❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

xAI e Elon Musk padit Apple dhe OpenAI për shkelje të ligjeve të konkurrencës

Kompania xAI e Elon Musk ka ngritur padi ndaj Apple dhe OpenAI, duke i akuzuar se kanë shkelur ligjet amerikane të konkurrencës përmes një marrëveshjeje që, sipas saj, pengon konkurrencën në fushën e inteligjencës artificiale. Kjo padi hap një kapitull të ri në përplasjen mes miliarderit dhe dy prej kompanive më të fuqishme në teknologji.

Në qendër të padisë është marrëveshja që Apple ka lidhur me OpenAI për të integruar chatbot-in ChatGPT në asistentin zanor Siri, si dhe në veçori të tjera të pajisjeve të saj, përfshirë ato të shkrimit dhe kamerës. Sipas padisë së paraqitur të hënën në një gjykatë federale në SHBA, ChatGPT është bërë jo vetëm zgjedhja e paracaktuar, por edhe e vetmja teknologji AI e këtij lloji me integrim të drejtpërdrejtë në iPhone.

“Kjo marrĂ«veshje i ka dhĂ«nĂ« OpenAI akses ekskluziv nĂ« miliarda kĂ«rkesa tĂ« mundshme nga pĂ«rdoruesit,” thuhet nĂ« dokumentin ligjor tĂ« firmosur nga xAI dhe kompania tjetĂ«r e Musk, X (ish-Twitter).

Padia përforcon përplasjen në rritje mes Musk dhe Sam Altman, drejtuesi ekzekutiv i OpenAI dhe një ish-bashkëpunëtor i tij. Ajo përfshin edhe Apple në këtë përballje të gjatë mes miliarderëve rivalë.

Sipas padisĂ«, marrĂ«veshja mes Apple dhe OpenAI Ă«shtĂ« “e paligjshme” dhe u mohon rivalĂ«ve aksesin e njĂ«jtĂ« te pĂ«rdoruesit. Ajo gjithashtu pretendon se Apple nuk ka qenĂ« inovative nĂ« fushĂ«n e inteligjencĂ«s artificiale, duke pĂ«rmendur edhe vĂ«shtirĂ«sitĂ« nĂ« lançimin e platformĂ«s sĂ« saj “Apple Intelligence”.

Gjithashtu, Apple akuzohet për manipulim të renditjes së aplikacioneve në App Store dhe për vonesa të qëllimshme në përditësimin e aplikacionit Grok të zhvilluar nga xAI, për të dëmtuar konkurrencën.

Megjithëse Apple ka deklaruar më herët se planifikon të bashkëpunojë edhe me kompani të tjera të AI, përveç OpenAI, deri tani nuk është bërë publike asnjë marrëveshje e re pas integrimit të ChatGPT në dhjetor 2024. Apple ka zhvilluar bisedime me Google për të integruar Gemini, por pa rezultate konkrete.

ZĂ«dhĂ«nĂ«si i OpenAI, duke reaguar ndaj padisĂ«, tha: “Kjo Ă«shtĂ« nĂ« vazhdĂ«n e njĂ« sjelljeje tĂ« vazhdueshme ngacmuese nga z. Musk.”

Ndër të tjera, padi akuzon OpenAI për mbajtje të një monopoli në tregun e chatbot-ëve me inteligjencë artificiale.

Apple nuk ka komentuar menjĂ«herĂ« mbi çështjen. Kur Musk paralajmĂ«roi padinĂ« mĂ« herĂ«t kĂ«tĂ« muaj, Apple deklaroi se App Store Ă«shtĂ« “i ndĂ«rtuar pĂ«r tĂ« qenĂ« i drejtĂ« dhe paanshĂ«m”.

Padia e sĂ« hĂ«nĂ«s shkon mĂ« tej, duke akuzuar Apple pĂ«r mbrojtje tĂ« pozitĂ«s sĂ« saj monopoliste nĂ« tregun e telefonĂ«ve inteligjentĂ«, pĂ«rmes pengimit tĂ« zhvillimit tĂ« “super-aplikacioneve” tĂ« fuqizuara nga AI aplikacione qĂ« mund tĂ« konkurrojnĂ« me grupin tradicional tĂ« aplikacioneve qĂ« gjenerojnĂ« tĂ« ardhura tĂ« mĂ«dha pĂ«r kompaninĂ«.

Kjo padi pason një tjetër proces gjyqësor të ngritur nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë ndaj Apple vitin e kaluar, që e akuzon gjithashtu kompaninë për frenimin e inovacionit të aplikacioneve të avancuara.

Musk ka reaguar ashpĂ«r edhe kur u njoftua marrĂ«veshja Apple-OpenAI nĂ« qershor 2024, duke e cilĂ«suar atĂ« si njĂ« “shkelje tĂ« papranueshme tĂ« sigurisĂ«â€, qĂ« do t’i jepte OpenAI akses nĂ« tĂ« dhĂ«nat e pĂ«rdoruesve tĂ« iPhone. Ai madje kĂ«rcĂ«noi se do tĂ« ndalonte pajisjet Apple nĂ« ambientet e kompanive tĂ« tij.

Marrëdhëniet mes Musk dhe Apple janë tensionuar më parë. Pas blerjes së Twitter në nëntor 2022, Musk akuzoi Apple se kishte kërcënuar të hiqte aplikacionin nga App Store. Më vonë, ai kritikoi edhe komisionin 30% që Apple merr nga blerjet dixhitale.

Përplasja u zbut pas një takimi me shefin ekzekutiv të Apple, Tim Cook. Megjithatë, në nëntor 2023, tensionet u rindezën kur Apple ishte mes kompanive që tërhoqën reklamat nga platforma X. Reklamimi është rikthyer që prej atëherë.

Padia përbën gjithashtu një sulm tjetër të Musk ndaj OpenAI, një kompani të cilën ai ndihmoi në themelimin e saj në vitin 2015, por që e la në vitin 2018 pas një përplasjeje me Altman. Musk themeloi xAI në vitin 2023 dhe e bashkoi këtë vit me platformën X.

