Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Shkollat pa nxënës, në 5 vite në Korçë mbyllën dyert 22 institucione arsimore

Në pesë vitet e fundit, në qarkun e Korçës janë mbyllur 22 shkolla për shkak të rënies së numrit të nxënësve. Fshatra si Dardha, Boboshtica dhe Polena po përballen me boshatisje si pasojë e emigracionit dhe lindjeve të pakta Emigracioni po shuan fshatrat. Në Dardhë, Boboshticë e Polenë të Korçës numri i nxënësve po njeh […]

The post Shkollat pa nxënës, në 5 vite në Korçë mbyllën dyert 22 institucione arsimore appeared first on BoldNews.al.

Vëllezër armësh: Më shumë ndihmë nga Koreja për Rusinë

“Nuk shoh shenja se,  Vladimir Putini dëshiron një paqe të drejtë”, u shpreh ekspertja e Rusisë Margarete Klein në një intervistë për DW. “Ai përpiqet për kapitullimin e Ukrainës”, thekson drejtuesja e grupit kërkimor për Rusinë dhe Euroazinë në Fondacionin Gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë (SWP), i cili këshillon edhe qeverinë gjermane. Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul kishte shprehur më […]

The post Vëllezër armësh: Më shumë ndihmë nga Koreja për Rusinë appeared first on BoldNews.al.

Të shtëna me armë zjarri në Lushnje, pronari i lokalit plagos klientin/ EMRAT

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë mesnatës në fshatin Çukas, Lushnjë, ku një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit. Sipas Policisë, shtetasi Resul Gashi, 56 vjeç, dyshohet se ka plagosur në këmbë me armë zjarri një 58-vjeçar, klient i lokalit të tij. I plagosuri, i identifikuar si […]

The post Të shtëna me armë zjarri në Lushnje, pronari i lokalit plagos klientin/ EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Aksident i 4-fishtë në Bulqizë-Peshkopi, disa persona të plagosur

Një aksident i katërfishtë është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin nacional Bulqizë – Peshkopi. Katër automjete të cilat po lëviznin në drejtim të Bulqizës janë përplasur duke përfunduar në kanal. Si pasojë u plagosën të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët që ndodheshin në to, disa prej të cilëve janë dërguar për të marrë […]

The post Aksident i 4-fishtë në Bulqizë-Peshkopi, disa persona të plagosur appeared first on BoldNews.al.

DW: Dhunë gjatë protestave në Serbi: Si po reagon BE-ja?

Situata në Serbi është e tensionuar: Çdo ditë ka raportime të reja për dhunë policore kundër demonstruesve, arrestime dhe akuza se qeveria e vendit të Ballkanit Perëndimor po punëson banda kriminale kundër popullsisë së vet civile. Që kur një tendë stacioni treni u shemb në qytetin verior serb të Novi Sadit në nëntor 2024, duke vrarë 16 […]

The post DW: Dhunë gjatë protestave në Serbi: Si po reagon BE-ja? appeared first on BoldNews.al.

Droni i rrëzuar ukrainas shkakton zjarr në një central bërthamor në Rusi

Në centralin bërthamor të Kurskut në Rusi ka shpërthyer një zjarr pasi ushtria rrëzoi një dron ukrainas që po fluturonte pranë centralit, thanë autoritetet. Droni – një prej disa që u raportuan nga autoritetet ruse më 23 gusht – u rrëzua në një transformator, duke shkaktuar zjarr. Më pas, flakët u shuan dhe nuk raportohet […]

The post Droni i rrëzuar ukrainas shkakton zjarr në një central bërthamor në Rusi appeared first on BoldNews.al.

Përleshen dy familje shqiptare në Itali, pesë persona përfundojnë në spital

Gjashtë persona me origjinë shqiptare, pjesëtarë të dy familjeve, janë arrestuar në Cassano delle Murge, në Bari, pas një sherri të dhunshëm që ndodhi për motive të dobëta. Sipas hetimeve të karabinierëve, konflikti ka degjeneruar në përleshje fizike në qendër të qytetit. Pesë nga të arrestuarit, të moshës nga 27 deri në 66 vjeç, përfunduan […]

The post Përleshen dy familje shqiptare në Itali, pesë persona përfundojnë në spital appeared first on BoldNews.al.

