❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Burri nĂ« fillim mĂ« mirĂ«kuptoi, por pas martesĂ«s lindĂ«n problemet” – rrĂ«fimi tronditĂ«s i tĂ« mbijetuarĂ«s sĂ« dhunĂ«s seksuale

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës ka rrëfyer vështirësitë që akti barbar i kryer nga forcat serbe, i shkaktoi brenda familjes.

Ajo ka bërë të ditur se dy vjet pas dhunimit është martuar. Në fillim, sipas saj, partneri e kishte mirëkuptuar për atë që i kishte ndodhur, por ky qëndrim i tij nuk zgjati shumë.

Problemet, ajo thotë se filluan një vit pas martesës, të cilat kishin çuar deri në ndarje.

“Ai nuk Ă«shtĂ« nĂ« KosovĂ«. NjĂ« herĂ« mĂ« ka thirrĂ«, se ai ka njĂ« femĂ«r tjetĂ«r, e ka marrĂ«, e ka pasur sa ka qenĂ« nĂ« KosovĂ«, por tash a Ă«shtĂ« me tĂ« a jo se di. NjĂ« herĂ« mĂ« ka thirrĂ«, nĂ« momentin qĂ« kthehem, mĂ« ka thĂ«nĂ« ti r*** veç lĂ«shoje KosovĂ«n, kĂ«shtu me ka thĂ«nĂ«â€, ka vazhduar ajo rrĂ«fimin.

Pas këtyre telasheve, e mbijetuara e dhunës kishte adresë të parë familjen e saj. Por nga frika prej stigmës, edhe atje u përball me një kërkesë, të cilën e kishte respektuar.

“Iu tregova prindĂ«rve pastaj, por thoshin hajt hesht mos ta dinĂ« vĂ«llezĂ«rit, mos ta dinĂ« kĂ«ta tjerĂ«t, hesht, hesht, sikur prind, por kot kishte qenĂ« kjo”, pĂ«rshkruan ajo situatĂ«n e vĂ«shtirĂ« nĂ« tĂ« cilĂ«n ka kaluar.

Fëmijët e saj nuk janë në dijeni për tmerrin nëpër të cilin ka kaluar nëna e tyre, por ajo ka frikë që nëse ata e kuptojnë, mund të sillen sikurse babai i tyre.

The post “Burri nĂ« fillim mĂ« mirĂ«kuptoi, por pas martesĂ«s lindĂ«n problemet” – rrĂ«fimi tronditĂ«s i tĂ« mbijetuarĂ«s sĂ« dhunĂ«s seksuale appeared first on Telegrafi.

Uran Ismaili mban tubimin e parĂ« elektoral nĂ« Sheshin “Adem Jashari” nĂ« PrishtinĂ«

Uran Ismaili ka mbajtur tubimin e tij tĂ« parĂ« elektoral nĂ« Sheshin “Adem Jashari” nĂ« PrishtinĂ«, ku para njĂ« numri tĂ« madh qytetarĂ«sh ka shpalosur vizionin dhe arsyet qĂ« e kanĂ« shtyrĂ« tĂ« rikandidojĂ« pĂ«r kryetar tĂ« kryeqytetit.

GjatĂ« fjalimit tĂ« tij, Ismaili u kthye te zgjedhjet e kaluara, duke kujtuar porositĂ« qĂ« ka marrĂ« nga qytetarĂ«t pas humbjes sĂ« asaj gare: “Pas fushatĂ«s, kudo qĂ« mĂ« keni pa – edhe ata qĂ« mĂ« kanĂ« votu, edhe ata qĂ« atĂ«herĂ« kanĂ« hezitu, ma keni dhanĂ« njĂ« porosi rrugĂ«s: ‘Mos u dorĂ«zo’,” tha ai.

Ai theksoi se vendimi pĂ«r tĂ« hyrĂ« sĂ«rish nĂ« garĂ« nuk ka qenĂ« i lehtĂ«, por Ă«shtĂ« udhĂ«hequr nga besimi i thellĂ« se Prishtina ka nevojĂ« pĂ«r njĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« re tĂ« tĂ« bĂ«rit politikĂ« – njĂ« politikĂ« qĂ« vendos qytetarin nĂ« qendĂ«r.

“PrishtinĂ«, unĂ« nuk jam dorĂ«zu. Ti je njĂ« pĂ«r mu. E unĂ« kam me qenĂ« gjithmonĂ« me ty,” u shpreh Ismaili me tone emocionale.

Duke kritikuar qeverisjen aktuale, ai tha se kryeqyteti Ă«shtĂ« udhĂ«hequr nga njĂ« grup i vogĂ«l njerĂ«zish, tĂ« izoluar nĂ« zyra dhe tĂ« shkĂ«putur nga realiteti i qytetarĂ«ve: “Qytetari i PrishtinĂ«s nuk ka qenĂ« nĂ« qendĂ«r as tĂ« investimeve, as tĂ« shĂ«rbimeve, as tĂ« vendimeve.”

Ai premtoi njĂ« qeverisje tĂ« hapur, tĂ« pĂ«rkushtuar dhe nĂ« kontakt tĂ« pĂ«rhershĂ«m me qytetarĂ«t: “Askush s’ka me hy mes meje dhe qytetarĂ«ve. Do t’i shĂ«rbej PrishtinĂ«s 24/7.”

Ismaili tha se shpresat qĂ« ndjen nga qytetarĂ«t e tij i japin motiv dhe pĂ«rgjegjĂ«si tĂ« shtuar pĂ«r tĂ« nxjerrĂ« PrishtinĂ«n nga, siç e quajti ai, “kaosi qĂ« ka kapluar çdo lagje dhe çdo rrugĂ«â€.

NĂ« fund, ai u bĂ«ri thirrje qytetarĂ«ve qĂ« tĂ« bashkohen nĂ« kĂ«tĂ« rrugĂ«tim tĂ« ri: “BashkĂ« mund ta pĂ«rfundojmĂ« epokĂ«n e zhgĂ«njimit nĂ« PrishtinĂ«. BashkĂ« mund ta ndĂ«rtojmĂ« njĂ« qytet tĂ« pastĂ«r, tĂ« gjelbĂ«r, tĂ« sigurt, me mundĂ«si pĂ«r tĂ« gjithĂ«.”

The post Uran Ismaili mban tubimin e parĂ« elektoral nĂ« Sheshin “Adem Jashari” nĂ« PrishtinĂ« appeared first on Telegrafi.

“MĂ« dhunuan me rend tre policĂ«t serbĂ«â€ – e mbijetuara e dhunĂ«s seksuale rrĂ«fen tmerrin gjatĂ« luftĂ«s

NjĂ« tjetĂ«r histori dhunimi seksual nĂ« kohĂ«n e luftĂ«s nĂ« KosovĂ« po transmetohet nĂ« serinĂ« e emisioneve “Heshtja qĂ« vret – Klithma e vĂ«rtetĂ« e luftĂ«s” nĂ« Debat Plus.

E mbijetuara e këtij krimi lufte ka rrëfyer se si u mor me dhunë nga forcat serbe derisa bashkë me babanë po e dërgonte nënën e saj te mjeku.

