NĂ« pĂ«rplasjet tashmĂ« disamujore mes KomunĂ«s sĂ« PrishtinĂ«s dhe QeverisĂ« nĂ« detyrĂ« tĂ« KosovĂ«s, kryesisht pĂ«r buxhetin e sĂ« parĂ«s, u inkuadrua â nga ministri nĂ« detyrĂ« i Financave â edhe inteligjenca artificiale. PĂ«rdorimi i ChatGPT-sĂ« nga Hekuran Murati pĂ«r ta pĂ«rcaktuar fajtorin u pĂ«rqesh gjerĂ«sisht nĂ« rrjetet sociale.
Ku, realisht, qëndron problemi? Kush ia hapi rrugën kaosit?
âHakmarrje politikeâ, ârrenĂ«â, âgjej punĂ« tjetĂ«r pas tetoritâ dhe âzhbllokoje buxhetinâ janĂ« vetĂ«m disa prej shprehjeve qĂ« i kanĂ« pĂ«rdorur publikisht kryetari i KomunĂ«s sĂ« PrishtinĂ«s, PĂ«rparim Rama, dhe zyrtarĂ« tĂ« QeverisĂ« nĂ« detyrĂ« tĂ« KosovĂ«s, nĂ« disa episode zĂ«nkash mes tyre nĂ« muajt e fundit.
Buxheti komunal duket se është kryefjala e mosdurimit mes pushtetit qendror, që udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe pushtetit lokal në kryeqytet, që drejtohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Por, për të kuptuar fillin e tij, le të kthehemi mbrapa në kohë.
Ligji për menaxhimin e financave publike në Kosovë përcakton se komunat kanë afat deri më 30 shtator për ta miratuar buxhetin e vet për vitin pasues fiskal. Nëse nuk e respektojnë këtë afat, ato humbin të drejtën për ta propozuar vetë buxhetin për vitin e ardhshëm, ndërsa Ministria e Financave e harton një version të buxhetit për to, i cili zakonisht bazohet në shifrat e buxhetit ekzistues.
ĂfarĂ« ka bĂ«rĂ« Komuna e PrishtinĂ«s? MĂ« 9 dhjetor tĂ« vitit 2024 â pra me vonesĂ« â e ka miratuar buxhetin pĂ«r vitin 2025 nĂ« vlerĂ« prej 128 milionĂ« eurosh, rreth 6 milionĂ« euro mĂ« i lartĂ« sesa ai i vitit paraprak.
Edhe Gjilani dhe Zubin Potoku janë vonuar njëjtë, dhe bashkë me Prishtinën janë komunat e vetme në këtë situatë. Buxhetet e reja të tyre nuk janë përfshirë në Ligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2025, i cili është miratuar paraprakisht në nëntor nga Kuvendi i Kosovës.
Bekim Salihu, nga Instituti pĂ«r Studime tĂ« Avancuara (GAP), thotĂ« pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« se kĂ«tu nis âhistoria e buxhetitâ.
Sipas tij, âgabimi ka rrjedhur nga njĂ« lloj papjekurie e kĂ«tyre komunave, tĂ« cilat kanĂ« insistuar tĂ« marrin shumĂ«n e buxhetit nĂ« total, dhe jo tĂ« miratojnĂ« buxhetin paraprak. NĂ«se do ta ndiqnin rrugĂ«n e dytĂ«, do ta shmangnin procedurĂ«n e QeverisĂ« dhe Kuvenditâ.
Meqë buxheti i Komunës së Prishtinës është miratuar pasi është miratuar Ligji për buxhetin, është kërkuar të ndryshohet ky ligj, i cili ka kaluar në Qeveri, por jo edhe në Kuvend të Kosovës. Por, ai tani as nuk mund të kalojë, sepse Kosova vazhdon të mos e ketë të konstituuar institucionin ligjvënës.
A ka mundur Kuvendi tâi miratojĂ« kĂ«to ndryshime nĂ« periudhĂ«n dhjetor 2024 â shkurt 2025? Ish-nĂ«nkryetari i PrishtinĂ«s, Dardan Sejdiu, beson se po, nĂ«se Qeveria nĂ« detyrĂ« nuk do ta kishte stil tĂ« veprimit âfĂ«rkimin me kĂ«do qĂ« i del pĂ«rparaâ.
