Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Sa pritet të kushtojë iPhone i palosshëm?

Kompania multinacionale financiare JP Morgan beson se iPhone Fold do të jetë një projekt i suksesshëm.

Një hulumtim që ka bërë kompania përmes klientëve të saj është parë nga MacRumors, dhe në të thuhet se iPhone Fold do të prezantohet në shtator të vitit 2026 gjatë ngjarjes ku do të zbulohet linja e iPhone 18.

Shtëpia e investimeve thotë se, me gjithë debutimin e parë të iPhone ultra të hollë (quajtur iPhone 17 Air), seria e ardhshme iPhone 17 nuk do të “entuziazmojë” blerësit. Për pasojë, vëmendja e konsumatorëve do të kthehet shpejt drejt linjës së vitit 2026, për të cilën JPMorgan thotë se do të përfshijë iPhone e parë me ekran të palosshëm, i quajtur iPhone Fold.

Raporti për klientët e JPMorganit thotë se ky pajisje do të shitet me çmim 1999 dollarë dhe shitjet do të arrijnë dhjetëra miliona njësi deri në vitin 2027.

Apple is reportedly planning to launch a 20.3” foldable device in late 2025 and a foldable iPhone in late 2026

Would you be interested in foldable devices from Apple?

Source: analyst Jeff Pu pic.twitter.com/VqJTvYUnVr

— Apple Hub (@theapplehub) May 6, 2024


Sipas analistëve të JPMorgan, nuk pritet që iPhone me ekran të palosshëm të marrë vrull para vitit 2028, por atëherë pritet të shiten 45 milionë njësi. Duke marrë parasysh se thuhet se çmimi i materialeve për prodhimin e pajisjes është 759 dollarë, Apple mund të jetë në një pozicion të mirë për të arritur fitime të mëdha nëse iPhone Fold rezulton i suksesshëm, transmeton PhoneArena.

Apple dëshiron të rrisë tërheqjen e telefonave të palosshëm duke zgjidhur disa nga problemet kryesore që i largojnë konsumatorët nga blerja e këtyre pajisjeve — faktori i parë është çmimi, ndërsa i dyti është prirja për të shfaqur linja në ekran në vendin ku telefoni paloset.

Sipas raporteve, Apple do të bëjë një telefon të palosshëm me ekran pa gërvishtje të dukshme, ose të paktën me një gërvishtje që nuk do të jetë lehtë e dallueshme.

Pritet që ekrani i brendshëm të ketë diagonale 7.8 inç, dhe për hinge do të përdorë teknologjinë “Liquid Metal”. Ekrani i jashtëm pritet të jetë 5.5 inç.

Gjithashtu, iPhone Fold do të ketë një trup të hollë dhe kornizë prej titani, dhe pritet që Touch ID të kthehet pas një periudhe të gjatë, duke zëvendësuar Face ID. /Telegrafi/

The post Sa pritet të kushtojë iPhone i palosshëm? appeared first on Telegrafi.

Gjykata Komerciale e Kosovës pezullon vendimin e ZRRE-së për liberalizimin e tregut të energjisë

✇Albeu
By: M C

Gjykata Komerciale e Kosovës ka pezulluar vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), që parasheh daljen e bizneseve në tregun e liberalizuar të energjisë elektrike. Masa e pezullimit do të vlejë derisa Gjykata të marrë një vendimi përfundimtar për këtë çështje.

Në vendimin e publikuar më 30 korrik, lidhur me padinë e ngritur nga Proex kundër ZRRE-së, Gjykata Komerciale po ashtu vendosi që të anulojë njoftimin e lëshuar nga ZRRE-ja më 12 mars, përmes së cilit njoftonte kompanitë për dalje në tregun e lirë, duke e cilësuar si të kundërligjshëm.

“Të gjithë konsumatorët që sipas njoftimit të paditurës [ZRRE-së] do të dalin ne treg të lirë për t’u furnizuar me energji elektrike, janë njoftuar për një ndryshim me rëndësi kaq të lartë vetëm 2 muaj e gjysmë paraprakisht. E paditura, përveç faktit që ka dështuar qe këtë çështje ta rregullojë përmes aktitadministrativ, duke ju ofruar palëve arsyetimin, bazën ligjore, këshillën juridike si dhe çështjet e tjera me rendësi për një tranzicion të tillë, ka dështuar që fillimisht të ju ofroj konsumatorëve informata të nevojshme dhe jetike për këtë proces”, u tha në vendimin e Gjykatës.

Gjykata Komerciale tha se vendimi i ZRRE-së për të nxjerrë të gjithë konsumatorët në treg të lirë, të “bazuar në një interpretim të gabuar” të dispozitave ligjore, përbën shkelje të rëndë të ligjit, pasi sipas gjykatës ZRRE-ja i ka trajtuar në mënyrë të padrejtë konsumatorët, që sipas ligjit, plotësojnë të paktën një nga kriteret e kërkuara për dalje në treg të lirë.

“Rrjedhimisht, vendimi dhe njoftimi i të paditurës janë të kundërligjshme, si për nga përmbajtja ligjore ashtu edhe për nga forma procedurale, duke u bazuar në interpretim të pasaktë të dispozitave dhe zbatim të gabuar të normave në dëm të konsumatorëve”, tha Gjykata Komerciale, e cila po ashtu ka anuluar pikën 4 të vendimit të ZRRE-së, me të cilin, konsumatorët fundorë kanë të drejtë të furnizohen me energji elektrike në tregun konkurrues.

