Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

​Lista Serbe kthehet në garë, partitë politike me akuza të ndryshe për vendimin e PZAP-së

Partitë politike kanë komentuar vendimin e sotëm të Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili urdhëron Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.

Derisa Lëvizja Vetëvendosje, ka paralajmëruar se do ta shikojnë mundësinë për ankimim në Gjykatën Supreme, në Partinë Demokratike dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, kanë fajësuar Vetëvendosjen se e ka bërë të njëjtën lojë sikur në zgjedhjet e shkurtit për ta certifikuar këtë subjekt politik të serbëve.

PZAP ka marrë vendim në favor të subjektit politik Lista Serbe, duke aprovuar ankesën e këtij subjekti kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për moscertifikimin e listës së kandidatëve të saj për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.

Me këtë vendim, PZAP e ka anuluar vendimin e KQZ-së të datës 21 gusht, në të cilin KQZ kishte refuzuar certifikimin e kandidatëve të Listës Serbe për shkak të vlerësimit se disa kandidatë nuk i përmbushnin kriteret ligjore për të qenë pjesë e garës zgjedhore.

Sipas arsyetimit të PZAP, vendimi i KQZ-së nuk ka qenë i bazuar në mënyrë të duhur në ligj dhe nuk është dëshmuar bindshëm që kandidatët në fjalë janë në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, i cili përcakton kriteret për të drejtën për t’u zgjedhur.

PZAP i ka kërkuar KQZ-së që të bëjë certifikimin e listës së kandidatëve të Listës Serbe për komunat ku ka aplikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale.

Ndërkohë, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu tha se do ta shikojnë mundësinë për ta dërguar në Gjykatën Supreme, këtë vendim të cilin e ka quajtur skandaloz të PZAP-së.

“Siç e pash ata kanë urdhëruar KQZ-në që të bëj certifikimin e Listës Serbe. Për mua është një vendim tejet i dëmshëm. Ngutija e PZAP-së për të marrë një vendim të tillë duke pasur parasysh që kanë 72 orë në dispozicion për ta marrë një vendim, lënë të kuptohet se ata kanë pas një presion mbi këtë institucion. Ata nuk janë bazuar në dokumentet që i ka ofruar KQZ dhe dokumente që kanë ardhur nga institucionet e sigurisë. Sigurisht që duhet shihet mundësia që ky vendim të apelohet, të dërgohet në Gjykatën Supreme dhe që ne do të merremi me këtë gjatë ditës, por për mua është një vendim skandaloz dhe i bën përgjegjëse PZAP-në edhe për veprimtarinë kriminale të Listës Serbe”, tha ajo.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se përfaqësuesit e LVV-së në KQZ e kanë ditur që po bëjnë zhurmë për ta kaluar Listën Serbe.

“Nuk e kam parë vendimin e PZAP-së por iu kam thënë se kjo është lojë e Vetëvendosjes që e kanë luajtur edhe në zgjedhjet e shkurtit, e luajnë patriotin në momente të caktuar, ndërsa asnjëherë nuk kanë votuar kundër Listës Serbe , qoftë edhe për vendime të tjera. Ajo që më shqetëson për sa i përket vendimit të PZAP-së, është fakti që kanë miratuar një vendim të KQZ-së, i cili është i ndikuar nga Ministria e Punëve të Jashtme për të ia pamundësuar kandidatit të komunës së Deçanit për të marrë pjesë në këtë garë. Domethënë Ministra e Punëve të Jashtme në mënyrë të targetuar ka vepruar që përmes KQZ-së, duke i dërguar letra të interpretushme gabim për të pamundësuar kandidatit tonë për kryetar të Deçanit, Ramë Mushkolaj. Kjo për mua ka qen shqetësuese se sa i përket Listën Serbe e kanë ditë edhe ata përfaqësues të Vetëvendosjes që po bëjnë zhurmë për ta kaluar”, tha ai.

Kurse, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri kritikoi KQZ-në për vendimin e fundit të PZAP-së.

“KQZ dhe Gjykata Kushtetuese janë bërë institucione që po sjellin vendime politike nëpërmjet mekanizmave të tjerë, që nuk do të duhej me qen”, tha ai.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj këto praktika kanë ndodhur edhe më herët.

