❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Pas 27 vitesh, Koreja e Jugut heqë ndalimin për regjistrimin e portierëve të huaj

Klubet e futbollit në Korenë e Jugut do të lejohen të regjistrojnë portierë të huaj për herë të parë pas 27 vitesh, duke filluar nga sezoni 2026.

Federata e futbollit e Koresë se Jugut i ndaloi klubet e saj të regjistronin lojtarë të huaj si portierë në vitin 1999, kur kishte tetë ekipe, në një përpjekje për të siguruar që portierët vendas të merrnin kohë të mjaftueshme loje.

K-League 1 tani ka 12 ekipe, teksa në vitin 2013 prezantoi edhe K-League 2, nivelin e dytë të garave vendore.

Vendimi pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund ndalimit pĂ«r portierĂ«t e huaj u mor nĂ« njĂ« takim tĂ« bordit tĂ« enjten, tha liga koreno-jugore nĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« premten.

“Bordi mori nĂ« konsideratĂ« faktin se lojtarĂ«ve tĂ« huaj u ishte e ndaluar tĂ« regjistroheshin si portierĂ«, njĂ« pozicion i specializuar, duke rezultuar nĂ« rritje tĂ« tepĂ«rta tĂ« pagave pĂ«r lojtarĂ«t vendas krahasuar me lojtarĂ«t e fushĂ«s”.

“Numri i klubeve Ă«shtĂ« rritur ndjeshĂ«m qĂ« nga koha kur u fut kufizimi pĂ«r portierĂ« tĂ« huaj, kĂ«shtu qĂ« edhe nĂ«se portierĂ«t e huaj do tĂ« lejoheshin, portierĂ«t vendas do tĂ« kishin ende kohĂ« tĂ« mjaftueshme loje”.

“Si rezultat, nga viti 2026, K-League do tĂ« heqĂ« kushtin qĂ« portieri duhet tĂ« jetĂ« lojtar vendas nga udhĂ«zimet e garave tĂ« K-League, tĂ« cilat do tĂ« vlejnĂ« si pĂ«r K-League 1 ashtu edhe pĂ«r K-League 2”, thuhet nĂ« njoftim.

South Korea's K-League to lift 26-year-old ban on foreign goalkeepers https://t.co/XSj6auAimX https://t.co/XSj6auAimX

— Reuters (@Reuters) June 21, 2025

The post Pas 27 vitesh, Koreja e Jugut heqë ndalimin për regjistrimin e portierëve të huaj appeared first on Albeu.com.

Po dominojnë tregun, përse shqiptarët po zgjedhin makinat koreane

Makinat nga Koreja e Jugut, në Shqipëri, po zënë një pjesë të mirë të tregut.

Ky shtet i Azisë Lindore renditet i dyti pas Italisë përsa i përket importeve të automjeteve, duke lënë pas Gjermaninë dhe Zvicrën.

“PĂ«r pjesĂ«n e çmimit Ă«shtĂ« gati 20-30% mĂ« lirĂ« se tregu i GjermanisĂ«, ItalisĂ«, ZvicrĂ«s, pĂ«rreth EuropĂ«s. Arsyeja pse janĂ« mĂ« lirĂ« Ă«shtĂ« sepse Koreja po vazhdon tĂ« fusĂ« makinat elektrike dhe po nxjerr nga qarkullimi makinat me naftĂ«, me benzinĂ«â€, thotĂ« mekaniku Kreshnik Ndreka.

Qytetarët janë të orientuar drejt çmimit ekonomik, në krahasim me makinat që vijnë nga Europa. Të vetmet ndërhyrje që bëjnë janë për pjesën estetike të makinave, duke shtuar në këtë mënyrë edhe vlerën e tyre në treg.

“Mund ta marrin tĂ« 2015 dhe mund ta kthejnĂ« nga 2015 nĂ« 2018, i vendosin bodykit, ose look-un e ri, tĂ« jashtĂ«m dhe tĂ« brendshĂ«m. KĂ«to makina vijnĂ« funksionale nga Koreja dhe janĂ« tĂ« gatshme pĂ«r tĂ« ecur nĂ« rrugĂ«. Me kĂ«to rregullime, mund tĂ« kapin 30 deri nĂ« 35 mijĂ« euro si vlerĂ«. Sa Ă«shtĂ« blerĂ« nĂ« Kore? 20 mijĂ« euro”, shton mekaniku Ndreka.

Në vitin 2024, Koreja e Jugut u bë burimi kryesor i makinave të importuara në Shqipëri për herë të parë. 18,800 automjete u regjistruan nga ky vend, duke përbërë 19% të totalit të regjistrimeve në Shqipëri për atë vit.

“TĂ« gjitha pjesĂ«t e KoresĂ«, GjermanisĂ«, kĂ«tu i marrin tĂ« gjithĂ« nĂ« dyqane – ka plot. Blihen nĂ« dyqan, me rregull. QĂ« Ă«shtĂ« vĂ«shtirĂ«, Ă«shtĂ« pak, sepse sjellin tĂ« reja, me 0 km. Pastaj, tĂ« pĂ«rdorurat
 pĂ«r kĂ«tĂ« punĂ« jemi. I dimĂ« se ku janĂ« dyqanet, dimĂ« se çfarĂ« shitet”, thotĂ« mĂ« tej Ndreka.

Nga rreth 870 milionĂ« lekĂ« importe tĂ« automjeteve nĂ« vitin 2018, viti i kaluar shĂ«noi njĂ« rritje tĂ« fortĂ«, duke arritur nĂ« 8.5 miliardĂ« lekĂ« – njĂ« rritje gati 10-fish nĂ« harkun e pesĂ« viteve. VetĂ«m nĂ« vitin 2024, u regjistruan rreth 99,440 makina, me njĂ« rritje prej 25% krahasuar me vitin 2023 – dhe 1 nĂ« 5 makina vinte nga Koreja e Jugut.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Po dominojnë tregun, përse shqiptarët po zgjedhin makinat koreane appeared first on Euronews Albania.

I hoqi pantallonat kolegut, gjobitet gruaja nga Koreja e Jugut

Një gjykatë në Korenë e Jugut ka gjobitur një grua për sjellje të pahijshme seksuale, pasi ajo ia tërhoqi aksidentalisht pantallonat një kolegu dhe të brendshmet e tij para kolegëve të tyre, raportuan mediat lokale.

