Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Tre persona zyrtarisht në kërkim për vrasjen e Renato Hoxhajt, mes tyre miku Roan Brahimit

Të paktën tre persona janë shpallur zyrtarisht në kërkim nga ana e policisë së Vlorës për sa i përket vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhajt, në lagjen “Hajro Çakërri” më 27 Prill.

ABC News mëson se të gjithë të shpallurit në kërkim janë jashtë vendit.

Bëhet fjalë për një shtetas rumun që dyshohet të jetë në rolin e ekzekutorit, si dhe dy shtetats shqiptarë që ka dyshime të forta që kanë marrë pjesë në këtë ekzekutim.

Të tre këto persona që policia shqiptare ka në kërkim, rezulton te kenë dalë jashtë Shqipërisë.

Zyrtarisht në kërkim është shpallur Alesio Dobrozi, për të cilin ABC News mëson se ndodhet në Dubai.

Ky i fundit njihet si miku i ngushtë i Roan Brahimit që u vra në Athinë.

Emri i Alesio Dobrozit, është i njohur për poicinë shqiptare. Në vitin 2021 Alesio Dobrozi bashkë me Ramazan Rrajën dhe Roan Brahimin hynë në një lokal të armatosur në Lezhë.

Ndërkohë për sa i përket shtetasit Rumun të shpallur në këkrim, dyshohet se ka ikur diten e ngjarjes nga Qafë Boti./abcnews.al

Vrasja e Renato Hoxhajt u porosit nga Dubai? Kush është i ndaluari në Tiranë, mik i Roan Brahimit

Janë zbardhur detaje të reja nga hetimet për zbardhjen e vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj, i cili u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të 27 Prillit në lagjen “Hajro Çakërri” të Vlorës. Burime bëjnë me dije se në Tiranë është ndaluar shtetasi me inicialet E. Mehmeti, i cili dyshohet se ka ndihmuar autorin […]

The post Vrasja e Renato Hoxhajt u porosit nga Dubai? Kush është i ndaluari në Tiranë, mik i Roan Brahimit appeared first on BoldNews.al.

“Konflikti nisi për një femër”, motra e Roan Brahimit përgënjeshtron mediat

“Kërkoj që të vihet drejtësi për kushërinjtë e mi, vëllanë tim, babanë tim. Të gjenden autorët, të kapen dhe të marrin dënimin e merituar”, tha Viola Prendi, e bija e viktimës.

Vrasja e 64 vjeçarit Gjovalin Prendi mbrëmjen e 17 prillit pranë lokalit të tij në Pllanë ishte humbja e katërt për këtë familje në harkun e 11 viteve. Më 19 shkurt 2014 janë vrarë Taulant Prendi e Klodian Ndreca, 10 vite më vonë në 9 maj në Athinë u ekzekutua Sidorel Prendi, 32 vjeç, i njohur edhe me emrin Roan Brahimi dhe më 17 prill u ekzekutua i ati i tij, i cili për ikjen e nipave dhe të birit priti nga shteti gjetjen e autorëve që janë ende anonim.

Në lidhje me nisjen e konflikteve, ajo deklaron se çdo gjë ka nisur për një konflikt banal, për një femër.

“Kam fol edhe më vëllanë sa ka qenë gjallë… çdo gjë nisi nga një konflikt banal, për një femër”, tha ajo duke shtuar se personat që mendojnë se janë përgjegjës për vrasjet në familjen e tyre, i kanë denoncuar në polici. Ajo pohon më tej se vëllai i saj nuk ka pasur lidhje me grupe kriminale apo se nuk ka qenë i përfshirë në ngjarje kriminale.

“Vëllai im nuk ka pasur asnjë lidhje me botën e krimit, me bandat. Nuk ishte kundërshtarë i fisit Martinajt, nuk kemi asnjë lidhje me Martinajt. Nuk ka pasur dhunim të vëllait prej Martinajve. Vëllai im ka marrë po një telefonatë, kemi qenë bashkë, vitin nuk e mbaj mend, është revoltuar nuk e di pse, pastaj ka ikur por është kthyer po të njëjtën darkë. Nuk ka qenë as i dhunuar, asgjë. Vëllai asnjëherë nuk i ka përmendur më”, tha ajo.

“Janë thënë që kur ndodhën ngjarjet para 2 ose 3 viteve, kanë thënë që kemi ikur në banesën e Sidorel Prendit dhe nuk e kemi gjet në banesë. Vëllai im nuk ka qenë fare në Shqipëri. Sidi ka katër vite që nuk e kam takuar, vëllai im ka lënë familjen e vet. Nga gjithë spekulimet që thonë që është kriminel, vëllai im ka lënë familjen dhe ka ikur vetë. Para se të vritej patëm folur në telefon dhe më pati thënë që do vij në Shqipëri dhe do t’i zgjidh të gjitha sepse nuk i kam bërë asgjë askujt’, deklaroi motra e Sidorel Prendit alias Roan Brahimit.

