❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ky është reagimi i Kurtit kur pyetet nëse do ta respektojë vendimin e Kushtetueses

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka refuzuar të komentojë nëse do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

I pyetur nga gazetarët lidhur me këtë çështje, Kurti nuk dha përgjigje, duke u arsyetuar se ishte duke shkuar në një takim.

“MĂ« duhet tĂ« shkoj nĂ« takimin e radhĂ«s”, ka deklaruar shkurt Kurti.

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ashpër ndaj njoftimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar atë si një devijim të rrezikshëm nga roli i saj kushtetues dhe si ndërhyrje flagrante në kompetencat e Kuvendit.

Sipas njoftimit tĂ« LVV-sĂ«, Gjykata ka tejkaluar mandatin e saj duke “shpikur norma tĂ« reja juridike” dhe duke “uzurpuar funksione qĂ« i takojnĂ« ekskluzivisht Kuvendit tĂ« KosovĂ«s”.

“Gjykata Kushtetuese nuk ka tĂ« drejtĂ« tĂ« krijojĂ« rregulla tĂ« reja qĂ« nuk janĂ« tĂ« pĂ«rcaktuara as nĂ« KushtetutĂ«, as nĂ« Rregulloren e Kuvendit. Shpikja arbitrare e normave si ajo pĂ«r kufizimin e propozimit tĂ« kandidatit pĂ«r kryetar Kuvendi vetĂ«m tri herĂ«, Ă«shtĂ« shembull i rrezikshĂ«m i interpretimit qĂ« shkon pĂ«rtej juridiksionit kushtetues”, thuhet nĂ« reagim./Telegrafi/

The post Ky është reagimi i Kurtit kur pyetet nëse do ta respektojë vendimin e Kushtetueses appeared first on Telegrafi.

Kurti nĂ« hapjen e edicionit tĂ« tretĂ« tĂ« festivalit “Mitrovica International Jazz”

Kryeministri nĂ« detyrĂ« i KosovĂ«s, Albin Kurti, mbrĂ«mĂ« mori pjesĂ« nĂ« hapjen e edicionit tĂ« tretĂ« tĂ« festivalit “Mitrovica Internacional Jazz”, qĂ« po mbahet nĂ« Parkun e Qytetit nĂ« MitrovicĂ«.

NĂ« kĂ«tĂ« mbrĂ«mje kulturore festive, kryeministri Kurti tha se “Mitrovica International Jazz Days” e bĂ«n bashkĂ« edhe dimensionin ndĂ«rkombĂ«tar e universal tĂ« muzikĂ«s nĂ« njĂ«rĂ«n anĂ«, por edhe nĂ« anĂ«n tjetĂ«r veçantinĂ« e zhanrit tĂ« Jazz-it. Ky Ă«shtĂ« njĂ« festival i cili sjellĂ« muzikĂ« cilĂ«sore, krijon lidhje tĂ« reja dhe pasuron jetĂ«n kulturore tĂ« qytetit.

Me nëntë koncerte dhe pjesëmarrje të artistëve nga Holanda dhe Britania e Madhe, ai theksoi se ky edicion ka sjellë një kombinim të veçantë mes talentit ndërkombëtar dhe mikpritjes lokale, duke bërë kështu që publiku ta ndjekë me entuziazëm dhe ta bëjë festivalin pjesë të natyrshme të qytetit.

“KĂ«to nĂ«ntĂ« koncerte po zhvillohen nĂ« tĂ« dy anĂ«t e Ibrit, sepse e tillĂ« Ă«shtĂ« Mitrovica juaj, Mitrovica e tĂ« gjithĂ« neve, pra nĂ« tĂ« dy anĂ«t e Ibrit, dhe nuk mund ta pengoj ose cenoj askush kĂ«tĂ« zhvillim tĂ« pĂ«rbashkĂ«t kulturor. Republika e KosovĂ«s, pĂ«rmes MinistrisĂ« sĂ« KulturĂ«s, RinisĂ« dhe Sportit, do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« mbĂ«shtesĂ« kĂ«tĂ« festival tĂ« MitrovicĂ«s dhe tĂ« gjitha iniciativat qĂ« fuqizojnĂ« jetĂ«n kulturore nĂ« vendin tonĂ«. Sepse aty ku ka kulturĂ« dhe art, ka zhvillim, e mirĂ«kuptim, dhe mjedis pĂ«r tĂ« gjithĂ« njĂ«soj”, tha ai.

Kryeministri Kurti falënderoi të gjithë ata që kanë punuar për realizimin e këtij festivali, duke thënë se organizimi i një ngjarjeje të tillë kërkon përkushtim të madh dhe bashkëpunim të ngushtë midis institucioneve, artistëve dhe komunitetit dhe mirënjohje për secilën e secilin që ka dhënë kontributin e vet.
“Urime pĂ«r kĂ«tĂ« edicion tĂ« suksesshĂ«m. Uroj qĂ« Mitrovica International Jazz Festival tĂ« vazhdojĂ« tĂ« rritet çdo vit, duke sjellĂ« mĂ« shumĂ« muzikĂ« ditĂ«n dhe natĂ«n, mĂ« shumĂ« bashkĂ«punim gjithandej dhe mĂ« shumĂ« mundĂ«si pĂ«r vetĂ« MitrovicĂ«n dhe mbarĂ« KosovĂ«n”, tha ai nĂ« fund tĂ« fjalĂ«s sĂ« tij.

Kurti prezanton kandidatët e LVV për komunat e veriut

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka prezantuar sot kandidatët e LVV për kryetarë të tri komunave veriore në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Në Leposaviq, LVV ka rikandiduar Lulzim Hetemin, i cili kërkon një mandat të dytë pas atij aktual. Për Zubin Potok, kandidati i Vetëvendosjes do të jetë Vedat Mehmeti, ndërsa për Zveçan, Fetah Peci.

Kurti tha se këta kandidatë përfaqësojnë vizionin e partisë për zhvillim, drejtësi dhe barazi për çdo qytetar, duke theksuar se në veri do të vazhdohet ndërtimi i institucioneve funksionale dhe sjellja e investimeve që ndikojnë në jetën e përditshme të banorëve.

