Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Gjendet trupi i biznesmenit turk Halit Yukay/ U zbulua nga një robot nënujor pas 19 ditë kërkimesh

✇Albeu
By: V K

Pas 19 ditësh kërkimesh intensive, autoritetet turke kanë zbuluar në një thellësi prej 68 metrash trupin e biznesmenit të zhdukur Halit Yukay, i cili ishte shpallur i humbur që prej fillimit të gushtit.

Mjeti i tij lundrues, ishte gjetur i dëmtuar dhe gjysmë i fundosur në ujërat pranë Artakës, në Detin e Marmarasë.

Ngjarja tragjike ndodhi më 4 gusht, kur Halit Yukay, u nis i vetëm nga Turqia drejt Mykonos me jahtin e tij “Graywolf”.

Të njëjtën ditë, rreth orës 15:10, familjarët humbën kontaktin me të dhe njoftuan autoritetet për zhdukjen.

Një ditë më pas, më 5 gusht rreth orës 14:30, një anije tregtare raportoi se kishte parë pjesë të jahtit që notonin gjysmë të fundosura në det.

Pas këtij informacioni, nisi një operacion i gjerë kërkimi me pjesëmarrjen e njësive të rojes bregdetare nga rajone të ndryshme të Turqisë.

Kërkimet vazhduan pa ndërprerje për më shumë se dy javë, derisa më në fund, dy ditë më parë, zhytësit lokalizuan trupin e Yukay në të njëjtin vend ku ishte gjetur mjeti i tij lundrues.

Zona u identifikua përmes një pajisjeje të specializuar të rojes bregdetare, ndërsa konfirmimi erdhi nga një robot nënujor, i cili regjistroi pamje të trupit si dhe pjesë të jahtit.

Sipas autoriteteve, trupi do të nxirret në sipërfaqe përmes një sistemi të posaçëm “ashensori nënujor”, për të shmangur dëmtime të mëtejshme.

Operacioni po koordinohet nga zhytës ushtarakë dhe pritet të përfundojë brenda orëve të ardhshme.

Kush ishte Halit Yukay?

I lindur në vitin 1982, Halit Yukay, ishte themeluesi dhe pronari i kompanisë “Mazu Yachts”, e njohur në Turqi për ndërtimin e jahteve luksoze.

Ai nisi karrierën e tij si punëtor në kantieret detare, duke ushqyer ëndrrën për të pasur një ditë kompaninë e tij.

Kjo ëndërr u bë realitet në vitin 2011, kur themeloi “Mazu Yachts”, e cila shquhet për dizajnet dhe teknologjitë moderne në industrinë detare turke.

The post Gjendet trupi i biznesmenit turk Halit Yukay/ U zbulua nga një robot nënujor pas 19 ditë kërkimesh appeared first on Albeu.com.

Aksidenti fatal në Sarandë/ Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi përplasjen, familja Dhimaku hap dyert e mortit pas vdekjes së dy vajzave

✇Albeu
By: V K

Mbrëmjen e djeshme, (24 gusht 2025), një aksident tragjik ndodhi në aksin rrugor Sarandë-Delvinë, duke shkaktuar vdekjen e dy motrave, Elvisa dhe Rozina Dhimaku, 22 dhe 20-vjeçe.

Ndërsa një vajzë tjetër që ishte në makinë me motrat, Antonela Zhupa, 24-vjeç mbeti e plagosur.

Sipas informacioneve policore, është arrestuar në flagrancë shtetasin K. N., 23-vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

 

Njoftimi:

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin K. N., 23 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Ky shtetas, më datë 24.08.2025, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur (nga verifikimet e kryera në vendngjarje ka rezultuar: testi i parë i alkoolit në masën 1.52 mg/l, ndërsa testi i dytë në masën 1.42 mg/l), është përplasur me automjetin tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen E. Dh., 22-vjeçe. Si pasojë e aksidentit, humbën jetën shtetaset E. Dh., 22-vjeçe dhe R. Dh., 20 vjeçe, ndërsa shtetasja A. Zh., 24-vjeçe, mbeti e dëmtuar rëndë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

The post Aksidenti fatal në Sarandë/ Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi përplasjen, familja Dhimaku hap dyert e mortit pas vdekjes së dy vajzave appeared first on Albeu.com.

Arrestohet në malin e Tomorrit 46-vjeçari i kërkuar për trafik të lëndëve narkotike dhe grup kriminal (EMRI)

✇Albeu
By: V K

Uniformat blu, kanë arrestuar në Malin e Tomorrit një 46-vjeçar të kërkuar për disa vepra penale. Bëhet fjalë për 46-vjeçarin Dorian Beu ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave kriminale nga grupi i strukturuar kriminal”.