The post “Konflikti nisi për një femër”, motra e Roan Brahimit përgënjeshtron mediat appeared first on Lapsi.al.

Vrasja e Gjovalin Prendit, e bija flet me emra: Babain dhe vëllain mi vrau Ardian Gjeloshi!

“Kërkoj që të vihet drejtësi për kushërinjtë e mi, vëllanë tim, babanë tim. Të gjenden autorët, të kapen dhe të marrin dënimin e merituar”, tha Viola Prendi, e bija e viktimës. Ky është apeli i familjes Prendi drejtuar autoriteteve. Vrasja e 64-vjeçarit Gjovalin Prendi mbrëmjen e 17 prillit pranë lokalit të tij në Pllanë ishte […]

The post Vrasja e Gjovalin Prendit, e bija flet me emra: Babain dhe vëllain mi vrau Ardian Gjeloshi! appeared first on BoldNews.al.

“Grupi i Brilant Martinaj dhunoi Roan Brahimin”/ Gazetari zbulon si nisi përplasja mes grupeve kriminale

Më 17 prill, në Lezhë u ekzekutua në një atentat mafioz Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit alias Sidorel Prendi. Një orë pas atentatit që tronditi Lezhën, katër të rinj u plagosën në Lundër. Mes të plagosurve janë edhe dy vëllezër të mitur.

Policia ka dyshime se katër personat janë plagosur gabimisht, pasi dyshohet se shënjestër ishte gruaja e Roan Brahimit. Ky i fundit u ekzekutua në një atentat mafioz mbrëmjen e 9 majit 2024 në Athinë në sy të gruas dhe djalit të tij. Roan Brahimi njihej edhe si armiku i përbetuar i Ervis Martinaj, fati i të cilit është mister prej gushtit të vitit 2022.

Gazetari Esido Barkaj, ka shpjeguar se si ka nisur hasmëria mes dy grupeve rivale. Roan Brahimi, i kishte një shumë parash borxh kushëririt të Ervis Martinajt, Brilant Martinaj (i ekzekutuar më 17 korrik 2022). Grupi i Brilantit më pas e ka kapur dhe dhunuar Roan Brahimin, ndërsa ky i fundit mesa duket nuk ia fali.

Esido Barkaj: Në Lezhë mbeti i vrarë babi i Roan Brahimit. Roan Brahimi ishte një eksponent i lidhur me botën e krimit, shpesh ka sjellë edhe përplasje mes grupeve të ashpra të zonës. Bandat kriminale që operonin në zonën e Lezhës, Laçit ishin banda të frikshme. Ka pasur përplasje të ashpra me grupin kriminal të Ervis Martinaj. Zanafilla nis para disa vitesh. Dyshohet se Roan Brahimi kishte një shumë borxh ngaj Brilant Martinaj. Ai u kap nga grupi i Brilantitt, u dhunua dhe poshtërua nga disa veprime të pahijshme. Kjo mesa duket nuk është pranuar nga Roan Brahimi.

Në lidhje me atentatin e trefishtë në Fushë Krujë ku mbeti i vrarë edhe Brilant Martinaj dyshohet se fshihej Roan Brahimi për shkak të përplasjeve të ashpra që kanë pasur. Vijon më pas saga kriminale. Është vrasja e Gentjan Bejtjas në Larushk të Fushë Krujës. Bejtja dyshohet se ishte pjesë e grupit të Martinajt dhe dyshohet se pas ekzekutimit të tij fshihet Roan Brahimi. Sa i takon atentatit në Tiranë, për policinë një pistë e fortë mbetet ajo e ngatërimit të shënjestrës. Në zonën e Lundrës jeton edhe e veja e Roan Brahimit. Të katër personat e plagosur nuk kanë të shkuar kriminale dhe nuk kanë pasur probleme të tjera. Megjithatë nuk përjashtohen pistat e tjera.

Roan Brahimi njihet si armiku i përbetuar i Ervis Martinjat? A është gjallë Ervis Martinaj?

