Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Zbardhen përgjimet në “Sky ECC” mes Ervis Çelës dhe Franc Çopjas: Armët me silenciator po i vendos në kanaçe…

✇Albeu
By: V K

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka zbardhur detaje nga hetimet ndaj organizatës kriminale Çela-Çopja, të drejtuar nga Ervis Cela dhe Franc Copja.

Sipas gazetares Klodiana Lala, organizata kishte krijuar një rrjet të sofistikuar për trafikimin e armëve dhe drogës.

Komunikimet e zbardhura mes anëtarëve të grupit tregojnë metodat e sofistikuara të transportit të armëve: armët me silenciator vendoseshin në kanace, armët më të sofistikuara ruheshin në qese me vakuum, ndërsa disa armë çmontoheshin dhe futeshin në kuti metalike për transport.

“Armet me silenciator, po i vendos ne kanace”, thuhet nder te tjera ne pergjimet e SKY ECC.

Po ashtu, organizata dyshohet të ketë trafikuar tonë të tëra kokainë nga Paraguai drejt Evropës, duke pastruar dhjetra milionë euro.

SPAK e identifikon Ervis Celen dhe Franc Copjan si bërthamën e këtij grupi kriminal.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së grupit dhe kapjen e të gjithë personave të përfshirë.

The post Zbardhen përgjimet në “Sky ECC” mes Ervis Çelës dhe Franc Çopjas: Armët me silenciator po i vendos në kanaçe… appeared first on Albeu.com.

Sulmi ndaj News24/ Përplotet Drejtoresha e Përgjithshme Anila Jole: I paprecedentë, 230 punonjës u hodhën në rrugë, u trajtuam si kriminelë, jo gazetarë (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Mëngjesin e sotëm 9 gusht 2025, Policia ka rrethuar godinën e News24, duke ndërprerë me forcë dhe pa asnjë paralajmërim sinjalin e transmetimit, në një akt të paprecedent ndaj medias së lirë.

Punonjësit janë penguar të hyjnë në vendet e tyre të punës, ndërsa qytetarët janë privuar nga kanali më i madh dhe më i besueshëm informativ në vend.

Tashmë News24, ka nisur transmetimin maratonë në Youtube, nga ku qytetarët do të ndjekin gjithçka po ndodh në kohë reale, pavarësisht përpjekjeve që zëri i të vërtetës të mos mbërrijë tek qytetarët, duke ndërprerë energjinë elektrike, e për pasojë edhe trensmetimin e medias më të rëndësishme informative në vend.

 

 

Drejtoresha e News24, Anila Jola, është përlotur nga situata në të cilën ndodhet News24 nën terrorin e policisë.

“Ështe një situatë qe nuk mund ta përshkruaj, jam zgjuar me telefonatën që që në orën 6 këtu kishte ardhur policia. Erdhëm bashkë me kolegët por nuk u lejuam të hynim brenda dhe të vijonte transmetimi. News24 është rrethuar nga policia dhe gjithçka ndodhi pa një njoftim paraprak, si të ishim një kioskë e thjeshtë. Ishte vendim arbitrar abuziv i papritur dhe nuk u lejuam të hynim në vendin e punës si të ishim kriminelë jo punonjës kaq vjeçarë të News24.

Nuk e përfytyroj dot këtë që po ndodh me median më të besueshme për shqiptarët. Lokalet kishin lënë ekranin e bardhë, me shpresën se ka ndonjë difekt. Shikuesit shpresojnë që ne do të rikthehemi. Ndoshta duhet të presim të hënën që të nisin punën gjykatat dhe të japë një vendim shpresojmë në favorin tonë. Ngjarja më e dhimbshme që ndodh në këto vite punë. 230 punonjës që në lëtë moment janë në rrugë. 230 familjeve u janë prerë të ardhurat”, shprehet ajo.

The post Sulmi ndaj News24/ Përplotet Drejtoresha e Përgjithshme Anila Jole: I paprecedentë, 230 punonjës u hodhën në rrugë, u trajtuam si kriminelë, jo gazetarë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Nga kufizimi i lojës ping-pong tek ajrimi/ Zbardhen ankesat e Metës dhe Veliajt në burg

bardhen pretendimet e Ilir Metës dhe Erjon Veliajt tek komisionerët e Avokatit të Popullit. Gjashtë ditë dëgjimi në qeli i ankesave të ish presidentit Ilir Meta dhe të kryebashkiakut Erjon Veliaj, Avokati i Popullit i është drejtuar me kërkesë Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të marrë shkresa mbi planin e […]

The post Nga kufizimi i lojës ping-pong tek ajrimi/ Zbardhen ankesat e Metës dhe Veliajt në burg appeared first on BoldNews.al.

Skandali i “Bankers”/ Zbardhen përgjimet mes drejtuesve: Mbarojmë punë me kompanitë e tjera, Albpetroli do paguhet më vonë…

✇Albeu
By: V K

Një sërë bisedash të përgjuara mes zyrtarëve të larta të Bankers Petroleum, hedhin dritë mbi mënyrën se si janë menaxhuar fondet dhe si vendoseshin përparësitë në pagesat mujore të kompanisë para se të ndërhynte prokuroria, duke vënë përballë akuzës personat përgjegjës.

Në qendër të diskutimeve janë shuma të konsiderueshme që lëvizin përmes një llogarie bankare në Vjenë, ndërsa ndërmarrja shtetërore Albpetrol, një prej partnerëve strategjikë në sektorin e naftës, shtyhet në mënyrë sistematike për t’u paguar “më vonë”.

Në audiopërgjigjimet që disponon prokuroria, newsbomb.al ka zbardhur bisedën e datës 9 prill 2025, midis Majlinda Thanës, drejtoreshë e Thesarit pranë Bankers dhe një zyrtareje të huaj të financave, Sheri.

Ato diskutojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë për planin e pagesave dhe prioritetet që do të ndiqen.

Disa nga kompanitë që përfitojnë janë Antea, PetroSolution, Sherwood dhe SIA Kalandra, ndërsa Albpetrol vendoset në fund të listës.

“Pse ke përfshirë Albetrol? Është në fund të muajit, presim të ardhurat e ardhshme. Mund të presë me 1.5 milionë”, thotë Majlinda Thana.

Në një situatë tjetër, e njëjta zyrtare i sugjeron koleges që të mos dërgohet dokumentacioni për aprovim, duke pranuar se lista e pagesave nuk pasqyron realisht detyrimet emergjente të kompanisë.