“Në KQZ, kemi abstenuar ndaj këtij qëndrimi, ndërsa është ditur sepse duke u bazuar në praktikat e mëhershme që është tentuar që nuk ka dhënë drita jeshile për certifikim të kandidatëve të Listës Serbe, është kthyer vendimi dhe me automatizëm ata do të certifikohen. Nuk kemi çka të bëjmë duhet ta pranojmë këtë fakt. E kanë ditur të gjithë, politiken më të madhe e ka bërë LVV-ja duke e ditur që do të certifikohen njëjtë ka ndodhur edhe në mandatet e kaluara ajo është kthyer”, tha Kadrijaj.

Rekomandimi për certifikimin e Listës Serbe, i mori vetëm 2 vota për, 2 kundër dhe 7 abstenime gjatë një mbledhjeje të 21 gushtit të KQZ-së./KP/

The post ​Lista Serbe kthehet në garë, partitë politike me akuza të ndryshe për vendimin e PZAP-së appeared first on Telegrafi.

Zonja e Parë e Turqisë i bën thirrje Melania Trump për fëmijët në Gaza

Zonja e Parë e Turqisë i ka kërkuar Melania Trump të flasë hapur për fëmijët që vuajnë në luftën e Izraelit në Gaza.

Emine Erdogan vlerësoi mbështetjen e Zonjës së Parë të SHBA-së për fëmijët e prekur nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia, duke i kërkuar Trump të “zgjerojë avokimin” edhe për palestinezët.

Në një letër të botuar nga presidenca turke të shtunën, Emine tha se Gaza është bërë një “varrezë fëmijësh”, duke i thënë Melanias: “Ne duhet të bashkojmë zërat dhe forcën tonë kundër kësaj padrejtësie”.

Kjo vjen ndërsa ekspertët e sigurisë ushqimore të mbështetur nga OKB-ja kanë vlerësuar se gjysmë milioni njerëz po vuajnë nga uria në qytetin e Gazës – dhe jeta e 132,000 fëmijëve është e kërcënuar nga kequshqyerja.

“Fraza ‘foshnjë e panjohur’ e shkruar në qefinët e mijëra fëmijëve të Gazës, hap plagë të pariparueshme në ndërgjegjen tonë”, shkroi Emine Erdogan.

Letra i bën thirrje Melnia Trump të “tregojë të njëjtën ndjeshmëri ndaj Gazës, që u keni treguar fëmijëve ukrainas që kanë humbur jetën në luftë”.

Emine Erdogan gjithashtu e inkurajoi Melania Trump t’i drejtohej drejtpërdrejt kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, për t’i dhënë fund “krizës humanitare në Gaza”.

Më parë këtë muaj, Melnia i dërgoi një letër presidentit rus Vladimir Putin, duke i kërkuar atij të merrte në konsideratë fëmijët, por nuk përmendi ndonjë fëmijë specifik.

Zonja e parë turke zakonisht nuk përfshihet në politikë, më shpesh duke zgjedhur të jetë aktive në çështjet mjedisore – gjë që i ka fituar lëvdatat nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres. /Telegrafi/

 

The post Zonja e Parë e Turqisë i bën thirrje Melania Trump për fëmijët në Gaza appeared first on Telegrafi.

TURQI – Emine Erdogan i kërkon Melania Trump të tregojë dhembshuri për krizën në Gazë

STAMBOLL, 24 gusht /ATSH-DPA/- Emine Erdogan, bashkëshortja e presidentit turk, i ka bërë thirrje në një letër Melania Trump që të mbrojë fëmijët në Rripin e Gazës.

“Ajo shprehu besimin se Zonja e Parë e SHBA-së do të tregonte dhembshuri për fëmijët e vrarë në luftën e Ukrainës në Rripin e Gazës”, sipas letrës së publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve “Anadolu”.

Emine Erdogan iu referua letrës që Melania Trump i dorëzoi presidentit rus Vladimir Putin.

Në letrën dërguar liderit rus, Melania Trump bëri thirrje për mbrojtjen e fëmijëve në luftën e Ukrainës.

Emine Erdogan i ka kërkuar Melania Trump t’i shkruajë një letër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu – për të kërkuar përfundimin e krizës humanitare në Rripin e Gazës.

Letra e Emine Erdogan mban datën 22 gusht.

Marrëdhëniet midis Turqisë dhe Izraelit janë të tensionuara.

Presidenti turk Reccep Tayyip Erdogan shpesh ka kritikuar ashpër sulmet izraelite në Gazë.