Në një tjetër proces gjyqësor në Kaliforni, Musk e akuzon OpenAI se ka tradhtuar misionin e saj jofitimprurës në ndjekje të përfitimeve financiare. Më herët këtë vit, ai bëri një ofertë për të blerë asetet kryesore të OpenAI, që u refuzua. Një dokument i fundit gjyqësor zbuloi se ai kishte tentuar të përfshinte në këtë ofertë edhe shefin ekzekutiv të Meta-s, Mark Zuckerberg.

Po kĂ«tĂ« muaj, Musk e ka quajtur Altman “gĂ«njeshtar” pĂ«r pretendimet se ai ka manipuluar platformĂ«n X pĂ«r tĂ« promovuar postimet e tij. Musk i Ă«shtĂ« pĂ«rgjigjur duke thĂ«nĂ«: “Postimi yt pati mĂ« shumĂ« shikime se shumĂ« prej tĂ« miave, megjithĂ«se unĂ« kam 50 herĂ« mĂ« shumĂ« ndjekĂ«s se ti!”

Në padi theksohet gjithashtu se OpenAI dhe Apple kanë përdorur platformën X për të përhapur dezinformata mbi skemën e tyre të dyshuar anti-konkurruese.

I shpallur në kërkim për trafikimin e armëve nga Kosova në Shqipëri, arrestohet 41-vjeçari në Laç

Policia e Lezhës ka arrestuar në Laç 41-vjeçarin, Ritvan Keqi, i shpallur më parë për trafikim armësh.

Keqi ishte shpallur nĂ« kĂ«rkim nga Policia TiranĂ«, nĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit tĂ« koduar “Puzzle”, i zhvilluar rreth 3 muaj mĂ« parĂ«, pĂ«r goditjen e trafikimit tĂ« armĂ«ve tĂ« zjarrit nga Kosova nĂ« ShqipĂ«ri.

Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 14 armë zjarri./abcnews.al

Ukraina synon gazin amerikan teksa Rusia ndërron objektivin e sulmeve

Kur Rusia e ka nisur një sulm me 39 dronë në një stacion kompresorësh në perëndim të Ukrainës këtë muaj, Ukraina e ka kuptuar se objektivi i sulmeve ka ndryshuar.

Sulmi ka ndodhur më pak se dy javë pasi Ukraina e ka arritur një marrëveshje për të blerë gaz natyror prej Azerbajxhanit, e para e tillë.

Shënjestra e sulmit ka qenë kritike për importim të naftës prej jugut të Evropës përmes korridorit trans-ballkanik për në Ukrainë.

Ky ka qenë vetëm njëri prej shumë sulmeve ndaj infrastrukturës së gazit natyror në Ukrainë këtë vit, për dallim prej sulmeve të kryera në tre vjetët e fundit në rrjetin e energjisë.

Ukraina në kërkim të gazit

Ky ndryshim e ka detyruar Kievin që të sigurojë importe, përfshirë prej Azerbajxhanit dhe indirekt nga Shtetet e Bashkuara.

Kompania shtetërore Naftogaz, më e madhja për prodhim të gazit në Ukrainë, ka thënë se infrastruktura është goditur mbi 100 herë në nëntë sulme të ndryshme ajrore më 2025.

NĂ« shkurt, kur temperaturat mesatare ditore nĂ« UkrainĂ« janĂ« nĂ« minus, Rusia e ka goditur kĂ«tĂ« sektor ukrainas, duke ia pamundĂ«suar ruajtjen e gjysmĂ«s sĂ« sasisĂ« sĂ« gazit. KĂ«shtu, Kievi Ă«shtĂ« detyruar t’i importojĂ« 0.8 miliard metra kub gaz.

Prandaj Ukraina po pĂ«rpiqet qĂ« t’i mbushĂ« rezervat nĂ«ntokĂ«sore me kapacitet prej 13.2 miliardĂ« metrash kub para sezonit tĂ« ngrohjes. Prej tyre, 4.6 miliardĂ« metra kub duhet tĂ« jenĂ« prej importeve.

Oleksandr Kharchenko, drejtor menaxhues nĂ« QendrĂ«n pĂ«r KĂ«rkime nĂ« IndustrinĂ« e EnergjisĂ«, kompani pĂ«r konsulencĂ« me bazĂ« nĂ« Kiev, i ka thĂ«nĂ« Radios Evropa e LirĂ« se situata me gazin e brendshĂ«m Ă«shtĂ« “e vĂ«shtirĂ«, por nĂ«n kontroll”.

Sfida mĂ« e madhe nuk ka tĂ« bĂ«jĂ« me sigurimin e gazit tĂ« lĂ«ngshĂ«m, por me financimin e tij. Banka KombĂ«tare e UkrainĂ«s ka vlerĂ«suar nĂ« prill se shtetit do t’i duhet t’i shpenzojĂ« 2.9 miliardĂ« dollarĂ« nĂ« importet e gazit mĂ« 2025.

Pse e shënjestron Rusia sektorin energjisë?

“Infrastruktura e gazit natyror nuk ka qenĂ« shĂ«njestĂ«r e sulmeve nĂ« vitet e para, mirĂ«po tani gjithçka Ă«shtĂ« lojĂ«â€, ka thĂ«nĂ« Olga Khakova, analiste e energjisĂ« nĂ« KĂ«shillin Atlantik nĂ« Uashington, nĂ« disa pĂ«rgjigje pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.

“ËshtĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r ta destabilizuar sigurinĂ« energjetike, jo vetĂ«m nĂ« UkrainĂ«, por nĂ« gjithĂ« EvropĂ«n. Moska synon krijimin e kaosit brenda industrisĂ« sĂ« energjisĂ«â€.

Sulmet e Rusisë në infrastrukturën e gazit natyror të Ukrainës janë intensifikuar prej përfundimit të kontratës ruse për ta bartur naftën në Evropë përmes tubacioneve ukrainase, çështje e kontestueshme edhe në kohë të paqes më 1 janar të këtij viti.