Në prezantim morën pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm Alim Rama, Koordinatori i Qendrave dhe deputeti Salih Zyba, si dhe deputetët Armend Muja, Agim Bahtiri dhe Arjeta Fejza, të cilët riafirmuan mbështetjen e plotë për kandidatët.

“E ardhmja e veriut do tĂ« shkruhet me punĂ«, vizion dhe me fitoren e LĂ«vizjes VetĂ«vendosje”, u tha nĂ« njoftimin e subjektit.

The post Kurti prezanton kandidatët e LVV për komunat e veriut appeared first on Telegrafi.

Kurti mori pjesĂ« nĂ« hapjen e edicionit tĂ« tretĂ« tĂ« festivalit “Mitrovica Internacional Jazz”

Kryeministri nĂ« detyrĂ« i KosovĂ«s, Albin Kurti, mbrĂ«mĂ« mori pjesĂ« nĂ« hapjen e edicionit tĂ« tretĂ« tĂ« festivalit “Mitrovica Internacional Jazz”, qĂ« po mbahet nĂ« Parkun e Qytetit nĂ« MitrovicĂ«.

NĂ« kĂ«tĂ« mbrĂ«mje kulturore festive, kryeministri Kurti tha se “Mitrovica International Jazz Days” e bĂ«n bashkĂ« edhe dimensionin ndĂ«rkombĂ«tar e universal tĂ« muzikĂ«s nĂ« njĂ«rĂ«n anĂ«, por edhe nĂ« anĂ«n tjetĂ«r veçantinĂ« e zhanrit tĂ« Jazz-it. Ky Ă«shtĂ« njĂ« festival i cili sjellĂ« muzikĂ« cilĂ«sore, krijon lidhje tĂ« reja dhe pasuron jetĂ«n kulturore tĂ« qytetit.

Me nëntë koncerte dhe pjesëmarrje të artistëve nga Holanda dhe Britania e Madhe, ai theksoi se ky edicion ka sjellë një kombinim të veçantë mes talentit ndërkombëtar dhe mikpritjes lokale, duke bërë kështu që publiku ta ndjekë me entuziazëm dhe ta bëjë festivalin pjesë të natyrshme të qytetit.

“KĂ«to nĂ«ntĂ« koncerte po zhvillohen nĂ« tĂ« dy anĂ«t e Ibrit, sepse e tillĂ« Ă«shtĂ« Mitrovica juaj, Mitrovica e tĂ« gjithĂ« neve, pra nĂ« tĂ« dy anĂ«t e Ibrit, dhe nuk mund ta pengoj ose cenoj askush kĂ«tĂ« zhvillim tĂ« pĂ«rbashkĂ«t kulturor. Republika e KosovĂ«s, pĂ«rmes MinistrisĂ« sĂ« KulturĂ«s, RinisĂ« dhe Sportit, do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« mbĂ«shtesĂ« kĂ«tĂ« festival tĂ« MitrovicĂ«s dhe tĂ« gjitha iniciativat qĂ« fuqizojnĂ« jetĂ«n kulturore nĂ« vendin tonĂ«. Sepse aty ku ka kulturĂ« dhe art, ka zhvillim, e mirĂ«kuptim, dhe mjedis pĂ«r tĂ« gjithĂ« njĂ«soj”, tha ai.

Kryeministri Kurti falënderoi të gjithë ata që kanë punuar për realizimin e këtij festivali, duke thënë se organizimi i një ngjarjeje të tillë kërkon përkushtim të madh dhe bashkëpunim të ngushtë midis institucioneve, artistëve dhe komunitetit dhe mirënjohje për secilën e secilin që ka dhënë kontributin e vet.

“Urime pĂ«r kĂ«tĂ« edicion tĂ« suksesshĂ«m. Uroj qĂ« Mitrovica International Jazz Festival tĂ« vazhdojĂ« tĂ« rritet çdo vit, duke sjellĂ« mĂ« shumĂ« muzikĂ« ditĂ«n dhe natĂ«n, mĂ« shumĂ« bashkĂ«punim gjithandej dhe mĂ« shumĂ« mundĂ«si pĂ«r vetĂ« MitrovicĂ«n dhe mbarĂ« KosovĂ«n”, tha ai nĂ« fund tĂ« fjalĂ«s sĂ« tij.

 

The post Kurti mori pjesĂ« nĂ« hapjen e edicionit tĂ« tretĂ« tĂ« festivalit “Mitrovica Internacional Jazz” appeared first on Telegrafi.

Shërbimi i hemodializës: Kosova kërkon nga Shqipëria reciprocitet

Prej vitit 2018, qytetarë nga veriu i Shqipërisë marrin shërbim hemodialize në spitalet e Kosovës falas, por ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, thotë se marrëveshja po zbatohet vetëm në mënyrë të njëanshme dhe se shtetasit e Kosovës nuk përfitojnë të njëjtin trajtim në Shqipëri. Vitia shton se kërkesat e dërguara Tiranës mbeten pa [
]

The post Shërbimi i hemodializës: Kosova kërkon nga Shqipëria reciprocitet appeared first on Reporter.al.

Kosovë/ Kushtetuesja: Kreu i Kuvendit zgjidhet me votim të hapur, kandidati të votohet deri në 3 herë

Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të zgjedhin kreun e ri të organit ligjvënës përmes votimit të hapur. Konstituimi i Kuvendit duhet të përmbyllet brenda 30-ditësh. Emri i një kandidati, sipas vendimit, mund të hidhet në votim vetëm deri në tri herë. Vendimi është mirëpritur nga partitë që mandatin [
]

The post Kosovë/ Kushtetuesja: Kreu i Kuvendit zgjidhet me votim të hapur, kandidati të votohet deri në 3 herë appeared first on BoldNews.al.