Esido Barkaj: Është e vështirë të thuhet në momentin që nuk ka një njoftim zyrtar nga policia. Një ultimatum që u vendos nga Rama për Rrumbullakun ishte që të zbardhej e vërteta për Martinajn brenda 100 ditësh. Nuk morëm asnjëherë një përgjigje. Unë dyshoj se policia e ka një indicie për fatin e Martinaj nëse ai është gjallë apo i vdekur. Kjo nuk mund të diskutohet publikisht nga unë apo kolegët e mi në momentin që nuk kemi një version zyrtar. Është një mister, i cili nuk mendoj se do zgjasë shumë. Mund të kemi një pergjigje në lidhje me fatin e tij shumë shpejt.

The post “Grupi i Brilant Martinaj dhunoi Roan Brahimin”/ Gazetari zbulon si nisi përplasja mes grupeve kriminale appeared first on Sot News | Lajme.

Hoxha: Vrasja në Lezhë s’ka lidhje me atentatin në Tiranë, kërkohet të devijohet e vërteta

Gazetari Artan Hoxha tha në MCN se vrasja e 64-vjeçarit Gjovalin Prendi, babait të Sidorel Prendit (Roan Brahimit) në Pllanë të Lezhës dhe atentati me 4 të plagosur në Tiranë në të njëjtën mbrëmje nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Sipas tij, janë dhënë qëllimisht informacione të gabuara me qëllim për të devijuar të vërtetën. Artan […]

The post Hoxha: Vrasja në Lezhë s’ka lidhje me atentatin në Tiranë, kërkohet të devijohet e vërteta appeared first on BoldNews.al.

Atentati në Lundër/ Autorët kanë mbikëqyrur zonën 2 ditë para ngjarjes

Policia dhe prokuroria nuk kanë ende një autor të dyshuar lidhur me atentatin e ndodhur në Lundër ku mbetën të plagosur 4 persona, 2 prej të cilëve të mitur. Për të çuar në identifikimin e atentatorëve, grupi hetimor është përqendruar tek pamjet e kamerave të sigurisë. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se pas […]

The post Atentati në Lundër/ Autorët kanë mbikëqyrur zonën 2 ditë para ngjarjes appeared first on BoldNews.al.

Ervis Martinaj, “fantazma” që vazhdon të vrasë

ERVIS MARTINAJ “VRET” AKOMA Plumbat e kallashnikovit treguan edhe një herë egërsinë dhe pabesinë e krimit të organizuar mbrëmjen e 17 prillit 2025. Dy ngjarje të ndodhura brenda dy orësh, e para në Pllanë të Lezhës dhe e dyta në Lundër të Tiranës, shkaktuan një të vrarë e 4 të plagosur. Krime që gjeografikisht ngjajnë […]

The post Ervis Martinaj, “fantazma” që vazhdon të vrasë appeared first on BoldNews.al.

Makina e vrasësve u vodh në Peqin 1 muaj më parë, Prendi u qëllua teksa shkruante në telefon

Makina tip “Land Rover” e autorëve të vrasjes së Gjovalin Prendit, e cila u gjet e djegur në fshatin Gjormë të Kurbinit, ka rezultuar e vjedhur në Peqin më 13 Mars të këtij viti. Kjo e dhënë po analizohet nga policia dhe prokuroria e Lezhës, e cila vijon hetimet për të rënë në gjurmët e […]

The post Makina e vrasësve u vodh në Peqin 1 muaj më parë, Prendi u qëllua teksa shkruante në telefon appeared first on BoldNews.al.

Nga ADN te zbulimet e reja, misteri i atentatit në Tiranë!

Gazetarja Aida Topalli këtë të diel foli për pistat e hetimit për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e të enjtes në Lundër, ku u plagosën 4 persona 2 prej të cilëve të mitur.

Një nga pistat ku po hetohet është ajo e një ngatërrese e shënjestrës nga ana e atentatorëve, pasi u fol se ata mund të kenë pasur për qëllim ekzekutimin e gruas së Roan Brahimit, babai i të cilit u qëllua për vdekje në të njëjtën ditë në Lezhë.

Vetë bashkëshortja e Roan Bahimit, sipas gazetares Topalli, është shprehur se gjatë kohës së atentatit ka qenë në Lezhë.

“Policia e Tiranës, ka arritur të gjejë mjetin motorik që dyshohet të jetë përdorur në ngjarjen me katër të plagosur në zonën e Lundrës. Ai u gjet në fshatrat e Tiranës dhe duhet theksuar se automjeti nuk kishte marr drejtimin nga Elbasani por kishte marr drejtimin nga fshatrat e thella të Lundrës duke mbetur në Tiranë. Ky motor mund të ndihmojë grupin hetimor nëse ka mbetje ADN-je për të parë se kush mund të jenë autorët e kësaj ngjarje të rëndë.