“Bazuar në informacionet e siguruara se në Malin e Tomorrit po qarkullonte me automjet, një shtetas i kërkuar për vepra penale në fushën e narkotikëve, të kryera në formën e organizatës kriminale, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasin D. B., 46-vjeç, lindur dhe banues në Durrës.

Ky shtetas, ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave kriminale nga grupi i strukturuar kriminal””, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, për hetime të mëtejshme.

The post Arrestohet në malin e Tomorrit 46-vjeçari i kërkuar për trafik të lëndëve narkotike dhe grup kriminal (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Njohje të reja dhe mundësi financiare/ Zbuloni 4 shenjat më me fat të horoskopit për muajin Shtator

✇Albeu
By: V K

Meqenëse vera po i afrohet fundit, shtatori sjell me vete një frymë të re: fillime të reja, mundësi të papritura dhe energji që mund të ndryshojnë rrjedhën e jetës.

Sipas astrologëve, katër shenja të zodiakut pritet të jenë veçanërisht me fat gjatë këtij muaji, në dashuri, karrierë dhe vendime të rëndësishme personale.

Luani

Ky është momenti juaj për të dalë në dritë. Natyra juaj vezulluese dhe kreativiteti janë në kulmin e tyre, duke ju ndihmuar të arrini sukses në çdo fushë ku përfshiheni. Mund të përfitoni edhe në aspektin financiar, ndërsa jeta juaj sentimentale mund të ndriçojë me takime emocionuese dhe ndjenja të reja.

Peshorja

Shtatori sjell ekuilibër dhe qartësi. Do të ndiheni më të vendosur për të marrë vendime të rëndësishme, qoftë në marrëdhënie apo në investime. Harmonia që ju karakterizon këtë muaj është çelësi i suksesit tuaj. Instinkti do të jetë udhërrëfyesi më i mirë.

Shigjetari

Me optimizmin që ju karakterizon, shtatori do të jetë një muaj plot mundësi të reja. Udhëtime, njohje të reja dhe projekte që kërkojnë guxim janë në horizont. Mos hezitoni të dilni nga zona e rehatisë – fati është në anën tuaj.

Peshqit

Intuita juaj do të jetë më e fortë se kurrë. Kjo është koha për t’i besuar ndjenjave dhe vizioneve tuaja. Qoftë në krijimtari apo në jetën personale, shtatori do t’ju ndihmojë të gjeni përgjigje që ndoshta i keni kërkuar prej kohësh.

The post Njohje të reja dhe mundësi financiare/ Zbuloni 4 shenjat më me fat të horoskopit për muajin Shtator appeared first on Albeu.com.

Përgjaken rrugët e Shqipërisë/ Dy motra humbin jetën në Sarandë, babë e bijë përplasen me motor në Kuçovë (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Mbrëmjen e djeshme, një aksident tragjik u mori jetën dy motrave Elvisa dhe Rozina Dhimaku, 20 dhe 22-vjeç, me origjinë nga Delvina.

Ato po udhëtonin nga Saranda në drejtim të Delvinës, kur në segmentin rrugor të njohur si “Pularia”, makina e tyre u përplas me një tjetër automjet.

Goditja ka rezultuar fatale, duke i marrë jetën në vend të dy motrave të reja.

E plagosur rëndë ka mbetur pasagjerja tjetër në automjet, Antonela Zhupa, 24-vjeçe, e cila aktualisht ndodhet në spitalin e Sarandës nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Policia po heton shkaqet e përplasjes, ndërsa pista kryesore lidhet me shpejtësinë dhe mungesën e kujdesit në qarkullim.

Ndërkohë, një tjetër aksident i rëndë u regjistrua po pasditen e së dielës në rrugën nacionale Fier–Kuçovë, pranë fshatit Çunat.

Një automjet tip “Benz” përplasi nga pas një motoçikletë, ku udhëtonin babë e bijë. Përplasja i la të dy të plagosur rëndë, duke kërkuar transportin e menjëhershëm drejt spitalit të Lushnjës.

Burime nga mjekët bëjnë me dije se ata ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, nën kujdes intensiv.

Pamje nga rruga Fier–Kuçovë, dëshmi të qytetarëve të pranishëm, autoambulanca që largohen drejt spitalit.

Në të dyja rastet, policia rrugore dhe shërbimet e emergjencës reaguan menjëherë, duke ofruar ndihmën e parë dhe duke marrë në pyetje dëshmitarët.