Kurti takoi ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe Shefin e Zyrës së BE-së, i njofton për zhvillimet e fundit në vend

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it dhe Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Në njoftimin për media të Kryeministrisë bëhet e ditur se gjatë këtij takimi, u përmendën e diskutuan shumë nga çështjet aktuale: nga raportet me Bashkimin Evropian dhe rruga për integrim, pastaj moskonstituimi i deritanishëm i Kuvendit dhe gjendja e sigurisë, si dhe vështirësitë e rreziqet nga dezinformimi e lajmet e rrejshme, e deri te çështja e arrestimeve nga autoritetet serbe të qytetarëve të Republikës së Kosovë gjatë kalimit të tyre tranzit në Serbi, si dhe arrestimit në Kosovë të zyrtarit të qeverisë serbe.

“Kryeministri Kurti dhe zĂ«vendĂ«skryeministri Bislimi i njoftuan ambasadorĂ«t dhe pĂ«rfaqĂ«suesit diplomatikĂ« pĂ«r performancĂ«n ekonomike tĂ« vendit dhe rezultatet e politikave tĂ« qeverisĂ« pĂ«rgjatĂ« pjesĂ«s sĂ« parĂ« tĂ« kĂ«tij viti”, thuhet nĂ« njoftim.

Sipas njoftimit, qarkullimi i bizneseve për gjashtë muajt e parë të vitit ka arritur vlerën prej 10.7 miliardë euro, duke shënuar një rritje prej 10.3% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar dhe njëherësh vlerë rekord.

“Gjithashtu, shpenzimet kapitale tĂ« qeverisĂ« gjatĂ« kĂ«tyre gjashtĂ« muajve tĂ« parĂ« janĂ« pĂ«r 24% mĂ« tĂ« larta sesa nĂ« gjysmĂ«n e parĂ« tĂ« vitit 2024. NĂ« çerekun e parĂ« tĂ« vitit, ekonomia e vendit Ă«shtĂ« rritur pĂ«r 3.61% tĂ« Bruto Produktit Vendor. MĂ« tej, bazuar nĂ« trendin aktual, numri i bizneseve tĂ« reja tĂ« regjistruara kĂ«tĂ« vit pritet qĂ« tĂ« tejkalojĂ« rekordin e shĂ«nuar vitin e kaluar prej 12,051 biznese tĂ« reja.

U veçuan edhe tĂ« dhĂ«nat e fundit qĂ« tregojnĂ« se nga skema e punĂ«simit ‘Qeveria pĂ«r Familjet’ deri mĂ« tani janĂ« mbĂ«shtetur 5,163 familje qĂ« mĂ« parĂ« nuk kishin asnjĂ« anĂ«tar tĂ« punĂ«suar, prej tyre 809 pĂ«rfitues janĂ« nga katĂ«r komunat nĂ« veri tĂ« vendit, si dhe lajmet e mira nĂ« fushĂ«n e arsimit, pĂ«rkatĂ«sisht anĂ«tarĂ«simi i KosovĂ«s nĂ« Regjistrin Evropian pĂ«r CilĂ«si tĂ« Arsimit tĂ« LartĂ« (EQAR) dhe tash sĂ« fundmi nĂ« AleancĂ«n Evropiane pĂ«r PraktikĂ«n Profesionale (EAfA)”, thuhet tutje. /Telegrafi/

 

 

 

The post Kurti takoi ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe Shefin e Zyrës së BE-së, i njofton për zhvillimet e fundit në vend appeared first on Telegrafi.

Kurti: Mosmarrëveshjet politike nuk i zgjidh Gjykata Kushtetuese

PRISHTINË, 8 gusht /ATSH/ Kryeministri nĂ« detyrĂ«, Albin Kurti ka deklaruar se takimet me partitĂ« e tjera pĂ«r konstituim tĂ« Kuvendit tĂ« KosovĂ«s i ka pĂ«rfunduar pasi nuk kanĂ« pasur sukses, duke ofruar dy kompromise ndaj tyre.

Gjatë përurimit sot të shërbimit të hemodializës në spitalin e Komunës së Podujevës, Kurti u pyet nga mediat se a do të takohet përsëri me partitë e tjera politike për të gjetur një bashkëpunim rreth konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Kurti tha se Lëvizja Vetëvendosje ka përfunduar hapat e saj, ndërkaq nga pala tjetër nuk ka pasur ndonjë ofrim bashkëpunimi.

Më tej, Kurti tha se në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese thuhej se partitë duhet të arrijnë një marrëveshje politike së bashku, sepse mosmarrëveshjet nuk i zgjidh Kushtetuesja. PDK dhe LDK kanë dërguar lëndë në Gjykatë.

“Ne kemi ofruar dy kompromise, i pari ka qenĂ« me rastin e votimit tĂ« fshehtĂ«, nĂ«se nuk zgjidhet me tĂ« parĂ«n kandidatja Haxhiu atĂ«herĂ« ne do tĂ« sjellim njĂ« emĂ«r tjetĂ«r dhe tĂ« merremi vesh pĂ«r paketĂ«n ku bĂ«n pjesĂ« kryetari dhe nĂ«nkryetarĂ«t dhe tĂ« kthehemi tek votimi hapur, ne kemi bĂ«rĂ« hapa dhe nuk ka pasur nga pala tjetĂ«r. Kur Gjykata Kushtetuese me aktgjykimin paraprak na pat thĂ«nĂ« me pikĂ«n e veçantĂ« se marrĂ«veshjet politike duhet tĂ« arrihen mes grupeve parlamentare sepse mosmarrĂ«veshjet nuk i zgjidh gjykata, menjĂ«herĂ« dy partitĂ« kryesore opozitare, sĂ«rish dĂ«rguan lĂ«ndĂ« nĂ« GjykatĂ«n Kushtetuese
 Ne e kemi respektuar dhe unĂ« kam shkruar letra pĂ«r t’u takuar, mirĂ«po deri tani nuk kemi pasur sukses”, tha Kurti.

Sot, më 8 gusht, përfundon afati i masës së përkohshme që e ka vendosur Gjykata Kushtetuese e Kosovës për çështjen e konstituimit të Kuvendit. Më 24 korrik, Kushtetuesja tha se deputetët nuk mund të marrin asnjë vendim e as të ndërmarrin ndonjë veprim rreth formimit të Kuvendit, deri më 8 gusht.