Tashmë po hetohet e shkuara nëse ka ndonjë problem pronari i kompanisë së security. Është mohuar nga ana e bashkëshortes së Roan Brahimit. Mbetet për tu parë nëse vërtetë ka qenë ajo shënjestër apo jo.

Çfarë e bëri policinë të dyshonte është së pari mënyra e organizimit të ngjarjes dhe së dyti se makina që përdor bashkëshortja e Roan Brahimit ka në targë vetëm një numër ndryshe nga targa që kishte makina ku ndodheshin 4 personat që u plagosën. Gjithashtu policia e Tiranës ka marrë në pyetje të gjithë pronarët e automjeteve tip G-Class që jetojnë në të njëjtën rezidencë në Lundër pasi ka dyshime se mund të ketë qenë edhe ndonjë person tjetër”, tha Topalli./Euronews Albania

The post Nga ADN te zbulimet e reja, misteri i atentatit në Tiranë! appeared first on Telegrafi.

Flet dëshmitari i atentatit në Tiranë, merret në pyetje gruaja e Roan Brahimit

Në atentatin e mbrëmjes së të enjtes që ndodhi në Tiranë ka qenë dhe një dëshmitar okular i cili i ka shpëtuar mrekullisht plumbave.

Dëshmitari po udhëtonte me automjetin tip “Ford” dhe si pasojë e të shtënave makina e tij ka marrë një plumb në derë.

Ai është larguar me shpejtësi në parkimin e një qendre tregtare ku më pas ka njoftuar policinë.

Në dëshminë e tij ka deklaruar se nuk ka arritur t’i dallojë autorët pasi çdo gjë ndodhi shumë shpejtë dhe shtoi se është larguar me nxitim nga frika.

Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur 33 gëzhoja, ndërsa 8 plumba kanë goditur G-Classin dhe një automjetin tip “Ford”.

Në pyetje është marrë edhe gruaja e Roan Brahimit, e cila ka shprehur se nuk ka idenë kush i ka ekzekutuar vjehrrin dhe se nuk ka lidhje me atentatin në Tiranë pasi ndodhej në Milot. Ajo ka deklaruar gjithashtu se nuk ka problem me askënd, por nuk përjashton mundësinë e konflikteve të bashkëshortit të saj në të shkuarën.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Flet dëshmitari i atentatit në Tiranë, merret në pyetje gruaja e Roan Brahimit appeared first on Euronews Albania.

U ekzekutua në atentat mafioz, i jepet lamtumira nën masa të rrepta sigurie babait të Roan Brahimit

Gjovalin Prendi, babai i të ndjerit Roan Brahimi, iu dha lamtumira e fundit nën masa të rrepta sigurie. 64-vjeçari, i cili u ekzekutua në biznesin e tij në Pllanë të Lezhës mbrëmjen e së enjtes (17 Prill) u përcoll për në banesën e fundit ditën e sotme (19 Prill).

Policia mori masa të rrepta për ceremoninë mortore, për shkak të konflikteve që djali i 64-vjeçrit, Roan Brahimi ka me shumë grupe kriminale. Ndërkohë blutë ka ushtruar kontrolle në të paktën 5 familje, me të cilat Roan Brahimi, i cili u ekzekutua në Athinë më 9 Maj 2024, ishte në përplasje të forta dhe ishte dyshuar për vrasje e atentate mafioze.

Konkretisht, policia ka ushtruar kontrolle në banesat e fisit Reci në Mirditë, ku për shkak të konfliktit me fisin Gjini nga të dyja palët janë vrarë disa persona. Roan Brahimi dyshohej se ishte përfshirë në këtë sagë, duke vepruar kundrejt pagesës për llogari të fisit kundërshtar me Reçët.

Hetuesit kanë zbarkuar në familjen e Ervis Martinaj dhe kushërinjve të tij, pasi Brahimi ishte në përplasje të forta me mbretin e kumarit të zhdukur pa gjurmë prej 3 vitesh dhe ka qenë një prej të dyshuarve kryesor për atentatin ndaj Brilant Martinaj të mbikalimi i Fushë Krujës, ku u shënuan 3 viktima.

Ndalesa e radhës e hetuesve, ishte shtëpia e Ylli Brahjas alias Brahimi, kushëriri i gruas së parë të Roan Brahimit, pasi 28-vjeçari dyshohet se i bëri atentat në derën e shtëpisë, duke e lënë të plagosur, ndërsa gabimisht u vra Klisman Preci.