“Ishim sĂ« bashku me familje, me njĂ« shtĂ«pi dhe ishin edhe disa vetĂ« tĂ« tjerĂ« dhe me njĂ« mĂ«ngjes u keqĂ«sua gjendja e nĂ«nĂ«s, dhe e morĂ«m me babĂ«n dhe e dĂ«rguam tĂ« mjeku. Duke e dĂ«rguar tĂ« mjeku me tha baba tĂ« vishem me tesha, u vesha unĂ« si djalĂ« dhe duke e dĂ«rguar tĂ« mjeku na ndaluan policia dhe aty me hetuan mua qĂ« jam vajzĂ« dhe me morĂ«n nga ta”, rrĂ«fen ajo tmerrin fillestar.

Prindërit kishin provuar ta shpëtonin nga duart e tre policëve serbë, por nuk ia kishin dalë.

Ajo ka treguar se policët e maskuar serbë e kishin dërguar në një shtëpi, pas rreth 20 minuta ecjeje në këmbë.

E mbijetuara kishte menduar se ata do ta vrisnin, pa e ditur se po e priste një përjetim i tmerrshëm.

“MĂ« dĂ«rguan nĂ« dhomĂ« dhe filluan tĂ« tre tĂ« mi hiqnin rrobat. NjĂ«herĂ« erdhi njĂ«ri mĂ« dhunoi, pastaj tjetri, tĂ« tre rend edhe me kanĂ« lĂ«nĂ« aty shtritĂ«, deri ka ardhur babai dhe nĂ«nĂ«n me kanĂ« marrĂ«. Ndoshta edhe ata janĂ« kanĂ« nĂ« tjetrĂ«n dhomĂ« apo ku e di unĂ«, se s’kanĂ« treguar kurrĂ«, sepse e kanĂ« pasur dhimbjen time”, vazhdon rrĂ«fimin gruaja e mbijetuar.

Në atë dhomë, ajo kishte qëndruar për rreth tri orë, derisa aty kishin ardhur babai dhe nëna e saj për ta marrë mes lotësh.

NĂ« bisedĂ«n e parĂ« me prindĂ«rit pas kĂ«tij trajtimi çnjerĂ«zor qĂ« kishte pĂ«rjetuar, e mbijetuara ishte pĂ«rballur me njĂ« kĂ«rkesĂ« tĂ« tyre – qĂ« pĂ«r atĂ« qĂ« i ndodhi tĂ« mos fliste me askĂ«nd.

“UnĂ« rrija vetĂ«m nĂ« njĂ« dhomĂ« gjithĂ«, nĂ«na rrinte thuajse gjithĂ« me mua. Babai vinte, mĂ« pĂ«rkĂ«dhelnin, ledhatonin, unĂ« qaja, qaja, qaja”, vazhdon tutje rrĂ«fimin e rĂ«ndĂ«.

The post “MĂ« dhunuan me rend tre policĂ«t serbĂ«â€ – e mbijetuara e dhunĂ«s seksuale rrĂ«fen tmerrin gjatĂ« luftĂ«s appeared first on Telegrafi.

Xhevahire Izmaku kandidate e Nismës për kryetare të Vushtrrisë

Deputetja e NISMA-s, Xhevahire Izmaku, ka bërë të ditur se do të jetë kandidate e partisë së saj për kryetare të Komunës së Vushtrrisë.

Ajo nĂ« T7 ka thĂ«nĂ« se do t’i hyjĂ« garĂ«s pĂ«r zgjedhjet lokale qĂ« do tĂ« mbahen nĂ« vjeshtĂ« tĂ« kĂ«tij viti.

“Do tĂ« kandidoj pĂ«r kryetare tĂ« VushtrrisĂ«â€, ka thĂ«nĂ« Izmaku.

Theksojmë se zgjedhjet për kryetar komune mbahet më 12 tetor.

The post Xhevahire Izmaku kandidate e Nismës për kryetare të Vushtrrisë appeared first on Telegrafi.

Kosova kërkon sqarime për ndalimin e Lulzim Halilit, Serbia hesht

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka njoftuar se ende nuk ka marrë informacione zyrtare nga autoritetet serbe lidhur me arrestimin e shtetasit të Kosovës, Lulzim Halili.

Në një reagim zyrtar, MPJD bëri të ditur se Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi ka tentuar të konfirmojë arrestimin përmes kontaktit me Stacionin Policor në Svilajnac mbrëmjen e 22 korrikut, rreth orës 23:00. Sipas ministrisë, zyrtari policor kujdestar në atë stacion ka refuzuar të japë detaje mbi rastin.

“Sot, mĂ« 23 korrik 2025, Zyra NdĂ«rlidhĂ«se i ka adresuar njĂ« kĂ«rkesĂ« zyrtare QeverisĂ« sĂ« SerbisĂ«, pĂ«rmes ZyrĂ«s NdĂ«rlidhĂ«se tĂ« SerbisĂ« nĂ« KosovĂ« dhe me njoftim paralel pĂ«r Delegacionin e Bashkimit Evropian nĂ« Serbi, pĂ«r tĂ« konfirmuar zyrtarisht arrestimin dhe pĂ«r tĂ« marrĂ« informata shtesĂ« lidhur me rastin. Deri mĂ« tani, nuk kemi pranuar pĂ«rgjigje nga pala serbe,” thuhet nĂ« njoftimin e MPJD-sĂ«.

Po ashtu, ministria ka bërë të ditur se ka informuar për këtë zhvillim edhe misionet diplomatike të vendeve të Kuint-it në Serbi, si dhe Delegacionin e Bashkimit Evropian.

MPJD thekson se, sapo të konfirmohet nëse Halili do të përballet me masë paraburgimi dhe do të nisë procedura penale ndaj tij, Zyra Ndërlidhëse do të parashtrojë kërkesë zyrtare për vizitë në Qendrën e Mbajtjes ku ndodhet ai.

Organizata e VeteranĂ«ve tĂ« LuftĂ«s sĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s (OVL UÇK) tha se emri i Lulzim Halilit, qĂ« raportohet se u arrestua nĂ« Serbi njĂ« ditĂ« mĂ« parĂ«, nuk Ă«shtĂ« gjetur nĂ« arkivat e veteranĂ«ve tĂ« luftĂ«s e as nĂ« listat e disa brigadave tĂ« UÇK-sĂ«.

Mediat në Serbi kanë raportuar se Halili dyshohet për krime lufte kundër njerëzimit.

Ai pretendohet se ka qenĂ« i UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s dhe ka vepruar nĂ« rajonet e PrishtinĂ«s, PejĂ«s dhe GjakovĂ«s, si dhe pretendohet se ka marrĂ« pjesĂ« nĂ« njĂ« sulm ndaj njĂ« posti ushtarak jugosllav nĂ« Koshare.

Radio Televizioni i SerbisĂ« tha se Halilit i Ă«shtĂ« caktuar masa e ndalimit prej 48-orĂ«sh dhe mĂ« pas ai pritet tĂ« dĂ«rgohet nĂ« prokurorinĂ« pĂ«rkatĂ«se pĂ«r t’u pĂ«rballur me kallĂ«zim penal.

Viteve të fundit, në Serbi janë arrestuar disa qytetarë të Kosovës, të cilët Beogradi pretendon se kanë kryer krime të luftës.