Përveç gjobës prej 2,100 dollarë, gruaja në të 50-at është urdhëruar gjithashtu të përfundojë tetë orë edukim për parandalimin e dhunës seksuale.

Incidenti thuhet se ndodhi tetorin e kaluar në kuzhinën e një restoranti në provincën Gangwon në verilindje.

Vendimi i Gjykatës së Qarkut Chuncheon të shtunën hodhi poshtë pretendimin e gruas se ajo kishte ndërmend që kjo të ishte një shaka ndaj kolegut të saj, i cili është në të 20-at.

Por gjykata tha se po merrte parasysh faktin se ajo nuk kishte precedentĂ« tĂ« mĂ«parshĂ«m penalĂ« dhe kishte treguar pendim. Ajo ishte gjunjĂ«zuar pĂ«r t’i kĂ«rkuar falje burrit dhe prindĂ«rve tĂ« tij, tha gjykatĂ«si.

LEXONI GJITHASHTU:

The post I hoqi pantallonat kolegut, gjobitet gruaja nga Koreja e Jugut appeared first on Euronews Albania.

VIDEO / Jasir Asani “tund rrjetĂ«n” nĂ« KorenĂ« e Jugut

Jasir Asani është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Gwangju po fiton 0-1 në transfertë përballë Daegu.

Sfida e vlefshme për javën e 17-të të ligës së Koresë së Jugut, mbylli pjesën e parë.

Ishte pikërisht Asani që ka shënuar golin e vetëm deri më tani në këtë sfidë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, gjeti golin nëpërmjet një penalltie në minutën e 44-të të sfidës.

Kështu, mëngjarashi nga Shkupi shkon në kuotën e 4 golave në kampionat me fanellën e Gwangju.

The post VIDEO / Jasir Asani “tund rrjetĂ«n” nĂ« KorenĂ« e Jugut appeared first on Albeu.com.

Shpresa e re për pacientët me kancer: Qelizat rikthehen në normalitet

Një grup shkencëtarësh në Institutin KAIST të Koresë së Jugut ka zhvilluar një teknologji revolucionare që mund të rikthejë qelizat e kancerit të zorrës së trashë në gjendjen e tyre normale. Ky zbulim mund të sjellë një alternativë të fuqishme ndaj trajtimeve tradicionale si kimioterapia apo kirurgjia.

Duke pĂ«rdorur teknologjinĂ« “digital twin” (binjakĂ«t dixhitalĂ«), studiuesit ndĂ«rtuan njĂ« model virtual tĂ« rrjeteve gjenetike pĂ«r tĂ« identifikuar “çelĂ«sat kryesorĂ« molekularĂ«â€ – pikat qĂ« kontrollojnĂ« shndĂ«rrimin e qelizave tĂ« shĂ«ndetshme nĂ« kancerogjene. NĂ« vend qĂ« t’i shkatĂ«rrojnĂ« qelizat, ata synojnĂ« t’i “ri-programojnĂ«â€, duke i kthyer nĂ« qeliza tĂ« zakonshme.

Kjo qasje ofron mundësi për trajtime më të sigurta, me më pak efekte anësore dhe mund të hapë rrugën për terapi të kthyeshme dhe të aplikueshme në lloje të ndryshme kanceri.

The post Shpresa e re për pacientët me kancer: Qelizat rikthehen në normalitet appeared first on iconstyle.al.

Gjykata shkarkon presidentin e Koresë së Jugut

Gjykata Kushtetuese e Koresë së Jugut në mënyrë unanime mbajti në fuqi vendimin për shkarkimin e presidentit Yoon Suk Yeol për shkak të shpalljes së gjendjes së luftës, duke e larguar atë nga posti dhe duke i hapur rrugë mbajtjeve të zgjedhjeve të reja pas muajsh të trazirave politike.

Yoon, 64 vjeç, u shkarkua nga ligjvënësit për përpjekjen e tij më 3 dhjetor të vitit të kaluar për të përmbysur sundimin civil, duke dislokuar ushtarë të armatosur në parlament. Ndërkaq, në një çështje të ndarë penale, ai po ashtu është arrestuar nën akuza për kryengritje.

Miliona qytetarë në Korenë e Jugut shikuan vendimin e Gjykatës Kushtetuese që u transmetua drejtpërdrejt nga mediat.

“Duke pasur parasysh ndikimin negativ dhe pasojat e mĂ«dha tĂ« shkeljeve kushtetuese nga ana e tĂ« paditurit
 Ne e shkarkojmĂ« presidentin Yoon Suk Yeol”, tha ushtruesi i detyrĂ«s tĂ« kryetarit tĂ« GjykatĂ«s Kushtetuese, Moon Hyung-bae, teksa lexoi vendimin. Pas vendimit, Yoon kĂ«rkoi falje.

Tragjedi në Korenë e Jugut! Mësuesja godet me thikë për vdekje nxënësen e saj!

Një mësuese ka goditur për vdekje me thikë nxënësen 8-vjeçare, në një shkollë fillore në Korenë e Jugut.

Mësuesja 40-vjeçare, ka rrëfyer se ka goditur me thikë studenten në qytetin qendror të Daejeon. E mitura u gjet me plagë me thikë në katin e dytë të shkollës në orën 18:00 me orën lokale dhe u shpall e vdekur në spital.

Mësuesja u gjet pranë saj me plagë me thikë për të cilat policia dyshon se mund të jenë vetë-shkaktuar.

Presidenti nĂ« detyrĂ« i KoresĂ« sĂ« Jugut Choi Sang-mok urdhĂ«roi njĂ« hetim mbi rastin dhe u kĂ«rkoi autoriteteve “tĂ« zbatojnĂ« masat e nevojshme pĂ«r tĂ« siguruar qĂ« incidente tĂ« tilla tĂ« mos ndodhin mĂ« kurrĂ«â€.

Disa vendas vendosën lule dhe një kukull në portën e shkollës, e cila u mbyll këtë të martë.

Zyra arsimore raportoi se mësuesja kishte kërkuar një leje gjashtëmujore nën pretendimet se po vuante nga depresioni, por ishte kthyer në shkollë vetëm 20 ditë më vonë pasi mjeki e kishte vlerësuar atë si të aftë për të punuar.

