❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

SHBA/ Trump nis “pastrimin”, Garda KombĂ«tare zbret nĂ« rrugĂ«t e Uashingtonit

Garda Kombëtare ka filluar të dalë në rrugët e kryeqytetit amerikan Uashington, pasi Donald Trump urdhëroi që forcat federale të merrnin përsipër departamentin e policisë së qytetit për të menaxhuar krimin dhe të pastrehët.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, thotë se afërsisht 850 oficerë federalë të zbatimit të ligjit u vendosën në Uashington dhe arrestuan 23 persona gjatë natës, duke e quajtur këtë vetëm fillimin.

Arrestimet përfshijnë akuza për vrasje, krime me armë dhe drogë, drejtim mjeti të pakujdesshëm dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur. Ajo tha se u sekuestruan gjashtë pistoleta të paligjshme.

Leavitt tha gjithashtu se kontrolli federal i departamentit të policisë mund të zgjasë më shumë se 30 ditë.

Megjithatë shtëpia e Bardhë do të ketë nevojë për miratimin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit për të zgjatur marrjen e kontrollit të departamentit.

Në lidhje me të pastrehët Leavitt tha se atyre do u ofrohet një strehë ose trajtim për varësinë nga droga. Ata që refuzojnë të largohen nga kampet e të pastrehëve, do të përballen me gjoba ose me burg.

Kryetarja e bashkisë së Uashingtonit, Muriel Bowser tha se plani i sapo shpallur i Trump për të marrë përsipër Departamentin e Policisë Metropolitane dhe për të nxjerrë në rrugë Gardën Kombëtare nuk ishte një hap produktiv. Ajo tha se krimi në qytet ka qenë në rënie të vazhdueshme dhe tha se gjendja e jashtëzakonshme e perceptuar nga Trump nuk përputhet me shifrat.

Delvinë/ Zjarrfikëset, Forcat e Armatosura dhe policia në terren për të vënë në kontroll vatrat e rrezikshme, evakuohen banorët

Delvinë- Për shkak të flakëve që po afrohen me qytetin shumica e forcave të bashkive Sarandë, Gjirokastër, Konispol dhe Finiq, së bashku me Brigadën e Mbështetjes së Emergjencave Civile të Forcave të Armatosura, janë dislokuar në terren për të luftuar vatrat e rrezikshme të zjarrit dhe për të ndihmuar në evakuimin e banorëve.

Aktualisht raportohet se nuk ka rrezik për banesat. Në zonë ka mbërritur edhe ministri Pirro Vengu.

Trupat në bashkëpunim me policinë e shtetit kane vendosur një perimetër të përkohshëm sigurie dhe po largojnë banorët nga zona.

Aktualisht në territorin e vendit janë raportuar 34 vatra zjarri, nga të cilat 27 janë aktive dhe 7 po mbahen nën monitorim. Siç raporton Ministria e Mbrojtjes situata më problematike vijon të jetë në jug të vendit.

/abcnews.al/

Viktima e parë nga zjarret, në Gramsh digjen 7 fshatra/ 8 banorë në spital, autoritetet dhanë urdhër për evakuim

Ajri në Harunas është i rëndë, i mbushur me tym e hi që era e fortë përhap në çdo drejtim.

Tymi dhe flakët që përpin çdo gjë përpara, përzihet me të bërtiturat e banorëve që nxitojnë të largohen, duke marrë me vete çfarë munden, një thes me rroba, disa orendi e shpeshherë vetëm bagëtinë që kanë arritur të shpëtojnë.

Në rrugët e ngushta të fshatit shihen forcat zjarrfikëse e banorët, që të gjithë në një betejë të përbashkët me kohën dhe erën, ndërsa qielli i kuqërremtë i pasdites e bën gjithçka të duket si një skenë lufte.

Në çdo anë ndihet ankthi se flakët mund të kthehen brenda pak minutash, duke mos lënë asgjë pas.

Banorët e Harunasit me lot në sy e disa me tonë të larta shprehin shqetësimin e tyre për këtë situatë.

Ndërkohë Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, pa situatën nga afër ndërsa tha se në zonë ka rrezik të shtuar për përhapjen e flakëve.

Të lodhur e të tronditur, banorët e evakuuar nuk e dinë nëse do ta gjejnë më shtëpinë ashtu siç e lanë.

PĂ«r shumĂ« prej tyre, kjo Ă«shtĂ« hera e parĂ« qĂ« largohen nga fshati me emergjence. Makinat e emergjencave civile janĂ« vĂ«nĂ« nĂ« dispozicion pĂ«r t’i transportuar drejt qytetit tĂ« Gramshit, ku pritet tĂ« akomodohen nĂ« ambiente publike dhe strehĂ« tĂ« pĂ«rkohshme, derisa situata tĂ« vihet nĂ«n kontroll.

Vetëm 5 kilometra nga këtu ku jemi, u shkaktua dhe viktima e parë e stinës së zjarreve. Por më shumë sesa viktimë e zjarreve, i moshuari nga fshati Kullollas vdiq si pasojë e pakujdesisë, pas ndezjes së zjarrit.

Moti i nxehtë dhe papërgjegjshmëria me ose pa dashje e qytetarëve në ndezjen e zjarreve, kanë detyruar autoritetet të bëjnë aksione të rrezikshme shpëtimi, ndërsa edhe presidenti i Republikës bëri thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë, në mënyrë që të shmangen viktima të tjera në njerëz.

/abcnews.al/

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 27 vatra aktive. Situata problematike në jug, rrezik për banesat dhe zonat e mbrojtura

Vendi po përballet me një situata problematike për shkak të zjarreve. Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat e fundit mbi gjendjen e zjarreve.