Hetimet për rrethanat e sakta të ngjarjeve vazhdojnë, ndërsa autoritetet theksojnë edhe një herë domosdoshmërinë e respektimit të rregullave të qarkullimit.

Shpejtësia, pakujdesia dhe parakalimet e gabuara mbeten faktorët kryesorë që çojnë drejt ngjarjeve të tilla tragjike.

 

The post Përgjaken rrugët e Shqipërisë/ Dy motra humbin jetën në Sarandë, babë e bijë përplasen me motor në Kuçovë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Vrau gruan në Greqi, motra e 36-vjeçares rrëfen detajet tronditëse: E kërcënonte, ndërsa fëmijëve u thoshte se…

✇Albeu
By: V K

Shtetasi shqiptar Pandeli Nakoleci, i cili jetonte në Volos të Greqisë, vrau me thikë bashkëshorten e tij Marjola Nakoleci, e cila la pas katër fëmijë.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, janë zbardhur detaje tronditëse, pasi motra e 36-vjeçares foli për abuzimin që Marjola përjetoi në martesën e saj.

Ajo zbuloi se gruaja duroi dhunë fizike dhe seksuale, me bashkëshortin e saj që e përdhunonte dhe e linte shtatzënë për ta mbajtur robëreshë.

“Ajo shkonte dhe bënte aborte shpesh”, duke theksuar se 40-vjeçari e kërcënoi se; “nëse ajo divorcohej prej tij, ai do të bënte më keq”.

Sipas saj, çifti u takua në një moshë të re. Megjithatë, sjellja e burrit ndryshoi në mënyrë dramatike kur ata patën fëmijë. “Kur ai pati fëmijë, ai ndryshoi. Ai u bë abuziv, e rrihte”, tha motra e 36-vjeçares, duke shtuar:

“Ai e la shtatzënë me qëllim. E përdhunoi që ajo të mos divorcohej prej tij”, tha ajo, duke përshkruar ngjarjet e tmerrshme që po ndodhnin në jetën e çiftit, të cilat në fund përfunduan në tragjedi.

“Ai e kërcënoi se nëse ajo do të divorcohej prej tij, do t’i bënte më keq, madje edhe fëmijëve të tij. Do t’i rrihte”, tha ajo.

“Motra ime u dashurua me këtë kopil që në moshë të vogël. Kur ajo lindi fëmijë, ai ndryshoi, u bë abuziv dhe e rrihte. U thoshte fëmijëve: ‘Rrini larg, mbylleni gojën’ dhe e rrihte para tyre”, tha motra e viktimës.

The post Vrau gruan në Greqi, motra e 36-vjeçares rrëfen detajet tronditëse: E kërcënonte, ndërsa fëmijëve u thoshte se… appeared first on Albeu.com.

Produktiviteti i punës/ Shqipëria ngelet e fundit në rajon, e parafundit në gjithë Europën

✇Albeu
By: V K

Shqipëria edhe vitin e kaluar, kishte nivelin më të ulët të produktivitetit të punës në Rajon dhe një ndër më të ulëtit në Europë.

Sipas të dhënave nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), Prodhimi i Brendshëm Bruto për orë pune në Shqipëri vitin e kaluar vlerësohej në 16.5 dollarë ndërkombëtarë.

Ky tregues është rritur me 18.2% krahasuar me vitin 2023, por hendeku me vendet fqinjë të rajonit ende ngelet i konsiderueshëm.

Zakonisht, produktiviteti i punës matet si raport i vlerës së prodhimit me kohën e shpenzuar për ta prodhuar.

Statistikat krahasuese përdorin si njësi matëse dollarin ndërkombëtar, njësi monetare hipotetike që përdoret në funksion të paritetit të fuqisë blerëse.

Mes vendeve të rajonit, Shqipëria paraprihet nga Bosnje Hercegovina, me 26.5 dollarë, Serbia, me 28.8 dollarë, Maqedonia e Veriut, me 33.6 dollarë dhe Mali i Zi, me 37.5 dollarë.

Statistikat e ILO nuk japin informacion për Kosovën.

Shqipëria renditet e parafundit në gjithë Europën, duke lënë pas vetëm Moldavinë.

Faktorët kryesorë që përcaktojnë nivelin e produktivitetit janë investimet në teknologji dhe automatizim, inovacioni dhe cilësia e kapitalit njerëzor ose aftësitë e forcës së punës.

Një ndikim gjithashtu, mund të ketë edhe struktura e ekonomisë dhe pesha e sektorëve që në përgjithësi mundësojnë një vlerë më të madhe të shtuar për njësi kohë pune.

