Simulohet 1 milion herë sezoni 2025/26 për titullin e Ligës Premier, rezultatet janë shumë interesante
Një faqe interneti me të dhëna futbolli ka ekzekutuar një milion simulime të sezonit të ardhshëm të Ligës Premier për të përcaktuar se sa herë secila skuadër do të fitonte ligën elitare të Anglisë, me Manchester United që dështon përsëri.
Jemi vetëm 10 ditë larg ndeshjes hapëse të Ligës Premier për sezonin 2025/26, ku kampionët në fuqi Liverpooli do të përballen me Bournemouth.
Skuadra e Arne Slot është favorite për të ruajtur trofeun e tyre ndërsa hyjnë në ndeshjen e këtij muaji me një mori nënshkrimesh të reja, përfshirë Florian Wirtz dhe Hugo Ekitike, ndërsa Arsenal, Manchester City dhe Chelsea janë gjithashtu pretendentë.
Ndërkohë, faqja e të dhënave të futbollit, Fusion Sim, ka kryer një eksperiment për të parë se sa herë secila skuadër e Ligës Premier do ta fitonte titullin pas një milion simulimesh.
Siç pritej, Liverpooli, skuadra që shpenzoi më së shumti, është në krye me 36.37% mundësi të triumfit, që përkthehet në 363,744 fitore nga 1,000,000 simulime.
Ishte një rezultat mjaft i ngushtë midis vendit të dytë dhe të tretë, pasi tetë herë fituesit e Manchester Cityt morën medaljen e argjendtë me 315,617 [31.56%] fitore krahasuar me Arsenalin e Mikel Artetas, i cili regjistroi pak më shumë se 300,000 fitore [30.02%].
Chelsea i Enzo Marescas është i katërti në renditje duke fituar vetëm 8,518 tituj [0.85%], gjë që nxjerr në pah ndryshimin e habitshëm midis tre ekipeve të para të përmendura më parë dhe pjesës tjetër të ligës.
Po pjesa tjetër? Sipas studimit të aaronw_data nga Fusion Sim, Aston Villa e Unai Emery do ta sillte në shtëpi trofeun e Ligës Premier në 5,136 raste [0.51%] në të gjithë simulimin, ndërsa Neëcastle United e ngrit titullin 4,618 herë, që rezulton në 0.46%.
Crystal Palace tronditën botën me më shumë se 1,500 fitore [0.15%] dhe Brighton ishte tjetër pas tyre, pasi arriti 394 fitore [0.04%].
Për sa i përket atyre që dështuan në përpjekjen e tyre për titullin e Ligës Premier, skuadrat e sapongjitura në kategorinë e parë, Burnley, Leeds dhe Sunderland, nuk kanë asnjë shans për të ngritur trofeun së bashku me West Ham dhe Wolves.
Ata mund ta kenë forcuar linjën e tyre sulmuese këtë verë me shtimet e Matheus Cunha dhe Bryan Mbuemo, por skuadra e Ruben Amorim mundi ta fitoj Ligën Premier në vetëm në 163 raste [0.016%] nga një milion të mundshëm.
Ndërkohë, Tottenhami i Thomas Frank arriti vetëm 16 fitore [0.0016%], ndërsa Brentford [11], Bournemouth [3], Everton [3], Nottingham Forest [2] dhe Fulham [1]. /Telegrafi/
@aaronw_data How many times in 1 million sims of the Premier League does every team become Champions?! (As of 1st Aug 2025) #premierleague #prem #epl #liverpool #arsenal #manchesterunited #mancity #chelsea
The post Simulohet 1 milion herë sezoni 2025/26 për titullin e Ligës Premier, rezultatet janë shumë interesante appeared first on Telegrafi.