Shqipëria në flakë, Ambasada e SHBA thirrje amerikanëve: Shmangni zonat e rrezikut, largohuni nga zjarret
Ambasada e SHBA në Tiranë përmes një postimi në rrjete sociale i ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë në Shqipëri që të tregojnë kujdes maksimal për shkak të zjarreve që kanë përfshirë vendin.
Ambasada e SHBA i bën thirrje amerikanëve që të shmangin zonat e rrezikuara dhe të respektojnë urdhrat për evakuim apo çdo lloj udhëzimi të policisë.
“Ambasada Amerikane në Tiranë po monitoron me kujdes zjarret që po përfshijnë vendin dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë të tregojnë kujdes maksimal në zonat e rrezikuara.
Shumë zona janë në proces evakuimi. Ju lutemi shmangni këto zona dhe ndiqni udhëzimet e policisë për mbylljen e rrugëve apo ndërprerjet e trafikut.
Ndalohet kalimi përmes zonave me tym apo flakë. Nëse ndodheni pranë një zjarri, largohuni menjëherë.
Për çdo ndihmë apo informacion, kontaktoni Ambasadën në numrin 4224-7285 (nga Shqipëria) ose +355-4224-7285 (nga jashtë Shqipërisë), ose në email: ACSTirana@state.gov“, thuhet në njoftimin zyrtar.
Aktualisht në vend raportohen 30 vatra aktive zjarri, ndërsa situata më kritike paraqitet në Gramsh ku janë kryer evakuuime masive të banorëve.
Albania: The U.S. Embassy in Tirana continues to monitor several wildfires throughout the country and urges all U.S. citizens to exercise caution in areas threatened by the fires. Several areas throughout the country are under evacuation order. More information at… pic.twitter.com/uZUFEw75Qu
— Travel – State Dept (@TravelGov) August 12, 2025
The post Shqipëria në flakë, Ambasada e SHBA thirrje amerikanëve: Shmangni zonat e rrezikut, largohuni nga zjarret appeared first on Albeu.com.