Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 27 August 2025Main stream

Meloni: Italia jo më e ‘sëmura e Evropës’, reagimi i Izraelit i tepruar

27 August 2025 at 18:09

Duartrokitje të gjata për kryeministren italiane,  Giorgia Meloni pas një fjalimi në Rimini, ku ajo foli edhe për Evropën, Gazën dhe Ukrainën.

”Ne kemi nevojë për një Evropë që bën më pak, por bën më mirë”, tha Meloni.

”Sfida është të përvijojmë një Evropë pragmatike, duke shkuar përtej debatit të ndenjur për më shumë ose më pak Evropë”, theksoi ajo.

”Misioni im është të siguroj që Italia të rimarrë vendin e saj të ligjshëm në botë: e fortë, krenare dhe autoritare”, tha Meloni.

”Sot, Italia jonë ynë ka rifituar vendin e saj në botë. Nuk konsiderohet më e sëmura e  Evropës, por një model stabiliteti. Investitorët na shohin si një vend të sigurt dhe normat e interesit tani janë në përputhje me ato të Francës”, vërejti kryeministrja.

”Për sa i përket BE-së në gjendjen aktuale, ajo është e dënuar me mungesë rëndësie gjeopolitike, e paaftë për t’iu përgjigjur sfidave konkurruese me Shtetet e Bashkuara dhe Kinën”, tha Meloni.

Lidhur me situatën në Lindjen e Mesme, Meloni theksoi se “nuk kemi hezituar për asnjë minutë në mbështetjen e të drejtës së Izraelit për siguri pas 7 tetorit, një tmerr që do të mbetet i skalitur në ndërgjegjen e terroristëve. Por, nuk mund të heshtim sot përballë një reagimi që ka shkuar përtej parimit të proporcionalitetit, duke pretenduar viktima të pafajshme” dhe duke synuar gjithashtu “komunitetet e krishtera”.

“Ne dënojmë vrasjen e papranueshme të gazetarëve në Gaza”, theksoi ajo.

“U bëjmë thirrje të gjitha vendeve të ushtrojnë çdo presion të mundshëm mbi Hamasin për të liruar pengjet që mbahen ende. Dhe i bëjmë thirrje Izraelit të ndalojë sulmet, të ndalojë zgjerimin e vendbanimeve të kolonëve në Bregun Perëndimor dhe të lejojë aksesin në ndihmë humanitare. Italia është vendi evropian që ka bërë më shumë”, theksoi ajo.

”Ndërkohë, pas tre vitesh lufte në Ukrainë janë hapur shkëndija shprese për një rrugë të negociuar, falë rezistencës heroike të popullit ukrainas dhe mbështetjes së bashkuar të Perëndimit, Evropës dhe Italisë, pavarësisht një opinioni publik që nuk është gjithmonë i bindur”, shtoi ajo.

“Çelësi i paqes është aktivizimi i garancive të forta të sigurisë për Ukrainën, të afta për të parandaluar agresion të mëtejshëm. Kjo është pika e fillimit e vendosur në Uashington. Propozimi italian, i bazuar në një mekanizëm të frymëzuar nga Neni 5 i NATO-s, është aktualisht kryesori në tryezë dhe për këtë duhet të jemi krenarë”, vërejti kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.

Beqiri: Futbolli nuk njeh gjithmonë favoritë

27 August 2025 at 19:53

Shkëndija e Tetovës ka zhvilluar sonte stërvitjen e fundit zyrtare para ndeshjes së kthimit në play-offin e Ligës së Evropës, që do të luhet nesër në Razgrad kundër kampionit bullgar, Ludogorets, njofton Telegrafi.

Trajneri Jeton Beqiri doli para gazetarëve, duke theksuar se ekipi është i përgatitur dhe i motivuar për të dhënë gjithçka në këtë duel vendimtar:

“Në ndeshjen e nesërme do të mundohemi të bëjmë paraqitjen tonë më të mirë, të japim maksimumin dhe të jemi të disiplinuar në aspektin defenziv. Duhet të shfrytëzojmë rastet që do të na paraqiten, sepse dihet që kemi përballë një kundërshtar shumë cilësor, i cili mund të të ndëshkojë në çdo moment nëse nuk je i fokusuar 100%”, u shpreh Beqiri.

Ai shtoi se edhe pse Ludogoretsi është favorit në letër, gjithçka është e mundur në futboll:

“Futbolli është i bukur sepse jo gjithmonë fiton favoriti. Çdo natë shohim ekipe që befasojnë dhe eliminojnë kundërshtarë me buxhete shumë më të mëdha dhe me futbollistë më cilësorë.”

