Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Skerdi Tase rrëfen vrasjen e Emiliano Ramazanit: U paguam 130 mijë euro, e qëllova në kokë e qafë

Detaje tronditëse janë zbuluar nga dëshmia e Skerdi Tases në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Plumbi i Artë”. Ai ka pranuar përfshirjen në vrasjen e Emiliano Ramazanit, ndodhur në korrik të vitit 2020 në Elbasan, duke zbuluar emra, pagesa dhe mënyrën e ekzekutimit. Sipas Tases, në fillim grupi kishte një tjetër objektiv, por më pas […]

The post Skerdi Tase rrëfen vrasjen e Emiliano Ramazanit: U paguam 130 mijë euro, e qëllova në kokë e qafë appeared first on BoldNews.al.

Ndezi zjarr dhe dogji 10 ha bimë duke rrezikuar banorët, arrestohet 41-vjeçari në Rrogozhinë

✇Albeu
By: V K

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit se në lagjen e Shimve, bashkia Rrogozhinë, kishte rënë zjarr dhe ishte përhapur në një sipërfaqe të madhe, menjëherë kanë shkuar në zonën ku kishte rënë zjarri dhe vijuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, shërbimet zjarrfikëse, me ndihmën e shërbimeve të Policisë, pas disa orësh, bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, pas disa minutash, është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i mjedisit pyjor”, i autorit të dyshuar, shtetasit I. R., 41 vjeç, banues në Rrogozhinë.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas ka qenë duke punuar në oborrin e një banese dhe ka ndezur zjarr aty, për djegien e mbeturinave.

Si pasojë e erës së fortë, zjarri është përhapur shpejt duke djegur një sipërfaqe toke me bimësi rreth 10 ha, qindra pemë ulliri dhe pemë frutore, si dhe ka vënë në rrezik serioz përfshirjen nga flakët, të banesave përreth.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të mos shkaktojnë zjarr në asnjë rast, pasi do të përballen me ligjin.

The post Ndezi zjarr dhe dogji 10 ha bimë duke rrezikuar banorët, arrestohet 41-vjeçari në Rrogozhinë appeared first on Albeu.com.

Ndezi zjarr me pasojë djegien e qindra pemëve të ullirit, arrestohet 41-vjeçari në Rrogozhinë

TIRANË, 14 korrik/ATSH/ Një shtetas 41-vjeçar nga Rrogozhina u arrestua nga Policia, pasi ndezi zjarr dhe për pasojë u dogjën qindra pemë ulliri, pemë frutore dhe 10 ha bimësi, si dhe u rrezikuan banesat përreth.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit se në lagjen e Shimve, bashkia Rrogozhinë, kishte rënë zjarr dhe ishte përhapur në një sipërfaqe të madhe, menjëherë kanë shkuar në zonën ku kishte rënë zjarri dhe vijuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta, pas disa minutash, është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i mjedisit pyjor”, i autorit të dyshuar, shtetasit I. R., 41 vjeç, banues në Rrogozhinë.
Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas ka qenë duke punuar në oborrin e një banese dhe ka ndezur zjarr aty, për djegien e mbeturinave. Si pasojë e erës së fortë, zjarri është përhapur shpejt duke djegur një sipërfaqe toke me bimësi rreth 10 ha, qindra pemë ulliri dhe pemë frutore, si dhe ka vënë në rrezik serioz përfshirjen nga flakët, të banesave përreth.
Ndërkohë, shërbimet zjarrfikëse, me ndihmën e shërbimeve të Policisë, pas disa orësh, bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të mos shkaktojnë zjarr në asnjë rast, pasi do të përballen me ligjin.
/k.s/j.p/

The post Ndezi zjarr me pasojë djegien e qindra pemëve të ullirit, arrestohet 41-vjeçari në Rrogozhinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Memolla: Vatër aktive zjarri në fshatin Zambishë, 70-80 hektarë bimësi e djegur

TIRANË, 13 korrik /ATSH/ Vatra e zjarrit që ka rënë para tre ditësh në fshatin Zambish e cila u përhap në disa fshatra të tjerë, vazhdon të jetë aktive.

