TIRANĂ, 6 qershor /ATSH/ NĂ« QendrĂ«n pĂ«r Hapje dhe Dialog (COD) u çel mbrĂ«mjen e djeshme ekspozita âI soli di tutte le terreâ- âDiejt e tĂ« gjitha tokaveâ.
Në çeljen e ekspozitës ishte i pranishëm Kryeministri Edi Rama, e dërguara e SHBA-ve në Tiranë, Nancy Van Horn, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë si dhe personalitete të artit dhe kulturës.
Në këtë ekspozitë prezantohet për herë të parë në Tiranë, vepra e Enzo Cucchi, një nga emrat më të rëndësishëm të pikturës italiane bashkëkohore.
Në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës dhe Spazio Taverna, ekspozita zbulon dimensionet ku shpirtërorja takohet me materien, një ekspozitë që sjell dritën si simbol bashkimi mes dy brigjeve, një urë arti dhe reflektimi.
Në këto punime prezantohen fazat më të rëndësishme të karrierës së tij të gjatë, duke filluar me disa kryevepra të hershme, pjesë e një koleksioni të rëndësishëm privat, të tilla si Quadro santo (1980), Carro di fuoco (1981), Paesaggio barbaro (1983) dhe Il miracolo della neve (1986), të cilat nuk ishin ekspozuar së bashku prej shumë vitesh.
VĂ«mendje e veçantĂ« i kushtohet marrĂ«dhĂ«nies sĂ« Cucchi-t me krahinĂ«n e Marche-ve, njĂ« territor themelor i kĂ«rkimit tĂ« tij artistik, me njĂ« seksion qĂ« bashkon njĂ« seri pikturash tĂ« vogla kushtuar vendeve tĂ« ndryshme tĂ« njĂ« krahine qĂ« zotĂ«ron, sipas Cucchi-t, âtĂ« gjithĂ« aktualitetin e njĂ« emocioni qĂ« Ă«shtĂ« i nevojshĂ«m pĂ«r njĂ« artistâ.
Pjesa e dytë e ekspozitës i kushtohet vizatimit, një shprehje e rëndësishme e mendimit të Cucchi-t me një përzgjedhje që dokumenton aktivitetin dhjetëvjeçar të artistit kushtuar vizatimit, të cilin ai e konsideron bazën e artit dhe marrëdhënies së tij me Marche-t, duke i mbushur fletët me elementë tipikë të peizazhit të krahinës.
âKĂ«shtu, arti i Cucchit mbĂ«rrin nĂ« ShqipĂ«ri, duke sjellĂ« diellin, selvitĂ«, tokĂ«n, fushat dhe kodrat e Marche-ve, pĂ«r tĂ« ndarĂ« diejt mesdhetarĂ«, tĂ« cilĂ«t ngrohin tokĂ«n dhe bashkojnĂ« dy brigjet e Adriatikut, tĂ« cilin Predrag MatvejeviÄ e pĂ«rcaktoi si âdeti i intimitetitâ, nĂ«n shenjĂ«n e pikturĂ«sâ, shpjegojnĂ« kuratorĂ«t e Spazio Taverna-s.
I konsideruar si artisti mĂ« vizionar midis eksponentĂ«ve tĂ« Transavanguardia-s, Enzo Cucchi (Morro dâAlba, 1949), qĂ« nga vitet 1980, ka fituar famĂ« ndĂ«rkombĂ«tare. Ai ka ekspozuar nĂ« hapĂ«sirat mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme ekspozuese italiane dhe tĂ« huaja, si Kunsthalle nĂ« Bazel, Solomon R. Guggenheim nĂ« Nju Jork, Tate Gallery nĂ« LondĂ«r, Centre Georges Pompidou nĂ« Paris, Castello di Rivoli, Rivoli (Torino), Palazzo Reale nĂ« Milano, Muzeu i Artit Sezon nĂ« Tokio, Akademia Franceze nĂ« RomĂ« â Villa Medici, MusĂše dâart modern nĂ« Saint-Etienne Metropole dhe MAXXI.
Ka marrë pjesë gjithashtu në ekspozitat më të rëndësishme ndërkombëtare të artit bashkëkohor, duke përfshirë Bienalen Ndërkombëtare të Artit në Venecia, Documenta në Kassel dhe Kuadrienalen e Romës.
Veprat e tij gjenden në koleksionet kryesore të muzeve të botës dhe në koleksionet private më prestigjioze kombëtare dhe ndërkombëtare.
Ekspozita âDiejt e tĂ« gjitha tokaveâ do tĂ« jetĂ« e hapur pĂ«r publikun deri mĂ« 5 korrik 2025 nĂ« ambientet e galerisĂ« COD nĂ« Kryeministri. /e.i/ /a.g/
Nga çelja e ekspozitĂ«s âDiejt e tĂ« gjitha tokaveâ nĂ« COD, i pranishĂ«m edhe Kryeministri Edi Ram...
Â
The post Ăelet nĂ« COD ekspozita âDiejt e tĂ« gjitha tokaveâ appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.