Sa i përket gjendjes së skuadrës, Beqiri theksoi se ekipi është pothuajse i plotë, me disa lojtarë që kanë probleme të vogla, por janë të gatshëm të japin kontributin e tyre. Mungesa e vetme është sulmuesi Atdhe Mazari, i cili nuk ka të drejtë loje në këtë fazë. /Telegrafi/

The post Beqiri: Futbolli nuk njeh gjithmonë favoritë appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Formacionet zyrtare, Shkëndija – Ludogorets, Beqiri në sulm me kapitenin Ibraimi

21 August 2025 at 19:06

Shkëndija e Tetovës sonte përballet me Ludogoretsin në ndeshjen e parë të Play-Offit të Ligës së Evropës, ku pasi që tetovarët kanë siguruar fazën e Grupeve të Ligës së Konferencës, kërkojnë të shkojnë një hap më larg, të shkruajnë histori duke siguruar rezultat të mirë në ndeshjen e parë, që do tu mundësonte grupet e ligës së dytë më të rëndësishme evropiane, ate të Ligës së Evropës.

Ndeshja e parë luhet në Shkup, në stadiumin Arena “Todor Proeski”, ku kuqezinjtë presin mbështetje të madhe edhe nga tifozët e flaktë dhe armata e “Ballistëve”.

Trajneri Jeton Beqiri për këtë ndeshje ka vendosur të luajë në portë me Baboucarr Gaye, ndërsa mbrojtja përbëhet nga

Aleksander Trumçi, Klisman Cake, Ronaldo Ëebster dhe Imran Fetai.

Në mesfushë, Reshat Ramadani, Adamu Alhassan dhe Arbin Zjenullahi kanë marrë besimin e trajnerit Beqiri.

Sulmi përbëhet nga kapiteni Besart Ibraimi, i ndimuar nga Fabrice Tamba dhe Liridon Latifi.

Në anën tjetër trajneri portugez i bullgarëve, Rui Mota do ta sulmojnë Shkëndijën me francezin Mounir Chouiar, Yves Erick Bile dhe Erick Marcus. /Telegrafi/

Shkëndija: Baboucarr Gaye, Aleksander Trumçi, Klisman Cake, Ronaldo Ëebster Imran Feta, Reshat Ramadani, Adamu Alhassan, Arbin Zjenullahi Besart Ibraimi (kapiten), Fabrice Tamba dhe Liridon Latifi.

Ludogorets: S. Padt, Son, I. Nachmias, D. Almeida, A. Nedyalkov, Pedro Naressi, D. Duarte, P. Staniç, Erick Marcus, Mounir Chouiar dhe Y. E. Bile

 

 

The post Formacionet zyrtare, Shkëndija – Ludogorets, Beqiri në sulm me kapitenin Ibraimi appeared first on Telegrafi.

FCSB shkon në pushim me dy gola epërsi ndaj Dritës – goli i parë erdhi pas 30 sekondash

14 August 2025 at 20:52

Pas pjesës së parë, FCSB po fiton ndaj Dritës me rezultat 2-0 në ndeshjen e kthimit të raundit të tretë të Ligës së Evropës.

Goli i parë për ekipin rumun u shënuan nga Juri Cisotti, i cili realizoi me kokë pas një krosimi perfekt, vetëm pas 30 sekondash lojë.

Nuk vono shumë, David Miculescu, në minutën e 18-të mposhti portierin gjilanas Faton Maloku duke e çuar topin në këndin e poshtëm të djathtë të portës për 2-0.

Me këtë rezultat dhe fitoren 3-2 në Bukuresht një javë më parë, rezultati i përgjithshëm shkon në 5-2, duke i pakësuar gjasat e kampionit tonë gjithçka për kualifikimin.

Drita pati një mundësi për penallti në minutën e 24-t, por gjyqtari nuk e dha.

Gjilanasit duhet të reagojnë në pjesën e dytë për të rikthyer shanset, ndërsa mysafirët rumunë synojnë të ruajnë avantazhin dhe të sigurojnë një fitore vendimtare për të kaluar më tej në garë. /Telegrafi/ 

The post FCSB shkon në pushim me dy gola epërsi ndaj Dritës – goli i parë erdhi pas 30 sekondash appeared first on Telegrafi.

Formacionet zyrtare, Drita – FCSB: Ramadani ndryshon rreshtim, kërkohet fitorja historike

14 August 2025 at 18:48

Drita do të përballet sonte me FCSB në ndeshjen e kthimit të raundit të tretë të Ligës së Evropës, ku pas paraqitjes inkurajuese në Bukuresht një javë më parë, gjilanasit janë të vendosur të shkruajnë histori para tifozëve të tyre në “Fadil Vokrri”.

Në duelin e parë, kampioni i Kosovës kishte befasuar me epërsi 0-2, por rumunët përmbysën gjithçka në pjesën e dytë, duke fituar 3-2 dhe duke lënë të hapur garën për kualifikim.

Trajneri Zekirija Ramadani për këtë ndeshje ka vendosur të luajë në portë me Faton Maloku, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Besnik Krasniqi, Egzon Bejtullai, Raddy Ovouka dhe Blerton Sheji.

Në mesfushë treshja e zakonshme, Ron Broja, Albert Dabiqaj dhe Vesel Limaj, që tashmë ka fituar besimin e trajnerit.

Sulmi përbëhet nga Arb Manaj në qendër, ndërsa kah krahët vijnë Veton Tusha dhe Liridon Balaj.