Në të njëjtën bisedë diskutohet për përdorimin e një karte krediti që rezulton të jetë në emër të një ish-punonjësi të kompanisë, një person i identifikuar si “Sugar”, i cili, sipas zyrtares, është larguar nga Bankers që prej janarit, por karta vazhdon të përdoret në mënyrë të paqartë.

“Nuk ka arsye që kompania të mbulojë shpenzimet e kartës së tij të kreditit. Ai nuk është më punonjës”, thuhet në përgjimet e siguruara.

Të nesërmen, më 10 prill 2025, në dy biseda të tjera të regjistruara, zbulohet ekzistenca e një llogarie bankare në Vjenë, përmes së cilës janë transferuar 2 milionë euro drejt Shqipërisë, pjesë e të cilave janë përdorur për pagesa të dyshimta dhe jo të dokumentuara qartë.

“Shko te Vienna, është një transfer prej 2 milionësh… edhe një tjetër prej 60 mijë. Këto janë nga Viena”, thotë Thana.

“PetroSolution do paguhet vetëm një faturë, pjesa tjetër më vonë”, vijon ajo.

Nga përmbajtja e përgjimeve del qartë se pagesat ndaj institucioneve shtetërore si Albetrol nuk shihen si përparësi, ndryshe nga furnitorët privatë që, në disa raste, paguhen edhe me fatura të vjetra, pa dokumentacion të plotë.

Skema e menaxhimit të këtyre pagesave ka bërë që Shqipërisë t’i shkaktohet një dëm financiar prej 240 milionë eurosh.

Tashmë drejtuesit e kësaj kompanie janë vënë para përgjegjësisë penale, ndërsa gjykata ka caktuar masën “arrest me burg” për ish-administratorin e “Bankers Petroleum”, Leonidha Çobo dhe drejtorin aktual Hongping Xiao. Ndërkaq, për Majlinda Thanën është vendosur një masë sigurie “Detyrim Paraqitje”.

Bisedat e regjistruara në 9 prill 2025, mes Majlinda Thana drejtoreshë e Thesarit pranë Bankers Petrolium me një shtetase të huaj të quajtur Sheri (punonjëse e lartë brenda Bankers në fushën e Financave)

Personi  – A – Është shtetasja Majlinda Thana me numër telefoni 06970…

Personi – B – Është shtetasja Sheri me numër telefoni 06940…

Personi B: Përshëndetje Majlinda

Personi A: Përshëndetje Sheri, si je?

Personi A: Pra, fillimisht dua të të informoj që jam me pushime deri më 28 Prill. Pushimet nga viti 2024.

Personi A: Viti i kaluar, viti i kaluar.

Personi A: Kjo do të thotë që nuk do të kontrolloj email-in shumë shpesh, por nëse ka ndonjë urgjencë, mund të më ndihmoj, sigurisht. Së dyti, pashë planin tënd të pagesave (cash plan), ku më ke kërkuar të jap mendimin tim, etj.

Personi A: E pashë që nuk ka shumë hapësirë për pagesa të tjera, ndërkohë që ka shumë pagesa urgjente. Për shembull, së pari është Antea. Me Antea kemi garanci bankare, siç e di, dhe duhet të paguajmë, sepse kanë kaluar disa muaj pa bërë pagesë ndaj tyre, dhe borxhi i grumbulluar është rreth 500,000 USD, dhe kjo duhet patjetër të paguhet…Së dyti, kemi qiratë e tokës. Vlera e tyre është më pak se 1 milionë USD, por u kam kërkuar të dërgojnë kërkesat më urgjente sdhe vlera e tyre shkon deri në 400,000 USD. Gjithsesi, unë do të përgatis pagesat urgjente sipas atyre që shoh si më të rëndësishmet që nuk mund të shtyhen z.Xiao dhe të tjerët mund të japin sugjerime apo të konfirmojnë.

Personi B: Po, po…(flet dhe nuk kuptohet)

Personi A: Por kam parë që ke përfshirë këtu edhe Albetrol. Pse? Eshtë në fund të muajit, atëherë të presim të ardhurat e ardhshme për ta paguar Albetrol.

Personi B: Po mund të diskutojmë për këtë. Ndoshta duhet ta shtyjmë. Duhet të diskutojmë cilat.

Personi A: Po, sipas meje, albpetrol mund të presë me 1.5 milionë. Duhet të presë padiskutim. Përndryshe na mbeten shumë pak para në dispozicion dhe ka shumë furnitorë të rinj që nuk janë përfshirë si psh Seriani, SIA Kalandra etj…kështu që…

Personi B: Duhet të përditësosh…(flet por nuk kuptohet)

Personi A: Nuk e di nëse ke përfshirë këtu…lërme të kontrolloj…Petro Solution 800 mijë duket paksa shumë. Mund ta shtyjmë një pjesë të shumës për në fund të muajit. Këshilla ime është që të shtyjmë një pjesë të shumës për Petro Solution dhe Albetrol deri në të ardhurat e ardhshme.

Personi B: Flet po nuk kuptohet

Personi A: Por sidoqoftë duhet të përgatitemi edhe për përballjen tjetër financiare – të përcaktojmë pagesat urgjente që të dimë sa para kemi, sa mund të shpenzojmë. Sigurisht, edhe një lojale tjetër doganore për tu hequr, dhe pastaj mund të shohësh se cfarë mbetet për tu shpërndarë te furnitorët e tjerë. Sepse në këtë formë nuk është shumë e saktë për tu derguar për aprovim te menaxhmenti – ata duhet të jenë të informuar për të gjitha shpenzimet e detyrueshme të muajit. Ok? Ndoshta do ta përditësoj më vonë. Nuk e di nëse do ta dërgoj gjatë orarit të punës apo pasdite, por më mirë të mos aprovohet ky version. Më mirë të mos aprovohet. Sepse…

Personi B: (flet por nuk kuptohet)

Personi A: Po, sepse ka disa furnitorë të vegjël që po kërkojnë pagesë çdo ditë. Më mirë të bëjmë pagesat. Po. Po, e di.

Personi A: Më fal, një shqetësim nga departamenti financiar është në lidhje me kartën e kreditit të Sugar-it. E dimë që ai është larguar nga kompania dhe nuk është më pjesë e pagave tona që prej janarit, por karta e tij e kreditit vazhdon të përdoret. Kjo i takon menaxhmentit të vendosë çfarë të bëhet me atë kartë. Nëse duan ta mbajnë apo jo – ata duhet t’i japin një udhëzim, sepse ai nuk është më punonjës. Por shpenzimet që janë bërë që kur është larguar, nuk e dimë për sa kohë – kompania duhet të vendosë nëse do t’i mbulojë apo do t’i paguajë vetë. Nëse ai nuk është më punonjës, nuk ka arsye që kompania të mbulojë shpenzimet e kartës së tij të kreditit.

