Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Carmen” do të ngjitet sonte në skenë – Baleti dhe Opera e Kosovës do të sjellin një mbrëmje magjike 

Sonte, më 22 korrik, publiku kosovar do të ketë rastin të shijojë premierën e një prej veprave më pasionante të artit skenik botëror “Carmen”. Shfaqja vjen si bashkëpunim i Trupës së Baletit Kombëtar të Kosovës dhe Operës së Kosovës, të cilët do të sjellin një performancë të jashtëzakonshme në skenën e AMC Hall, duke nisur nga ora 20:30.

Balerinët dhe solistët operistikë do të ndërthurin mjeshtërisht lëvizjen dhe zërin, duke krijuar një përjetim artistik të veçantë për publikun. “Carmen”, vepër e kompozitorit francez Georges Bizet, është ndër më të njohurat në historinë e muzikës klasike, duke u dalluar për emocionin, dramën dhe pasionin që përcjell,transmeton KultPlus.

Shfaqja do të reprizohet edhe më 24 korrik, për të gjithë ata që nuk do të mund ta ndjekin në mbrëmjen e sotme.

Ky projekt skenik pritet të jetë një nga ngjarjet më të veçanta kulturore të verës, duke rikthyer fuqishëm emocionin e artit të gjallë në Prishtinë./KultPlus.com

Cërrik/ 65-vjeçari mbytet në një kanal vaditës

Një ngjarje tragjike është raportuar sot në fshatin Shtërmen të Cërrikut, ku dyshohet se është mbytur aksidentalisht në një kanal vaditës një shtetas rreth 65 vjeç, me inicialet G. B. Trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore.

The post Cërrik/ 65-vjeçari mbytet në një kanal vaditës appeared first on BoldNews.al.

Tenori portugez, Carlos Cardoso, zbret në skenë me Operën e Kosovës

Cardoso, i cili ka një karrierë të shkëlqyer në skena ndërkombëtare, ka qenë pjesë e studios së Operës së Teatrit São Carlos në Lisbonë dhe më pas i Accademia del Teatro alla Scala në Milano.

Aktualisht është anëtar i ansamblit të njërës nga shtëpitë më të rëndësishme operistike në Gjermani, Aalto Theater Essen, ku ka interpretuar një mori rolesh të para nga repertori italian dhe francez.

Kësaj radhe, Carlos zbret në skenë me Operën e Kosovës më 22 dhe 24 korrik, në rolin e Don José, në operën “Carmen” të Georges Bizet.

Në rolin e Don José, Carlos sjell një përzierje të ndërlikuar emocionesh, duke nisur nga dashuria e verbër e deri te xhelozia tragjike. Don José është një nga figurat më komplekse të repertorit operistik: një ushtar që humbet veten mes pasionit, detyrës dhe dëshirës, i përfshirë në një vorbull ndjenjash që çojnë drejt shkatërrimit./KultPlus.com

Linku për bileta: https://ticketing.festtix.co.uk/events/opera-carmen

Banorja në Theth mes lotësh zbulon çfarë i tha Rama para zgjedhjeve: M`u thafshin duart për votën që i kam dhënë, ai vetë më tha ndërtoni… (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Një banore nga Thethi, ka treguar ftesën që ka marrë nga vetë Rama për të ndërtuar bujtina në Theth.

Ajo tregon se vetë kryeministri, i ka kërkuar asaj që të mbledhë fëmijët në Shqipëri e të investojnë këtu.

Ndërkohë që në fund tregon se ka mbetur e habitur në momentin që i kanë prishur shtëpizat që ka ngritur, për shkak se lejen për to e kishte marrë nga vetë Rama.

Erdhi Edi Rama aty dhe tha, o Zef Bari, mblidhi djemtë ku i ke e ku si ke e mi sill në Shqipëri dhe lanë të gjithë emigracioni dhe vijnë të investojnë në Shqipëri këtu në Theth. Erdhi djali, më nisi e ndërtoi dhe kur ka ardhur policia atë ditë unë kam ngelur pa mend, i thashë po mua më ka thënë Edi Rama.

Më tha ti ke ndërtuar pa leje, i thashë kam ndërtuar në tokën time dhe në token e katragjyshit të burrit tim, as kam ndërtuar tek Rana e Hedhurn, as kam ndërtuar trotuareve të Tiranës. Vetë shteti na ka thënë ndërtoni e jetoni, ku është shpresa e të rinjve sot, ku është Edi Rama. Kam marrë pasaportizimin këtë vit nga Tirana e kam sjellë në Theth, dhe i kam dhënë votën Edi Ramës, m`u thafshin 2 duart që e kam futur atë votë në atë vend. Si më ja dhënë votën atij, shiko çfarë më bëri, edhe 3 shtëpi të tjera më ka prishur djalit tjetër atje lart. 4 shtëpi më kanë prishur”, shprehet banorja.

Çfarë po ndodh në Theth?

Në Theth, ka nisur një perplasje mes autoriteteve policore dhe banorëve të zonës, për shkak të urdhërit të kryeministrit Rama për prishjen e ndërtimeve pa leje.

Banorët kanë kundërshtuar këtë urdhër, duke kërkuar dialog mes tyre dhe shtyrje të afatit deri në përfundim të sezonit turistik.

Por këto kërkesa të banorëve, duket se kanë rënë në vesh të shurdhët, pasi IKMT po vijon me shembjen e strukturave pa leje. Në këto kushte, banorët në shenjë proteste kanë paralajmëruar se do të mbyllin fare bujtinat.