Në anën tjetër, te FCSB luajnë në sulm Miculescu, Edjouma, Cisotti dhe Birligea.


Drita: Maloku, Be. Krasniqi, Bejtullai, Ovouka, Sheji, Broja, Dabiqaj, Limaj, Balaj, Tusha, Manaj.

FCSB: Tarnovanu, Cretu, M, Popescu, Ngezana, Pantea, Sut, Chiriches, Miculescu, Edjouma, Cisotti. Birligea.


/Telegrafi/ 

The post Formacionet zyrtare, Drita – FCSB: Ramadani ndryshon rreshtim, kërkohet fitorja historike appeared first on Telegrafi.

Shpërblimi për triumfin në Superkupë, PSG mori 30 herë më pak se kur e fitoi Ligën e Kampionëve

14 August 2025 at 10:47

Lojtarët e PSG-së mposhtën Tottenhamin mbrëmë pas një serie penalltish dhe fituan Superkupën e Evropës, por shpërblimi financiar për këtë sukses ishte relativisht modest.

Sipas raportimeve nga mediat e ndryshme evropiane, fitimi i tyre ishte 30 herë më i ulët se për titullin e Ligës së Kampionëve.

Për pjesëmarrjen në ndeshjen e luajtur mbrëmë në Udinese të Italisë, të dyja ekipet morën nga katër milionë euro, ndërsa PSG-së iu shtua edhe një milion euro si fituese.

Kështu, shuma totale për parisienët arriti në 5 milionë euro, krahasuar me 150 milionë eurot që morën për fitimin e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.

What a team 🥹❤💙 pic.twitter.com/aEb0chqKDb

— Paris Saint-Germain (@PSG_English) August 14, 2025

Edhe pse PSG luajti 17 ndeshje për të arritur titullin e Ligës së Kampionëve, shpërblimi prej 5 milionë eurosh për Superkupën duket i papërfillshëm në krahasim me kostot e larta të transferimeve dhe pagave në futbollin modern.

Sa i përket ndeshjes, Tottenham kaloi në avantazh me golat e Micky van de Ven dhe Cristian Romero në minutat e 39-të dhe 48-të, ndërsa Kang-In Lee dhe Gonçalo Ramos barazuan për PSG-në në minutat e 85-të dhe 90+4.

Gjuajtjet e penalltive përfunduan 4:3 në favor të Parisienëve. /Telegrafi/

The post Shpërblimi për triumfin në Superkupë, PSG mori 30 herë më pak se kur e fitoi Ligën e Kampionëve appeared first on Telegrafi.

FCSB duket e përgatitur, por paksa edhe qesharake – presidenti i klubit rumun dërgoi në Prishtinë 20 truproje për ekipin e tij

13 August 2025 at 18:39

Pas fitores 3-2 në Bukuresht, kampioni i Rumanisë, FCSB ka zbarkuar sot në Prishtinë, ku do të përballet me kampionin tonë Dritën në ndeshjen e kthimit në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Biletat për këtë ndeshje e vlefshme për raundin e tretë eliminator të Ligës së Evropës, po shiten me ritme të larta, deri tani mbi 6 mijë, ku me gjasë në ditën e ndeshjes do të kemi stadiumin e mbushur.

Edhe këtë herë, sikurse në Bukuresht, tifozët mysafir mungojnë, por megjithëse presidenti i FCSB-së, Gigi Becali, nuk e mori lehtë çështjen e sigurisë, gjë që në Kosovë duket qesharake.

Ai dërgoi rreth 20 truproja në Kosovë për të shoqëruar ekipin, duke e cilësuar si një masë të nevojshme pas disa “fjalëve të dëgjuara” për të, shkruan Sport.ro, gjë që e bën edhe me qesharake situatën, pasi çdo klub që ka ardhur në Kosovë është pritur dhe përcjell me respekt.

“Nuk dua t’i turpëroj, por e kuptova që ata folën për mua. Nuk thashë asgjë dhe nuk do të them asgjë, sepse nuk dua të nxis dhunë. Thjesht vendosa të dërgoj rreth 20 truproja në Kosovë, sepse kështu duhet të jetë”, kishte deklaruar Becali, disa ditë më parë për Fanatik.

Presidenti i FCSB, Becali, njihet për veprime dhe deklarata skandaloze, ku pothuajse në të gjitha ndeshjet vendos për formacionin startues. Ai edhe vendimin e truprojave e ka marr pasi ka “dëgjuar diçka”, pa pasur ndonjë fakt që në Prishtinë nuk ka siguri për klubet mysafire që udhëtojnë këtu.

Megjithatë, FCSB do të zbresë në fushë pa dy lojtarë të rëndësishëm: Risto Radunovic dhe Denis Alibec, të cilët mungojnë për këtë përballje vendimtare.

Në Prishtinë pritet një atmosferë e nxehtë sportive, me Dritën që ka një rast të artë që të fitojë dhe ta shoh vetën minimalisht në fazën e grupeve të Ligës së Konfernecës. /Telegrafi/

The post FCSB duket e përgatitur, por paksa edhe qesharake – presidenti i klubit rumun dërgoi në Prishtinë 20 truproje për ekipin e tij appeared first on Telegrafi.