Volodymyr Omelchenko, drejtor i programeve të energjisë në Qendrën Razumkov, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se sulmet synojnë dobësimin e Ukrainës para dimrit.

“Shtabi i pĂ«rgjithshĂ«m i ushtrisĂ« ruse e kupton qartĂ« se kĂ«rcĂ«nimi mĂ« i madh pĂ«r UkrainĂ«n kĂ«tĂ« dimĂ«r Ă«shtĂ« mungesa e gazit natyror, sepse nĂ« rezervat e gazit ukrainas momentalisht ka shumĂ« zbraztĂ«si”, ka thĂ«nĂ« Omelchenko.

Analisti politik me bazë në Kiev, Oleh Saakian, ka thënë se sulmet janë pjesë e një strategjie ruse për të dalë në përparësi teksa zhvillohen bisedimet për paqe.

“Ata po tentojnĂ« tĂ« krijojnĂ« njĂ« sfond tĂ« pĂ«rshtatshĂ«m informativ, propagandistik dhe ideologjik pĂ«r negociata”, i ka thĂ«nĂ« ai Radios Evropa e LirĂ«.

“Ky nuk Ă«shtĂ« asgjĂ« pĂ«rveç presionit ndaj popullsisĂ« civile dhe presionit psikologjik ndaj autoriteteve ukrainase”.

Gazi i lëngshëm natyror, synim shumë i qartë

Strategjia ruse e ka rritur urgjencĂ«n te Kievi qĂ« t’i rrisĂ« importet dhe t’i diversifikojĂ« furnizuesit.

Përveç Azerbajxhanit, Kievi ka dhënë sinjale se është i interesuar në blerjen e gazit të lëngshëm natyror të Shteteve të Bashkuara, hap i denjë politik teksa presidenti amerikan, Donald Trump, e ka kthyer këtë lëndë në prioritet dhe i ka bërë thirrje Ukrainës ta rimbusojë SHBA-në për ndihmën e dhënë ushtarake.

Andrew Favorov, biznesmen me seli nĂ« SHBA, i cili ka punuar gjatĂ« me sektorin e industrisĂ« sĂ« gazit nĂ« UkrainĂ«, ka thĂ«nĂ« se nĂ«nshkrimi i kontratave afatgjata pĂ«r sigurimin e gazit tĂ« lĂ«ngshĂ«m natyror prej furnizuesve amerikanĂ« Ă«shtĂ« “synim i qartĂ«â€ pĂ«r Kievin, duke marrĂ« parasysh potencialin pĂ«r pĂ«rfitime diplomatike.

Ai ka sugjeruar se Ukraina mund të kërkojë ndihmë financiare prej Korporatës për Financa Zhvillimore krahu i Uashingtonit për investime për të siguruar kredi më të favorshme.

Në një deklaratë nisur Radios Evropa e Lirë, ministrja ukrainase e Energjisë, Svitlana Grynchuk, ka thënë se Ukraina është në bisedime me kompani amerikane, mirëpo nuk ka dhënë më shumë hollësi.

Megjithatë, ajo ka konfirmuar se një stacion kompresorësh në Odesë, që është sulmuar në gusht, është pjesë e infrastrukturës së domosdoshme për të importuar gazin e lëngshëm natyror amerikan prej porteve në jug të Evropës.

Shtetet e Bashkuara janë eksportueset më të mëdha në botë të gazit natyror, dhe sasia më e madhe transportohet në botë në formë të gazit të lëngshëm natyror.

Eksportet e gazit të lëngshëm natyror amerikan pritet të rriten dukshëm deri në fund të dekadës për shkak të ndërtimit të objekteve të reja për magazinim.

Marrëveshje në proces e sipër

Kompania më e madhe private për energji në Ukrainë, DTEK ka thënë më herët gjatë vitit se është duke negociuar me kompani amerikane për kontrata afatgjata.

Kjo kompani ka importuar gaz të lëngshëm natyror prej SHBA-së për herë të parë në dhjetor të vitit të kaluar.

Naftogaz ka arritur marrëveshje këtë vit për blerjen e 0.44 miliard metrave kub të gazit të lëngshëm natyror amerikan prej kompanisë polake të energjisë, Orlen.

Hinson Peters, menaxher i komunikimeve strategjike në Qendrën për gaz të lëngshëm natyror, grup tregtar amerikan, e ka konfirmuar se ekziston interes komercial prej blerësve ukrainas për kontrata afatgjata.

NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, evropianĂ«t janĂ« duke i rritur pĂ«rpjekjet pĂ«r t’i ndihmuar UkrainĂ«s nĂ« blerjen e naftĂ«s pĂ«r dimrin e ardhshĂ«m. Banka Evropiane pĂ«r RindĂ«rtim dhe Zhvillim ka thĂ«nĂ« mĂ« herĂ«t gjatĂ« muajit se do tĂ« ndajĂ« kredi prej 580 milionĂ« eurosh pĂ«r Naftogazin pĂ«r blerje tĂ« gazit natyror.

Norvegjia, furnizuesja më e madhe e gazit natyror në Evropë, është zotuar për ndarjen e 100 milionë dollarëve për Naftogazin për qëllime të njëjta.

Se sa fonde do t’i duhen UkrainĂ«s kĂ«tĂ« vit pĂ«r t’i pĂ«rmbushur kĂ«rkesat e brendshme pĂ«r gaz do tĂ« varet prej veprimeve tĂ« RusisĂ«, pra nĂ«se Moska do tĂ« vazhdojĂ« t’i shĂ«njestrojĂ« me dronĂ« dhe raketa zonat pĂ«r prodhimin e gazit, ruajtjen dhe pajisjet pĂ«r transport./REL

Australia e fajëson Iranin për dy sulme antisemitike, ia dëbon ambasadorin

Australia e ka akuzuar të martën Iranin për kryerjen e dy sulmeve antisemitike me zjarrvënie në dy qytete të vendit, Sidnei dhe Melburn, si edhe e urdhëroi ambasadorin iranian të largohet nga vendi brenda shtatë ditësh.