Aktualisht në territorin e vendit janë raportuar 34 vatra zjarri, nga të cilat 27 janë aktive dhe 7 po mbahen nën monitorim.

Situata më problematike vijon të jetë në jug të vendit, me rrezik të lartë për zonat e mbrojtura, banesat dhe infrastrukturën.

Zjarri i nisur në Finiq ka kaluar në territorin e Delvinës, duke rrezikuar edhe qytetin, pas fshatrave  Pecë, Kranë, Krongj, Kardhikaq dhe Sirakat.

Po vijon evakuimi i banorëve në zonat e rrezikuara. Në terren kanë operuar helikopteri i FA-së, 2 avionë grekë PZL, 1 helikopter çek dhe 1 sllovak. Bashkia Delvinë po hap breza mbrojtës me skrepa, ndërsa kërkohet mbështetje shtesë nga ajri për shkak të riskut të lartë.

Fshati Sevaster, Nj. A. Sevaster – NĂ« terren ndodhet mjeti zjarrfikĂ«s i SelenicĂ«s me efektivĂ«t e tij. FlakĂ«t, tĂ« favorizuara nga era dhe terreni, po rrezikojnĂ« disa banesa. Ka nisur evakuimi i banorĂ«ve.

Fshati Mesaplik, Nj. A. Brataj – Zjarri ka marrĂ« pĂ«rmasa tĂ« mĂ«dha, duke rrezikuar banesa. Forcat zjarrfikĂ«se tĂ« VlorĂ«s po ndĂ«rhyjnĂ« me mjete dhe efektivĂ«, ndĂ«rkohĂ« qĂ« po vijon evakuimi i banorĂ«ve.

Bashkia Dropull – Zjarri i ardhur nga Finiqi Ă«shtĂ« shtrirĂ« nga lartĂ«sitĂ« mbi fshatin Goric deri nĂ« fshatin Dhuvjan (ish-reparti ushtarak i LeftokaresĂ«). 20 forca tĂ« bashkisĂ« Dropull po e mbajnĂ« nĂ«n monitorim. Nuk ka rrezik pĂ«r banesat.

Parku i “RĂ«zom” – Maja e “LucĂ«s” – Vatra nĂ« sipĂ«rfaqe me shkurre e pyll vazhdon aktive. Terreni i thyer nuk lejon ndĂ«rhyrje me mjete, por AdZM do tĂ« kryejĂ« ndĂ«rhyrje nĂ« orĂ«t e para tĂ« mĂ«ngjesit.

Lagjja “15 Tetori”, Vlora – VatĂ«r aktive nĂ« kodrĂ«n pas bashkisĂ«. NĂ« terren ndodhet 1 mjet zjarrfikĂ«s me 3 efektivĂ«.

Rrethrrotullimi i Orikumit – VatĂ«r aktive, ku po ndĂ«rhyhet me 1 mjet zjarrfikĂ«s dhe 3 efektivĂ«.

Qarku Dibër

TernovĂ«, Zerqan – BulqizĂ« – Zjarri ka marrĂ« pĂ«rmasa tĂ« mĂ«dha. Po punojnĂ« forcat e MZSH-sĂ«, pyjores, bashkisĂ« dhe kompanive minerare, si dhe 30 trupa FA.

Mali me Gropa, Biz – Martanesh – VatĂ«r nĂ« zonĂ« tĂ« mbrojtur, larg zonave tĂ« banuara. Monitorim nga AdZM dhe njĂ«sia vendore.

Fshati Luzni – Zjarri rrezikoi banesat, por forcat operacionale arritĂ«n ta vendosin nĂ«n kontroll.

XibĂ«r Murriz – Klos – VatĂ«r nĂ«n monitorim, pa rrezik.

Qarku Berat

Fshati RehovĂ« – Poliçan – Riaktivizim me pĂ«rmasa tĂ« mĂ«dha, qĂ« po prek fshatrat RehovĂ«, VokopolĂ«, ZhapokikĂ«, Plashnik e Panarit, si dhe Rezervatin e Mbrojtur “Balloll”. KĂ«rkohet ndĂ«rhyrje nga ajri.

Në fshatin Vokopolë  u evakuuan banorët. Në vendngjarje janë edhe efektivë të FA dhe forca nga bashkitë përreth. Situata është kritike.

Fshati Mbrakull – Poliçan – Zjarri ka kaluar pranĂ« ujĂ«sjellĂ«sit dhe qytetit. Po punojnĂ« 35 forca FA, 65 forca MZSH, 15 forca bashkiake dhe mjetet zjarrfikĂ«se tĂ« zonĂ«s.

Fshati Velçan – SinjĂ« – VatĂ«r nĂ«n monitorim.

Fshati Orizaj – QendĂ«r Skrapar – Zjarr nĂ« sipĂ«rfaqe me shkurre, po monitorohet.

Qarku Tiranë

Spanesh – RrogozhinĂ« – Zjarri pranĂ« banesave, Ă«shtĂ« kryer evakuim i banorĂ«ve.

Ferraj dhe Zall-Herr – TiranĂ« – Forcat zjarrfikĂ«se dhe APR po punojnĂ« pĂ«r izolimin.

Damjan dhe Isufaj – Vaqarr – Vatra e madhe po pĂ«rparon drejt PezĂ« HelmĂ«s. Po ndĂ«rhyhet me 20 forca zjarrfikĂ«se dhe mjete.

Mali i BĂ«rzhitĂ«s – IbĂ« – Vatra aktive, pa rrezik tĂ« menjĂ«hershĂ«m.

Qarku Gjirokastër

HormovĂ« – TepelenĂ« – Zjarri rrezikon banesat, Ă«shtĂ« kryer evakuimi i banorĂ«ve. NdĂ«rsa tĂ« gjitha strukturat janĂ« nĂ« terren.