Superkupa e Evropës/ Sot finalja, PSG dhe Tottenham përballen për trofeun

By: armand
13 August 2025 at 16:24

Një muaj pas përfundimit të sezonit më të mirë në historinë e tyre, PSG e nis sezonin e ri me mundësinë për të fituar një tjetër trofe. Klubi francez fitoi tripletën sezonin e kaluar, përfshirë trofeun e tyre të parë të Champions League, por humbi 3-0 ndaj Chelseat në finalen e Kupës së Botës për […]

The post Superkupa e Evropës/ Sot finalja, PSG dhe Tottenham përballen për trofeun appeared first on BoldNews.al.

Rumunët llogaritin humbjet e milionave euro që mund t’ua shkaktojë Drita

13 August 2025 at 12:52

Në Rumani po frikësohen, pasi Drita mund ta eliminojë FCSB nga rrethi i tretë i Ligës së Evropës dhe t’i shkaktojë humbje të madhe financiare.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Bukuresht i takoi vendasve me rezultat të ngushtë 3-2, por Drita tregoi se mund të përballet edhe me kësi kundërshtarë të mëdhenj.

Gazeta e madhe rumune ‘Fanatik‘ ka shkruar për mundësinë se si Drita mund t’i humbas miliona euro FCSB-së dhe presidentit të tyre Gigi Becali.

“FCSB mund të përballet me një rënie të ndjeshme të të ardhurave nëse eliminohet nga Drita në raundin e tretë paraprak të Ligës së Evropës, duke kaluar në play-off-et e Ligës së Konferencës. Kjo do të ndikonte direkt në bonuset nga UEFA dhe fitimet nga shitja e biletave”.

“Në rast se kampioni rumun e kalon Dritën, atëherë do të përballet me Aberdeen në play-off të Ligës së Evropës. Një sukses në këtë fazë do t’i siguronte FCSB-së një total minimal të garantuar prej rreth 4.66 milionë eurosh, plus bonuse të tjera nga rezultatet në grup dhe koeficienti UEFA, që mund të arrijnë deri në 8 milionë euro”.

“Nëse skuadra eliminohet nga Liga e Evropës por arrin fazën kryesore të Ligës së Konferencës, bonusi minimal do të ishte 3.52 milionë euro, duke humbur mbi një milion euro krahasuar me pjesëmarrjen në Ligën e Evropës. Shumat për fitoret dhe barazimet janë gjithashtu më të ulëta, dhe numri i tifozëve tërheq më pak të ardhura nga shitja e biletave”.

“Skenari më i keq për FCSB është eliminimi nga Drita dhe humbja ndaj fituesit midis Levadia Tallinn dhe Differdange. Në këtë rast, klubi do të sigurojë vetëm 1.36 milionë euro, përfshirë bonusin për eliminim dhe bonusin solidariteti nga UEFA”.

“Sezoni i kaluar ishte shumë më fitimprurës: FCSB arriti në raundin e 16-tave të Ligës së Evropës dhe mblodhi rreth 20 milionë euro, duke kombinuar çmimet nga UEFA dhe të ardhurat nga shitja e biletave. Një sukses i ngjashëm këtë sezon duket i vështirë për t’u arritur”.

“Kjo situatë tregon qartë rëndësinë e rezultateve në garat evropiane për stabilitetin financiar të klubeve si FCSB, ku diferenca midis pjesëmarrjes në Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës mund të jetë 2–4 milionë euro ose më shumë”, ka shkruar Fanatik.ro.

Drita dhe FCSB do të takohen të enjten me fillim nga ora 20:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Gjilanasit do të mundohen të kalojnë tutje ku për Dritën do të ishte hera e parë që arrin në Play-Off të Ligës së Evropës. /Telegrafi/ 

The post Rumunët llogaritin humbjet e milionave euro që mund t’ua shkaktojë Drita appeared first on Telegrafi.

Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampionëve pas humbjes së thellë në Baku

12 August 2025 at 19:54

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës është mundur me rezultat të thellë 5-1 nga Qarabagu në ndeshjen e kthimit të raundit të tretë eliminues në Ligën e Kampionëve, duke i dhënë fund aventurës në garën më prestigjioze evropiane për këtë sezon, raporton Telegrafi.

Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për kampionët e Maqedonisë së Veriut. Fabrice Tamba kaloi Shkëndijën në epërsi në minutën e 10-të, pas një asisti të mrekullueshëm nga Besart Ibraimi, duke mposhtur portierin vendas për 0-1.

Gëzimi i kuqezinjve zgjati shumë pak, pasi në minutën e 16-të, Qarabagu barazoi me një autogol të pafat të Klinsman Cake, pas një krosimi nga goditja e lirë. Vetëm dy minuta më vonë, vendasit përmbysën rezultatin me golin e Kadi Borges, duke kaluar në 2-1.

