraprake, kundrejt përfitimit të parregullt në formë monetare, me qëllim për të favorizuar personat, për të cilët ishte kërkuar dërgimi i çështjes në gjyq në atë procedim penal.

Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po vijon hetimet paraprake për episode të tjera të kryerjes së veprave penale të korrupsionit aktiv dhe korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë, si dhe rrethanave dhe fakteve të tjera që kanë dalë nga hetimet e kryera lidhur me këtë procedim penal.

Njoftimi i plotë;

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe më 24.7.2025, ka dërguar për gjykim procedimin penal, nr.26/1/1 viti 2025 në ngarkim të të pandehurve:

  1. Astrit Vladi, i akuzuar pĂ«r veprĂ«n penale “Ushtrim i ndikimit tĂ« paligjshĂ«m ndaj personave qĂ« ushtrojnĂ« funksione publike”, i parashikuar nga neni 245/1, paragrafi (1) tĂ« Kodit Penal (sipas pĂ«rmbajtjes sĂ« kĂ«saj dispozite para ndryshimeve tĂ« kryera me ligjin nr.43/2021).
  1. Erida Lazimi, e akuzuar pĂ«r veprĂ«n penale “Ushtrim i ndikimit tĂ« paligjshĂ«m ndaj personave qĂ« ushtrojnĂ« funksione publike”, e parashikuar nga neni 245/1, paragrafi (2) i Kodit Penal (sipas pĂ«rmbajtjes sĂ« kĂ«saj dispozite para ndryshimeve tĂ« kryera me ligjin nr.43/2021).

Ky procedim penal Ă«shtĂ« ndarĂ« nga ai i mĂ«parshĂ«m me nr.26/1, datĂ« 26.12.2024, pĂ«r veprat penale: “Ushtrim i ndikimit tĂ« paligjshĂ«m ndaj personave qĂ« ushtrojnĂ« funksione publike”, “Korrupsion pasiv i gjyqtarĂ«ve, prokurorĂ«ve dhe funksionarĂ«ve tĂ« tjerĂ« tĂ« organeve tĂ« drejtĂ«sisĂ«â€, “Trafikim i narkotikĂ«ve”, “Pastrim i produkteve tĂ« veprĂ«s penale ose veprimtarisĂ« kriminale”, tĂ« parashikuara nga nenet 245/1, 319/ç, 283/a dhe 287 tĂ« Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore të kryera për këtë procedim penal janë mbledhur provat e nevojshme të cilat provojnë se:

NĂ« GjykatĂ«n e ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« TiranĂ« nĂ« datĂ«n 14.09.2020 Ă«shtĂ« zhvilluar seanca paraprake pĂ«r gjykimin e kĂ«rkesĂ«s pĂ«r dĂ«rgimin nĂ« gjyq tĂ« procedimit penal nr.71 viti 2020 tĂ« ProkurorisĂ« pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ«, TiranĂ« nĂ« ngarkim tĂ« shtetasve Alfred Vladi, Elvis Vladi dhe Alban Mollaymeri, tĂ« akuzuar pĂ«r veprĂ«n penale “Mosdeklarim nĂ« kufi i tĂ« hollave dhe sendeve me vlerĂ«â€ , e kryer nĂ« bashkĂ«punim, tĂ« parashikuar nga nenet 179/a dhe 25 tĂ« Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera është provuar se i pandehuri, Astrit Vladi i ka kërkuar të pandehurës, Erida Lazimi, e cila ushtron profesionin e avokates, të ushtrojë ndikim të paligjshëm te gjyqtari i seancës paraprake, me qëllim për të favorizuar shtetasit, Alfred Vladi etj.

E pandehura Erida Lazimi i ka premtuar dhe i ka siguruar të pandehurit, Astrit Vladi aftësinë për të ushtruar ndikim të paligjshëm te gjyqtari i seancës paraprake, kundrejt përfitimit të parregullt në formë monetare, me qëllim për të favorizuar përsonat, për të cilët ishte kërkuar dërgimi i çështjes në gjyq në atë procedim penal.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po vijon hetimet paraprake për episode të tjera të kryerjes së veprave penale të korrupsionit aktiv dhe korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë, si dhe rrethanave dhe fakteve të tjera që kanë dalë nga hetimet e kryera lidhur me këtë procedim penal.

“Inteligjenca Artificiale” mik i adoleshentĂ«ve, mbi 70 pĂ«rqind e zgjedhin pĂ«r biseda serioze dhe kĂ«shilla

Inteligjenca Artificiale Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« njĂ« “mik” i pandashĂ«m i njerĂ«zve, sidomos adoleshentĂ«ve. NjĂ« studim i Common Sense Media zbuloi se mbi 70% e adoleshentĂ«ve ndihĂ«n po aq mirĂ« nga ndĂ«rveprimi me inteligjencĂ«n artificiale, sa edhe kur flasin me miq tĂ« vĂ«rtetĂ«.

Ata i drejtohen gjithnjë e më shumë për këshilla, mbështetje emocionale dhe vendimmarrje.

“Common Sense Media” zbuloi se gati njĂ« e treta e adoleshentĂ«ve thanĂ« se bisedat me inteligjencĂ«n artificiale janĂ« tĂ« paktĂ«n po aq tĂ« kĂ«naqshme sa ato me njerĂ«z tĂ« vĂ«rtetĂ«. Dhe njĂ« e treta e pĂ«rdoruesve adoleshentĂ«, preferojnĂ« mĂ« shumĂ« inteligjencĂ«n artificiale se njerĂ«zit, pĂ«r biseda serioze.

Ekspertët paralajmërojnë se ky trend mund të dëmtojë aftësitë sociale dhe shëndetin mendor, pasi adoleshentët mbështeten në inteligjencën artificiale për vlerësim dhe shmangin sfidat e botës reale. Shqetësimet përfshijnë gjithashtu përmbajtje të papërshtatshme dhe mungesën e rregullimit të platformave të inteligjencës artificiale.

Platformat që gjejnë më shumë përdorim tek adoleshentët janë Replika ose edhe faqet e njohura ChatGPT apo Claude, te cilat kryesisht u përgjigjen pyetjeve.

Rreziqet e mundshme të fëmijëve që krijojnë marrëdhënie me chatbot-e morën vëmendje të madhe në Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar kur një djalë 14-vjeçar nga Florida vdiq nga vetëvrasja pasi zhvilloi një lidhje emocionale me një Chatbot.

/abcnews.al/

❌