âDĂ«nimet e lehta qĂ« i po trimĂ«rojnĂ« recidivistĂ«tâ
Brenda dy ditësh në Kosovë kanë ndodhur pesë vrasje. Në mesin e të dyshuarve ka edhe recidivistë, apo persona me të kaluar kriminale.
Kjo situatë, nga zyrtarët e lartë të institucioneve të Kosovës po cilësohet si alarmante dhe ata thonë se sistemi i drejtësisë nuk po i trajton me seriozitetin dhe vendosmërinë e duhur këto raste të rënda. Ekspertët mendojnë se kjo situatë nxjerr në pah mangësitë e thella të sistemit të drejtësisë në vend, veçanërisht në trajtimin e recidivistëve.
Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, njëherësh profesor universitar, Fejzullah Hasani, thotë për Radion Evropa e Lirë se në sistemin prokurorial shpesh ndodhin paradokse të tilla: persona me raste të shumta penale dhe me statusin e recidivistit lirohen në procedurë të rregullt pas intervistimit, pa u propozuar që ndaj tyre të vendoset masa e paraburgimit.
Ndërkaq, për vepra të zakonshme, prokurorët shpesh propozojnë paraburgim për persona që nuk kanë qenë kurrë të regjistruar në evidencat penale, dhe gjykatat i miratojnë këto propozime pa shumë vështirësi.
âMoskĂ«rkimi i paraburgimit nga ana e prokurorit ndaj kryesve me evidenca tĂ« gjata penale [nĂ«se vĂ«rtet Ă«shtĂ« kĂ«shtu] nuk Ă«shtĂ« legjitime dhe kĂ«rkon llogaridhĂ«nieâ, thekson Hasani.
Ai shton se gjykatat nuk duhet të ndikohen nga faktorë të jashtëm në caktimin e dënimeve, por për fat të keq, sipas tij, shpesh nuk e kuptojnë recidivizmin si rrethanë rënduese për ashpërsimin e dënimit.
âNĂ«se prokurori pĂ«r tri-katĂ«r herĂ« me radhĂ« merret me kryes tĂ« tillĂ« dhe nuk propozon paraburgim, e lĂ« tĂ« lirĂ«, ndĂ«rkohĂ« qĂ« gjykata shqipton dĂ«nime tĂ« lehta, kryesisht me kusht apo gjobĂ«, kjo i trimĂ«ron ata pĂ«r ta vazhduar veprimtarinĂ« kriminale. Jo rrallĂ«, janĂ« regjistruar vepra tĂ« tmerrshme nga kĂ«ta persona, ndaj tĂ« cilĂ«ve sistemi ka qenĂ« âtolerantââ, shprehet Hasani.
Ai kĂ«rkon qĂ« sistemi i drejtĂ«sisĂ« tĂ« ndryshojĂ« qasjen ndaj recidivistĂ«ve, duke shtuar se edhe Gjykata e Apelit duhet tâi ashpĂ«rsojĂ« dĂ«nimet kur gjykata e shkallĂ«s sĂ« parĂ« nuk i jep rĂ«ndĂ«si tĂ« kaluarĂ«s kriminale tĂ« tĂ« dĂ«nuarit.
Më 10 gusht në Gjilan u vranë tre persona. Po të njëjtën ditë, një person u ther për vdekje në Prizren. Tre të dyshuar për vrasjen e trefishtë në Gjilan janë në arrati, ndërkaq i dyshuari për vrasjen në Prizren është arrestuar.
Për rastin e Gjilanit, autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje mbi motivet, ndërkaq vrasja në Prizren u krye pasi, sipas Prokurorisë, dorasi i dyshuar dhe viktima kishin pasur një mosmarrëveshje paraprake dhe para ngjarjes ishin fjalosur.
Gjykata Themelore në Gjilan njoftoi se ndaj njërit prej personave të dyshuar për vrasje në Gjilan nuk ka lëndë aktive, por në të kaluarën ai i ka pasur tri lëndë penale për mbajtje në pronësi ose posedim të armëve, vjedhje të shërbimeve komunale dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.