Presioni i ashpër i azerbajxhanasve vazhdoi dhe në minutën e 33-të, pas një tjetër asisti të Zubir, Akunzade shënoi për 3-1. Vetëm dy minuta më pas, Trumçi shkaktoi penallti dhe Jankoviç e shndërroi në gol për 4-1, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në fillim të pjesës së dytë, trajneri Jeton Beqiri ndërhyri me dy zëvendësime, duke futur Krasniqin dhe Alhasanin në vend të Cakës dhe Latifit, por loja e Shkëndijës nuk ndryshoi ndjeshëm. Qarabagu uli disi ritmin, por sërish dominoi fushën.

Në minutën e 59-të, Leandro Andrade shënoi golin e pestë për vendasit, duke e bërë disavantazhin e Shkëndijës edhe më të thellë. Kuqezinjtë patën vetëm një mundësi të rrezikshme në këtë pjesë, përsëri me Tamban, por portieri Koxhalski kontrolloi lehtësisht topin.

Në minutat e fundit, Qarabagu administroi rezultatin dhe pa probleme mbylli ndeshjen, duke u kualifikuar në fazën play-off të Ligës së Kampionëve.

Ndërkohë, Shkëndija do të vazhdojë garën në të njëjtën fazë, por në Ligën e Evropës, ku do të përballet me humbësin e çiftit Ludogorets – Ferencvaros. /Telegrafi/

The post Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampionëve pas humbjes së thellë në Baku appeared first on Telegrafi.

“Mirror”: Shqipëria, destinacioni i duhur për pushime. Me klimë mesdhetare e peizazhe magjepsëse

8 August 2025 at 07:51

E bekuar me një klimë mesdhetare dhe temperatura të ngrohta që arrijnë deri në 30 gradë Celsius, Shqipëria është një parajsë për adhuruesit e diellit, shkruan Milo Boyd në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Mirror”.

Kompania ajrore “Wizz Air” ka lançuar një itinerar të ri, duke lidhur Britaninë e Madhe me destinacionin e ri evropian të lirë dhe me diell.

Shqipëria është quajtur “Maldivet e Evropës” falë brigjeve të saj të pacënuara me rërë të bardhë dhe ujërave të kristalta që zbukurojnë Rivierën e saj spektakolare.

Me një numër në rritje të pushuesve që zbulojnë rajonin – kjo perlë ende ofron vlera të jashtëzakonshme krahasuar me vendet e tjera evropiane.

Vizitorët mund të kënaqen me akomodime luksoze pa shtrënguar buxhetin e tyre, me apartamente buzë detit të disponueshme për vetëm 20 paund në natë.

Ushqimi është i shijshëm dhe një vakt i bollshëm me pije, zakonisht kushton rreth 15 paund.

Falë një mori videosh në TikTok që shfaqin ujërat e saj të kristalta dhe rërën e bardhë të pastër, Shqipëria është bërë një pikë e nxehtë për pushuesit që kërkojnë një përvojë të ngjashme me ato në Maldive.

E bekuar me një klimë mesdhetare dhe temperatura verore që arrijnë deri në 30 gradë Celsius, Shqipëria është një parajsë për adhuruesit e diellit.

Linja e re e “Wizz Air” lidh Aeroportin Gatwick të Londrës me Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë. Biletat më të lira kushtojnë vetëm 19,99 paund.

Nëse nuk jeni afër Aeroportin Gatwick të Londrës, atëherë “Ryanair” ofron gjithashtu fluturime për në Tiranë nga Birmingham, Bristol, Mançester, Edinburgu dhe Aeroporti Stansted i Londrës.

Shqipëria krenohet me koston e ulët të jetesës në Evropë, me dhoma hoteli në qendër të Tiranës që kushtojnë më pak se 30 paund, përfshirë mëngjesin.

Apartamentet buzë detit përgjatë bregdetit Adriatik janë edhe më të përballueshme.

Një tjetër rrugë e përballueshme për në bregdetin e shkëlqyer të Shqipërisë është të fluturosh për në Korfuz dhe pastaj të hipësh në një traget për afërsisht 15 paund në çdo drejtim.

Ju mund të ngrini një kamping në Dhërmi, dhe të eksploroni një plazh të ri çdo ditë. Një drekë e këndshme buzë detit në zonë do të kushtojë vetëm rreth 10 paund për person.

Ekspertja e udhëtimeve, Laura Hewson, e cila eksploroi Shqipërinë vjeshtën e kaluar, ndau përvojën e saj.

“Në atë kohë, se bashku me shoqen time, Farrell Modd po planifikonim të shkonim në Kroaci. Por, një nga miqtë tanë që kishte qenë në Shqipëri tha se duhej të shkonim me patjetër. Ai tha se ishte si Greqia dhe Kroacia, por më e lirë dhe shumë më e bukur pasi nuk kishte dyndje turistësh”, tha Laura Hewson.

Ajo shtoi se në Shqipëri, mund të përballonin një hotel me katër yje – me mëngjesin e përfshirë – me të njëjtin çmim që kishin paguar për qëndrimet në hostele në Itali dhe Spanjë.

