❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Veliu: Kurti e ka pas refuzuar kërkesën time për të dërguar policinë në veri

Agim Veliu, ish-ministër i Punëve të Brendshme, ka folur lidhur me një aksion të Policisë së Kosovës në veri gjatë kohës sa ishte në detyrë, të cilin e ka përmendur gazetari Lirim Mehmetaj duke thënë se ishte ndalur nga Albin Kurti.

Veliu nĂ« njĂ« lidhje direkte nĂ« “Debat Plus” ka deklaruar se Policia e KosovĂ«s e kishte pasur planin e detajuar pĂ«r ndĂ«rhyrje, por Kurti nuk e kishte pranuar.

“Jo unĂ«, por Policia e KosovĂ«s e ka pasur planin e detajuar pĂ«r ndĂ«rhyrje, dhe Albin Kurti nuk e ka pranuar”, ka thĂ«nĂ« ai.

“UnĂ« ia kam kĂ«rkuar, por arsyetimi ka qenĂ« pse unĂ« po dua me hap tash telashe. Kjo qeveri me SerbinĂ«, me veriun e tĂ« tjera, e tĂ« tjera – arsyetime bajate”, ka shtuar ai, duke theksuar se aksioni kishte qenĂ« i ndarĂ« nĂ« dy plane: pĂ«r veriun dhe pĂ«r lojĂ«rat e fatit nĂ« kufi.

“TĂ« dy planet kanĂ« qenĂ« tĂ« pĂ«rgatitura, tĂ« detajuara. NjĂ«ri Ă«shtĂ« plani pĂ«r veriun, tjetri Ă«shtĂ« plani pĂ«r lojĂ«rat e fatit
 TĂ« dyja ia kam kĂ«rkuar dhe Albin Kurti, nĂ« njĂ«farĂ« forme, nuk e ka pranuar asnjĂ«rĂ«n”, ka deklaruar Veliu.

The post Veliu: Kurti e ka pas refuzuar kërkesën time për të dërguar policinë në veri appeared first on Telegrafi.

Ymeri: Gjykata Kushtetuese do ta rrëzonte Rashiqin po të bëhej nënkryetar i Kuvendit

Analisti Visar Ymeri ka thënë se komunitetet në Kuvendin e Kosovës përfaqësohen përmes votës, ashtu sikurse edhe partitë e komunitetit shumicë, pra shqiptarët.

Ai në DebatPlus ka theksuar se rregulli është që partia më e madhe në Kuvend e propozon kandidatin për kryetar të Kuvendit.

Prandaj, Ymeri ka shtuar se duke qenë se tri partitë e para shqiptare janë më të mëdha, atëherë secilës prej tyre i takon pozita e nënkryetarit.

Sipas së njëjtës logjikë, Ymeri ka thënë se edhe partisë më të madhe serbe i takon pozita e nënkryetarit.

Andaj, sipas tij duke ia shpjeguar analistit Zebica ka thënë se propozimi i Nenad Rashiqit për nënkryetar të Kuvendit ishte një shkarje, të cilën do ta rrëzonte edhe Gjykata Kushtetuese.

The post Ymeri: Gjykata Kushtetuese do ta rrëzonte Rashiqin po të bëhej nënkryetar i Kuvendit appeared first on Telegrafi.

Krasniqi: Nuk e kam të qartë si LVV-ja nga Hegeli përfundoi tek Dimal Basha

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka komentuar propozimin e Dimal Bashës për kryetar të Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Krasniqi nĂ« emisionin ‘Rubikon’ tĂ« Klan KosovĂ«s Ă«shtĂ« shprehur i habitur se si LĂ«vizja VetĂ«vendosje ka pĂ«rfunduar nga fryma e filozofit gjerman, Hegel, tek Dimal Basha, shkruan Insajderi.

“Ne besojmĂ« qĂ« edhe brenda grupit tĂ« tyre mund tĂ« ketĂ« njĂ« figurĂ« qĂ« tek e fundit mundet me qenĂ« nĂ« krye tĂ« atij kuvendi me mĂ« pak toksicitet, por ne ua votojmĂ« kĂ«do. UnĂ« as sot s’e kam tĂ« qartĂ« se si ka mbĂ«rrirĂ« LĂ«vizja VetĂ«vendosje nga Hegeli te Dimali, por ky Ă«shtĂ« problem moral i tyre“, deklaroi Krasniqi.

“Ndoshta tendenca ka qenĂ« qĂ« ta nxjerrin njĂ« kandidat qĂ« ka qenĂ« polarizues, qĂ« ka qenĂ« jashtĂ«zakonisht i zĂ«shĂ«m dhe pa i zgjedhĂ« fjalĂ«t kundĂ«r PDK-sĂ« e tĂ« tjerĂ«ve. GjithmonĂ« i kemi zgjedhĂ« nĂ« Kuvendin e KosovĂ«s figura pĂ«rfaqĂ«suese. Filluan njĂ« lloj propagande, fushate linçuese qysh ne s’e majmĂ« fjalĂ«n, por s’ishte kjo e vĂ«rteta. Mu nĂ« fakt mĂ« shqetĂ«son fakti se ky lloj taktizimi nuk Ă«shtĂ« i dobishĂ«m pĂ«r politikĂ«n, e mĂ« sĂ« paku prej qytetarĂ«t“, deklaroi mĂ« tej ai.

Krasniqi fajësoi Lëvizjen Vetëvendosje për bllokadën në Kuvend, përmes, siç u shpreh ai, kryeneçësisë së Kurtit që të jetë Albulena Haxhiu kandidatja për kryetare dhe insistimit për komision të fshehtë.

The post Krasniqi: Nuk e kam të qartë si LVV-ja nga Hegeli përfundoi tek Dimal Basha appeared first on Telegrafi.

Ministri gjerman: Kosova është një kandidat potencial për pranim në BE

Procesi i pranimit në BE për Malin e Zi, Serbinë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Kosovën nuk po përparon.

Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul dëshiron ta nxisë procesin e zgjerimit të BE me këto vende.

Ai beson se Kroacia ka një rol kyç për të luajtur në këtë drejtim.

“Tani duhet t’i japim njĂ« shtysĂ« tĂ« re zgjerimit pĂ«r UkrainĂ«n, MoldavinĂ« dhe shtetet e Ballkanit PerĂ«ndimor”, tha politikani i CDU-sĂ« gjatĂ« njĂ« takimi me homologun e tij Gordan Grlic Radman nĂ« kryeqytetin kroat, Zagreb. “Shpresoj qĂ« Kroacia tĂ« luajĂ« njĂ« rol aktiv dhe vendimtar si njĂ« shoqĂ«ruese”, shtoi ai.

Wadephul: Anëtarësimi në BE gjithmonë çështje gjeopolitike

Ndër vendet e Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi konsiderohet më i përparuari në procesin e pranimit në BE, por nuk është caktuar ende një datë për pranimin e tij. BE ka zhvilluar negociata pranimi me Malin e Zi dhe Serbinë që nga viti 2012 dhe 2014. Negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut filluan në vitin 2022. Bosnja dhe Hercegovina ka statusin e kandidatit për pranim, por ende nuk ka filluar negociatat. Kosova është një kandidat potencial për pranim.

Anëtarësimi në BE nuk është një proces thjesht teknik, por edhe një çështje gjeopolitike, tha Wadephul.

“FqinjĂ«t tanĂ« nuk duhet t’ia lĂ«mĂ« autokratĂ«ve qĂ« kĂ«rkojnĂ« tĂ« ushtrojnĂ« ndikimin e tyre pĂ«rmes dezinformimit dhe korrupsionit ose tĂ« na fusin nĂ« varĂ«si tĂ« reja”, paralajmĂ«roi ai, pa pĂ«rmendur vende si Rusia dhe Kina. Krahas procesit tĂ« zgjerimit, BE duhet tĂ« reformohet nga brenda pĂ«r tĂ« qenĂ« nĂ« gjendje tĂ« pĂ«rballet me sfidat gjeopolitike si njĂ« Bashkim i aftĂ« dhe i konsoliduar demokratikisht.

Urë për Ballkanin Perëndimor

Kroacia Ă«shtĂ« e domosdoshme pĂ«r procesin e zgjerimit, tha Wadephul. “Ju i dini vĂ«shtirĂ«sitĂ« e procesit tĂ« pranimit nga pĂ«rvoja juaj. Kjo ju bĂ«n njĂ« urĂ« midis Ballkanit PerĂ«ndimor”.

Kroacia ka rol “thelbĂ«sor qĂ« Evropa tĂ« vazhdojĂ« tĂ« rritet, jo vetĂ«m nĂ« aspektin e anĂ«tarĂ«simit, por edhe nĂ« forcĂ«, kohezion dhe ndikim”. Kroacia ishte vendi i fundit qĂ« iu bashkua Bashkimit Evropian, nĂ« mesin e vitit 2013, dheĂ«shtĂ« gjithashtu anĂ«tare e NATO-s.

Ministri i Jashtëm kroat Radman deklaroi se vendi i tij po merrte pjesë aktive në procesin e negociatave të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Ne nuk duam tĂ« shohim ndikim tĂ« palĂ«ve tĂ« treta mbi kĂ«to vende”, theksoi ai. Ballkani PerĂ«ndimor nuk duhet tĂ« mbetet “nĂ« njĂ« vakum gjeostrategjik”. Radmani shtoi: “Ballkani PerĂ«ndimorĂ«shtĂ« pjesĂ« e EvropĂ«s; ata i pĂ«rkasin gjeopolitikisht dhe gjeostrategjikisht BE.”/DW/

The post Ministri gjerman: Kosova është një kandidat potencial për pranim në BE appeared first on Telegrafi.

​Tentoi tĂ« kontrabandojĂ« 40 keca, ndalohet nga Policia

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës me kafshë të imëta në rajonin lindor të vendit, konkretisht në fshatin Domorovc, Komuna e Kamenicës.

Sipas njoftimit zyrtar, njĂ«sitĂ« policore kufitare nga SPMK – MuqivĂ«rc (DRK Lindje), pas pranimit tĂ« informatave operative, kanĂ« ndĂ«rmarrĂ« veprime tĂ« shpejta taktike qĂ« kanĂ« rezultuar me ndalimin e njĂ« automjeti me targa vendore. Automjeti po drejtohej nga njĂ« person i dyshuar, mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit, në automjet janë gjetur 40 krerë kafshë të imëta (keca) me një vlerë të përafërt prej 6,000 euro, për të cilat i dyshuari nuk posedonte asnjë dokumentacion të nevojshëm ligjor.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e procedurës penale për kontrabandë. Ndërkohë, kafshët janë dorëzuar në Doganën e Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

Policia e Kosovës ka ritheksuar përkushtimin e saj në luftimin e të gjitha formave të kontrabandës dhe ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe informatat që ndihmojnë në parandalimin e veprimtarive të paligjshme.

The post ​Tentoi tĂ« kontrabandojĂ« 40 keca, ndalohet nga Policia appeared first on Telegrafi.

Valdrin Haliti nga Ferizaj rikonfirmohet nga Apple për kontributin në sigurinë kibernetike

I riu nga Ferizaj, Valdrin Haliti, është rikonfirmuar në listën zyrtare të gjigandit teknologjik Apple, për kontributin e tij në raportimin e problemeve të sigurisë në serverët e kompanisë.

Pas një periudhe të gjatë verifikimesh teknike dhe identifikimit të detajuar të çështjeve të raportuara, Apple ka njohur dhe vlerësuar punën e tij, duke e përfshirë emrin e Halitit për herë të dytë në faqen zyrtare të saj.