Erdogan dënoi sulmin e 7 tetorit 2023 në Rripin e Gazës nga organizata militante palestineze “Hamas” dhe radikalë të tjerë, por më pas e përshkroi Hamasin si një “organizatë çlirimtare”. //a.i/

The post TURQI – Emine Erdogan i kërkon Melania Trump të tregojë dhembshuri për krizën në Gazë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Trump miraton shitjen e 3,350 raketave amerikane për Ukrainën

Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka miratuar shitjen e 3,350 Municioneve Sulmuese me Rreze të Zgjeruar (ERAM) Ukrainës, sipas The Wall Street Journal.

Marrëveshja, me vlerë 850 milionë dollarë, financohet kryesisht nga vendet evropiane dhe pritet të dorëzojë sistemet e para brenda rreth gjashtë javësh, transmeton Telegrafi.

Disa zyrtarë amerikanë i thanë gazetës se përdorimi i ERAM do të kërkojë miratimin e Pentagonit. Ky kusht pasqyron kufizimet e mëparshme mbi përdorimin e raketave amerikane ATACMS nga Ukraina kundër objektivave në Rusi, ku sulmet thuhet se kërkojnë autorizim të veçantë.

Analistët sugjerojnë se Ukrainës mund t’i lejohet të përdorë ERAM lirisht kundër objektivave në territoret e pushtuara përkohësisht, ndërsa sulmet në territorin rus mund të kërkojnë ende miratim nga Uashingtoni.

Transferimi i raketave është pjesë e një pakete më të gjerë ndihme prej 850 milionë dollarësh që përfshin edhe sisteme të tjera armësh, të tilla si platformat e mbrojtjes ajrore dhe fishekët e Sistemit të Raketave me Lëshim të Shumëfishtë të Drejtuar (GMLRS) me një rreze veprimi deri në 145 kilometra.

Paketa ishte shtyrë deri pas takimeve të Trump me presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në fillim të këtij muaji.

Çfarë është ERAM?

Municioni Sulmues me Rreze të Zgjeruar është një hibrid midis një bombe të hedhur nga ajri dhe një rakete lundrimi.

Ai u zhvillua në kuadër të një programi të Forcave Ajrore Amerikane të nisur në janar 2024, për të krijuar një armë me kosto të ulët për forcat amerikane dhe ukrainase.

Rrezja e veprimit: deri në 463 km

Shpejtësia: të paktën 763 km/orë

Saktësia: brenda 10 metrave

Sistemi mund të përshtatet me kërkues të ndryshëm, duke përfshirë kompletin udhëzues Quicksink të projektuar për të synuar anijet detare.

Ka pasur gjithashtu diskutime rreth përshtatjes së ERAM si një interceptor kundër dronëve me kosto efektive.

Informacioni mbi ERAM u shfaq për herë të parë në mesin e vitit 2024, me programin që thuhet se ishte përshtatur për nevojat e Ukrainës.

Kontrata fillestare e zhvillimit kërkonte që prodhimi të fillonte brenda 24 muajve, por dorëzimi i ardhshëm sugjeron që prodhuesi e përshpejtoi afatin.

Kapaciteti i parashikuar i prodhimit ishte vendosur në deri në 1,000 raketa në vit, që do të thotë se dorëzimi i të gjitha 3,350 njësive mund të zgjasë disa vjet. Mbetet e paqartë nëse Shtetet e Bashkuara kanë ndërtuar tashmë rezerva të municionit të ri.

ERAM ndryshon nga GLSDB (Bomba me Diametër të Vogël të Lëshuara nga Toka) e furnizuar më parë, e cila u përball me sfida operacionale për shkak të luftës elektronike ruse.

Ndryshe nga GLSDB, ERAM ka një rreze më të gjatë veprimi dhe shpejtësi më të lartë, duke i dhënë Forcës Ajrore Ukrainase një aftësi të zgjeruar sulmi.

Arma e re pritet të zgjerojë ndjeshëm aftësinë e Ukrainës për të goditur objektiva me vlerë të lartë thellë pas vijave të frontit, në pritje të miratimit të SHBA-së për misione specifike. /Telegrafi/

The post Trump miraton shitjen e 3,350 raketave amerikane për Ukrainën appeared first on Telegrafi.

PZAP obligon KQZ-në ta certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e 12 tetorit

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka marrë vendim në favor të subjektit politik Lista Serbe, duke aprovuar ankesën e këtij subjekti kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për moscertifikimin e listës së kandidatëve të saj për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.