Ky është dëbimi i parë i këtij lloji që nga Lufta e Dytë Botërore.

Që nga fillimi i luftës së Izraelit në Rripin e Gazës në tetor të vitit 2023, shtëpitë, shkollat, sinagogat dhe automjetet në Australi janë vënë në shënjestër të vandalizmave dhe zjarrvënieve antisemitike.

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, tha se Agjencia Australiane për Inteligjencë dhe Siguri ka mbledhur të dhëna të besueshme se Irani kishte drejtuar të paktën dy nga këto sulme.

“KĂ«to ishin akte tĂ« jashtĂ«zakonshme dhe tĂ« rrezikshme agresioni, tĂ« orkestruara nga njĂ« shtet i huaj nĂ« tokĂ«n australiane”, tha Albanese nĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r shtyp.

“Ishin pĂ«rpjekje pĂ«r ta minuar kohezionin social dhe pĂ«r tĂ« mbjellĂ« pĂ«rçarje nĂ« komunitetin tonĂ«â€, nĂ«nvizoi ai.

Sipas tij, Irani ishte pĂ«rpjekur ta “fshihte pĂ«rfshirjen e vet” nĂ« sulmet e vitit tĂ« kaluar ndaj njĂ« restoranti nĂ« Sidnei dhe ndaj SinagogĂ«s Adass Israel nĂ« Melburn.

Albanese shtoi se agjencia e sigurisë së Australisë vlerëson se është e mundur që Irani të ketë drejtuar edhe sulme të tjera.

Australia i ka pezulluar operacionet në Ambasadën e vet në Teheran dhe të gjithë diplomatët e saj janë të sigurt në një vend të tretë, tha kryeministri, duke shtuar se Qeveria e tij do ta shpallë Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit si organizatë terroriste.

Ministrja e Jashtme e AustralisĂ«, Penny Wong, tha se ambasadori Ahmad Sadeghi dhe tre zyrtarĂ« iranianĂ« kanĂ« shtatĂ« ditĂ« kohĂ« pĂ«r t’u larguar.

Kjo do të jetë hera e parë që një ambasador dëbohet nga Australia që prej Luftës së Dytë Botërore.

Ambasada e Izraelit në Australi e mirëpriti këtë veprim ndaj rivalit të saj kryesor, Iranit.

“Regjimi i Iranit nuk pĂ«rbĂ«n kĂ«rcĂ«nim vetĂ«m pĂ«r hebrenjtĂ« ose Izraelin, ai rrezikon gjithĂ« botĂ«n e lirĂ«, pĂ«rfshirĂ« AustralinĂ«â€, tha Ambasada izraelite nĂ« X.

Izraeli dhe Irani e zhvilluan një luftë ajrore 12-ditore në qershor, pasi Izraeli nisi sulme ndaj objekteve bërthamore të Iranit.

Rreth 90 mijë njerëz të lindur në Iran jetojnë në Australi.

Dy burra janë akuzuar për sulmin e dhjetorit që dogji sinagogën, e ndërtuar në vitet 1960 nga të mbijetuarit e Holokaustit në lagjen Ripponlea.

Javën e kaluar, policia në shtetin juglindor të Viktorias tha se po ekzaminonte pajisje elektronike të sekuestruara gjatë një kontrolli në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, i cili pritet të dalë në gjyq të mërkurën.

Policia tha se tre persona ishin futur me forcë në sinagogë dhe ia kishin vënë zjarrin. Mediat raportuan se burri i arrestuar në janar për atë sulm kishte lidhje me një bandë të njohur motoçiklistësh australianë. Ai i mohoi akuzat në gjykatë dhe u lirua me kusht./REL

ShtĂ«pia e BardhĂ« s’pĂ«rjashton prezencĂ«n e Zelenskyt nĂ« Alaska gjatĂ« samitit Trump-Putin

Një përplasje diplomatike ka shpërthyer të shtunën pasi presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se do të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin, javën e ardhshme në Alaska, ndërkohë që udhëheqësit evropianë nxituan të kuptonin kushtet e takimit dhe të siguroheshin që Ukraina nuk po lihej jashtë diskutimeve për të ardhmen e saj.

Zyrtarët evropianë ia paraqitën rastin e tyre zëvendëspresidentit JD Vance në një takim të organizuar me nxitim në Angli të shtunën.

Udhëheqësit e disa vendeve evropiane kanë thënë më pas se, teksa mbështesnin përpjekjet diplomatike të Trumpit, çdo bisedë paqeje duhet të paraprihet nga një armëpushim dhe vetë Ukraina duhet të përfshihet në mënyrë aktive, raporton CNN.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky nuk është përmendur si pjesëmarrës në samitin e Alaskës, që do të zhvillohet të premten midis Trumpit dhe Putinit.

Megjithatë, Shtëpia e Bardhë nuk e ka përjashtuar plotësisht përfshirjen e Zelenskyt në disa takime, kanë thënë për CNN dy burime të njohura me çështjen.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka theksyar se çdo gjë që përfshin Zelenskyn ka të ngjarë të ndodhë pas takimit Trump-Putin.

Samiti është zhvilluar shumë shpejt dhe detajet janë ende në ndryshim e sipër. Një vend i saktë nuk është njoftuar ende.

NjĂ« zyrtar i ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ« ka thĂ«nĂ« se Trumpi mbetet “i hapur pĂ«r njĂ« samit trepalĂ«sh me tĂ« dy udhĂ«heqĂ«sit”, por se “ShtĂ«pia e BardhĂ« po planifikon takimin dypalĂ«sh tĂ« kĂ«rkuar nga presidenti Putin”.