Kjo u bë pasi ky institucion po shqyrton dy lëndë që janë kërkesa të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilat duan sqarime për çështjet kushtetuese që lidhen me formimin e Legjislaturës së nëntë. /KosovaPress/

The post Kurti: Mosmarrëveshjet politike nuk i zgjidh Gjykata Kushtetuese appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës amerikane në Prishtinë takim me Kurtin

PRISHTINË, 7 gusht /ATSH/ E Ngarkuara me PunĂ« e AmbasadĂ«s sĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s (SHBA) nĂ« PrishtinĂ«, Anu Prattipati u takua sot me kryeministrin nĂ« detyrĂ« Albin Kurti pĂ«r tĂ« nĂ«nvizuar nevojĂ«n urgjente qĂ« liderĂ«t politikĂ« tĂ« KosovĂ«s tĂ« marrin pĂ«rgjegjĂ«si dhe tĂ« punojnĂ« sĂ« bashku pĂ«r tĂ« zgjidhur ngĂ«rçin institucional tĂ« vazhdueshĂ«m.

Ajo theksoi se një demokraci funksionale kërkon që të gjithë qytetarët të zgjedhin lirisht përfaqësuesit e tyre.

Bllokimi i partive politike legjitime, qoftë përmes taktikave politike apo pengesave procedurale, kërcënon integritetin e procesit demokratik, ka thënë ajo, thuhet në një postim të Ambasadës së SHBA-së në Facebook.

E Ngarkuara Prattipati u bëri thirrje të gjithë udhëheqësve të shkojnë përtej përçarjeve dhe të përmbushin mandatin që u është besuar nga populli i Kosovës.

E Ngarkuara me Punë e Anu Prattipati ka takuar gjatë kësaj jave edhe liderët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.

Kosova ndodhet në ngërç politik tash e sa muaj për shkak të mos konstituimit të Kuvendit të ri.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme deri më 8 gusht, e cila ndalon çdo veprim të deputetëve për konstituimin e legjislaturës së nëntë, pas skadimit të afatit tridhjetë ditorë më 26 korrik.

/KosovaPress/

The post E Ngarkuara me Punë e Ambasadës amerikane në Prishtinë takim me Kurtin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kurti, Sorensenit: Serbia po vazhdon me arrestime arbitrare të qytetarëve të Kosovës, të reagojë BE-ja

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter SÞrensen.

GjatĂ« takimit, Kurti dhe SĂžrensen diskutuan mbi zhvillimet e fundit, situatĂ«n e komuniteteve joshumicĂ« – me theks tĂ« veçantĂ« te komuniteti serb – si dhe hapat drejt zbatimit tĂ« plotĂ« tĂ« MarrĂ«veshjes sĂ« Brukselit dhe Aneksit tĂ« Ohrit.

Kryeministri në detyrë theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të mbështetur komunat me shumicë serbe, sidomos në veri të vendit, përmes krijimit të vendeve të reja të punës dhe integrimit institucional.

Ai bëri të ditur se që nga prilli i vitit 2024, mbi 800 qytetarë janë punësuar përmes një programi të nisur nga qeveria, ndërsa që nga fillimi i vitit të kaluar janë regjistruar mbi 430 biznese të reja.

“Gjithashtu, qĂ« nga nĂ«ntori i vitit 2022, rreth 200 pjesĂ«tarĂ« tĂ« rinj serbĂ« i janĂ« bashkuar PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s”.

Kurti ngriti gjithashtu shqetësimin për kërcënimet e vazhdueshme nga liderët e Serbisë dhe arrestimet arbitrare të qytetarëve të Kosovës që tranzitojnë përmes territorit serb, duke kërkuar një reagim të fuqishëm nga bashkësia ndërkombëtare.

It was a pleasure to welcome Peter SĂžrensen, the EU Special Representative for the Kosova-Serbia Dialogue.

We discussed recent developments, the situation of non-majority communities, particularly the Serb community, and the path toward full implementation of the Brussels
 pic.twitter.com/8qk0jcfJxp

— Albin Kurti (@albinkurti) August 6, 2025

The post Kurti, Sorensenit: Serbia po vazhdon me arrestime arbitrare të qytetarëve të Kosovës, të reagojë BE-ja appeared first on Telegrafi.

Ngërçi me konstituimin e Kuvendit! Albin Kurti: Nuk e di cila do të jetë zgjidhja, por do ta respektojmë vendimin e Kushtetueses

✇Albeu
By: M C

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, do ta pranojë vendimin e ardhshëm të gjykatës më të lartë të vendit në lidhje me konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës pritet të vendosë më së largu deri më 8 gusht lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

“Mendoj qĂ« duhet tĂ« presim edhe fare pak ditĂ«, do tĂ« na njoftojnĂ« se çfarĂ« kanĂ« menduar se do tĂ« ndodh pas 30 ditĂ«ve. S’e di cila do tĂ« jetĂ« zgjidhja, natyrisht, por ne kemi thĂ«nĂ« se e respektojmĂ« aktgjykimin e GjykatĂ«s Kushtetuese. ËshtĂ« dĂ«m I madh qĂ« Kosova nuk ka Kuvend”, tha Kurti pĂ«r gazetarĂ« gjatĂ« njĂ« vizite nĂ« njĂ« klinikĂ« tĂ« QKUK-sĂ«.

Në fund të muajit të kaluar, Kushtetuesja i urdhëroi deputetët të mos marrin asnjë vendim dhe veprim deri më 8 gusht, në lidhje me bërjen e Kuvendit, derisa po shqyrton dy lëndë.

Kosova Ă«shtĂ« zhytur nĂ« njĂ« krizĂ« politike si pasojĂ« e mosthemelit tĂ« institucioneve tĂ« reja pas zgjedhjeve tĂ« 9 shkurtit. DeputetĂ«t kanĂ« dĂ«shtuar nĂ« 54 pĂ«rpjekje qĂ« nga 15 prilli pĂ«r ta bĂ«rĂ« Kuvendin e ri – hap i domosdoshĂ«m pĂ«r formimin e QeverisĂ« sĂ« re – pasi asnjĂ«ra parti nuk e fitoi shumicĂ«n pĂ«r tĂ« qeverisur e vetme.