Arrestimi i fundit vjen nĂ« kohĂ«n e rritjes sĂ« tensioneve mes KosovĂ«s dhe SerbisĂ«, pasi mĂ« 18 korrik nĂ« KosovĂ« u arrestua Igor Popoviq, ndihmĂ«si i drejtorit tĂ« ZyrĂ«s pĂ«r KosovĂ«n nĂ« QeverinĂ« serbe. Ai dyshohet se ka kryer veprĂ«n penale tĂ« “nxitjes sĂ« pĂ«rçarjes dhe mosdurimit”, pasi gjatĂ« njĂ« fjalimi nĂ« Rahovec e kishte cilĂ«suar UÇK-nĂ« si “organizatĂ« terroriste”.

Serbia ka kĂ«rkuar lirimin e tij dhe ka paralajmĂ«ruar pĂ«r “pasoja tĂ« paparashikueshme”, ndĂ«rkaq kryeministri nĂ« detyrĂ« i KosovĂ«s, Albin Kurti, u ka bĂ«rĂ« thirrje qytetarĂ«ve qĂ« tĂ« shmangin kalimin pĂ«rmes SerbisĂ«, pasi ka thĂ«nĂ« se ka indikacione pĂ«r provokime dhe ndalime arbitrare tĂ« qytetarĂ«ve tĂ« KosovĂ«s.

Ndryshe, nĂ« Koshare, – nĂ« vendin ku Halili akuzohet nga Serbia se ka kryer krime – ishte njĂ« post kufitar i UshtrisĂ« sĂ« RepublikĂ«s Federale tĂ« JugosllavisĂ«, i vendosur nĂ« kufirin mes ShqipĂ«risĂ« dhe KosovĂ«s, nĂ« shpatet e Pashtrikut. MĂ« 9 prill 1999, gjatĂ« bombardimeve tĂ« NATO-s ndaj ish-JugosllavisĂ«, aty shpĂ«rtheu njĂ« betejĂ« e pĂ«rgjakshme, qĂ« zgjati 67 ditĂ«, mes forcave tĂ« ushtrisĂ« jugosllave dhe UÇK-sĂ«.

Sipas MinistrisĂ« sĂ« Mbrojtjes sĂ« SerbisĂ«, nĂ« betejĂ«n e Koshareve u vranĂ« 108 ushtarĂ« tĂ« ushtrisĂ« jugosllave, ndĂ«rsa sipas zyrtarĂ«ve nĂ« KosovĂ«, nĂ« kĂ«tĂ« betejĂ« janĂ« vrarĂ« 114 pjesĂ«tarĂ« tĂ« UÇK-sĂ«. Autoritetet jugosllave kishin deklaruar po ashtu se NATO-ja kishte bombarduar zonĂ«n e Koshares nĂ« maj tĂ« vitit 1999.

Beteja në Koshare përfundoi më 14 qershor 1999, kur Ushtria e Jugosllavisë u tërhoq nga Kosova, në përputhje me marrëveshjen që i dha fund bombardimeve të NATO-s ndaj Jugosllavisë së atëhershme.

Fushata ajrore e NATO-s ndaj Jugosllavisë filloi më 24 mars 1999. Sipas NATO-s, ndërhyrja ushtarake u ndërmor për shkak të shtypjes dhe dëbimit të shqiptarëve nga Kosova nga forcat serbe të sigurisë. Kjo fushatë ajrore zgjati për 78 ditë.

The post Kosova kërkon sqarime për ndalimin e Lulzim Halilit, Serbia hesht appeared first on Telegrafi.

Gjini reagon pas arrestimit të katër zyrtarëve komunalë në Gjakovë: Prokuroria të sqarojë për çfarë po akuzohen

Kryetari i KomunĂ«s sĂ« GjakovĂ«s, Ardian Gjini, ka reaguar pas arrestimit tĂ« katĂ«r zyrtarĂ«ve komunalĂ« nga Policia e KosovĂ«s, tĂ« dyshuar pĂ«r pĂ«rfshirje nĂ« veprĂ«n penale “keqpĂ«rdorim i pozitĂ«s apo autoritetit zyrtar”.

Gjini e ka cilësuar këtë veprim si të panevojshëm, duke shprehur besimin e plotë në ndershmërinë dhe profesionalizmin e kolegëve të tij.

Ai ka kërkuar nga Prokuroria që të sqarojë publikisht arsyet konkrete të arrestimit, sidomos për faktin se ngjarja ka ndodhur në një kohë të ndjeshme para zgjedhjeve.

“Jam sinqerisht i befasuar me arrestimin e ish-kolegĂ«ve dhe kolegĂ«ve tĂ« mi. E shoh kĂ«tĂ« arrestim si plotĂ«sisht tĂ« panevojshĂ«m, derisa kjo ngjarje ka shkaktuar shqetĂ«sim tĂ« kuptueshĂ«m – si brenda institucionit, ashtu edhe nĂ« opinionin publik. Jam i bindur nĂ« ndershmĂ«rinĂ« dhe profesionalizmin e kolegĂ«ve dhe ish-kolegĂ«ve tĂ« mi,” ka deklaruar Gjini.

Policia e Kosovës konfirmoi se katër persona janë arrestuar më 23 korrik 2025 në Gjakovë, me dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Sipas zëdhënësit të Policisë, Daut Hoxha, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh me vendim të Prokurorit të Shtetit.

“Policia e KosovĂ«s, konkretisht hetues kundĂ«r krimeve ekonomike dhe korrupsionit, nĂ« koordinim me ProkurorinĂ« e Shtetit, kanĂ« ndĂ«rmarrĂ« veprime hetimore nĂ« lidhje me dyshimet pĂ«r keqpĂ«rdorim tĂ« pozitĂ«s zyrtare nga zyrtarĂ« komunalĂ« nĂ« GjakovĂ«. KatĂ«r persona tĂ« dyshuar janĂ« intervistuar dhe ndaluar pĂ«r 48 orĂ« me vendim tĂ« prokurorit,” tha Hoxha.

Ndaj rastit janë duke vazhduar hetimet për të vërtetuar rrethanat dhe përgjegjësitë lidhur me këtë çështje.

The post Gjini reagon pas arrestimit të katër zyrtarëve komunalë në Gjakovë: Prokuroria të sqarojë për çfarë po akuzohen appeared first on Telegrafi.

Mërgimtarët në masë vijnë përmes Serbisë, injorojnë thirrjet

Vetëm në tri ditët e fundit, nga pikat kufitare në Lindje dhe Veri kanë hyrë afro 90 mijë persona, të cilët kryesisht janë mërgimtarë që kalojnë përmes Serbisë për në Kosovë.

Përkundër thirrjeve që të mos kalohet në këto pika, ata thonë se ose nuk i kanë dëgjuar ato, ose që në të kaluarën nuk kanë pasur probleme.

“U bĂ«jmĂ« thirrje tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«ve qĂ« tĂ« shmangin udhĂ«timet drejt territorit tĂ« SerbisĂ«, sepse ka indikacione pĂ«r provokime dhe ndalime arbitrare nga autoritetet serbe ndaj qytetarĂ«ve tanĂ«â€, ka thĂ«nĂ« Albin Kurti, nĂ« konferencĂ« pĂ«r media mĂ« 21 korrik 2025.

Këtë thirrje kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e bëri në konferencën e fundit, e ndër të rrallat që ka bërë në këtë kohë.