Roan Brahimi e akuzonte kushëririn e gruas se e shiti të Martinajt dhe ata e dhunuan barbarisht në një nga bizneset e tyre. Policia ngriti dyshime se Brahimi ishte autor i atentatit në fshatin Gurrëz, Kurbin ndaj Ardian Gjeloshit ku 51-vjecari mbeti i plagosur, ndërsa u vra ekonomisti i kompanisë së tij Selman Mihana. Ndaj në banesën e Ardian Gjeloshit dhe të afërmve të tjerë, ka patur gjithashtu kontrolle. Por pavarësisht veprimeve, deri më tani nuk janë siguruar të dhëna rreth autorëve të dyshuar.

The post U ekzekutua në atentat mafioz, i jepet lamtumira nën masa të rrepta sigurie babait të Roan Brahimit appeared first on Sot News | Lajme.

Ekzekutimi i babait të Roan Brahimit/ Ja itinerari i atentatorëve, hapen dosjet e të birit të vrarë në Athinë

Kur kanë kaluar më shumë 24 orë nga atentati që tronditi Lezhën, policia dhe grupi hetimor nuk kanë mundur ende të gjejnë asnjë gjurmë të vrasësve të Gjovalin Prendit. Përgjatë së djeshmes, e vetmja punë e konkretizuar e policisë është gjetja e mjetit luksoz të përdorur nga autorët e krimit në pritën që i zunë […]

The post Ekzekutimi i babait të Roan Brahimit/ Ja itinerari i atentatorëve, hapen dosjet e të birit të vrarë në Athinë appeared first on BoldNews.al.

Roan Brahimit donin t’i vrisnin edhe gruan! Shokon gazetarja: Peng i Vis Martinajt!

Gazetarja Aida Topalli ishte këtë të premte e ftuar në Euronews Albania ku ka folur për dy atentatet e ndodhura mbrëmjen e djeshme në Lezhë dhe në Tiranë.

Sipas saj këto dy atentate lidhen me njëri-tjetrin pasi shënjestër e atentatit me katër të plagosur në Tiranë dyshohet të ketë qenë gruaja e Roan Brahimit babai i të cilit mbeti i vrarë nga atentatinë Lezhë pasditen e të enjtes.

Topalli bëri një analizë të shkurtër se si ka nisur konflikti mes Roan Brahimit, i cili mbeti i vrarë në një atentat një vit më parë dhe Ervis Martinaj i cili mbetet i zhdukur.

“Roan Brahimi ishte shpallur në kërkim për atentatin në rrugën e Milotit ku mbeti i vrarë Klisman Preçi dhe u plagos Ylli Brahimi, që është kushëriri i ish-bashkëshortes së Roan Brahimit. Ky dyshohet se ka qenë edhe personi i cili dorëzoi roan Brahimin te Ervis Martinaj pas një mosmarrëveshje për një shumë parash për lojërat e fatit që ky i fundit nuk i kishte kthyer Martinaj.

Ky është momenti ku ndodhi përplasja dhe krijoi armiqësinë.  Flitet në dosjet policore se ka patur një dorëzim nga ana e Ylli Brahimit për këtë shumë parash te Ervis Martinaj. Ai u dhunua për orë të tëra. Pas lirimit thuhet në dosjet hetimore, se Roani është përbetuar se do të merrte hak. Gjithashtu në dosjet policore thuhet se Roan Brahimi bëri, organizoi dhe është një nga të dyshuarit kryesor për vrasjen e Brilant Martinaj. Vetëm pak ditë më pas ai u shpall në kërkim edhe për vrasjen e Klisman Prençit dhe për plagosjen e Ylli Brahimaj. Më vonë ai u shpall në kërkim edhe si organizator në vrasjen e Gentjan Bejtjas në Larushë”,-tha gazetarja.

Kujtojmë se ditën e djeshme (17.04.2025) mbeti i vrarë në Lezhë Gjovalin Prendi, 64 vjeç. Policia tha se ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Pllanë, brenda lokalit në pronësi të 64-vjeçarit.

Gjovalin Prendi i cili u ekzekutua të enjten rreth orës 20:30 është babai i Roan Brahimit i njohur dhe si Sidorel Prendi i cili u vra më 9 maj 2024 në Athinë.

Gjithashtu mbrëmjen e të enjtes rreth orës 22:00 u raportua për një tjetër atentat në Tiranë në zonën e Lundrës. Nga ky atentat mbetën të plagosur 4 persona, mes të cilëve dy të mitur. Të plagosurit janë Arens Stafa, 34 vjeç, B. Demiraj, 17 vjeç, D. Demiraj, 11 vjeç, dhe Kian Mullaj, 19 vjeç.