“Siguria kibernetike Ă«shtĂ« pasion imi dhe vlerĂ«simi zyrtar i Apple, pĂ«r herĂ« tĂ« dytĂ«, Ă«shtĂ« motiv i madh pĂ«r mua t’i vazhdoj hulumtimet e mĂ«tejshme me pĂ«rkushtim,” tha Haliti.

Ai ka theksuar se ky sukses nuk është vetëm i tij personal, por një arritje që i takon të gjithë vendit, pasi si shtetas i Republikës së Kosovës është ranguar mes pak ekspertëve të shquar të teknologjisë në botë.

Haliti, i cili prej kohësh merret me hulumtime në fushën e sigurisë kibernetike, konsiderohet një ndër të rinjtë më premtues dhe një shembull frymëzimi për gjeneratat e reja që aspirojnë karrierë në teknologji.

The post Valdrin Haliti nga Ferizaj rikonfirmohet nga Apple për kontributin në sigurinë kibernetike appeared first on Telegrafi.

Familja Dhimaku hap dyert e zisë, humbi dy vajzat në aksident, thirrje për ndihmë për djalin me leukemi

Familja Dhimaku në Delvinë ka hapur dyert e zisë. Familjarë e të afërm presin ngushëllime për dy vajzat e tyre, Elvisa dhe Rezina, të cilat humbën jetën gjatë një aksidenti me makinë.

Mes lotësh dhe dhimbjes, ata tregojnë se dy motrat, 22 dhe 20 vjeç, ishin nisur për në Sarandë për të shitur prodhimet e tokës, me qëllim që të mblidhnin para për kurimin e vëllait të vogël me leukemi.

Të afërmit e familjes Dhimaku kërkojnë ndihmë për kurimin e djalit 7-vjeçar me leucemi.

Mes lotësh, ata tregojnë se vogëlushi ende nuk e di për vdekjen e dy motrave të tij.

Mbrëmjen e 24 gushtit, makina e dy motrave Elvisa dhe Rezina Dhimaku u përplas nga 24-vjeçari Kevin Norra, i cili në gjendje të dehur hyri në parakalim.

Përplasja ishte fatale për dy të rejat, ndërsa shoqja e tyre mbeti e plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.

The post Familja Dhimaku hap dyert e zisë, humbi dy vajzat në aksident, thirrje për ndihmë për djalin me leukemi appeared first on Telegrafi.

Abdixhiku: LDK-ja nuk ka votë për promovuesit vulgar të urrejtjes, ndarjes e propagandës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas zhvillimeve në Kuvendin e Kosovës, duke theksuar se partia e tij nuk do të bëhet pjesë e një skenari që sipas tij përfaqëson degradimin e vlerave politike.

“Natyrisht se LDK-ja nuk shpĂ«rblen mediokritetin. Natyrisht se LDK-ja nuk ka votĂ« promovuesi vulgar tĂ« urrejtjes, ndarjes e propagandĂ«s – nĂ« nivelet mĂ« tĂ« larta institucionale. BesojmĂ« se pĂ«rfaqĂ«simi politik duhet tĂ« jetĂ« fisnik; shembull pĂ«r qytetarinĂ« e RepublikĂ«s mĂ« tĂ« re nĂ« EvropĂ«â€, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai kujtoi se akademik Idriz Ajeti ka qenĂ« kryetari i parĂ« i Kuvendit tĂ« KosovĂ«s, duke e krahasuar atĂ« periudhĂ« me situatĂ«n aktuale, ku sipas tij “73 deputetĂ«t e Kuvendit shpĂ«rfaqĂ«n mĂ« sĂ« miri rrĂ«nimin vleror qĂ« po i ndodh shoqĂ«risĂ« nga popullizmi”.

Kreu i LDK-së uroi që votuesit e partisë më të madhe në Kuvend të kuptojnë, siç tha ai, se ku ka përfunduar vullneti i tyre politik.

“Ne refuzojmĂ« tĂ« pĂ«rfaqĂ«sojmĂ« kĂ«tĂ« mendĂ«si. Siç dhe refuzojmĂ« tĂ« bĂ«hemi pjesĂ« e cirkut votues pĂ«r nĂ«nkryetarĂ«t minoritarĂ«. KanĂ« marrĂ« drejtimin e Kuvendit drejt theqafjes jokushtetuese. Le t’i japin zgjidhje krizave qĂ« i shkaktojnĂ« qĂ«llimisht, pĂ«rfshirĂ« dhe precedaneve tĂ« rrezikshme bllokuese nga Serbia nĂ« tĂ« ardhmen. Ky s’ështĂ« drejtimi ynĂ«!”, tha ai.

Në fund, Abdixhiku u bëri thirrje qytetarëve për bashkim rreth LDK-së, duke e cilësuar atë si adresë të përfaqësimit me dinjitet dhe konstitucionalizëm.

“Sot, mĂ« shumĂ« se kurrĂ«, shtroj dorĂ«n e afrimit me secilin qytetar nĂ« vend qĂ« nuk ndihet i pĂ«rfaqĂ«suar me kĂ«tĂ« politikĂ«. Le tĂ« bashkohemi rreth Ă«ndrrave normale nĂ« njĂ« RepublikĂ« normale!”, pĂ«rfundoi Abdixhiku./Telegrafi/

The post Abdixhiku: LDK-ja nuk ka votë për promovuesit vulgar të urrejtjes, ndarjes e propagandës appeared first on Telegrafi.

Ambasadori gjerman: Mungon vullneti politik për të zgjidhur krizën, kjo është e keqe për Kosovën

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde duke komentuar mos konstituimin e Kuvendit, për shkak se shumica e deputetëve refuzuan ta votojnë nënkryetarin nga Lista Serbe, ka thënë se protagonistët nuk kanë vullnet politik për të gjetur një zgjidhje dhe se kjo është e keqe për Kosovën.

Ai u ka thënë mediave se kishte shpresë që kriza mund të zgjidhej por në këto momente nuk duket e mundur.