Ndërkohë, Policia e Kosovës konfirmoi se më 11 gusht ndodhi edhe një vrasje tjetër në Prishtinë. I dyshuari për këtë rast është identifikuar dhe i njëjti ndodhet në arrati.
Policia e Kosovës nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se sa është numri i personave që janë të evidentuar se kanë të kaluar kriminale dhe janë përsëritës të incidenteve të rënda.
Radio Evropa e Lirë ka kërkuar edhe nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Prokuroria dhe Këshillat Gjyqësor e Prokurorial statistika për numrin e personave me precedent penal që lirohen në pritje të gjykimit, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marrë përgjigje.
Për numrin e personave aktualisht në paraburgim nuk është përgjigjur as Shërbimi Korrektues i Kosovës.
RecidivistĂ«t ânuk trajtohen siç duhetâ nga sistemi i drejtĂ«sisĂ«
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) thekson se secili rast është individual dhe masat e sigurisë caktohen në bazë të rrethanave.
Megjithatë, nga monitorimi i rasteve del se shumë prej tyre trajtohen në mënyrë të barabartë me vepra më pak serioze, duke i lënë personat të lirë gjatë procedurave gjyqësore të gjata dhe duke u dhënë mundësi për përsëritjen e veprave penale.
IKD vëren, gjithashtu, mungesën e masave disiplinore ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve që nuk veprojnë me përgjegjësi në këto raste, përkundrazi, sipas këtij instituti, shpesh ata promovohen në pozita më të larta.
âKjo mungesĂ« llogaridhĂ«nieje bĂ«n qĂ« qytetarĂ«t ta paguajnĂ« me jetĂ« dĂ«shtimin e sistemitâ, theksojnĂ« nga IKD.
Drejtori i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Mentor Vrajolli, thotë se ngjarjet e fundit të vrasjeve në Kosovë, e në veçanti ajo në Gjilan, evidentojnë mangësitë serioze brenda sistemit të drejtësisë në vend.
Ai konsideron se rastet e shumta tĂ« individĂ«ve me histori kriminale â tĂ« arrestuar pĂ«r veprime si fajde, kĂ«rcĂ«nime apo krime tĂ« tjera tĂ« rĂ«nda â tĂ« cilĂ«t lirohen pas periudhave tĂ« shkurtra paraburgimi dhe pĂ«rfshihen sĂ«rish nĂ« incidente tĂ« ngjashme, tregojnĂ« nevojĂ«n pĂ«r identifikimin e dĂ«shtimeve institucionale tĂ« drejtĂ«sisĂ«, duke shmangur trajtimin e kĂ«tyre rasteve si tĂ« rastĂ«sishme.
âDuhet tĂ« theksohet se lirimi i personave me precedentĂ« penalĂ« nuk Ă«shtĂ« gjithmonĂ« rezultat i rrethanave aksidentale. Deri mĂ« tani, nuk ka pasur njĂ« hetim publik tĂ« thelluar nga institucionet kompetente tĂ« drejtĂ«sisĂ« lidhur me faktorĂ«t qĂ« çojnĂ« nĂ« kĂ«to dĂ«shtime. MirĂ«po, mungesa e reagimit institucional pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar llogaridhĂ«nie penale dhe disiplinore â veçanĂ«risht kur ekzistojnĂ« indikacione tĂ« forta pĂ«r ndikim korruptiv â Ă«shtĂ« shqetĂ«sueseâ, thotĂ« Vrajolli.
Vrajolli thekson se institucionet e drejtësisë kanë treguar mungesë të vazhdueshme të llogaridhënies për raste të ndryshme sensitive. Sipas tij, është imperative që kjo qasje të ndryshojë sa më parë.
Ai thotë se suspendimi i menjëhershëm, hetimi penal dhe disiplinor, si dhe masat parandaluese, janë ndër veprimet minimale që duhet të ndërmerren sa herë që incidente të tilla ndodhin për shkak të neglizhencës së organeve të drejtësisë.