Shtetet me produktivitetin më të lartë të punës në Botë janë Luksemburgu, me 166.1 dollarë në orë, i ndjekur nga Irlanda, me 139.1 dollarë në orë dhe Norvegjia, me 123.6 dollarë.

Të dhënat e ILO, tregojnë se në përgjithësi ato shtete që mund të kenë në dispozicion një forcë pune më të kosto të ulët, kanë edhe produktivitet më të ulët të punës.

Për shembull, Kina, megjithëse është një nga ekonomitë më të mëdha në Botë, ka një produktivitet puna pothuajse në të njëjtin nivel me Shqipërinë.

Edhe në vendin tonë, kosto e ulët e krahut të punës dhe informaliteti i lartë nuk kanë krijuar shumë stimuj për të rritur produktivitetin në dekadat pas rënies së komunizmit.

Për shkak të pagave të ulëta, ndërmarrjet kanë ndier pak presion për të investuar në pajisje dhe teknologji, ç`ka do të mundësonte rritje të prodhimit pa shtuar kostot e punës.

Në vitet e fundit, rënia e peshës së fasonerisë dhe rritja e peshës së turizmit në strukturën e ekonomisë duket se ka ndikuar pozitivisht produktivitetin në ekonominë shqiptare.

Megjithatë, Shqipëria ngelet ende dukshëm mbrapa ekonomive të rajonit dhe Europës.

Problem tjetër për ekonominë shqiptare se ka qenë aftësia e fuqisë punëtore. Cilësia në rënie e sistemit arsimor, mospërputhja mes kërkesës dhe ofertës dhe emigracioni i lartë mes të rinjve kanë ndikuar negativisht aftësinë e forcës së punës.

Përmirësimi i produktivitetit të punës është i lidhur me ngushtë me nivelin e pagave. Produktiviteti i ulët nuk krijon mundësi reale për paga të larta, ndaj përmirësimi i këtij treguesi është thelbësor për rritjen e mirëqenies së një vendi.

Nga ana tjetër, tyrsnia nga tregu i punës për rritjen e pagave (siç ka ndodhur në Shqipëri në vitet e fundit), mund të krijojë më shumë presione për nevojën e rritjes së produktivitetit të punës, në mënyrë që bizneset të arrijnë në ruajnë konkurrueshmërinë./ Monitor

The post Produktiviteti i punës/ Shqipëria ngelet e fundit në rajon, e parafundit në gjithë Europën appeared first on Albeu.com.

Silvinjos më në fund i mbushet mendja, sulmuesi që po spikat në Itali ftohet për herë të parë me Kombëtaren A

✇Albeu
By: V K

Kristian Shpendi, më në fund ka marrë ftesën e shumëpritur për t’iu bashkuar Kombëtares A të Shqipërisë.

Sulmuesi kuqezi, në të kaluarën pjesë e U19 dhe U21, ia ka dalë t’i mbushë mendjen trajnerit Silvinjo, për grumbullimin e muajit shtator dhe pritet të jetë tashmë rregullisht me ekipin A.

Mediat italiane bëjnë të ditur se në zyrat e Çezenës, klub ku Shpendi është kthyer në një bomber të mirëfilltë fillimisht në Serinë C, e pastaj në Serinë B, ka mbërritur ftesa për lojtarin për dy ndeshjet e javëve të ardhshme të Shqipërisë.

E para, një miqësore kundër Gjibraltarit, ku padyshim Silvinjo mund të eksperimentojë edhe me sulmuesin në fushë. Ndërsa e dyta, më e rëndësishmja, ajo zyrtare ndaj Letonisë për kualifikueset e Botërorit.

Në fakt, ftesa për Shpendin pritej prej kohësh, por për një arsye apo tjetrën, Silvinjo e ka lënë gjithmonë sulmuesin jashtë planeve të tij në vitin e fundit, ndonëse ai ishte një nga lojtarët më në formë shqiptarë në repartin e avancuar gjatë kësaj periudhe.

The post Silvinjos më në fund i mbushet mendja, sulmuesi që po spikat në Itali ftohet për herë të parë me Kombëtaren A appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

✇Albeu
By: V K

Sot, më 25 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82 lekë dhe shitet me 83.5 lekë.

Euro, blihet me 96.5 lekë dhe shitet 97.5 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 102 lekë, ndërsa në shitje me 103.2 lekë.

Paundi britanik, blihet me 110.9 lekë dhe shitet me 112.3 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 59.2 lekë, ndërsa në shitje me 60.7 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Ndarja papritur nga jeta e Artur Zhejit, sot homazhet për gazetarin e ndjerë në Universitetin e Arteve të Bukura

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, (25 gusht 2025), do të zhvillohen homazhe për gazetarin dhe publicistin e njohur Artur Zheji, i cili u nda papritur nga jeta më 23 gusht në Sarandë, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak.