QĂ« kur Trumpi zbuloi planet pĂ«r t’u takuar me Putinin nĂ« njĂ« postim nĂ« mediat sociale tĂ« premten, ka pasur njĂ« pĂ«rpjekje intensive diplomatike prapa skenave pĂ«r tĂ« bindur aleatĂ«t e SHBA-sĂ« tĂ« marrin pjesĂ«.

Në njoftimin e Trumpit nuk është bërë e ditur nëse ose kur Zelensky do të përfshihej në proces.

Ndërkohë, Zelensky dhe udhëheqësit evropianë kanë theksuar se Ukraina duhet të jetë pjesë e çdo diskutimi për përfundimin e luftës.

100 fëmijë të vdekur nga kequshqyerja dhe uria në Gazë

Të paktën 100 fëmijë kanë vdekur në Gazë nga kequshqyerja dhe uria, ka thënë të dielën ministria e Shëndetësisë e territorit.

Gjatë 24 orëve të fundit, spitalet në Rripin e Gazës regjistruan pesë vdekje të reja për shkak të urisë dhe kequshqyerjes, përfshirë dy fëmijë, sipas ministrisë.

Kjo e çon numrin e përgjithshëm të palestinezëve që kanë vdekur nga uria dhe kequshqyerja në 217, përfshirë 100 fëmijë. Miratimi i planit për ta ripushtuar tërësisht Gazën të premten nga kabineti i sigurisë i kryeministrit, Benjamin Netanyahu, ka shtuar shqetësimet për përkeqësim të situatës në enklavë.

Ndërkohë, shumë njerëz po vazhdojnë të vdesin atje, gjatë përpjekeve të tyre për të siguruar ushqim, qoftë nga ajri apo nga kamionët e paktë që lejohen të hyjnë në Gazë.

Izraeli ka vendosur një bllokadë totale të ndihmës për 11 javë duke filluar nga marsi, që është parë si taktikë për të ushtruar presion mbi Hamasin për të liruar pengjet, dhe sasia e vogël e ushqimit, karburantit dhe furnizimeve mjekësore e lejuar që nga maji nuk e ka lehtësuar urinë ekstreme.

Grupet e ndihmës kanë thënë se bllokada e ndihmës humanitare nga Izraeli në Rripin e Gazës është shkaku kryesor i krizës së urisë.

Kur Izraeli lejoi kthimin e ndihmĂ«s, e bĂ«ri kĂ«tĂ« kryesisht sipas njĂ« sistemi tĂ« ri tĂ« diskutueshĂ«m tĂ« shpĂ«rndarjes sĂ« ndihmĂ«s – tĂ« drejtuar nga grupi logjistik i mbĂ«shtetur nga Izraeli, Fondacioni Humanitar i GazĂ«s.

Izraeli thotë se sistemi i ri i shpërndarjes ndalon ndihmën që shkon te Hamasi. Të paktën 1 mijë e 400 njerëz janë vrarë ndërsa kërkonin ndihmë që nga 27 maji 2025, shumica e të cilëve u vranë pranë vendeve të GHF-së, ndërsa palestinezë të tjerë u vranë përgjatë rrugëve të konvojeve të ndihmës, sipas OKB-së.

Daku “godet” sĂ«rish/ Sulmuesi shĂ«non, goli i katĂ«rt nĂ« po aq ndeshje me Rubin

Mirlind Daku nuk ndalet në atë që mund të jetë sezoni më i mirë në karrierën e tij. Soulmuesi i kombëtares së Shqipërisë gjeti golin e tij të katërt me Rubin Kazan në po aq javë të luajtura deri tani në Premiere Ligën e Rusisë.

Futbollisti 27 vjeçar realizoi rrjetën e vetme në humbjen e thellë 5-1, që skuadra e tij pësoi kundër CSKA të Moskës. Një gol nderi, por shumë i rëndësishëm në aspektin personal dhe që konfirmon formën e shkëlqyer të Mirlind Dakut.

NĂ« sezonin e ri tĂ« futbollit rus, ai numĂ«ron gjashtĂ« realizime nĂ« pesĂ« ndeshje, duke llogaritur edhe ato nĂ« KupĂ«. Po ashtu, ai Ă«shtĂ« nĂ« bindshĂ«m qĂ« tani nĂ« garĂ«n pĂ«r “KĂ«pucĂ«n e ArtĂ«â€, ndĂ«rsa vijon tĂ« thellojĂ« rekordet me Rubin Kazan.

Pas ndeshjes së fundit, Mirlind Daku ngjitet në kuotën e 29 golave në 58 ndeshje me Rubin, që nga koha kur debutoi në Premier Ligën e Rusisë.

Statistika që mund të jenë të rëndësishme edhe për kombëtaren e Shqipërisë, e cila do të kthehet në fushë në shtator për dy ndeshjet e radhës në eliminatoret e Botërorit 2026 kundër Serbisë dhe Letonisë.

Sylvinjo shpreson të ketë në formë të gjithë lojtarët dhe në këtë aspekt, mund të mbështetet te Mirlind Daku.

Plazhi i Kunës, destinacioni i verës/ Pastërtia dhe çmimet e ulëta tërheqin turistët

Nga një plazh i frekuentuar kryesisht nga banorët e zonës përreth, bregdeti i Kunës në Shëngjin është shndërruar në një destinacion të preferuar edhe nga pushuesit nga Kosova dhe emigrantët që kthehen në atdhe për pushimet e verës.

Hapësirat e shumta publike, pastërtia, siguria dhe qetësia janë disa nga arsyet pse kjo zonë po shënon çdo vit rritje të ndjeshme të frekuentimit.

Pushuesit vlerësojnë mundësinë për të vendosur çadrën e tyre pa kosto. Pylli me pisha që kufizon bregdetin ofron freski natyrale, duke e bërë zonën tërheqëse edhe për turistë të huaj që udhëtojnë me kamerë.

Zona lidhet me Lezhën dhe superstradën bëhet përmes rrugës së re të ndërtuar dy vite më parë, që shmang trafikun e rënduar të sezonit.