âPĂ«rveç pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« individuale, Ă«shtĂ« e domosdoshme instalimi i mekanizmave tĂ« llogaridhĂ«nies hierarkike nĂ« kĂ«tĂ« sektor. Institucionet nuk duhet tĂ« justifikohen me parimin e pavarĂ«sisĂ« institucionale; zinxhiri qĂ« ka mundĂ«suar neglizhencĂ«n sistemike duhet tĂ« bĂ«het transparent dhe tĂ« hetohet pa vonesĂ«â.
Avokati Yll Zekaj thotë se shumica e personave që kryejnë vepra penale, përfshirë edhe ato me pasoja fatale, kanë kaluar më parë nëpër hallkat e sistemit të drejtësisë, por nuk janë trajtuar si duhet.
Sipas tij, politika ndëshkimore nuk është zbatuar në mënyrë efektive.
âNĂ« shumicĂ«n e rasteve, sistemi i drejtĂ«sisĂ« ka dĂ«shtuar qĂ« tâi trajtojĂ« si duhet kĂ«to raste, qoftĂ« pĂ«rmes hetimeve tĂ« policisĂ« dhe prokurorisĂ«, apo pĂ«rmes vendosjes sĂ« masave ndĂ«shkuese nga gjykatat. PĂ«r mĂ« tepĂ«r, edhe kur kĂ«ta persona kanĂ« tĂ« kaluar kriminale, nuk trajtohen me seriozitetin qĂ« meriton situataâ, thotĂ« Zekaj.
Sipas avokatit Zekaj, toleranca ndaj këtyre autorëve dhe mungesa e masave ndëshkuese efektive po krijojnë hapësirë që ata të rikthehen në krim, shpesh duke kryer vepra me pasoja fatale.
âNĂ« kryerjen e veprave paraprake kanĂ« munguar dĂ«nimet adekuate. Ata nuk kanĂ« arritur tĂ« risocializohen, e qĂ« dĂ«nimi Ă«shtĂ« njĂ« nga qĂ«llimet kryesore tĂ« tij. Kjo bĂ«n qĂ« tani tĂ« kemi raste me vepra shumĂ« mĂ« tĂ« rĂ«nda, pĂ«rfshirĂ« ato qĂ« pĂ«rfundojnĂ« me fatalitetâ, shpjegon Zekaj.
Në nëntor 2024, u lansua Udhëzuesi i Përgjithshëm për Matjen e Dënimit, një dokument i përpiluar nga Gjykata Supreme dhe Komisioni Këshillëdhënës për Politikë Ndëshkimore, me mbështetjen e Departamentit amerikan të Drejtësisë dhe Ambasadës Amerikane në Prishtinë.
Edhe pse ky udhĂ«zues nuk ka karakter detyrues ligjor, ai synon tâi ndihmojĂ« gjykatat nĂ« vendimmarrje tĂ« drejtĂ«, tĂ« qĂ«ndrueshme dhe tĂ« harmonizuar, duke shmangur dallimet e paarsyetuara dhe divergjencat nĂ« politikĂ«n ndĂ«shkimore.
Vrasjet e fundit kanë nxitur reagime të shumta në opinionin publik lidhur me sigurinë publike. Por, ka pasur edhe reagime nga zyrtarët shtetërorë të cilët janë zotuar për veprime.
Ministri nĂ« detyrĂ« i PunĂ«ve tĂ« Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se âaskush nuk Ă«shtĂ« i paprekshĂ«m apo i pandĂ«shkueshĂ«m, veçanĂ«risht brenda institucioneve qĂ« kanĂ« mandat pĂ«r parandalimin dhe hetimin e veprimtarive ilegaleâ.
Ai kërkoi vendosmëri të veprimeve, veçanërisht nga sistemi i drejtësisë.
Ndërkaq, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cilësoi situatën si dëshmi të pasojave të neglizhencës institucionale dhe shtoi:
âNuk mund tĂ« flasim pĂ«r shtet tĂ« sĂ« drejtĂ«s, derisa kriminelĂ«t ecin tĂ« lirĂ«, ndĂ«rsa viktimat jetojnĂ« nĂ« frikĂ« dhe pasiguriâ.
The post âDĂ«nimet e lehta qĂ« i po trimĂ«rojnĂ« recidivistĂ«tâ appeared first on Telegrafi.