Me këtë vendim, PZAP e ka anuluar vendimin e KQZ-së të datës 21 gusht, në të cilin KQZ kishte refuzuar certifikimin e kandidatëve të Listës Serbe për shkak të vlerësimit se disa kandidatë nuk i përmbushnin kriteret ligjore për të qenë pjesë e garës zgjedhore.

Sipas arsyetimit të PZAP, vendimi i KQZ-së nuk ka qenë i bazuar në mënyrë të duhur në ligj dhe nuk është dëshmuar bindshëm që kandidatët në fjalë janë në kundërshtim me nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, i cili përcakton kriteret për të drejtën për t’u zgjedhur.

PZAP i ka kërkuar KQZ-së që të bëjë certifikimin e listës së kandidatëve të Listës Serbe për komunat ku ka aplikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale./RTK/

The post PZAP obligon KQZ-në ta certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e 12 tetorit appeared first on Telegrafi.

Shfaqen pamje tronditëse: Kameramani i MotoGP-së i shpëtoi vdekjes në një incident të frikshëm

MotoGP ka publikuar pamje tronditëse nga një incident i ndodhur gjatë kualifikimeve të Çmimit të Madh të Hungarisë, ku një operator kamere për pak sa nuk u godit nga motori i Pedro Acostas, pasi ai doli nga pista. 

Ky moment dramatik ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë në pistën Balaton Park, e cila këtë fundjavë priti për herë të parë një garë MotoGP që nga viti 1992.  

Megjithëse janë ndërmarrë masa të reja sigurie për rikthimin e këtij eventi prestigjioz, incidenti i Acostas ka nxjerrë në pah problemet në kthesën me shpejtësi të lartë, ku ndodhën disa aksidente gjatë kualifikimeve. 

Sipas 7 News, pikërisht kjo kthesë mbetet një pikë e nxehtë për debat, pasi shumë pilotë humbën kontrollin në atë pjesë të pistës, përfshirë edhe Acostan. 

🏍 Races in Hungary nearly ended in tragedy — a motorcyclist almost ran over a cameraman

🇭🇺At the Hungarian Grand Prix during the qualifying session of the 14th MotoGP stage, Spanish rider Pedro Acosta’s bike almost killed a cameraman who was standing more than 50 meters away. pic.twitter.com/DoGyfY04Tk

— NEXTA (@nexta_tv) August 24, 2025

Në videon e publikuar nga MotoGP, shihet se probleme me gomën e përparme të motorit bënë që piloti 21-vjeçar spanjoll të humbiste kontrollin dhe të përfundonte në zonën me zhavorr. 

Fatmirësisht, ai arriti të shkëputej nga motori përpara se të përplasej, ndërsa motori i tij goditi barrierat dhe fluturoi në ajër, duke kaluar shumë pranë operatorit të kamerës. 

Ky incident i shpëtuar për një fije i ka shtuar thirrjet për rishikim të mëtejshëm të standardeve të sigurisë në këtë pistë të rikonstruktuar. MotoGP pritet të japë një vlerësim zyrtar pas fundjavës së garës./Telegrafi/

The post Shfaqen pamje tronditëse: Kameramani i MotoGP-së i shpëtoi vdekjes në një incident të frikshëm appeared first on Telegrafi.

Shenjat e horoskopit që e nisin ditën me përtesë! Je ti një prej tyre?

Disa shenja të horoskopit nuk e kanë zakon të fillojnë ditën me energji të plotë, duke u zgjuar shpesh me ndjenja të lodhjes, tensionit ose mungese motivimi. Në krye të kësaj liste janë disa shenja që shpesh ndihen të lodhura qysh në mëngjes.

Peshqit janë të njohur për natyrën e tyre të ndjeshme dhe shpesh e fillojnë ditën me mendime të thella, të cilat mund t’i bëjnë të ndihen të pafuqishëm për të përballuar rutinën e përditshme. Ngjashëm, Shigjetarët, pavarësisht optimizmit të tyre, mund të ndihen shpesh të shpërqendruar dhe të humbasin energjinë në mëngjes.

Gaforrja, që vlerëson sigurinë dhe rehati, shpesh ndjen tension emocional në mëngjes, veçanërisht kur rutina e ditës nuk është e qartë. Akrepi gjithashtu mund të nisë ditën me përtesë, duke i analizuar sfidat dhe ndjenjat e veta në mënyrë të tepruar.

Megjithatë, nuk duhet të shqetësoheni: këto ndjenja janë të përkohshme. Me pak rutina më të organizuar, meditim ose aktivitet fizik të lehtë, edhe shenjat më “mëngjesore të vështira” mund të nisnin ditën me energji më pozitive.