Por është prioritet që dikush të flasë me z. Wang ose z. Xiao. Nuk e di. ndoshta z. Xiao ka qenë shefi i tij. Por edhe z. Wang. Sepse, nga ana financiare, karta e kreditit është në departamentin e financës dhe duhet ta zgjidhim këtë sa më shpejt. Besoj se ti i ke dërguar shpenzimet e tij edhe te qendra, sepse merr deklaratat e kartës së kreditit.

Personi B: (flet por nuk kuptohet)

Personi A: Okej, pra karta e tij e kreditit është pjesë e kontrollit të auditimit. Sipas politikave të brendshme, nëse dikush nuk është punonjës, dhe ka kartë krediti, atëherë duhet të justifikohen shpenzimet – ose të paguhet nga z. Xiao, ose të vendosë kompania çfarë do bëjë… Pra, është një vendim që duhet ta marrin. Okej? Por të lutem, vendose si prioritet për diskutim me Z. Xiao.

Z. Wang apo qendra. sepse duhet ta zgjidhim këtë çështje.

Personi A: Faleminderit. Mirupafshim./NEWSBOMB.al

The post Skandali i “Bankers”/ Zbardhen përgjimet mes drejtuesve: Mbarojmë punë me kompanitë e tjera, Albpetroli do paguhet më vonë… appeared first on Albeu.com.

U gjet i groposur në arën e mbjellë me misër, Enver Bajraktari u vra me mjete të forta, zbardhen detaje nga autopsia

✇Albeu
By: V K

Të hënën e 4 gushtit, Enver Bajraktari, u gjet i groposur në një arë të mbjellë me misër në Baicë të Lipjanit. Mësohet nga burimet brenda prokurorisë,  bëhet fjalë për vrasje me mjete të forta.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, tha se është kryer autopsia e të ndjerit dhe se po zhvillohen hetime intensive për të zbuluar rrethanat e rastit.

Ata nuk pranuan të japin më shumë informacione.

“Ju njoftojmë, se me datë 05/08/2025, është bërë identifikimi i plotë dhe ishte Enver Bajraktari, është kryer autopsia dhe janë në proces intensiv hetimet në këtë çështje, por detaje më të hollësishme nuk mund të japim në këtë fazë të hetimeve”.

Njëri nga familjarët e të ndjerit, i pyetur se si u gjet vendi i varrosjes së viktimës, tha dje se; “fillimisht ‘kanë hi me vëzhgu, ata vëzhguesit e kamerave e kanë gjet tani që lëvizja e fundit u kanë të kjo shtëpia këtu. Në bazë të aty janë ardh kanë lyp qetu. Ata djemtë që kanë ardh, tu lyp nëpër arë përmes shtagës, tani aty e kanë pa që ka zvarritje’’.

Ai ka folur edhe për viktimën, duke thënë se i njëjti ‘’nuk supozohet’’ që ka pasur probleme me dikë.

Përmes raportit 25 orësh, Policia ka thënë se në lidhje me rastin janë intervistuar katër dëshmitarë.

“VRASJE E RËNDË- Fsh. Baicë, Lipjan. 04.08.2025-12:05. Në një arë është gjetur i varrosur një trup i pajetë, mashkull rreth moshës 50-60 vjeçare, trupi i cili sipas IML-së është i freskët. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe prokurori kujdestar bashku me njësinë e zhvarrimit e kanë nxjerr trupit e pajetë. Në lidhje me rastin janë intervistuar katër dëshmitarët meshkuj kosovarë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /GazetaExpress

The post U gjet i groposur në arën e mbjellë me misër, Enver Bajraktari u vra me mjete të forta, zbardhen detaje nga autopsia appeared first on Albeu.com.

Zbardhen detyrimet e reja të taksës së ndërtesës për 119 zonat kadastrale në rrethe

✇Albeu
By: V K

Pavarësisht rritjes së çmimeve të referencës për shitblerjen e apartamenteve të propozuara nga Ministria e Financave, qytetarët e bashkive të Fushë-Arrëzit, Bajram Currit, Vaut të Dejës e më tutje e Çorovodës, Kuçovës apo Klosit, do të vijojnë të paguajnë më pak detyrim për taksën e ndërtesës së banimit sesa qytetet e tjera.

Me më tepër detyrime do të ngarkohen banorët e qyteteve turistike, përshirë Durrësin dhe zonat përreth tij, të Himarës, Radhimës dhe Lungomares në Vlorë, Konispolit dhe të Sarandës.

Teksa detyrim më të lartë për zonat urbane pritet të ketë për banorët e qytetit të Korçës, zonës së Kamzës, e ndjekur nga qytete si Fieri dhe Shkodra.

“Monitor”, ka zbardhur llogaritjet se sa do të rritet detyrimi për taksës e ndërtesës së banimit për 119 zonat kadastrale në 12 qarqet e vendit, pas ndryshimeve të propozuara për rritjen e çmimeve të referencave.

Bazuar në metodologjinë e llogaritjes së taksës së ndërtesës, rezulton se në rang vendi, detyrimet për familjarët në rrethe do të rriten në të njëjta nivele me referencat.

Pra nga 0,2% që do të jetë rritja më e ulët e detyrimit për familjet në Pogradec, deri në 224% që do të jetë niveli më i lartë i rritjes së detyrimit, për banorët që do të banojnë në ishullin e Sazanit.

Deri tani ishulli i Sazanit, nuk ka qenë i banueshëm. Ky i fundit përfshihet për herë të parë si zonë kadastrale në hartën e metodologjisë për llogaritjen e taksës së ndërtesës, pas prezantimit për zhvillimin e projektit rezidencial nga kompania Affonity Partners e sipërmarrësit Jared Kushmer, dhëndri i Presidentit Donald Trump.

Nga llogaritjet se rezulton se rritja e detyrimeve për taksën e banesës, për familjet në rrethe do të jetë në të njëjtën nivele me rritjen e çmimeve të referencës.

Pasi baza e llogaritjes së vlerës së apartamentit janë çmimet e referencës. Ndërsa shkalla e taksës në rang vendi është sa 0,05% e vlerës së apartamentit.

Bashkitë kanë drejtë që me vendime të Këshillit Bashkiak, të rrisin apo të ulin shkallën e taksës deri 30%.

Edhe për 32 zonat kadastrale të Tiranës detyrimet e familjeve për taksën e ndërtesës u rritën nga 5 deri 76%, në njëjtat nivele që u rritën çmimet e referencës në muajin korrik 2023.

