Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

SHBA po shqyrton mundësinë e një takimi mes Trump, Putin dhe Zelensky në Budapest

Shtëpia e Bardhë po planifikon një takim të mundshëm trepalësh midis presidentëve të SHBA-së, Rusisë dhe Ukrainës në kryeqytetin hungarez të Budapestit, si hapi tjetër në negociatat për t’i dhënë fund luftës disa vjeçare, sipas një zyrtari të administratës Trump dhe një personi të afërt me administratën. Shërbimi Sekret i SHBA-së po përgatitet për samitin […]

The post SHBA po shqyrton mundësinë e një takimi mes Trump, Putin dhe Zelensky në Budapest appeared first on BoldNews.al.

Dëbimi i serbëve nga banesat në veri: Cila është e vërteta?

Një banesë, dy pronarë, para dhe pas luftës në Kosovë. Raste të tilla ka me dhjetëra në Mitrovicë të Veriut – pjesa veriore e Kosovës dhe gati në të gjitha njëri prej pronarëve është shqiptar dhe tjetri serb. Ato janë kryesisht banesa që ndërmarrja shoqërore Trepça ua ka ndarë punëtorëve të saj nga radhët e […]

The post Dëbimi i serbëve nga banesat në veri: Cila është e vërteta? appeared first on BoldNews.al.

Aksidenti i rëndë në Greqi, humb jetën i riu shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në ishullin grek Naxos, ku një i ri shqiptar ka humbur jetë. Mediat greke bëjnë me dije se dy të rinj shqiptarë, 17 dhe 20 vjeç udhëtonin me një motoçikletë, kur në rrethana ende të paqarta, drejtuesi i mjetit humbi kontrollin. Motoçikleta u përplas me forcë […]

The post Aksidenti i rëndë në Greqi, humb jetën i riu shqiptar appeared first on BoldNews.al.

E zbulon Rutte: Ja ku dhe kur do të mbahet samiti i radhës i NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, bëri me dije ditën e sot se samiti i radhës i aleancës do të zhvillohet më 7-8 korrik 2026 në Ankara, Turqi. Samiti do të mbahet në Kompleksin Presidencial Bestepe. Në deklaratën e tij, Rutte falënderoi Turqinë për mikpritjen e këtij “samiti të rëndësishëm” dhe theksoi se në […]

The post E zbulon Rutte: Ja ku dhe kur do të mbahet samiti i radhës i NATO-s appeared first on BoldNews.al.

Itali/ 47-vjeçari shqiptar u qëllua për vdekje me armë elektrike, merren nën hetim oficerët e policisë

Detaje të reja janë mësuar nga vdekja e 47-vjeçarit shqiptar, Elton Bani, cili humbi jetën në Sant’Olcese, Itali, pak ditë më parë pasi të shtënat nga policia me armë elektrike mund të kenë shkaktuar arrest kardiak tek ai. Mediat italiane shkruajnë se Elton Bani, i cili ishte puntor ndërtimi vdiq pasi u qëllua tre herë […]

The post Itali/ 47-vjeçari shqiptar u qëllua për vdekje me armë elektrike, merren nën hetim oficerët e policisë appeared first on BoldNews.al.

Hetimet/ Grupi shqiptar dyshohet se përdori nëndetëse për trafikun e kokainës

Autoritetet belge të drejtësisë në bashkëpunim me SPAK janë duke hetuar një grup kriminal të përbërë shqiptarë, të dyshuar si të përfshirë në trafikimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika Latine në Europë. Por ndryshe nga grupe të tjera kriminale të ngjashme, transportimi i kokainës nuk bëhej në kontejnerët e bananeve, por vende […]

The post Hetimet/ Grupi shqiptar dyshohet se përdori nëndetëse për trafikun e kokainës appeared first on BoldNews.al.

Kosovë/ LVV s’heq dorë nga Haxhiu, konstituimi i Kuvendit i pasigurt

Pas më shumë se tri javësh pauzë, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të tentojnë sërish konstituimin e institucionit më 20 gusht, nga ora 11:00. Ky hap vjen pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila urdhëroi zgjedhjen e kryeparlamentarit brenda 30 ditësh përmes votimit të hapur, duke përcaktuar se kandidati mund të votohet […]

The post Kosovë/ LVV s’heq dorë nga Haxhiu, konstituimi i Kuvendit i pasigurt appeared first on BoldNews.al.