Sipas dyshimeve atentatorët synonin vrasjen e gruas së Roan Brahimit e cila jeton në të njëjtën lagje në kompleksin e vilave në Lundër ku jetojnë edhe të rinjtë që u plagosën mbrëmë.

Gjithashtu kjo e fundit përdor makinë G Class. Mbrëmë ajo ka qenë në Pllanë në Lezhë ku iu vra vjehrri./Euronews Albania

The post Roan Brahimit donin t’i vrisnin edhe gruan! Shokon gazetarja: Peng i Vis Martinajt! appeared first on Telegrafi.

Zbardhet dëshmia e gruas së Roan Brahimit: Nuk e di kush mund të jenë autorët

Gruaja e Roan Brahimit, e cila dyshohet se ishte shënjestra e atentatit mbrëmjen e së enjtes në Tiranë, ka deklaruar para hetuesve të policisë se nuk e ka idenë se kush mund të jenë autorët që ekzekutuan vjehrrin e saj, Gjovalin Prendin në Lezhë apo në lidhje me plagosjen e katër personave në Lundër.

Ajo ka deklaruar para hetuesve se nuk ka probleme me njerëz të tjerë, por nuk ka përjashtuar konfliktet që ka pasur bashkëshorti i saj me të tjerë.

Gruaja e Roan Brahimit, gjatë kohës së atentatit ka qenë në Tiranë dhe jo në Lezhë, çka dyshohet se atentatorët kanë pasur informacion për këtë. Mësohet se ajo nuk i ka marrëdhëniet e mira me familjarët e Roanit.

Dyshohet se breshëria e plumbave që u zbrazën një natë më parë në drejtim të automjetit me të cilin po udhëtonin dy djemtë e Demirajt, Dior Demiraj, 11 vjeç, Marko Bardhi Demiraj, 17-vjeç, shoku i tyre 19-vjeçar, Kian Mullaj dhe punonjës i kompanisë “Pelikan Security”, Arenc Stafa, në të vërtetë ishin nisur për gruan e Roan Brahimit.

Hetuesit dyshojnë se grupi i vrasësve me pagesë kanë pasur të programuara dy plane, eleminimin e disa familjarëve të familjes Prendi. Pra, ekzekutimin e babait të Roan Brahimit, 64-vjeçarin Gjovalin Prendi dhe të bashkëshortes së 32-vjeçarit.

Gjatë atentatit të parë, autorët arritën objektivin, duke ekzekutuar me breshëri plumbash Gjovalin Prendin, ndërsa për bashkëshorten e Brahimit, koincidenca e ngjashmërisë së makinës ka bërë të ngatërrohet tërësisht objektivi.

The post Zbardhet dëshmia e gruas së Roan Brahimit: Nuk e di kush mund të jenë autorët appeared first on Lapsi.al.

Gruaja e Brahimit: Nuk ruhesha nuk kisha armiq, mund të ketë ardhur nga problemet e burrit

Një ditë pas atentatit ku mbetën të plagosur 4 persona, mes tyre dy të mitur blutë e Tiranës kanë dyshime të forta se shënjestër e atentati mund të ketë qenë bashkëshortja e Rohan Brahimit.

E reja, është marrë në pyetje nga  oficerët e policisë gjyqësore në kryeqytet, dhe është shprehur se ajo vet nuk ka asnjë konflikte me askend e lëviz e qetë dhe pa u ruajtur, madje prej kohësh nuk ka pasur më marrëdhënie të aferta me familjarët e Rohan Brahimit.

Më tej ajo shton edhe që shkak për ekzekutimin e vjerrit të saj mund të jenë bërë konfliktet që la pas Rohan Brahimi ai ishte i njohur edhe me emrin Sidorel Prendi.

I riu nga Pllana e Lezhës u ekzekutua me armë zjarri në një atentat mafioz mbrëmjen e 9 majit 2024 në Athinë në sy të gruas dhe fëmijëve të tij./abcnews.al

“Gruaja në shënjestër” Topalli: Si nisi armiqësia mes Roan Brahimit dhe Vis Martinaj

Gazetarja Aida Topalli ishte këtë të premte e ftuar në Euronews Albania ku ka folur për dy atentatet e ndodhura mbrëmjen e djeshme në Lezhë dhe në Tiranë. Sipas saj këto dy atentate lidhen me njëri-tjetrin pasi shënjestër e atentatit me katër të plagosur në Tiranë dyshohet të ketë qenë gruaja e Roan Brahimit babai i të cilit mbeti i vrarë nga atentatinë Lezhë pasditen e të enjtes.

Topalli bëri një analizë të shkurtër se si ka nisur konflikti mes Roan Brahimit, i cili mbeti i vrarë në një atentat një vit më parë dhe Ervis Martinaj i cili mbetet i zhdukur.