Vendimi i Komerciales vjen disa orë pasi Kompania për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njoftoi se nga 31 korriku do të nisë shkyçjen nga rrjeti i të gjitha bizneseve që nuk kanë një kontratë me ndonjë furnizues të licencuar për rrymë dhe që deri më tani janë furnizuar nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), e cila po vepron si Furnizues i Mundësisë së Fundit (FMF).

Oda Ekonomike e Kosovës ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Komerciale, duke e vlerësuar si vendim të rëndësishëm dhe që konfirmon shqetësimet e ngritura nga komuniteti i biznesit dhe nga kjo odë “lidhur me mënyrën e njëanshme dhe jo transparente të zbatimit të këtij procesi”.

“Në mungesë të një njoftimi të vlefshëm dhe në mungesë të një baze ligjore për zbatim, Oda Ekonomike e Kosovës kërkon nga ZRRE që të anulojë vendimin e datës 05.04.2024, i cili nuk mund të prodhojë më efekte juridike. ZRRE është e detyruar të zbatojë aktgjykimet përfundimtare të gjykatës, dhe moszbatimi i tyre përbën shkelje të rëndë të rendit juridik që sjellë përgjegjësi penale”, u tha në reagimin e Odës Ekonomike të Kosovës.

Ndërkaq, Oda Ekonomike Amerikane i bëri thirrje ZRRE-së që “të shfuqizojë menjëherë vendimin e saj të kontestuar për liberalizimin e tregut të energjisë”.

“Aktgjykimi i sotëm, por edhe ato të para disa javëve, konfirmojnë shqetësimet e ngritura nga bizneset dhe Oda Amerikane, duke theksuar më tej të metat procedurale dhe substanciale në procesin e liberalizimit. Pasiguria juridike e krijuar muajve të fundit ka shkaktuar konfuzion të jashtëzakonshëm në mesin e bizneseve, duke minuar parashikueshmërinë rregullative dhe duke cenuar planifikimin operativ”, tha kjo Odë.

Vendimi i ZRRE-së për liberalizimin e tregut të energjisë ka hyrë në fuqi më 1 qershor. Sipas këtij vendimi, të gjitha kompanitë private dhe publike që kanë mbi 50 të punësuar ose një qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro, janë në treg të hapur dhe furnizohen me energji me çmime të parregulluara nga shteti. Më shumë se 1.300 biznese private tashmë janë pjesë e këtij tregu. Kompanitë që nuk kanë siguruar kontrata për furnizim, deri më 31 korrik, sipas ligjit, mund të furnizohen nga KEK-u./ REL

The post Gjykata Komerciale e Kosovës pezullon vendimin e ZRRE-së për liberalizimin e tregut të energjisë appeared first on Albeu.com.

Shqipëria ka tri miniera ari! Ja ku ndodhen! Flet studiuesi!

Në një intervistë për emisionin “Dekalog” me Roland Qafokun në DritareTV, Genc Hoti, specialist në fushën e kërkimeve minerare, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me pasuritë e nëndheshme të Shqipërisë. Sipas tij, në vend ekzistojnë tre miniera të arit, por vetëm një prej tyre është zyrtarisht e njohur dhe po shfrytëzohet në mënyrë të ligjshme.

“Miniera e Babjes është e vetmja që është zbuluar, e dokumentuar dhe aty po punohet në mënyrë të ligjshme,” tha Hoti në intervistë. Kjo minierë ndodhet në qarkun e Elbasanit dhe ka qenë objekt i kërkimeve të vazhdueshme për dekada.

Por përveç Babjes, Hoti zbuloi edhe dy vendndodhje të tjera ku, sipas tij, ndodhen rezerva të konsiderueshme ari: njëra midis Këlcyrës dhe Përmetit dhe tjetra në zonën e Tomoricës. Sipas Hotit, këto dy zona nuk janë ende të eksploruara apo të certifikuara në mënyrë zyrtare, pavarësisht potencialit të lartë mineral që mbartin.

“Janë tre zona që i njohim mirë: Babja, Këlcyra–Përmeti dhe Tomorica. Por vetëm Babja është futur në sistem. Të tjerat mbeten jashtë kontrollit shtetëror,” u shpreh ai.

Deklarata e Genc Hotit hedh dritë mbi një temë të ndjeshme për ekonominë shqiptare: mungesën e një strategjie të qartë shtetërore për shfrytëzimin e pasurive natyrore. Ai theksoi se mungesa e transparencës dhe e ndërhyrjes institucionale bën që burime të vlefshme të mbeten të pashfrytëzuara ose të bien pre e aktiviteteve të paligjshme.

“Duhet të ketë vullnet politik dhe investim serioz për të eksploruar dhe certifikuar këto miniera. Ato janë pasuri e Shqipërisë dhe nuk mund të rrinë në harresë apo në duart e spekulantëve,” theksoi Hoti.

The post Shqipëria ka tri miniera ari! Ja ku ndodhen! Flet studiuesi! first appeared on JavaNews.al.

Kampionat shahu në Shëngjin, pjesëmarrës nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria

TIRANË, 30 korrik/ATSH/ Në Shëngjin u zhvillua sot kampionati i shahut, ku pjesëmarrës ishin pushues sezonalë nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria, me moshë dhe përvoja të ndryshme.

Ky aktivitet organizohet çdo vit nga Bashkia Lezhë dhe është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë dashamirësit e shahut.