Gjatë kohës së saj të lirë nga puna, ajo kishte mendime vetëvrasëse, tha z. Yook, duke cituar një dëshmi që mësuesi i kishte dhënë policisë.

Disa ditë para vrasjes, mësuesja kishte shfaqur sjellje të dhunshme.

Nxënësja u raportua e zhdukur të hënën në mbrëmje, pasi shoferi i autobusit njoftoi shkollën se nuk kishte ardhur për ta marrë atë ditë.

Koreja e Jugut është një vend përgjithësisht i sigurt me ligje të rrepta për kontrollin e armëve. Por vitet e fundit, ajo është përballur me disa krime të profilit të lartë, duke përfshirë therje me thikë.

Top Channel

The post Tragjedi në Korenë e Jugut! Mësuesja godet me thikë për vdekje nxënësen e saj! appeared first on iconstyle.al.

Presidenti i Koresë së Jugut arrestohet pasi tentoi të shpallte gjendje lufte

Lideri i shkarkuar i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, u arrestua të mërkurën për shkak të përpjekjes së tij të dështuar për të shpallur gjendje lufte, duke i dhënë fund një përballjeje disa javore me autoritetet dhe duke u bërë presidenti i parë në historinë e vendit që arrestohet.

Yoon, i cili pĂ«rballet me akuza pĂ«r kryengritje pas pĂ«rpjekjes sĂ« tij jetĂ«shkurtĂ«r pĂ«r tĂ« shpallur gjendje ushtarake muajin e kaluar, tha se do tĂ« bashkĂ«punonte me hetuesit pĂ«r tĂ« shmangur “derdhjen e gjakut”.

Si një ish-prokuror që udhëhoqi Partinë Konservatore të Fuqisë Popullore (PPP) drejt fitores në zgjedhjet e vitit 2022, Yoon mund të përballet me dënim me vdekje ose burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor për kryengritje.

Ai kishte tentuar ta shmangte arrestimin për javë të tëra duke qëndruar në rezidencën e tij, i mbrojtur nga anëtarët e Shërbimit të Sigurisë Presidenciale (PSS) që i kishin qëndruar besnikë.

Rojet e tij kishin vendosur tela me gjemba dhe barrikada nĂ« rezidencĂ«, duke e kthyer objektin nĂ« atĂ« qĂ« opozita e quajti “kĂ«shtjellĂ«â€.

Yoon, i cili kishte premtuar tĂ« “luftonte deri nĂ« fund”, arriti tĂ« shmangte pĂ«rpjekjen e parĂ« pĂ«r arrestimin e tij mĂ« 3 janar, pas njĂ« pĂ«rballjeje tĂ« tensionuar disa orĂ«she midis rojeve dhe hetuesve anti-korrupsion qĂ« punonin me policinĂ«.

Por, në orët e hershme të së mërkurës, qindra zyrtarë policorë dhe hetues nga Zyra e Hetimeve për Korrupsion rrethuan sërish rezidencën, disa duke u ngjitur mbi muret rrethuese dhe duke kaluar shtigje të fshehta për të arritur te ndërtesa kryesore.

Pas një përballjeje rreth pesë orëshe, autoritetet njoftuan se Yoon ishte arrestuar dhe lideri i shkarkuar publikoi një mesazh të regjistruar paraprakisht.

“Vendosa tĂ« pĂ«rgjigjem ndaj ZyrĂ«s sĂ« Hetimeve pĂ«r Korrupsion”, tha Yoon nĂ« mesazh, duke shtuar se nuk e pranonte ligjshmĂ«rinĂ« e hetimit, por po bashkĂ«punonte “pĂ«r tĂ« parandaluar çdo derdhje fatkeqe tĂ« gjakut”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Presidenti i Koresë së Jugut arrestohet pasi tentoi të shpallte gjendje lufte appeared first on Euronews Albania.

Koreja e Jugut synon për herë të dytë arrestimin e presidentit, Yoon Suk Yeol

Hetuesit në Korenë e Jugut po përpiqen sërish të arrestojnë presidentin, Yoon Suk Yeol pas një përpjekjeje të dështuar në fillim të këtij muaji. Hetuesit po tentojnë sërish arrestimin pasi një gjykatë u mundësoi atyre një zgjatje të urdhrit të mëparshëm, raporton BBC.

Arrestimi pritet të kryhet me ndihmën e detektivëve veteranë të policisë, raportojnë mediat lokale.

Avokatët e Yoon kanë kritikuar planifikimin e përdorimit të oficerëve të policisë, duke thënë se kjo është një tradhti ndaj publikut.

Gjyqi për shkarkimin e Yoon, ka nisur të hënën, por përfundoi brenda katër minutave për shkak të mungesës së tij.

Blinken vizitë në Korenë e Jugut, në mes të krizës politike në vendin aleat

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, filloi të hënën një vizitë në Korenë e Jugut një vend që po përjeton një krizë politike, ku do të kërkojë në mënyrë diplomatike të inkurajojë vazhdimësinë me politikat, por jo taktikat e presidentit të vendit të shkarkuar nga parlamenti.

Zoti Blinken mbërriti në kryeqytetin e mbuluar me borë në një udhëtim që ka të ngjarë të jetë i fundit për të si kryediplomati amerikan përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Donald Trump.

Ai do të takohet me homologun e tij Cho Tae-yul të hënën, në të njëjtën ditë që skadon një urdhër për arrestimin e presidentit të shkarkuar Yoon Suk Yeol, i cili u përpoq pa sukses të vendoste gjendjen e jashtëzakonshme më 3 dhjetor.

Zoti Blinken do ta vërë theksin tek përpjekjet e presidentit Joe Biden për të ndërtuar aleanca dhe do të shkojë më pas në Tokio.

Në një deklaratë, Departamenti i Shtetit nuk përmendi drejtpërdrejt krizën politike në Korenë e Jugut, por tha se zoti Blinken do të përpiqet të ruajë bashkëpunimin trepalësh me Japoninë, në kuadër të të cilit tre vendet kanë këmbyer gjerësisht informacione zbulimi për Korenë e Veriut.

Vizita e zotit Blinken vjen në një kohë ndryshimesh për të dy vendet, me kthimin e Presidentit të zgjedhur Trump në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar.