“MĂ« duket se kĂ«tĂ« mĂ«ngjes kisha njĂ« shpresĂ« tĂ« shkurtĂ«r qĂ« kriza mund tĂ« zgjidhej, por nĂ« kĂ«tĂ« moment nuk duket e mundur. Ndoshta nuk ka mjaft vullnet politik ndĂ«r protagonistĂ«t pĂ«r tĂ« gjetur njĂ« zgjidhje. Kjo Ă«shtĂ« e keqe pĂ«r KosovĂ«n, sepse shumĂ« fonde janĂ« nĂ« lojĂ« dhe na duhen institucione funksionale, si parlamenti dhe qeveria”, tha ai.

PĂ«rndryshe, deputetĂ«t e Kuvendit tĂ« KosovĂ«s kanĂ« zgjedhur kryetar Dimal BashĂ«n dhe nĂ«nkryetarĂ« Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku, Kujtim Shala dhe Emilja Rexhepi. Kjo e fundit me rotacion pas disa muajve.

Ndërkohë, deputetët nuk kanë votuar kandidatin e Listës Serbe për nënkryetar. Kjo ka bërë që Kuvendit mos të konsiderohet i konstituuar. Seanca vazhdon të enjten e 28 gushtit, duke nisur në orën 11:00.

The post Ambasadori gjerman: Mungon vullneti politik për të zgjidhur krizën, kjo është e keqe për Kosovën appeared first on Telegrafi.

Gruaja e “Sandokanit” i reagon ashpĂ«r GĂ«rvallĂ«s: MĂ« shumĂ« kujdes pĂ«r Gani Gecin sesa pĂ«r tĂ« vĂ«rtetĂ«n historike

Ish-kandidatja pĂ«r deputete e LĂ«vizjes VetĂ«vendosje, Sanije Rexha, ka reaguar ashpĂ«r ndaj deklaratave tĂ« ministres nĂ« detyrĂ« tĂ« PunĂ«ve tĂ« Jashtme dhe DiasporĂ«s, Donika GĂ«rvalla, tĂ« bĂ«ra nĂ« emisionin “Pressing” nĂ« T7.

Rexha e ka cilësuar daljen e Gërvallës si zhgënjyese për qytetarët, duke thënë se ajo i kushtoi më shumë kujdes figurës së Gani Gecit, sesa të vërtetës historike dhe sakrificës së luftës çlirimtare.

“Dalja e Donika GĂ«rvalĂ«s nĂ« emisionin ‘Pressing’ nĂ« T7 ishte zhgĂ«njyese pĂ«r çdo qytetar qĂ« ka kujtesĂ« tĂ« qartĂ« pĂ«r luftĂ«n çlirimtare dhe pĂ«r sakrificĂ«n e atyre qĂ« dhanĂ« jetĂ«n pĂ«r lirinĂ« e KosovĂ«s. Me njĂ« ton tĂ« pashpjegueshĂ«m mbrojtĂ«s, GĂ«rvalla i kushtoi mĂ« shumĂ« kujdes figurĂ«s monstrume tĂ« Gani Gecit, sesa tĂ« vĂ«rtetĂ«s historike dhe moralit tĂ« drejtĂ«â€, ka shkruar.

Ajo rikujtoi se komandanti i BrigadĂ«s 112 tĂ« UÇK-sĂ«, Abedin Rexha – i njohur si Sandokani – u vra nĂ« njĂ« pritĂ« tĂ« organizuar nga Gani Geci, vĂ«llai i tij Fadil Geci dhe tĂ« tjerĂ«, duke e cilĂ«suar kĂ«tĂ« ngjarje si atentat tĂ« paramenduar ndaj njĂ« luftĂ«tari tĂ« lirisĂ«.

Tutje, Rexha theksoi se në vend që të shprehte keqardhje për këtë ngjarje, ministrja në detyrë, sipas saj, zgjodhi të pozicionohej përkrah figurave tërësisht të diskredituara, si moralisht ashtu edhe politikisht.

“Kjo nuk Ă«shtĂ« thjesht njĂ« lĂ«shim politik – Ă«shtĂ« njĂ« fyerje pĂ«r historinĂ« tonĂ« dhe pĂ«r gjakun e dĂ«shmorĂ«ve. ZonjĂ« GĂ«rvalla, ky qĂ«ndrim Ă«shtĂ« i papranueshĂ«m. ËshtĂ« njĂ« turp pĂ«rballĂ« sĂ« vĂ«rtetĂ«s dhe kujtesĂ«s kolektive tĂ« popullit tonĂ«â€, ka pĂ«rfunduar Rexha.

The post Gruaja e “Sandokanit” i reagon ashpĂ«r GĂ«rvallĂ«s: MĂ« shumĂ« kujdes pĂ«r Gani Gecin sesa pĂ«r tĂ« vĂ«rtetĂ«n historike appeared first on Telegrafi.

Viti i ri shkollor, imam Maliqi: AsnjĂ« insitucion nuk ka tĂ« drejtĂ« t’u mohojĂ« vajzave arsimimin pĂ«r shkak tĂ« shamisĂ«

Imami i xhamisĂ« “Bedri Kamberi” nĂ« PrishtinĂ«, Labinot Maliqi, ka bĂ«rĂ« njĂ« thirrje publike pĂ«r nxĂ«nĂ«set qĂ« kanĂ« vendosur shaminĂ« rishtazi, apo qĂ« dĂ«shirojnĂ« tĂ« mbulohen, qĂ« ta bartin atĂ« me krenari dhe dinjitet edhe nĂ« shkolla, duke filluar nga dita e parĂ« e vitit tĂ« ri shkollor.

“Shamia me fytyrĂ« tĂ« dukshme nuk Ă«shtĂ« pengesĂ« pĂ«r arsimim. Ajo Ă«shtĂ« pjesĂ« e sĂ« drejtĂ«s themelore tĂ« njeriut pĂ«r tĂ« ushtruar lirinĂ« e besimit dhe ndĂ«rgjegjes, tĂ« garantuar me KushtetutĂ«n e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s dhe ligjet nĂ« fuqi”, ka theksuar Maliqi.