Sipas bashkisë së Lezhës, rivaliteti në këtë garë ishte i fortë, por gjithçka kaloi në një atmosferë të mrekullueshme me shumë fair play, të qeshura dhe argëtim mes sfidantëve.

Në fund të kampionatit u ndanë çmimet për fituesit, si më poshtë:

Vendi i parë (mosha e re): Simone Stojani nga qyteti i Laçit – fitues i medaljes dhe certifikatës.

Vendi i parë (Të rritur): Burim Bojçinca nga Kosova – fitues i medaljes, certifikatës dhe kupës të vendit të parë.

Vendi i dytë (Të rritur): Frrok Lesaj nga Lezha – fitues i medaljes, certifikatës dhe kupës së vendit të dytë.

Vendi i tretë (Të rritur): Petrit Tanushi nga Shkupi, Maqedoni e Veriut dhe Ismet Nerguti nga Kukësi – të dy fitues me pikë të barabarta, secili me medalje dhe certifikatë.

Të gjithë pjesëmarrësit e vlerësuan aktivitetin si një mundësi të shkëlqyer për t’u argëtuar dhe zhvilluar aftësitë e tyre.

/m.m/j.p/

The post Kampionat shahu në Shëngjin, pjesëmarrës nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mijëra fansa i japin lamtumirën e fundit Ozzy Osbourne në rrugët e Birminghamit

BIRMINGHAM, 30 korrik /ATSH/- Mijëra fansa mbushën sot rrugët e Birminghamit për t’i dhënë lamtumirën e fundit dhe për të nderuar Ozzy Osbourne, vokalistin legjendar të “Black Sabbath”, sipas “The Guardian”.

Familja Osbourne, Sharon, Kelly, Jack dhe Aimee bënë homazhet e tyre në funeral përpara se të shkonin në një ceremoni private.

E veja e Ozzy Osbourne, Sharon Osbourne, ishte në lot ndërsa iu bashkua fëmijëve të saj për t’i dhënë lamtumirën e fundit legjendës së muzikës, në Birmingham.

Ylli i heavy metal, i cili vdiq në moshën 76-vjeçare, u përkujtua me një ceremoni të veçantë në Black Sabbath Bridge, në Birmingham, qyteti ku ai u lind.

Dhjetëra mijëra fansa ishin atje për t’i dhënë lamturmirën e fundit, Ozzy Osbourne.

E gjithë familja ishte e veshur me të zeza ndërsa i bënin nderimet e tyre, bashkëshortit dhe babait të tyre të ndjerë, Ozzy Osbourne.

Familja Osbourne, përfshirë fëmijët Jack, Kelly dhe Aimee vendosen lule në Urën Black Sabbath.

Djali i Ozzy nga martesa e tij e parë me Thelma Riley, Louis, iu bashkua gjithashtu familjes.

Makina e varrimit të Ozzy ishte zbukuruar me lule vjollcë ku shkruhej emri i tij.

Kortezhi funeral përbëhej nga makina funerale “Jaguar” dhe gjashtë makina funerale “Mercedes”, të shoqëruara nga një motoçikletë dhe makinë policie.

Makina e varrimit të Osbourne u nis përgjatë Broad Street në qendër të qytetit në orën 13:00, duke u drejtuar drejt Urës së Black Sabbath.

Ishte vendi ku shumë fansa të “Black Sabbath” i bënë homazhe muzikantit me lule dhe fotografi të legjendës.

Fansat – shumë prej tyre të veshur me bluza të Ozzy Osbourne – mbërritën më herët, pranë stolit të Urës Black Sabbath në Broad Street në Birmingham, për t’i bërë homazhe këngëtarit.

Gjithashtu u ngritën postera në kujtim të muzikantit. U luajt muzika e “Black Sabbath” dhe njerëzit që mbushën rrugët thërrisnin, “Ozzy Ozzy Ozzy”.

Ozzy Osbourne vdiq tre javë pas koncertit të tij të lamtumirës, “Back to the Beginning”, në Villa Park në Birmingham – së bashku me shokët e tij të grupit Tony Iommi, Bill Ward dhe Geezer Butler.

Ai vdiq në moshën 76-vjeçare në shtëpinë e tij në Buckinghamshire, i rrethuar nga familja e tij.

Osbourne ishte babai i gjashtë fëmijëve dhe gjysh i 10 fëmijëve.

Ai kishte tre fëmijë nga martesa e tij e parë me Thelma Riley – Jessica, Louis dhe Elliot (ai adoptoi Elliot, djalin e Thelmës nga një marrëdhënie e mëparshme) – dhe tre të tjerë me bashkëshorten e tij Sharon: Aimee, Kelly dhe Jack.

Ceremonia e varrimit ishte një festë e jetës së Osbourne. Muzikantët vendas Bostin’ Brass performuan për t’i dhënë atij lamtumirën e fundit.  Eventi u zhvillua përpara një funerali privat.

Në Muzeun dhe Galerinë e Artit të Birminghamit është hapur një libër ngushëllimesh, ku ndodhet ekspozita “Heroi i Klasës Punëtore” e Ozzy Osbourne. //a.i/

 

The post Mijëra fansa i japin lamtumirën e fundit Ozzy Osbourne në rrugët e Birminghamit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Subvencion për ujin e pijshëm, ja kategoritë që përfitojnë

Familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuara, pensionistët me të ardhura të pamjaftueshme, si dhe individët pa mbështetje familjare apo sociale, do të mund të përfitojnë një subvencion për konsumimin jetik të ujit. Ky subvencion do të mbulojë deri në 5 metra kub ujë në muaj.