Lajmin e bën të ditur kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla.

Ai falënderon Emergjencat Civile, Forcat Zjarrfikëse të Bashkisë Rrogozhinë, punonjësit e shërbimeve, banorët e zonës, Prefekturën e Tiranës dhe ndihmat nga ajri pasi terreni për ndërhyrje është shumë i vështirë.

Sipas Memollës, “aktualisht zjarri vazhdon të jetë aktiv i përhapur në disa vatra dhe po monitorohet nga forcat që janë në terren, nuk ka banesa të dëmtuara por rreth 70-80 ha sipërfaqe me bimësi të djegur”.

“Pavarësisht temperaturave të larta, zjarri nuk nis nga hiçi. Në këto kushte ju bëj thirrje të tregoni kujdes të shtuar sepse pakujdesia po rrezikon mundin e bashkëqytetarëve në tokat e mbjella dhe në rastin më të keq mund të përhapet duke rrezikuar banesa dhe jetë njerëzish”, tha Memolla.

“Merrni përgjegjësi qytetare dhe përtej dënimit penal tregohuni njerëzor nëse dikush ka vepruar qëllimisht”, përfundon ai.

Nga aksioni për shuarjen e vatra të zjarrit në fshatin Zambishë
1 nga 8

/e.i//a.f/

The post Memolla: Vatër aktive zjarri në fshatin Zambishë, 70-80 hektarë bimësi e djegur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarri në Elbasan/ Çopja: Në pikën e grumbullimit ka 200 mijë ton mbetje, ka kapacitet vetëm për 35 mijë ton

Bianka Çopja, anëtare e Këshillit Bashkiak në Elbasan, deklaroi se zjarri në pikën e grumbullimit të mbetjeve në Elbasan është i qëllimshëm dhe se është hera e dytë që ndodh kjo situatë. Sipas Çopjas, ai vendgrumbullim ka hapësirë për 28-35 mijë ton mbetje, ndërkohë që aktualisht mban më shumë se 200 mijë tonë të 7 […]

The post Zjarri në Elbasan/ Çopja: Në pikën e grumbullimit ka 200 mijë ton mbetje, ka kapacitet vetëm për 35 mijë ton appeared first on BoldNews.al.

Champions League zbret në Rrogozhinë, gjyqtarë boshnjakë për sfidën ndaj Breidablik

TIRANË, 25 qershor /ATSH/ Për herë të parë në histori, stadiumi ‘Egnatia’ do të presë një ndeshje të Champions League.

Konfirmimi është dhënë nga UEFA, që miratoi impiantin e ri në Rrogozhinë, për ndeshjen e turit të parë kualifikues, ku kampionët e Shqipërisë do të luajnë me islandezët e Breidablik.

Stadiumi ka kapacitet 5,000 vende dhe i plotëson kushtet për ndeshjen e 8 korrikut në orën 21:00.

Më parë në stadiumin e kategorisë së katërt janë luajtur ndeshjet e Europianit të 17-vjeçarëve, teksa në vitin 2027 aty do të luhen edhe ndeshjet e Europianit të 21-vjeçarëve që do të zhvillohet në Shqipëri.

Për këtë sfidë janë përcaktuar edhe arbitrat e ndeshjes, të cilët do të jenë nga Bosnje-Hercegovina.

Kështu kryesor do të jetë Antoni Bandić, anësorë Amir Kadic dhe Nebojša Žugić BIH

Arbitër i katërt do të jetë Antonio Tomić, ndërsa në VAR do të jetë Nihad Ljajic.