Vetëvendosje e Kurtit i fitoi 48 ulëse dhe partitë e tjera parlamentare nuk kanë pranuar ta votojnë kandidaten e partisë fituese për kryetare të Kuvendit, për emërimin e së cilës nevojiten të paktën 61 vota.

NĂ« prag tĂ« vendimit tĂ« Kushtetueses, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, tĂ« martĂ«n e tĂ«rhoqi kĂ«rkesĂ«n drejtuar nĂ« korrik Kushtetueses pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar sqarim se çfarĂ« do tĂ« ndodhte nĂ«se Kuvendi i KosovĂ«s nuk do tĂ« konstituohej deri mĂ« 26 korrik – afati i pĂ«rcaktuar nga gjykata mĂ« herĂ«t pĂ«rmes njĂ« aktgjykimi.

Ajo tha se arsyeja e tĂ«rheqjes sĂ« kĂ«rkesĂ«s sĂ« saj Ă«shtĂ« gjyqtari serb nĂ« GjykatĂ«n Kushtetuese, Radomir Llaban. Osmani tha se caktimi i Llabanit si raportues nĂ« shqyrtimin e kĂ«rkesĂ«s sĂ« saj, â€œĂ«shtĂ« jo vetĂ«m shqetĂ«sues, por edhe i rrezikshĂ«m” pĂ«r sigurinĂ« dhe rendin kushtetues tĂ« KosovĂ«s.

I pyetur pĂ«r kĂ«tĂ« nga gazetarĂ«t, Kurti tha se presidentja Osmani “nuk ka qenĂ« nĂ« dijeni se ai do tĂ« jetĂ« kryesues i çështjes qĂ« do tĂ« trajtohet nga Gjykata Kushtetuese”.

“Ne qĂ« nga viti 2018 kemi qenĂ« tĂ« informuar pĂ«r gjyqtarin Llabanin, atĂ«herĂ« kur ai pati aplikuar pĂ«r t’u bĂ«rĂ« anĂ«tar i GjykatĂ«s Kushtetuese. Asokohe, Albulena Haxhiu nga partia jonĂ« i pati shkruar letĂ«r zyrĂ«s sĂ« presidentit, mirĂ«po as presidenti i atĂ«hershĂ«m mĂ« 2018 e as kryetarja e atĂ«hershme e GjykatĂ«s Kushtetuese nuk e kanĂ« parĂ« tĂ« arsyeshme tĂ« ndalnin emĂ«rimin e tij”, theksoi ai.

Kurti shtoi se â€œĂ«shtĂ« absurde qĂ« dikush, sipas informacioneve nga institucionet tona tĂ« sigurisĂ«, Ă«shtĂ« me rrezik pĂ«r rendin tonĂ« kushtetues, tĂ« gjykojĂ« tani pĂ«r njĂ« çështje kushtetuese”.
Vitin e kaluar, Ministria e Drejtësisë e Kosovës kishte refuzuar ta emëronte Llabanin për noter, pas pranimit të informacioneve nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) lidhur me integritetin e tij.

Kush është Radomir Llaban?

Radomir Llaban është aktualisht gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Ai ishte emëruar gjyqtar nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në gusht të vitit 2018. Fillimisht, në maj 2018, Thaçi refuzoi ta dekretojë Llabanin deri në kryerjen e një verifikimi të plotë nga organet e drejtësisë, por e dekretoi atë disa muaj më vonë.

Në vitin 2011, Llaban ishte shpallur fajtor nga një gjykatë në Serbi për veprën penale të marrjes së ryshfetit. Ai ishte dënuar me gjashtë vjet burgim.

Në vitin 2017, Serbia i ka dërguar EULEX-it një kërkesë për arrestimin e Llabanit, mirëpo misioni kishte thënë se nuk ka mandat ta bëjë një arrestim të tillë.
Radomir Llaban u propozua nga Lista Serbe për të qenë gjyqtar i

Gjykatës Kushtetuese, derisa deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan zgjedhjen e tij në këtë pozitë. Mandati i gjyqtarit Llaban në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës është nëntë vjet./REL/

The post Ngërçi me konstituimin e Kuvendit! Albin Kurti: Nuk e di cila do të jetë zgjidhja, por do ta respektojmë vendimin e Kushtetueses appeared first on Albeu.com.

Kurti: Do ta respektojmë vendimin e Kushtetueses

PRISHTINË, 6 gusht /ATSH/ Kryeministri nĂ« detyrĂ« i KosovĂ«s, Albin Kurti, ka thĂ«nĂ« tĂ« mĂ«rkurĂ«n se partia e tij, LĂ«vizja VetĂ«vendosje, do ta pranojĂ« vendimin e ardhshĂ«m tĂ« gjykatĂ«s mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« vendit nĂ« lidhje me konstituimin e Kuvendit tĂ« KosovĂ«s.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës pritet të vendosë më së largu deri më 8 gusht lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

“Mendoj qĂ« duhet tĂ« presim edhe fare pak ditĂ«, do tĂ« na njoftojnĂ« se çfarĂ« kanĂ« menduar se do tĂ« ndodh pas 30 ditĂ«ve. S’e di cila do tĂ« jetĂ« zgjidhja, natyrisht, por ne kemi thĂ«nĂ« se e respektojmĂ« aktgjykimin e GjykatĂ«s Kushtetuese. ËshtĂ« dĂ«m I madh qĂ« Kosova nuk ka Kuvend”, tha Kurti pĂ«r gazetarĂ« gjatĂ« njĂ« vizite nĂ« njĂ« klinikĂ« tĂ« QKUK-sĂ«.

Në fund të muajit të kaluar, Kushtetuesja i urdhëroi deputetët të mos marrin asnjë vendim dhe veprim deri më 8 gusht, në lidhje me bërjen e Kuvendit, derisa po shqyrton dy lëndë.