Koshtan – Memaliaj. Zjarri ka pĂ«rhapje tĂ« madhe. BanorĂ«t janĂ« evakuuar, por 3 banesa janĂ« pĂ«rfshirĂ« nga zjarri. Forcat zjarrfikĂ«se me mjetin zjarrfikĂ«s si dhe forca vullnetare dhe Policia e Shtetit janĂ« pozicionuar nĂ« sheshin e TeqesĂ« dhe po punojnĂ« pĂ«r tĂ« ruajtur banesat e tjera.

Turan – TepelenĂ« – JanĂ« djegur dy stalla bagĂ«tish. Po punojnĂ« forcat tokĂ«sore dhe ajrore.

Qarku Elbasan

Kullollas – Gramsh – SituatĂ« e rĂ«nduar, Ă«shtĂ« raportuar njĂ« humbje jete. BanorĂ«t janĂ« evakuuar. PĂ«r shkak tĂ« flakĂ«ve janĂ« bllokuar edhe disa rrugĂ« qĂ« lidhin fshatrat. NĂ« bashkinĂ« Gramsh janĂ« marrĂ« masa pĂ«r strehimin e banorĂ«ve tĂ« evakuuar.

Mukaj dhe Sojnik – Gramsh – SituatĂ« problematike. Mbi 150 forca po punojnĂ« pĂ«r izolimin e zjarrit nĂ« sipĂ«rfaqe me shkurre dhe ferra. ËshtĂ« kĂ«rkuar ndĂ«rhyrja me 50 forca operacionale FA. NĂ« terren janĂ« edhe forcat zjarrfikĂ«se tĂ« Elbasanit dhe Gramshit afĂ«r fshatit SnosĂ«m e Sojnik, tĂ« shoqĂ«ruara edhe nga punonjĂ«s bashkiak e banorĂ« tĂ« zonĂ«s.

Qarku Shkodër

Xath – FushĂ« ArrĂ«z – Po ndĂ«rhyhet me mbi 170 forca dhe mjete. FalĂ« ndĂ«rhyrjes sĂ« koordinuar, deri tani Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« i mundur shpĂ«timi i banesave qĂ« ishin nĂ« rrezik nĂ« fshatrat Xhath dhe Flet. Aktualisht po punohet me intensitet tĂ« lartĂ« pĂ«r izolimin dhe shuarjen e vatrave nĂ« disa drejtime, megjithĂ« terrenin e vĂ«shtirĂ«.

Baks–Rrjoll – VelipojĂ« – VatĂ«r nĂ« kallamishte, po punohet pĂ«r shuarjen.

Qyteti i PukĂ«s – Vatra nĂ« kontroll.

Ura e ShtrejtĂ« – PostribĂ« – Monitorim i vazhdueshĂ«m.

Qarku Kukës

Gegaj – TropojĂ« – VatĂ«r e izoluar, pa rrezik pĂ«r banesat.

Parku i MonellĂ«s – KukĂ«s – VatĂ«r nĂ«n monitorim.

Qarku Korçë

GĂ«rmenj – Leskovik – Zjarri nĂ« Parkun Natyror vijon aktiv, po monitorohet.

Qarku Fier

Gjonc-Selisht – Cakran – VatĂ«r e vendosur nĂ«n kontroll, monitorim.

Bashkia Lushnje – VatĂ«r e re, po ndĂ«rhyhet me forcat zjarrfikĂ«se tĂ« DivjakĂ«s.

Njëmbëdhjetë vatra zjarri vazhdojnë të jenë aktive në Kosovë

Agjencia për Menaxhim Emergjent në Kosovë ka bërë të ditur se në 12 orët e fundit janë regjistruar 72 vatra zjarri dhe prej tyre 11 vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 61 të tjerë janë lokalizuar.

“Situata mĂ« e rĂ«nduar Ă«shtĂ« paraqitur nĂ« KomunĂ«n e KamenicĂ«s, nĂ« fshatin Tugjevc dhe fshatin GmicĂ«â€, ka thĂ«nĂ« agjencia pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« Facebook.

Ajo ka thënë se për ta shuar zjarrin në fshatin Gmicë e ka kërkuar edhe ndihmën e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Kosova dhe gjithĂ« rajoni i Ballkanit po pĂ«rballen me temperatura rreth 40 gradĂ« Celsius kĂ«tĂ« javĂ«. Ministria e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« nĂ« KosovĂ« u ka rekomanduar institucioneve publike dhe private qĂ« t’i zbatojnĂ« masat pĂ«r mbrojtjen e punĂ«torĂ«ve nga i nxehti i madh.

“Temperaturat e larta ndikojnĂ« negativisht nĂ« shĂ«ndetin e njeriut, veçanĂ«risht te grupet mĂ« tĂ« ndjeshme tĂ« shoqĂ«risĂ«, si: fĂ«mijĂ«t, tĂ« moshuarit, gratĂ« shtatzĂ«na, personat me sĂ«mundje kronike, si dhe punĂ«torĂ«t qĂ« punojnĂ« nĂ« ambiente tĂ« hapura apo nĂ« kushte pune me temperatura tĂ« larta”, Ă«shtĂ« thĂ«nĂ« nĂ« njoftimin e MinistrisĂ« sĂ« ShĂ«ndetĂ«sisĂ«.

NjĂ« ekip i Radios Evropa e LirĂ« e ka vizituar tĂ« martĂ«n fshatin Kçiq nĂ« MitrovicĂ« pĂ«r t’i parĂ« nga afĂ«r dĂ«met qĂ« i kanĂ« shkaktuar zjarret nĂ« atĂ« zonĂ«.