Farrell Modd, zbuloi se rrjetet sociale kishin luajtur një rol në zgjedhjen e Shqipërisë si destinacionin e tyre – duke shtuar se ajo ishte mahnitur nga videot ku shfaqeshin peizazhe magjepsëse nga vendi.

Formacionet zyrtare: Drita synon rezultat pozitiv në udhëtim te skuadra rumune

7 August 2025 at 19:28

Drita është mysafire e FCSB për përballjen në kuadër të parakualifikimeve për në fazën e ligës në Ligën e Evropës.

Ndeshja që fillon në ora 20:30 do të zhvillohet në stadiumin “Arena Nationala”.

Drita shpreson që të nxjerr një rezultat pozitiv në këtë udhëtim të vështirë, për të synuar kalimin tutje nga “Fadil Vokrri” në javën e ardhshme.

Formacionet zyrtare:

FCSB: Tarnovanu, Cretu, Graovac, Popescu, Pantea, Chiriches, Sut, Miculescu, Popescu, Cisotti, Birligea.

Drita: Maloku. B. Krasniqi, Broja, Ovouka, Bejtullai, Limaj, Dabiqaj, Ajzeraj, Tusha, Ble. Krasniqi, Manaj. /Telegrafi/

The post Formacionet zyrtare: Drita synon rezultat pozitiv në udhëtim te skuadra rumune appeared first on Telegrafi.

Drita do të luajë me gjigantin skocez në rast se e kalon FCSB-në

4 August 2025 at 13:40

Klubi kosovar Drita ka mësuar tashmë kundërshtarin e radhës në rast se ia del ta kalojë FCSB-në. 

Shorti i hedhur sot (e hënë) ka vënë përballë gjigantin skocez Aberdeen, si kundërshtar të mundshëm të gjilanasve në fazën ‘play-off’ të Ligës së Evropës. 

Pas tri ditësh (e enjte), Drita do të luajë ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues për Ligën e Evropës ndaj FCSB. 

Ndeshja e parë do të luhet në Rumani, teksa ajo e kthimit në ‘Fadil Vokrri’ do të luhet më datë 14 gusht. 

Kujtojmë se Drita garat evropiane fillimisht i kishte nisur në Ligën e Kampionëve, duke e kaluar me lehtësi rrethin e parë pas triumfit me rezultat të përgjithshëm 5-2 ndaj Differdange 03. 

Të besuarit e Zekirija Ramadanit më pas u eliminuan nga Copenhageni në rrethin e dytë me rezultat të përgjithshëm 3-0 pas dy ndeshjeve, duke bërë që rrugëtimin ta vazhdojnë në Ligën e Evropës./Telegrafi/

The post Drita do të luajë me gjigantin skocez në rast se e kalon FCSB-në appeared first on Telegrafi.

Rivalët që mund të përballet Shkëndija në “play-off”-in e Ligës së Evropës

4 August 2025 at 11:52

UEFA ka bërë ndarjen e grupeve për shortin e “play-off”-it në të tri garat evropiane për klube, njofton Telegrafi.

Sot, Shkëndija do të mësojë rivalin e mundshëm nëse arrin të kalojë pengesën e radhës në Ligën e Kampionëve – skuadrën e njohur azerbajxhanase Qarabag, me të cilën përballet në rrethin e tretë kualifikues.

Në rast të kualifikimit, tetovarët do të përballen me një kundërshtar mjaft të fortë në fazën “play-off” të Ligës së Kampionëve. Ndër emrat e mundshëm janë: Celtic (Skoci), Bodo/Glimt (Norvegji), fituesi i çiftit Kopenhagë – Malmo, fituesi i përballjes Crvena Zvezda – Lech Poznan, si dhe fituesi nga dueli Ludogorets – Ferencvaros.

Por edhe në rast të eliminimit nga Qarabagut, Shkëndija do të vazhdojë garat në Evropë, këtë herë në Ligën e Evropës. Në këtë skenar, ku do të jetë pjesë e skuadrave jo-bartëse, janë përcaktuar edhe kundërshtarët e mundshëm në “play-off”-in e kësaj gare:

Kundërshtarë potencialë të Shkëndijës në “play-off”-in e Ligës së Evropës:

Young Boys (Zvicër)

Fituesi i çiftit Hamrun Spartans – Maccabi Tel Aviv

Humbësi i çiftit Ludogorets – Ferencvaros

Humbësi i çiftit Malmo – Kopenhagë

Shorti për “play-off”-in e Ligës së Kampionëve do të hidhet sot në orën 12:00, ndërsa ai i Ligës së Evropës një orë më vonë, në 13:00. /Telegrafi/

The post Rivalët që mund të përballet Shkëndija në “play-off”-in e Ligës së Evropës appeared first on Telegrafi.

Nëse eliminon Steauan, Drita do të shmangë emrat e mëdhenj në Play-Off të Ligës së Evropës

31 July 2025 at 13:29

Drita do të përballet me FCSB (ish-Steaua Bukuresht) në rrethin e tretë të Ligës së Evropës.