Numri i pushuesve në Kunë po rritet ndjeshëm vit pas viti, ndërsa çmimet mbeten të pandryshuara, duke i dhënë mundësi vizitorëve të zgjedhin sipas buxhetit të tyre./abcnews.al

“ThesarĂ«t” kuqezinj nĂ« merkato/ Armando Broja kthehet si futbollisti mĂ« i shtrenjtĂ« i KombĂ«tares

Transferimi te Burnley e ka kthyer sërish Armando Brojën si lojtarin më të shtrenjtë sa i përket futbollistëve të kombëtares së Shqipërisë.

Klubi anglez shpenzoi 20 milion stërlina për të blerë kartonin e sulmuesit nga Chelsea, duke rritur ndjeshëm vlerën e tij në treg.

Në fakt, vlerësimi i Armando Brojës ka qenë më i lartë se kaq, por kuotat e tij në merkato kishin rëndë ndjeshëm pas sezoneve të fundit të kushtëzuara nga dëmtimet e rënda.

Në këtë mënyrë, 23 vjeçari kthehet të kryesojë listën e futbollistëve kuqezi me vlerën më të lartë të kartonit, duke kaluar sërish Kristjan Asllanin.

Me valixhet gati pĂ«r t’i larguar nga Inter, kartoni i mesfushorit vlerĂ«sohet 13 milion euro nga siti i specializuar “Transfermark”.

Gjithsesi, klubi zikaltër pretendon të fitojë jo më pak se 15 milion euro nga shitja e tij.

Në vendin e tretë sa i përket lojtarëve shqiptarë më të shtrenjtë qëndron Ernest Muçi.

Sulmuesi që luan me Beshiktash vlerësohet 10 milion euro në merkato, aq sa klubi turk shpenzoi pak sezone më parë për ta transferuar nga Legia e Varshavës.

Pesëshja e parë e këtij kalsifikimi plotësohet me Mirlind Dakun dhe Myrto Uzunin.

I pari, që luan me Rubin Kazan ka një vlerë 8 milion euro, ndërsa tjetri që vendosi ta vazhdojë karrierën me Austin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësohet 7.5 milion euro.

Ndërkohë, dhjetëshja e futbollistëve të kombëtares kuqezi me vlerën më të lartë në merkato vijon me Marash Kumbullën, Anis Mehmetin, Berat Gjimshitin, Ardian Ismajlin dhe Mario Mitaj./abcnews.al

Jashari fiton zemrĂ«n e “djallit”/ MenjĂ«herĂ« titullar, mesfushori shkĂ«lqen nĂ« debutimin me Milan

Nga avioni nĂ« klub pĂ«r firmĂ«n. MĂ« pas njĂ« seancĂ« stĂ«rvitore dhe menjĂ«herĂ« nĂ« fushĂ« pĂ«r debutimin. Aventura e Ardon Jasharit me Milan ka nisur me xhiro tĂ« shpejta, por mesfushorit me origjinĂ« shqiptare i kanĂ« mjaftuar kĂ«to 48 orĂ« pĂ«r tĂ« fituar zemrĂ«n e “Djallit”.

Futbollisti 23 vjeçar luajti si titullar në miqësoren kundër Leeds, ku Milan barazoi 1-1.

Jashari qëndroi në fushë 61 minuta, shumë për një lojtar që javët e fundit për shkak të tratativave të vështira për transferimin e tij ishte stërvitur i vetëm.

Por ky detaj nuk e ndikoi paraqitjen e mesfushorit, që është vlerësuar lart në notat e mediave italiane.

Jo vetëm kaq, pasi edhe trajneri Masimiliano Alegri nuk i kurseu elozhet pas ndeshjes.

Ardon Jashari konsiderohet një lojtar i rëndësishëm për të tashmen dhe të ardhmen e Milan dhe pritet të jetë titullar në sezonin që do të nisë shumë shpejt.

Sa i përket miqësores kundër Leeds, Milan mori sinjale pozitive edhe nga Santiago Gimenez.

Sulmuesi meksikan, që u bashkua me skuadrën kuqezi me vonesë për shkak të impenjimit me kombëtaren në Kupën e Amerikës shënoi që në ndeshjen e tij të parë.

Alkooli nuk të freskon, por
 të helmon/ Rriten rastet tek të rinjtë: Mjekët: Pasoja afatgjata

Pushimet e verës kanë sjell shtim të personave me helmim nga pijet alkoolike. Sipas mjekëve kjo vihet re më shumë gjatë fundjavave.

“Helmimi nga alkooli Ă«shtĂ« njĂ« diagnozĂ« qĂ« Ă«shtĂ« prezente gjatĂ« gjithĂ« vitit. Mund tĂ« themi qĂ« Ă«shtĂ« diagnoza qĂ« paraqitet me numrin mĂ« tĂ« lartĂ« nĂ« shĂ«rbimin e toksikologjisĂ«. Ajo qĂ« vihet re Ă«shtĂ« qĂ« gjatĂ« javĂ«s ka mĂ« pak sesa nĂ« fundjavĂ« dhe gjatĂ« ditĂ«ve tĂ« festave.”

Pre e alkoolit gjithnjë e më shumë po bien edhe të rinjtë e adoleshentët. Mjekja toksikologe në QSUT, Irena Ceko, thotë se vitet  e fundit është rritur numri i konsumuesve të pijeve alkoolike te femrat.

“Zakonisht mosha qĂ« vjen mĂ« shpesh Ă«shtĂ« midis moshĂ«s 20-30 vjeç. Ka njĂ« rritje tĂ« ndĂ«rgjegjĂ«simit, ajo qĂ« vihet re si tendencĂ«, Ă«shtĂ« rritja e numrit tĂ« konsumuesve tĂ« alkoolit nga femrat. Ka raste sporadike, grupmosha e adoleshencĂ«s 14-18 vjeç. Me intokacion alkooli.”

Pasojat e konsumimit të alkoolit janë të rënda, deri në humbje jete.