Ai ka përmendur dispozita kushtetuese dhe ligjore si Neni 24 mbi barazinë para ligjit, Neni 38 mbi lirinë e besimit, ndërgjegjes dhe fesë, si dhe Neni 47 mbi të drejtën për arsimim.

Po ashtu, ka përmendur Ligjin për Arsimin Parauniversitar, Ligjin për Mbrojtje nga Diskriminimi, si dhe konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe fëmijës.

Imami theksoi se asnjĂ« institucion arsimor dhe asnjĂ« staf shkollor nuk ka tĂ« drejtĂ« t’u mohojĂ« vajzave arsimimin pĂ«r shkak tĂ« shamisĂ«, duke e cilĂ«suar çdo veprim tĂ« tillĂ« si “kundĂ«rligjshĂ«m, diskriminues dhe antikushtetues”.

Maliqi ka ftuar prindërit dhe kujdestarët e nxënëseve që vendosin shaminë ta kontaktojnë në rast se hasin në pengesa ose presione nga shkolla, duke paralajmëruar ndërmarrjen e masave ligjore dhe institucionale.

“NxĂ«nĂ«set qĂ« kanĂ« zgjedhur mbulesĂ«n si shprehje tĂ« besimit tĂ« tyre, mos kini frikĂ« dhe mos u ndjeni tĂ« stigmatizuara apo tĂ« pĂ«rjashtuara. Ju keni tĂ« drejtĂ« tĂ« shkolloheni dhe tĂ« zhvilloni dijen tuaj njĂ«soj si çdo bashkĂ«moshatare tjetĂ«r. Shamia nuk Ă«shtĂ« pengesĂ«, por pjesĂ« e identitetit dhe vlerave tuaja shpirtĂ«rore”, tha ai.

NĂ« fund, imami i xhamisĂ« “Bedri Kamberi” uroi tĂ« gjithĂ« nxĂ«nĂ«sit e KosovĂ«s njĂ« vit tĂ« ri shkollor tĂ« mbushur me shĂ«ndet, dije dhe suksese.

The post Viti i ri shkollor, imam Maliqi: AsnjĂ« insitucion nuk ka tĂ« drejtĂ« t’u mohojĂ« vajzave arsimimin pĂ«r shkak tĂ« shamisĂ« appeared first on Telegrafi.

Aksident me vdekje në Vorë, automjeti përplas këmbësorin

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në Vorë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:30, në dalje të Vorës, automjeti me drejtues shtetasin J. T., rreth 53 vjeç, ka përplasur këmbësorin shtetasin K. L., rreth 66 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

The post Aksident me vdekje në Vorë, automjeti përplas këmbësorin appeared first on Telegrafi.

Zveçan, Policia gjen fletushka me thirrje për vendosjen e flamurit të Serbisë nëpër objekte

NĂ« oborre tĂ« ndĂ«rtesave dhe shtĂ«pive nĂ« MitrovicĂ« tĂ« Veriut janĂ« shfaqur fletushka me mesazhin “RezistencĂ«â€.

Lajmin e ka konfirmuar për media, Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës në rajonin e veriut.

Ai theksoi se për momentin nuk ka më shumë detaje lidhur me këto materiale të shpërndara.

Më 24.08.2025, mbishkrime në gjuhën serbe, murali i të dënuarit për krime lufte, Ratko Mlladiq, kryqe e harta janë ngjyrosur në Zveçan e Mitrovicë të Veriut.

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, kishte njoftuar se ka marrë vendim për fshirjen e fotografisë së Ratko Mlladiqit, e cila ishte në një nga muret e objekteve të Zveçanit.

Peci tha se këtë e ka bërë për të eliminuar çdo simbol të dhunës dhe urrejtjes nga hapësirat publike dhe për të garantuar se Zveçani mbetet një vend paqeje dhe i harmonisë për të gjithë banorët, pa dallime kombëtare apo etnike.

Murali i të dënuarit për krime lufte, Radko Mlladiq, i cili ishte vendosur në vitin 2021 në një mur të një objekti në qytetin e Zveçanit, në prill të vitit 2025 ishte ngjyrosur me të zezë në pjesën e syve.

NdĂ«rkohĂ«, Zyra pĂ«r KosovĂ«n nĂ« QeverinĂ« e SerbisĂ« ka reaguar duke e lidhur kĂ«tĂ« ngjarje me, siç e ka quajtur, politikĂ«n “antiserbe” tĂ« kryeministrit tĂ« KosovĂ«s, Albin Kurti.

“Llogaritja e Albin Kurtit me muralet nĂ« veri tĂ« KosovĂ«s nga Mitrovica e KosovĂ«s, Zveçani deri nĂ« Leposaviq tregon gjithĂ« urrejtjen dhe obsesionin e politikĂ«s sĂ« tij antiserbe”, thuhet nĂ« reagim.

Tutje, kjo zyrĂ« ka deklaruar se Kurti, “pasi pĂ«rjeton humbje nĂ« skenĂ«n politike nĂ« PrishtinĂ«, pĂ«rpiqet ta maskojĂ« debaklin e tij me provokime nĂ« veri, duke nxitur tensione, intolerancĂ« dhe ndarje mes popujve”.

NĂ« reagim, gjithashtu Ă«shtĂ« theksuar se “serbĂ«t e ndershĂ«m nĂ« veri do tĂ« vazhdojnĂ« tĂ« mbajnĂ« me krenari simbolet kombĂ«tare serbe dhe do tĂ« qĂ«ndrojnĂ« tĂ« vendosur pĂ«r tĂ« ruajtur vatrat e tyre”.

Autoritetet kosovare nuk kanë dhënë ndonjë sqarim zyrtar për motivet apo autorët e shpërndarjes së këtyre fletushkave.