Pra, nëse ti je një nga këto shenja, mos u dorëzo. Ajo që të duhet është vetëm një kafe e mirë dhe një mendim pozitiv për të nisur dhe vazhduar ditën në mënyrën më të mirë të mundshme!

The post Shenjat e horoskopit që e nisin ditën me përtesë! Je ti një prej tyre? appeared first on iconstyle.al.

Trump ndalon Ukrainën të përdorë raketat amerikane kundër Rusisë

Sipas një raporti të Wall Street Journal, Shtetet e Bashkuara kanë bllokuar që nga pranvera e vonë përdorimin nga Ukraina të raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi për goditje brenda territorit rus. Ky vendim është pjesë e një përpjekjeje të administratës Trump për të nxitur presidentin rus Vladimir Putin të hyjë në bisedime paqeje. Burime pranë Pentagonit kanë bërë të ditur se përdorimi i…

Source

Presidenti Trump u lejon armët, efektivëve të Gardës Kombëtare, në misionin anti-krim

✇Albeu
By: M C

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka urdhëruar personelin e Gardës Kombëtare që po patrullon rrugët e Uashington DC që të armatosen, pasi ofensiva e administratës Trump kundër krimit do të vazhdojë.

Trump urdhëroi vendosjen e gardës në Uashington më herët gjatë gushtit dhe vendosi nën kontroll federal policinë lokale për të luftuar atë që e quajti “daljen nga kontrolli të krimit në kryeqytet”.

Vetëm javën e kaluar, Pentagoni deklaroi se efektivët e përfshirë në misionin në fjalë, që aktualisht llogariten në rreth 2 mijë, nuk do të mbanin armë.

Ndërsa administrata presidenciale e ka duartrokitur misionin, sondazhet tregojnë se ai nuk mbështetet nga banorët e Uashingtonit, të cilët anojnë kryesisht nga demokratët.

Në një deklaratë, Pentagoni konfirmoi se, së shpejti trupat e Gardës Kombëtare do të patrullojnë rrugët me armët e shërbimit.

Kryetari i Bashkisë së Uashingtonit, Muriel Boëser nuk e ka komentuar vendimin. Deri më sot, trupat kishin si mision patrullimin dhe nuk ishin përfshirë në operacione speciale, të kryera nga policia dhe agjencitë federale.

Duke folur nga Dhoma Ovale ditën e premte, Trump tha se, “kryeqyteti ishte kthyer në ferr, ndërsa tani është i sigurt”. Ai njoftoi gjithashtu se një mision i ngjashëm mund të kryhet edhe në Çikago, një tjetër qytet demokrat, administrata vendore e të cilit është përplasur disa herë me Trump.

The post Presidenti Trump u lejon armët, efektivëve të Gardës Kombëtare, në misionin anti-krim appeared first on Albeu.com.

Raporti për sulmet në Iran, Trump shkarkon kreun e inteligjencës në Pentagon

Sekretari i Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Pete Hegseth ka shkarkuar nga detyra shefin e inteligjencës së Pentagonit, disa javë pas reagimit të ashpër nga Shtëpia e Bardhë ndaj raportit që nxori kjo agjenci për efektivitetin e sulmeve amerikane ndaj Iranit. Raportet e mediave amerikane bëjnë me dije se gjeneral-lejtnant Jeffery Kruse nuk […]

The post Raporti për sulmet në Iran, Trump shkarkon kreun e inteligjencës në Pentagon appeared first on BoldNews.al.

Pentagoni shkarkon shefin e agjencisë së inteligjencës

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Pete Hegseth ka shkarkuar shefin e agjencisë së inteligjencës së Pentagonit, vetëm disa javë pas një kritike nga Shtëpia e Bardhë ndaj një rishikimi që vlerësonte ndikimin e sulmeve amerikane ndaj Iranit, raportojnë mediat amerikane. Jeffery Kruse nuk do të shërbejë më si kreu i Agjencisë Amerikane të Inteligjencës së Mbrojtjes.

Dy komandantë të tjerë të lartë ushtarakë janë shkarkuar gjithashtu nga Pentagoni.

Departamenti i Mbrojtjes nuk ka dhënë asnjë shpjegim të menjëhershëm lidhur mbi shkarkimet. Në qershor, Presidenti Donald Trump kundërshtoi me forcë një raport të publikuar të DIA-s, i cili zbuloi se sulmet ndaj Iranit vetëm sa e kishin penguar programin e tij bërthamor me muaj. Shtëpia e Bardhë e deklaroi vlerësimin e agjencisë si “krejtësisht të gabuar”.