Zyrtarët amerikanë kishin thënë se nuk kishin pasur asnjë paralajmërim për vendosjen e ligjit ushtarak nga zoti Yoon. Zoti Blinken, duke iu drejtuar gazetarëve muajin e kaluar, tha se kriza tregoi forcën e institucioneve të Koresë së Jugut të konsoliduara në tre dekadat që kur ajo përqafoi demokracinë.

Pasi ndalesave në Korenë e Jugut dhe Japoni, zoti Blinken do të vizitojë Francën./voa

Vijojnë paqartësitë politike në Korenë e Jugut, protesta kundër presidentit Yoon

Mijëra protestues u mblodhën në qendër të Seulit të shtunën për të kërkuar arrestimin e menjëhershëm të presidentit të shkarkuar nga parlamenti të Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol. Protestuesit dënuan vendimin e tij për të sfiduar përpjekjet e hetuesve për ta arrestuar të premten.

“NĂ«n drejtimin e Yoon Suk Yeol, policia i shtypi protestuesit me forcĂ«. Ndjej zemĂ«rim tĂ« madh sepse policia po tregohet kaq e pabindur duke mos zbatuar urdhrin e arrestit pĂ«r tĂ«â€, tha njĂ« protestues kundĂ«r presdientit Yeol.

“Shpresoj qĂ« secili prej nesh tĂ« bashkohet qĂ« vendi ynĂ« Koreja e Jugut tĂ« lĂ«vizĂ« drejt njĂ« demokracie tĂ« vĂ«rtetĂ«â€, tha njĂ« tjetĂ«r.

Hetuesit e Koresë së Jugut i kërkuan përsëri Presidentit në detyrë të vendit të shtunën që të urdhërojë shërbimin e sigurisë presidenciale që të zbatojë një urdhër arresti për Presidentin e shkarkuar nga parlamenti Yoon Suk Yeol.

Agjencia kundër korrupsionit e vendit tha se i tërhoqi hetuesit e saj për shkak të shqetësimeve për sigurinë e tyre, pasi forcat e ruajtjes presidenciale nuk i lejuan ata të hynin në rezidencën e zotit Yoon për orë të tëra.

Po ashtu mbështetës të Yoon dolën në rrugë, në përkrahje të tij.

“Tani, vendi ynĂ« po lufton kundĂ«r agjentĂ«ve kinezĂ« dhe atyre qĂ« i nĂ«nshtrohen socializmit. Por ne do tĂ« shĂ«rohemi shpejt. Presidenti ynĂ«, Yoon Suk Yeol Ă«shtĂ« nĂ« ballĂ« tĂ« kĂ«saj lufte”, deklaroi njĂ« protestues pro presdientit Yeol.

“TetĂ« vjet mĂ« parĂ«, ata hoqĂ«n padrejtĂ«sisht presidenten Park Geun-hye dhe tani ata po pĂ«rpiqen tĂ« largojnĂ« edhe presidentin Yoon, bazuar nĂ« akuza absurde. Nuk ka asnjĂ« problem nĂ«se presidenti shpalli gjendjen e jashtĂ«zakonshme”, deklaroi njĂ« tjetĂ«r mbĂ«shtetĂ«s i presdientit Yeol.

Ngjarjet e të premtes ndodhën në vazhdën e një muaji të trazuar politik që filloi me 3 dhjetor, kur presidenti Yoon, një ish prokuror konservator, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme u shfuqizua shpejt nga ligjvënësit, të cilët më vonë votuan për të shkarkuar Yoon dhe pezulluan kompetencat dhe detyrat e tij presidenciale, por vendimi përfundimtar për shkarkimin e tij tani është në duart e Gjykatës Kushtetuese e vendit. Yoon e ka mbrojtur dekretin e tij për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme si një akt të domosdoshëm qeverisjeje./ VOA

The post Vijojnë paqartësitë politike në Korenë e Jugut, protesta kundër presidentit Yoon appeared first on Lapsi.al.

Aksidenti në Korenë e Jugut, hetuesit inspektojnë dy kutitë e zeza të avionit

Një aksident tragjik ka ndodhur dy ditë më parë në aeroportin Muan në Korenë e Jugut. Një avion pasi bëri uljen emergjente në pistë, u përplas me një mur dhe shpërtheu në flakë. Si pasojë humbën jetë 179 viktima dhe vetëm dy anëtarë të ekuipazhit i shpëtuan tragjedisë.

Ndërkohë kanë nisur dhe hetimet lidhur me arsyet që çuan në këtë aksident tragjik. Hetuesit kanë filluar të inspektojnë dy kutitë e zeza të avionit, regjistruesin e zërit të kabinës dhe regjistruesin e të dhënave të fluturimit.

Ata kanë filluar të shkarkojnë të dhënat nga i pari, por janë ende duke ekzaminuar regjistruesin e të dhënave të fluturimit, të cilit thuhet se i mungon një lidhës kritik që do ta bëjë më të vështirë nxjerrjen e të dhënave.

Nga ana tjetër, Jeju Air do të mbajë një konferencë shtypi pas rreth një ore. Linja ajrore është kritikuar nga familjet e viktimave për mosdhënien e përditësimeve në kohë.

Aktualisht, rreth 174 viktima janë identifikuar, ndërsa pesë trupa ende po i nënshtrohen testit të ADN-së. Në të gjithë vendin, festimet e Vitit të Ri janë anuluar ose zvogëluar për shkak të respektit për viktimat dhe familjet e tyre

The post Aksidenti në Korenë e Jugut, hetuesit inspektojnë dy kutitë e zeza të avionit appeared first on Lapsi.al.

Lëshohet urdhër-arrest për Presidentin e Koresë së Jugut

Një gjykatë në Korenë e Jugut ka lëshuar një urdhër historik për arrestimin e presidentit aktual të vendit, Yoon Suk Yeol, si dhe për bastisjen e zyrës dhe rezidencës së tij. Akuzat lidhen me shpalljen jetëshkurtër të ligjit ushtarak më 3 dhjetor, që dyshohet se përbën një akt kryengritjeje.

Akuzat dhe Hetimet

Gjykata e Qarkut në Seul, në bashkëpunim me Zyrën për Hetimin e Korrupsionit për Zyrtarët e Lartë dhe autoritetet ushtarake, ka nisur hetimet për të përcaktuar ligjshmërinë e veprimeve të presidentit Yoon. Sipas ligjit korean, kryengritja është një nga akuzat që mund të çojë në dënim me vdekje ose burgim të përjetshëm.