“Roan Brahimi ishte shpallur në kërkim për atentatin në rrugën e Milotit ku mbeti i vrarë Klisman Preçi dhe u plagos Ylli Brahimi, që është kushëriri i ish-bashkëshortes së Roan Brahimit. Ky dyshohet se ka qenë edhe personi i cili dorëzoi roan Brahimin te Ervis Martinaj pas një mosmarrëveshje për një shumë parash për lojërat e fatit që ky i fundit nuk i kishte kthyer Martinaj.

Ky është momenti ku ndodhi përplasja dhe krijoi armiqësinë.  Flitet në dosjet policore se ka patur një dorëzim nga ana e Ylli Brahimit për këtë shumë parash te Ervis Martinaj. Ai u dhunua për orë të tëra. Pas lirimit thuhet në dosjet hetimore, se Roani është përbetuar se do të merrte hak. Gjithashtu në dosjet policore thuhet se Roan Brahimi bëri, organizoi dhe është një nga të dyshuarit kryesor për vrasjen e Brilant Martinaj. Vetëm pak ditë më pas ai u shpall në kërkim edhe për vrasjen e Klisman Prençit dhe për plagosjen e Ylli Brahimaj. Më vonë ai u shpall në kërkim edhe si organizator në vrasjen e Gentjan Bejtjas në Larushë”,-tha gazetarja.

Kujtojmë se ditën e djeshme (17.04.2025) mbeti i vrarë në Lezhë Gjovalin Prendi, 64 vjeç. Policia tha se ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Pllanë, brenda lokalit në pronësi të 64-vjeçarit.

Gjovalin Prendi i cili u ekzekutua të enjten rreth orës 20:30 është babai i Roan Brahimit i njohur dhe si Sidorel Prendi i cili u vra më 9 maj 2024 në Athinë.

Gjithashtu mbrëmjen e të enjtes rreth orës 22:00 u raportua për një tjetër atentat në Tiranë në zonën e Lundrës. Nga ky atentat mbetën të plagosur 4 persona, mes të cilëve dy të mitur. Të plagosurit janë Arens Stafa, 34 vjeç, B. Demiraj, 17 vjeç, D. Demiraj, 11 vjeç, dhe Kian Mullaj, 19 vjeç.

Sipas dyshimeve atentatorët synonin vrasjen e gruas së Roan Brahimit e cila jeton në të njëjtën lagje në kompleksin e vilave në Lundër ku jetojnë edhe të rinjtë që u plagosën mbrëmë.

Gjithashtu kjo e fundit përdor makinë G Class. Mbrëmë ajo ka qenë në Pllanë në Lezhë ku iu vra vjehrri.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Gruaja në shënjestër” Topalli: Si nisi armiqësia mes Roan Brahimit dhe Vis Martinaj appeared first on Euronews Albania.

Gruaja e Roan Brahimit flet për atentatet në Lezhë dhe Tiranë, zbardhet dëshmia në Polici

Bashkëshortja e Roan Brahimit alias Sidorel Prendit ka dëshmuar në Polici në lidhje me atentatin e rejgistruar në fshatin Pllanë të Lezhës, ku u ekzekutua brenda lokalit të tij, vjehërri i saj, 64-vjeçari Gjovalin Prendi. Burime për mediat bëjnë me dije se e veja ka thënë se nuk ka asnjë dijeni se kush qëndron prapa […]

The post Gruaja e Roan Brahimit flet për atentatet në Lezhë dhe Tiranë, zbardhet dëshmia në Polici appeared first on BoldNews.al.

Atentati në Lundër, ngatërrimi fatal i dy makinave dhe hijet e hakmarrjes së vjetër

Një atentat në Lundër pranë tregut Agro Ushqimor në Tiranë, ka lënë katër të rinj të plagosur, dy prej të cilëve të mitur, mes tyre edhe 11-vjeçari nip i pronarit të kompanisë së sigurisë private “Pelikan Security”. Të rinjtë udhëtonin me një mjet tip “Mercedes-Benz G Class” kur u qelluan me breshëri plumbash nga autorë ende të paidentifikuar. 11-vjeçari vijon të jetë në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.

Pista kryesore e hetimit të prokurorisë është se atentati ka qenë një ngatërrim shenjestre, pasi autorët dyshohet se ishin nisur për të vrarë Katerina Beqon, bashkëshorten e të ndjerit Roan Brahimi, i ekzekutuar rreth një vit më parë në një atentat në Greqi.