Grabitësit e karburantit luftë me policinë në autostradë, një i plagosur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm (24 gusht) në autostradën Durrës–Tiranë, në zonën e Sukthit, ku dy persona u përfshinë në një përplasje të armatosur me Policinë. Dy autorët kishin vjedhur një automjet më datë 20 gusht 2025, në zonën e Sektorit Rinia, Durrës, dhe e përdorën […]

The post Grabitësit e karburantit luftë me policinë në autostradë, një i plagosur appeared first on BoldNews.al.

Sa kushton një vakt në restorant? Më i liri Durrësi, më i shtrenjti Jugu

Çmimet në restorantet shqiptare mbeten ndër më të përballueshmet në rajon, por dallimet mes qyteteve janë të ndjeshme. Një darkë për dy persona në bregdet kushton më shumë se në veri apo në qytetet e tjera brenda vendit, ndërsa mishi i viçit dhe peshku mbeten kategoritë më të shtrenjta. Një përmbledhje e çmimeve në restorante […]

The post Sa kushton një vakt në restorant? Më i liri Durrësi, më i shtrenjti Jugu appeared first on BoldNews.al.

Vështirësohet pleqërimi, rritet me shpejtësi hendeku mes pensionit mesatar dhe pagës mesatare

Rritja e kostove të jetesës vit pas viti nga shtrenjtimi i çmimeve ka gjasa të dëmtojnë më shumë pensionistët, pasi diferenca ndërmjet pensionit mesatar dhe pagës mesatare po rritet shumë shpejt. Fuqia blerëse për pjesën tjetër të popullatës mbahet disi në kontroll nga rritja e pagave, ndërsa për pensionet mbrojtja është e papërfillshme. Të dhënat […]

The post Vështirësohet pleqërimi, rritet me shpejtësi hendeku mes pensionit mesatar dhe pagës mesatare appeared first on BoldNews.al.

Lirimi i hapësirave publike në Durrës, Rama: Vazhdojmë

TIRANË, 23 gusht /ATSH/ Në të gjithë vendin vazhdon puna për lirimin e hapësirave publike nga subjektet që kanë zaptuar trotuaret që janë për kalimin e këmbësorëve apo dhe ambientet që u shërbejnë komunitetit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga lirimi i hapësirave publike në Durrës, nga subjektet që kishin zaptuar pa leje hapësirën publike.

“Durrës, vazhdojmë”, shkruan Rama, krahas pamjeve.

Lirimi i hapësirave publike është i domosdoshëm për rritjen e cilësisë së shërbimeve, por edhe funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.

Në këtë kuadër, kryeministri Rama ka paralajmëruar se po hartohet edhe Rregullorja Kombëtare në të cilën do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojë biznesi.

Puna ka nisur në fillim të muajit korrik dhe do të vijojë të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror në mbrojtje të cilësisë së jetës në komunitet dhe vjen në kuadër të programit “Rilimdja Urbane 2.0”

/m.m//a.f/

The post Lirimi i hapësirave publike në Durrës, Rama: Vazhdojmë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kumbaro ndan pamje nga vizita e turistëve në Gjirokastër: Radhë e bukur në Kalanë e Argjirosë

TIRANË, 23 gusht /ATSH/ Kalaja e Gjirokastrës është një ndalesë e përhershme për turistët vendas dhe të huaj që zgjedhin të vizitojnë qytetin e gurtë.

Falë vlerave historike dhe arkitektonike që mbart kështjella, vizitorët vendas e të huaj e konsiderojnë atë monumentin më të preferuar për të qenë në listën e vendeve për t’u parë.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau në rrjetet sociale një video ku shihet interesi i vizitorëve për të vizituar këtë kala.

“Ka radhë e radhë…. Po kësaj i them radhë e bukur unë, në hyrje të Kalasë më të bukur në botë, Kalasë së Argjirosë”, u shpreh Kumbaro.

Vizitorë vendas dhe të huaj që ecin mbi gurët shekullorë, grupe turistike që vizitojnë dhe prijnë drejt historisë, aparate që shkrepin kujtime, kjo është pamja që ofron qyteti mijëravjeçar.

Panorama nga kalaja e Gjirokastrës është një pamje që ngjall kureshtje te vizitorët, të interesuar për historinë dhe kulturën që ky qytet mbart.

Gjirokastra, apo siç njihet ndryshe “qyteti i gurtë”, është ndër qytetet më të bukura në jug të Shqipërisë. Me vlera të shumëfishta që ka ky qytet-muze është pranuar ndër të parët qytete në UNESCO. Simboli kryesor i qytetit është Kalaja. Ajo është e vendosur mbi një kodër pak të shkëputur nga Mali i Gjerë, e ngritur në një pikë vrojtuese rreth 370 m mbi nivelin e detit.

