Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Dhunohet biznesmeni i njohur në ambientet e kompleksit “Delijorgji” (EMRI)

✇Albeu
By: V K

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e kompleksit “Delijorgji” në Tiranë nga mësohet se është dhunuar brutalisht pronari i restorantit “Tokyo”, Laert Kasaj. JOQ Albania shkruan se Kasaj është sulmuar nga disa persona të cilët dyshohet se janë pronarët e barit “Stockholm”, një lokal që ndodhet përballë kompleksit.

Paraprakisht, sipas medias në fjalë, dhuna dyshohet se ka ardhur si pasojë e një denoncimi që Kasaj kishte bërë pranë Kryeministrisë, ku ai kishte raportuar për uzurpimin e hapësirave publike dhe vendosjen e tendave të jashtëligjshme nga disa lokale përreth.

Kasaj është transportuar me urgjencë në spital. Në video shfaqet momenti i përplasjes fizike, ku dëgjohen ofendime, ndërsa një person, i cili dyshohet të jetë Laert Kasaj, shihet duke mbuluar fytyrën.

The post Dhunohet biznesmeni i njohur në ambientet e kompleksit “Delijorgji” (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

✇Albeu
By: V K

Sot, më 23 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 82.5 lekë dhe shitet me 83.7 lekë.

Euro, blihet me 96.9 lekë dhe shitet 97.8 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 103.4 lekë, ndërsa në shitje me 104.4 lekë.

Paundi britanik, blihet me 111.4 lekë dhe shitet me 112.7 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 60.3 lekë, ndërsa në shitje me 61.8 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 23 Korrik 2025/ Temperatura mbi 40 gradë celcius

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme në vendi ynë, do të mbetet nën ndikimin e të nxehtit afrikan, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura shumë të larta, ku sërish goditen nga vlera ekstreme qarku i Shkodrës dhe Elbasanit.

Në këto dy qarqe maksimumi do të ngjitet mbi 40 gradë celcius. Pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira të herë pas-herëshme për-gjatë zonave malore Lindore, duke lënë bregdetin dhe zonat e ulëta vetëm me kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, ku zonat malore do të shënojnë 12°C ndërsa maksimumi do të mbetet lehtësisht mbi 40°C përkatësisht në Koplik, Urën Vajgurore si edhe Cërrik.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.

The post Parashikimi i motit 23 Korrik 2025/ Temperatura mbi 40 gradë celcius appeared first on Albeu.com.

U mor i pandehur, reagojnë avokatët e Veliajt: Të shqetësuar që mediat informohen nga SPAK përpara nesh

✇Albeu
By: V K

Avokatët e Erion Veliajt, kanë reaguar pasi kryebashkiaku i Tiranës është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, teksa akuzat do t’i komunikohen ditën e nesërme në orën 11:00.

Në reagimin e tyre, avokatët thonë se janë thellësisht të shqetësuar që informacioni u shkon më përpara mediave, se sa vetë personit nën hetim.

Sipas tyre, kjo është një provë tjetër e faktit që kjo është një taktikë jo ligjore e SPAK, për të sugjeruar në publik fajësinë e Veliajt.

Avokatët shtojnë më tej se zbulimi i përsëritur dhe i paligjshëm i informacioneve që përbëjnë sekret hetimor mbi çështjen e Veliajt, ka vijuar pa ndërprerje që nga dita e arrestimit të tij, në një përpjekje të qëllimshme për ta paragjykuar.

Sipas tyre, pas marrjes si i pandehur, Veliajt i jepet për herë të parë mundësinë që të shqyrtojë dhe të sfidojë siç duhet akuzat që janë ngritur ndaj tij, të analizojë provat e prokurorisë, të paraqesë prova dhe argumente ligjore në mbrojtje të tij.