Por, kosovarĂ«t kryesisht nga mĂ«rgimi, megjithatĂ« nĂ« masĂ« tĂ« madhe vazhdojnĂ« tĂ« vijnĂ« pikĂ«risht rrugĂ«ve tĂ« njĂ«jta – duke kapĂ«rcyer pĂ«rmes SerbisĂ«.

RTVDukagjini kërkoi nga Policia e Kosovës numrin e qytetarëve që kanë hyrë në territorin e Kosovës në dy muajt e fundit.

Por, brenda ditës ata nuk arritën të sigurojnë këto të dhëna dhe dërguan shifrat e qytetarëve që kanë hyrë nga e diela e kësaj jave.

Të dielën e kaluar, në total nga pikëkalimet me Serbinë në lindje dhe veri, kanë hyrë 33,417 persona.

Të hënën, 29,561 persona, siç thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Ndërkaq, vetëm 24 orë më parë, në total 26,068 qytetarë kanë hyrë në Kosovë.
Daljet janë dukshëm më të vogla.

E qytetarët që vinin këtë të mërkurë nga pika kufitare në Merdare, patën qëndrime të ndryshme. Disa nga ta thanë se nuk po vlerësohet mjaftueshëm rrezikshmëria nga ta.

“MĂ« sĂ« pari, ata qĂ« janĂ« tĂ« pa vetĂ«dijshĂ«m hinĂ«, se ata qĂ« janĂ« tĂ« vetĂ«dijshĂ«m
 po, Ă«shtĂ« njeriu i pa vetĂ«dijshĂ«m, s’ka pas rrezik mĂ« herĂ«t, edhe e sheh si qytetar, si faqe nuk i pĂ«lqen, edhe e arreston”, ka thĂ«nĂ« Milazim Bajgora, MĂ«rgimtar nga Gjermania.

Ka nga ata të cilët thonë se thirrjet që të shmanget kalimi nëpër Serbi, nuk i kanë dëgjuar.

“Me thanĂ« tĂ« drejtĂ«n, unĂ« i pĂ«rcjelli lajmet kohĂ«t e fundit, edhe punoj nĂ« mbramje edhe nuk i kam pĂ«rcjellĂ« shumĂ«, amo tĂ« shqetĂ«suar jemi gjithĂ« herat, amo kĂ«shtu kaluam mirĂ«, nuk u kanĂ« keq diçka”.

“Kisha apelu valla mos me i ra knej, me i ra pĂ«r ShqipĂ«ri andej, pa mĂ« gjatĂ« amo, mos me rreziku veten as familjen e vet, shumĂ« problem, kĂ«ta edhe i lĂ«nĂ« me qĂ«llim kapak me hi njĂ«herĂ«-dyherĂ« edhe tani e arreston”.

Në mesditë, gjatë kohës sa qëndroi ekipi i Dukagjinit në pikëkalimin kufitar të Merdares, nuk pati kolona të gjata dhe pritjet ishin të shkurta, siq ishte gjendja edhe në pikat e tjera, bazuar në të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

The post Mërgimtarët në masë vijnë përmes Serbisë, injorojnë thirrjet appeared first on Telegrafi.

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në shfrytëzim për 99 vjet

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim të rëndësishëm që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të Republikës së Kosovës.

Banesat komunale, të cilat më herët ishin ndarë për këto familje për periudha të shkurtra kohore, tani do të jepen për shfrytëzim për një periudhë prej 99 vjetësh.

“Ne kemi vlerĂ«suar se Ă«shtĂ« koha qĂ« kĂ«to familje tĂ« kenĂ« jo vetĂ«m strehĂ«, por siguri tĂ« plotĂ« e afatgjatĂ«â€, theksoi Rama, duke shtuar se ky veprim nuk Ă«shtĂ« njĂ« akt favori, por njĂ« hap institucional drejt drejtĂ«sisĂ« dhe kujtesĂ«s kolektive.

Ai vuri në dukje se ky vendim është një vazhdimësi e një politike të nisur vite më parë dhe e miratuar në Kuvendin Komunal të Prishtinës, por tani përforcohet me një afat që garanton stabilitet dhe trajtim të qëndrueshëm për familjet që kanë sakrifikuar më shumë se gjithçka për lirinë e vendit.

“Prishtina u detyrohet familjeve tĂ« dĂ«shmorĂ«ve jo vetĂ«m nderim moral, por edhe trajtim dinjitoz dhe tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m”, tha ai, duke shprehur mirĂ«njohjen e thellĂ« pĂ«r kontributin e tyre.

The post Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në shfrytëzim për 99 vjet appeared first on Telegrafi.

RadhĂ« kilometĂ«rshe nĂ« kufirin ShqipĂ«ri–KosovĂ«

Temperaturat përvëluese që kanë përfshirë Kosovën këto ditë kanë detyruar autoritetet të marrin masa të jashtëzakonshme për mbrojtjen e infrastrukturës rrugore.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit HapĂ«sinor dhe InfrastrukturĂ«s ka ndaluar qarkullimin e automjeteve me peshĂ« mbi 15 tonĂ« nĂ« rrugĂ«t kryesore tĂ« vendit – pĂ«rfshirĂ« autostradat dhe rrugĂ«t nacionale e rajonale – nĂ« orarin prej orĂ«s 11:00 deri nĂ« 17:00, nga data 23 korrik deri mĂ« 28 korrik 2025.

Ky vendim, megjithĂ«se i motivuar nga arsye sigurie dhe ruajtje e rrugĂ«ve, ka sjellĂ« pasoja tĂ« menjĂ«hershme nĂ« pikĂ«n kufitare Kosovë–ShqipĂ«ri, konkretisht nĂ« VĂ«rmicĂ«.

Prej ditës së parë të hyrjes në fuqi të masës, janë krijuar radhë kilometrike kamionësh në anën shqiptare të kufirit, duke nisur nga fshati Morinë i Kukësit dhe duke u shtrirë deri në hyrje të territorit të Kosovës.

Kolonat e gjata kanë bllokuar një pjesë të konsiderueshme të qarkullimit, duke krijuar jo vetëm vështirësi logjistike, por edhe rrezikshmëri të shtuar.

Shumë nga kamionët e ndalur janë të ngarkuar me karburant dhe gaz, duke qëndruar për orë të tëra nën diellin përvëlues, çka rrit rrezikun për incidente të mundshme si shpërthime apo zjarre.

Situata është bërë edhe më e vështirë për shkak të fluksit të madh të mërgimtarëve kosovarë që po kthehen për pushime në vendlindje, si dhe pushuesve që kthehen nga bregdeti shqiptar.

Kjo ka shtuar më tej ngarkesën në këtë segment kufitar dhe ka shkaktuar kaos e vonesa të shumta, kryesisht në anën kosovare.

Zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit kanë sqaruar se vendimi është i përkohshëm dhe se do të rivlerësohet në bazë të zhvillimeve klimatike në ditët në vijim.

Ata bëjnë thirrje për mirëkuptim dhe bashkëpunim nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, duke theksuar se masa synon ruajtjen e sigurisë dhe infrastrukturës publike në kushte të jashtëzakonshme moti.

The post RadhĂ« kilometĂ«rshe nĂ« kufirin ShqipĂ«ri–KosovĂ« appeared first on Telegrafi.