 

The post Banorja në Theth mes lotësh zbulon çfarë i tha Rama para zgjedhjeve: M`u thafshin duart për votën që i kam dhënë, ai vetë më tha ndërtoni… (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Vikena Kamenica me rolin kryesor ‘Carmen’ në operën e Georges Bizet

Opera e Kosovës ka njoftuar se Vikena Kamenica do të prezantohet me rolin e Carmen në operën “Carmen” të Georges Bizet, që do të mbahet më 22 dhe 24 korrik, shkruan KultPlus.

Vikena Kamenica është një prej solokëngëtareve më të njohura shqiptare në fushën e muzikës operistike dhe koncertale. E lindur në Tiranë, ajo është diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në degën e Këndimit Lirik, ku ka studiuar me profesorë të njohur të muzikës shqiptare.

Menjëherë pas diplomimit, Kamenica u bë pjesë e trupës së Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë, ku ka interpretuar një repertor të gjerë rolesh operistike.

“Është e njohur veçanërisht për interpretimin e roleve kryesore në opera si Carmen (Georges Bizet), Rosina në Il Barbiere di Siviglia (G. Rossini), Dorabella në Così fan tutte (W. A. Mozart), si dhe për pjesëmarrje në opera shqiptare, duke kontribuar në promovimin e repertorit kombëtar”, thuhet në njoftimin e Operës së Kosovës.

Karriera e saj përfshin edhe turne dhe koncerte ndërkombëtare në Itali, Francë, Gjermani, Kosovë, Maqedoni të Veriut e vende të tjera, ku ka përfaqësuar denjësisht artin shqiptar. Ajo njihet për timbrin e ngrohtë, teknikën e saktë vokale dhe interpretimin emocional që përcjell në skenë.

“Përveç veprimtarisë së saj si soliste, Vikena Kamenica është angazhuar edhe në mësimdhënie dhe mentorim të brezave të rinj të këngëtarëve, duke dhënë një kontribut të çmuar në edukimin artistik në Shqipëri. Me një karrierë të pasur e të qëndrueshme, Vikena Kamenica mbetet një nga figurat më të rëndësishme të skenës operistike shqiptare”, thuhet në njoftim.

Opera “Carmen” e Georges Bizet do të mbahet më 22 dhe 24 korrik, në ora 20:30, në AMC Hall./ KultPlus.com

Fisnik Asllani rinovon me Hoffenheim deri në vitin 2029 – zyrtarizimi në fund të javës

Pas rikthimit nga huazimi te SV Elversberg, Fisnik Asllani ka vendosur të vazhdojë karrierën te TSG Hoffenheim.

Sipas asaj që raporton Transfermarkt, sulmuesi 22-vjeçar do të nënshkruajë të dielën kontratë të re që e mban të lidhur me klubin deri në verën e vitit 2029. Kështu, Werder Bremen – që kishte shfaqur interes serioz për lojtarin, nuk ka arritur ta bindë për transferim.

Një bisedë me trajnerin e ri të Hoffenheim, Christian Ilzer, ka qenë vendimtare në këtë vendim. Ilzer i ka garantuar Asllanit se do të jetë pjesë e rëndësishme e projektit për sezonin e ardhshëm.

Asllani iu bashkua Hoffenheimit në vitin 2020 nga akademia e Union Berlin, fillimisht duke u aktivizuar me ekipin U23. Pas një kohe të shkurtër, ai u bashkua me ekipin e parë dhe më vonë u huazua te Austria Vjena dhe së fundmi te Elversberg në Bundesliga 2.

Te Elversberg, Asllani shkëlqeu me 18 gola dhe 9 asistime, duke udhëhequr ekipin drejt ndeshjeve të “play-off”-it për ngjitje në elitë kundër Heidenheim.

Në dy ndeshjet e “play-off”-it, ai realizoi një gol dhe dhuroi një asist, ndonëse Elversberg nuk arriti të promovoj.

Falë këtij sezoni të jashtëzakonshëm, vlera e Asllanit në Transfermarkt është rritur në 8 milionë euro – dhjetëfish më shumë se më parë. /Telegrafi/ 

 

The post Fisnik Asllani rinovon me Hoffenheim deri në vitin 2029 – zyrtarizimi në fund të javës appeared first on Telegrafi.

Kështu e fundosën Houthit anijen me flamur grek

Në një zhvillim të rëndësishëm në konfliktin e vazhdueshëm në Detin e Kuq, grupi rebel Houthi nga Jemeni ka arritur të fundosë anijen tregtare MAGIC SEAS, e cila lundronte nën flamurin grek.

Ky është rasti i parë i fundosjes së një anijeje që nga përplasja e fundit 12-ditore midis Izraelit dhe Iranit, një ngjarje që ka tensionuar ndjeshëm situatën në Lindjen e Mesme dhe rrugët detare ndërkombëtare.

Sipas burimeve ushtarake dhe raportimeve mediatike, sulmi ndaj MAGIC SEAS filloi me përdorimin e armëve automatike dhe hedhësve të granatave, duke dëmtuar rëndë pjesët e jashtme të anijes dhe duke krijuar panik te ekuipazhi.

This is how Yemen’s Houthis sank the MAGIC SEAS ship.