Kosova është zhytur në një krizë politike si pasojë e mosthemelit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

DeputetĂ«t kanĂ« dĂ«shtuar nĂ« 54 pĂ«rpjekje qĂ« nga 15 prilli pĂ«r ta bĂ«rĂ« Kuvendin e ri – hap i domosdoshĂ«m pĂ«r formimin e QeverisĂ« sĂ« re – pasi asnjĂ«ra parti nuk e fitoi shumicĂ«n pĂ«r tĂ« qeverisur e vetme.

Vetëvendosje e Kurtit i fitoi 48 ulëse dhe partitë e tjera parlamentare nuk kanë pranuar ta votojnë kandidaten e partisë fituese për kryetare të Kuvendit, për emërimin e së cilës nevojiten të paktën 61 vota.

NĂ« prag tĂ« vendimit tĂ« Kushtetueses, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, tĂ« martĂ«n e tĂ«rhoqi kĂ«rkesĂ«n drejtuar nĂ« korrik Kushtetueses pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar sqarim se çfarĂ« do tĂ« ndodhte nĂ«se Kuvendi i KosovĂ«s nuk do tĂ« konstituohej deri mĂ« 26 korrik – afati i pĂ«rcaktuar nga gjykata mĂ« herĂ«t pĂ«rmes njĂ« aktgjykimi.

Ajo tha se arsyeja e tërheqjes së kërkesës së saj është gjyqtari serb në Gjykatën Kushtetuese, Radomir Llaban. /REL/

The post Kurti: Do ta respektojmë vendimin e Kushtetueses appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rasti i gjykatësit Laban, Kurti: Absurde që dikush që vlerësohet si i papërshtatshëm për sigurinë të gjykojë mbi një çështje kushtetuese

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, një ditë më parë ka bërë të ditur se ka tërhequr kërkesën e saj drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Osmani ka thënë se vendimi për tërheqjen e kërkesës është marrë si reagim ndaj caktimit të gjyqtarit Radomir Laban si raportues i kësaj lënde, të cilin ajo e cilëson si figurë problematike për sigurinë e shtetit.

E lidhur me këtë ka folur sot kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

I pyetur se si e sheh tërheqjen e kërkesës nga Gjykata Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit, Kurti tha se presidentja Osmani nuk ka qenë në dijeni se ai do të jetë kryesues i çështjes që do të trajtohet nga Kushtetuesja.

“Ne qĂ« nga viti 2018 kemi qenĂ« tĂ« informuar pĂ«r gjyqtarin Laban, atĂ«herĂ« kur ai pati aplikuar qĂ« tĂ« bĂ«het anĂ«tari i GjykatĂ«s Kushtetueses”, tha Kurti.

Kryeministri në detyrë tutje tha se deputetja Albulena Haxhiu në emër të grupit parlamentar të LVV aso kohe sa ishin në opozitë i ka shkruar letër zyrtare Zyrës së Presidentit dhe kryetares të atëhershme të Gjykatës Kushtetuese.

“Deputetja Albulena Haxhiu nĂ« emĂ«r tĂ« Grupit parlamentar aso kohe sa ishim nĂ« opozitĂ« i ka shkruar letĂ«r zyrtare ZyrĂ«s sĂ« Presidentit, por fatkeqĂ«sisht as presidenti i atĂ«hershĂ«m nĂ« vitin 2018, as kryetarja e GjykatĂ«s Kushtetuese e atĂ«hershme, nĂ« vitin 2018 nuk e kanĂ« parĂ« tĂ« arsyeshme qĂ« tĂ« ndalin njĂ« proces tĂ« tillĂ« sepse Ă«shtĂ« absurde qĂ« dikush i cili sipas informacioneve qĂ« kemi nga institucionet e sigurisĂ« se Ă«shtĂ« i papĂ«rshtatshĂ«m, rrezik pĂ«r rendin tonĂ« kushtetues tash tĂ« gjykojĂ« mbi njĂ« çështje kushtetuese”, tha Kurti. /Telegrafi/

The post Rasti i gjykatësit Laban, Kurti: Absurde që dikush që vlerësohet si i papërshtatshëm për sigurinë të gjykojë mbi një çështje kushtetuese appeared first on Telegrafi.

Sorensen përfundoi takimin me Osmanin, pritet të takohet me Kurtin

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen i cili po qëndron në Prishtinë përfundoi takimin me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Pas këtij takimi nuk pati prononcim për media për atë se çka u bisedua mes dyshes, Osmani Sorensen.

Ai pas këtij takimi pritet të takohet më kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Ndërkaq, javë më parë emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka mbajtur një takim të rëndësishëm në Washington me ambasadorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë ambasadorin e Kosovës, Ilir Dugolli, dhe atë të Serbisë, Dragan Sutanovaq. /Telegrafi/

 

The post Sorensen përfundoi takimin me Osmanin, pritet të takohet me Kurtin appeared first on Telegrafi.

Emisarja e Britanisë për Ballkanin Perëndimor flet me Kurtin

PRISHTINË, 5 gusht /ATSH/ E dĂ«rguara e posaçme e BritanisĂ« sĂ« Madhe pĂ«r Ballkanin PerĂ«ndimor, Dame Karen Pierce, ka diskutuar sot me kryeministrin nĂ« detyrĂ«, Albin Kurti pĂ«r shqetĂ«simet e saj lidhur me tensionet e fundit mes KosovĂ«s dhe SerbisĂ«, dhe nevojĂ«n pĂ«r zgjidhjen e çështjeve tĂ« pazgjidhura pĂ«rmes dialogut tĂ« lehtĂ«suar nga BE.

Sipas një njoftimi të Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë, Dame Karen theksoi se Britania e Madhe mezi pret të mirëpresë përfaqësuesit e Kosovës në takimet e Procesit të Berlinit në Britaninë e Madhe në tetor.