Për këto kategori, do të subvencionohet gjithashtu me tarifa fikse, tarifa për kanalizimet dhe shërbimet e trajtimit të ujërave të ndotura urbane.

Udhëzimi i ri që përcakton metodologjinë për shpërndarjen dhe përdorimin e subvencioneve shtetërore për ofruesit e shërbimeve në sektorin e ujësjellës kanalizimeve për vitin buxhetor 2025 është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe ka hyrë në fuqi menjëherë, shkruan A2 CNN.

Ky udhëzim ka për qëllim të rregullojë procedurat për shpërndarjen e subvencioneve dhe të sigurojë një sistem të qartë dhe të strukturuar mbështetjeje për kategoritë më në nevojë.

Subvencioni do të shpërndahet nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve (AKUK) dhe do të përdoret për kompensimin e kostove të ujit të pijshëm dhe shërbimeve të kanalizimeve për ato familje që janë pjesë e kategorive sociale në nevojë, siç janë parashikuar në ligjin për asistencën sociale. Këto familje do të përfitojnë subvencionin për deri në 5 metra kub ujë në muaj, si dhe për tarifat fikse dhe shërbimet e kanalizimeve dhe trajtimit të ujërave të ndotura urbane.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm është se çdo familje mund të përfitojë subvencion vetëm një herë, pavarësisht numrit të anëtarëve të saj që mund të përfshihen në kategoritë e ndihmës ekonomike.

Shoqëritë aksionare të ujësjellës kanalizimeve do të kenë përgjegjësinë e akordimit të zbritjeve për kategoritë e nevojshme çdo muaj.

Për të siguruar një përdorim të duhur të fondeve, janë parashikuar disa kushte për shoqëritë UK. Vetëm ato që kanë nënshkruar një kontratë performancë me AKUK mund të përfitojnë nga ky subvencion. Kontrata është e domosdoshme për të siguruar një administrim të saktë të fondeve dhe një mbikëqyrje më të fortë të shpenzimeve.

Në rast se shoqëritë aksionare të ujësjellës kanalizimeve nuk kanë nënshkruar kontratën e performancës, ato nuk do të mund të rimbursohen për zbritjet e aplikuara.

Për shoqëritë që përmbushin kushtet, AKUK do të përllogarisë dhe shpërndajë fondet në përputhje me të dhënat e raportuara nga shoqëritë përkatëse. Gjithashtu, do të realizohet një mbikëqyrje e vazhdueshme për të siguruar që fondet të përdoren siç është planifikuar dhe për të garantuar që subvencioni të arrijë te ata që kanë më shumë nevojë.

The post Subvencion për ujin e pijshëm, ja kategoritë që përfitojnë first appeared on JavaNews.al.

‘Arbitrar’/ Projekti i Kodit Penal kritikohet edhe për cënimin e lirisë së shprehjes

Nga Blerina Gjoka Një projekt i qeverisë për të miratuar një Kod të ri Penal, i bërë publik më 25 korrik nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, është pritur me kritika të forta nga aktorë të ndryshëm të shoqërisë dhe institucionet e pavarura të drejtësisë, si një projekt që cënon liritë e individit. Disa nene […]

The post ‘Arbitrar’/ Projekti i Kodit Penal kritikohet edhe për cënimin e lirisë së shprehjes appeared first on BoldNews.al.

BE zëvendëson vulat e pasaportave me një bazë të dhënash digjitale

Vizitorët ndërkombëtarë që mbërrijnë në 29 vende evropiane do të përpunojnë të dhënat e tyre në një bazë të dhënash në të gjithë zonën Shengen nga 12 tetori, njoftoi sot Komisioni Evropian.

I ashtuquajturi, Sistemi i Hyrjes/Daljes (EES) do të regjistrojë të gjitha hyrjet dhe daljet e shtetasve nga vendet jo-anëtare të BE-së, si dhe informacionin e udhëtimit, dhe do të regjistrojë të dhënat biometrike, si gjurmët e gishtërinjve dhe imazhet e fytyrës.

Qëllim i EES-së është të zëvendësojë gradualisht përdorimin aktual të vulave të pasaportave.

“Sistemi i ri do të përmirësojë sigurinë duke ofruar të dhëna të besueshme mbi kalimet kufitare, qytetarët që qëndrojnë më gjatë se viza e tyre dhe rastet e mashtrimit me dokumente dhe identitet”, tha komisioneri i BE-së për Emigracionin, Magnus Brunner.

“Vendet e Shengenit kanë gjashtë muaj kohë për të vendosur plotësisht sistemin EES – në të gjitha pikat e kalimit kufitar”, tha komisioni.

Shengeni i referohet zonës së udhëtimit pa pasaporta të Evropës, e cila përbëhet nga 25 vende të BE-së, duke përfshirë Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën.

Irlanda dhe Qiproja janë anëtare të BE-së, por nuk marrin pjesë në Shengen.

Maturantët afat deri në 3 gusht për të zgjedhur programet e studimit, shtohet 35 degë të reja

TIRANË, 30 kmorrik/ATSH/ 20 mijë maturantë kanë kohë deri në 3 gusht për të përzgjedhur 10 programet e studimit që preferojnë.

Në një intervistë televizive, drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj tha se mundësinë e aplikimit e kanë ata maturantë që janë regjistruar në portal bazuar edhe në mesataren që kanë.