Homazhet do të zhvillohen nga ora 10:00 deri në 12:00 në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura, duke ofruar mundësinë për miqtë, kolegët dhe qytetarët që ta nderojnë kujtimin e tij.

Artur Zheji, njihej si një nga figurat më të respektuara në gazetari dhe publicistikë, me një karrierë të gjatë dhe ndikim në mediat shqiptare.

The post Ndarja papritur nga jeta e Artur Zhejit, sot homazhet për gazetarin e ndjerë në Universitetin e Arteve të Bukura appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 25 Gusht 2025/ Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu në disa zona

✇Albeu
By: V K

Këtë të hënë në vendin tonë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, ndërsa nga orët e mesditës deri ato të pasdites alternime vranësirash kalimtare të pakta deri mesatare në relievet malore në lindje.

Këto vranësira në këto relieve do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe të dobëta, ndërsa në relievet e larta malore në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Pas orëve të pasdites mot përsëri i kthjellët në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim-Verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 12 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

 

The post Parashikimi i motit 25 Gusht 2025/ Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu në disa zona appeared first on Albeu.com.

Fundi i gushtit, trafiku kthehet në kah të kundërt mes Durrësit dhe Barit

✇Albeu
By: V K

Fundi i gushtit, koha për kthime. Edhe këtë vit, porti i Durrësit, qendra kryesore detare e Shqipërisë dhe një portë natyrore për në Itali, po përjeton mot tipik veror: më shumë nisje sesa mbërritje.

Sipas të dhënave zyrtare, afërsisht 38,000 pasagjerë dhe 11,428 automjete kaluan nëpër Itali midis të premtes dhe të hënës, 19 gusht, një rënie nga 42,585 pasagjerë dhe 13,333 automjete të regjistruara javën e kaluar.

Konkretisht, 25,033 persona dhe 7,664 automjete u larguan nga vendi, ndërsa 12,945 pasagjerë dhe 3,774 automjete hynë gjatë së njëjtës periudhë.

Ndryshimi më i rëndësishëm ishte linja Durres-Bari, e cila pa një rritje të shërbimeve për të përballuar fluksin dalës.

Autoriteti portual shpjegon se kjo prirje lidhet me fundin e pushimeve për shumë emigrantë shqiptarë dhe anëtarë të diasporës të cilët, pasi kaluan verën në atdheun e tyre, kanë filluar të kthehen në vendet e tyre të banimit dhe punës.

Ky aktivitet vjetor shënon një nga periudhat më të ngarkuara për lidhjet detare midis dy brigjeve të Adriatikut, duke konfirmuar rolin qendror të Durrësit në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Italisë.

The post Fundi i gushtit, trafiku kthehet në kah të kundërt mes Durrësit dhe Barit appeared first on Albeu.com.

Marrëveshja paramartesore e Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodríguez që po çmend rrjetin

✇Albeu
By: V K

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, duket se janë në prag të martesës, por mediat spanjolle kanë vënë re një detaj që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve: një marrëveshje paramartesore me shifra të jashtëzakonshme.

Sipas thashethemeve, në rast ndarjeje, Georgina do të përfitonte një ndihmë mujore prej 121 mijë dollarësh, si dhe prona luksoze në Madrid dhe Lisbonë me vlerë 5.6 milionë dollarë.

Për më tepër, thuhet se marrëveshja përfshin një pension të përjetshëm prej rreth 110 mijë dollarësh në muaj.

Fëmijët e çiftit nuk mbeten pas: sipas raportimeve, ata do të marrin 500 mijë dollarë çdo muaj për të ruajtur stilin e tyre të jetesës.

Marrëveshja dyshohet gjithashtu të përfshijë 2 milionë dollarë në vit për shpenzime personale, dy makina luksoze, pushime të mbuluara dhe udhëtime private me avion.

As Ronaldo e as Georgina, nuk kanë konfirmuar ekzistencën e këtij dokumenti, por spekulimet kanë ndezur debat në media dhe rrjete sociale.

Ekspertët e botës së futbollit, e cilësojnë këtë si një nga marrëveshjet më të shtrenjta paramartesore në historinë e sportit, duke rikthyer vëmendjen mbi jetën luksoze të futbollistit dhe partneres së tij.

Pavarësisht mungesës së konfirmimit zyrtar, diskutimet dhe reagimet online nuk kanë të ndalur, duke e bërë këtë çështje një nga temat më të ndjekura të javës.

The post Marrëveshja paramartesore e Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodríguez që po çmend rrjetin appeared first on Albeu.com.