Drone strike, boarding, booby-trapping, and finally detonating the empty ship. pic.twitter.com/LT5UaVlp30

— Clash Report (@clashreport) July 8, 2025

Më pas, anija u godit nga katër dronë sipërfaqësorë (dronë vetëvrasës që lundrojnë mbi ujë), të cilët shpërthyen pranë trupit të anijes, duke shkaktuar dëme fatale në strukturën e saj dhe duke e bërë të pamundur vazhdimin e lundrimit.

Pas disa orësh përpjekjeje për të shpëtuar anijen, ajo u përmbys dhe u fundos plotësisht, duke u bërë simbol i përshkallëzimit të rrezikut që kërcënon tashmë jo vetëm anijet ushtarake, por edhe ato tregtare që kalojnë përmes rrugëve strategjike të Lindjes së Mesme.

Ky sulm përforcon frikën ndërkombëtare se Houthit po zgjerojnë fushën e tyre të veprimit dhe se po synojnë anijet civile si mjet presioni ndaj Perëndimit dhe aleatëve të tij.

Gjithashtu, fundosja e MAGIC SEAS shënon një pikë kthese të rrezikshme në konfliktin e armatosur që po ndikon drejtpërdrejt në tregtinë ndërkombëtare dhe sigurinë detare. /Telegrafi/

🚢This is how Yemen’s Houthis sank the MAGIC SEAS ship

It was the first ship to be sunk since the recent 12-day war between Israel and Iran. 🇮🇷🇮🇱

The Magic Seas, flying the Greek flag, was first attacked with automatic weapons and grenade launchers, and then hit by four surface… pic.twitter.com/pbzFLZIh9J

— NEXTA (@nexta_tv) July 8, 2025

The post Kështu e fundosën Houthit anijen me flamur grek appeared first on Telegrafi.

“Alarm” nga shkenca: E mërkura mund të jetë dita më e shkurtër e jetës sonë, ja pse

Shkencëtarët po paralajmërojnë për një fenomen të rrallë: rrotullimi i Tokës po përshpejtohet dhe dita e nesërme, 9 korrik, mund të jetë zyrtarisht më e shkurtër se çdo ditë tjetër që keni përjetuar ndonjëherë.

Sipas matjeve me orë atomike, pritet që disa ditë këtë verë, konkretisht 9 korriku, 22 korriku dhe 5 gushti, të jenë deri në 1.51 milisekonda më të shkurtra se dita standarde 24-orëshe.

Duket si një ndryshim i vogël? Ndoshta për jetën e përditshme, po. Por për sistemet satelitore, GPS-in dhe matjet e sakta të kohës, kjo është një ndërhyrje me pasoja të mëdha.

Çfarë po e shkakton këtë nxitim të Tokës? Shkencëtarët ende nuk janë të sigurt, por mendohet se faktorë si shkrirja e akullnajave, ndryshimet atmosferike, lëvizjet në bërthamën e Tokës dhe një dobësim i fushës magnetike mund të jenë shkaktarët.

Dita më e shkurtër e regjistruar deri më sot ishte më 5 korrik 2024, kur Toka “vodhi” 1.66 milisekonda nga dita dhe tani duket se ky rekord mund të thyhet sërish.

Në një botë ku çdo sekondë ka rëndësi, edhe një milisekondë më pak është një kujtesë se edhe vetë koha nuk është aq e qëndrueshme sa mendojmë.

The post “Alarm” nga shkenca: E mërkura mund të jetë dita më e shkurtër e jetës sonë, ja pse appeared first on iconstyle.al.

“U rrethova nga policët dhe truprojat”, flet gruaja që nuk e lanë të takonte Ramën

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme takime në bashkinë e Vlorës, ndërsa më pas doli për inspektime në terren. Pas daljes nga ambientet e bashkisë, në një moment një e moshuar ka kërkuar që të takojë vetë kryeministrin dhe u filmua teksa përpiqej të shkonte pas Ramës duke e thërritur këtë të fundit në emër me zë të lartë.

Pamjet e saj u bënë virale në rrjet, ndërsa 82-vjeçarja, Katina Thanasi ka treguar në një intervistë për Euronews Albania së përse këmbënguli të takonte kryeministrin. Thanasi ka treguar teksa provoi t’i afrohej Ramës, u shty nga një efektive dhe nga truprojat e kreut të qeverisë. Pasi Rama ndaloi dhe e pyeti se “çfarë kishte që bërtiste”, Katina tha se ajo i shpjegoi problemin e kanalit pranë banesës së saj, i cili duhej pastruar.

“Jam Katina Thanasi, jam 82 vjeçare. Doli Rama, unë isha atje, më rrethuan policët se s’donin të më linin të takoja Ramën. Unë i thashë do ta takoj. Shty ata policët, shty unë dhe ata duke më shtyrë mua. Përplasja me ta ishte e vështirë. Më thanë do të arrestojmë. I thashë: ‘S’më arrestoni dot, se s’kam bërë ndonjë gjë. Nuk kam vjedhur, s’kam bërë ndonjë gjë.’ Ishte një police vajzë dhe pesë të tjerë. Shty ata mua, shty unë ata. Rama ikte poshtë, i thashë: ‘Rama, mos ik se të dua! Mos ik se të dua për kokë të djalit’, kështu i thashë. Këta më shtynin mua, Rama qëndroi aty në anë. Policët më mbanin, ndërsa unë i shtyva. Rama më tha mua: ‘Pse bërtet?’ I thashë: ‘Po bërtas për këta’. I thashë Ramës, ky kryetari i bashkisë që rrin me ty… Kam dy vjet e gjysmë që i them për pastrimin e kanalit dhe të tokës dhe ky nuk vjen. Kam shqetësim që të më pastrohet kanali dhe toka.” – tregoi ajo.