/m.m/

The post Kumbaro ndan pamje nga vizita e turistëve në Gjirokastër: Radhë e bukur në Kalanë e Argjirosë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pelegrinazhi në malin e Tomorrit, Rama: Tradita që mbledh çdo vit mijëra besimtarë

TIRANË, 23 gusht/ATSH/ Ditët e pelegrinazhit në majën e Malit të Tomorrit, në Kulmak, të njohura si ditët e shenjta të bektashinjve, bashkojnë çdo vit në Teqenë e Kulmakut mijëra pelegrinë nga e gjithë Shqipëria, diaspora e bota.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga ky pelegrinazh, i cili këtë vit zhvillohet në datat 18-25 gusht.

“Pelegrinazhi në malin e Tomorrit, tradita që mbledh çdo vit qindra e mijëra besimtarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora, për të ndjerë së bashku fuqinë shpirtërore të këtij vendi të shenjtë”, u shpreh kryeministri Rama.

Çdo vit në Teqenë e Kulmakut mbërrijnë me mijëra pelegrinë nga e gjithë Shqipëria por edhe nga vise të tjera ku jetojnë shqiptarët.

Për mbarëvajtjen e këtij pelegrinazhi si dhe shmangien e aksidenteve në rruge, Policia e Beratit ka hartuar një plan masash duke patrulluar në të gjitha akset rrugore që të çojnë drejt malit.

Besimtarët ngrenë çadrat e tyre në këtë vend të shenjtë, duke kryer jo vetëm kurbanin e festës, por duke ngjitur me këmbë edhe majën e Malit të Tomorrit, i cili ndodhet 2416 metra mbi nivelin e detit.

Gjerësisht mendohet se në malin e Tomorrit gjendet varri i Abaz Aliut, një martir i besimit të tij, por ka pretendime të tjera që thonë se varri i kësaj figure legjendare që ka jetuar mbi 1400 vjet më parë, të gjendet në Qerbela. Gjithsesi Abaz Aliu ka hyrë në kulturën shqiptare si një personalitet i jashtëzakonshëm dhe mrekullibërës. Besimtarët e komunitetit bektashi e kanë Abaz Aliun një figurë tej mase të adhuruar.

/m.m/

The post Pelegrinazhi në malin e Tomorrit, Rama: Tradita që mbledh çdo vit mijëra besimtarë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Koçiu: 9 mijë pacientë u trajtuan në Spitalin e Sarandës nga qershori, 714 të huaj

TIRANË, 23 gusht/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka zhvilluar një vizitë në Spitalin e Sarandës, i cili gjatë sezonit turistik përballet me fluks të shtuar të qytetarëve që kërkojnë shërbime shëndetësore.

Koçiu thekson se Saranda në verë 3-4 fishohet nga mijëra pushues, dhe me të rritet ndjeshëm edhe fluksi i pacientëve në Spitalin e Sarandës.

“Vetëm nga qershori deri në mesin e gushtit janë trajtuar rreth 9 mijë pacientë, mes tyre 714 turistë të huaj”, theksoi ministrja e Shëndetësisë.

Ndërkohë Koçiu informoi se urgjenca pret deri në 200 raste çdo ditë.

“Falë stafit të përkushtuar dhe strukturave të angazhuara, garantojmë që çdo qytetar dhe vizitor të marrë ndihmën, në kohe dhe me profesionalizëm”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

Falë angazhimit të jashtëzakonshëm të stafit mjekësor dhe mbështetjes së qendrave shëndetësore verore, ky spital ka arritur të ofrojë shërbime shëndetësore të pandërprera dhe cilësore.

/m.m/

The post Koçiu: 9 mijë pacientë u trajtuan në Spitalin e Sarandës nga qershori, 714 të huaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Valë dhe fjalë”, panairi i parë veror i librit në Shëngjin

TIRANË, 23 gusht/ATSH/ “Valë dhe fjalë”, panairi i parë veror i librit që e shndërron Shëngjinin në kryeqendrën e letërsisë shqiptare u çel mbrëmë në një aktivitet që mblodhi shkrimtarë e botues nga gjithë trevat shqiptare.

Aktiviteti u organizua nën ideimin e shkrimtarit te talentuar Liridon Mulaj dhe me mbështetjen e bashkisë Lezhë.

Kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu vlerësoi organizmin e këtij panairi ku merrnin pjesë 20 shtëpi botuese, shkrimtarë, kritikë, zyrtarë e pushues nga gjithë trevat e vendit.

“Lezha ngelet qytet i dashur për librin. I quajtur qyteti i muzës, aktivitete të tilla i japin më shumë energji jetës së përditshme. Nder dhe privilegj që kishim mes nesh, deputeten e Kuvendit të Kosovës Shqipe Selimi, si dhe Kryetaren e Komunës së Presheves Ardita Sinani”, u shpreh Ndreu.

Shtëpitë botuese më të njohura në vend prezantuan në këtë panair botimet e tyre më të fundit. Po ashtu, 6 panele me emra të njohur të letrave shqipe diskutuan mbi tema që prekin historinë, të tashmen dhe të ardhmen e letërsisë.

/m.m/

The post “Valë dhe fjalë”, panairi i parë veror i librit në Shëngjin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Manastirliu: Shkolla “Dëshmorët e Peshkëpisë” në Selenicë hap dyert në shtator me kushte dinjitoze

TIRANË, 23 gusht/ATSH/ Shkolla 9- vjeçare “Dëshmorët e Peshkëpisë” në Selenicë do të hapë dyert në shtator me ambiente tërësisht të rikonstruktuara, duke ofruar kushte dinjitoze për nxënësit dhe mësuesit.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manasstirliu ndau sot në rrjetet sociale pamje nga godina e rikonstruktuar me klasa të reja, bibliotekë, laboratorë dhe terrene sportive moderne.

“Garantojmë kushte dinjitoze për nxënësit dhe mësuesit, falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë Selenicë”, u shpreh Manastirliu.

Me buxhetin e vitit 2025 do të ndërtohen ose rikonstruktohen rreth 70-80 objekte arsimore të arsimit bazë, me rreth 1000-1200 klasa/laboratorë, ku do të përfitojnë rreth 20 000-25 000 nxënës dhe 1500-2000 punonjës mësimorë.

Në të gjithë vendin vijojnë përgatitjet që shkollat të jenë gati për vitin e ri shkollor 2025-2026.

/m.m/

The post Manastirliu: Shkolla “Dëshmorët e Peshkëpisë” në Selenicë hap dyert në shtator me kushte dinjitoze appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Turistë nga vendet evropiane në bujtinën “Dini” në Rubik, Denaj: Mbështetje financiare fermerëve me normë interesi 2%

TIRANË, 23 gusht/ATSH/ Arjel Marku prej 6 vitesh kujdeset për sipërmarrjen agroturistike të familjes, bujtinën “Dini”, e hapur për këdo që dëshiron të shijojë autenticitetin e Shqipërisë rurale në fshatin Katund i Vjetër, në Rubik.

Kuzhina tradicionale, e përgatitur me produkte vendase dhe receta të trashëguara brez pas brezi, sjellin në tryezë shijen e pastër të produkteve “Made in Albania”, të kultivuara nga familja e bujtinës dhe bashkëpunimi me fermerët e zonës.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kjo bujtinë ku mikpritja e ngrohtë familjare e kthen çdo vizitë në një përvojë unike dhe mysafiri ndihet si në shtëpinë e vet.

Denaj theksoi se përmes Skemës Kombëtare të Investimeve me 50% grant dhe mbështetjes nga Kredia e Butë të kombinuar me Garancinë Sovrane, çdo fermer mund të përfitojë financim me normë interesi vetëm 2% dhe mbulim kolateral deri në 70%.

Ndërkohë sipas saj, për zonat malore mbështetja është edhe më e madhe falë Paketës së Maleve.

Bujtina “Dini” është hapur në vitin 2018 dhe është certifikuar si agroturizëm me ushqime bio. Arjel Marku trego se 70% të prodhimeve i marrin nga zona të tjera, ndërsa pjesën tjetër e kultivojnë vetë.

“Bujtina ndodhet në distancë shumë të afër me kryeqytetin dhe kjo e bën të favorshme për gjithë vizitorët. Po ashtu, Shëngjini dhe Talja janë vetë 25 km larg”, tha Marku.

Sipas tij, turistët e huaj që vizitojnë këtë bujtinë vijnë kryesisht nga Holanda, Spanja, Italia dhe Gjermania.