Disa banorë janë shprehur shumë të shqetësuar, duke thënë se kanë humbur gjithçka që kanë pasur.

Situatë e rënduar me zjarre është edhe në vendet fqinje.

NĂ« Mal tĂ« Zi Ă«shtĂ« raportuar pĂ«r njĂ« ushtar tĂ« vdekur dhe njĂ« tjetĂ«r tĂ« plagosur si pasojĂ« e pĂ«rmbysjes sĂ« njĂ« autocisterne qĂ« po pĂ«rdorej pĂ«r t’i shuar zjarret nĂ« rajonin Kuça afĂ«r PodgoricĂ«s, ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur ministria e Mbrojtjes.

Sipas autoriteteve, ushtria, në bashkëpunim me autoritetet, është duke kryer hetime lidhur me incidentin.

Shkencëtarët për klimën kanë thënë disa herë se disa dekada të nxjerrjes së gazrave serrë në atmosferë, kanë ndikuar në rritje të temperaturave globale.

Bota është ngrohur për 1.1 gradë Celsius në krahasim me epokën industriale, ndërsa shtetet synojnë që ta mbajë atë nën 1.5 gradë Celsius, për të shmangur katastrofa të mëdha natyrore./REL/

Elefanti “vizitor”, hyn shpesh nĂ« fshat. BanorĂ«t nĂ« Indi rrethojnĂ« shtĂ«pitĂ« me gardhe

Rritja e popullsisë dhe zgjerimi i qyteteve nëpër xhungla dhe habitate të tjera të kafshëve, ka sjellë probleme të papritura në Indi.

Elefantët shihen gjithnjë e më pranë qyteteve, në kontakt me njerëzit, në kërkim të ushqimit, teksa mjedisi ku ata jetojnë rrezikohet gjithnjë e më shumë.

Për muaj të tërë, një elefant mashkull i plagosur, ka vizituar shpesh një fshat në periferi të shtetit verilindor Assam të Indisë në kërkim të ushqimit.

Elefanti shpesh futet në dyqane dhe ushqehet vetë me ushqim nga raftet, duke i bërë vendasit të ngrenë gardhe çeliku dhe tela para shtëpive të tyre dhe kioskave në rrugë.

Fshatarët i kanë siguruar kafshës ushqim dhe ujë, por vizitat e tij të shpeshta, të paktën dy herë në ditë, ndonjëherë ndalojnë trafikun, duke i detyruar vendasit ta largojnë atë.

Sipas zyrtarëve të jetës së egër, elefanti nuk ka qenë në gjendje të kthehet në pyllin e afërt pasi lëndoi këmbën disa muaj më parë dhe është përballur gjithashtu me rezistencë nga elefantët e tjerë sa herë që përpiqet të bashkohet me një tufë.

Në Assam, i cili ka më shumë se 5,000 elefantë të egër aziatikë, ka pasur shumë incidente vitet e fundit ku elefantët e egër kanë hyrë në fshatra, kanë shkatërruar të mbjellat dhe madje kanë vrarë njerëz.

Aktivistët e jetës së egër thonë se veprimet e njerëzve i kanë detyruar elefantët të largohen nga habitatet e tyre natyrore.

Samiti Trump-Putin, Zelensky përjashton mundësinë e lëshimit të rajonit të Donbasit

Presidenti Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Ukraina do të refuzojë çdo propozim rus për të hequr dorë nga rajoni i Donbasit në këmbim të një armëpushimi, duke paralajmëruar se kjo mund të përdoret si trampolinë për sulme të ardhshme.

Zelensky foli përpara një takimi që pritet të mbahet mes Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin në Alaska të premten.

Gjithashtu presidenti ukrainas deklaroi se Moska po përgatiste ofensiva të reja në tre pjesë të frontit zonat Zaporizhzhia, Pokrovsk dhe Novopavlov.

Trump ka kĂ«mbĂ«ngulur se çdo marrĂ«veshje paqeje do tĂ« pĂ«rfshijĂ« “njĂ« shkĂ«mbim territoresh” dhe mund ta shohĂ« RusinĂ« duke marrĂ« tĂ« gjithĂ« rajonin lindor tĂ« Donbasit dhe duke mbajtur KrimenĂ«.

/abcnews.al/

 

SHBA/ DronĂ«t “postierĂ«â€, mjete transporti pĂ«r dĂ«rgesa

Nëse kishit menduar se Inteligjenca Artificiale mund të na marrë vendet e punës, bëhuni gati për një tjetër konkurrent që na vjen nga zhvillimi I teknologjisë.

Në Shtetet e Bashkuara janë rritur ndjeshëm dërgesat me dronë, duke zëvendësuar në disa raste transportin me mjete të tjera.

Dërgesat me dronë janë aq të shpejta sa mund të transportojë një akullore në oborrin e një klienti përpara se të shkrihet.

Edhe pse janë përballur me pengesa të ndryshme, dërgesat me dronë në SHBA mund të rriten në numër. Këtë muaj, Administrata Federale e Aviacionit propozoi një rregull të ri që do ta bënte më të lehtë për kompanitë të përdorin dronë në distanca më të gjata larg shikimit të operatorit. Disa kompani e bëjnë këtë aktualisht, por atyre iu duhet të marrin një përjashtim nga qeveria, i cili është një proces i vështirë.

Kompanitë që e kanë testuar transportin me dronë pritet ta kenë zgjeruar shërbimin deri në verën e ardhshme.

Dronët ndryshojnë sipas kompanisë, por në përgjithësi, pasi porosia lidhet në mjet, droni gjen automatikisht një rrugë që shmang pengesat. Pilotët e dronëve vëzhgojnë ndërsa dronët fluturojnë drejt vendndodhjes së tyre dhe e ulin porosinë duke përdorur litarë.