The post Zveçan, Policia gjen fletushka me thirrje për vendosjen e flamurit të Serbisë nëpër objekte appeared first on Telegrafi.

Hoti: Masat e BE-së i kanë kushtuar Kosovës mbi 613 milionë euro

Masat ndĂ«shkuese tĂ« Bashkimit Evropian ndaj KosovĂ«s kanĂ« sjellĂ« njĂ« kosto tĂ« lartĂ« financiare pĂ«r vendin, duke arritur nĂ« 613.4 milionĂ« euro gjatĂ« periudhĂ«s qershor 2023 – prill 2025.

Kështu ka bërë të ditur ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, i cili ka theksuar se kjo shumë përfshin projektet e pezulluara për një afat të pacaktuar si pjesë e sanksioneve të Brukselit.

“613.4 milionĂ« euro Ă«shtĂ« kostoja totale e masave tĂ« BE-sĂ« ndaj KosovĂ«s pĂ«r periudhĂ«n qershor 2023 – prill 2025. KĂ«tu pĂ«rfshihen projektet e pezulluara pĂ«r afat tĂ« pacaktuar”, ka shkruar Hoti nĂ« Facebook.

Ai ka shtuar se nga kjo shumë, 7.1 milionë euro janë fonde të humbura përfundimisht, të cilat ishin planifikuar për bujqësi, turizëm rural dhe ndërmarrje.

Sipas tij, sektorët më të prekur nga masat janë mjedisi me 351 milionë euro, energjia me 114 milionë euro, digjitalizimi me 57 milionë euro dhe kultura me 15 milionë euro.

Kosova u përball me masa ndëshkuese nga BE-ja në qershor të vitit 2023, pasi Brukseli vlerësoi se kryeministri Albin Kurti kishte nxitur tensione etnike në veri të vendit, zonë e banuar kryesisht me shumicë serbe.

The post Hoti: Masat e BE-së i kanë kushtuar Kosovës mbi 613 milionë euro appeared first on Telegrafi.

Vuçiq bisedon për Kosovën me Maduron, SHBA-ja ofron 50 milionë dollarë për arrestimin e presidentit venezuelas

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, të cilin e ka falënderuar për qëndrimin e këtij shteti ndaj mosnjohjes së Kosovës.

Vuçiq bëri të ditur takimin virtual përmes një postimi në Instagram.

“Serbia e vlerĂ«son mbĂ«shtetjen parimore dhe tĂ« vazhdueshme tĂ« VenezuelĂ«s kur bĂ«het fjalĂ« pĂ«r ruajtjen e integritetit tonĂ« territorial dhe mosnjohjen e pavarĂ«sisĂ« sĂ« KosovĂ«s tĂ« shpallur njĂ«anshĂ«m”, shkroi ai.

Në këtë komunikim, kreu i shtetit serb tha se me Maduron kanë diskutuar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Jam i bindur se nĂ« vitet qĂ« vijnĂ« do tĂ« vazhdojmĂ« ta kultivojmĂ« kĂ«tĂ« miqĂ«si tĂ« çmuar, tĂ« ndĂ«rtojmĂ« ura bashkĂ«punimi dhe solidariteti dhe tĂ« kontribuojmĂ« pĂ«r njĂ« tĂ« ardhme mĂ« tĂ« mirĂ« dhe mĂ« tĂ« lidhur pĂ«r popujt tanĂ«â€, theksoi Vuçiq.

Ndërkohë, presidenti venezuelas është nën presion të madh ndërkombëtar. Shtetet e Bashkuara të Amerikës së fundi kanë dyfishuar shpërblimin për arrestimin e tij, duke e ngritur në 50 milionë dollarë, pasi e akuzojnë Maduron si një nga narkotrafikantët më të mëdhenj në botë.

Më herët, shpërblimi i ofruar nga SHBA për kapjen e tij ishte 25 milionë dollarë.

Si pjesë e presionit ushtarak dhe diplomatik, tri anije luftarake amerikane janë nisur drejt ujërave pranë Venezuelës, ndërsa Maduro ka paralajmëruar vënien në gatishmëri të rreth 4.5 milionë anëtarëve të milicisë si kundërpërgjigje ndaj kërcënimeve amerikane.

 

The post Vuçiq bisedon për Kosovën me Maduron, SHBA-ja ofron 50 milionë dollarë për arrestimin e presidentit venezuelas appeared first on Telegrafi.

Pak ditë pasi i vdiqën prindërit, vdes edhe 19 vjeçari nga aksidenti në Llapushnik

Fatlum Gashi, 19-vjeçari qĂ« u aksidentua ditĂ« mĂ« parĂ« nĂ« Llapushnik, ka ndĂ«rruar jetĂ« pasi nuk arriti t’u mbijetojĂ« plagĂ«ve tĂ« marra.

I riu ishte duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv Qendror në QKUK, ku gjendja e tij ishte kritike.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar mjeku kujdestar, Dr. Damir Haxhitasimi.

Tragjedia është edhe më e rëndë, pasi në të njëjtin aksident ditë më parë humbën jetën edhe prindërit e tij.

Sipas të dhënave zyrtare nga departamenti i Policisë së Trafikut, numri i aksidenteve me fatalitet në nivel vendi, në 6 muajt e parë të këtij viti është është 44.

Një vit më herët, në vitin 2024, numri i personave të vdekur në aksidente komunikacioni ishte 97 dhe prej tyre 27 këmbësorë të vdekur.

The post Pak ditë pasi i vdiqën prindërit, vdes edhe 19 vjeçari nga aksidenti në Llapushnik appeared first on Telegrafi.

​Mos certifikimi i ListĂ«s Serbe, deklarohen nga Qeveria

Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë Përparim Kryeziu ka folur pas mos certifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Ai ka thĂ«nĂ« se Qeveria e KosovĂ«s i ka shpallur tĂ« ashtuquajturat “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada Veriore” organizata terroriste mĂ« 29 qershor 2023.