Reagimi i avokatëve të Erion Veliajt:

“Jemi thellësisht të shqetësuar që, praktika e nxjerrjes së informacioneve mbi procedurat e çështjes penale të z. Veliaj, vijon edhe në rrethanat e një takimi të prezumuar që do të mbahet nesër mes avokatëve të tij dhe SPAK-ut. Njoftimi i medias apo marrja e informacionit nga ana e medias përpara se vetë personit nën hetim, z. Veliaj, është një provë tjetër e faktit që kjo është një taktikë jo ligjore e prokurorisë për të sugjeruar në publik fajësinë e z. Veliaj.

Zbulimi i përsëritur dhe i paligjshëm i informacioneve që përbëjnë sekret hetimor mbi çështjen e z. Veliaj ka vijuar pa ndërprerje që nga dita e arrestimit të tij, në një përpjekje të qëllimshme për ta paragjykuar. Mosfillimi i asnjë procedimi penal nga ana e Prokurorisë së Posaçme për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 295/a (“Zbulimi i akteve ose dhe të dhënave sekrete”) i Kodit Penal, tregon qartë bashkëpunimin e këtij organi në realizimin e kësaj vepre penale.

Siç jemi njohur nga mediat e “SPAK”, që nesër pritet njoftimi i akuzës dhe përfundimi i hetimit nga SPAK, 163 ditë pas arrestimit të z. Veliaj, i jep për herë të parë mundësinë të shqyrtojë dhe të sfidojë siç duhet akuzat që janë ngritur ndaj tij, të analizojë provat e prokurorisë, të paraqesë prova dhe argumente ligjore në mbrojtje të tij.

Z. Veliaj kundërshton me forcë çdo akuzë për shkelje dhe vijon të theksojë bindjen e tij se ndalimi i zgjatur, i paarsyeshëm, i panevojshëm dhe joproporcional është në dëm të rëndë jo vetëm të të drejtave të tij kushtetuese si qytetar i këtij vendi, por edhe në dëm të rëndë të qytetarëve të Tiranës që kanë zgjedhur qeverisjen e qytetit dhe të vetë qytetit të Tiranës, që ka nevojën imediate të qeveriset nga kryetari i zgjedhur.”

The post U mor i pandehur, reagojnë avokatët e Veliajt: Të shqetësuar që mediat informohen nga SPAK përpara nesh appeared first on Albeu.com.

Ngjarjet kriminale në Sarandë, mbledhje urgjente në komisariatin e qytetit

✇Albeu
By: V K

Përfaqësues të Ministrisë së Brendshme dhe Drejtues të lartë të Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë, kanë mbërritur në Komisariatin e Sarandës në një mbledhje urgjente me drejtues së saj. Në fokus të takimit ka qenë analiza e situatës të ngjarjeve të fundit në Sarandë e Ksamil.

Gjithashtu mësohet se gjatë orëve të para të mëngjesit, forcat RENEA në bashkëpunim me FNSH dhe repartin “Shqiponja”, kanë zhvilluar kontrolle nga toka dhe deti në një sipërfaqje të gjerë. Kontrolle janë ushtruar nëpër male, tunele e bunkerë të braktisur, por pa rezultat.

Mësohet se kontrolle të tjera janë duke u zhvilluar edhe në këto momente.

The post Ngjarjet kriminale në Sarandë, mbledhje urgjente në komisariatin e qytetit appeared first on Albeu.com.

Zhvillohet faza e tretë për përzgjedhjen e kreut të BKH-së/ SPAK: Komisioni do të rendisë kandidatët më të mirë, ja fazat e radhës

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), zhvilloi fazën e tretë të përzgjedhjes së Drejtorit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Shtatë kandidatët e kualifikuar iu nënshtruan testit të zgjeruar me shkrim (ese) dhe testit për arsyetimin logjik.

Testimi nisi në orën 11:00 dhe u zhvillua në ambientet e SPAK. Eseja zgjati 60 minuta, ndërsa testi i arsyetimit logjik 45 minuta, me një total kohor prej 1 ore e 45 minutash.