“Gjendje tĂ« rĂ«nda janĂ« ato tĂ« komĂ«s, janĂ« prezente, por, jo shumĂ« tĂ« shpeshta. PĂ«rveç urgjencĂ«s, kĂ«rkojnĂ« edhe hospitalizim. Mund tĂ« kĂ«rkojnĂ« edhe ndihmĂ« nĂ« shĂ«rbimin e reanimacionit.  Alkooli Ă«shtĂ« e dĂ«mshme sidomos tek adoleshentĂ«t, qĂ« tek intokacionet akute, pĂ«rqendrimi i alkoolit nĂ« gjak. Rreziku nĂ« i madh kalimi nĂ« gjendje kome. MĂ« vonĂ« rrit rrezikun tĂ« bĂ«hen vartĂ«s, ndryshon ecurinĂ« komplet tĂ« jetĂ«s. Kemi pas edhe raste fataliteti.”

Mjekët bëjnë thirrje për shmangie të pijeve alkoolike, sidomos tek moshat e reja dhe adoleshentët, pasi pasojat janë afatgjata.

“Stop alkoolit, sidomos tek moshat e reja, rrezet e diellit shkaktojnĂ« gjendje lipotimie, substancĂ« qĂ« prek sistemin nervorĂ«.”/abcnews.al

VIDEO/ Zjarr pranë stacionit të ujësjellësit në Gjirokastër

Zjarr në afërsi të stacionit të pompomit të ujit të pijshem për Gjirokastrën. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrefikese ku konstatuan se flaket kishin marrë përmasa të mëdha.

Pas nderhyrjes me shpejtesi për izolimin e flakëve ku po perhapeshin drejt pompës së ujit, vreshtave dhe pemtarive perreth saj, u arrit të vihej nën kontroll duke mos lejuar perhapjen e tij. Zjarri kishte rënë në një siperfaqe rreth 3000 m2 ku brenda saj ndodhej një magazine ku kishte automjete të parkuara brenda dhe jashtë saj.

Magazina ishte  rreth 50m2 ku brenda saj ndodheshin materiale bujqesore dhe nje automjet tip “Opel” kabriole i vitit 2005 me targa AA841VF dhe ngjitur me murin rreth njĂ« metĂ«r larg ndodhej njĂ« “Benz 2400” i vitit 1984 pa targa si dhe brenda perimetrit tĂ« djegur nga flakĂ«t u dogjĂ«n edhe 20 pemĂ« frutore./abcnews.al

Notuan drejt lirisë/ Përkujtimi i guximit të të rinjve që sfiduan komunizmin

Përmes notit në një distancë rreth 5 km deri në derdhje të Bunës, disa qytetarë përkujtuan dhjetëra djem dhe vajza që rreth 4 dekada më parë notuan nën presionin e armëve, duke sfiduar komunizmin e duke kaluar kufirin me not.

Për organizatorin ky demostrim është mirënjohje dhe respekt për ata që treguan se liria fitohet edhe në periudhat më të errëta.

Pjesëmarrësit nuk ishin vetëm nga Shkodra, por edhe nga qytete të tjera, thonë se e pritën me kënaqësi ftesën për të kujtuar të kaluarën që nuk duhet harruar.

TĂ« izoluar dhe nĂ« kushte tĂ« vĂ«shtira, dhjetĂ«ra djem e vajza morĂ«n guximin qĂ« pĂ«rmes ujit tĂ« kalonin nĂ« Mal tĂ« Zi. Disa prej tyre arritĂ«n tĂ« arratiseshin, ndĂ«rsa tĂ« tjerĂ« mbetĂ«n tĂ« vrarĂ« nga regjimi i kohĂ«s. Ky Ă«shtĂ« viti i dytĂ« qĂ« organizohet njĂ« aktivitet i tillĂ« pĂ«rkujtues nĂ«n moton “Noto drejt LirisĂ«â€./abcnews.al

Shiste kokainë dhe kanabis në zonën e Livadhit/ Pranga 28-vjeçarit në Vlorë

Vihet në pranga një 28-vjeçar në Vlorë, që shiste kokainë dhe kanabis në zonën e Livadhit. Sekuestrohen sasi lëndësh narkotike, një pjesë e ndarë në doza gati për shitje, si dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Gjatë kontrollit fizik dhe të dhomës ku ky shtetas ishte akomoduar, Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale: sasi me lëndë narkotike kokainë në rreth 120 doza; sasi me lëndë narkotike kanabis në rreth 65 doza; një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas e përgatiste lëndën narkotike në doza në dhomën ku ishte akomoduar e më pas e shiste atë në zonat turistike të vijës bregdetare, të frekuentuara nga pushues dhe turistë të huaj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

Kundër pushtimit të Gazës/ Mijëra njerëz nga Tel Avivi, në Stamboll e Kili kundër planit të Izraelit

Nga Tel Avivi në Stamboll e në Kili, mijëra njerëz kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër planit izraelit për pushtimin e qytetit të Gazës.

Mijëra protestues marshuan nëpër Tel Aviv të shtunën në atë që ishte një nga tubimet më të mëdha në qytet që nga fillimi i luftës.

TĂ« afĂ«rmit dhe mbĂ«shtetĂ«sit e pengjeve izraelite qĂ« mbahen nĂ« Rripin e GazĂ«s morĂ«n pjesĂ« nĂ« tubim duke kĂ«rkuar lirimin e tyre dhe duke bĂ«rĂ« thirrje pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s.

Ata theksuan se nuk janë dakord me vendimet e qeverisë izraelite dhe madje e fajësojnë për të gjitha tragjeditë që ndodhën në tetor të vitit 2023, kur Hamasi sulmoi dhe mori peng familjarët e tyre.

Edhe në Stamboll u mblodhën qindra njerëz në mbështetje të palestinezëve dhe kundër planit izraelit për të zgjeruar ofensivën në enklavë.

Protestuesit kërkuan që Izraeli të mbahet përgjegjës për luftën 22-mujore që vrau mbi 61,300 njerëz në enklavë.