Megjithatë dronët mund ta kenë të vështirë të fluturojnë në disa kushte moti. Disa prej tyre mund të fluturojnë në shi të lehtë, por në kushte të tjera, transporti bëhet tejet i vështirë.

Shume janë të shqetësuar se kjo lloj metode mund të zëvendësojë shoferët e shpërndarjes, por megjithatë kjo duket e largët. Së pari dronët nuk janë të përshtatshëm për shumë shpërndarje dhe mund të mbajnë sasi të kufizuara peshe.

/abcnews.al/

VIDEO/ Zjarri ‘rrethon’ DelvinĂ«n, evakuohen banorĂ«t, masa urgjente edhe nĂ« spital, hiqen bombolat e oksigjenit

Shqipëria ndodhet nën pushtetin e flakëve. Vendi është përfshirë nga zjarret prej ditësh. Ndërkohë ekipe zjarrfikëse si edhe helikopterë kanë ndërhyrë për të shuar zjarret, por situata vijon të mbetet ende shqetësuese.

Situata nĂ« DelvinĂ« Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« kritike pasi flakĂ«t i janĂ« afruar rrezikshĂ«m spitalit tĂ« qytetit. Zjarri ka rrethuar qytetin nga veriu dhe lindja, duke detyruar policinĂ« tĂ« evakuojĂ« banorĂ«t nga dy lagjet e sipĂ«rme, “LlakĂ« “dhe “XhermĂ«hallĂ«â€.

Përmasat e zjarrit cilësohen të jashtëzakonshme, ndërsa ndërhyrja ajrore nuk është e mundur gjatë natës.

Dyshohet se disa banesa mund të jenë përfshirë nga flakët, por për momentin është e vështirë të bëhet evidentimi i dëmeve për shkak të tymit të dendur dhe qasjes së kufizuar në terren.

Në zonë po punojnë dhjetëra forca të ushtrisë dhe zjarrfikëses. Pranë spitalit, janë marrë masa urgjente për çmontimin dhe largimin e sistemit të furnizimit me oksigjen, për të shmangur rrezikun e një shpërthimi në rast se flakët arrijnë godinën.

I gjithë personeli mjekësor është në gatishmëri për të mbrojtur ambientet me mjetet që kanë në dispozicion, ndërkohë që çdo pacient është evakuuar në ambiente të sigurta.

Era e fortë po fryn në drejtim të qytetit, duke vështirësuar ndërhyrjen dhe duke rritur rrezikun për banorët. Dhjetëra familje po largohen me urgjencë nga shtëpitë e tyre, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë udhëzimet e forcave të rendit.

Qyteti  është pa energji elektrike. Përveç zjarrfikëses së Delvinës, Sarandës. Konispolit dhe Himarës, priten zjarrfikëse edhe nga Tirana

/abcnews.al/

VIDEO/ Greqia në flakë, zjarret jashtë kontrollit, urdhër evakuimi për mbi 7,500 banorë

Zjarri ka dalë jashtë kontrollit në disa zona në Greqi. Prej ditësh vendin ndodhet i përfshirë nga flakët. Gjatë ditës së sotme, mediat greke kanë raportuar për banesat të dëmtuara nga zjarret. Ndërsa zjarrfikësit po përballen me një situatë të vështirë. Në shumë zona banorët po evakuohen për shkak të rrezikut të lartë.

Gjithashtu është dhënë urdhër evakuimi për mbi 7,500 banorë në Kato Akai. Zjarri që shpërtheu në mesditë në Zonën Industriale të Patras po përhapet në mënyrë të pakontrollueshme në Akainë Perëndimore, ndërsa mjetet ajrore u detyruan të tërhiqeshin pas perëndimit të diellit.

Era e forta dhe temperaturat e larta kanë ndikuar në përhapjen e shpejtë të zjarreve. Po ashtu edhe në Zakynthos zjarri ka marrë përmasa të mëdha, dhe ka përfshirë edhe një zonë pyjore në zonën e Kiliomenos.

Që nga mëngjesi, të gjitha forcat zjarrfikëse të Zakynthos janë mobilizuar, ndërsa gjatë gjithë ditës, mjetet ajrore kanë tentuar të hedhin ujë.

ÇfarĂ« duhet tĂ« dimĂ« pĂ«r samitin historik Trump-Putin?

Samiti SHBA-Rusi në Alaska po zhvillohet në një vend ku Lindja takohet me Perëndimin, fjalë për fjalë, në një vend të njohur për të dy vendet si një vijë e frontit të Luftës së Ftohtë e mbrojtjes nga raketat, posteve të radarëve dhe mbledhjes së inteligjencës.

NĂ«se kjo mund tĂ« çojĂ« nĂ« njĂ« marrĂ«veshje pĂ«r tĂ« sjellĂ« paqe nĂ« UkrainĂ« pas mĂ« shumĂ« se 3 vjet e gjysmĂ« luftimesh, mbetet pĂ«r t’u parĂ«.

Por çfarë duhet të dini rreth takimit midis presidentit rus, Vladimir Putin dhe presidentit të SHBA-së, Donald Trump, samiti i parë në katër vjet:

Samiti do të zhvillohet të premten në Alaska. Do të jetë udhëtimi i parë i Putinit në Shtetet e Bashkuara që nga viti 2015, për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Meqenëse SHBA-ja nuk është anëtare e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, e cila në vitin 2023 lëshoi një urdhër arresti për Putinin për akuzat për krime lufte, nuk është e detyruar ta arrestojë atë.