Arrestohen katĂ«r persona nĂ« PejĂ« – kĂ«rkuan 30 mijĂ« euro pĂ«r pronĂ«n e viktimĂ«s

Policia e KosovĂ«s ka realizuar njĂ« operacion tĂ« suksesshĂ«m nĂ« kuadĂ«r tĂ« luftĂ«s kundĂ«r krimit tĂ« organizuar, duke arrestuar katĂ«r persona tĂ« dyshuar pĂ«r pĂ«rfshirje nĂ« veprĂ«n penale “detyrim”.

Sipas njoftimit zyrtar, operacioni është zhvilluar nga Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në bashkëpunim me hetimet rajonale në Pejë dhe njësi të tjera relevante, nën koordinimin e Prokurorisë Themelore në Pejë.

Hetimet kanë zbuluar se të dyshuarit, përmes formave të ndryshme të kanosjes, i kanë pamundësuar viktimës posedimin dhe shfrytëzimin e pronës së tij, të blerë në mënyrë të ligjshme. Madje, për ta lejuar të njëjtin të përdorë pronën, viktima ishte detyruar të paguajë një shumë prej 30.000 eurosh.

Të katër personat janë arrestuar në flagrancë dhe pas intervistimit nga organet kompetente, me vendim të prokurorit të rastit, janë ndaluar për 48 orë.

Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e krimeve të rënda dhe sjelljen e personave të dyshuar para drejtësisë, duke garantuar siguri dhe mbrojtje për qytetarët.

The post Arrestohen katĂ«r persona nĂ« PejĂ« – kĂ«rkuan 30 mijĂ« euro pĂ«r pronĂ«n e viktimĂ«s appeared first on Telegrafi.

Nis regjistrimi i votuesve nga jashtë për votim me postë në Zgjedhjet Lokale 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka bërë të ditur se tashmë ka filluar periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, për votim me postë në Zgjedhjet Lokale për Kryetar të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

GjatĂ« periudhĂ«s 38-ditore (23 korrik 2025 – 29 gusht 2025), tĂ« gjithĂ« shtetasit e KosovĂ«s qĂ« jetojnĂ« jashtĂ« vendit mund tĂ« aplikojnĂ« pĂ«r t’u regjistruar si votues jashtĂ« KosovĂ«s.

Aplikimi për regjistrim duhet të jetë individualë dhe mund të bëhet:

1) përmes platformës elektronike të KQZ-së https://diaspora.kqz-ks.org ose

2) përmes postës duke dërguar aplikimin në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.

“PĂ«r dallim nga zgjedhjet pĂ«r Kuvendin e KosovĂ«s, nĂ« Zgjedhjet Lokale votimi jashtĂ« vendit realizohet vetĂ«m pĂ«rmes postĂ«s, pasi nĂ« Ligjin pĂ«r Zgjedhjet e PĂ«rgjithshme pĂ«rcaktohet se votimi nĂ« pĂ«rfaqĂ«si diplomatike nuk aplikohet nĂ« kĂ«tĂ« lloj zgjedhjesh”. thuhet nĂ« njoftimin e KQZ-sĂ«.

Periudha e votimit përmes postës do të fillojë më 17 shtator dhe do të përfundojë më 11 tetor 2025.

Kjo periudhĂ« do tĂ« vlejĂ« vetĂ«m pĂ«r shtetasit qĂ« do tĂ« arrijnĂ« tĂ« regjistrohen suksesshĂ«m si votues jashtĂ« KosovĂ«s gjatĂ« periudhĂ«s sĂ« regjistrimit (23 korrik – 29 gusht 2025).

Zgjedhjet Lokale në Kosovë do të mbahen më 12 tetor.

The post Nis regjistrimi i votuesve nga jashtë për votim me postë në Zgjedhjet Lokale 2025 appeared first on Telegrafi.

Haziri: Kushtetuesja Ă«shtĂ« rruga e vetme pĂ«r presidenten, Vjosa s’i ka mĂ« duart e lidhura

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka reaguar pas veprimeve të presidentes Vjosa Osmani, e cila të martën njoftoi se ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për të zgjidhur ngërçin institucional në vend.

PĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« “Facebook”, Haziri ka deklaruar se Kushtetuesja Ă«shtĂ« rruga e vetme pĂ«r Presidenten qĂ« ta ushtrojĂ« funksionin e saj.

“Nga sot, Republika nĂ« dorĂ« tĂ« Presidentes! Gjykata Kushtetuese Ă«shtĂ« rruga e vetme pĂ«r ta ushtruar rolin e saj. Vjosa nuk i ka duart e lidhura ma. TĂ« tjerĂ«t kanĂ« me pĂ«rcjellĂ«! E theu rrethin 5-vjeçar”, ka shkruar ai.

Osmani, në konferencën për media, tha se përveç bllokadës institucionale dhe cënimit të rendit kushtetues, as ajo nuk po mund ta ushtrojë në plotëni rolin kushtetues për shkak të moskonstituimit të Kuvendit.

Ajo ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese vendosjen e një mase të përkohshme, me qëllim të parandalimit të thellimit të krizës kushtetuese dhe institucionale në vend.

The post Haziri: Kushtetuesja Ă«shtĂ« rruga e vetme pĂ«r presidenten, Vjosa s’i ka mĂ« duart e lidhura appeared first on Telegrafi.

“U dĂ«nova pĂ«r njĂ« krim qĂ« nuk e bĂ«ra”, si i ndryshoi jeta pĂ«r njĂ« muaj 41-vjeçarit qĂ« erdhi nga Gjermania

Flamur Novak, aktualisht i dënuar me 5 vjet burg për veprën penale të lëndimit të rëndë trupor, rrëfen anën e tij të historisë dhe pretendon pafajësi.

Novak, i cili ka përfunduar studimet në drejtësi dhe pedagogji në Gjermani, thotë se kishte ardhur në Kosovë për pushime, por vizita e tij përfundoi me një proces gjyqësor që e la pas grilave.

Ai tregon se gjithçka nisi nga një njohje me një vajzë, raporti me të cilën, sipas tij, fillimisht ishte miqësor, më pas intim, por që më vonë përfundoi me një akuzë për dhunë.

“U njohĂ«m nĂ« njĂ« banesĂ« qĂ« e ndaja me tĂ« tjerĂ« nĂ« PrishtinĂ«. Ajo nuk punonte, por vishej me rroba tĂ« shtrenjta, çka mĂ« bĂ«ri tĂ« dyshoj. MĂ« pas mĂ«sova nga tĂ« njohurit se ajo merrej me punĂ« eskortash. E luta tĂ« largohej nga banesa, e thirra edhe familjen e saj, por nuk pranoi tĂ« ikte. UnĂ« nuk kisha asnjĂ« interes tjetĂ«r, pĂ«rveç ta ndihmoja, pasi mĂ« thoshte qĂ« s’kishte as nĂ«nĂ«, as baba”, rrĂ«fen Novak.

Ai thotë se u përpoq ta ndihmonte edhe financiarisht, duke i dhënë para asaj dhe vëllait të saj, pa asnjë detyrim, si një akt bamirësie. Por situata ndryshoi papritur kur Novak u arrestua, fillimisht si dëshmitar, dhe më pas u akuzua për lëndim të rëndë trupor.

