Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 July 2025Main stream

Egla Ceno prek me mesazhin emocional për familjarët që përballen me sfida në spitale

By: gaze tare
26 July 2025 at 13:44

Egla Ceno ka ndarë një mesazh të ndjerë në rrjete sociale, duke reflektuar mbi dhimbjen dhe forcën e atyre që qëndrojnë pranë të dashurve të tyre në spitale. Aktorja dhe fituesja e “Big Brother VIP 3” thekson se shpeshherë ka dhoma spitalesh që mbushen me më shumë lutje se sa kohë.

“Një përqafim të gjithë atyre familjarëve që po u drithërohet shpirti te koka e krevatit të njeriut të dashur,” shkruan Egla, duke shtuar se nuk jetojmë për ditët e lehta, por për mënyrën si përballemi me ato të vështirat.

Mesazhi i saj është një thirrje për forcë dhe shpresë: “Jeta, edhe kur na rrëzon, ka mënyrën e saj për të na rikthyer edhe më të fortë.”

The post Egla Ceno prek me mesazhin emocional për familjarët që përballen me sfida në spitale appeared first on iconstyle.al.

Before yesterdayMain stream

Momenti i sikletshëm/ Mimoza Ahmeti refuzon t’i dhurojë libër dhe t’i japë autograf Egla Cenos (VIDEO)

20 July 2025 at 16:09

Një moment i sikletshëm është regjistruar në emisionin “Goca & Gra”, në nisje të intervistës me shkrimtaren Mimoza Ahmeti. Aktorja Egla Ceno iu afrua me një prej 5 librave që kishte sjellë shkrimtarja në studoi dhe i kërkoi një autograf Mimoza Ahmetit, por mori një refuzim nga ana e kësaj të fundit. Egla mbeti shumë […]

The post Momenti i sikletshëm/ Mimoza Ahmeti refuzon t’i dhurojë libër dhe t’i japë autograf Egla Cenos (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Mimoza Ahmeti refuzoi t’i japë një autograf, Egla Ceno i përgjigjet një ditë më pas: Hipokrizi e shoqëruar me simptoma të një narçizmi!

By: M C
20 July 2025 at 16:18

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuar mbrëmë në ‘’Goca dhe Gra’’ dhe dukej qartë që nuk kishte ndonjë simpati të madhe për Egla Cenon. Kjo u konfirmua në momentin që aktorja Egla Ceno i kërkoi poetes Mimoza Ahmeti që t’i vendoste një autograf në një nga librat që kishte sjellë me vete, por Mimoza refuzoi duke thënë e prerë: Jo.

Aktorja ka zgjedhur ta ironizojë këtë veprim të shkrimtares ndaj saj, ku përmes një postimi shkruan se po i shkruan nga fundi i krevatit të spitalit ku është shtruar nëna e saj.

“Ti je artiste dhe siç e dimë tashmë, artistët nuk janë të detyruar të jenë njerëz”, shkruan Egla duke shtuar se veprimi i shkrimtares ishte “një simfoni hipokrizie e shoqëruar me simptoma të një narçizmi të veshur me ‘poezi’ dhe ftohtësi që as metaforat nuk e ngrohin dot”.

Reagimi i plotë i Egla Ceno:

E dashur Moza, ose më saktë: Moza që u ngrit mbi dorëshkrimet e një epoke, që hëngri metafora me lugë floriri e na mësoi të mos i kërkojmë dedikim poetëve, sepse ata janë mbi ne, si retë, si mjegulla, si keqkuptimi.

Po të shkruaj një letër publike nga fundi i një shtrati spitali ku shtrirë është nëna ime, sepse… le të themi që ti e meriton.

Moza e dashur, të ndoqa me kureshtje naive (impenjimi do kishte qenë i tepërt) gjatë intervistës që më ra për pjesë të të bëj, ku erdhe bashkë me librin tënd, plot 5 kopje, ndoshta për ta treguar, ndoshta për ta lexuar, ndoshta thjesht për të patur diçka që të mbash në dorë.

Unë në një akt njerëzor tu afrova me stilolaps në dorë, me lutjen e heshtur të një lexuesi që kërkon një dedikim dhe ti nuk ma dhe. Keqardhje? Jo. Habi? As që bëhet fjalë. Ti je artiste dhe siç e dimë tashmë, artistët nuk janë të detyruar të jenë njerëz.

E pra, Moza e madhe, nëse një lexues nuk e meriton një dedikim, pse ta marrë librin? Dhe nëse një autore nuk e sheh të arsyeshme të bëjë një dedikim, pse ta sjellë librin në televizor? Sepse, në fund të fundit, kjo është një simfoni hipokrizie e shoqëruar me simptoma të një narçizmi të veshur me “poezi” dhe ftohtësi që as metaforat nuk e ngrohin dot.

Ti nuk më le dot si “pemë”, më le si dikë që po i kërkonte dedikim dikujt që ka stil përbuzjen si art. Dhe ky është zhanër më vete.

Me përshëndetje të përmbajtura,

Një lexuese që do poezi, por jo pa njerëzi.