Sipas hetuesve, autorët e pritën kthimin e saj në Tiranë, ndërsa ngatërrimi fatal i automjeteve dyshohet se çoi në plagosjen e katër të rinjve. Beqo jeton në të njëjtin kompleks vilash në zonën e Lundrës ku banonin edhe të rinjtë e plagosur dhe për më tepër, përdoreshin makina të të njëjtit model dhe me targa të ngjashme. Për t’u saktësuar është se targa e makinës së Katerina Beqos ndryshon vetëm me një gërmë me makinën me të cilën udhëtonin të rinjtë natën e kaluar.

Ndërkohë disa orë më parë,  u vra në atentat në Pllanë të Lezhës Gjovalin Prendin, babai i Roan Brahimit. Ky i fundit, i njohur edhe me emrin Sidorel Prendi, ishte një emër që mbante pas vetes një histori të errët lidhjesh me botën e krimit, hakmarrjes dhe atentateve seriale.

Roan Brahimi u vra në Athinë më 9 maj 2024, në sy të bashkëshortes dhe fëmijës së tij të mitur. Autorët, të veshur me të zeza dhe në motor, e qelluan me breshëri armësh në rrugën “Bajron”. Sipas policisë greke, motivi kryesor ishte larja e hesapeve mes bandave shqiptare, ndërsa pista kryesore në hetim lidhet me hakmarrjen e nisur pas një tradhtie që Roan-i kishte pasur në raport me grupin e Ervis Martinajt.

Nga e djathta, Roan Brahimi, Brilant Martinaj, Ervis Martinaj
Nga e djathta, Roan Brahimi, Brilant Martinaj, Ervis Martinaj

Hetimet tregojnë se Roan Brahimi kishte qënë njëherë viktimë e dhunës nga Ylli Brahja, një bashkëpuntor i Martinajt. Pasi u mor në një shtëpi që përdorej rregullisht nga njerëzit e Martinajt për t’i bërë presion kundërshtarëve, Roan Brahimi ishte dhunuar brutalisht dhe pas kësaj ngjarjeje kishte nisur hakmarrjen e tij.

Sipas dosjes hetimore, një prej shënjestrave ishte Brilant Martinaj që u vra në Fushë Krujë, bashkë me dy miqtë e tij. Menjëherë pas vrasjes së Brilant Martinajt, një nga emrat e shpallur në kërkim ishte Roan Brahimaj. Pas kësaj i erdhi radha Ylli Brahjas që u qëllua me breshëri armësh në Milot, atje ku mbeti i vrarë Klisman Preçit.

Gentian Bejtja
Gentian Bejtja

Emri i Roan Brahimit u lidh edhe me ekzekutimin e Gentjan Bejtjas, një person që u vra në shtëpinë e tij në Fushë Krujë. Dyshimet rreth tij u rritën pas arrestimit të dy personave të dyshuar për vrasjen e Bejtas, njëri prej të cilëve ishte kunati i Brahimit. Megjithatë, ndonëse hetuesit nuk arritën të ngrinin akuza të drejtpërdrëjta ndaj tij, emri i Roanit figuron në të gjitha skemat e atentateve të dy viteve të fundit.

Roan Brahimi njihej gjithashtu si mik i ngushtë i Ramazan Rrajës, nipit të deputetit socialist Rrahman Rraja, dhe ishte përfshirë edhe në disa episode kriminale në Lezhë.

Ngjarjet e fundit, vrasja e babait të Roan-it dhe atentati i ngatërruar në Tiranë, ndërthurin një rrjet të gjerë hakmarrjesh, ku shënjestërat nuk janë më aq të qarta, ndaj aty përfshihen viktima të pafajshme që ndodhen në vendin dhe makinën e gabuar.

Gjithçka po ndodh, tregon se fantazma e Ervis Martinajt vazhdon shfaqet në atentatet, për të treguar se loja ende nuk ka mbaruar./Lapsi.al

The post Atentati në Lundër, ngatërrimi fatal i dy makinave dhe hijet e hakmarrjes së vjetër appeared first on Lapsi.al.

Atentati në Lezhë/ Gjendet e shkrumbuar në fshatin Gjormë makina e autorëve

Autoritetet policore kanë gjetur mëngjesin e sotëm një automjet të djegur në fshatin Gjormë të Kurbinit. Mjeti dyshohet se është përdorur nga atentatorët në atentatin e regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Pllanë të Lezhës, ku u ekzekutua 64-vjeçarit Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit alias Sidorel Prendit, i cili është vrarë në Maj të […]

The post Atentati në Lezhë/ Gjendet e shkrumbuar në fshatin Gjormë makina e autorëve appeared first on BoldNews.al.

❌