“Gjithçka ndodhi pas njĂ« muaji e tri javĂ«sh. MĂ« arrestuan pa paralajmĂ«rim dhe mĂ« çuan nĂ« Lipjan pĂ«r 48 orĂ«. Ajo kishte pretenduar se ishte dhunuar fizikisht, por nuk kishte dĂ«shmi tĂ« besueshme. MjekĂ«sia ligjore nuk provoi asnjĂ« gjurmĂ« dhune nga ana ime, nuk kishte analiza tĂ« gjakut, as gjurmĂ« nĂ« duar. MegjithatĂ«, gjykata mĂ« dĂ«noi”, tha Novak.

Ai pohon se dĂ«shmitĂ« vendimtare qĂ« mund ta shpĂ«tonin – si njĂ« CD me video tĂ« incizuara – janĂ« zhdukur nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« dyshimtĂ«.

“AvokatĂ«t kĂ«rkuan prova, por asnjĂ«herĂ« nuk u paraqit asgjĂ« konkrete. CD-ja qĂ« ishte dorĂ«zuar nga unĂ« ishte e zbrazĂ«t. E kishin fshirĂ«. NĂ« 22 seanca, pala tjetĂ«r nuk ishte prezent. VetĂ«m mĂ« vonĂ« ajo erdhi dhe nisi tĂ« ndryshojĂ« deklarimet”, thotĂ« ai.

Novak thekson se marrëdhëniet intime me të ishin me dëshirë të dyanshme dhe nuk ka pasur asnjë formë dhune. Ai pretendon se është viktimë e një manipulimi dhe se drejtësia në Kosovë ka dështuar në trajtimin e rastit të tij.

“UnĂ« jam i pafajshĂ«m. Po e vuaj njĂ« dĂ«nim pa prova. DrejtĂ«sia nuk u soll siç duhet dhe dikush duhet tĂ« pĂ«rgjigjet pĂ«r kĂ«tĂ« padrejtĂ«si”, pĂ«rfundon rrĂ«fimin e tij Flamur Novak.

Rasti i tij mbetet një shembull i ndjeshëm dhe kontestues që ngre pyetje të mëdha mbi hetimin, transparencën dhe drejtësinë në sistemin gjyqësor të Kosovës. RTVDukagjini.

The post “U dĂ«nova pĂ«r njĂ« krim qĂ« nuk e bĂ«ra”, si i ndryshoi jeta pĂ«r njĂ« muaj 41-vjeçarit qĂ« erdhi nga Gjermania appeared first on Telegrafi.

Hapet përkohësisht pika kufitare Strazimir mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se Pika e Kalimit Kufitar (PKK) Strazimir, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të hapet për qarkullim të përkohshëm sezonal.

Sipas njoftimit zyrtar, kjo pikë kufitare do të jetë funksionale nga data 25 korrik deri më 25 shtator 2025.

“Hapja e kĂ«saj pike bĂ«het pĂ«r tĂ« mundĂ«suar zhvillimin e aktiviteteve dhe manifestimeve kulturore, shkencore, profesionale, sportive dhe/apo turistike”, thuhet nĂ« vendim.

Autoritetet e të dy vendeve presin që kjo masë të lehtësojë lëvizjen dhe të nxisë bashkëpunimin ndërkufitar, sidomos gjatë sezonit veror kur aktivitetet ndërmjet komuniteteve janë më të shumta.

The post Hapet përkohësisht pika kufitare Strazimir mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.

Belgjika dhe Kosova nënshkruajnë Letër Qëllimi për bashkëpunim në industrinë e mbrojtjes

Belgjika dhe Kosova kanë nënshkruar sot një Letër Qëllimi për të thelluar bashkëpunimin në fushën e industrisë së mbrojtjes.

Kjo u bë e ditur nga ministri i Mbrojtjes i Belgjikës, Theo Francken.

Ky hap përfaqëson një angazhim të përbashkët për forcimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve dhe zhvillimin e kapaciteteve industriale të mbrojtjes në Kosovë.

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka mirëpritur këtë nismë si një mundësi për të avancuar bashkëpunimin dypalësh me Belgjikën dhe për të rritur kontributin e vendit në sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare.

Francken shprehu gatishmërinë për të vazhduar dialogun dhe projektet konkrete me autoritetet kosovare në këtë fushë jetike.

Today, Belgium and Kosovo signed a Letter of Intent to deepen defence industrial cooperation đŸ€đŸ‡œđŸ‡°. I look forward to continue our dialogue with @EjupMaqedonci on advancing this collaboration.

And to work on our other mutual interests @albinkurti . pic.twitter.com/qkUZBHqC92

— Theo Francken (@FranckenTheo) July 22, 2025

The post Belgjika dhe Kosova nënshkruajnë Letër Qëllimi për bashkëpunim në industrinë e mbrojtjes appeared first on Telegrafi.

Ushtarët amerikanë me patrulla për sigurinë dhe stabilitetin e përgjithshëm

Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, zhvilluan patrulla të montuara dhe të çmontuara në bashkësitë lokale në të gjithë Kosovën.

Sipas njoftimit, patrulla të tilla synojnë të kontribuojnë në sigurinë dhe stabilitetin e përgjithshëm të zonës.

“PĂ«rmes kĂ«tyre pĂ«rpjekjeve, KFOR-i pĂ«rforcon angazhimin e tij pĂ«r paqe tĂ« qĂ«ndrueshme, duke siguruar njĂ« mjedis tĂ« sigurt dhe tĂ« sigurt pĂ«r tĂ« gjitha komunitetet nĂ« tĂ« gjithĂ« rajonin”, thuhet nĂ« njoftim.

KFOR-i vazhdon tĂ« zbatojĂ« mandatin e tij – bazuar nĂ« RezolutĂ«n 1244 tĂ« KĂ«shillit tĂ« Sigurimit tĂ« OKB-sĂ« tĂ« vitit 1999 – pĂ«r tĂ« kontribuar nĂ« njĂ« mjedis tĂ« sigurt dhe tĂ« sigurt pĂ«r tĂ« gjithĂ« njerĂ«zit dhe komunitetet qĂ« jetojnĂ« nĂ« KosovĂ« dhe lirinĂ« e lĂ«vizjes, nĂ« çdo kohĂ« dhe KFOR-i punon nĂ« koordinim tĂ« ngushtĂ« me PolicinĂ« e KosovĂ«s dhe Misionin e Sundimit tĂ« Ligjit tĂ« Bashkimit Evropian nĂ« KosovĂ« (EULEX) nĂ« rolet e tyre pĂ«rkatĂ«se si reagues tĂ« sigurisĂ«.

The post Ushtarët amerikanë me patrulla për sigurinë dhe stabilitetin e përgjithshëm appeared first on Telegrafi.

Shërbimet kroate: Përshkallëzimi i tensioneve në Kosovë, rrezik i vazhdueshëm

Agjencia e Sigurisë dhe Inteligjencës e Kroacisë (SOA) vlerëson se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbeten të paqëndrueshme dhe se, në këto rrethana, përshkallëzimi i tensioneve në Kosovë paraqet një rrezik të vazhdueshëm.

Në raportin e saj vjetor, SOA hedh dritĂ« jo vetĂ«m mbi situatĂ«n e sigurisĂ« nĂ« Kroaci, por edhe mbi zhvillimet nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor – njĂ« rajon qĂ«, sipas saj, vazhdon tĂ« pĂ«rballet me sfida tĂ« thella politike dhe tĂ« sigurisĂ«, tĂ« lidhura ngushtĂ« me çështjet e pazgjidhura ndĂ«rshtetĂ«rore.