Ndërkohë e pyetur nesë pas bisedës së shkëmbyer me kreun e qeverisë, ka shprësë që do t’i zgjidhet problemi, ajo u shpreh se pret që të shohë veprimë konkrete, ose do të vazhdojë të kërkojë zgjidhje.

“Të them të drejtën, për kokë të djalit të vetëm, nuk është se kam shpresë se do më zgjidhet problemi për kokë të djalit, sepse këta të gënjejnë, të keqen nëna. Megjithatë pasi kam biseduar me Ramën, erdhen dy djem, i thanë këtij që ka tokën: ‘A të futemi dot te toka jote të pastrojmë?’ Ai i tha: ‘Futuni’, por ata s’janë futur akoma me prentendimin që nuk lejohet të futesh te toka e dikujt tjetër,” – thotë 82-vjeçarja.

Katina thotë se këtë problem më parë ia kishte parashtruar kryetarit të bashkisë dhe për gati dy vjet e gjysmë nuk ishte marrë asnjë masë

“Unë kam vajtur te kryetari, e takova dhe më krehu dorën kështu. Problemi kanalit të madh… Hedhin qen të ngordhur, mushkonjat të hanë se vijnë prej kanalit. S’kanë vënë një kazan të hedhin mbeturinat, mileti. Atë i thashë: ‘Vini një kazan se njerëzit janë të papërgjegjshëm. Shqiptarët i hedhin në kanal, po s’po vënë dorë.’ Unë e takova Ramën, po merakun s’e kam hequr akoma sa të pastrohet kanali. Merakun do ta çoj deri në fund. Nëse nuk vijnë këtu, më kanë atje nesër. Për kokë të djalit, që në mëngjes, në orën 8–9 jam atje, nëse nuk do vijnë,” – u shpreh 82-vjeçarja./ Euronews Albania

The post “U rrethova nga policët dhe truprojat”, flet gruaja që nuk e lanë të takonte Ramën appeared first on Lapsi.al.

Prokuroria e Shkodrës reagon ndaj deklaratave të Ramës për objektet në Theth

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër ka reaguar pas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama, i cili kritikoi prokuroren Elsa Gjeli për refuzimin e hapjes së një çështjeje penale ndaj një biznesmeni.

Policia e Shtetit kishte bërë denoncim për ndërtimin pa leje të një kompleksi turistik në Theth ndërsa Rama i kërkoi ministrisë së Drejtësisë bërjen e një kërkese në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për shkarkimin e kësaj prokuroreje.

Por sipas Prokurorisë së Shkodrës, vendimi i prokurores Gjeli është marrë në përputhje të plotë me nenin 290, pika ç, të Kodit të Procedurës Penale, që parashikon: “Procedimi penal nuk mund të fillojë kur fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale ose kur del qartë që fakti nuk ekziston”.

“Nga vlerësimi i plotë i fakteve dhe akteve procedurale, u konstatua se faktet e referuara nga Policia e Shtetit nuk përbëjnë ndërtim të paligjshëm në kuptim të nenit 199/a të Kodit Penal”, njofton Prokuroria e Shkodrës.

Në njoftimin zyrtar, Prokuroria thekson se çdo përpjekje për të ndikuar në mënyrë direkte apo indirekte në vendimmarrjen e një prokurori cënon parimin e ndarjes së pushteteve, të sanksionuar në nenin 7 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

“Shteti i së drejtës nuk mund të funksionojë nëse prokurorët frikësohen nga vendimmarrjet e ligjshme që mund të mos përkojnë me interesat e pushteteve të tjera”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Prokuroria nënvizon se çdo shqetësim institucional duhet të adresohen përmes rrugëve ligjore të përcaktuara dhe jo përmes mesazheve politike publike që synojnë të ushtrojnë presion mbi sistemin e drejtësisë.

Vendimi i arsyetuar i mosfillimit të hetimeve i prokurores “Gjeli” për rastin e Thethit

Reagim i plotë i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër

Nisur nga deklaratat publike të bëra nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, ku është komentuar vendimi i një prokurori të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, sqarojmë opinionin publik, si më poshtë vijon:

Vendimi i datës 30.05.2025 i prokurores zj. Elsa Gjeli është marrë në përputhje të plotë me nenin 290, pika ç, të Kodit të Procedurës Penale, ku parashikohet se: “Procedimi penal nuk mund të fillojë kur fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale ose kur del qartë që fakti nuk ekziston”.

Në rastin konkret, nga vlerësimi i plotë i fakteve dhe akteve procedurale, u konstatua se faktet e referuar nga policia e shtetit nuk përbëjnë ndërtim të paligjshëm në kuptim të nenit 199/a të Kodit Penal, për arsyen se:

Strukturat e konstatuara dhe që janë referuar nga policia kanë qenë kontenjerë të përkohshëm pa themele, të vendosura mbi pllaka guri, dhe si të tilla nuk përmbushin kriteret për të konsideruar objekt ndërtimi sipas standardeve të përcaktuara në ligjin nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, i ndryshuar.

Vetë Policia, në procesverbalin e këqyrjes së vendit të ngjarjes, është shprehur se kontenjerët nuk janë vendosur mbi bazamente betoni, por kanë qenë të vendosura mbi rrasa guri të prera.