Skema e pastrimit të parave banka-krim/ Raiffeisen Bank i dha kredi Fadil Ballës, futet nën ‘rrjetën’ e SPAK

Pak ditë më parë, një grup i dyshuar si ndër më aktivët në trafikun e drogës në Europë, përmes Amerikës Latine, është goditur nga autoritetet shqiptare dhe të huaja. Në qendër të hetimeve ndodhen vëllezërit Ervis dhe Ardjan Çela, por përveç tyre një tjetër emër që doli në dosje është Fadil Balla, i njohur ndryshe […]

The post Skema e pastrimit të parave banka-krim/ Raiffeisen Bank i dha kredi Fadil Ballës, futet nën ‘rrjetën’ e SPAK appeared first on BoldNews.al.

News24 thotë se Irfan Hysenbelliu dhe familja e tij janë kërcënuar me jetë

Pasditen e kësaj të marte, është raportuar se biznesmeni dhe botuesi i disa mediave, Irfan Hysenbelliu, është kërcënuar me jetë. Televizioni informativ që ai drejton, News24 bën me dije se Hysenbelliu dhe familjarët e tij janë kërcënuar me jetë nga një person, të cilin emisionet investigative të tij e kanë denoncuar për korrupsion, por nuk […]

The post News24 thotë se Irfan Hysenbelliu dhe familja e tij janë kërcënuar me jetë appeared first on BoldNews.al.

Tigres dominon dhe merr kreun e renditjes/ Muçaku shënon gol fantastik

Skuadra e Tigres ka dhuruar spektakël në përballjen kundër Elso-s, duke fituar me rezultatin e thellë 5-0. Një ndeshje e dominuar nga fillimi deri në fund, ku Tigres tregoi forcë dhe superioritet në të gjitha repartet e lojës. Sulmuesi Daniel Muçaku u bë protagonist menjëherë sapo hyri në fushë, duke shënuar një gol të bukur […]

The post Tigres dominon dhe merr kreun e renditjes/ Muçaku shënon gol fantastik appeared first on BoldNews.al.

Alimehmeti kërkon riformatimin e PD: Partia të hapet e të riorganizohet

Një prej figurave më të votuara të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti, beson se Partia Demokratike duhet të riorganizohet dhe të hapet ndaj figurave të reja. Në një intervistë për “Vizion Plus”, Ilir Alimehmeti shpjegon se përtej betejës për të treguar të vërtetën për farsën zgjedhore të 11 majit, PD ka dy […]

The post Alimehmeti kërkon riformatimin e PD: Partia të hapet e të riorganizohet appeared first on BoldNews.al.

Spanja vazhdon luftën me zjarret më të mëdha në dekadat e fundit

Spanja e ka vazhduar të martën luftën me disa zjarre të mëdha pyjore në një nga sezonet më shkatërrimtare si pasojë e zjarreve në dekadat e fundit, pavarësisht se temperaturat në Gadishullin Iberik kanë rënë. Mijëra zjarrfikës, të ndihmuar nga ushtarë dhe avionë cisternë, punuan për t’i shuar flakët që kanë përfshirë pyjet, veçanërisht në […]

The post Spanja vazhdon luftën me zjarret më të mëdha në dekadat e fundit appeared first on BoldNews.al.