/abcnews.al/

Trump thotë se Intel do t’i japë qeverisë amerikane 10% të aksioneve

Presidenti Donald Trump tha të premten se kishte kërkuar një pjesë prej 10% në kompaninë Intel gjatë një takimi me CEO-n e saj, Lip-Bu Tan, në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas tij, marrëveshja u pranua dhe do t’i sillte SHBA-së rreth 10 miliardë dollarë.

Në një deklaratë zyrtare, Intel konfirmoi se qeveria amerikane do të investojë 8.9 miliardë dollarë në aksione të kompanisë, duke reflektuar besimin e administratës në rolin kritik të Intel për industrinë e brendshme të çipave.

Nga kjo shumë, 5.7 miliardë dollarë do të financohen përmes granteve të programuara nga ligji CHIPS and Science Act, ndërsa kompania tashmë kishte përfituar 2.2 miliardë dollarë.

Kështu, totali i investimit arrin në 11.1 miliardë dollarë.

Gjithashtu, 3.2 miliardë dollarë do të ndahen për Intel përmes programit të Departamentit të Mbrojtjes “Secure Enclave”, që mbështet prodhimin e gjysmëpërçuesve në SHBA.

Qeveria do të blejë 433.3 milionë aksione të Intel me çmim prej 20.47 dollarësh për aksion, duke përfaqësuar një pjesë prej 9.9% në kompani.

Sipas kushteve, qeveria nuk do të ketë përfaqësim në bord dhe do të votojë së bashku me të, përveç rasteve të veçanta. /Telegrafi/

The post Trump thotë se Intel do t’i japë qeverisë amerikane 10% të aksioneve appeared first on Telegrafi.

Shkarkohet gjenerali amerikan, Trumpit s’i pëlqeu si raportoi për sulmin ndaj Iranit

Ministri amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka shkarkuar një gjeneral, agjencia e të cilit kishte nxjerrë një raport fillestar të inteligjencës për dëmet në objektet bërthamore iraniane pas sulmeve amerikane.

Kjo duket se ka zemëruar presidentin amerikan Donald Trump.
Gjeneral-lejtnanti Jeffrey Kruse nuk do të vazhdojë më të ushtrojë detyrën e shefit të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes së SHBA (DIA), thanë burime për AP.

Shkarkimi është një tjetër tronditje në kryesinë ushtarake dhe shërbimet e inteligjencës së vendit, dhe vjen disa muaj pasi detajet e raportit paraprak janë rrjedhur në media, sipas Reuters.

Në raport thuhej se programi bërthamor iranian ishte penguar vetëm për disa muaj nga sulmet amerikane, gjë që ishte në kundërshtim me pretendimet e Trumpit dhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

Në një konferencë për shtyp pas sulmeve të qershorit, Hegseth sulmoi gazetarët për, siç pretendoi ai, anshmëri kundër ushtrisë, por nuk ofroi asnjë provë të drejtpërdrejtë për shkatërrimin e objekteve iraniane të prodhimit bërthamor.

Ky është një tjetër ndër vendimet e diskutueshme dhe kontroverse që lidhen me Hegsethin.

Më herët, ai kishte ndërmarrë “pastrime” brenda Ministrisë së Mbrojtjes, pasi nga Pentagoni kishin rrjedhur në media informacione që flisnin për kaos në këtë institucion.

Përveç kësaj, Hegseth shkaktoi polemika edhe kur ndau plane sekrete për një sulm amerikan në Jemen në aplikacionin Signal, në një grup ku gabimisht ishte shtuar edhe një gazetar i gazetës amerikane The Atlantic.

The post Shkarkohet gjenerali amerikan, Trumpit s’i pëlqeu si raportoi për sulmin ndaj Iranit appeared first on Albeu.com.

Sa po përfiton personalisht Trumpi nga posti i presidentit?

Që nga rizgjedhja e tij si president i SHBA-së, Donald Trump është përballur vazhdimisht me akuza për përfitime personale. Në fakt, Trump dhe familja e tij kanë bërë kohët e fundit marrëveshje të shumta – nga pasuritë e paluajtshme dhe kriptovalutat te obligacionet dhe aksionet. A ka ndonjë model këtu që tregon pasurim personal? Në […]

The post Sa po përfiton personalisht Trumpi nga posti i presidentit? appeared first on BoldNews.al.