Presidenti Yoon u pezullua nga detyra pasi Parlamenti i vendit miratoi shkarkimin e tij, duke argumentuar se shpallja e ligjit ushtarak ishte e paligjshme. Ligji ushtarak, i cili zgjati vetëm disa orë para se të rrëzohej nga Parlamenti, është i lejuar vetëm në rastet e luftës ose emergjencave të ngjashme.

Kundërshtimet e Presidentit

Yoon ka mbrojtur vendimin e tij duke e cilĂ«suar shpalljen e ligjit ushtarak si njĂ« akt tĂ« ligjshĂ«m dhe paralajmĂ«rues ndaj PartisĂ« Demokratike opozitare, tĂ« cilĂ«n e akuzon pĂ«r abuzim me shumicĂ«n e saj parlamentare. Avokati i tij, Yoon Kap-keun, e ka quajtur fletarrestimin “tĂ« pavlefshĂ«m dhe jashtĂ«ligjshĂ«m”.

Ndërkohë, shërbimi presidencial i sigurisë ka refuzuar kërkesat për kontroll të zyrës dhe rezidencës së presidentit, duke u thirrur në ligjet që mbrojnë sekretet shtetërore.

Pasojat Politike

Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë përfundimisht për shkarkimin ose kthimin në detyrë të presidentit Yoon. Ekspertët thonë se ka pak gjasa që urdhri për arrestim apo bastisje të zbatohet për sa kohë Yoon mbetet në detyrë.

NĂ«se presidenti nuk bashkĂ«punon vullnetarisht, autoritetet nuk kanĂ« njĂ« mekanizĂ«m tĂ« qartĂ« pĂ«r tĂ« ekzekutuar urdhrin. “NĂ«se Yoon nuk pranon vullnetarisht arrestimin, Ă«shtĂ« e pamundur tĂ« zbatohet urdhri,” tha Choi Jin, drejtor i Institutit pĂ«r Lidership Presidencial nĂ« Seul.

Kjo është hera e parë në historinë e Koresë së Jugut që një president në detyrë përballet me një fletarrestim për kryengritje, duke e vendosur vendin në një situatë të paparë kushtetuese dhe politike.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Lëshohet urdhër-arrest për Presidentin e Koresë së Jugut appeared first on Euronews Albania.

Tragjedi/ Përplasja e avionit, vetëm dy jetë të shpëtuara midis 181 pasagjerëve në bord

Vetëm dy persona i kanë mbijetuar rrëzimit të avionit në Korenë e Jugut, thanë zyrtarët. Avioni me 181 persona në bord, teksa po tentonte të ulej, preku pistën, u kaplua nga flakët dhe më pas u përplas për një mur në Aeroportin Ndërkombëtar Muan të Koresë së Jugut. Për shkak të këtij aksidenti ajror, në këtë shtet janë shpallur shtatë ditë zie.

Dy anëtarë të ekuipazhit, një burrë dhe një grua, u shpëtuan nga pjesa e bishtit të avionit, tha zëdhënësi i zjarrfikësve në Korenë e Veriut, Lee Jung-hyun, duke shtuar se është arritur që të shuhet zjarri.

Avioni shkoi në Korenë e Jugut nga Bangkoku i Tajlandës tentoi të ulej në pistë pak pas orës 09:00, sipas kohës lokale, në aeroportin në jug të Seulit, tha Ministria jugkoreane e Transportit.

Autoritetet thanë se dy nga pasagjerët e këtij avioni ishin shtetas të Tajlandës, ndërkaq pjesa tjetër besohet se ishin nga Koreja e Jugut.

Ky është aksidenti më i rëndë ajror ku është përfshirë një kompani ajrore jugkoreane në tri dekadat e fundit.

Dy anëtarët e ekuipazhit, që i mbijetuan aksidentit, po trajtohen në spitale dhe autoritetet thanë se ata janë jashtë rrezikut për jetë.

Hetuesit po shikojnë nëse faktorët e rrëzimit të avionit mund të jenë goditjet nga zogjtë apo kushtet atmosferike, tha Lee. Agjencia e lajmeve Yonhap citoi autoritetet e aeroportit të kenë thënë se goditjet nga zogjtë mund të kenë shkaktuar mosfunksionimin e pajisjeve për uljen e avionit.

The post Tragjedi/ Përplasja e avionit, vetëm dy jetë të shpëtuara midis 181 pasagjerëve në bord appeared first on Sot News | Lajme.

Aksidenti me 179 viktima/ Koreja e Jugut shpall shtatë ditë zie kombëtare

Vetëm dy persona i kanë mbijetuar rrëzimit të avionit në Korenë e Jugut, thanë zyrtarët. Avioni me 181 persona në bord, teksa po tentonte të ulej, preku pistën, u kaplua nga flakët dhe më pas u përplas për një mur në Aeroportin Ndërkombëtar Muan të Koresë së Jugut. Për shkak të këtij aksidenti ajror, në këtë shtet janë shpallur shtatë ditë zie. Dy anëtarë të ekuipazhit, një burrë dhe një grua, u shpëtuan nga pjesa e bishtit të avionit, tha zëdhënësi i zjarrfikësve në Korenë e Veriut, Lee Jung-hyun, duke shtuar se është arritur që të shuhet zjarri.

Avioni shkoi në Korenë e Jugut nga Bangkoku i Tajlandës tentoi të ulej në pistë pak pas orës 09:00, sipas kohës lokale, në aeroportin në jug të Seulit, tha Ministria jugkoreane e Transportit. Autoritetet thanë se dy nga pasagjerët e këtij avioni ishin shtetas të Tajlandës, ndërkaq pjesa tjetër besohet se ishin nga Koreja e Jugut.

Ky është aksidenti më i rëndë ajror ku është përfshirë një kompani ajrore jugkoreane në tri dekadat e fundit. Në videot e publikuara në rrjetet sociale mund të shihej avioni i llojit Boeing 737-800 duke rrëshqitur në pistë dhe nuk dukej se ka pajisje për ulje, para se të përplasej në një mur dhe të shpërthejë në flakë.