âQeveria e ka votuar buxhetin, dhe e kuptoj kur thotĂ« nuk mund ta dĂ«rgonte nĂ« rishikim nĂ« shkurt, por rrethanat kanĂ« qenĂ« tĂ« jashtĂ«zakonshme. E kemi ditur qĂ« ka zgjedhje, dhe rrjedhimisht Ă«shtĂ« dashur tĂ« bĂ«het njĂ« rrugĂ«zgjidhje, para se tĂ« shpĂ«rbĂ«hej Kuvendiâ.
Sipas Sejdiut, e gjithë zhurma e krijuar është më tepër për tërheqje të vëmendjes nga mungesa e performancës.
âE vetmja mĂ«nyrĂ« pĂ«r tĂ« krijuar temĂ« publike nuk Ă«shtĂ« pĂ«rmes punĂ«ve qĂ« janĂ« kryer apo me tĂ« cilat janĂ« marrĂ«, por me akuza, arsyetime dhe nĂ« fund ankesa. Siç do tĂ« thoshte populli, kapak pĂ«r tenxhereâ.
Qeveria âpo luan politikishtâ
As Salihu nuk mund tâi drejtojĂ« gishtin vetĂ«m njĂ«rĂ«s palĂ«.
âKĂ«tu Ă«shtĂ« njĂ« e vĂ«rtetĂ«: qĂ« edhe Qeveria po luan. KĂ«tu nuk ka asnjĂ« diskutim. Por, po luan politikisht, duke u mbuluar ligjĂ«rishtâ.
Si po e bën këtë?
Sipas Ligjit për menaxhimin e financave publike, kur buxheti i ri i një komune nuk përfshihet në Ligjin për buxhetin, për shkak të vonesës në miratimin e tij, Ministria e Financave autorizon shpenzime mujore në nivelin e një të dymbëdhjetës së buxhetit të vitit të kaluar për çdo muaj, deri në fund të muajit qershor.
Pas kësaj periudhe, nuk mund të autorizohen fonde për kategori të tjera, përveç pagave dhe obligimeve të detyrueshme, dhe ato kërkojnë miratim nga kuvendi komunal çdo muaj.
Kategoritë, si investimet kapitale, mallrat, shërbimet dhe subvencionet, mbesin të bllokuara.
Për Salihun, Qeveria në detyrë po e ndjek logjikën e këtij ligji, duke e harruar që ekziston edhe Ligji për buxhetin, të cilin e ka për detyrim ta zbatojë.
NĂ« kĂ«tĂ« ligj, buxheti pĂ«r KomunĂ«n e PrishtinĂ«s Ă«shtĂ« i paraparĂ« sikurse ai i vitit 2024, pra bĂ«het fjalĂ« pĂ«r vetĂ«m 6 milionĂ« euro mĂ« pak, tĂ« cilat komuna ka tĂ« drejtĂ« tâi shfrytĂ«zojĂ«.
Por, Ministria, sipas tij, po përdor një arsyetim tjetër për mosndryshim të qasjes.
âMinistria po thotĂ« âjo, sepse kuvendi komunal ka miratuar buxhet tjetĂ«r, e pĂ«r ta zbatuar Ligjin pĂ«r buxhetin, duhet tĂ« bĂ«hen ndryshime edhe nĂ« Kuvendââ.
Për dallim prej fajtorit, viktima identifikohet lehtë.
âKomuna e PrishtinĂ«s dhe qytetarĂ«t e saj do ta shohin qĂ« asnjĂ« investim dhe ndryshim nuk do tĂ« mund tĂ« bĂ«het pĂ«r periudhĂ«n tutje, nĂ«se Ministria e Financave nuk e ndryshon kursin. Edhe kĂ«to investime qĂ« po bĂ«hen nĂ« terren do tĂ« bllokohen. Do tĂ« ketĂ« pasoja zinxhirore, sistemore dhe afatgjata, dhe nĂ« fund tĂ« ditĂ«s do tĂ« humbĂ« qytetariâ, thotĂ« Salihu.
Për Sejdiun, përveç mospunës, këto ankesa janë edhe sinjale të një fushate të hershme për zgjedhjet lokale.
âĂshtĂ« fatkeqĂ«si qĂ« janĂ« bllokuar kĂ«shtu me njĂ«ri-tjetrin, por ndoshta edhe kĂ«tu e kemi njĂ« lajm tĂ« mirĂ«, sepse nuk harxhohen paratĂ« kot nĂ« investime kapitale, pĂ«r tâu dĂ«shmuar qĂ« po punohet nga dikush qĂ« pĂ«r tri vjet nuk ka punuar asgjĂ«â.
The post âKapak pĂ«r tenxhereâ: PĂ«r fajin e kujt mund tĂ« mbetet Komuna e PrishtinĂ«s pa para? appeared first on Telegrafi.