/a.f/

The post Champions League zbret në Rrogozhinë, gjyqtarë boshnjakë për sfidën ndaj Breidablik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjendet arma me të cilën fqinji plagosi burrë dhe grua në Gosë, arrestohet autori

Një ngjarje e rëndë ndodhi paraditen e kësaj të premte në fshatin Gosë, ku burrë dhe grua mbetën të plagosur nga fqinji i tyre.

Sipas policisë, konflikti ndodhi për motive të dobëta, ndërsa në një njoftim të pasdites thuhet se efektivët kanë gjetur armën e krimit dhe kanë arrestuar autorin e ngjarjes, 56-vjeçarin Sh.O.

Arma u gjet e fshehur në një mur dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale pistoleta, me të cilën dyshohet se autori ka plagosur shtetasit Sami dhe Nadire Disha.

Njoftimi i plotë

“Në vijim të veprimeve për dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur në fshatin Gos, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur në një mur dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit tip pistoletë, me të cilën dyshohet se autori ka plagosur shtetasit S.D, dhe N.D.

Po në vijim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetsin Sh. O., 56 vjeç, pasi ky shtetas dyshohet se plagosi me armë zjarri dy komshinjtë e tij gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjendet arma me të cilën fqinji plagosi burrë dhe grua në Gosë, arrestohet autori appeared first on Euronews Albania.

EMRAT/ Plagosi fqinjët në Rrogozhinë, vetëdorëzohet autori

Një plagosje e dyfishtë ka ndodhur paraditen e sotme në Rrogozhinë. Ndërkohë mësohet se Shpëtim Osma që qëlloi me armë zjarri mbi fqinjin e tij Sami Disha dhe gruan e tij Nadire Disha, për arsye që ende nuk dihen është vetë dorëzuar në policinë e shtetit. Mësohet se ai ka shkuar vetë në stacionin e […]

The post EMRAT/ Plagosi fqinjët në Rrogozhinë, vetëdorëzohet autori appeared first on BoldNews.al.

Plagosja e çiftit të bashkëshortëve pas konfliktit me komshiun/ Vetëdorëzohet në polici autori

Shpëtim Osmani, rreth 56 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të fqinjit të tij, Sami Disha, gjithashtu rreth 56 vjeç. Autori i plagosjes së çiftit të bashkëshortëve në fshatin Gosë të Rrogozhinës është vetëdorëzuar në polici.

Për pasojë, Disha ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital, ku po merr trajtim mjekësor. Gjithashtu e plagosur nga konflikti ka mbetur edhe bashkëshortja e Sami Dishës.

Ditën e sotme konflikti mes dy fqinjëve degjeneroi në përdorim armësh në fshatin Gosë të Rrogozhinës. Ngjarja ndodhi për motive të dobëta, konkretisht për çështjen e një qeni.

Pas ngjarjes autori u arratis. Por arratia e tij zgjati pak, pasi rreth një orë pas konfliktit me armë ai u vetëdorëzua në Policinë e Rrogozhinës.

The post Plagosja e çiftit të bashkëshortëve pas konfliktit me komshiun/ Vetëdorëzohet në polici autori appeared first on Sot News | Lajme.

Plagosje me armë zjarri në Gosë të Rrogozhinës, qëllohen burrë e grua

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Gosë të Rrogozhinës, ku dy persona janë plagosur me armë zjarri. Sipas informacioneve paraprake, shtetasi Sami Disha dhe bashkëshortja e tij, Nadire Disha, janë qëlluar me armë nga një komshi i tyre, pas një konflikti për motive ende të paqarta, por që dyshohet të kenë qenë banale.

Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet ende.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave ngjarjes, raporton euronews.al.

“Në fshatin Gos, Rrogozhinë, rreth orës 10:15, dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta shtetasi Sh. O, ka plagosur me armë zjarri, pistoletë jashtë rrezikut për jetën shtetasit S. D., dhe N.D (autori komshi me çiftin që plagosi).

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë rrethuar zonën dhe vendin ku dyshohet se është fshehur autori.

Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar forcat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe vijon puna për lokalizmin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin ligjor të ngjarjes”, njofton policia.