Dy anëtarët e ekuipazhit, që i mbijetuan aksidentit, po trajtohen në spitale dhe autoritetet thanë se ata janë jashtë rrezikut për jetë. Disa orë pas rrëzimit, familjarët e pasagjerëve u mblodhën në aeroport, teksa atyre u janë dhënë letra që të shkruajnë detaje për familjarët e tyre. Ky është aksidenti më i rëndë ajror ku është përfshirë një kompani jugkoreane që nga viti 1997, kur një avion i Korean Air u rrëzua në Guam, duke lënë të vrarë më shumë se 200 persona.

Hetuesit po shikojnë nëse faktorët e rrëzimit të avionit mund të jenë goditjet nga zogjtë apo kushtet atmosferike, tha Lee. Agjencia e lajmeve Yonhap citoi autoritetet e aeroportit të kenë thënë se goditjet nga zogjtë mund të kenë shkaktuar mosfunksionimin e pajisjeve për uljen e avionit.

Kulla e Kontrollit kishte lĂ«shuar njĂ« paralajmĂ«rim pĂ«r goditje nga zogjtĂ« pak pasi pilotĂ«t shpallĂ«n emergjencĂ« brenda fluturakes, tha njĂ« zyrtar i MinistrisĂ« sĂ« Transportit, duke mos specifikuar nĂ«se avioni ishte goitur nga zogjtĂ«. Pothuajse njĂ« minutĂ« pasi pilotĂ«t njoftuan pĂ«r situatĂ«n, ata nisĂ«n pĂ«rpjekjen e tyre tĂ« dĂ«shtuar pĂ«r t’u ulur, tha zyrtari. Agjencia News1 raportoi se njĂ« pasagjer i kishte dĂ«rguar mesazh njĂ« familjari tĂ« tij, duke thĂ«nĂ« se njĂ« zog kishte goditur krahun e avionit.

Avioni Boeing 737-800, që operohej nga Jeju Air, ishte prodhuar më 2009. Shefi ekzekutiv i Jeju Air kërkoi falje për aksidentin dhe gjatë një adresimi televiziv ai u përkul për të shprehur keqardhje. Ai tha se ende nuk dihet shkaku i rrëzimit, duke shtuar se fluturakja nuk kishte pasur asnjë aksident të mëparshëm dhe nuk kishte tregues se kishte ndonjë problem në avion dhe tha se do të bashkëpunojë me autoritetet për hetimet.

Kur avioni u largua nga aeroporti i Bangkokut, Suvarnabhumi, nuk ishte raportuar për kushte anormale, tha presidenti i aeroporteve të Tajlandës, Kerati Kijmanawat. E themeluar më 2005, kompania Jeju Air është një kompani ajrore me kosto të ulët që operon në rrugët ndërkombëtare për në Japoni, Tajlandë dhe Filipine, si dhe kryen fluturime të shumta brenda Koresë së Jugut./REL

The post Aksidenti me 179 viktima/ Koreja e Jugut shpall shtatë ditë zie kombëtare appeared first on Lapsi.al.

174 viktima/ Rritet bilanci i përplasjes së avionit në Kore të Jugut

Koreja e Jugut ka përjetuar sot aksidentin më tragjik të aviacionit prej shumë vitesh, pasi një Boeing 737-8AS me rreth 181 persona në bord, teksa po bënte uljen u përplas me një mur dhe shpërtheu në zjarr.

Numri i viktimave sipas Sky News, ka shkuar në 174. Ndërkohë ende nuk është konfirmuar me siguri shkaku që solli aksidentin e rëndë. Më herët u bë e ditur, se janë gjetur kutia e zezë dhe të dhënat e fluturimit, por ende po kërkohet pajisja që regjistron bisedat në kabinë.

Shkaktuar nga përplasja me zogjtë në fluturim

Deri mĂ« tani, teoria kryesore Ă«shtĂ« se avioni u pĂ«rplas me zogjtĂ« nĂ« fluturim, duke shkaktuar njĂ« mosfunksionim nĂ« sistemin e rrotave. Kjo teori thuhet se u konfirmua nga njĂ« prej tĂ« mbijetuarve, i cili thuhet se u tha shpĂ«timtarĂ«ve se me tĂ« vĂ«rtetĂ« kishte pasur njĂ« pĂ«rplasje me zogj. “Tymi doli nga motorĂ«t dhe mĂ« pas pati njĂ« shpĂ«rthim,” u citua tĂ« thoshte stjuardesa e shpĂ«tuar, e cila Ă«shtĂ« njĂ« nga dy tĂ« mbijetuarit.

Stjuardesa tjetĂ«r Ă«shtĂ« shprehur nga spitali se nuk mbante mend asgjĂ« çfarĂ« kishte ndodhur “Kisha vendosur rripin para uljes, mendova se avioni u ul, por nuk mbaj mend asgjĂ« pas kĂ«saj”, Ă«shtĂ« shprehur 33-vjeçarja, e cila ka mbetur e plagosur nĂ« shpatullĂ«n e majtĂ« dhe ka goditur edhe kokĂ«n.

Ministria e Transportit e Koresë së Jugut tha se kulla e kontrollit u kishte dërguar një mesazh paralajmërues pilotëve të aeroplanit për rrezikun e një goditjeje nga zogjtë përpara rrëzimit.

Avioni kishte pasur probleme edhe dy ditë më parë

Megjithëse shefi operativ i Jeju Air pretendoi në një intervistë për shtyp se avioni fatal nuk kishte histori aksidentesh dhe se provat e hershme nuk treguan dëme, dy ditë më parë një pasagjer që udhëtoi me të njëjtin Boeing tha, sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, se motorët e tij ishin fikur ndërsa po ngrihej nga pista.

“Isha nĂ« tĂ« njĂ«jtin aeroplan dhe motorĂ«t e tij u fikĂ«n disa herĂ«,” tha pasagjeri nĂ« fluturimin 7C2216 i cili u ngrit nga aeroporti Mueang me destinacion Bangkok.

“UnĂ« fola me ekuipazhin dhe ata thanĂ« se nuk kishte asnjĂ« problem,” shtoi ai. NjĂ« tjetĂ«r pasagjer nĂ« tĂ« njĂ«jtin fluturim shprehu gjithashtu shqetĂ«simin e tij, duke shtuar se ngritja pĂ«rfundimtare ishte njĂ« orĂ« me vonesĂ« pĂ«r shkak tĂ« problemeve me aeroportin.