Edhe pse BE-ja dhe SHBA-ja mbeten të përfshira në përpjekjet për stabilizim, raporti nënvizon se zgjidhja e këtyre çështjeve vazhdon të jetë e vështirë.

Kjo klimë pasigurie, sipas SOA-s, ndikon drejtpërdrejt edhe në procesin e integrimit evropian të rajonit, i cili po ec me ritme të ngadalta.

Kroacia sheh kërcënime të vazhdueshme në veri

Në vlerësimin e saj për Kosovën, SOA thekson ekzistencën e grupeve që synojnë destabilizimin e situatës në veri të vendit, ku shumica e popullsisë është serbe.

Si shembull për këtë, raporti përmend sulmin e armatosur të formacioneve serbe ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë, më 24 shtator të vitit 2023, në të cilin mbeti i vrarë një polic.

Prishtina e ka akuzuar Beogradin për këtë sulm, ndërsa zyrtarët serbë kanë mohuar çdo përgjegjësi.

Raporti vëren se ende nuk është e qartë se si është organizuar ky formacion paraushtarak dhe si është armatosur me armë të rënda me origjinë ushtarake.

Për Millan Radoiçiqin, i cili ka marrë përgjegjësinë për organizimin e sulmit dhe ka qenë pjesëmarrës në të, raportohet se është larguar në Serbi, ku është marrë në pyetje, por ende pritet ngritja e procedurave penale kundër tij.

Raporti i SOA-s përmend edhe përpjekjet e autoriteteve të Kosovës për të shuar institucionet paralele serbe në veri, me qëllim forcimin e sovranitetit të shtetit dhe kufizimin e ndikimit të Beogradit në këtë zonë.

“NĂ« rrethana tĂ« tilla, pĂ«rshkallĂ«zimi i tensioneve nĂ« KosovĂ« mbetet njĂ« rrezik i vazhdueshĂ«m. Ndaj, rolin e garantuesit tĂ« sigurisĂ« vazhdon ta luajĂ« prania ushtarake e forcave ndĂ«rkombĂ«tare”, pĂ«rfundon SOA.

Balancimi strategjik i Serbisë

Për fqinjin verior të Kosovës, Serbinë, SOA thekson vazhdimësinë e politikës së balancimit midis Perëndimit, Rusisë dhe Kinës.

Kjo strategji pĂ«rfshin edhe promovimin e konceptit tĂ« “botĂ«s serbe”, i cili synon bashkimin e serbĂ«ve nĂ« vendet fqinje – sidomos nĂ« Bosnje e HercegovinĂ«, Mal tĂ« Zi dhe KosovĂ« – nĂ«n ombrellĂ«n e unifikuar politike tĂ« Beogradit zyrtar.

Në nivelin e brendshëm, SOA vëren se Serbia ka përjetuar disa valë protestash antiqeveritare, të organizuara kryesisht nga studentët, të cilët kërkojnë demokratizim të shoqërisë, depolitizim të institucioneve shtetërore, forcim të lirisë së medias dhe luftë kundër korrupsionit.

Raporti thekson se – nĂ« njĂ« situatĂ« tĂ« tillĂ« tĂ« ndĂ«rlikuar, me polarizim shoqĂ«ror nĂ« rritje – mediat pranĂ« strukturave qeverisĂ«se pĂ«rforcojnĂ« njĂ« narrativ qĂ« identifikon armiq tĂ« jashtĂ«m dhe tĂ« brendshĂ«m.

Sipas raportit, kjo krijon një atmosferë të kërcënimit kombëtar dhe përdoret për të diskredituar protestat studentore.

NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, Republika e KroacisĂ« pĂ«rmendet si njĂ« “faktor i pĂ«rhershĂ«m antiserb”, thekson SOA.

Sfida të tjera

Agjencia kroate vëren se në Bosnje dhe Hercegovinë vazhdon paqëndrueshmëria politike, e shkaktuar nga mosmarrëveshjet midis entiteteve dhe komuniteteve për rregullimin kushtetues dhe politikën e jashtme.

Konflikti kryesor qëndron midis udhëheqjes së Republikës Sërpska dhe Përfaqësuesit të Lartë mbi juridiksionin.

SOA vlerĂ«son se udhĂ«heqja e RepublikĂ«s SĂ«rpska mbĂ«shtet hapur shpĂ«rbĂ«rjen e Bosnje dhe HercegovinĂ«s dhe kĂ«rkon mbĂ«shtetje politike nga Rusia – gjĂ« qĂ« do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« krijojĂ« sfida serioze politike dhe tĂ« sigurisĂ«.

Në Mal të Zi, sipas raportit, vazhdon po ashtu ndarja socio-politike mes opsionit proevropian dhe atij serb, i cili është njëkohësisht prorus dhe antiperëndimor.

PartitĂ« radikale serbe janĂ« pjesĂ« e koalicionit aktual qeverisĂ«s, dhe megjithĂ«se Qeveria malazeze synon tĂ« demonstrojĂ« angazhim evropian, ndikimi i politikave nacionaliste dhe antiperĂ«ndimore tĂ« opsionit serb mund tĂ« pengojĂ« integrimin evropian dhe t’i ndikojĂ« negativisht marrĂ«dhĂ«niet me BE-nĂ«, vlerĂ«son raporti i SOA-s.

Ai pĂ«rmend edhe KishĂ«n Ortodokse Serbe, qĂ« pĂ«rveç rolit fetar, thotĂ« se ka edhe ndikim tĂ« fuqishĂ«m politik – kombĂ«tar dhe rajonal.

UdhĂ«heqĂ«sit e KishĂ«s promovojnĂ« konceptin e “botĂ«s serbe”, duke pĂ«rfshirĂ« veçanĂ«risht Bosnje dhe HercegovinĂ«n, Malin e Zi dhe KosovĂ«n si pjesĂ« tĂ« kĂ«saj hapĂ«sire, vĂ« nĂ« dukje raporti.

I njëjti paralajmëron, gjithashtu, se organizatat kriminale të Ballkanit Perëndimor, sidomos ato serbo-malazeze, janë shumë aktive në trafikimin e kokainës nga Amerika e Jugut drejt Evropës.

Roli destabilizues i Rusisë

Në një pjesë të raportit, SOA thekson edhe ndikimin e vazhdueshëm dhe destabilizues të Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

Moska, sipas raportit, pĂ«rdor njĂ« gamĂ« mjetesh – sidomos lidhjet tradicionale me SerbinĂ« – pĂ«r tĂ« ruajtur dhe zgjeruar ndikimin e saj nĂ« rajon.

Agjencia vëren, gjithashtu, praninë aktive të shërbimeve ruse të inteligjencës në Serbi, të cilat, sipas SOA-s, përfshijnë edhe strehimin e agjentëve të larguar nga vendet perëndimore.

Raporti thekson se nga territori serb operojnë edhe mjete hibride ruse dhe përmend në mënyrë të veçantë RT-në dhe Sputnik-un.

KĂ«to media “shĂ«rbejnĂ« pĂ«r tĂ« pĂ«rhapur narrativĂ« prorusĂ« dhe antiperĂ«ndimorĂ« nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor”, thekson raporti.