Për Tiranën rritja e detyrimit të ri të taksës së ndërtesës, nisi të paguhet prej muajit gusht 2023.

Ndërsa për referencat e reja, qeveria përcakton në projektvendim se do të nisë zbatimi nga 1 janari 2026.

Për rrjedhojë në rrethe edhe efektet për llogaritjen e detyrimit të ri të taksës së ndërtesës, do të nisin nga 1 janari 2026.

Shembujt sa rriten detyrimet për qytetet Durrës, Vlorë, Sarandë, Elbasan, Pogradecit etj.

Një qytetar që disponon një shtëpi banimi me sipërfaqe 90 m2 në qytetin e Durrësit, pavarësisht zonës në të cilën vendndodhet ndërtesa, aktualisht paguan një detyrim vjetor prej 3,038 lekë apo 253 lekë në muaj për taksën e ndërtesës.

Për llogaritjen e detyrimit së pari përcaktohet vlera e apartamentit sipas çmimeve referencë të miratuar nga qeveria.

Për qytetin e Durrësit çmimi i referencës është 67,500 lekë/m2. Vlera e apartamentit 90 m2 x 67,500 lekë/m2 = 6,075,000. Detyrimi i taksës sa 0,05% e vlerës së apartamentit: 0,05% x 6,075,000 = 3,038 lekë.

Por me çmimet e reja të referencës që u propozuan nga qeveria Durrësi, do të ndahet në 13 zona kadastrale.

Nëse një qytetar i Durrësit banon pranë zonës së Portit, ku është përcaktuar si zona kadastrale nr.13 dhe propozohet çmimi reference prej 200 mijë lekë/m2 ai do të paguajë për taksën e ndërtesës 9,000 lekë në vit apo 750 lekë në muaj. Pra këtij qytetari detyrimi për taksën do t’i rritet 196% sa rritet edhe referenca.

Mbështetur në të njëjtën llogaritje të metodologjisë një qytetar në Vlorë që disponon një apartament me sipërfaqe 90 m2 pavarësisht vendndodhjes sot paguan për taksën e ndërtesës detyrimin me vlerë 2,781 lekë në vit apo 232 lekë në muaj.

Në projektvendim, Vlora është propozuar të ndahet në 7 zona kadastrale (brenda Vlorës më vetë janë përfshirë Radhima, Orikumi dhe Sazani).

Nëse ai disponon një apartament në zonën nr. 1 kadastrale që në terren përkon me zonën e Lungomares do të paguajë detyrimin vjetor për taksën në vlerën e 4,410 lekëve në vit apo 367 lekë në muaj.

Rritja e detyrimit do të jetë 59%. Për këtë zonë është propozuar çmimi referencë prej 98,000 lekë/m2.

Në Sarandë pavarësisht vendndodhjes, një qytetar për një apartament banimi me sipërfaqe 90 m2 aktualisht paguan një detyrim vjetor prej 2,520 lekë apo prej 210 lekë në muaj.

Por me referencat e reja Saranda ndahet në 5 zona kadastrale, dhe për një apartament me lokacion afër detit që është zona kadastrale nr.1 dhe propozohet çmimi referencë prej 100 mijë lekë/m2 nga 56 mijë lekë/m2 që është aktualisht, detyrimi për taksën do të jetë 4,500 lekë në vit apo 375 lekë në muaj. Rritja 79%.

Për një familje në Elbasan detyrimi për taksën do të rritet nga 5 deri në 19%. Nga 2,264 lekë në vit që paguhet për zonën nr.1 që përkon në terren rruga “Rinia”, rruga “Janaq Kinica”, “Zaranika” detyrimi i ri do të jetë 2,700 lekë në vit dhe për zonën nr.3, që përfshin rrugën “Abdulla Bej Tirana” detyrimi i ri do të jetë 2,385 lekë në vit.

Për familjet që banojnë në zonën nr.2 të Elbasanit, që përfshin rrugët “Vasil Llapushi”, “Thoma Kalefi”, “Nos Josifi” deri te “Shkumbini” nuk do të ndryhsojë detyrimi vjetor prej 2,264 lekë për taksën e ndërtesës, pasi nuk ndryshon vlera e çmimit të referencës.

Vlera e referencës së mëparshme për qytetin e Elbasanit ishte 50,300 lekë/m2. Propozohen vlera të reja përkatësisht 60 mijë lekë/m2 për zonën nr.1 dhe 53 mijë lekë për zonën nr.3.

Banesat e banimit për familjet e qytetit të Pogradecit, do të ndahen në dy zona kadastrale. Aktualisht, të gjitha familjet në këtë qytet paguajnë 2,246 lekë në vit për taksën e ndërtesës apo 187 lekë në muaj.

Por ata banorë që disponojnë p.sh. një apartament me sipërfaqe 90 m2 pranë zonës së 1 Majit apo stadiumit “Gjergji Kyçyku” që është përcaktuar si zonë kadastrale nr. 1 do të paguajnë 2,700 lekë në vit detyrim për taksën apo 225 lekë në muaj. Rritja do të jetë 20%.

Për të parë zonat në hartë kliko: https://monitor.al/publikohen-hartat-e-zonave-kadastrale-per-cmimet-e-references-per-61-bashkite/

Shembujt sa do të ndryshojë detyrimi për bashkitë Kukës, Fushë Arrëz etj.

Familjet në Fushë-Arrëz edhe pas ndryshimeve të propozuara për referencat, do të vijojnë të paguajnë detyrimin më të ulët për taksën e ndërtesës në rang vendi.

P.sh nëse një banor në këtë zonë disponon një banesë me sipërfaqe 90 m2 aktualisht paguan 338 lekë në vit apo 28 lekë në muaj.

Me referencën e re, detyrimi vjetor për taksën do të jetë 473 lekë në vit apo 40 lekë në muaj. Rritja 40%.

Një familje në Kukës aktualisht paguan një detyrim vjetor prej 2,430 lekë në vit apo 202 lekë në muaj.

Me rritjen e referencës 7% edhe detyrimi për taksën do t’i rritet në të njëjta nivele. Do të paguhet 2,610 lekë në vit apo 217 lekë në muaj.

Ashtu si edhe në Tiranë edhe për familjet që jetojnë në rrethe detyrimin për taksën e ndërtesës paguhet nëpërmjet faturave të ujit të pijshëm.