Trump: Shorti i Botërorit 2026 më 5 dhjetor në Uashington

Shorti i grupeve të “Kupës së Botës 2026” në futboll do të hidhet më 5 dhjetor në Uashington, njoftoi të sot presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump.

Trump tha në Shtëpinë e Bardhë, në prani të presidentit të FIFA-s Gianni Infantino, se ceremonia e hedhjes së shortit do të mbahet në “Qendrën Kennedy” në kryeqytet.

“Kupa e Botës 2026” do të zhvillohet nga 11 qershor deri më 19 korrik 2026 në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada. Turneu është zgjeruar nga 32 në 48 skuadra, të cilat do të ndahen në 12 grupe.

Fillimisht besohej se shorti do të mbahej në Las Vegas, siç ndodhi për botërorin e parë në SHBA në vitin 1994.

Infantino dhe Trump kanë marrëdhënie të afërta, dhe ata mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp në fund të “Kupës së Botës për klube”, e cila u zhvillua në SHBA në qershor dhe korrik, në “Trump Tower” në Nju Jork.

SHBA – Trump: Mund të vendosë sanksione ndaj Rusisë brenda dy javësh

UASHINGTON, 22 gusht /ATSH/- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha sot se brenda dy javësh do të zbulonte nëse përpjekjet e tij për t’i dhënë fund pushtimit të Ukrainës nga Rusia do të kishin progres, sipas “Reuters”.

Trump ngriti sërish mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Moskës.

“Nuk jam i kënaqur me asnjë aspekt të përpjekjes për të gjetur paqe”, tha Trump duke folur me gazetarët në zyrën ovale

Një javë më parë, Trump zhvilloi bisedime në Alaskë me presidentin rus, Vladimir Putin dhe deri më tani nuk ka qenë në gjendje ta bindë atë për një takim me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

“Ka një urrejtje të jashtëzakonshme atje”, tha Trump.

“Por, do të shohim se çfarë do të ndodhë. Mendoj se brenda dy javësh do të marrim një vendim se cilën rrugë do të ndjekim”, tha presidenti amerikan. //a.i/

The post SHBA – Trump: Mund të vendosë sanksione ndaj Rusisë brenda dy javësh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump: Shorti i Botërorit 2026 më 5 dhjetor në Uashington

UASHINGTON, 22 gusht /ATSH – DPA/ – Shorti i grupeve të “Kupës së Botës 2026” në futboll do të hidhet më 5 dhjetor në Uashington, njoftoi të sot presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump.

Trump tha në Shtëpinë e Bardhë, në prani të presidentit të FIFA-s Gianni Infantino, se ceremonia e hedhjes së shortit do të mbahet në “Qendrën Kennedy” në kryeqytet.

“Kupa e Botës 2026” do të zhvillohet nga 11 qershor deri më 19 korrik 2026 në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada. Turneu është zgjeruar nga 32 në 48 skuadra, të cilat do të ndahen në 12 grupe.

Fillimisht besohej se shorti do të mbahej në Las Vegas, siç ndodhi për botërorin e parë në SHBA në vitin 1994.

Infantino dhe Trump kanë marrëdhënie të afërta, dhe ata mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp në fund të “Kupës së Botës për klube”, e cila u zhvillua në SHBA në qershor dhe korrik, në “Trump Tower” në Nju Jork.

Trump ishte gjithashtu i pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të trofeut pas finales në Nju Xhersi.

Trump e quajti Kupën e Botës si “ngjarjen  më të madhe në sport” dhe, në lidhje me shortin, shtoi se “ishte një nder i jashtëzakonshëm të sjellim këtë ngjarje globale dhe këtë grup të jashtëzakonshëm njerëzish dhe këta sportistëtë pabesueshëm – më të mirët në botë – në qendrën kulturore të kryeqytetit tonë.”

Deri në kohën e shortit do të dihen 42 nga 48 skuadra pjesëmarrëse, ndërsa gjashtë të tjera do të përcaktohen në ndeshjet play-off në mars. Për këto ekipe do të vendosen përkohësisht vende në short.

