KULTURE – Lorella Cuccarini, ylli që magjeps publikun për dekada mbush 60 vjeç!
ROME, 10 gusht /ATSH-ANSA/ – Balerinë, prezantuese, aktore, këngëtare, trajnere tek emisioni televiziv ”Amici” i Maria de Filippi-t por mbi të gjitha, ende e konsideruar si “më e dashura e Italisë”, Lorella Cuccarini ”shuan” sot 60 qirinjtë e datëlindjes së saj.
Këtë vit, siç e donte fati, ka një sërë festimesh dhe përvjetorësh për të.
Pesë tetori do të shënojë edhe 40 vjet të karrierës së Lorella-s, që kur Pippo Baudo e prezantoi për herë të parë me audiencën e së shtunës në mbrëmje të Rai1 me ”Fantastico”.
Cuccarini është martuar prej 35 vitesh me Silvio Capitta-n, një producent muzikor dhe televiziv. Më të dashuruar se kurrë, ata kanë katër fëmijë të rritur: Sara, pothuajse 31 vjeç, Giovanni, 29 vjeç, dhe binjakët Chiara dhe Giorgio, 25 vjeç.
E lindur në Romë në vitin 1965, Lorella Cuccarini e filloi karrierën e saj në vallëzim në moshën nëntë vjeç, duke ndjekur shkollën e vallëzimit të Enzo Paolo Turchi-t.
Suksesi i saj i madh në media erdhi në mesin e viteve 1980: karriera e saj mori hov në vitin 1985, kur Baudo i ofroi rolin e balerinës së parë në ”Fantastico 6” (duke zëvendësuar Heather Parisi-n), ku u konfirmua edhe për vitin pasardhës.
Ndër rolet e saj përfshihen ”Festival”, ”Odiens”, ”Paperissima” dhe ”Buona Domenica”, një program i organizuar në vitin 1995 me Amadeus, me të cilin u ribashkua në vitin 2024 në skenën Ariston në Sanremo.
Një synim që ajo e kishte arritur tashmë në vitin 1993 përkrah Pippo Baudos dhe ku konkurroi edhe në vitin 1995 me këngën “Un altro amore no”.
Në vitin 2019, ajo debutoi si prezantuese e një programi të përditshëm: edicioni 2019-2020 i programit të lajmeve të pasdites ”La vita in diretta”, së bashku me Alberto Matano.
Përvoja e saj me programin përfundoi disi turbulente, me largimin e saj nga Rai.
Kështu, Cuccarini u rikthye në Mediaset, e zgjedhur nga Maria De Filippi si mësuese vallëzimi në shkollën ”Amici”.
Cuccarini gjithmonë e ka theksuar, në intervista, angazhimin e saj për ta ndarë këtë shkathtësi me të rinjtë.
”Në Amici përpiqem të jem pranë tyre, t’i motivoj, t’i mbroj dhe madje t’i qortoj nëse është e nevojshme. Por hapi më i rëndësishëm ndërmerret prej tyre përmes punës së tyre, por megjithatë forca dhe streha ime e sigurtë mbetet familja ime, … burri dhe fëmijët e mij”, thekson ajo. /os/
The post KULTURE – Lorella Cuccarini, ylli që magjeps publikun për dekada mbush 60 vjeç! appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.