Ndërkohë ministeri i Infrastrukturës, Tokës dhe Transportit, Park Sang-woo është shprehur në një konferencë se hetimi mbi atë që shkaktoi rrëzimin e avionit të Koresë së Jugut mund të zgjasë deri në tre vjet. Duke marrë parasysh se avioni është prodhuar jashtë Koresë së Jugut, hetuesit do të duhet të konsultohen me prodhuesit e pjesëve kryesore të avionit, gjë që mund të nënkuptojë se hetimi kërkon një kohë të gjatë, sipas ministrit.

The post 174 viktima/ Rritet bilanci i përplasjes së avionit në Kore të Jugut appeared first on Lapsi.al.

Bosi i kriptomonedhave nga Korea e Jugut do esktradohet nga Mali i Zi në SHBA

SipĂ«rmarrĂ«si i kriptomonedhave koreano-jugore Do Kwon do tĂ« ekstradohet nĂ« Shtetet e Bashkuara nga Mali i Zi pĂ«r shkak tĂ« kolapsit tĂ« dy argumenteve dixhitale – TerraUSD dhe Luna.

Për muaj të tërë, SHBA-ja dhe Koreja e Jugut kanë kërkuar ekstradimin e Kwon-it, duke pretenduar se mashtrimi çoi në dështimin e kompanisë pas argumenteve, të cilat thithën rreth 40 miliardë nga investitorët dhe tronditën tregjet globale të kriptove.

Mali i Zi nuk ka traktate ekstradimi me SHBA-në apo Korenë e Jugut, ndaj çështja duhej të luftohej në gjykata. Vendimi shënon fundin e më shumë se 18 muajve të vendimeve dhe anulimeve.

Ministri i DrejtĂ«sisĂ«, Bojan Bozovic, ka nxjerrĂ« njĂ« vendim me tĂ« cilin aprovohet ekstradimi i tĂ« akuzuarit Kwon Do Hyung nĂ« Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s”, thuhet nĂ« njoftimin e MinistrisĂ« sĂ« DrejtĂ«sisĂ«.

“U konstatua se shumica e kritereve tĂ« pĂ«rcaktuara me ligj favorizojnĂ« kĂ«rkesĂ«n pĂ«r ekstradim nga autoritetet kompetente tĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s”, thuhet nĂ« deklaratĂ«.

Ai shtoi se Kwon kishte pranuar të ekstradohej si në Korenë e Jugut ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara.

NĂ« shkurt, rregullatorĂ«t amerikanĂ« akuzuan Kwon dhe kompaninĂ« e tij Terraform Labs pĂ«r “orkestrimin e njĂ« mashtrimi shumĂ« miliardĂ« dollarĂ«sh tĂ« letrave me vlerĂ« tĂ« aseteve kripto”.

“Ne pretendojmĂ« se Terraform dhe Do Kwon nuk arritĂ«n t’i ofrojnĂ« publikut njĂ« zbulim tĂ« plotĂ«, tĂ« drejtĂ« dhe tĂ« vĂ«rtetĂ« siç kĂ«rkohet pĂ«r njĂ« mori letrash me vlerĂ« tĂ« aseteve kripto, veçanĂ«risht pĂ«r Luna dhe TerraUSD,” kryetari i Komisionit tĂ« Sigurimeve dhe ShkĂ«mbimeve tĂ« SHBA (SEC) Gary Gensler. thuhet nĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« asaj kohe.

Shtetet e Bashkuara pretenduan se Kwon pretendonte në mënyrë të përsëritur se argumentet do të rriteshin në vlerë dhe mashtronte investitorët në lidhje me stabilitetin e TerraUSD.

Pavarësisht nga miliarda investime, TerraUSD dhe Luna hynë në një spirale vdekjeje në maj 2022.

Ajo shkaktoi një shitje në kriptovalutat e tjera kryesore, përfshirë Bitcoin.

NĂ« shtator 2022, Interpoli lĂ«shoi ​​njĂ« urdhĂ«r “njoftimi tĂ« kuq” pĂ«r arrestimin e Kwon. Ai ishte nĂ« Singapor pĂ«rpara se biznesi i tij tĂ« rrĂ«zohej dhe u arratis nĂ« Serbi pĂ«rpara se tĂ« merrej nĂ« Mal tĂ« Zi.

Kwon u arrestua në mars 2023 teksa tentoi të hipte në një fluturim për në Dubai në aeroportin e Podgoricës, në kryeqytetin e Malit të Zi.

Në qershor 2023, ai u dënua me katër muaj burg në Mal të Zi pasi u shpall fajtor për falsifikim dokumentesh zyrtare.

Ish-oficeri i financave të Terraform Labs, Hon Chang-joon, u ekstradua në Korenë e Jugut në shkurt, pasi kreu katër muaj burg në Mal të Zi për akuza për mashtrim.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Bosi i kriptomonedhave nga Korea e Jugut do esktradohet nga Mali i Zi në SHBA appeared first on Euronews Albania.

Presidenti i Koresë së Jugut mohon akuzat për kryengritje

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, i cili është pezulluar nga ushtrimi i kompetencave pasi Parlamenti votoi për shkarkimin e tij, mohon akuzat për kryengritje, por është i gatshëm të bashkëpunojë me hetimin, raporton agjencia e lajmeve Yonhap, duke cituar avokatët e Yoon.

“Presidenti do tĂ« paraqesĂ« qĂ«ndrimin e tij nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« qartĂ« dhe tĂ« drejtĂ« nĂ« gjykatĂ«. Ne nuk jemi tĂ« sigurt nĂ«se seancat e shkarkimit do tĂ« jenĂ« tĂ« hapura pĂ«r publikun, por nĂ«se janĂ«, kjo Ă«shtĂ« ajo qĂ« presidenti synon tĂ« bĂ«jĂ«,” tha njĂ« nga avokatĂ«t.

Yoon është i dyshuar për kryengrite nga Policia dhe Prokuroria.

Ligji i Koresë së Jugut lejon ndjekjen penale të një presidenti në detyrë për këtë akuzë.

“Hetimi pĂ«r çështjen e kryengritjes dhe seancat e shkarkimit janĂ« dy çështje tĂ« ndara; dy ekipe tĂ« ndryshme ligjore do tĂ« trajtojnĂ« secilin”, tha avokati.

Avokati i presidentit nuk mund të konfirmonte nëse Yoon do të merrte pjesë në pyetjen nga prokurorët më 21 dhjetor.