Presidenti Volodymyr Zelensky mban fjalim në Ditën e Pavarësisë: Ukraina do të luftojë derisa të arrihet një paqe e drejtë

✇Albeu
By: V K

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në një fjalim drejtuar kombit me rastin e Ditës së Pavarësisë, deklaroi se Ukraina do të vazhdojë luftën për liri deri në arritjen e një paqeje të drejtë.

“Na duhet një paqe e drejtë, një paqe ku e ardhmja jonë të vendoset vetëm prej nesh”, tha Zelensky, duke theksuar se Ukraina do të kundërpërgjigjet ndaj Rusisë “derisa thirrjet tona për paqe të dëgjohen”.

Ai shtoi: “Ukraina ende nuk ka fituar, por sigurisht nuk ka humbur”.

Deklaratat e tij erdhën pas njoftimeve nga Moska se Ukraina kishte sulmuar me dron objekte të energjisë në Rusi, duke shkaktuar një zjarr në termocentralin bërthamor në rajonin e Kurskut.

Sipas autoriteteve ruse, zjarri u shua shpejt, pa lëndime, ndërsa një transformator u dëmtua, por nivelet e radiacionit mbetën normale.

Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) njoftoi se ishte në dijeni të incidentit dhe ritheksoi thirrjen që të gjitha palët të tregojnë përmbajtje maksimale rreth objekteve bërthamore.

Ndërkohë, në Kiev u zhvilluan ceremonitë për Ditën e Pavarësisë, në përkujtim të shpalljes së pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991.

Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, mori pjesë në aktivitetet zyrtare dhe u shpreh se vendi i tij “do të qëndrojë gjithmonë krah për krah me Ukrainën”. Ai premtoi dërgesa me dronë, municione dhe mjete të blinduara me vlerë mbi 1 miliard dollarë kanadezë, që pritet të mbërrijnë në Ukrainë që në shtator.

The post Presidenti Volodymyr Zelensky mban fjalim në Ditën e Pavarësisë: Ukraina do të luftojë derisa të arrihet një paqe e drejtë appeared first on Albeu.com.

Vrau gruan në prani të fëmijëve/ Pandeli Nakoleci përballet në gjykatë me vajzën e tij, ja çfarë i tha

✇Albeu
By: V K

Në momentin e mbërritjes në Prokurori, gazetarët e pyetën se “pse e bëri” dhe nëse është penduar, por ai qëndroi i heshtur, me kokën ulur.

Sipas mediave greke, brenda ambienteve të gjykatës, ai është përballur me vajzën e tij 18-vjeçare, të cilës i tha: U errësova, nuk doja ta bëja.

Akuzat dhe hetimet

Prokuroria i ngriti akuzë për vrasje me dashje në kuadër të dhunës në familje. Ai do te merret ne pyetje, më 26 gusht, në orën 10:00.

Ndërkohë, është urdhëruar një hetim social për fëmijët e mitur të çiftit, të cilët aktualisht ndodhen tek të afërmit e viktimës.

Prokuroria po heton edhe faktin se i dyshuari kishte qenë i shtruar në një spital psikiatrik në qershor dhe do të shqyrtohen rrethanat se si u lirua.

Arrestimi dhe fjalët tronditëse të 40-vjeçarit

Pas krimit të rëndë, autori qëndroi i fshehur për më shumë se 24 orë, derisa u gjet nga policia në një vend të braktisur, vetëm 200 metra larg shtëpisë së tij.

Sipas dëshmitarëve, në momentin e arrestimit ai i tha policëve:
“E vrava sepse më tradhtonte. Mirë ia bëra. Këtë e meritonte. Nuk pendohem për asgjë.”

Pas krimit ai kishte nderruar edhe rrobat, që dyshohet se i gjeti në kazanë plehrash. Tek ai nuk u gjetën as telefoni dhe as arma e krimit.

Policia greke njoftoi se mes çiftit nuk kishte denoncime të mëparshme për dhunë në familje, por 40-vjeçari kishte pasur precedentë me autoritetet.

Vijon ekspertiza mjeko-ligjore

Sipas autoriteteve, nesër (25 gusht) në Selanik do të kryhet autopsia mbi trupin e 36-vjeçares, për të përcaktuar rrethanat e sakta të vrasjes që ka tronditur opinionin publik në Greqi.

The post Vrau gruan në prani të fëmijëve/ Pandeli Nakoleci përballet në gjykatë me vajzën e tij, ja çfarë i tha appeared first on Albeu.com.