“Ne kemi programe studimi që janë programe dyvjeçare profesionale, Bachelor dhe programe të integruara si mjekësia dhe arkitektura. Janë 20 mijë maturantë që janë regjistruar në portal dhe e kanë mundësinë e aplikimit. Mundësinë e kanë ata që kanë plotësuar formularin A1, A1Z dhe janë integruar në sistem, bazuar edhe në rezultatet gjatë 3 viteve të shkollës mesme”, tha ai.

Lidhur me mesataren që duhet të ketë një maturantë, Xhelaj tha se ajo llogaritet nga programi, i cili më pas i shfaq atij degët ku mund të aplikojë me mesataren që ka.

“Programi bënë kalkulimin e mesatares që kanë ata dhe mbi këtë mesatare atyre i shfaqen ato degë që ata plotësojnë kriterin e mesatares. Ata që kanë mesatare më të mirë mund të aplikojnë në të gjitha programet”, tha ai.

Sipas tij, “janë 650 degë ku mund të aplikohet, ndërsa këtë vit janë shtuar edhe 35 të reja”.

“Janë 650 programe studimi nga të cilat 35 janë programe të reja. Ka edhe programe të tjera që janë riorganizuar, edhe numri i kuotave në dispozicion është i ndërlidhur me numrin e maturantëve që kanë plotësuar formularin janë mbi 3 mijë kuota, gjysma e atyre që janë të regjistruar e kanë mbyllur procesin e aplikimit. Edhe maturantët që se kanë plotësuar duhet që ta bëjnë në vijim, portali rri hapur 24 orë. Kanë 10 preferënca për të zgjedhur dhe duhet që të bëjnë zgjedhjet që ata duan”, shtoi ai. /j.p/

The post Maturantët afat deri në 3 gusht për të zgjedhur programet e studimit, shtohet 35 degë të reja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Turistët e huaj braktisin agjencitë dhe guidat turistike në Shqipëri, ja alternativa që po zgjedhin

Durrës, Korrik 2025 Një prirje e re po vërehet gjithnjë e më qartë këtë sezon turistik në Shqipëri: turistët e huaj po shmangin gjithnjë e më shpesh agjencitë dhe guidat tradicionale, duke zgjedhur një formë më fleksibël, më të personalizuar dhe shpesh më të përballueshme për të udhëtuar brenda Shqipërisë. Në vend që të rezervojnë paraprakisht për ture standarde në grup…

Source

Dëshmia në GJKKO: Më morën për punë me 25 mijë lekë dita, por më çuan në parcelë hashashi (EMRI)

Dëshmia për llogari të SPAK e një 25-vjeçari nga Gramshi, i cili u gjet në Shkodër në një aksion anti-kanabis, është vënë në pikëpyetje gjatë seancës paraprake kundër 14 personave, shumica kushërinj me njëri-tjetrin. Shkak është bërë krahasimi i tabulateve telefonike mes të akuzuarit Aleksandër Rrasa dhe Aurel Fejzo, i cili më herët kishte dëshmuar […]

The post Dëshmia në GJKKO: Më morën për punë me 25 mijë lekë dita, por më çuan në parcelë hashashi (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Kërkonte të bënte s*ks me një të mitur dhe i dërgoi foto intime, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë

Një burrë është arrestuar nga Policia e Tiranës, i cili akuzohet për veprën penale “Ngacmimi seksual”. Në pranga është vënë shtetasi D. P., 46 vjeç. Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se arrestimi i tij u krye pasi gazetarët e emisionit “Piranjat”, mëngjesin e djeshëm, njoftuan shërbimet e Policisë, se 46-vjeçari kërkonte të kryente marrëdhënie […]

The post Kërkonte të bënte s*ks me një të mitur dhe i dërgoi foto intime, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Berisha për pjesëmarrjen e PD-së në parlamentin e ri: Do të vendoset nga forumet

TIRANË, 30 korrik /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një konference për shtyp sot e cilësoi sërish procesin zgjedhor të 11 majit si një farsë elektorale të manipuluar në mënyrë masive.

Berisha tha se “patronazhistët” kanë shtrirë ndikimin e tyre deri në diasporë, duke ndikuar ndjeshëm te vota e emigrantëve shqiptarë.

Berisha përmendi rezultate në Qarkun e Fierit, ku sipas tij, janë raportuar përqindje të votimit deri në 92–93% në favor të PS-së.

Kreu i PD-së tha më tej se “1 miliard e 24 milionë euro janë përdorur për të manipuluar zgjedhjet dhe për të blerë vota”.

“Në këto zgjedhje diktatori, apo diktatura autoritare përdori 1 miliard e 24 milionë euro. Cilat janë? 500 milionë në kundërshtim me ligjin në prokurorime publike; 244 milionë në kundërshtim me ligjin interesa bankare dhe grante për fermerët; 200 e ca milionë gjoba dhe kamata të falura të 10 viteve të fundit; 76 milionë çdo pensionist 100 euro. Pa llogaritur dhe 100 milionë rrënjë kanabis, që nuk mbillen dot”, deklaroi Berisha.

I pyetur për pjesëmarrjen e PD-së në parlamentin e ri, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se kjo çështje do të vendoset nga forumet e partisë, duke theksuar se çdo vendim do të jetë kolektiv dhe jo personal.

/m.q/r.e/

The post Berisha për pjesëmarrjen e PD-së në parlamentin e ri: Do të vendoset nga forumet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Familjet me ndihmë ekonomike do të marrin ujë falas deri në 5m kub në muaj

Nga Gazeta ‘SI’ – Qeveria ka miratuar një skemë të re subvencionimi për konsumin e ujit.