“NĂ« atĂ« kohĂ« u patĂ«m kritikuar ashpĂ«r, por doli se kishim tĂ« drejtĂ«. Kosova Ă«shtĂ« shtet i pavarur dhe RepublikĂ« demokratike”.

Kryeziu ka rikujtuar se Qeveria e Kosovës nuk ndalon partitë politike, përfshirë as Listën Serbe, por është në dorën e Komisionit Qendror Zgjedhor të mos i certifikojë ato, ndërsa prokurorisë e gjyqësorit iu takon të veprojnë me informacionet dhe evidencën e bollshme që posedojnë nga organet e sigurisë dhe inteligjencës.

“Strukturat paralele dhe ilegale tĂ« SerbisĂ« e pĂ«rdorin ListĂ«n Serbe si platformĂ« nĂ« KosovĂ«. SerbĂ«t e KosovĂ«s nuk duhet ta kenĂ« dhe nuk mund ta kenĂ« vetĂ«m njĂ« parti politike. NdĂ«rkohĂ« qĂ« 12 subjekte politike tjera serbe, prej tyre 4 parti politike, 6 iniciativa qytetare dhe 2 kandidatĂ« tĂ« pavarur serbĂ«, tashmĂ« janĂ« certifikuar nĂ« KQZ pĂ«r zgjedhjet lokale tĂ« tetorit. ËshtĂ« e padrejtĂ« qĂ« ato tĂ« neglizhohen pĂ«r hir tĂ« ListĂ«s Serbe, e cila nuk i pĂ«rfaqĂ«son interesat e qytetarĂ«ve serbĂ« tĂ« KosovĂ«s, por tĂ« Beogradit zyrtar nĂ« KosovĂ«â€, ka theksuar Kryeziu pĂ«r KP.

Ai ka folur edhe rreth takimit të sotëm të kryeministrit në detyrë Abin Kurti me Të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë Anu Prattipati.

“Nuk Ă«shtĂ« hera e parĂ« qĂ« kjo çështje diskutohet me zĂ«vendĂ«sambasadoren amerikane nĂ« KosovĂ«, Anu Prattipati. U diskutua edhe sot nĂ« kĂ«tĂ« takim qĂ« Ă«shtĂ« i rregullt dhe javor. QĂ«ndrimi i kryeministrit Kurti pĂ«r ListĂ«n Serbe dihet. QĂ«ndrimi i tij dhe i subjektit qĂ« ai drejton, pra LĂ«vizjes VetĂ«vendosje nuk Ă«shtĂ« qĂ«ndrim i ri. MĂ« 23 dhjetor 2024, dy pĂ«rfaqĂ«suesit e LVV-sĂ« nĂ« KQZ kanĂ« votuar kundĂ«r certifikimit tĂ« ListĂ«s Serbe pĂ«r zgjedhjet parlamentare tĂ« 9 shkurtit 2025. Prej atĂ«herĂ«, Lista Serbe nuk Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« mĂ« e mirĂ«, pĂ«rkundrazi”, ka thĂ«nĂ« Kryeziu.

“Ka informacione, tĂ« dhĂ«na, fakte dhe argumente tĂ« shumta qĂ« dĂ«shmojnĂ« qartĂ« se Lista Serbe nuk Ă«shtĂ« aspak parti e zakonshme apo normale. Kryetari i saj de fakto vazhdon tĂ« jetĂ« Millan Radoiçiq, e pĂ«r tĂ« dhe 44 paramilitarĂ« tĂ« tjerĂ« serbĂ«, pĂ«rveçse fakte tĂ« pamohueshme, tashmĂ« ka aktakuzĂ« pĂ«r sulmin terrorist dhe paramilitar nĂ« BanjskĂ« mĂ« 24 shtator 2023, ku u vra rreshteri policor, heroi i KosovĂ«s, Afrim Bunjaku.”

KQZ sot me dy vota pro, dy kundër dhe shtatë abstenime, ka refuzuar të certifikojë pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

The post ​Mos certifikimi i ListĂ«s Serbe, deklarohen nga Qeveria appeared first on Telegrafi.

Ambasada amerikane: Ngërçi politik po i kushton Kosovës, udhëheqësit duhet ta prioritizojnë progresin dhe stabilitetin

Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë të enjten se Kosovës po i kushton ngërçi politik dhe u ka bërë thirrje udhëheqësve politikë ta bëjnë prioritet progresin dhe stabilitetin e vendit.

NĂ« njĂ« pĂ«rgjigje me shkrim pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«, njĂ« zĂ«dhĂ«nes i AmbasadĂ«s tha se partitĂ« parlamentare nĂ« KosovĂ« duhet tĂ« punojnĂ« sĂ« bashku pĂ«r t’i themeluar institucionet e reja nĂ« pĂ«rputhje me KushtetutĂ«n e vendit dhe vendimet e GjykatĂ«s Kushtetuese.

“Kjo bllokadĂ« e vazhdueshme politike po i kushton KosovĂ«s me humbje tĂ« mundĂ«sive. ËshtĂ« koha qĂ« udhĂ«heqĂ«sia tĂ« vendosĂ« pĂ«rparĂ«si tek progresi dhe stabiliteti, pĂ«r tĂ« mirĂ«n e tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«ve”, tha ajo.

Kjo deklaratë e Ambasadës amerikane vjen një ditë pas dështimit më të fundit të deputetëve për ta zhbllokuar ngërçin, gati pesë muaj pas zgjedhjeve parlamentare.

Deputetët u mblodhën të mërkurën për vazhdimin e seancës konstituive, pasi dy ditë më parë gjykata më e lartë e vendit e publikoi aktgjykimin e plotë lidhur me këtë çështje, i cili i detyron ata ta bëjnë Kuvendin e ri brenda një afati prej 30 ditëve, i cili skadon më 18 shtator.