Të dyja testet vlerësohen me 60 pikë, nga 30 pikë secili, sipas rregullores së përzgjedhjes.

Procesi u monitorua nga anëtarët e Komisionit të Përzgjedhjes, vëzhgues ndërkombëtarë dhe staf teknik mbështetës.

Pas kësaj faze, kandidatët që do të renditen më të mirët nga Komisioni do të vijojnë garën në fazat pasuese: testi i poligrafit, intervista në panel, si dhe verifikimi i figurës dhe pasurisë nga Komisioni përkatës.

Njoftimi i SPAK:

Në përputhje me ligjin nr. 95/2016, sot u zhvillua faza e tretë e përzgjedhjes së Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), përkatësisht provimi i zgjeruar me shkrim (eseja) dhe testi për arsyetimin logjik.

Shtatë kandidatët e kualifikuar nisën testin në orën 11.00, në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Të dy testet zgjatën 1 orë e 45 minuta, përkatësisht eseja, 60 minuta dhe testi i arsyetimit logjik, 45 minuta.

Rregullorja për përcaktimin e procedurave të përzgjedhjes së kandidatit për Drejtor të BKH-së parashikon vlerësimin me 60 pikë për të dy testet, pra 30 pikë për secilin.

Procedura e testeve u zhvillua nën vëzhgimin e anëtarëve të Komisionit të Përzgjedhjes, vëzhguesve ndërkombëtarë dhe stafit teknik mbështetës.

Në përfundim të këtyre fazave të para; testit të aftësive fizike, provimit të zgjeruar me shkrim (esesë) dhe testit për arsyetimin logjik, Komisioni i Përzgjedhjes do të rendisë kandidatët e kualifikuar, të cilët do të vijojnë me fazat e tjera të konkurrimit.

Testi i ardhshëm është ai i poligrafit dhe intervistës në panel, i cili ndiqet nga faza e verifikimit të figurës dhe deklarimit të pasurisë nga Komisioni i Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës.

The post Zhvillohet faza e tretë për përzgjedhjen e kreut të BKH-së/ SPAK: Komisioni do të rendisë kandidatët më të mirë, ja fazat e radhës appeared first on Albeu.com.

Jasir Asani nuk ndalet, shënon golin e 8-të të sezonit dhe “rrëmben zemrat” e Gwangju (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Sulmuesi i kombëtares, Jasir Asani, vazhdon të dhurojë paraqitje pozitive me Gwangju. Në ndeshjen ndaj Gimcheon Sangmu, Asani ia doli që të realizojë gol.

shfrytëzoi në maksimum një asist të Choi në minutën e 37-të, duke dërguar topin në rrjetë. Ai shënoi edhe të dytin, por iu anulua.

Asani shkon kështu në kuotën e 8 golave në këtë sezon në Kore në K League 1. Një formë mjaft e mirë e mëngjërashit kuqezi, i cili ka fituar zemrat e të gjithëve te Gwangju.

 

The post Jasir Asani nuk ndalet, shënon golin e 8-të të sezonit dhe “rrëmben zemrat” e Gwangju (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë Kufitare Saimir Boshnjaku

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Saimir Boshnjaku, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij.

Dorëheqja i është përcjellë zyrtarisht ministrit të Brendshëm, ndërsa ende nuk janë bërë publike arsyet që çuan në këtë vendim.

Boshnjaku ka mbajtur prej vitesh detyra të rëndësishme brenda strukturave të Policisë së Shtetit, veçanërisht në drejtimin e çështjeve të kufirit dhe migracionit.

The post Jep dorëheqjen drejtori i Policisë Kufitare Saimir Boshnjaku appeared first on Albeu.com.

Kërkoi heqjen e sekuestros mbi apartamentin, Apeli i GJKKO “rrëzon” Jorgo Goron, urdhëron konfiskimin e apartamentit

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, Apeli i GJKKO ,ka vendosur rrëzimin e kërkesës së ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, mbi heqjen e sekuestros së vendosur ndaj një apartamenti.