 

The post Plagosje me armë zjarri në Gosë të Rrogozhinës, qëllohen burrë e grua appeared first on Telegrafi.

Plagosja e çiftit në Rrogozhinë/ Policia: Autori është shpallur në kërkim

Detaje të reja kanë dalë nga plagosja e çiftit të bashkëshortëve në fshatin Gos të Rrogozhinës. Policia bën me dije se plagosja ka ndodhur nga komshiu i tyre Shpëtim Osma me armë zjarri tip pistoletë. Ndërkohë që çifti i të plagosurve Sami dhe Nadire Disha janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Njoftimi i Policisë:

Kavajë/Informacion paraprak Në fshatin Gos, Rrogozhinë, rreth orës 10:15, dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta shtetasi Sh. O, ka plagosur me armë zjarri, pistoletë jashtë rrezikut për jetën shtetasit S. D., dhe N.D (autori komshi me çiftin që plagosi).

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë rrethuar zonën dhe vendin ku dyshohet se është fshehur autori. Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar forcat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe vijon puna për lokalizmin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin ligjor të ngjarjes.

The post Plagosja e çiftit në Rrogozhinë/ Policia: Autori është shpallur në kërkim appeared first on Lapsi.al.

EMRAT/ Plagosi fqinjët në Rrogozhinë, vetëdorëzohet autori

✇Albeu
By: V K

Paraditen e sotme, një plagosje e dyfishtë ka ndodhur në Rrogozhinë. Ndërkohë mësohet se Shpëtim Osma që qëlloi me armë zjarri mbi fqinjin e tij Sami Disha dhe gruan e tij Nadire Disha, për arsye që ende nuk dihen, është vetë dorëzuar në policinë e shtetit.

Gjithashtu, mësohet se ai ka shkuar vetë në stacionin e policisë në Rrogozhinë.

Nga të shtënat me armë, Samiu ka mbetur i plagosur në këmbë, ndërkohë që Nadirja është plagosur në bark.

The post EMRAT/ Plagosi fqinjët në Rrogozhinë, vetëdorëzohet autori appeared first on Albeu.com.

Konflikt me armë mes fqinjëve në Rrogozhinë, plagoset çifti i bashkëshortëve/ EMRAT

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Gosë të Rrogozhinës, ku dy persona janë plagosur me armë zjarri. Sipas informacioneve paraprake, shtetasi Sami Disha dhe bashkëshortja e tij, Nadire Disha, janë qëlluar me armë nga një komshi i tyre, pas një konflikti për motive ende të paqarta, por që dyshohet të […]

The post Konflikt me armë mes fqinjëve në Rrogozhinë, plagoset çifti i bashkëshortëve/ EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Konflikt për motive të dobëta/ Fqinji qëllon me armë drejt çiftit të bashkëshortëve

Sipas informacioneve paraprake, konflikti mes palëve ka nisur për motive banale dhe është përshkallëzuar në përdorimin e armës.

Ngjarja e rëndë është regjistruar sot në fshatin Gosë të Rrogozhinës, ku një person ka qëlluar me armë zjarri dy komshinjtë e tij, Sami dhe Nadire Disha, duke i plagosur.

Sami Disha është plagosur në këmbë ndërsa bashkëshortja ka mbetur e plagosur në bark.

The post Konflikt për motive të dobëta/ Fqinji qëllon me armë drejt çiftit të bashkëshortëve appeared first on Sot News | Lajme.

Plagosje me armë zjarri në Gosë të Rrogozhinës, qëllohen burrë e grua

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Gosë të Rrogozhinës, ku dy persona janë plagosur me armë zjarri. Sipas informacioneve paraprake, shtetasi Sami Disha dhe bashkëshortja e tij, Nadire Disha, janë qëlluar me armë nga një komshi i tyre, pas një konflikti për motive ende të paqarta, por që dyshohet të kenë qenë banale.

Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet ende.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave ngajrjes.

“Në fshatin Gos, Rrogozhinë, rreth orës 10:15, dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta shtetasi Sh. O, ka plagosur me armë zjarri, pistoletë jashtë rrezikut për jetën shtetasit S. D., dhe N.D (autori komshi me çiftin që plagosi).

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë rrethuar zonën dhe vendin ku dyshohet se është fshehur autori.

Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar forcat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe vijon puna për lokalizmin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin ligjor të ngjarjes”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Plagosje me armë zjarri në Gosë të Rrogozhinës, qëllohen burrë e grua appeared first on Euronews Albania.

Të shtëna me armë në Rrogozhinë, plas sherri mes fqinjëve (EMRAT)

✇Albeu
By: V K

Paraditen e sotme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gosë të Rrogozhinës, ku dy persona janë plagosur me armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi Sami Disha dhe bashkëshortja e tij, Nadire Disha, janë qëlluar me armë nga një komshi i tyre, pas një konflikti për motive ende të paqarta, por që dyshohet të kenë qenë banale.

Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet ende.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave ngajrjes.

The post Të shtëna me armë në Rrogozhinë, plas sherri mes fqinjëve (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Një shekull dashuri për futbollin, por pa stadium

“Besa” e Kavajës do të festojë 25 tetorin e ardhshëm, 100-vjetorin e themelimit të klubit sportiv. Një poet i njohur ka shkruar tekstin e këngës që do të shoqërojë ceremoninë jubilare, megjithatë tifozët kavajas flasin për disa mangësi. Qyteti i pasionuar me futbollin prej vitesh nuk ka një stadium, ndërsa “ekipi i zemrës” vazhdon të […]

The post Një shekull dashuri për futbollin, por pa stadium appeared first on Reporter.al.

Numërohen kutitë e para për kandidatët në Rrogozhinë/ Nga Partia Demokratike, më shumë vota marrin Lorenca Hoxha dhe Elton Rroshi

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, procesi i numërimit të votave për kandidatët në Rrogozhinë, ka nisur në orën 11:00 në KZAZ nr. 44, ku sipas të dhënave paraprake, Partia Socialiste, ka dalë në avantazh me rreth 1.200 vota më shumë se Partia Demokratike.

Raportohet se deri tani në radhët e PD-së më shumë vota kanë marrë Lorenca Hoxha me 257 vota, pasuar nga Elton Roshi, Myslim Murrizi, Grigels Muçollari dhe Lisandër Hoxha.

Ndërkohë, në kampin e PS-së prin Orlando Rakipi me 349 vota, duke lënë pas emra të njohur si Pandeli Majko dhe Blendi Gonxhe, të cilët gjithashtu kanë marrë mbështetje të konsiderueshme nga votuesit.

Procesi i numërimit vijon dhe pritet të sjellë zhvillime të reja në orët në vijim.

KZAZ 44 këtu në Rrogozhinë ka fituar PS me 1.200 vota më tepër. Procesi i numërimit për votat e kandidatët ka filluar në orën 11.00.

Deri tani, në PD ka marrë më shumë vota Lorenca Hoxha me 257 vota, dhe Elton Rroshi, Myslim Murrizi, Grigels Muçollari, Lisandër Hoxha.

Në PS, me më shumë vota është Orlando Rakipi me 349 vota, kanë marrë shumë vota edhe Pandeli Majko, Blendi Gonxhe.

The post Numërohen kutitë e para për kandidatët në Rrogozhinë/ Nga Partia Demokratike, më shumë vota marrin Lorenca Hoxha dhe Elton Rroshi appeared first on Albeu.com.

Mbaron numërimi i kutisë së fundit në këtë qytet!

Partia Socialiste ka dalë forcë e parë në qytetin e Rrogozhinës, duke siguruar epërsinë pas përfundimit të numërimit të kutisë së 56-të. Menjëherë pas konfirmimit të rezultatit, mbështetësit socialistë nisën festimet, duke shpërthyer në brohoritje dhe muzikë në qendër të qytetit.