Sipas nenit 7, pika 3, gërma “i” e VKM nr. 408, datë 13.05.2015, e ndryshuar, strukturat që instalohen për nevoja të çastit dhe/ose të përkohshme, pa themele dhe me materiale të çmontueshme, nuk kërkojnë pajisje me leje ndërtimi, por vetëm deklaratë paraprake.

Vetë IMT, Bashkia Shkodër, në shkresën e saj drejtuar Policisë Gjyqësore, e ka klasifikuar faktin si kundërvajtje administrative, jo si vepër penale, dhe në këto kushte duhet të kishin vepruar institucionet që kanë në përgjegjësi menaxhimin e territorit.

Në këto kushte, mungesa e elementit objektiv dhe pasojës penale, sipas analizës së zbatuar të ligjit, e bën të pamundur ngritjen e ndjekjes penale, dhe prokurori, si organ kushtetues i pavarur, ka detyrimin ligjor që të vlerësojë faktet në përputhje me ligjin.

Në një shtet të së drejtës, pavarësia funksionale e prokurorit garantohet nga Kushtetuta dhe nga ligji nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”. Prokuroria është një institucion kushtetues i pavarur që vepron në përputhje me ligjin, ku çdo vendimarrje procedurale merret mbi bazën e fakteve dhe provave të administruara, dhe jashtë çdo ndikimi të jashtëm politik. Çdo përpjekje për të ndikuar në mënyrë direkte ose indirekte në vendimmarrjen e një prokurori cënon parimin e ndarjes së pushteteve të sanksionuar në nenin 7 të Kushtetutës.

Respektimi i ndarjes së pushteteve është themel i funksionimit të shtetit demokratik dhe ndërhyrjet e pushtetit ekzekutiv në proceset vendimmarrëse të institucioneve të drejtësisë, qofshin ato edhe përmes komenteve publike, mund të perceptohen si presion mbi institucionet e drejtësisë dhe dëmtojnë besimin e qytetarëve në këto institucione.

Vendimi për mosfillimin e procedimit penal nuk është një akt vullneti personal, por një akt ligjor, që mbështetet mbi rregullat themelore të të drejtës penale materiale dhe procedurale. Çdo shqetësim institucional duhet të adresohet përmes rrugëve të përcaktuara ligjore dhe jo përmes mesazheve politike publike që synojnë t’i imponohen sistemit të drejtësisë. Shteti i së drejtës nuk mund të funksionojë nëse prokurori frikësohet për çdo vendimmarrje të ligjshme që mund të mos përkojë me interesat e pushteteve të tjera.

Prokuroria mbetet e angazhuar për të kryer funksionin e saj në mënyrë të drejtë, të paanshme dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin.

The post Prokuroria e Shkodrës reagon ndaj deklaratave të Ramës për objektet në Theth appeared first on Euronews Albania.

Opera e Kosovës sjell në Prishtinë Operën ‘Carmen’ të George Bizet

Katër aktet e veprës ‘Carmen’ të kompozitorit francez Georges Bizet do të interpretohen në Prishtinë më 22 dhe 24 korrik, nën organizimin e Operës së Kosovës, në ambientet e AMC Hall.

Opera ‘Carmen’, e adoptuar nga novela e Prosper Mérimée, është një nga veprat më ikonike të muzikës klasike dhe realizmit në operë dhe mbetet një nga kryeveprat më të interpretuara në gjithë botën.

Magjia e kësaj opere që ka pushtuar skenat më prestigjioze të botës, tani për herë të parë në këtë formë madhështore vjen edhe në kryeqytetin e Kosovës. Carmen shfaq historinë e një gruaje të lirë dhe të pavarur dhe lidhjen e saj dashurore, pasionante e destruktive me Don Jose. Opera shkrihet në gërshetimin e dashurisë, pasionit, lirisë, obsesionit dhe tragjedisë.

Carmen përbën një urë lidhëse midis traditës së opéra comique dhe realizmit apo verismo-s, që karakterizoi operën italiane të fundit të shekullit XIX. Muzika e Carmen-it është vlerësuar gjerësisht për brilancën e melodisë, harmonisë, atmosferës dhe orkestracionit, si dhe për mjeshtërinë me të cilën paraqiten emocionet dhe vuajtjet e personazheve.

Interpretimi i kësaj vepre në Prishtinë realizohet me përkushtim të lartë artistik, nën organizimin e Operës së Kosovës.

📅 Premiera: E martë, 22 korrik 2025

📅 Rishfaqja: E enjte, 24 korrik 2025

📍 Lokacioni: AMC HALL/ KultPlus.com

Mjegulla “pushtoi” bregdetin e Vlorës, meteorologia Porja shpjegon fenomenin e pazakontë

Metereologia Lajda Porja, në një lidhje live ka shpjeguar renë e mjegullës që pushtoi ditën e djeshme bregdetin e Vlorës. Ajo sqaroi se një fenomen i tillë natyror ndodh për shkak të diferencës së madhe në temperaturën e sipërfaqes së detit, me atë të ajrit të mbingopur me lagështirë.

Porja paralajmëroi që një gjë tillë pritet të jetë prezentë deri ditën e martë, ndërsa të mërkurën me uljen e temperaturave, pritet që situata të ndryshoje.

“Është një fenomen i cili quhet mjegull detare, kryesisht qarku i Vlorës, shtimi lagështirës në ajër i cili është i tejngopur me lagështirë. Ajri në temp të larta dhe sipërfaqja e detit e ftohtë sjell kondensim dhe mjegull. Do jetë prezente të dielë, të hënë dhe të martë. Nga e mërkura do të ketë normalizim pasi do të bien temp. Do të zvogëlohet diferenca mes temperaturës së detit dhe asaj të ajrit”, tha ajo.