Tragjedi pranë brigjeve të Italisë/ Përmbytet një gomone e mbushur me emigrantë, tre motra të mitura humbin jetën

✇Albeu
By: V K

Tre motra, të moshave 9, 11 dhe 17-vjeç, kanë humbur jetën pas përmbysjes së një gomoneje të mbipopulluar që udhëtonte nga Libia drejt Italisë.

Trupat e tyre u gjetën brenda gomones pas ndërhyrjes së ekipit të shpëtimit.

Organizata humanitare RESQSHIP, njoftoi se gomonia ishte përballur me valë deri në 1.5 metra gjatë përpjekjes për t’u shpëtuar.

Nga 65 personat e shpëtuar nga anija e RESQSHIP, Nadir, ishin tre gra shtatzëna, fëmijë dhe një foshnje 7 muajshe.

Një person u rrokullis më parë gjatë udhëtimit dhe ende konsiderohet i zhdukur. Gomonia ishte nisur nga Zuwara në Libia gjatë natës së së premtes dhe u ndalua nga Nadir pas njoftimit nga operatori i shpëtimit Alarm Phone.

Kohët e fundit, rojet bregdetare italiane evakuuan 14 persona, përfshirë raste mjekësore dhe familjarët e tyre, në ishullin e Lampedusës. Trupi i tre motrave dhe mbijetuesit e tjerë mbërritën më vonë gjatë ditës në port.

The post Tragjedi pranë brigjeve të Italisë/ Përmbytet një gomone e mbushur me emigrantë, tre motra të mitura humbin jetën appeared first on Albeu.com.

Flori Mumajesi feston ditëlindjen, vëmendjen e merr postimi i këngëtarit kushtuar nënës së tij të ndjerë…

✇Albeu
By: V K

Me një postimi në rrjetet sociale, këngëtari i njohur Flor Mumajesi, ka zgjedhur që ditëlindjen e tij ta shënojë jo me festime, por me një dedikim prekës për nënën e ndjerë.

Ai ndau me ndjekësit kujtimet më të ndjera nga fëmijëria dhe lidhjen e veçantë që ka pasur me të.

“Dita e lindjes sime nuk është veç e imja. Është dita kur, mes lotësh dhe dhimbjes, erdhi në jetë një djalë mbi katër kilogramë… më 23 gusht një nënë u bë me djalë me mua”. shkruan ai.

Artisti ndalet në detaje të thjeshta, por plot ndjenjë, si përqafimet, këngët që nëna i këndonte dhe aroma karakteristike që ai e kujton me mall.

Një prej kujtimeve më të përzemërta që ndan është loja e fëmijërisë, kur ajo e mbante në prehër dhe këndonte: “ding dange, e ding dange…”

“Me këtë erë jam rritur. Era që kishim të dy, era jonë, era e nënës”, shkruan Flori.

Mesazhi përfundon me një ndjesi mungese dhe mallëngjimi për praninë e saj fizike, që sot mungon:

“Por tashmë nuk ka sy për ta parë, as zë për të uruar: ‘Gëzuar ditën që më linde, ditëlindjen tonë’…”.

Kujtojmë që prej disa vitesh Flori Mumajesi, është tërhequr nga skena duke lënë përgjysmë karrieren e tij.

 

The post Flori Mumajesi feston ditëlindjen, vëmendjen e merr postimi i këngëtarit kushtuar nënës së tij të ndjerë… appeared first on Albeu.com.

Zhoze Murinjo gati për një rikthim në Premier Ligë? “Special One” mund të zëvendësojë…

✇Albeu
By: V K

A është Zhoze Murinjo gati për një rikthim të madh në Premier Ligë? Sipas një raporti të sotëm nga “The Sun”, “Special One” është shfaqur si një kandidat i mundshëm për të zëvendësuar Nuno Espirito Santo si trajner i Notingam Forest, nëse klubi vendos ta shkarkojë trajnerin aktual.

Këto nuk janë vetëm thashetheme transferimesh, të paktën jo kur bëhet fjalë për pozicionin e paqëndrueshëm të Espirito Santos te Forest, veçanërisht pas shpërthimit të fundit të 51-vjeçarit në lidhje me marrëdhënien e tij të vështirë aktuale me pronarin Evangelos Marinakis.

Marinakis pranoi se shprehu habi për komentet e Espirito Santos për Sky Sports UK , duke i siguruar ata se nuk ka ndërmend të ndryshojë menaxhimin.

Kjo është veçanërisht e vërtetë, duke pasur parasysh rikthimin e Notingam Forest në garat evropiane falë tij.

Megjithatë, sipas The Sun, Forest tashmë e ka konsideruar Murinjon, kampionin tre herë të Premier Ligës që aktualisht është në krye të klubit turk Fenerbahçe.