Rezultati i këtij qyteti konsiderohet një fitore e rëndësishme për PS-në në zgjedhjet e këtij viti, duke forcuar pozitat e saj në qarkun e Tiranës. Festa pritet të vazhdojë me pjesëmarrjen e drejtuesve lokalë dhe simpatizantëve që e kanë ndjekur nga afër procesin e numërimit.

The post Mbaron numërimi i kutisë së fundit në këtë qytet! appeared first on iconstyle.al.

Mbikëqyrja e rehabilitimit të hekurudhës Durrës-Rrogozhinë 2.4 mln euro

Hekurudha Shqiptare nisi së fundmi procedurën për kontraktimin e kompanisë që do të bëjë mbikëqyrjen e rehabilitimit të hekurudhës Durrës-Rrogozhinë.

Procedura parashikon që kompanitë e interesuara për shprehjen e interesit ta bëjnë këtë brenda datës 30 qershor ndërkohë që data e fundit për të shpërndarë ftesat për ofertë 30 korriku 2025. Procedura në fjalë ka një fond limit 2.4 milionë euro pa përfshirë Tatimin Mbi Vlerën e Shtuar dhe shërbimi pritet të zërë vend përgjatë periudhës kur do të nisin punimet në hekurudhë, 2026-2029.

“Punimet përfshijnë rikonstruksionin dhe elektrifikimin e rreth 34 kilometrave të linjës hekurudhore me një binar nga Durrësi në Rrogozhinë, gjatë periudhës 2026 – 2029. Autoriteti Kontraktor kërkon një firmë ose JV/konsorcium të kualifikuar dhe të aftë për të ofruar, gjatë të njëjtës periudhë, ofrimin e shërbimeve të mbikëqyrjes dhe shërbimeve të administrimit të punëve duke vepruar si Inxhinier sipas kushteve të përgjithshme të Kontratë dhe në përputhje me dispozitat e kontratave ndërmjet Entit Prokurues dhe kontraktorit/ve të ardhshëm të punës.

Vendi kryesor do të jetë Durrësi dhe në punimet në linjën Rrogozhinë. Shërbimet do t’i ofrohen autoritetit kontraktor (HSH) dhe pritet të përfshijnë disa të dhëna me kohë të plotë, si dhe disa të tjera me kohë të pjesshme” sipas Hekurudhës.

Projekti për Durrës-Rrogozhinë

Projekti për linjën Durrës-Rrogozhinë do të financohet nga Banka Europiane e Investimeve me një marrëveshje që u nënshkrua pak javë më parë kur vizitoi Shqipërinë përfaqësuesja e lartë për Punët e Jashtme dhe të Sigurisë dhe zëvendës presidentja e Komisionit Evropian, Kaja Kallas.

Paketa financiare e BE-së mban një vlerë me vlerë 90,5 euro për rindërtimin e seksionit hekurudhor Durrës – Rrogozhinë ndërmjet Bankës Evropiane të Investimeve (BEI Globale) dhe qeverisë së Shqipërisë. Fondet përbëhen nga një grant i BE-së me vlerë 60,5 milionë euro, i kanalizuar në kuadër të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (KIBP) dhe një hua prej 30 milionë eurosh nga BEI Globale.

Projekti në fjalë shtrihet në Korridorin VIII multimodal që lidh portet e Italisë jugore, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë, me një rëndësi strategjike si zgjerim tregues i rrjetit TEN-T dhe është pjesë e planit ekonomik dhe të investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Kostoja totale e projektit është vlerësuar në 121 milionë euro, e bashkëfinancuar me një hua prej 30 milionë eurosh nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim./ Monitor

The post Mbikëqyrja e rehabilitimit të hekurudhës Durrës-Rrogozhinë 2.4 mln euro appeared first on Lapsi.al.

❌