The post Mjegulla “pushtoi” bregdetin e Vlorës, meteorologia Porja shpjegon fenomenin e pazakontë appeared first on Sot News | Lajme.

Albian Hajdari në shënjestër të Werder Bremen – interesim edhe nga Anglia dhe Italia

Pas afrimit të afërt të Maximilian Wober, Werder Bremen po kërkon të shtojë edhe një emër në repartin mbrojtës, dhe një nga kandidatët kryesorë është Albian Hajdari i FC Lugano.

Sipas gazetës gjermane BILD, mbrojtësi 22-vjeçar është në listën e dëshirave të klubit gjerman, i cili ka nevojë për përforcime.

Hajdari ishte një nga lojtarët kyç të Luganos sezonin e kaluar, me 40 paraqitje zyrtare. Ai është përdorur kryesisht si qendërmbrojtës, por ka treguar fleksibilitet edhe si mbrojtës i majtë dhe mesfushor mbrojtës. Në mars të këtij viti, ai debutoi me Zvicrën në një fitore 3-1 ndaj Luksemburgut.

Një transferim i tij mund të realizohet për vetëm 5 milionë euro, falë një klauzole lirimi, ndonëse vlera e tij aktuale në treg sipas Transfermarkt vlerësohet në 12 milionë euro.

Megjithatë, Werder Bremen nuk ka gjeneruar ende të ardhura nga shitjet dhe mbetet e paqartë nëse mund të përballojë marrëveshjen pa largime paraprake nga skuadra.

Përveç gjermanëve, interes për Hajdarin kanë shprehur edhe Bournemouth dhe West Ham, si dhe disa ekipe nga Serie A. /Telegrafi/

The post Albian Hajdari në shënjestër të Werder Bremen – interesim edhe nga Anglia dhe Italia appeared first on Telegrafi.

Truku me shishe uji që përdorin gjermanët për të freskuar një apartament pa klimë apo mjet për ftohje

Me ardhjen e verës dhe temperaturave të larta, në apartamentet pa ajër të kondicionuar ose të paktën pa ventilator, mund të jetë një ferr i vërtetë.

Megjithatë, gjermanët kanë një truk të thjeshtë dhe falas për situata të tilla: një shishe të zakonshme me ujë të ftohtë si ndihmë për ftohjen natyrale të hapësirës.

Kjo metodë nuk kërkon asgjë që nuk e keni tashmë në shtëpi: një shishe plastike 1.5 litra, ujë çezme dhe një frigorifer.

Procedura është shumë e thjeshtë – mbushni shishen me ujë, por lini rreth 20% hapësirë ​​bosh në mënyrë që të mos shpërthejë gjatë ngrirjes. Vendoseni në frigorifer gjatë natës dhe të nesërmen vendoseni shishen e ngrirë në një raft më të lartë, dollap ose pjesë tjetër të ngritur të dhomës.

Sigurohuni që të vendosni një enë poshtë saj që do të mbledhë ujin e kondensuar. Ndërsa akulli shkrihet, lirohet ajër i ftohtë, i cili bie natyrshëm në fund të dhomës, duke krijuar një efekt freskues – veçanërisht në dhomat më të vogla.

Shpjegim shkencor i efektit

Ky truk mbështetet në një parim fizik të njohur si nxehtësia latente e shkrirjes – shkrirja e akullit thith nxehtësinë nga mjedisi përreth për të kaluar nga gjendja e ngurtë në të lëngshme. Kështu, mjedisi ftohet dhe ajri më i ftohtë, i cili është më i dendur se ajri i ngrohtë, zbret drejt dyshemesë dhe krijon një atmosferë më të këndshme.

Testet termografike kanë treguar se një shishe e ngrirë mund të ulë temperaturën e mjedisit të menjëhershëm me 1 deri në 3 gradë Celsius, varësisht nga madhësia e dhomës dhe temperatura fillestare. Efekti zgjat nga 3 deri në 5 orë, varësisht nga kushtet në dhomë dhe madhësia e shishes.

Ky truk është veçanërisht popullor në Gjermani, ku njihet si Flaschenkühlung (ftohja e shisheve).

Këshilla shtesë për të ftohur shtëpinë tuaj gjatë verës

Për të rritur efikasitetin e ftohjes, ekspertët këshillojnë kombinimin e këtij truku me teknika të tjera të thjeshta:

Menaxhim inteligjent i dritareve dhe perdeve: Gjatë pjesës më të nxehtë të ditës (midis orës 12:00 dhe 18:00), mbajini dritaret të mbyllura. Hapini ato vetëm në mbrëmje ose herët në mëngjes kur jashtë është më freskët. Ulja e perdeve ose mbyllja e perdeve në anën me diell të apartamentit mund ta ulë temperaturën deri në 5°C.

Peshqir të lagur të varur në dhomë: Varni peshqirë pak të lagur (jo të zhytur në ujë) në mes të dhomës. Avullimi i ujit largon nxehtësinë nga ajri, duke krijuar një efekt natyral ftohës – i ngjashëm me kondicionerët avullues. Funksionon më mirë nëse ka të paktën qarkullim minimal të ajrit në dhomë.

The post Truku me shishe uji që përdorin gjermanët për të freskuar një apartament pa klimë apo mjet për ftohje appeared first on Telegrafi.

