SHORTI/ Champions “i vërtetë”, finale të parakohshme në fazën e parë të Ligës
MONACO- Champions League merr formë me shortin e hedhur në Monako që përcaktoi përballjet në fazën e ligës të turneut më të rëndësishëm të futbollit europian për klube.
Sfida gjigantësh dhe finale të parakohshme, siç janë ato mes Barcelonës dhe Bajern Mynih, Real Madrid-Manchester Siti, apo Inter-Liverpul. Gjithsej janë 4 vazo dhe 36 skuadra në total që presin të mësojnë kundërshtarët.
Ndeshjet e para në fazën e Ligës të Champions do të luhen nga data 16 deri më 18 shtator. Më 30 shtator dhe 1 tetor është faza e dytë. Faza e tretë e Fazës së Ligës është më 28 janar 2026.
Çdo klub do të përballet me dy kundërshtarë nga secila vazo, duke luajtur përkatësisht një ndeshje në shtëpi dhe një ndeshje jashtë fushe. Ekzaktësisht, çdo skuadër do ketë 8 kundërshtarë të ndryshëm.
Ndarja e ekipeve në vazo:
Vazo 1: PSG, Real Madrid, Man. City, Bayern, Liverpool, Inter, Chelsea, Dortmund, Barcelona.
Vazo 2: Arsenal, Bayer Leverkusen, Atlético Madrid, Benfica, Atalanta, Villarreal, Juventus, Eintracht Frankfurt, Brugge.
Vazo 3: Tottenham, PSV, Ajax, Napoli, Sporting, Olympiacos, Slavia Pragë, Bodø/Glimt, Marseille.
Vazo 4: Copenhagen, Monaco, Galatasaray, Union SG, Qarabağ, Athletic Bilbao, Newcastle, Pafos, Kairat.
Për të parë përballjet Klikoni këtu