Familjet në nevojë nuk do të paguajnë tarifë uji deri në 5m3 ujë në muaj, përllogaritur si sasia e nevojshme jetike.

Zbritja do të aplikohet automatikisht në faturat mujore dhe pa nevojë për aplikim nga qytetarët. Bashkitë i dërgojnë shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve listat e individëve përfitues, dhe këto të fundit janë të detyruara të aplikojnë uljen përkatëse në faturat mujore të ujit.

Skema përfshin të gjitha familjet që përfitojnë nga ndihma ekonomike sipas legjislacionit në fuqi, por edhe kategori të tjera sociale, si personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit pa mbështetje apo individë në kushte të vështira. Skema synon të lehtësojë barrën financiare të familjeve në vështirësi dhe të garantojë akses të barabartë në një shërbim jetik siç është uji i pijshëm.

Në këtë rast, kostot mbulohen nga vetë fondet e shoqërisë, deri në lidhjen e marrëveshjes me AKUK-në. Në rast se pas subvencionimit për familjet në nevojë mbetet fond i papërdorur, ai mund të shfrytëzohet për mbulimin e kostove të energjisë elektrike nga shoqëritë UK, por vetëm në rastet kur ato prodhojnë mbi 75% të ujit përmes ngritjes mekanike.

The post Familjet me ndihmë ekonomike do të marrin ujë falas deri në 5m kub në muaj appeared first on Gazeta Si.

Lirimi i hapësirave publike, Ristani: Lulishtja pas Muzeut Historik Kombëtar iu rikthye komunitetit

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Anuela Ristani (@anuela.ristani)

TIRANË, 30 korrik /ATSH/ Kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani njoftoi se lulishtja pranë sheshit “Harry Truman”, pas Muzeut Historik Kombëtar, i është rikthyer komunitetit pas ndërhyrjes së ndërmarrë nga strukturat përgjegjëse.

Pas lirimit të hapësirës janë mbjellë pemë dhe janë vendosur stola për të pushuar.

“Një hapësirë e re për të gjithë! Kjo lulishte e vogël ndodhet tek Rruga “Ded Gjo Luli”, pranë sheshit “Harry Truman”, pas Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë. Mbushëm me dhe, mbollëm pemë, ullinj dhe shkurre dekorative. Mbollëm bar të ri dhe vendosëm edhe stola për të pushuar”, shkruan Ristani.

Sipas Ristanit, kjo hapësirë publike më parë ishte zaptuar nga lokalet, ndërsa tani është rikthyer për komunitetin si një vend i gjelbër, i qetë dhe i hapur për të gjithë.

/e.i/r.e/

The post Lirimi i hapësirave publike, Ristani: Lulishtja pas Muzeut Historik Kombëtar iu rikthye komunitetit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ishujt më të bukur në botë për të vizituar në vitin 2025

Plazhe me rërë të butë, gjethe palmash që lëkunden në erë, ujëra kristal dhe një koktej në dorë, kush mund të ankohet për një udhëtim në ishull?

Sigurisht, jo të gjithë ishujt i përmbushin këto përshkrime, por këto copa të izoluara toke shpesh përfaqësojnë një arratisje të vërtetë nga realiteti. Çdo ishull në planet ka veçantinë dhe historinë e tij, por cili është ai që i përshtatet më shumë stilit tuaj të udhëtimit?

Platforma e njohur e rezervimeve të udhëtimeve, Expedia, ka analizuar të dhënat e saj, duke marrë në konsideratë faktorë si aksesueshmëria, përfshirja, klima, siguria, çmimet e akomodimit, vlerësimet e udhëtarëve dhe më shumë, për të hartuar listën e saj të parë Expedia Island Hot List, një përmbledhje e mrekullueshme e ishujve më të mirë.

Për adhuruesit e aventurës: Republika Dominikane

Në krye të listës renditet Republika Dominikane, ishulli i dytë më i madh në Karaibe. Ky destinacion ofron një sërë aktivitetesh që rrisin adrenalinën, si ziplining, canyoning, kalërim dhe udhëtime në natyrë të egër.

Një eksperiencë që nuk duhet humbur është ecja përmes pyllit deri te 27 Charcos de Damajagua, një seri prej 27 ujëvarash ku mund të hidheni dhe të notoni për një përvojë të paharrueshme.

Për ata që kërkojnë qetësi: Bali, Indonezi

Në anën tjetër të spektrit ndodhet Bali, i shpallur si ishulli më i mirë për relaksim. Ky destinacion tropikal ofron klube plazhi miqësore me mjedisin, lagje të rrethuara me fusha orizi, kafene të vendosura në kodra si Akasa Coffee me pamje spektakolare, si dhe vende për të bërë joga.

Për një relaksim të vërtetë, rezervoni një masazh tradicional. Për një përvojë edhe më luksoze, vizitoni Senses Spa në Jimbaran, ku masazhi zhvillohet pranë detit nën zhurmën e valëve.

Për jetën e natës: Páros, Greqi

Kur bëhet fjalë për argëtim dhe jetë nate, rekomandohet Páros në Greqi, që është shpallur si “Ishulli më i mirë në botë për vitin 2025” nga revista Travel + Leisure. Në qytetin kryesor të ishullit, Parikia, gjeni një vijë bregdetare të mbushur me bare, ndërsa në Naoussa ndodhen restorante panoramike, klube dhe bare koktejsh.