Për apartamentet e ndërtuara para viteve ’90, por që janë privatizuar nga familjet shqiptare në vitin ’92 sipas legjislacionit të miratuar për privatizimin e banesave, për rastet kur ndaj kësaj pronë nuk është kryer asnjë transaksion shitblerje, detyrimi për taksën llogaritet sa 70% e vlerës së apartamentit. / Monitor

The post Zbardhen detyrimet e reja të taksës së ndërtesës për 119 zonat kadastrale në rrethe appeared first on Albeu.com.

E vetmja mënyrë që t’i shpëtoj burgut/ Veliaj i përdori telefonin dy ditë, Fatjon Baci zbardh bisedën e kryebashkiakut me familjarët

✇Albeu
By: V K

Polici i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Fatjon Baci, ka dëshmuar sot në lidhje me përdorimin e aparatit të tij celular nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton se sipas gardianit, Veliaj e ka përdorur disa herë telefonin e tij celular dhe në një nga bisedat, ka dëgjuar që ai po fliste për një plan që të bëhej deputet e në këtë mënyrë do të mund të shpëtonte

Veliaj e quante këtë lëvizje si “Plani B, plani i vetëm për të shpëtuar”, duke nënkuptuar se qëllimi i kandidimit ishte shmangia nga ndjekja penale dhe përballja me drejtësinë.

Sipas Bacit, Vleiaj gjatë bisedës, kryetari i Bashkisë Tiranë, ka përmendur edhe disa kryebashkiakë të tjerë si Tërmet Peci apo Agron Malaj, të cilët kandidonin si deputetë me qëllim sh,angien e SPAK.

“Nuk e mbaj mend fiks se me kë, për shkak se edhe unë jam i ngarkuar, por Erioni i ka thënë bashkëshortes ose vëllait se: “Të sakrifikonin një nga studentët për deputet, sikur të ishin sëmurë apo nuk ndiheshin mirë nga gjendja shëndetësore, dhe që të futej Erioni si kandidat për deputet, që t’i shpëtonte burgut”. Këtë gjë e thoshte se është Plani B, plani i vetëm për të shpëtuar. Ai mbaj mend se më ka thënë se edhe disa kryebashkiakë të tjerë si Tërmet Peci apo një me mbiemër Malaj, po bëhen deputetë që t’i shpëtojnë SPAK-ut. Po kështu, Erioni gjatë bisedës me gruan ose vëllain, thoshte se Ulsiun e ka nxjerrë ai deputet nga Paskuqani ose Lapraka, por nuk e dinte që mbante anën e SPAK-ut, i thoshte Erioni se Ulsiun e dinte që e kishte mik. Pasi mbaroi bisedat telefonike, Erioni më kërkoi që të lexonte lajmet”, tha ai.

Erion Veliaj, është marrë zyrtarisht i pandehur për akuzat e “korrupsionit”, “pastrimit të parave”, “fshehjes së pasurive” dhe “futje të sendeve të ndaluara në ambientet e vuajtjes së dënimit”.

Akuzat iu komunikuan ditën e djeshme në paraburgimin e Durrësit, ku mbahet me urdhër të SPAK prej 10 shkurtit.

Prokuroria e Posaçme, ka marrë të pandehur në total 30 persona, kompani dhe organizata jofitimprurëse, mes tyre dhe bashkëshorten e Veliajt, ish-kryetaren e komisionit të ligjeve Klotilda Bushka, 7 biznesmenë, familjarë e punonjës të kompanive të Ajola Xoxës.

The post E vetmja mënyrë që t’i shpëtoj burgut/ Veliaj i përdori telefonin dy ditë, Fatjon Baci zbardh bisedën e kryebashkiakut me familjarët appeared first on Albeu.com.

Zbardhen detaje nga takimi i Ramës me socialistët në selinë rozë

Kryeministri Edi Rama po zhvillon në selinë rozë një mbledhje me deputetët e zgjedhur të qarkut të Tiranës dhe përfaqësues të bashkisë së kryeqytetit. Ndërkohë janë zbardhur edhe disa detaje nga takimi.

Sipas gazetarit Muhamed Veliu, Rama ka kërkuar angazhim të deputetëve aktual të Tiranës në mbledhjen e problemeve në çdo njësi të Tiranës. Raportohet po ashtu se Rama ka lënë të hapur edhe mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në bashkinë Tiranë.

“Nuk i dihet si do të shkojë kjo punë” citohet të ketë thënë Rama. Kjo dilemë e kryeministrit për drejtimin e bashkisë më të madhe në vend lidhet edhe me atë se çfarë do të vendosë Gjykata e Lartë për apelin e kërkuar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli.

The post Zbardhen detaje nga takimi i Ramës me socialistët në selinë rozë appeared first on Lapsi.al.

Blegtoria në krizë, bie numri i deleve dhe dhive, Ekspertët: Subvencionet nuk mjaftojnë

Blegtoria shqiptare po përballet me rënie të vazhdueshme, me një ulje të ndjeshme të numrit të deleve dhe dhive gjatë vitit 2024. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se numri i deleve ka rënë me 2.5%, ndërsa ai i dhive me 3.9%. Aktualisht në vend ka 1 milion e 177 mijë dele dhe 615 mijë […]

The post Blegtoria në krizë, bie numri i deleve dhe dhive, Ekspertët: Subvencionet nuk mjaftojnë appeared first on BoldNews.al.

Murtaja e bagëtive/ Zgjerohet harta, shkon në 10 numri i vatrave, 12 ferma me të imta të infektuara

Sëmundja e murtjaës ka zgjuar hartën e infektimit, murtaja e ruminatëve tashmë mbërritur edhe në Lushnje e Gjirokastër. Numri i vatrave me murtajë ka shkuar në 10, ndërsa numri i fermave të infektuara në 12. Sëmundja që i mër jetën bagëtive të imta është prezente nga veriu e deri në jug të Shqipërisë. Prezenca e […]

The post Murtaja e bagëtive/ Zgjerohet harta, shkon në 10 numri i vatrave, 12 ferma me të imta të infektuara appeared first on BoldNews.al.

Murtaja te bagëtitë e imëta/ Blegtori me lot në sy: Dëm i paimagjinueshëm! Na iku buka e gojës!

Ferma e Hekuran Metës ndodhet në fshatin Val të Bulqizës. Ai thotë se vetëm 24 orë më parë veterinarët e zonës asgjësuan 200 krerë dhi të prekura nga murtaja e ruminatëve, ndërsa sonte e ka radhën pjesa e mbetur, fermeri kërkon të dëmshpërblehet dhe stani i tij i boshatisur të mbushet sërish me bagëti të […]

The post Murtaja te bagëtitë e imëta/ Blegtori me lot në sy: Dëm i paimagjinueshëm! Na iku buka e gojës! appeared first on BoldNews.al.

