Sot vazhdimi i seancës konstituive, a do të jetë skenari i njëjtë?
Sot do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Vazhdimi i 56-të i seancës është paraparë të nisë në ora 11:00.
Në seancën e kaluar Lëvizja Vetëvendosje vendosi dy emra për pozitën e kryetarit të Kuvendit, por që nuk morën numrin e mjaftueshëm të votave. Fillimisht u propozua Albulena Haxhiu, e cila ishte kandidate që nga fillimi, ndërkaq më pas Donika Gërvalla.
Ndryshe, një ditë më parë, ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu në një analizë për ngërçin politik në vend vlerësoi se raporti i forcave politike në Kuvend është 60 me 60 dhe sipas tij asnjëra palë nuk ka vullnet që të formojë qeverinë.
Kryeziu në një postim në Facebook shkruan se për bllokadën në procesin e konstituimit të Kuvendit po njësoj fajtor janë si Vetëvendosje në njërën anë dhe PDK, LDK dhe AAK në anën tjetër.
âE para, Ă«shtĂ« shumĂ« e qartĂ« qĂ«, nĂ« variantin mĂ« optimist, raporti i forcave nĂ« Kuvend Ă«shtĂ« 60 me 60. Dhe e dyta, mĂ« e rĂ«ndĂ«sishmja, asnjĂ«ra palĂ« nuk ka vullnet dhe as dĂ«shirĂ« qĂ« tĂ« provojĂ« tĂ« formojĂ« qeverinĂ«. TĂ« dyja palĂ«t e dinĂ« qĂ« zgjedhjet e parakohshme janĂ« tĂ« pashmangshme, sepse nuk ekziston vullnet pĂ«r bashkĂ«punim nĂ« zgjedhjen e Presidentit tĂ« ri tĂ« KosovĂ«s. DĂ«shtimi pĂ«r ta zgjedhur Presidentin, vendin e çon automatikisht nĂ« zgjedhje. Pra, askush nuk do qĂ« tĂ« qeverisĂ« pĂ«r vetĂ«m disa muajâ, shkruan ai. /Telegrafi/
The post Sot vazhdimi i seancës konstituive, a do të jetë skenari i njëjtë? appeared first on Telegrafi.