Ajo do të flasë gjithashtu me presidentin e Serbisë. /KosovaPress/

The post Emisarja e Britanisë për Ballkanin Perëndimor flet me Kurtin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Emisarja Karen Pierce, bisedon me Kurtin për tensionet Kosovë-Serbi

Emisarja Speciale e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce, ka zhvilluar një bisedë me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë bisedë, Dame Karen shprehu shqetësimin e saj për situatën aktuale dhe theksoi rëndësinë e zgjidhjes së çështjeve të hapura përmes Dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Ajo theksoi se Mbretëria e Bashkuar pret me padurim pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Kosovës në takimet e Procesit të Berlinit që do të mbahen në tetor në Mbretërinë e Bashkuar.

Dame Karen do të zhvillojë gjithashtu një bisedë edhe me presidentin e Serbisë në kuadër të përpjekjeve për uljen e tensioneve dhe vazhdimin e dialogut konstruktiv.

The post Emisarja Karen Pierce, bisedon me Kurtin për tensionet Kosovë-Serbi appeared first on Telegrafi.

“MĂ« parĂ« e vras Albin Kurtin
”- Aktakuza e plotĂ« ndaj Klinakut dhe Selmanit pĂ«r kanosjen ndaj Kurtit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 1 gusht 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Faton Klinakut dhe Nuredin Selmanit, të cilët akuzohen për kanosje të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Sipas aktakuzĂ«s sĂ« siguruar nga “Betimi pĂ«r DrejtĂ«si“, Faton Klinaku akuzohet se mĂ« 29 gusht 2023, nĂ« PrishtinĂ«, me dashje dhe me qĂ«llim qĂ« ta frikĂ«sojĂ« dhe detyrojĂ« tani tĂ« dĂ«mtuarin, Albin Kurti, nĂ« cilĂ«sinĂ« e tij si KryeministĂ«r i QeverisĂ« sĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, qĂ« tĂ« ndĂ«rmarrĂ« ose mos ndĂ«rmarrĂ« veprime tĂ« caktuara nĂ« kuadĂ«r tĂ« ushtrimit tĂ« detyrĂ«s sĂ« tij zyrtare, e kishte kanosur publikisht pĂ«rmes rrjetit social Facebook, duke postuar shkrime kĂ«rcĂ«nuese.

“Aq shumĂ« i dĂ«shpĂ«ruar votuesi i tij sa qĂ« tha: VotĂ«n ia dhashĂ« pĂ«r ndryshim, e ndryshim lĂ«re qĂ« nuk ka bĂ«rĂ« por po shkojmĂ« edhe mĂ« shumĂ« teposhtĂ« si vend dhe s’ka mbetur tjetĂ«r gjĂ« pos me ikĂ« jashtĂ«. I thashĂ«: As se kam votu, as ndryshim pĂ«r tĂ« mirĂ« kurrsesi qĂ« nuk kam pritur nga ai, e sa i pĂ«rket daljes jashtĂ«, mĂ« parĂ« e vras Albin Kurtin se sa qĂ« ia lĂ«shoj rrugĂ«n e iku nga Kosova. KosovĂ«n nuk duhet e as qĂ« guxojnĂ« ta lĂ«shojnĂ« ata qĂ« kanĂ« luftuar pĂ«r tĂ«â€, citohet tĂ« ketĂ« shkruar Klinaku nĂ« Facebook.

Ndërsa, pas reagimeve të opinionit publik lidhur me këtë kërcënim, në aktakuzë thuhet se i pandehuri Klinaku më 30 gusht 2023 ka përsëritur një shkrim po ashtu me përmbajtje të njëjtë kërcënuese ndaj tani të dëmtuarit Kurti.

“PrapĂ« po e pĂ«rsĂ«ris, nĂ«se ju duket skandaloz postimi i mĂ«hershĂ«m: MĂ« parĂ« e vras Albin Kurtin sesa ia lĂ«shoj rrugĂ«n e iku nga Kosova”, citohet nĂ« aktakuzĂ« tĂ« ketĂ« shkruar Klinaku.

Me këto veprime, Klinaku akuzohet se publikisht dhe seriozisht e ka kanosur me vrasje të dëmtuarin Albin Kurti, për shkak të punës së tij zyrtare, si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Andaj, me kĂ«to veprime, Klinkau ngarkohet se ka kryer veprĂ«n penale “Kanosja” nga neni 181, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 tĂ« Kodit Penal.

Ndërkaq, në pikën dy të aktakuzës, Nuredin Selmani akuzohet se më 30 gusht 2023, në Drenas, me dashje dhe me qëllim që ta frikësojë dhe detyrojë tani të dëmtuarin, Albin Kurti, në cilësinë e tij si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, që të ndërmarrë ose mos ndërmarrë veprime të caktuara në kuadër të ushtrimit të detyrës zyrtare, e ka kanosur publikisht në rrjetin social Facebook, duke iu referuar postimit kërcënues të bërë nga i pandehuri Faton Klinaku.

Selmani ngarkohet se kishte postuar një fotografi në të cilën ishte montuar fotoja e të dëmtuarit Kurti, krahas asaj të Klinakut, duke e shoqëruar me një shkrim kërcënues të adresuar ndaj të dëmtuarit.

“E mbĂ«shtes Faton Klinakun”, “Veç ni telefon ma ban Faton, aty mki pĂ«r çka tĂ« ka nevojĂ«, mezi s’po pres me ja nisĂ«â€, citohet nĂ« aktakuzĂ« postimi i Selmanit.

Po atĂ« ditĂ«, nĂ« mbrĂ«mje, thuhet se i njĂ«jti u inkuadrua drejtpĂ«rdrejt nĂ« emisionin “Debat Plus” nĂ« TV Dukagjini, ku po trajtohej debati me temĂ« “OVL-UÇK vs Kurti”. Aty thuhet se pĂ«rmes video-linkut, pas pyetjeve tĂ« moderatorit tĂ« emisionit, i pandehuri, sipas aktakuzĂ«s, kishte deklaruar “UnĂ« konsideroj qĂ« çdo njĂ«ri i cili bon tĂ« kĂ«qija siç bon Albin Kurti, edhe po tĂ« isha unĂ« nĂ« vendin e tij, duhet tĂ« vritet patjetĂ«r, sepse ajo Ă«shtĂ« tradhti ndaj atdheut”.