MegjithatĂ«, konstituimi dĂ«shtoi pasi asnjĂ«ra prej dy kandidateve tĂ« propozuara nga partia fituese e zgjedhjeve LĂ«vizja VetĂ«vendosje – Albulena Haxhiu dhe Donika GĂ«rvalla – nuk arritĂ«n t’i marrin mĂ« shumĂ« se 57 vota, qĂ« Ă«shtĂ« 4 vota mĂ« pak se tĂ« paktĂ«n 61 votat e kĂ«rkuara pĂ«r t’u zgjedhur.

TĂ« mĂ«rkurĂ«n, edhe Bashkimi Evropian dhe Ambasada italiane nĂ« PrishtinĂ« u bĂ«nĂ« thirrje partive parlamentare t’i themelojnĂ« institucionet e reja sa mĂ« parĂ«.

Pas seancĂ«s, VetĂ«vendosje i akuzoi partitĂ« e tjera tĂ« mĂ«dha nĂ« Kuvend, si PDK, LDK dhe AAK, se me kĂ«tĂ« dĂ«shmuan se emri i Haxhiut nuk ishte problemi kryesor, por se ato “po synojnĂ« bllokimin e formimit tĂ« institucioneve”.

PDK-ja përsëriti qëndrimin se ka votë vetëm për një kandidat të Vetëvendosjes, i cili nuk ka qenë pjesë e Qeverisë në mandatin paraprak.

LDK-ja tha Vetëvendosje e ka ditur që Haxhiu dhe Gërvalla nuk kanë vota të mjaftueshme. Në të kaluarën, LDK ka thënë vazhdimisht se nuk e voton asnjë kandidat të Vetëvendosjes për kryeparlamentar.

Ndërkaq, AAK-ja tha se pret që edhe në seancën e radhës Vetëvendosje të propozojë emra për të cilët nuk ka mbështetje.

Kosova mbajti zgjedhje parlamentare nĂ« shkurt, por nuk ka qenĂ« nĂ« gjendje t’i themelojĂ« institucionet e reja prej atĂ«herĂ«.

E gjithë kjo krizë disamujore vjen si pasojë e mungesës së një marrëveshje politike mes partive parlamentare, pasi asnjëra parti nuk e fitoi shumicën për të qeverisur e vetme.

VetĂ«vendosje i fitoi 48 ulĂ«se, PDK-ja doli e dyta me 24 ulĂ«se, LDK-ja e treta me 20, pasuar nga Lista Serbe – partia mĂ« e madhe e serbĂ«ve nĂ« KosovĂ« – me 9, dhe koalicioni mes AAK-sĂ« dhe NismĂ«s Socialdemokrate, me 8 tĂ« tilla.

Edhe 11 ulëse tjera janë të pakicave.

The post Ambasada amerikane: Ngërçi politik po i kushton Kosovës, udhëheqësit duhet ta prioritizojnë progresin dhe stabilitetin appeared first on Telegrafi.

Lladrovci, Tahirit: A pĂ«rqafoheni me ata qĂ« ju quajtĂ«n ‘i biri i spiunit’?

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili tha se në Drenas kandidati i PDK-së përkrahet me sy mbyllur dhe se PDK-ja e ka fituar këtë komunë, e jo kryetari aktual.

Përmes një postimi në Facebook, Lladrovci i është drejtuar Tahirit me tone ironike, duke i kujtuar akuzat e kaluara brenda partisë.

“Sonte, ish-ministri meteor, e riktheu ‘DadĂ«n Razë’, paska folĂ« pĂ«r zgjedhjet nĂ« Drenas. VĂ«mendje: disa i pĂ«rvetĂ«sojnĂ« meritat e dikush i ka ato. VetĂ«m njĂ« pyetje, ish MinistĂ«r: kur shkon nĂ« selinĂ« me logo, nĂ« Drenas, a pĂ«rqafoheni edhe me ata qĂ« tĂ« quajtĂ«n ‘i biri i spiunit’ para katĂ«r vjetĂ«ve?”, shkroi Lladrovci.

Ky përplasje e re brenda PDK-së vjen në prag të zgjedhjeve lokale, ku gara në Drenas shihet si një nga më të fortat brenda partisë.

The post Lladrovci, Tahirit: A pĂ«rqafoheni me ata qĂ« ju quajtĂ«n ‘i biri i spiunit’? appeared first on Telegrafi.

“TrekĂ«ndĂ«shi Kurti-Lista Serbe-Vuçiq nuk funksionon”, thotĂ« Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka komentuar dështimin e zgjedhjes së kryeparlamentares, duke kritikuar Vetëvendosjen dhe kryetarin e saj, Albin Kurti.

Në emisionin Debat Plus, Haradinaj tha se ideja që Lista Serbe dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, mund ta ndihmojnë LVV-në dhe Kurtin është e pasuksesshme dhe nuk ka asnjë vlerë.

“Ideja qĂ« Lista Serbe dhe Vuçiq do ta ndihmonin VV-nĂ« nuk do tĂ« funksionojĂ« mĂ«. Edhe nĂ«se Lista Serbe ndihmon, kjo nuk ka peshĂ«, sepse nuk ka vlerĂ« reale”.

“Nuk kemi asnjĂ« marrĂ«veshje apo marrĂ«dhĂ«nie me ListĂ«n Serbe. NĂ«se Kurti dhe VV-ja dĂ«shironin tĂ« bashkĂ«punonin me ta, mund ta bĂ«nin menjĂ«herĂ« me Glauk KonjufcĂ«n ose me deputetĂ« tĂ« tjerĂ«,” tha Haradinaj.

Ai theksoi se LVV-ja nuk ka nevojĂ« pĂ«r mbĂ«shtetjen e ListĂ«s Serbe dhe e konsideroi tĂ« paefektshme çdo “trekĂ«ndĂ«sh” bashkĂ«punimi mes Kurtit, ListĂ«s Serbe dhe Vuçiqit.

The post “TrekĂ«ndĂ«shi Kurti-Lista Serbe-Vuçiq nuk funksionon”, thotĂ« Haradinaj appeared first on Telegrafi.

❌