Ishujt më të mirë në botë për të vizituar në vitin 2025, sipas Expedia:

  • Aruba (Më i miri për diell gjatë gjithë vitit)
  • Bali, Indonezi (Më i miri për relaksim)
  • Republika Dominikane (Më i miri për aventurë)
  • Fixhi (Më i miri për komunitet)
  • Xhamajka (Më i miri për kulturë)
  • Koh Samui, Tajlandë (Më i miri për luks të përballueshëm)
  • Maldivet (Më i miri për romancë)
  • Oahu, Havai (Më i miri për sërf)
  • Paros, Greqi (Më i miri për jetën e natës)
  • Sardinia, Itali (Më i miri për dashamirësit e ushqimit)

/ Time Out, Expedia, Shqip.al

The post Ishujt më të bukur në botë për të vizituar në vitin 2025 appeared first on Revista Monitor.

Ndahet nga jeta Paul Mario Day, këngëtari i grupit legjendar ‘Iron Maiden’

Këngëtari kryesor i parë i grupit legjendar Iron Maiden, Paul Mario Day, ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare. Lajmi u bë i ditur më 29 korrik nga grupi i tij i fundit muzikor, More, përmes rrjeteve sociale, ndërsa shkaku i vdekjes ende nuk është bërë publik.

Në një postim në Instagram, grupi More shprehu dhimbjen për humbjen e artistit, duke e përshkruar atë si një pjesë të rëndësishme të valës së re të heavy metal-it britanik.

“Jemi thellësisht të trishtuar të mësojmë për ndarjen nga jeta të këngëtarit të madh të More, Paul Mario Day. Ai ishte pjesë e valës së re të heavy metal britanik, duke nisur që nga koha e tij me një version të hershëm të Iron Maiden dhe performanca e tij fantastike në albumin ‘Warhead’.”

Paul Mario Day ishte një figurë e dashur në skenën britanike të rock-ut, i njohur për koncertet legjendare ku performoi, përfshirë “Monsters of Rock” në Castle Donington në vitin 1981, ku u ndanë skena me emra si AC/DC, Whitesnake, David Coverdale, si dhe turnetë me Iron Maiden, Def Leppard dhe artistë të tjerë të njohur.

Mike Freeland, bashkëpunëtor i tij, e kujtoi Day si një “këngëtar të çmendur dhe të shkëlqyer”, ndërsa grupi More theksoi se vazhdon të luajë muzikën e tij me nderim dhe e mban mend gjithmonë gjatë performancave të albumit “Warhead”.

Paul Mario Day u rekrutua nga basisti Steve Harris kur Iron Maiden u formua në vitin 1975 dhe ishte vokalisti i parë i grupit deri në vitin 1976, kur u zëvendësua nga Dennis Wilcock. Në dokumentarin “Iron Maiden: The Early Days” u zbuluan detaje se Day u pushua nga puna për mungesë prezence në skenë.

Grupi More u shpreh ngushëllimet më të thella për familjen, miqtë dhe fansat e Paul Mario Day në të gjithë botën./E.T

162 të vdekur, përplasja fatale e Boeing 727 dhe luftarakut F-86 tronditi Japoninë

30 korrik 1971 – Tragjedia ajrore mbi Morioka

Përgatiti: L. Veizi

Më 30 korrik 1971, një nga fatkeqësitë më të mëdha ajrore në historinë e Japonisë ndodhi mbi qiejt e qytetit Morioka, në prefekturën Iwate, kur një aeroplan pasagjerësh i kompanisë All Nippon Airways (ANA), tip Boeing 727-281, u përplas në ajër me një avion luftarak F-86F Sabre të Forcave Ajrore të Japonisë. Si pasojë, 162 persona humbën jetën, duke e renditur këtë ngjarje ndër aksidentet më tragjike të aviacionit civil japonez të asaj kohe.

Rrethanat e ngjarjes

Avioni i kompanisë All Nippon Airways ishte ngritur nga aeroporti Sapporo (Chitose) dhe ishte në rrugën për në aeroportin Tokyo Haneda, duke transportuar 155 pasagjerë dhe 7 anëtarë të ekuipazhit. Ndërkohë, avioni ushtarak F-86F Sabre ishte pjesë e një stërvitjeje rutinë, i pilotuar nga një kadet i ri në trajnim, i cili po kryente një fluturim nën mbikëqyrjen e instruktorëve të Forcave Ajrore.

Për arsye që mbetën të debatueshme, dy avionët u gjendën në të njëjtin sektor lartësie, dhe për shkak të komunikimeve të pasakta dhe mungesës së koordinimit mes kontrollit të trafikut civil dhe atij ushtarak, ndodhi përplasja.

Përplasja

Sipas hetimeve zyrtare, avioni luftarak u përplas me krahun e majtë të Boeing-ut, duke shkaktuar humbjen e menjëhershme të kontrollit nga ekuipazhi i aeroplanit civil. Avioni i ANA-s u shkatërrua në ajër dhe rrënojat ranë mbi një zonë malore pranë qytetit Shizukuishi, duke i vrarë të gjithë personat në bord.

Piloti i avionit ushtarak arriti të hidhej me parashutë dhe mbijetoi, çka ngjalli reagime të forta publike dhe politike.

Pasojat dhe hetimet

Ngjarja shkaktoi zemërim të madh publik në Japoni. U shtrojnë pyetje të mëdha rreth rolit të ushtrisë në hapësirat ajrore civile dhe mungesës së koordinimit mes kontrollorëve të fluturimit ushtarak dhe civil. Hetimet treguan se kadeti në avionin luftarak kishte bërë manovra të papërshtatshme, por përgjegjësia e plotë i takonte gjithashtu edhe sistemit të kontrollit të fluturimeve, i cili kishte lejuar dy avionët të operonin në të njëjtën lartësi pa paralajmërim të mjaftueshëm.