TĂ« dy vendet konfirmuan njĂ« takim vetĂ«m midis Putinit dhe Trumpit, edhe pse kishte sugjerime fillestare se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky mund tĂ« jetĂ« pjesĂ« e tij. Por Kremlini ka kohĂ« qĂ« kundĂ«rshton takimin e Putinit me Zelenskyn,  tĂ« paktĂ«n derisa tĂ« arrihet njĂ« marrĂ«veshje paqeje midis RusisĂ« dhe UkrainĂ«s dhe tĂ« jetĂ« gati pĂ«r t’u nĂ«nshkruar.

Putini ka thĂ«nĂ« javĂ«n e kaluar se nuk ishte kundĂ«r takimit me Zelenskyn por siç ka thĂ«nĂ« “duhen krijuar kushte tĂ« caktuara” qĂ« kjo tĂ« ndodhĂ« dhe se “kjo Ă«shte ende shumĂ« larg pĂ«r t’u arritur”.

Deklarata e tij ka ngritur frikën për përjashtimin e Ukrainës nga negociatat. Zyrtarët ukrainas javën e kaluar kanë biseduar me aleatët evropianë, të cilët theksuan se paqja nuk mund të arrihet pa përfshirjen e Kievit.

Do të jetë vizita e parë e një udhëheqësi rus në Alaska, edhe pse ishte pjesë e perandorisë cariste deri në vitin 1867, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Tass.

Alaska ishte kolonizuar nga Rusia duke filluar nga shekulli i 18-të derisa Cari Aleksandri II ua shiti atë Shteteve të Bashkuara në vitin 1867 për 7.2 milionë dollarë. Kur u zbulua se përmbante burime të mëdha, u pa si një marrëveshje naive që shkaktoi keqardhje dhe vetë-qortim.

Trumpi është dukur gjithnjë e më i acaruar me Putinin për shkak të refuzimit të Rusisë për të ndaluar bombardimin e qyteteve ukrainase. Kievi ka rënë dakord për ndaljen e luftës duke këmbëngulur në një armëpushim si hapin e parë drejt paqes.

Moska ka paraqitur kushte armëpushimi që nuk janë fillestare për Zelenskyn, të tilla si tërheqja e trupave nga katër rajonet që Rusia i aneksoi ilegalisht në vitin 2022, ndalimi i përpjekjeve të mobilizimit ose ngrirja e dërgesave të armëve perëndimore.

PĂ«r njĂ« paqe mĂ« tĂ« gjerĂ«, Putini kĂ«rkon qĂ« Kievi tĂ« lĂ«shojĂ« rajonet e aneksuara, edhe pse Rusia nuk i kontrollon plotĂ«sisht ato, dhe KrimenĂ«, tĂ« heqĂ« dorĂ« nga njĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r t’u bashkuar me NATO-n, tĂ« kufizojĂ« madhĂ«sinĂ« e forcave tĂ« saj tĂ« armatosura dhe tĂ« njohĂ« rusishten si gjuhĂ« zyrtare sĂ« bashku me gjuhĂ«n ukrainase.

Zelensky këmbëngul se çdo marrëveshje paqeje duhet të përfshijë garanci të forta sigurie për Ukrainën për ta mbrojtur atë nga agresioni i ardhshëm rus.

Putini e ka paralajmĂ«ruar UkrainĂ«n se do tĂ« pĂ«rballet me kushte mĂ« tĂ« ashpra pĂ«r paqe, teksa trupat ruse hyjnĂ« nĂ« rajone tĂ« tjera pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar atĂ« qĂ« ai e ka pĂ«rshkruar si njĂ« “zonĂ« neutrale”. Disa vĂ«zhgues sugjeruan se Rusia mund t’i shkĂ«mbejĂ« kĂ«to fitime tĂ« fundit pĂ«r territor ende nĂ«n kontrollin ukrainas, nĂ« katĂ«r rajonet e aneksuara nga Moska.

Zelensky ka thĂ«nĂ« tĂ« shtunĂ«n se “ukrainasit nuk do t’ia japin tokĂ«n e tyre pushtuesit”.

Por Trumpi ka thĂ«nĂ« tĂ« hĂ«nĂ«n: “Do tĂ« ketĂ« shkĂ«mbim territoresh. E di kĂ«tĂ« nĂ«pĂ«rmjet RusisĂ« dhe nĂ«pĂ«rmjet bisedave me tĂ« gjithĂ«. PĂ«r tĂ« mirĂ«n, pĂ«r tĂ« mirĂ«n e UkrainĂ«s. GjĂ«ra tĂ« mira, jo tĂ« kĂ«qija. Gjithashtu, disa gjĂ«ra tĂ« kĂ«qija pĂ«r tĂ« dyja palĂ«t”.

Putini e sheh takimin me Trumpin si një shans për të forcuar fitimet territoriale të Rusisë, për ta mbajtur Ukrainën jashtë NATO-s dhe për ta parandaluar atë të strehojë ndonjë trupë perëndimore, në mënyrë që Moska të mund ta tërheqë gradualisht vendin përsëri në orbitën e saj.

Ai beson se koha është në anën e tij, ndërsa forcat ukrainase po përpiqen të ndalojnë përparimet ruse përgjatë vijës së frontit mes një morie raketash dhe dronësh të Moskës që vazhdojnë ta godasin vendin.

Takimi Ă«shtĂ« njĂ« grusht diplomatik pĂ«r Putinin, i izoluar si pasojĂ« e pushtimit. Kremlini kĂ«rkoi t’i portretizonte kontaktet e ripĂ«rtĂ«rira me SHBA-nĂ« si dy superfuqi qĂ« kĂ«rkojnĂ« tĂ« zgjidhin probleme tĂ« ndryshme globale, teksa Ukraina Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ«ra prej tyre.