/m.m/

The post Turistë nga vendet evropiane në bujtinën “Dini” në Rubik, Denaj: Mbështetje financiare fermerëve me normë interesi 2% appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Aksion pastrimi në 10 parqe kombëtare në 26 gusht

TIRANË, 23 gusht/ATSH/ Fushata “Male të pastra” rikthehet sërish këtë vit në datën 26 gusht.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale ftesën për t’iu bashkuar nismës “Male të Pastra”, një aksion pastrimi organizuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në dhjetë parqe kombëtare e natyrore në datën 26 gusht.

Rama tha se ky është një kontribut modest i gjithësecilit e njëkohësisht mesazh kuptimplotë për kujdesin ndaj natyrës së përbashkët.

Aksioni i pastrimit “Male të pastra” angazhoi vitin e kaluar qindra vullnetarë, të cilët larguan qindra kilogramë mbetje nga parqet kombëtare.

Këtë vit fushata do të shtrihet në Parqet Kombëtare të Dajtit, Tomorrit, Llogorasë, Qafështamës, Zagorisë, Prespës, Shebenik, Korab-Koritnik si dhe në Alpet Shqiptare.

/m.m/

 

The post Rama: Aksion pastrimi në 10 parqe kombëtare në 26 gusht appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balluku në Lushnjë, takim me deputetët e rinj të PS-së


TIRANË, 22 gusht/ATSH/ Drejtuesja politike e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Belinda Balluku zhvilloi sot një takim informal me deputetët e rinj të bashkisë Lushnjë.

Balluku ndau në rrjetet sociale momente nga takimi me deputetët Kiduina Zaka, Asfloral Haxhiu dhe Elton Korreshi, të cilët do të hyjnë për herë të parë në parlament, si të zgjedhur të PS-së në qarkun e Fierit.

“Një mbrëmje e këndshme në Lushnje, me deputetët e rinj të kësaj bashkie, që në shtator do të nisin një rrugëtim të ri në karrierën e tyre politike. Kush mendon që Lushnja nuk ka jetë nate e ka gabim. Ja ku jemi ne të katërt, të premten në mbrëmje, në një nga kafet e këndshme të qendrës së Lushnjës, që mbushet plot me rini”, tha Balluku.

Balluku u shpreh se takimi u organizua në një kohë kur pas pak ditësh do të mblidhet parlamenti.

“Pas pak ditësh fillon parlamenti dhe tre kolegët e mi janë për herë të parë në parlament dhe kanë emocionet e tyre. Megjithatë diskutuam se çfarë kemi bërë gjatë verës, çfarë do të bëjmë nga shtatori e tutje, por mbi të gjitha kemi qeshur shumë sonte me doktorin (Asforal Haxhiu), i cili është me një këmbë nga politika dhe këmba tjetër në sallën e kirurgjisë. As ai nuk e di se si do t’ia dali”, tha Balluku.

/m.m/j,p.

The post Balluku në Lushnjë, takim me deputetët e rinj të PS-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Mbrëmje e veçantë mbi sigurinë rrugore në Durrës


TIRANË, 22 gusht/ATSH/ Edukimi i fëmijëve me rregullat bazë të sjelljes qytetare e sigurisë në rrugë është në fokus të punës së autoriteteve përgjegjëse për sigurinë rrugore.

Në këtë drejtim, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor organizoi kinemanë verore në Durrës, ku fëmijët mësuan edhe rregulla të rëndësishme të qarkullimit rrugor.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga ky organizim pranë Sfinksit, në Durrës.

“Një mbrëmje e veçantë në Durrës mbi sigurinë rrugore”, shkruan Rama, ndërkohë që ky  aktivitet u kthye në një përvojë edukative dhe argëtuese për fëmijët.

Fëmijë dhe të rritur u mblodhën për të shijuar kinemanë verore në Durrës. Përveç argëtimit dhe buzëqeshjeve, fëmijët mësuan edhe rregulla të rëndësishme të qarkullimit rrugor, duke e kthyer këtë aktivitet në argëtim dhe mësim njëkohësisht.

Në kuadër të edukimit mbi sigurinë rrugore, DPSHTRR organizon një sërë veprimtarish me në fokus njohjen e manualeve edukative, ndërgjegjësimin mbi rreziqet në rrugë, praktikat e sjelljeve të përgjegjshme, zgjedhjet e sigurta në situata të improvizuara rrugore për veten e të tjerët, njohjen e tabelave sinjalizuese etj.

/m.m/j.p/

The post Rama: Mbrëmje e veçantë mbi sigurinë rrugore në Durrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