Mbi 20 kryetarë të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore mblidhen nesër në Vlorë

✇Albeu
By: V K

Gjykata e Lartë e Shqipërisë, në bashkëpunim me CEELI Institute, organizon më 9-10 qershor në Vlorë Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore.

Konferenca do të përshëndetet nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ndërsa pjesëmarrës do të jenë mbi 20 kryetarë dhe gjyqtarë të lartë nga Evropa Qendrore dhe Lindore.

Po ashtu, të pranishëm në këtë konferencë do të jenë edhe përfaqësues të CEELI Institute dhe gjyqtarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky është një ndër forumet më të rëndësishme gjyqësore i këtij niveli, që i jep njëkohësisht Shqipërisë një rol qendror në diskutimet mbi pavarësinë e drejtësisë, transparencën dhe standardet evropiane.

The post Mbi 20 kryetarë të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore mblidhen nesër në Vlorë appeared first on Albeu.com.

EMRAT| Vodhën kasafortën me 15 000 euro në një banesë, arrestohen autorët

Ditën e sotme dy persona janë arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se kanë vjedhur një kasafortë me 15,000 euro në një banesë. Personat e identifikuar janë Arbnor Xhimaj 40 vjeç, dhe Lejdjan Gjoka 38 vjeç, banues në Vlorë.

Ata janë identifikuar dhe kapur pas një operacioni policor teksa gjatë hetimeve, rezultoi se të dy të arrestuarit ishin të dënuar më parë për vjedhje. Gjatë hetimeve është zbuluar se Arbnor Xhimaj ishte duke vuajtur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Vjedhja”.

Nga hetimet ka rezultuar se më datë 02.06.2025, Xhimaj dhe Gjoka kanë vjedhur një kasafortë me 15,000 euro nga një banesë në rrugën “Muhamet Gjollesha”.

Kjo u konstatua pas kallëzimit të shtetasi pronarit të banesës, i cili njoftoi autoritetet për humbjen e parave dhe kasafortës. Si rezultat, policia ka sekuestruar automjetin e dyshuar që ata përdorën për të realizuar vjedhjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post EMRAT| Vodhën kasafortën me 15 000 euro në një banesë, arrestohen autorët appeared first on Euronews Albania.

Vodhën automjetin në Tepelenë dhe e shitën në Gjirokastër, në pranga 3 të rinj

Policia në Tepelenë ka arrestuar 3 persona pasi vodhën një automjet në këtë qytet dhe e shitën në Gjirokastër.

Në kuadër të operacionit të koduar “Nearby”, për zbardhjen e vjedhjes së një automjeti, në qytetin e Tepelenës, kanë identifikuar, kapur dhe ndaluar shtetasitK. P., 24 vjeç, F. H., 18 vjeç dhe një 17-vjeçar, të tre banues në Tepelenë.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 26.05.2025, kanë vjedhur në Tepelenë, automjetin e shtetasit F. C., banues në Tepelenë, dhe e kanë shitur në Gjirokastër.

Gjatë kontrollit në automjetin në pronësi të shtetasit F. H., shërbimet e Policisë gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis Sativa, 2 grirëse për lëndët narkotike dhe 2 thika.

The post Vodhën automjetin në Tepelenë dhe e shitën në Gjirokastër, në pranga 3 të rinj appeared first on Euronews Albania.

Zbardhen biseda të reja të të implikuarve në operacionin “Ura”: Kam 3 bukë ekuadoriane, shumë të mira…

✇Albeu
By: V K

Detaje të reja janë mësuar për dosjen voluminoze “Ura”, ku u shkatërrua një grup i trafikut ndërkombëtar të drogës, me bazë në Durrës dhe që trafikonte kokainë drejt Barit.

Nga bisedat e zbardhura, rezulton se personat e implikuar në dosje, kokainës i referohen si “buka”.

Sipas dosjes së SPAK, në datën 29.10.2020 nga ora 22:00 e në vazhdim, përdoruesi i Sky Ecc me kod H10IQJ2, identifikuar si Orges Molla komunikon me përdoruesin e SkEcc 81OG3O i identifikuar si Sueld Elezi, në lidhje me sigurimin trafikimin dhe konkretisht çmimin e lëndës narkotike “16 copë ekuadoriane” e dyshuar e llojit kokainë si dhe shkëmbejnë fotografi të “mallit”

H1IQJ2: Me 37.5 jua sjell deri në shtëpi këtë, është ekuadoriane.

IMG: 1604008802877: Ekuadoriane vlla, shumë e mirë

O81OG3: Në rregull… Sa ka vlla…

H1IQJ2: Po 16 cop kanë ardh… 4 janë për ne

O81OG3: Ok.

Në datën 04.11.2020 nga ora 09:07 e në vazhdim, përdoruesi i Sky Ecc 81OG3O, i identifikuar si Sueld Elezi komunikon me përdoruesin e SkyEcc H1IQJ2, i identifikuar si Orges Molla, në lidhje me sigurimin, trafikimin e “3 bukë” dhe konkretisht çmimin e lëndës narkotike “të bardhë” e dyshuar e llojit kokainë për të cilën do të bëjnë një pagesë prej “60” në momentin e dorëzimit si dhe shkëmbejnë fotografi të një lënde tjetër të dyshuar hashash, thuhet në fashikujt hetimorë.

O81OG3: Ku janë këto… Po ajo kafja ccfarë është, cokollatë? Vlla sa do për kët ccokollatën… Komerciale…

H1IQJ2: 3.5… do të ta lë tremijë e treqind… që mos ta kuptojë ai ccmimin prandaj ta shkruajta me shkronja…

O81OG3: Se jam me këtë këtu… O vla për të bardhën se do mbyllen rrugët mund të ma biesh sot… 60 ka kesh sot ky vëlla për 5 ditë të jap të tjerat në dorë, rri shumë i qetë vëlla, më beso është njeri korrekt. E mbyllim gjithë për 5 ditë vëlla, është njeri korrekt, vecc të jetë e mirë… Ka rob shumë shumë të mirë… Rri i qetë vëlla…

H1IQJ2: S’kam cca të bëj…

O81OG3: 3 copë dua… Ok vlla amon. Me këtë jam…

O81OG3: Ok… Vlla mos t’i dalim fjalës…

H1IQJ2: PO ca ka më i dalë fjalës…

O81OG3: Edhe për të zezë nën kalabri vlla. Se e kemi për cdo gjë… Po, vlla, 5 në javë. Do shohim për rrugën. Vlla, ok nesër na pret…

HI1QJ2: Nesër e ke aty…

O81OG3: Për zotin vlla, kam një tjetër merr 10 bukë në javë. Me lekë në dorë, të bardhë, se mi tregoi… Vetëm me lekë vlla. Të ruajt zoti vlla.