Gjykata ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Posaçme, me ndryshimin që ka urdhëruar konfiskimin e pronës.

Njoftimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Daniela Shirka (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar) dhe Miliana Muça (anëtare), më datë 22.07.2025, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 44 akti, datë 03.06.2025 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dhe ankimet e paraqitura nga të pandehurit J.G., V.Gj. dhe J.B, ndaj vendimit nr. 25, datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

1 – Lënien në fuqi të vendimit nr. 25, datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:
Urdhërohet konfiskimi i pasurisë së mëposhtme:
– Apartament i regjistruar me nr. pasurie ***, volumi ***, faqe ***, zona kadastrale ***, me sipërfaqe 81,41 (tetëdhjetë e një presje dyzet e një) m2, ndodhur në ***, së bashku me sendin sekuestruar shtetasit E.V. me procesverbalin e sekuestrimit datë 03.07.2024, çelës me ngjyrë të zezë, me mbishkrimin “***”, me kod “***”.

2 – Mospranimin e ankimit të ankuesit Shoqëria “***” shpk, kundër vendimit nr. 25, datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

3 – Shpenzimet e gjykimit në apel i ngarkohen solidarisht të pandehurve.
U shpall në Tiranë, sot me datë 22.07.2025.

The post Kërkoi heqjen e sekuestros mbi apartamentin, Apeli i GJKKO “rrëzon” Jorgo Goron, urdhëron konfiskimin e apartamentit appeared first on Albeu.com.

Përfshihet nga flakët kioska në Pogradec

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, një kioskë druri që shërben ushqime të shpejta përgjatë shëtitores në Pogradec, është përfshirë nga flakët.

Dyshohet se shkak ka qenë rrjedhja e një bombole gazi, e cila më pas ka shpërthyer në flakë.

Ngjitur me kioskën janë edhe disa të tjera të cilat kanë shpëtuar, në momentin e shpërthimit nuk ka pasur njerëz brenda saj.

The post Përfshihet nga flakët kioska në Pogradec appeared first on Albeu.com.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike/ Rama publikon pamje: S’mund të ketë shërbim gomisterie në mes të rrugës, do të merren masa edhe për shpërdorimin e ujit të pijshëm

✇Albeu
By: V K

Përmes një postimi në “Facebook”, kryeministri Edi Rama, ka reaguar duke shprehur qëndrimin e tij ndaj fenomeneve të paligjshme që prekin jetën urbane dhe komunitetin.

“Pikërisht! Nuk mund të ketë shërbim gomisterie në mes të rrugës, kufiri i biznesit mbaron aty ku fillon kufiri i jetës së komunitetit”, shkruan Rama, duke lënë të kuptohet se do të ndërmerren masa për të çrrënjosur bizneset që shfrytëzojnë hapësirat publike, në mënyrë të paligjshme dhe të rrezikshme.

 

 

Kreu i qeverisë paralajmëroi gjithashtu, masa të reja ligjore për abuzimin me ujin e pijshëm.

“Ndërkohë që do të merren masa të reja ligjore për shpërdorimin e ujit të pijshëm me zorrë për larje turlilloj”, thekson Rama, duke e cilësuar këtë një praktikë të papranueshme, veçanërisht në kushtet kur uji i pijshëm mbetet një burim jetik që duhet mbrojtur.

Deklaratat e Ramës vijnë në kuadër të një nisme më të gjerë për lirimin e hapësirave publike dhe rritjen e standardeve të jetesës urbane.

The post Aksioni për lirimin e hapësirave publike/ Rama publikon pamje: S’mund të ketë shërbim gomisterie në mes të rrugës, do të merren masa edhe për shpërdorimin e ujit të pijshëm appeared first on Albeu.com.

Aksidenti i rëndë në Dibër/ Viktima punonjës i ADZM, ishte nisur të fikte zjarret në Lurë (EMRI+VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me aksidentin tragjik të ndodhur në rrugën Maqellarë – Peshkopi.

