DPSHTRR: Certifikata e Aftësimit Profesional përfshihet automatikisht në lejen e drejtimit
TIRANĂ, 19 gusht/ATSH/ Drejtoria e PĂ«rgjithshme e ShĂ«rbimit tĂ« Transportit Rrugor njoftoi drejtuesit e mjeteve se prejt ditĂ«s sĂ« sotme Certifikata e AftĂ«simit Profesional (CAP) pĂ«rfshihet automatikisht nĂ« lejen e drejtimit.
Përmes një njoftimi për shtyp, DPSHTRR bëri të ditur se nga data 19 gusht 2025 fillon aplikimi i një risie të rëndësishme që thjeshton ndjeshëm procesin për të gjithë drejtuesit e mjeteve që zotërojnë Certifikatën e Aftësimit Profesional (CAP).
âNĂ« zbatim tĂ« standardeve mĂ« tĂ« mira europiane, CAP nuk do tĂ« lĂ«shohet mĂ« si njĂ« karton mĂ« vete, por do tĂ« pĂ«rfshihet automatikisht nĂ« lejen e drejtimit, duke u pasqyruar si Kodi 95 nĂ« tĂ« njĂ«jtin dokumentâ, thuhet nĂ« njoftim.
Konkretisht, qytetarët nuk do të pajisen më me një karton të veçantë për CAP, dhe të gjitha të dhënat pasqyrohen në lejen e drejtimit, ku do të shënohet Kodi 95.
Po ashtu, aplikimi dhe rinovimi do të bëhet sipas procedurave për pajisjen me CAP dhe do të pasqyrohet në lejen e drejtimit.
Ky ndryshim sjell kursim në kohë dhe parå për qytetarët, duke shmangur aplikimet e përsëritura, pagesat shtesë dhe ecejaket e panevojshme.
Me një procedurë të thjeshtuar, drejtuesit e mjeteve do të kenë tashmë vetëm një dokument të unifikuar, duke e bërë përdorimin më praktik dhe më të sigurt.
Gjithashtu, ky hap përputhet me standardet e Bashkimit Evropian, ku Kodi 95, si kod unik për CAP-in, pasqyrohet në lejen e drejtimit, praktikë që ndiqet në disa vende të Bashkimit Evropian.
Aplikantët e rinj do të përfitojnë duke mos paguar më për kartonin CAP, ndërsa drejtuesit që rinovojnë shmangin kostot shtesë dhe mbajnë gjithçka në një dokument të vetëm.
Po ashtu edhe institucionet kursejnë kohë dhe burime përmes një administrimi më të thjeshtë dhe të digjitalizuar.
Me këtë risi, DPSHTRR vazhdon në angazhimin për të ofruar shërbime më të shpejta, më të lehta, më të lira dhe në përputhje me standardet evropiane për çdo qytetar.
/m.m/r.e/
The post DPSHTRR: Certifikata e Aftësimit Profesional përfshihet automatikisht në lejen e drejtimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.