Nuno Espirito Santo, foli së fundmi për ndryshimin e marrëdhënies së tij me pronarin Evangelos Marinakis: “Marrëdhënia ka ndryshuar. Ajo që dikur ishte shumë e ngushtë, pothuajse çdo ditë, për fat të keq këtë vit, pas ngjarjeve të caktuara, nuk është më e njëjta”, tha ai për BBC Radio Notingam.

“Thashetheme për largimin tim? Nuk kam dëgjuar asgjë, përveç nga shtypi. Nuk më është thënë asgjë. Po e përmend vetëm sepse po e diskutojmë publikisht, dhe kur diçka bëhet publike, mendoj se duhet të flitet për të. Si ndihem për këtë? Më vjen keq. Po mendoj për lojtarët, sepse edhe ata e kanë mësuar situatën dhe e kam parë në fytyrat e tyre”.

The post Zhoze Murinjo gati për një rikthim në Premier Ligë? “Special One” mund të zëvendësojë… appeared first on Albeu.com.

Kërcënoi gazetarin për shkak të detyrës, procedohet penalisht biznesmeni Juljan Morina

✇Albeu
By: V K

Policia e Tiranës, ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj biznesmenit Juljan Morina, 53-vjeç, pasi dyshohet se ka kërcënuar gazetarin Almer Toska, administrator i një portali online.

Sipas njoftimit zyrtar, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë regjistruar procedimin për veprën penale të kanosjes për shkak të detyrës.

Ngjarja lidhet me një konflikt, ku gazetari është kërcënuar gjatë ushtrimit të detyrës së tij, duke ngritur shqetësime për sigurinë e përfaqësuesve të medias.

Policia njoftoi se vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të çështjes.

The post Kërcënoi gazetarin për shkak të detyrës, procedohet penalisht biznesmeni Juljan Morina appeared first on Albeu.com.

Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”/ Ndërron jetë ndihmësregjisori, u rrëzua përpara stafit të xhirimeve

✇Albeu
By: V K

Ndihmësregjisori i ‘Emily in Paris’, ka ndërruar jetë gjatë xhirimeve të sezonit të 5-të në Venecia. 47-vjeçari Diego Borella, u rrëzua përpara stafit të xhirimeve ndërsa përgatitej për skenat e fundit, duke bërë që xhirimet të ndërpriteshin përkohësisht.

Sipas La Repubblica, mjekët mbërritën me urgjencë në hotelin Danieli rreth orës 19:00 të enjten, më 14 gusht, por nuk arritën ta ringjallnin.

Gazeta raportoi se vdekja e tij ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga një atak kardiak.

Borella kishte lindur në Venecia në vitin 1978. Ai ishte një regjisor dhe shkrimtar i njohur, i cili kishte studiuar në Romë, Londër dhe Nju Jork.

Në rrjetet sociale, ai shpërndante punimet e tij në fushën e tregimeve dhe dramave.

Xhirimet për sezonin e pestë të ‘Emily in Paris’, filluan më 15 gusht në Venecia dhe ishin planifikuar të përfundonin të hënën.

Pavarësisht humbjes së ndihmësregjisorit, Netflix ka konfirmuar se sezoni i ri do të ketë premierën më 18 dhjetor. Sipas gazetës spanjolle El Mundo, Borella u shpall i vdekur në orën 19:30, pasi përpjekjet për ta ringjallur rezultuan të pasuksesshme.

Miku i tij i ngushtë, Mattia Bertoton, i dha lamtumirën me fjalë prekëse: ‘Kam kujtime të bukura për Diegon.

Ai ishte një djalë i pashëm, elegant dhe me shumë stil. Herën e fundit që u takuam ishte në një darkë në Paris, së bashku me shoqen e tij më të mirë, e cila është edhe mikja ime.

E telefonova të enjten – ishte e shkatërruar. Diego kishte një sens të shkëlqyer humori, ishte brilant dhe shumë i talentuar. Jeta e tij u ndërpre në mes, kështu që nuk ka shumë fjalë. Vetëm një trishtim i madh.’

Sezoni i pestë, me Lily Collins në rolin e Emily Cooper, do të zhvendosë ngjarjet në një qytet të ri –Romën-duke vazhduar aventurën evropiane të heroinës.

Seriali ndjek jetën profesionale dhe personale të një amerikaneje që fillon një karrierë të re në Paris si stratege e mediave sociale.

The post Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”/ Ndërron jetë ndihmësregjisori, u rrëzua përpara stafit të xhirimeve appeared first on Albeu.com.

❌