H1IQJ2: Do 2 dhe ke 60 në dorë…

O81OG3: Ma sill po pate mundësi… Po nesër sa vijnë vlla? Ok, mi ler tre. Vlla, ok.

HI1QJ2: A kupton vllain…

O81OG3: Vlla, po për zotin 2… Ok nesër… Ok vlla ti e din. Se ky e din për 3 bukë… Ok….

The post Zbardhen biseda të reja të të implikuarve në operacionin “Ura”: Kam 3 bukë ekuadoriane, shumë të mira… appeared first on Albeu.com.

Operacioni “Ura”/ Zbardhen përgjimet në SKY ECC: Efektivit Altin Morina iu kërkua të ndërhyjë në laborator për prishjen e një prove

✇Albeu
By: V K

Zbardhen detaje nga dosja hetimore e SPAK, në lidhje me operacionin “Ura”. Në dosje evidentohet përfshirja e Altin Morinës që mbante një post të rëndësishëm në radhet e Policisë së Shtetit, ku i kërkohet të ndërhyjë në laboratorin e policisë shkencore, për të dëmtuar një armë zjarri që iu gjet në vitin 2020 Edmond Çekiçit në Durrës.

Në dosjën hetimore të operacionit Ura, pasqyrohet një episod ku Ekil Nderjaku i kërkon një favor një përsoni me emri Altin në Sky ECC, për të ndërhyre në laboratorin e policisë shkencore në Policinë e Shtetit, informon “Ora News”.

Sipas dosjes, në daten 24 shtator 2020, përdoruesi i PIN SPNNS9, i identifikuar si Ekil Nderjaku nis një bisedë me përdoruesin i PINIT DFEFF, i paidentifikuar, i cili kërkon të kontaktonte me “Altin-in”, me qëllim që të konsultohej me disa te njohur që i përkisnin Policisë, për të ndërhyrë apo falsifikuar raportin e ekspertëve për një armë të sekuestruar “për t’i prishur gjilpërën” një personi të arrestuar të quajtur “CEKE”, ekspertim që do të kryhej në laboratorin balistik në Tirane “….. laborator në Tr…”; ku përdoruesi i PIN 5PNNS9 thotë që do t’i shkruante ” Altin-it” dhe do t’i bënte të ditur sa më shpejt:

DFEF3F— o shok a fol dot me altinin se kan nalu ceken me arm me duket, ..o… me ja prish gilponen … te laboratori ne tr..

SPNNS9 –Kur e kan nalu sot…

DFEF3F — po vlla sot….

SPNNS9 -Ja i shkr sa tpergj…

Pas kësaj biseda zhvillohet edhe një tjeter duke i kerkuar nese mund te fliste me ndonje pjestar te Forcave te Policise per te shpetuar shokun e tij “Mond Cekici”, i cili ishte ndaluar ne Durres me arme:

Kodi -0 shokkot me pyt …A kemi naj nji me rregullu atje tr kur tkapin me

arm…Kan kap i shok a mun ti regullojm pun e giilpons… Sosht mo atje ai shoku jot qe patm fol iher… Sa tjet goka …Sot … E kan kap…

Kodi2: kur e kan kap dhe si e ka emrin…por do pyes nje shok tjeter … po po e marr… vesh kush eshte robi…

Kodi–Mond Cekici..

Kodi2: ne tiran e kan kap apo durres …

Kodi -Ktu ne dr…

kodi2-ok.

The post Operacioni “Ura”/ Zbardhen përgjimet në SKY ECC: Efektivit Altin Morina iu kërkua të ndërhyjë në laborator për prishjen e një prove appeared first on Albeu.com.

Operacioni ”Ura”/ Zbardhen emrat e 28 personave të ndaluar

✇Albeu
By: V K

Në kuadër të operacionit ”Ura”, ku SPAK bashkëpunoi me Antimafian italiane, jane zbardhur 29 emrat e ndaluar.

Sipas burimeve, SPAK e ka dërguar kërkesën në gjykatë më datën 19 mars, e ndërsa masat janë miratuar me datën 30 prill, dy javë para zgjedhjeve vendore.

Nga 29 persona me masë sigurie, burimet bëjnë me dije se 12 persona janë kapur, të tjerët në kërkim.

EMRAT:

1. Elvis Doci (Visi i Pojës)

2. Indrit Tafili

3. Orget Shqevi

4. Artan Sulejmani

5. Orges Molla

6. Sueld Elezi

7. Ekil Nderjaku

8. Hasan Nderjaku

9. Altin Morina

10. Armand Tragaj

11. Rando Aliu

12. Musa Korca

13. Alfred Hysa

14. Altin Pjetri

15. Ligor Çombashi

16. Edmond Çupi

17. Naim Behluli

18. Edison Cukaj

19. Serxhio Shkodra

20. Bexhed Mema

21. Emri Hysenaj

22. Artuar Shkoza

23. Sokol Istrefi

24. Ervin Zeqiri

25. Gezim Thartori

26. Ledio Bardhi

27. Juxhin Drazhi

28. Erind Lasku

 

The post Operacioni ”Ura”/ Zbardhen emrat e 28 personave të ndaluar appeared first on Albeu.com.

Berisha në samitin e IDU në Bruksel: Zgjedhjet u vodhën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur në samitin e IDU në Bruksel lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve të 11 majit në Shqipëri.  Berisha i ka cilësuar zgjedhjet parlamentare si një “farsë” e paraljmëruar dhe e parashikuar në tre rezoluta ndërkombëtare të IDU-së, PPE-së dhe CDI-së.

Ai tha më tej se gjatë procesit zgjedhor, Shqipëria “u bë vegël” e organizatave kriminale që u përdorën gjerësisht për të siguruar vota për partinë në qeverisje. Kryedemokrati akuzoi kryeministrin Edi Rama se për të fituar zgjedhjet e ktheu të gjithë administratën dhe shtetin në shërbim të tij për të siguruar vota.

Berisha u shpreh se kërkon mbështetje  nga qeveritë, nga IDU, PPE, CDI dhe qeveritë në pushtet që kombi shqiptar sipas tij të mund të votojë i lirë.