Ukraina dhe aleatĂ«t e saj evropianĂ« janĂ« tĂ« shqetĂ«suar se njĂ« samit pa Kievin mund t’i lejojĂ« Putinit tĂ« marrĂ« Trumpin nĂ« anĂ«n e tij dhe ta detyrojĂ« UkrainĂ«n tĂ« bĂ«jĂ« lĂ«shime.

“Çdo vendim qĂ« merret pa UkrainĂ«n Ă«shtĂ« nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ« vendim kundĂ«r paqes”, ka thĂ«nĂ« Zelensky. “Ato nuk do tĂ« sjellin asgjĂ«. Ato janĂ« vendime tĂ« vdekura. Ato nuk do tĂ« funksionojnĂ« kurrĂ«â€.
Zyrtarët evropianë e përsëritën këtë.

“NdĂ«rsa punojmĂ« drejt njĂ« paqeje tĂ« qĂ«ndrueshme dhe tĂ« drejtĂ«, e drejta ndĂ«rkombĂ«tare Ă«shtĂ« e qartĂ«: TĂ« gjitha territoret e pushtuara pĂ«rkohĂ«sisht i pĂ«rkasin UkrainĂ«s”, ka thĂ«nĂ« shefja e politikĂ«s sĂ« jashtme tĂ« Bashkimit Evropian, Kaja Kallas. “NjĂ« paqe e qĂ«ndrueshme do tĂ« thotĂ« gjithashtu se agresioni nuk mund tĂ« shpĂ«rblehet”, ka shtuar ajo.

Sekretari i PĂ«rgjithshĂ«m i NATO-s, Mark Rutte, ka thĂ«nĂ« tĂ« dielĂ«n se besonte qĂ« Trumpi po “sigurohej qĂ« Putini tĂ« ishte serioz, dhe nĂ«se nuk ishte, atĂ«herĂ« gjithçka do tĂ« ndalet kĂ«tu”.

VIDEO/ Aksident në aksin Levan-Tepelenë, makina përplaset me autobusin

NjĂ« aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme nĂ« autostradĂ«n Levan–TepelenĂ«, nĂ« afĂ«rsi tĂ« fshatit Kafaraj.

NĂ« aksident janĂ« pĂ«rfshirĂ« njĂ« automjet tip “Benz”, me tĂ« cilin udhĂ«tonin disa turistĂ« tĂ« huaj, dhe njĂ« mikrobus i linjĂ«s LibohovĂ«.

Në vendngjarje po shkojnë shërbimet e policisë dhe ekipet mjekësore për të ofruar ndihmën e nevojshme.

Shkaqet e aksidentit pritet të përcaktohen nga hetimet.

/abcnews.al/

VIDEO/ Jahti përfshihet nga flakët në afërsi të Ibizës, shpëtohen personat që ishin në bord

Një jaht është përfshirë nga flakët në afërsi të Ibizës. Si pasojë e shpërthimit jahti është fundosur.

Roja bregdetare tha se personat që ndodheshin në bord janë evakuuar dhe fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas informacioneve zjarri shpërtheu në dhomën e motorit, ndërsa shkaqet janë ende të panjohura.

 

Incendio a bordo de embarcación Da Vinci a 7,3 millas al SW de Punta Gavina (Formentera). CCS Palma moviliza Guardamar Concepción Arenal y Salvamar Naos, que traslada también bomberos. Los 7 tripulantes han sido evacuados por la Naos a tierra en buen estado. El incendio no ha
 pic.twitter.com/co0uHoi4gn

— SALVAMENTO MARÍTIMO (@salvamentogob) August 11, 2025

Gramshi në flakë, digjen 7 fshatra, dorëzohen ndihma për banorët e prekur

Të paktën 30 vatra aktive zjarri raportohen në të gjithë vendin. Flakët në Gramsh kanë dalë jashtë kontrollit, ndërsa 7 fshatra janë djegur. Banorët janë evakuuar nga zonat e rrezikut.

Zjarri i ndihmuar nga era dhe temperaturat e larta është përhapur me shpejtësi. Në zonë është ndërhyrë nga dhjetëra forca zjarrfikëse, por edhe nga ajri me helikopter. Ndërkohë drejt Gramsh janë nisur edhe ndihma, për banorët. Rreth 165 pako të rezervave shtetërore, pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes  sapo janë dorëzuar. Gjithashtu po transportohen mbi 120 krevatë e çadra.

/abcnews.al/

Evakuime në Rrogozhinë / Vazhdojnë zjarret në pyje, urdhër evakuimi dhe në Poliçan

Të paktën 30 vatra aktive zjarri raportohen në të gjithë vendin. Situata është përkeqësuar në Kavajë e Rrogozhinë. Ekipet e emergjencës dhe Forcat e Armatosura kanë evakuuar banorët, pasi flakët iu afruan shtëpive në fshatrat Spanesh dhe Kazie.

Terreni është i vështirë dhe flakët po përhapen me shpejtësi, ndërsa ekipet po punojnë për të garantuar sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve.

Situatë e vështirë paraqitet edhe në Poliçan. Flakët kanë dalë jashtë kontrollit në njësinë Administrative Terpan. Zjarri ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, duke rrezikuar djegien e fshatrave përreth.

Ministria e Mbrojtjes u bĂ«n thirrje banorĂ«ve nĂ« VokopolĂ«, ZhapokikĂ«, Plashnik dhe Panarit, si dhe zonave brenda Rezervatit tĂ« Mbrojtur “Balloll”, tĂ« largohen menjĂ«herĂ« nga banesat dhe tĂ« bashkĂ«punojnĂ« me autoritetet pĂ«r evakuimin e sigurt.