“Jam i ri për t’i thënë lamtumirë politikës”, Bushati flet për raportet me Ramën

Ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati tha në emisionin Now në Euronews Albania se kontributi i tij për PS, si familja e tij politike, nuk do të mungojë sa herë të kërkohet.

Bushati e cilësoi vendimmarrje personale të kryetarit të PS Edi Rama atë për të mos e përfshirë në zgjedhjet e 2021 apo për ta larguar nga kryesia, ndërsa theksoi se pavarësisht kësaj nuk ndërmend të bëjë asnjë kapërcim politik.

“Unë jam i ri për t’i thënë lamtumirë politikës, ka qenë një vendimmarrje e kryesisë së partisë për të mos më përfshirë në zgjedhjet e 2021, ka qenë gjithashtu vendimmarrje e tij për të më larguar nga kryesia e PS. Spaletat janë të rëndësishme, por jo aq sa karakteri i njeriut. Unë jam aty ku kam qenë  gjithmonë, nuk është se kam ndërruar organizatë politike. Unë jam njëri që preferoj të shoh përpara duke reflektuar se çfarë ka ndodhur pas, por nuk in kam vlerësua kurrë kolegët që kanë bërë kalime nga njëra parti te tjera sepse më janë dukur si lojtarët që ndërrojnë fanelat nga një klub në një tjetër. Kam menduar se kjo është familja politike që i përkas, me të mirat me të këqijat. Kam menduar se disa gjëra duhen thënë në atë familje dhe jashtë. S’i kam rënë njeriu me gurë dhe për sa kohë ë kem energji do vazhdoj të jap kontributin tim aq sa mundem”, tha Bushati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

The post “Jam i ri për t’i thënë lamtumirë politikës”, Bushati flet për raportet me Ramën appeared first on Euronews Albania.

FOKUS – Jemeni: Irani kërkon të zhvendosë arsenalin ushtarak në zonat e rebelëve Houthi

SANA’A, 28 qershor /ATSH-ANSA/ – Irani po zhvendos pjesë të industrisë së tij ushtarake, përfshirë prodhimin e raketave balistike dhe dronëve, në zonat e mbajtura nga Houthit, në Saada, Hajjah dhe periferi të Sana’a, tha Moammar Eryani, ministri i Informacionit i qeverisë jemenase të njohur ndërkombëtarisht duke i kërkuar botës ta marrë seriozisht kërcënimin.

Eryani paralajmëroi se aktivitetet e Iranit mund ta shndërrojnë Jemenin në një platformë nisjeje për programet e armëve të ndaluara, duke rrezikuar stabilitetin rajonal dhe duke bllokuar mundësinë e një zgjidhjeje politike në vendin e shkatërruar nga lufta.

“Indiferenca ndërkombëtare ndaj këtyre masave do t’i kushtojë shtrenjtë rajonit dhe botës dhe do t’i japë Iranit mundësinë për të konsoliduar një realitet të rrezikshëm, duke e shndërruar Jemenin në një laborator për zhvillimin e programeve të tij të ndaluara, një bazë raketash të përparuara për Gardën Revolucionare Iraniane dhe një platformë për nisjen e kërcënimeve për sigurinë rajonale”, shkroi ministri në X.

“Ky kërcënim në rritje jo vetëm që prek vendet fqinje, por gjithashtu përbën një rrezik të drejtpërdrejtë për ekonominë globale, zinxhirët e furnizimit dhe çmimet e energjisë”, theksoi ai./ a.jor.

The post FOKUS – Jemeni: Irani kërkon të zhvendosë arsenalin ushtarak në zonat e rebelëve Houthi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

DiCaprio, Ivanka Trump e Kim Kardashian/ VIP-at që morën pjesë në dasmën e Jeff Bezos

Miliarderi Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez kurorëzuan dashurinë e tyre në një dasmë madhështore prej tre ditësh në Venecia. Dasma filloi zyrtarisht me një darkë pritjeje në Venecia më 26 qershor, në një vend privat pranë kishës Madonna dell’Orto.

Çifti do të martohet gjatë fundjavës, në një ceremoni që ka tërhequr vëmendjen e të gjithë botës. Nusja Lauren Sanchez mbante veshur një fustan të artë Schiaparelli, ndërsa Jeff Bezos një kostum klasik të zi dhe një këmishë të bardhë.

Jeff Bezos

© IPA  | Lauren Sánchez 

Çifti u fotografua duke dalë nga hoteli Aman, me Bezos që ndihmonte gruan e tij të ardhshme të hipte në varkë. Lista e të ftuarve VIP përfshinte Tom Brady, Orlando Bloom, Leonardo DiCaprio, Ivanka Trump, Kim Kardashian, Kendall, Kylie dhe Kris Jenner, Khloe Kardashian, Oprah Winfrey me Gayle King, si dhe stilistin e modës Tommy Hilfiger me gruan e tij, Dee.

Il matrimonio di Jeff Bezos e Lauren Sanchez oggi a Venezia, la diretta: attesa per lo scambio degli anelli, sabato canterà Lady Gaga in duetto con Elton John

E gjithë dasma po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie. Dasma e shekullit ka shkaktuar edhe kundërshtime nga banorë të Venecias, të cilët protestuan për ndotjen që do të sillte dhe bllokimin e rrugëve.

The post DiCaprio, Ivanka Trump e Kim Kardashian/ VIP-at që morën pjesë në dasmën e Jeff Bezos appeared first on Lapsi.al.