Gazetari Enver Doçi, raporton se shoferi i cili ndërroi jetë rrugës drejt Traumës, është shtetasi Bledar Spahiu.

Ai ishte punonjës i ADZM Dibër dhe mësohet se ishte nisur drejt Peshkopisë, për t’iu bashkuar ekipeve zjarrfikëse për shuarjen e zjarrit në Parkun Kombëtar “Lurë – Mali Dejës”.

Dibër/Informacion paraprak:

Rreth orës 10:00, në dalje të qytetit të Peshkopisë, shtetasi B.S., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga duke rënë disa metra poshtë saj. Si pasojë e dëmtimeve të marra, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën, gjatë transportimit për në spitalin e Traumës Tiranë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

The post Aksidenti i rëndë në Dibër/ Viktima punonjës i ADZM, ishte nisur të fikte zjarret në Lurë (EMRI+VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Aksidenti tragjik në Dibër/ Humbi kontrollin dhe përfundoi në humnerë, humb jetën shoferi

✇Albeu
By: V K

Mëngjesin e sotëm rreth orës 10:00, një aksident tragjik ka ndodhur në dalje të qytetit të Peshkopisë, ku një automjet ka përfunduar në humnerë, duke i marrë jetën drejtuesit të tij.

Shtetasi B. S., duke drejtuar mjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë disa metra poshtë saj.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë për transportimin e tij drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për shkak të dëmtimeve të rënda, drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Dibër/Informacion paraprak:

Rreth orës 10:00, në dalje të qytetit të Peshkopisë, shtetasi B.S., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga duke rënë disa metra poshtë saj.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën, gjatë transportimit për në spitalin e Traumës Tiranë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

The post Aksidenti tragjik në Dibër/ Humbi kontrollin dhe përfundoi në humnerë, humb jetën shoferi appeared first on Albeu.com.

Donjeta Bali largohet nga drejtimi i QSUT-së, në vend të saj emërohet Florenc Spaho

✇Albeu
By: V K

Vetëm pak kohë pasi u emërua në krye të ‘Qendrës Spitalore Nënë Tereza’, Donjeta Bali, është larguar nga drejtimi i këtij institucioni shëndetësor.

Sipas Top Channel, në vend të saj është emëruar një tjetër mjek, Florenc Spaho.

Mjeku Spaho, është ish-deputet dhe anëtar i Komisionit të Shëndetësisë. Ai ishte në listën e hapur të kandidatëve në qarkun e Elbasannit, por nuk mundi të rizgjidhej deputet në 11 maj.

Ndërsa, Donjeta Bali, ende pa mbushur dy muaj në drejtimin e QSUT-së, u largua nga ky pozicion.

Ajo u emërua në 29 maj dhe zëvendësoi Alma Canin.

The post Donjeta Bali largohet nga drejtimi i QSUT-së, në vend të saj emërohet Florenc Spaho appeared first on Albeu.com.

SPAK merr zyrtarisht të pandehur Erion Veliajn, ja kur do t’i komunikohen akuzat

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, SPAK ka marrë  zyrtarisht të pandehur Erion Veliajn, për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.

Burime për News24, bëjnë me dije se akuzat do t’i komunikohet më datë 23 korrik, ditë e mërkurë.

Avokatët dhe z.Veliaj janë njoftuar zyrtarisht nga Prokuroria e Posaçme.

Nuk dihet nëse kryebashkiaku i Tiranës, do të lërë për pak orë qelitë e paraburgimit në Durrës, për t’u përballur me Prokurorët e Posaçëm, Altin Dumani dhe Ols Dado.

Ajo çfarë mbetet e paqartë është nëse SPAK do ta përcjellë dosjen për në Gjykatën e Posaçme, apo do të shtyjë afatet e hetimit.

Erion Veliaj mbahet në paraburgim prej 10 shkurtit të këtij viti. Ai po hetohet bashkë me bashkëshorten Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenë.