Tre vendet organizatore kualifikohen automatikisht, ndërsa 10 skuadra tashmë kanë siguruar pjesëmarrjen: kampionia në  fuqi Argjentina,  por dhe Australia, Brazili, Ekuadori, Irani, Japonia, Jordania, Zelanda e Re, Koreja e Jugut dhe Uzbekistani. /Ad. Ab./

 

 

The post SHBA – Trump: Shorti i Botërorit 2026 më 5 dhjetor në Uashington appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Trump paralajmëron sanksione ndaj Rusisë nëse Putin dhe Zelenskyy nuk takohen për paqen

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha të premten se po shqyrton sanksione dhe tarifa masive ndaj Rusisë nëse presidenti rus, Vladimir Putin, dhe homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, nuk arrijnë të caktojnë një takim për të diskutuar negociatat e paqes. Trump, gjatë një konference për gazetarët në Zyrën Ovale, tha se do të analizojë “kujt […]

The post Trump paralajmëron sanksione ndaj Rusisë nëse Putin dhe Zelenskyy nuk takohen për paqen appeared first on BoldNews.al.

Trump ultimatum Putin: Nëse nuk takohet me Zelenskyn brenda dy javësh, do të ketë pasoja!

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do t’i japë presidentit rus Vladimir Putin “dy javë” kohë, duke shtyrë edhe më tej afatin për masa të mundshme ndaj Moskës. Trump ka kërkuar që Putin të takohet me homologun ukrainas, në përpjekje për t’i dhënë fund luftës.

I pyetur nga CNN nëse ekziston mundësia që të mos ndërmarrë asnjë veprim nëse Putin nuk pranon takimin, Trump u përgjigj: “Do të shohim. Do të shoh se kush ka fajin.”

Trump theksoi se për dy javë do të vendosë se çfarë hapash do të ndërmarrë, duke përsëritur afatin që ka përmendur disa herë për të testuar gatishmërinë e Putinit për paqe.

Trump, i cili javën e kaluar u takua me Putinin në Alaskë dhe këtë javë priti presidentin Zelensky dhe liderë evropianë në Shtëpinë e Bardhë, ka lënë të kuptohet për një takim dypalësh, i cili mund të pasohet nga një takim trepalësh, ku ai vetë do të marrë pjesë.

Ai përsëriti disa herë afatin dyjavor: “Do të shohim çfarë do të ndodhë. Mendoj se për dy javë do ta kem të qartë në cilin drejtim do të shkoj. Dhe ata do ta kuptojnë këtë”.

Manchester United përgatit surprizën më të madhe të afatit kalimtar

Manchester United është duke kërkuar me urgjencë një portier të ri, pas paraqitjeve zhgënjyese të Andre Onana dhe Altay Bayındır.

Në fokus ka dalë 23-vjeçari belg i Royal Antwerp, Senne Lammens, i cili po konsiderohet një kandidat kryesor për të zgjidhur problemet në portë.

Sipas Goal, transferimi i Lammens te “Djajtë e Kuq” do të konsiderohej një nga surprizat më të mëdha të afatit kalimtar. Portieri ka një përvojë të pasur për moshën e tij, duke luajtur 93 ndeshje për Antwerp gjatë dy sezoneve të fundit, përfshirë 41 ndeshje sezonin e kaluar dhe 52 vitin e kaluar.

Mediat angleze raportojnë se Lammens ka rënë dakord për kushtet personale me United, ndërsa vlera e transferimit mund të arrijë rreth 23 milionë euro.

Statistikat e tij flasin shumë: sezonin e kaluar, ai ishte portieri më i mirë në botë sa i përket golave të pritur sipas xGOT, me një shifër mbresëlënëse prej 16.47. Ai realizoi 127 pritje me një përqindje suksesi prej 81.4%, më e lartë se çdo portier tjetër në Ligën Premier, krahasuar me Robert Sánchez të Chelseat që arriti 76.4%.

Përveç aftësive të shkëlqyera në portë, Lammens dallon edhe për lojen me këmbë: është ndër portierët më të mirë për pasime të suksesshme dhe pasime të shkurtra, ndërsa sezonin e kaluar priti katër penallti. Performanca të tilla i sigurojnë atij edhe thirrjen e parë në ekipin kombëtar belg në mars të këtij viti.

Interes për Lammens tregojnë gjithashtu klube nga Anglia, Italia dhe Franca, por United duket se mund të përfundojë marrëveshjen më shpejt. Një transferim në Old Trafford, sipas burimeve belge, do të ishte një ëndërr e bërë realitet për portierin e ri. /Telegrafi/

The post Manchester United përgatit surprizën më të madhe të afatit kalimtar appeared first on Telegrafi.

❌