Bilal Erdogan, djali i presidentit turk dhe kreu i njërës prej organizatave që thirrën protestën, ishte midis atyre që u bënë thirrje njerëzve të dilnin në rrugët e kryeqytetit turk për të protestuar.

Ndërkohë numri i të arrestuarve nga protesta në Londër Policia ka shkuar në 466. Sipas aktivistëve ky është numri më i lartë i arrestimeve i kryer ndonjëherë në një protesta të vetme në kryeqytetin britanik.

TĂ« shtunĂ«n  qindra njerĂ«z u mblodhĂ«n nĂ« Sheshin e Parlamentit nĂ« LondĂ«r, duke denoncuar luftĂ«n e Izraelit nĂ« Gaza dhe duke mbajtur pankarta me mesazhe kundĂ«r gjenocidit dhe nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« grupimit “Palestine Action”, grupim pro palestinez qĂ« qeveria britanike ka vendosur ta ndalojĂ«.

Edhe në Kili qindra qytetarë dolën në rrugë për të treguar mbështetje dhe solidaritet me popullin palestinez.

Ata bĂ«nĂ« thirrje pĂ«r njĂ« PalestinĂ« tĂ« lirĂ« dhe kĂ«rkuan qĂ« t’i jepet fund vrasjes sĂ« fĂ«mijĂ«ve nĂ« Gaza./abcnews.al

Sulme dhe negociata/ Në prag të takimit me Trump, Putin raketa drejt Ukrainës

Sulmet ruse në Ukrainë nuk janë ndalur edhe pse këto ditë janë vendimtare për negociatat e paqes, me një takim mes Vladimir Putin dhe Donald Trump që pritet të mbahet ditën e premte më 15 gusht.

Pesë persona janë vrarë në rajonet e Zaporizhzhia dhe Donetsk. Tre nga viktimat ishin në Zaporizhzhia dhe të tjerat nga bombardimet në rrethet Vasylivka dhe Polohivka. Një 69-vjeçar u plagos gjithashtu nga sulmet.

Gjithashtu të paktën shtatë persona u plagosën në Kharkiv pas një serie sulmesh me dronë rusë.

Një nga sulmet goditi një dyqan në Kharkiv, duke plagosur tre gra, një burrë dhe një vajzë 17-vjeçare.

Zhvillimet më të fundit vijnë teksa për të arritur paqen mes Rusisë dhe Ukrainës, presidenti amerikan Donald Trump ka propozuar shkëmbim territoresh mes dy vendesh.

Kjo është kundërshtuar nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, që e ka quajtur një kusht të tillë shpërblim për pushtuesin.

Europa ka dalë krah Ukrainës me një deklaratë, duke theksuar se bisedimet e paqes duhet të përfshijnë patjetër Kievin. Liderët e Britanisë, Francës, Italisë, Gjermanisë, Polonisë, BE dhe Finlandës përsëritën nevojën për garanci të forta sigurie dhe kundërshton idenë se Ukraina duhet të bëjë lëshime territoriale.

Deri më tani nuk është konfirmuar se Ukraina do të marrë pjesë në bisedimet mes Trump dhe Putin që do të mbahen në Alaska. Megjithatë disa zyrtarë amerikanë i thanë NBC News se administrate e Trump po shqyrton mundësinë e një ftese ndaj Zelenskyt për të marrë pjesë në takim.

Sipas burimeve për median amerikane Donald Trump mbetet i hapur për një takim trepalësh, por aktualisht Shtëpia e Bardhë po përqendrohet në planifikimin e takimit dypalësh të kërkuar nga kreu i Kremlinit./abcnews.al

 

Irani arreston 20 të dyshuar për spiunazh për Izraelin

Irani i ka arrestuar 20 njerëz për të cilët dyshon se janë operativë të agjencisë së spiunazhit të Izraelit, Mossad, gjatë muajve të fundit, njoftoi të shtunën gjyqësori iranian.

Të mërkurën, Irani ekzekutoi një shkencëtar bërthamor me emrin Rouzbeh Vadi, i cili u dënua për spiunazh për Izraelin dhe për ndarjen e të dhënave me një tjetër shkencëtar bërthamor, i vrarë gjatë sulmeve ajrore të Izraelit ndaj Iranit në qershor, raportuan mediat shtetërore.

Zëdhënësi i gjyqësorit, Asghar Jahangiri, u tha gazetarëve në Teheran të shtunën se akuzat ndaj disa prej 20 të arrestuarve janë hedhur poshtë dhe ata janë liruar, por nuk tregoi sa prej tyre saktësisht.

“GjyqĂ«sori nuk do tĂ« tregojĂ« asnjĂ« mĂ«shirĂ« ndaj spiunĂ«ve dhe agjentĂ«ve tĂ« regjimit sionist, dhe me vendime tĂ« forta do t’i bĂ«jĂ« shembull pĂ«r tĂ« gjithĂ«â€, citohet tĂ« ketĂ« thĂ«nĂ« Jahangiri nga mediat iraniane.

Ai tha se hollësitë e plota do të bëhen të ditura sapo të përfundojnë hetimet.

Ekzekutimi i iranianëve të dënuar për spiunazh për Izraelin është rritur ndjeshëm këtë vit, pasi në muajt e fundit janë kryer të paktën tetë ekzekutime.

Izraeli kreu 12 ditë sulme ajrore ndaj Iranit në qershor, duke shënjestruar gjeneralët më të lartë, shkencëtarët bërthamorë, objektet bërthamore, si dhe lagjet e banuara.

Irani u kundërpërgjigj me një breshëri raketash dhe dronësh ndaj Izraelit.

Grupi për të drejtat e njeriut, HRANA, raportoi për 1.190 viktima iraniane gjatë 12 ditëve të sulmeve izraelite, përfshirë 436 civilë dhe 435 pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Autoritetet izraelite thanë se 28 njerëz u vranë në Izrael gjatë sulmit hakmarrës të Iranit./REL

❌