Në vitin 1973, piloti i F-86, 22-vjeçari Kazumi Hirose, u dënua me dy vjet burg me kusht, çka u kritikua si një dënim shumë i lehtë në raport me pasojat katastrofike.

Trashëgimia

Kjo tragjedi shërbeu si një pikë kthese për përmirësimin e sigurisë ajrore në Japoni. U përforcua ndarja mes trafikut ajror civil dhe atij ushtarak, u rritën investimet në sistemet e radarëve dhe komunikimit, dhe u vendosën protokolle të reja për koordinimin ndërmjet aviacionit civil dhe ushtrisë.

Ngjarja mbetet ende një nga aksidentet më të rënda ajrore në historinë e Japonisë, dhe një simbol i rrezikut që paraqet ndërhyrja ushtarake në hapësirat ajrore të banuara pa koordinim të plotë.

Nga serat tek agroturizmi dhe rrjetet e peshkimit, hapen sot aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve 2025

Hapen sot aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 për sektorin bujqësor. Lajmi është njoftuar nga Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj në rrjetet e saj sociale, sipas të cilës ofrohet një paketë financimi e integruar që përfshin kredinë e butë dhe mbështetje financiare përmes granteve.

Sipas Denajt, kjo skemë ka për qëllim rritjen e konkurrueshmërisë dhe fuqizimin e inovacionit në zinxhirin agroushqimor, duke siguruar gjithashtu përmbushjen e standardeve të BE-së për sigurinë ushqimore.

“Për më tepër, ajo synon realizimin e objektivit ambicioz të qeverisë për eksportimin e 1 miliard eurove produkte bujqësore deri në 2030-ën. Për të mbështetur zhvillimin bujqësor, Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ofron një fond rekord prej 20 milionë eurosh, të cilat janë të strukturuara në nëntë masa mbështetëse, të cilat mund të përdoren nga fermerët dhe subjektet bujqësore për të zhvilluar plane investimi të personalizuara”, thekson Ministrja Denaj.

Kredia e butë e nisur prej janarit, me një normë interesi vetëm 2% dhe 70% kolateral nga shteti, gërshetohet me Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 me 50% grant, duke krijuar një paketë të plotë financimi për sektorin bujqësor.

Ministrja sqaron në postimin e saj, se aplikantët mund të përfitojnë nga disa masa mbështetjeje, duke i mundësuar kështu të krijojnë një plan të qëndrueshëm dhe tërësor për zhvillimin e fermave të tyre.

Ky program është i hapur për fermerët individualë, si dhe për shoqëritë me status fizik ose juridik, të cilët mund të aplikojnë për ndihmë financiare nëpërmjet Agropikave ose Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor në zonën e tyre.

Aplikimet janë të hapura nga data 30 korrik deri më 30 shtator, dhe fermerët mund të marrin asistencë nga ekipi i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për çdo pyetje ose nevojë për ndihmë.

Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ofron 9 masa mbështetëse:

•             ndërtimin e serrave diellore të reja për prodhimin e perimeve,

•             luleshtrydheve dhe rrushit të tavolinës;

•             mbjellje të reja në pemë frutore, ullinj, agrume dhe vreshta;

•             rrjeta antibreshër për pemët, agrumet dhe vreshtat ekzistuese;

•             sistemet e ujitjes me pika në pemëtore dhe vreshta;

•             ndërtimi i ambienteve për mbarështimin e blegtorisë dhe shpendëtarisë;

•             mekanizimi dhe modernizimi i fermave bujqësore dhe blegtorale;

•             pajisjet për përpunim dhe paketim për perime, fruta, rrush, verë, ullinj dhe vaj ulliri;

•             investime në agroturizëm;

•             koshat dhe rrjetat e peshkimit për akuakulturë.

The post Nga serat tek agroturizmi dhe rrjetet e peshkimit, hapen sot aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 first appeared on JavaNews.al.

Programi EU4School, përfundojnë dy objekte arsimore në Lezhë

TIRANË, 30 korrik /ATSH/ Në Bashkinë Lezhë, programi “EU4Schools”, ka bërë të mundur rindërtimin dhe/apo riparimin e plotë të dy objekteve arsimore të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Përmes një publikimi në rrjete sociale, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Shqipëri bën me dije se këto dy institucione arsimore janë shkolla 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti” dhe shkolla 9-vjeçare e kopshti “Fran Ivanaj”, Ishull-Shëngjin.

Pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, Programi “EU4Schools” (“BE për Shkollat”) ka siguruar mjedise më të sigurta dhe bashkëkohore për afro 1 000 nxënës, fëmijë dhe mësues të këtyre dy institucioneve, si dhe 68 000 banorë të komuniteteve të prekura.

Programi “EU4Schools” financohet nga Bashkimi Evropian me 75 milioë euro dhe zbatohet nga UNDP në Shqipëri në bashkëpunim me qeverinë shqiptare.

Deri tani në kuadër të këtij projekti janë përfunduar 61 nga 63 objekte arsimore në 11 bashki të prekura nga tërmeti i 2019-s, duke ndikuar në jetën e mbi 25 000 fëmijëve, nxënësve dhe mësuesve.

/r.e/

The post Programi EU4School, përfundojnë dy objekte arsimore në Lezhë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