Pasi mori përmasa alarmante, zjarri në zonën turistike të Syrit të Kaltër është neutralizuar. Mirëpo, situata gjatë së martës është shqetësuese, pasi flakët kaluan në fshatin Pecë.

Shërbimet zjarrfikëse të Finiqit, Delvinës dhe Sarandës, së bashku me banorët e zonës, po punojnë ndërprerje për të mbajtur nën kontroll përhapjen e zjarrit. Terreni i thyer dhe malor ka vështirësuar ndërhyrjen nga toka, ndërsa era e fortë ndikoi në përhapjen e shpejtë të flakëve, të cilat arritën deri në rrugën nacionale.

Për të garantuar sigurinë e banorëve, autoritetet kanë evakuuar banorët e fshatit Pecë. Ministria e Mbrojtjes raporton se për shkak të vatrave aktive, situata në bashkinë Finiq dhe Delvinë, pranë Parkut Natyror të Syrit të Kaltër vazhdon të jetë problematike, ndërsa në terren po operohet me kapacitete të shtuara, 8 mjete zjarrfikëse, dhe rreth 90 forca operacionale, mbështetur nga helikopteri i Forcës Ajrore shqiptare, 2 avionë grek, 1 helikopter çek dhe 1 sllovak.

Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve në Tepelenë dhe Memaloaj. Flakët që u ndezën fillimisht në Lekël, kanë përfshirë edhe fshatrat Labovë dhe Hormovë. Terreni i thyer dhe malor është në disfavor të grupeve të emergjencave civile për të ndërhyrë nga toka. Terreni i thyer dhe malor është në disfavor të grupeve të emergjencave civile për të ndërhyrë nga toka. Zjarret kanë shkaktuar dëme në kullota por situata ngelet shqetësuese si pasojë e përhapjes me shpejtësi të flakëve drejt zonave të banuara.

Dhjetarë vatra aktive zjarri raportohen edhe në territorin e bashkisë së Tiranës. Konkretisht në malin e Bërzhitës, fshati Ibë. Gjithashtu zjarre ka edhe në njësinë Administrative të Vaqarrit.

Në zall herr rrezikohen banesa, forcave në terren i është bashkuar me ndihmë nga ajri helikopterë Blackhawk të Emirateve të Bshkuara Arabe.

Zjarri i rënë në një terren të thyer në fshatin Xath të Fushë Arrëzit nuk mundëson ndërhyrjen nga forcat tokësore. Zjarri ka marrë përmasa, ndërsa po punojnë për të neutralizuar flakët 80 forca operacionale vendore dhe 65 ushtarake.

Vatra aktive zjarri raportohen gjithashtu edhe në qarqe të tjera të vendit, Kukës, Lezhë, Durrës, Elbasan. Flakët favorizohen nga temperaturat e larta që pritet të arrijnë deri në 41 gradë.

/abcnews.al/

Liderët e BE: Kufijtë e Ukrainës nuk duhet të ndryshohen me forcë

Udhëheqësit evropianë kanë reaguar kundër ripërcaktimit me forcë të kufijve të Ukrainës, tre ditë para se Vladimir Putin dhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump të zhvillojnë një samit mbi Ukrainën në Alaska.

Në një deklaratë, udhëheqësit evropianë thanë se populli i Ukrainës duhet të ketë lirinë për të vendosur të ardhmen e tij. Ai shtoi se parimet e integritetit territorial duhet të respektohen dhe kufijtë ndërkombëtarë nuk duhet të ndryshohen me forcë.

Deklarata u nënshkrua nga 26 nga 27 udhëheqës. Midis nënshkruesve mungonte udhëheqësi i Hungarisë, Viktor Orban i cili ka ruajtur marrëdhënie miqësore me Rusinë dhe është përpjekur vazhdimisht të bllokojë mbështetjen e Bashkimit Evropian për Ukrainën.

Në vitet e fundit, Suedia dhe Finlanda i janë bashkuar NATO-s, vendet baltike kanë rivendosur rekrutimin ushtarak dhe Polonia ka ndarë miliarda dollarë për të ndërtuar një barrierë përgjatë kufirit të saj me Rusinë.

/abcnews.al/

“Izraeli tĂ« lejojĂ« ndihmĂ«n”, ministrat e 24 vendeve: Duhet veprim urgjent pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund urisĂ« nĂ« Gaza

Britania, Japonia, Kanadaja dhe Australia dhe shtete të tjera, në një deklaratë të përbashkët dënuan kriza humanitare në Gaza.

“NjĂ« zi buke po zhvillohet para syve tanĂ«. Nevojiten veprime urgjente tani pĂ«r tĂ« ndaluar dhe pĂ«rmbysur zinĂ« e bukĂ«s”, thanĂ« ministrat e jashtĂ«m tĂ« 24 vendeve qĂ« nĂ«nshkruan deklaratĂ«n e pĂ«rbashkĂ«t, e cila u publikua nga Britania.

Në një deklaratë të përbashkët nënvizuan se kriza ka arritur në nivele të paimagjinueshme dhe gjithashtu i bënë thirrje Izraelit të lejojë ndihmën në Palestinë.

” Vuajtjet nĂ« Gaza kanĂ« arritur nivele tĂ« paimagjinueshme. Ne i bĂ«jmĂ« thirrje qeverisë izraelite qĂ« tĂ« lejojĂ« tĂ« gjitha organizatat ndĂ«rkombĂ«tare joqeveritare tĂ« shpĂ«rndajnĂ« ndihma dhe tĂ« zhbllokojĂ« agjencitĂ« kryesore humanitare qĂ« tĂ« veprojnĂ«â€, thuhet nĂ« deklaratĂ«.

/abcnews.al/

❌