Në kulmin e sezonit turistik, merr sërish flakë fusha e mbetjeve në Vlorë

Teksa jemi në kulmin e sezonit turistik në Vlorë, dy vatra zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të marte në këtë qytet. Njëra prej tyre ka përfshirë sërish fushën e mbetjeve urbane të qytetit, ku për shkak të erës së fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi. Ajo që është më shqetësuese është tymi toksik që […]

The post Në kulmin e sezonit turistik, merr sërish flakë fusha e mbetjeve në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

Pas 15 vitesh zvarritje, Rama reklamon asfaltin e rrugës Qukës-Qafë Plloçë

Kryeministri Edi Rama premtoi të martën përfundimin e segmentit rrugor Qukës-Qafë Plloçë, një investim që ka nisur afro 15 vite më parë dhe i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë dhjetra milionë dollarë. Ai u ofroi ndjekësve të tij në Facebook dy foto të asfaltit të hedhur në këtë segment rruge me nënshkrimin “pjesë nga segmenti drejt […]

The post Pas 15 vitesh zvarritje, Rama reklamon asfaltin e rrugës Qukës-Qafë Plloçë appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Fier–Lushnjë/ Makina përplaset me motorin, lëndohet drejtuesi (VIDEO)

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në afërsi të kryqëzimit të Savrës, në autostradën Fier–Lushnjë. Një automjet tip “Mercedes-Benz” është përplasur me një motoçikletë, duke shkaktuar lëndimin e drejtuesit të motoçikletës. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore. Në vendngjarje ndodhet policia e qarkullimit rrugor, ndërsa pritet mbërritja […]

The post Aksident në Fier–Lushnjë/ Makina përplaset me motorin, lëndohet drejtuesi (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Skualifikon dy ofertat më të ulëta, Arditi i Postës i jep 950 mijë euro Abissnetit të Kokëdhimës

Ardit Demiri, drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, ka finalizuar ditët e fundit tenderin për internet, nën dyshime të forta se gjithçka ka qenë e paracaktuar në favor të ish-deputetit Koço Kokëdhima. Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, për të shkuar te oferta e Kokëdhimës, Arditi i Postës ka skualifikuar dy firmat që ofruan më pak. […]

The post Skualifikon dy ofertat më të ulëta, Arditi i Postës i jep 950 mijë euro Abissnetit të Kokëdhimës appeared first on BoldNews.al.

Netanyahu sulmon Albanesen: Politikan i dobët që tradhtoi Izraelin

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të martën se homologu i tij australian, Anthony Albanese, e ka “braktisur” komunitetin hebre të Australisë dhe se e ka “tradhtuar” Izraelin. Fjalët e liderit izraelit mund t’i përkeqësojnë edhe më shumë marrëdhëniet e tensionuara diplomatike nga lufta në Gazë. Netanyahu i bëri këto komente një ditë pasi Izraeli […]

The post Netanyahu sulmon Albanesen: Politikan i dobët që tradhtoi Izraelin appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e Artur Bashimit larje hesapesh? Vëllai i tij, bashkëpunëtor i vrasësve të Artan Cukut

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e ndodhur të hënën në mbrëmje (18 gusht) në zonën e Agios Panteleimonas, ku viktimë mbeti 47-vjeçar shqiptar Artur Bashimi, i njohur për autoritetet greke. U raportua se Bashimi, i qëlluar në kokë me armë zjarri, rezulton i arrestuar në shkurt 2022 si pjesë e një grupi kriminal […]

The post Vrasja e Artur Bashimit larje hesapesh? Vëllai i tij, bashkëpunëtor i vrasësve të Artan Cukut appeared first on BoldNews.al.

“Është lodhur”/ Trump: Putini mund të mos dojë të bëjë marrëveshje për Ukrainën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të martën se shpreson se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të ndërmarrë hapa drejt përfundimit të luftës në Ukrainë, por e pranoi se lideri rus mund të mos dëshirojë fare të bëjë marrëveshje. Por, sipas tij, mungesa e një marrëveshjeje do të krijonte “situatë të […]

The post “Është lodhur”/ Trump: Putini mund të mos dojë të bëjë marrëveshje për Ukrainën appeared first on BoldNews.al.

Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës: Dodik nuk është më president i Republikës Sërpska

Presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, i ka përfunduar zyrtarisht mandati, pasi Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës e hodhi poshtë ankesën e avokatit të tij ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Bosnje dhe Hercegovinës, me të cilin atij i hiqet mandati për këtë funksion. Vendimi i Gjykatës është përfundimtar, sipas noftimit të këtij […]

The post Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës: Dodik nuk është më president i Republikës Sërpska appeared first on BoldNews.al.

❌