Arteta i lumtur me golin e parë të Gyokeres, ka fjalë të mëdha për suedezin
Viktor Gyokeres ka gjetur rrugën e rrjetës për herë të parë me fanellën e Arsenalit, duke shënuar në fitoren ndaj Athletic Bilba.
Arsenali tregoi dominim ndaj skuadrës spanjolle, derisa shkëlqyen Gyokeres e Bukayo Saka në fitoren 3-0.
Pas ndeshjes, trajneri Mikel Arteta e vlerësoi lart rëndësinë e këtij goli për sulmuesin suedez.
“Sigurisht që jam i lumtur. Goli i parë është gjithmonë shumë i rëndësishëm,” deklaroi Arteta në konferencën për shtyp.
“Mënyra se si e realizoi ishte fantastike dhe besoj se do të kemi disa paraqitje të shkëlqyera nga ai”.
Tekniku spanjoll shtoi se Gyokeres po përshtatet mirë me shokët e skuadrës dhe po krijon lidhje të mira në repartin ofensivë.
“Po zhvillojmë bashkëpunim të mirë mes lojtarëve të rinj dhe atyre me përvojë, si Kai Havertz, dhe goli që shënoi ishte gjithashtu shumë i bukur,” tha ai.
Arteta theksoi se rritja e nivelit të secilit lojtar është çelësi i suksesit për sezonin e ardhshëm. “Në këtë nivel, na duhet më e mira nga të gjithë. Ky gol është vetëm fillimi për të,” përfundoi trajneri i Arsenalit. /Telegrafi/
The post Arteta i lumtur me golin e parë të Gyokeres, ka fjalë të mëdha për suedezin appeared first on Telegrafi.