Kampioni i Kosovës, ka një arsye më shumë për të synuar kualifikimin ndaj FCSB-së në raundin e tretë të Ligës së Evropës. Nëse arrin të eliminojë ekipin rumun, Drita do të jetë në mesin e skuadrave të favorite (të renditura më lart) në fazën Play-Off.

Sipas projeksioneve të publikuara, fituesi i përballjes FCSB / Drita është renditur me koeficient 22,500, çka është më i lartë se shumica e kundërshtarëve potencialë që janë ‘unseeded’.

Kjo do të thotë se në fazën Play-Off, Drita do të shmangte përballje me emra të njohur si Shakhtar Donetsk, Legia Varshavë, Malmo, Copenhagen, Braga, Panathinaikos, PAOK, Young Boys apo Anderlecht, të cilët ndodhen në anën e skuadrave të favorizuara në short.

Në vend të tyre, skuadra kosovare do të përballej me ekipe më të kalueshme si Sigma Olomouc, Lincoln / Noah, Samsunspor, apo edhe RFS/Kups, që kanë koeficient shumë më të ulët dhe nuk janë në mesin e skuadrave të mëdha evropiane.

Ky pozicion i favorshëm në short është një mundësi historike për Dritën që, në rast të kalimit të FCSB-së, të ketë një rrugë më të lehtë drejt fazës së grupeve të Ligës së Evropës.

Ndeshja e parë ndaj FCSB-së luhet në Rumani, ndërsa takimi i kthimit zhvillohet në Kosovë, ku Drita do të ketë përkrahjen e zjarrtë të tifozëve të saj.

Kualifikimi do të ishte jo vetëm një sukses për klubin, por edhe një moment historik për futbollin kosovar në arenën evropiane.

Kujtojmë që vetëm nëse arrin të eliminojë Steauan e Bukureshtit do të jetë një sukses për Dritën, pasi gjilanasit automatikisht do të siguronin grupet e Ligës së Konferencës dhe pastaj në Play-Off do të kërkonin të futeshin në grupet e Ligës së Evropës. /Telegrafi/ 

The post Nëse eliminon Steauan, Drita do të shmangë emrat e mëdhenj në Play-Off të Ligës së Evropës appeared first on Telegrafi.

Drita mëson kundërshtarin për rrethin e tretë të Ligës së Evropës, takohet me FSCB

30 July 2025 at 21:35

Drita ka mësuar emrin e kundërshtarit për rrethin e tretë të Ligës së Evropës, pasi u eliminua nga Liga e Kampionëve.

Kampioni i Kosovës u eliminua nga rrethi i dytë i Ligës së Kampionëve nga Copenhagen me rezultat të përgjithshëm 3-0. (2-0, 0-1).

E në rrethin e tretë të Ligës së Evropës, gjilanasit do të përballen me Steaua Bukureshtin.

Kampioni i Rumanisë u eliminua nga Shkëndija e Tetotvës, me skuadrës shqiptare që shënoi dy fitore, 1-0 dhe 1-2.

Dueli i parë do të zhvillohet të enjten në Rumani, derisa ai i kthimit një javë më vonë në Prishtinë. /Telegrafi/ 

The post Drita mëson kundërshtarin për rrethin e tretë të Ligës së Evropës, takohet me FSCB appeared first on Telegrafi.

Athletic Bilbao dënohet rëndë nga UEFA

29 July 2025 at 21:39

UEFA ka gjobitur Athletic Bilbaon me 80,000 euro për sjellje të pahijshme të tifozëve gjatë gjysmëfinales së Ligës së Evropës kundër Manchester United.

Sanksionet janë ndarë si më poshtë:

30,000 euro për ndeshjen e parë në “San Mamés” më 1 maj:

20,000 euro për hedhjen e sendeve në fushë;

10,000 euro për thirrje të paligjshme nga tribuna;

20,000 euro për ndeshjen e kthimit në “Old Trafford” më 8 maj:

10,000 euro për përdorim të fishekzjarrëve;

10,000 euro për brohoritje të mëtejshme të papranueshme.

Përveç kësaj, mbrojtësi Yeray Alvarez është pezulluar përkohësisht pasi ka rezultuar pozitiv për një substancë të ndaluar në testin antidoping pas ndeshjes së parë. Sipas raportimeve, rezultati pozitiv lidhet me një trajtim për rënien e flokëve, të cilin lojtari pretendon se e ka përdorur pa dijeni gjatë procesit të rikuperimit nga kanceri në testikuj.

UEFA ka hapur një proces disiplinor ndaj futbollistit dhe çështja mbetet në shqyrtim.

Athletic Bilbao ka lëshuar një komunikatë zyrtare duke shprehur keqardhje për incidentet dhe duke theksuar angazhimin për të nxjerrë mësime nga kjo situatë. Klubi gjithashtu u ka bërë thirrje tifozëve për më shumë përgjegjësi dhe respekt në stadiume.

Pavarësisht se gjatë shumicës së sezonit tifozët kanë treguar sjellje shembullore, incidentet e shënuara në këtë përballje kanë ndikuar negativisht në imazhin e klubit dhe kanë sjellë pasoja disiplinore.