FJALA E BERISHËS:

Dua të informoj Bordin Ekzekutiv të IDU-së se zgjedhjet e 11 majit 2025 në Shqipëri ishin një farsë e qartë, e paralajmëruar, një farsë masive, e parashikuar në rezolutën e IDU-së, në rezolutën e PPE-së, në rezolutat e CDI-së dhe në qëndrime të tjera ndërkombëtare. Këto zgjedhje u zhvilluan në një klimë terrori politik të paparë më parë, ku Kryeministri, i cili tani udhëheq një narkoshtet, i pari dhe i vetmi narkoshtet në Europë, për të siguruar mandatin e katërt, vuri në burg, në arrest shtëpie apo nën ndjekje penale, tre drejtues të partive kryesore të opozitës, u hoqi mandatet kryetarëve të bashkive dhe burgosi deputetë të opozitës.

Së dyti, si narkoshtet që është, Shqipëria u bë vegël e organizatave kriminale që u përdorën gjerësisht për të siguruar vota për Kryeministrin. Në zyrën e tij ka një person që koordinon aktivitetin e organizatave kriminale shqiptare brenda dhe jashtë vendit. Në këto zgjedhje, këta individë kishin për detyrë të sillnin në Parlament 28 deputetë përmes pagesave dhe terrorit. Në fakt, sot njerëzit më të votuar janë kandidatë anonimë të këtyre bandave dhe organizatave kriminale. Për të fituar, Kryeministri e ktheu të gjithë administratën dhe shtetin në një makineri të madhe elektorale. U përdorën mjete publike financiare për të blerë vota. Konkretisht, çdo pensionisti iu dhanë 100 euro si “dhuratë” në mes të fushatës zgjedhore, si një dhuratë nga Kryeministri. Por, zonja dhe zotërinj, pensionistët përbëjnë sot 48% të elektoratit në Shqipëri, pasi në 10 vjet janë larguar rreth 600,000 të rinj.

Po ashtu, dy ditë para zgjedhjeve, Kryeministri shpalli një amnisti për të gjitha gjobat dhe interesat 10-vjeçare, me një total mbi 200 milionë euro. Punonjësit e administratës publike u vunë nën presion, u kërkua që secili të siguronte 10 vota nga familja dhe rrethi i tij. Ata u përdorën si patronazhistë në një sistem të vjetër diktatorial stalinist, ku votuesit kontrolloheshin në çdo mënyrë dhe pranë qendrave të votimit u ngritën zyra për të ushtruar presion. Zgjedhjet, e përsëris, u zhvilluan në një narkoshtet. Gjatë fushatës, Kryeministri dha 138 licenca për mbjelljen e dhjetëra mijëra rrënjëve kanabisi, ku një rrënjë në Shqipëri vlen rreth 1,000 euro, përdori drogën për vota. Po ashtu, masivisht u bënë punësime në administratën qendrore, lokale dhe ndërmarrje publike për qëllime elektorale.

Ai financoi me 7 milionë euro një organizatë private për ngjarjen Giro d’Italia, që u mbajt në ditën e zgjedhjeve dhe ditën para tyre, thjesht si propagandë. Kontroll i plotë u ushtrua mbi të katër mediat kombëtare. Ai bllokoi TikTok-un, u bë personi i tretë pas Habibullah të Kabulit dhe Ajatollahut të Teheranit që e bëri këtë, vetëm që të mos kritikohej. Jemi mirënjohës që këto veprime janë reflektuar nga vëzhguesit ndërkombëtarë si: OSBE, Parlamenti Europian dhe Këshilli i Europës, të cilët nxorën një raport shumë serioz.

Z. President, zgjedhjet ishin farsë. Nëse nuk u kthejmë të drejtën për të votuar shqiptarëve, vendi po zhduket. Sipas Eurostat, në 10 vitet e fundit, mbi 1,099,000 shqiptarë janë larguar drejt Bashkimit Europian. Faleminderit edhe një herë për mbështetjen shumë të çmuar që keni treguar. Kërkoj sërish mbështetje nga qeveritë, nga IDU, PPE, CDI dhe qeveritë në pushtet që kombi im të mund të votojë i lirë. Sigurisht, ne do të bëjmë çdo përpjekje, por solidariteti ndërkombëtar është vendimtar për të fituar. Faleminderit shumë!

The post Berisha në samitin e IDU në Bruksel: Zgjedhjet u vodhën appeared first on Lapsi.al.

Përzgjidhen finalistët e natës së dytë, cilat janë shtetet që konkurrojnë në finalen e Eurovision 2025 (LISTA)

✇Albeu
By: V K

Me natën e dytë gjysmëfinale të Eurovision 2025, janë kualifikuar edhe 10 këngët e fundit për finalen e madhe të këtij edicioni që do të mbahet të shtunën, më 17 maj, duke plotësuar kështu listën e plotë të 26 kënkëve pjesëmarrëse në finale.

Mes 16 artistëve që konkurruan mbrëmjen e djeshme, janë përzgjedhur:

1. Lituania

2. Izraeli

3. Armenia

4. Danimarka

5. Austria

6. Luksemburgu

7. Finlanda

8. Letonia

9. Malta

10. Greqia

Gjysmëfinalja e dytë vendosi për 10 këngët e fundit kualifikuese. Edhe këtë natë të dytë, prezantuese të Eurovision ishin Hazel Brugger dhe Sandra Studer.

Michelle Hunziker do t’u bashkohet dy të parave të shtunën në natën finale.

Vendet që kaluan në finale:

Shqipëria

Islanda

Polonia

Portugalia

Suedia

Ukraina

Estonia

Norvegjia

San Marino

Holanda

Franca

Italia

Anglia

Gjermania

Spanja,

Zvicra

Lituania

Izraeli

Armenia

Danimarka

Austria

Luksemburgu

Finlanda

Letonia

Malta

Greqia

The post Përzgjidhen finalistët e natës së dytë, cilat janë shtetet që konkurrojnë në finalen e Eurovision 2025 (LISTA) appeared first on Albeu.com.

Vodhën para dhe bizhuteri në një banesë, arrestohet të miturit në Orikum

Dy të mitur janë ndaluar nga policia e Vlorës me akuzën e vjedhjes. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum ndaluan me iniciativë shtetasin K. B., 19 vjeç, dhe një shtetas të mitur, 17 vjeç, të dy banues në Orikum.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 12.05.2025, kanë tentuar të vjedhin banesën e një shtetasi në qytet, si dhe kanë kryer një tjetër vjedhje në një banesë tjetër, nga ku kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash dhe bizhuteri të ndryshme.

Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve të ndodhura në këtë zonë, ku autorë të dyshuar janë këta dy shtetas.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vodhën para dhe bizhuteri në një banesë, arrestohet të miturit në Orikum appeared first on Euronews Albania.

❌