The post SPAK merr zyrtarisht të pandehur Erion Veliajn, ja kur do t’i komunikohen akuzat appeared first on Albeu.com.

Talenti i futbollit shqiptar Kevin Dodaj, prezantohet nga CSKA

✇Albeu
By: V K

“Një nga talentet më të mëdhenj të futbollit shqiptar, 19-vjeçari Kevin Dodaj, kaloi me sukses testet mjekësore dhe firmosi një kontratë me 31 herë kampionët e Bullgarisë”.

Me këto fjalë, klubi i CSKA së Sofjes bëri zyrtare afrimin e sulmuesit shkodran. Në reagimin për mediat, ekipi bullgar bëri me dije se Dodaj do të mbajë të veshur fanellën me numrin 22-të.

Dodaj është i aftë të luajë në të dy krahët e sulmit, por dhe në qendër, shtoi ndër të tjera ekipi CSKA-s së Sofjes.

Kevin Dodaj, bëhet lojtari i dytë shqiptar që vesh fanellën e CSKA-s, pasi më herët ka luajtur edhe ish futbollisti i Kombëtares, Altin Haxhi.

 

 

Dodaj u largua nga klubi i Vllaznisë si hero, pasi ishte protagonist absolut në përmbysjen përballë Daugavpils, duke i dhuruar kuqebluve një biletë për në turin e dytë të Conference League.

Mësohet se Vllaznia ka përfituar afro 450 mijë euro nga shitja e Dodaj, plus arritën të ruanin edhe 15% të kartonit.

Menjëherë pasi CASKA, bëri zyrtare afrimin e Dodaj reagoi edhe klubit i Vllanzisë, duke i uruar talentin shkodran suksese në këtë aventurë të re.

 

 

Jo vetëm në radhët e Vllaznisë, të gjithë shpresojë që Kevin të rritet akoma si lojtar në një klub të madh si CASKA, pasi është pjesë e ekipeve zinxhir të ekipit përfaqësues, ku ka zhvilluar 7 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol.

The post Talenti i futbollit shqiptar Kevin Dodaj, prezantohet nga CSKA appeared first on Albeu.com.

Biznesmeni Ergys Agasi paraqitet në SPAK

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, biznesmeni Ergys Agasi, është paraqitur në SPAK. Nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së tij në Prokurorinë e Posaçme.

Më herët, në kuadër të një hetimi të nisur nga Prokuroria e Posaçme, biznesmenit iu kontrollua banesa si dhe iu sekustrua telefoni celular.

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka hedhur akuza ndaj biznesmenit për lidhje me grupet kriminale.

The post Biznesmeni Ergys Agasi paraqitet në SPAK appeared first on Albeu.com.

Përdornin preparate të skaduara në klinikë/ Arrestohen dy dentistët në Tiranë, procedohen 12 të tjerë (EMRAT)

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, Policia e Shtetit, ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Siguria Dentare”, të zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë, me qëllim garantimin e sigurisë së pacientëve në klinikat dentare.

Gjatë kontrolleve në një klinikë dentare në Rrugën e Kavajës, policia zbuloi një sasi të konsiderueshme preparatesh dhe materialesh dentare të skaduara, të cilat përdoreshin për shërbime si terapi, ortodoncë, kirurgji, ura porcelani, proteza dhe implante dentare.

Si rezultat i hetimeve, u arrestuan në flagrancë administratori i klinikës, Ervin Zeka, 40-vjeç, dhe një nga stomatologët, Kejdi Myzyri, 26-vjeç.

Gjithashtu, 12 punonjës të tjerë të klinikës janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Materialet u sekuestruan si provë materiale, ndërsa çështja është referuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.

Të arrestuarit dhe të proceduarit po përballen me akuza për “Prodhimin dhe tregtimin e barnave dhe pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për jetën dhe shëndetin”, “Punësim i paligjshëm” dhe “Fshehje të ardhurash”.