“Demokraci e sigurt”

PĂ«r vetĂ« KroacinĂ«, SOA vlerĂ«son se Ă«shtĂ« njĂ« “demokraci e sigurt dhe e qĂ«ndrueshme nĂ« njĂ« mjedis sfidues tĂ« sigurisĂ«â€.

Ajo thekson se ndryshimet e shpejta globale, zhvillimet teknologjike dhe pasojat e luftës në Ukrainë kanë ndikuar në përkeqësimin e sigurisë në Evropë.

Por Kroacia, aktualisht, nuk përballet me kërcënime serioze të drejtpërdrejta ndaj sigurisë kombëtare apo rendit demokratik kushtetues, konstaton SOA.

The post Shërbimet kroate: Përshkallëzimi i tensioneve në Kosovë, rrezik i vazhdueshëm appeared first on Telegrafi.

Kryeziu i reagon Osmanit: Absurde, Kushtetuesja nuk e ka nxjerrë afatin 30 ditor nga mendja, e as nuk e ka shpikur atë

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka shprehur shqetësime serioze lidhur me kërkesën e presidentes Vjosa Osmani drejtuar Gjykatës Kushtetuese, për sqarime rreth pasojave juridike në rast të mosrespektimit të afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Sipas Kryeziut, janë dy çështje që e shqetësojnë veçanërisht në këtë rast. E para, sipas tij, është vonesa në paraqitjen e kësaj kërkese.

“Kjo kĂ«rkesĂ« Ă«shtĂ« dashur tĂ« bĂ«het shumĂ« mĂ« herĂ«t. Nuk ka sens qĂ« Presidentja tĂ« presĂ« deri nĂ« ditĂ«t e fundit pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar sqarime pĂ«r njĂ« çështje kaq tĂ« rĂ«ndĂ«sishme, qĂ« po e shqetĂ«son gjithĂ« KosovĂ«n. Kjo vonesĂ« jep pĂ«rshtypjen e njĂ« taktizimi politik edhe nga vet Presidentja”, ka deklaruar Kryeziu.

Pika e dytë që ai e cilëson problematike është përfshirja në kërkesën e Presidentes edhe e një mase të përkohshme për pezullimin e afatit 30-ditor kushtetues për konstituimin e Kuvendit.

“NjĂ« kĂ«rkesĂ« e tillĂ« Ă«shtĂ« gabim dhe absurde. Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetencĂ« tĂ« pezullojĂ« njĂ« afat qĂ« rrjedh drejtpĂ«rdrejt nga Kushtetuta – konkretisht nga neni 66. Ky afat nuk Ă«shtĂ« shpikje e GjykatĂ«s, por Ă«shtĂ« normĂ« kushtetuese, prandaj edhe nuk mund tĂ« pezullohet nga ajo”, u shpreh ai.

Kryeziu thekson se një kërkesë e tillë bie ndesh me detyrimin kushtetues të Presidentes për të garantuar funksionimin normal të institucioneve dhe rrezikon të prodhojë një precedent të rrezikshëm në sistemin kushtetues të vendit.

Ndërkohë, Presidenca ka argumentuar se masa e përkohshme synon të parandalojë një bllokadë institucionale që mund të çojë në veprime jashtë kornizës kushtetuese dhe në mungesë afatesh të qarta për funksionimin e Kuvendit./Telegrafi/

The post Kryeziu i reagon Osmanit: Absurde, Kushtetuesja nuk e ka nxjerrë afatin 30 ditor nga mendja, e as nuk e ka shpikur atë appeared first on Telegrafi.

“Dy Ă«mbĂ«lsira dhe dy koktej, 33.40 euro – pa kupon fiskal”, mĂ«rgimtari ankohet pĂ«r çmimet e larta nĂ« ShatĂ«rvan tĂ« Prizrenit

Një mërgimtar ka shprehur pakënaqësinë e tij në rrjete sociale pas një vizite në një nga restorantet në zonën turistike të Shatërvanit, në Prizren.

Ai thotĂ« se pĂ«r dy Ă«mbĂ«lsira tradicionale tĂ« njohura si “Katmer” dhe dy kokteje pa alkool Ă«shtĂ« detyruar tĂ« paguajĂ« plot 33.40 euro – pa marrĂ« kupon fiskal zyrtar.

“U befasova nga çmimi i lartĂ« pĂ«r vetĂ«m katĂ«r produkte. Kur kĂ«rkova kupon fiskal, mĂ« dhanĂ« njĂ« fletĂ« qĂ« nuk pĂ«rputhej me porosinĂ« qĂ« kisha bĂ«rĂ«,” ka thĂ«nĂ« qytetari, duke ndarĂ« edhe njĂ« foto tĂ« faturĂ«s jozyrtare si dĂ«shmi tĂ« pĂ«rvojĂ«s sĂ« tij.

Rasti ka shkaktuar reagime të ndryshme nga qytetarët, disa prej të cilëve thonë se nuk është hera e parë që ndodhin raste të tilla në zonat turistike të vendit, sidomos gjatë sezonit veror, kur numri i vizitorëve dhe mërgimtarëve rritet ndjeshëm.

Qytetarë të tjerë kanë kërkuar që autoritetet tatimore të ndërmarrin kontrolle më të rrepta për shmangien e abuzimeve dhe moslëshimit të kuponëve fiskalë.

The post “Dy Ă«mbĂ«lsira dhe dy koktej, 33.40 euro – pa kupon fiskal”, mĂ«rgimtari ankohet pĂ«r çmimet e larta nĂ« ShatĂ«rvan tĂ« Prizrenit appeared first on Telegrafi.

Zjarret në Vërnik, janë angazhuar rreth 150 efektivë dhe 11 mjete zjarrfikëse

Zjarret në zonën e fshatit Vërnik në bashkinë Devoll vijojnë të jenë aktive, ndonëse me intensitet të ulur, falë temperaturave më të freskëta dhe ndërhyrjes së strukturave vendore.

Prefekti i qarkut Korçë, Nertil Jole, së bashku me nënprefektin e Devollit, zhvilluan një takim me banorët e zonës mbrëmjen e sotme për të ndjekur nga afër situatën dhe për të koordinuar veprimet e mëtejshme për përballimin e flakëve.

Sipas deklaratës së Jolës, aktualisht dy vatra zjarri janë ende aktive dhe në to po vijon puna për shuarjen nga forcat vendore në bashkëpunim me banorët.

Gjatë dy ditëve të fundit, në operacionin për fikjen e zjarreve janë angazhuar rreth 150 efektivë dhe 11 mjete zjarrfikëse.

Ndërhyrjet do të rifillojnë me intensitet sërish nesër në orët e para të mëngjesit.

“Rreziku pranĂ« pikĂ«s kufitare Ă«shtĂ« shmangur. Zjarri nĂ« kodrĂ«n pranĂ« rrugĂ«s nuk pĂ«rbĂ«n mĂ« rrezik tĂ« lartĂ«, pasi bimĂ«sia aty Ă«shtĂ« e ulĂ«t”, theksoi Jole pĂ«r A2 CNN.

Autoritetet vijojnë të apelojnë për vigjilencë dhe bashkëpunim nga banorët e zonës për të shmangur përkeqësimin e situatës.

The post Zjarret në Vërnik, janë angazhuar rreth 150 efektivë dhe 11 mjete zjarrfikëse appeared first on Telegrafi.

❌