Presidenti nuk u paraqit pĂ«r t’u marrĂ« nĂ« pyetje mĂ« 15 dhjetor.

Avokati theksoi se nuk kishte baza ligjore për rastin e kryengritjes, pasi presidenti nuk kishte tentuar të merrte pushtetin.

Sipas avokatit, nuk ka pasur incidente pas shpalljes së ligjit ushtarak afatshkurtër që mund të lidhej me kryengritje.

Më 14 dhjetor, Parlamenti i Koresë së Jugut votoi për të fajësuar Yoon për vendimin e tij për të shpallur ligjin ushtarak, i cili u pa si shkelje e Kushtetutës së vendit.

Gjykata Kushtetuese tani duhet të vendosë nëse do të mbështesë mocionin e shkarkimit ose do të rivendosë presidentin.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Presidenti i Koresë së Jugut mohon akuzat për kryengritje appeared first on Euronews Albania.

Koreja e Jugut/ Deklaratat e para të Presidentit Yoon pas rrëzimit të tij

Presidenti i KoresĂ« sĂ« Jugut, Yoon Suk-yeol, parlamenti i tĂ« cilit votoi pĂ«r largimin e tij, deklaroi se ai “po pezullon pĂ«rkohĂ«sisht rrugĂ«timin e tij”.

“Edhe pse po ndalem tani pĂ«r tani, rrugĂ«timi drejt sĂ« ardhmes qĂ« kam bĂ«rĂ« gjatĂ« dy viteve e gjysmĂ« nuk duhet tĂ« ndalet kurrĂ«. UnĂ« kurrĂ« nuk do tĂ« dorĂ«zohem. UnĂ« do t’i marr seriozisht kritikat, lavdĂ«rimet dhe mbĂ«shtetjen tuaj dhe do tĂ« bĂ«j mĂ« tĂ« mirĂ«n pĂ«r vendin deri nĂ« fund”.

Sipas raporteve të mediave, parlamenti ia dorëzoi Gjykatës Kushtetuese dhe zyrës së presidentit të Koresë së Jugut njoftimin e votimit të mbajtur për të fajësuar Yun.

Gjykata Kushtetuese do të vendosë nëse do të miratojë apo jo përfundimisht shkarkimin e Yun, ndërkohë që dërgimi i rezultatit të votimit në zyrën e Yun shënon pezullimin e pushtetit të tij si president. Kryeministri Han Duk-soo do të veprojë si president i përkohshëm i vendit./abcnews.al

Seul, ministri i Mbrojtjes nën arrest për rolin e tij në shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Ish ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut, Kim Yong Hyun, u arrestua zyrtarisht të mërkurën lidhur me dyshimet për bashkëpunim me presidentin Yoon Suk Yeol dhe të tjerë në shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme javën e kaluar, ndërsa autoritetet po hetojnë nëse veprimet e tyre përbëjnë rebelim.

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, e para në më shumë se 40 vjet, zgjati rreth gjashtë orë, por ka shkaktuar reagime dhe protesta të mëdha në vend. Yoon dhe bashkëpunëtorët e tij përballen me hetime penale dhe përpjekje për shkarkim. Ministria e Drejtësisë i ka ndaluar zotit Yoon dhe tetë të tjerëve të largohen nga vendi pasi autoritetet i shohin ata si të dyshuar kryesorë në çështjen e ligjit ushtarak. Kjo është hera e parë që një president në detyrë në Korenë e Jugut merr një ndalim udhëtimi.

Gjykata Qendrore e Seulit tha se miratoi një urdhër-arresti për ish-ministrin e Mbrojtjes Kim Yong Hyun bazuar në akuzat për rebelim dhe shpërdorim detyre.

Zoti Kim ishte mbajtur në paraburgim që të dielën. Prokurorët kanë deri në 20 ditë për të vendosur për këtë çështje. Ligji parashikon në maksimum dënim me vdekje për personat e shpallur fajtor për akuzat për rebelim.

Zoti Kim është personi i parë i arrestuar për këtë rast. Ai është akuzuar për rekomandim të ligjit ushtarak para Presidentit Yoon dhe dërgimin e trupave në Asamblenë Kombëtare për të bllokuar përpjekjet e ligjvënësve për të votuar për këtë masë.

Përfundimisht një numër i mjaftueshëm i ligjvënësve arritën të hynin në parlament dhe njëzëri hodhën poshtë dekretin e Presidentit Yoon, duke e detyruar kabinetin e tij ta anulonte dekretin për gjendjen e jashtëzakonshme disa orë pas shpalljes së saj më 4 dhjetor.

Ministri i mbrojtjes Kim tha pĂ«rmes njĂ« deklarate tĂ« martĂ«n se kĂ«rkonte falje pĂ«r shkaktimin e ankthit dhe shqetĂ«simit tĂ« madh”. Ai tha se e gjithĂ« pĂ«rgjegjĂ«sia pĂ«r shpalljen e gjendjes sĂ« jashtĂ«zakonshme i takon vetĂ«m atij dhe u lut pĂ«r trajtim tĂ« mirĂ« tĂ« ushtarĂ«ve tĂ« dislokuar pĂ«r zbatimin e vendimit pĂ«r gjendjen e jashtĂ«zakonshme, duke thĂ«nĂ« se ata thjeshtĂ« po zbatonin urdhĂ«rat.

Parlamenti i kontrolluar nga opozita miratoi një projekt-ligj të martën për të emëruar një prokuror të posaçëm të pavarur për të hetuar Presidentin Yoon dhe zyrtarë të tjerë të lartë ushtarakë mbi shpalljen e jashtëzakonshme.

PartitĂ« e opozitĂ«s dhe shumĂ« ekspertĂ« thonĂ« se dekreti pĂ«r shpalljen e gjendjes sĂ« jashtĂ«zakonshme ishte antikushtetues. Ata thonĂ« se me ligj presidentit i lejohet tĂ« shpallĂ« gjendjen e jashtĂ«zakonshme vetĂ«m nĂ« “kohĂ« lufte” apo emergjenca tĂ« tjera kombĂ«tare” dhe se Koreja e Jugut nuk ishte nĂ« njĂ« situatĂ« tĂ« tillĂ«.

Një mocion për shkarkim ndaj Presidentit të Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol në parlament dështoi të shtunën pasi anëtarët e partisë së tij bojkotuan votimin./voa

❌