Policia ka bërë të ditur se kontrollet në klinikat dentare do të vijojnë në të gjithë vendin, në funksion të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.

The post Përdornin preparate të skaduara në klinikë/ Arrestohen dy dentistët në Tiranë, procedohen 12 të tjerë (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet e 11 Majit/ Aulon Kalaja padi në SPAK: Të sekuestrohen kutitë, numëruesit bashkëpunuan me kandidatët dhe u kaluan votat

✇Albeu
By: V K

Kandidati për deputet i koalicionit PD-ASHM, Aulon Kalaja, i cili nuk siguroi mandat në zgjedhjet e 11 Majit, ka ngritur padi në SPAK duke kërkuar sekuestrimin e kutive me pretendimin se janë tjetërsuar votat.

Aulon Kalaja: SPAK të sekuestrojë kutitë, ndërkohë do e çoj në Kushtetuese. Bëhet fjalë për 3 persona që kanë bashkëpunuar, kanë marrë vota dhe i kanë dërguar tek një x kandidat. Kjo nuk diskutohet fare. Duhet bërë hetim i gjithanshëm, ky është krim zgjedhor.

Është një grup i strukturuar kriminal bëhet fjalë për bashkëpunim të një grupi numëruesish me një person të caktuar që ka përfituar vota në këtë rast.

Ka njerëz që kanë futur duart tek votat e shqiptarëve duke i marrë 42 vota një kandidati, nuk është gabim njerëzor.

I kam përcaktuar kutitë ku ka krim zgjedhor, SPAK i ka gati. Është hetim shumë i thjeshtë.

Beteja ime do të vazhdojë, kam depozituar dy kallëzime këtu. Ndërkohë do të vazhdoj edhe në Kushtetuese për të goditur Kolegjin Zgjedhor që më rrëzoi për legjitimitet dhe një vendim tjetër që Kodi Zgjedhor ua pamundëson kandidatëve procesin e numërimit të votave, është antikushtetues.

Jam në dy procese paralele, në SPAK për sekuestrimin e kutive dhe rinumërimin dhe në Kushtetuese pikërisht për këtë nen.

The post Zgjedhjet e 11 Majit/ Aulon Kalaja padi në SPAK: Të sekuestrohen kutitë, numëruesit bashkëpunuan me kandidatët dhe u kaluan votat appeared first on Albeu.com.

Përndoqën dhe kërcënuan ish-të dashurat, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Dy të rinj janë arrestuar nga policia në Tiranë, pasi akuzohen se kanë përndjekur dhe kërcënuar ish të dashurat e tyre.

U bë me dije se 34-vjeçari me inciale K.M., ka përndjekur ish të dashurën në rrjetet sociale dhe ka lënë 2 fishekë arme gjahu, në oborrin e banesës së familjarëve të kësaj shtetaseje, me qëllim kanosjen.

Po ashtu në pranga ra edhe një 28-vjeçar i cili akuzohet se ka përndjekur në rrjete sociale, ish të dashurën e tij.

Njoftimi:

“Si rezultat i kërkimeve të bazuara te informacionet e inteligjencës policore, me qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe falë bashkëpunimit ndërmjet shërbimeve të komisariateve të Policisë Nr. 2, Nr. 5 dhe Nr. 6, u lokalizuan dhe vunë në pranga shtetasit:

-K. M., 34-vjeç, i cili ishte në kërkim policor, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.

Ai dyshohet se ka përndjekur ish të dashurën e tij, në rrjete sociale. Gjithashtu, dyshohet se ky shtetas, ka lënë 2 fishekë arme gjahu, në oborrin e banesës së familjarëve të kësaj shtetaseje, me qëllim kanosjen. Fishekët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale;

-E. P., 28-vjeç, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndekja”, sepse akuzohet se ka përndjekur në rrjete sociale, ish të dashurën e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Përndoqën dhe kërcënuan ish-të dashurat, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

❌