Andaj, me këto veprime, Selmani ngarkohet se ka kanosur publikisht dhe seriozisht për vrasje të dëmtuarin Albin Kurti, për shkak të punës së tij zyrtare, e të cilat kërcënime, thuhet se i kishte shprehur edhe me disa bashkëbisedues tjerë, gjatë komunikimeve telefonike që i janë gjetur pas ekzaminimit të telefonit të tij, duke përfshirë edhe disa fotografi, ku i pandehuri shihet në posedim edhe të disa armëve të gjata luftarake.

Me kĂ«to veprime, i pandehuri Nuredin Selmani ngarkohet se ka kryer veprĂ«n penale “Kanosja” nga neni 181, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 tĂ« Kodit Penal.

Lidhur me aktakuzĂ«n e ngritur ndaj tij, Klinaku mĂ« 1 gusht deklaroi pĂ«r “Betimi pĂ«r DrejtĂ«si” se mezi pret tĂ« ballafaqohet nĂ« GjykatĂ« me Kurtin.

“Mezi s’po pres me u ballafaqu, e postova edhe nĂ« FB njĂ« reagim”, kishte thĂ«nĂ« ai./BetimipĂ«rDrejtĂ«si/

The post “MĂ« parĂ« e vras Albin Kurtin
”- Aktakuza e plotĂ« ndaj Klinakut dhe Selmanit pĂ«r kanosjen ndaj Kurtit appeared first on Telegrafi.

‘Zemra qĂ« nuk harron’ – Kryeministri thekson lidhjen e pathyeshme mes KosovĂ«s dhe mĂ«rgatĂ«s

NĂ« prag tĂ« ardhjeve tĂ« shumta verore nga mĂ«rgata, Kryeministri i KosovĂ«s ka pĂ«rcjellĂ« njĂ« mesazh tĂ« ngrohtĂ« dhe pĂ«rplot mirĂ«njohje pĂ«r bashkatdhetarĂ«t qĂ« rikthehen nĂ« vend. Ai ka theksuar rĂ«ndĂ«sinĂ« e mĂ«rgatĂ«s jo vetĂ«m si vizitorĂ« qĂ« sjellin mallin dhe dashurinĂ« pĂ«r vendlindjen, por edhe si bashkĂ«krijues tĂ« sĂ« ardhmes sĂ« pĂ«rbashkĂ«t. Duke theksuar se sot nuk flitet mĂ« pĂ«r “trurin qĂ« ikĂ«n”, por pĂ«r “zemrĂ«n qĂ« nuk harron”, ai ka vlerĂ«suar rolin e mĂ«rgatĂ«s si pjesĂ« thelbĂ«sore e kombit, pavarĂ«sisht largĂ«sisĂ« fizike.

“I mirĂ«presim çdo vit, pĂ«rherĂ« e mĂ« shpesh mĂ« shumĂ« se njĂ« herĂ« brenda vitit, edhe nĂ« kryeministri.

Ne kemi gjithmonĂ« nevojĂ« pĂ«r bashkatdhetarĂ«t tanĂ«, mĂ«rgatĂ«n tonĂ«, si mysafirĂ« qĂ« na vizitojnĂ« pĂ«r t’u çmallur, e si partnerĂ« tĂ« zhvillimit dhe bashkĂ«krijues tĂ« sĂ« ardhmes tonĂ«. Nuk flasim mĂ« pĂ«r “trurin qĂ« ikĂ«n”, por pĂ«r zemrĂ«n qĂ« nuk harron: sepse ata qĂ« kanĂ« ndĂ«rtuar jetĂ« jashtĂ« vendit, ruajnĂ« mallin, mbajnĂ« lidhjet dhe bartin pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« ndaj atdheut tonĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t. Secili mund tĂ« jetĂ« pĂ«rkohĂ«sisht jashtĂ« atdheut, por gjithsecili Ă«shtĂ« pĂ«rjetĂ«sisht brenda kombit.

MirĂ« se vini nĂ« shtĂ«pinĂ« tuaj, jemi me fat qĂ« ju kemi, e ju paçim gjithmonĂ«!”, u shpreh Kryeministri./KultPlus.com

Kurti me video-mesazh nĂ« gjuhĂ«n serbe njofton pĂ«r 121 vende pune tĂ« hapura nĂ« UjĂ«sjellĂ«sin Rajonal “Mitrovica”

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se janë hapur 121 vende të reja pune në katër komunat veriore me shumicë serbe: Leposaviq, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok dhe Zveçan.

NĂ« njĂ« video-mesazh nĂ« gjuhĂ«n serbe, tĂ« publikuar nĂ« Facebook, Kurti ka thĂ«nĂ« se kĂ«to vende pune janĂ« shpallur nga UjĂ«sjellĂ«si Rajonal “Mitrovica”, i cili tashmĂ« ka krijuar njĂ«sitĂ« punuese nĂ« kĂ«to komuna.

Sipas Kurtit, konkursi për 68 prej këtyre vendeve të punës do të përfundojë më 8 gusht, ndërsa për 53 të tjerat më 19 gusht 2025.

“UjĂ«sjellĂ«si Rajonal ‘Mitrovica’ ka formuar njĂ«sitĂ« punuese dhe ka shpallur konkurse pĂ«r 121 vende pune nĂ« komunat: Leposaviq, MitrovicĂ« e Veriut, Zubin Potok dhe Zveçan. Konkursi pĂ«r 68 vende pune mbyllet kĂ«tĂ« tĂ« premte, me 8 gusht, ndĂ«rsa pĂ«r 53 vendet e tjera mbyllet mĂ« 19 gusht,” tha Kurti.

Kurti i ftoi qytetarët e këtyre komunave që të vizitojnë faqen zyrtare të KRU Mitrovica për informata të mëtejshme dhe të aplikojnë për pozitat e hapura: https://www.kru-mitrovica.com/konkurset/.

The post Kurti me video-mesazh nĂ« gjuhĂ«n serbe njofton pĂ«r 121 vende pune tĂ« hapura nĂ« UjĂ«sjellĂ«sin Rajonal “Mitrovica” appeared first on Telegrafi.

❌