Manchester United fitoi gjysmëfinalen me rezultat të përgjithshëm 7–1 ndaj Athletic Bilbaos, para se të mposhtej në finale 1–0 nga Tottenham Hotspur. /Telegrafi/

The post Athletic Bilbao dënohet rëndë nga UEFA appeared first on Telegrafi.

Gol dhe asistim – Baton Zabërgja i jep fitoren Dinamos në Ligën e Konferencës

24 July 2025 at 17:56

Dinamo City ka shënuar fitore si mysafir ndaj Atletic Escalades me rezultat 2-1, në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Ligës së Konferencës.

Për Dinamon e trajneri Ilir Daja ishte debutim për këtë sezon në Evropë, pasi pushuan në rrethin e parë.

Klubi nga Andorra e mbylli në epërsi pjesën e parë me një gol të shënuar nga Nayry Vieira në minutën e 43-të.

Por me të filluar pjesa e dytë, Dinamo vazhdoi me sulme dhe në minutën e 65-të arriti t’i barazojë shifrat.

Ishte Baton Zabërgjës, që gjeti rrjetën për 1-1, duke u konfirmuar si lojtari më i rëndësishëm i dinamovitëve.

Talenti i madh i Kosovës, asistoi në minutën e 86-të për Eridon Qardakun, që shënoi për 2-1, me klubin tiranas që mori epërsinë në këtë përballje.

Gjyqtari akordoi gjashtë minuta shtesë në këtë ndeshje, ku rezultati nuk ndryshoi deri në fund.

Dinamo City mori një fitore të madhe si mysafir, para ndeshjes kthyese që zhvillohet pas një jave në Shqipëri. /Telegrafi/

The post Gol dhe asistim – Baton Zabërgja i jep fitoren Dinamos në Ligën e Konferencës appeared first on Telegrafi.

Situatë e paprecedentë: Ndalet rryma në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen Ballkani – Floriana

22 July 2025 at 21:27

Në prag të përfundimit të pjesës së parë mes Ballkanit dhe Florianas ka ndodhur një skenë e pazakontë.

Klubi nga Suhareka është duke fituar 3-2 përballë skuadrës nga Malta, ndërsa kishin mbetur pak sekonda për përfundimin e 45 minutave të parë.

Nga aty, u ndërpre energjia elektrike në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke krijuar një situatë të paprecedentë.

We’ve seen it all!

Blackout in Prishtina, causing the lights and electricity generators of Stadiumi Fadil Vokrri to go defunct.#UECL | #Ballkani | 🇽🇰🇲🇹 pic.twitter.com/b7KaNjBjBp

— Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) July 22, 2025

Gjeneratorët si, duke krijuar një skenë të paprecedentë.

Gjeneratorët siç duket nuk janë vënë fare në funksion, duke bërë që e gjithë fusha të mbetej në terr.

Tifozët ndezën dritat e telefonave të tyre, duke vërshëllyer situatën e krijuar, ndërsa gjyqtari i ra bilbilit për përfundimin e pjesës së parë.

Tashmë janë vënë në funksion organizatorët në “Fadil Vokrri” që ta rikthejnë energjinë elektrike, në mënyrë që ndeshja të zhvillohet normalisht. /Telegrafi/

The post Situatë e paprecedentë: Ndalet rryma në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen Ballkani – Floriana appeared first on Telegrafi.

“Na mungoi fati ndaj Sheriffit, por besoj te kalimi në Ligën e Konferencës” – Arsim Thaqi flet pas eliminimit

17 July 2025 at 22:51

Trajneri i Prishtinës, Arsim Thaçi, vlerësoi lojën e skuadrës së tij në ndeshjen ndaj Sheriff Tiraspolit, por theksoi se mungesa e fatit ishte faktor kyç që nuk lejuan kalimin tutje në garë.

Prishtina fitoi 2-1 në ndeshjen e kthimit, por kjo nuk mjaftoi për të kompensuar humbjen e thellë 4-0 në ndeshjen e parë. Tani, skuadra kryeqytetase do të vazhdojë aventurën evropiane në Ligën e Konferencës kundër ekipit Larne.

“Nëse lojtarët tanë përsërisin lojën e sotme, jam i sigurt që do të kalojmë tutje në Ligën e Konferencës. Në futboll ka shumë rëndësi fati. Nuk e patëm fatin as sonte as në ndeshjen e kaluar”.

“I përgëzoj lojtarët për qasjen në ndeshje, karakterin dhe disiplinën taktike. Është shumë me rëndësi të mbajmë këtë ritëm, këtë intensitet. Si skuadër duhet të kalojmë të paktën kundërshtarin e parë në Ligën e Konferencë”, ka thënë ai.

Trajneri i Prishtinës e shikon sfidën ndaj Larnes si një mundësi të re për të kaluar tutje në garat evropiane. /Telegrafi/ 

The post “Na mungoi fati ndaj Sheriffit, por besoj te kalimi në Ligën e Konferencës” – Arsim Thaqi flet pas eliminimit appeared first on Telegrafi.

❌
❌