FOTO| VIP-at mblidhen në dasmën veneciane të Jeff Bezos

Yjet kanë dalë për të festuar bashkimin e ish-gazetares Lauren Sanchez dhe themeluesit miliarder të Amazon, Jeff Bezos. Detajet e eventit tre-ditor, që filloi të enjten dhe do të përfundojë të shtunën, kanë mbetur sekret, kryesisht në një përpjekje për të shmangur protestat.

Ndërsa organizatorët e festës së dasmës këmbëngulin se po tregojnë respekt për Venecian dhe vendasit e saj, protestuesit janë të bindur se çifti dhe rreth 200 të ftuarit e tyre nuk janë të mirëpritur në një qytet që sheh rreth 30 milionë turistë çdo vit.

Megjithatë, me bekimin e kryetarit të bashkisë së Venedikut, Luigi Brugnaro, ceremonia multimilion dollarëshe është në kulmin e saj.

Deri më tani, nuk ka pasur mungesë shkëlqimi, ndërsa personazhe të famshëm, përfshirë Kim Kardashian, Oprah dhe Leonardo DiCaprio, hipin e zbresin nga taksitë ujore, duke i shndërruar kanalet e qytetit në një qilim të kuq lundrues.

 

The post FOTO| VIP-at mblidhen në dasmën veneciane të Jeff Bezos appeared first on Euronews Albania.

Werder Bremen gati t’i japë ‘çelësat’ e sulmit Fisnik Asllanit, vetëm një pengesë i ndalon

Pas një sezoni të jashtëzakonshëm si i huazuar te SV 07 Elversberg, ku u shpall golashënuesi më i mirë i Bundesliga 2 me 18 gola dhe 8 asistime, Fisnik Asllani ka tërhequr vëmendjen e Werder Bremen.

Ndërkohë që Hoffenheim – klubi që zotëron kartonin e tij – po punon për zgjatjen e kontratës që skadon në vitin 2026, një transferim te Werder Bremen mbetet një mundësi reale për sulmuesin kosovar.

Një element interesant në këtë skenar është trajneri i ri i Werderit, Horst Steffen, i cili ka punuar më parë me Asllanin në Elversberg.

Në prezantimin e tij zyrtar, Steffen theksoi se nuk përjashton transferimet e ish-lojtarëve të tij, dhe sipas Kicker, ai do ta mirëpriste një ribashkim me 22-vjeçarin. Lidhja mes tyre thuhet të jetë e ngushtë.

Megjithatë, çdo lëvizje e mundshme varet edhe nga kushtet financiare. Hoffenheim kërkon një tarifë të lartë për kartonin e Asllanit, ndërsa Werder duhet të menaxhojë me kujdes buxhetin e transferimeve, i cili kap vlerën rreth 7.5 milionë euro.

Një mundësi për të liruar fonde është shitja e sulmuesit Marvin Ducksch. 31-vjeçari është i hapur për një transferim dhe ka pasur bisedime me klube të ndryshme, por deri më tani mungojnë ofertat konkrete.

Derisa situata financiare të qartësohet, Asllani mbetet një opsion shumë interesant për Werderin – por jo i lehtë për t’u realizuar. /Telegrafi/ 

The post Werder Bremen gati t’i japë ‘çelësat’ e sulmit Fisnik Asllanit, vetëm një pengesë i ndalon appeared first on Telegrafi.

Në këtë moshë, një burrë ka më shumë gjasa të tradhtojë

Tradhtia është një problem i zakonshëm në shumë marrëdhënie afatgjata dhe mund t’u ndodhë edhe familjeve më të mira, por kjo nuk do të thotë se nuk i lëndon thellë, madje nuk kërcënon t’i ndajë. Ekziston edhe një moshë në të cilën një burrë ka më shumë gjasa të tradhtojë partneren e tij, sipas një studimi të vitit 2016.

Studiuesit, konkretisht, nga universitetet në Nju Jork dhe Kaliforni, shqyrtuan të dhënat nga profilet e meshkujve në një faqe interneti takimesh që synonte persona të martuar dhe zbuluan se mosha më “kritike” është 39 vjeç dhe në përgjithësi viti i fundit i një dekade të jetës sonë.

Tradhtia: Si shpjegohet?

Shkencëtarët Adam L. Alter dhe Hal E. Hershfield analizuan profilet e miliona burrave “jobesnikë” për të arritur në përfundimin se midis tyre “ ka 18% më shumë në moshat që mbarojnë me 9”. Siç hipotetizojnë ata, sjellja e tyre, nëse jo sistematike, mund të lidhet me një krizë të moshës së mesme, e cila i shtyn ata të kërkojnë kuptimin e jetës së tyre, disa prej tyre, në lidhje jashtëmartesore.

Mund të jetë gjithashtu një mënyrë, megjithëse sigurisht jo më legjitime, për të tërhequr vëmendjen e partnerit/es, sipas ekspertëve: “Hulumtimi ynë tregon se disa njerëz tradhtojnë për të tërhequr vëmendjen e partnerit /es. Nëse ai/ajo është shumë i/e zhytur në punë ose i/e padisponueshëm/e, tradhtia ndaj tij/saj është si të thuash: ‘Nëse më do, më kushtoji vëmendje!’

Sigurisht, gjithmonë ekziston tradhtia hakmarrëse, në të cilën njëri partner përpiqet të marrë hakun e ndonjë incidenti të kaluar të kurorëshkeljes nga pala tjetër.

The post Në këtë moshë, një burrë ka më shumë gjasa të tradhtojë appeared first on iconstyle.al.

❌