The post Mimoza Ahmeti refuzoi t’i japë një autograf, Egla Ceno i përgjigjet një ditë më pas: Hipokrizi e shoqëruar me simptoma të një narçizmi! appeared first on Albeu.com.

“Nuk i dhuroj askujt libra”– Mimoza Ahmeti refuzoi t’i japë autograf Egla Cenos, reagon ashpër kjo e fundit

By: gaze tare
20 July 2025 at 16:03

Një moment i papritur ndodhi mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, kur një kërkesë e thjeshtë për autograf u kthye në një situatë të sikletshme televizive.

Poetja Mimoza Ahmeti refuzoi prerazi t’i jepte autograf aktores Egla Ceno gjatë një pjese të intervistës, duke deklaruar se librat që kishte sjellë ishin vetëm për përdorim personal dhe për punën e saj.

Situata ndodhi gjatë transmetimit live, ku Egla i kërkoi një autograf, por përgjigjja e Mimozës ishte larg asaj që pritej:

Egla: A mund të më vendosësh një autograf?
Mimoza: Më fal, ky është libri që solla unë?
Egla: Kam përshtypjen po.
Mimoza: Këto i kam për punë.
Egla: A mund t’i blejmë këto?
Mimoza: Jo, e kam për punë.
Kleoniki: A kanë ndryshim këto libra me të tjerë që keni?
Mimoza: Kam udhëtime për të bërë. Do shkoj në Gjermani, nuk do të blej libra. Nuk i dhuroj njeriu libra. Duhet të ketë bërë të pamundurën për mua që t’i dhuroj libra.

Pas këtij episodi, Egla Ceno reagoi në rrjetet sociale me një letër publike drejtuar Mimoza Ahmetit, ku e akuzoi për qëndrim përbuzës dhe narçizëm të tejskajshëm.

The post “Nuk i dhuroj askujt libra”– Mimoza Ahmeti refuzoi t’i japë autograf Egla Cenos, reagon ashpër kjo e fundit appeared first on iconstyle.al.

Mimoza Ahmeti refuzon t’i dhurojë libër dhe t’i japë autograf Egla Cenos, çfarë ndodhi në emision

By: M C
19 July 2025 at 22:39

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti është e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”.

Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila i kërkoi autores t’i vendoste një autograf në një nga librat që kishte sjellë me vete. Por, Ahmeti refuzoi ta bënte këtë, pasi sikurse tha, nuk i dhuron librat.

Egla: A mund të më vendosësh një autograf.

Mimoza: Më fal, ky është libri që solla unë?

Egla: Kam përshtypjen po.

Mimoza: Këto i kam për punë.

Egla: A mund t’i blejmë këto?

Mimoza: Jo, e kam për punë.

Kleoniki: A kanë ndryshim këto libra me të tjerë që keni.

Mimoza: Kam udhëtime për të bërë. Do shkoj në Gjermani, nuk do blej libra. Nuk i dhuroj njeriu libra. Duhet të ketë bërë të pamundurën për mua që t’i dhuroj libra.

The post Mimoza Ahmeti refuzon t’i dhurojë libër dhe t’i japë autograf Egla Cenos, çfarë ndodhi në emision appeared first on Albeu.com.

Prekëse! Egla Ceno rrëfen momentet e vështira: Mami pësoi ishemi

By: gaze tare
19 July 2025 at 12:59

Aktorja dhe fituesja e Big Brother VIP Albania, Egla Ceno, ka ndarë një moment shumë të ndjeshëm me ndjekësit e saj, duke treguar se nëna e saj ka përjetuar një ishemi të papritur, por falë ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve dhe stafit të urgjencës, ajo tashmë është në duar të sigurta dhe po merr kujdesin e nevojshëm.

Në një postim emocional, Egla shpreh mirënjohjen e saj të thellë për mjekët dhe stafin e urgjencës së Beratit, si edhe për stafin e QSUT-së dhe Spitalit të Neurologjisë. Ajo falënderon në mënyrë të veçantë mjekët dhe personelin që kujdesen për nënën e saj me përkushtim, profesionalizëm dhe butësi.

“Jeni njerëzit më të rëndësishëm për jetën e mamit tim që nga mëngjesi i sotëm. Jeni simfoni jete,” shkruan aktorja, duke listuar edhe disa nga emrat që kanë qenë pjesë e trajtimit: Bledi Hysenbelli, Enkeleda, Silvi, Geri, Besime, shoferi i ambulancës, doktoresha Kristela e Neurologjisë, si dhe doktor Genci Çakçiri.

Egla e mbyll mesazhin e saj me fjalët prekëse: “Faleminderit për shpresën. Në duart tuaja, mami mori një shans të dytë. Mirënjohja ime është e thellë.”

The post Prekëse! Egla Ceno rrëfen momentet e vështira: Mami pësoi ishemi appeared first on iconstyle.al.

“E ftova në ditëlindje, por nuk m’u përgjigj” – Egla Ceno ballafaqohet në emision me Julian Dedën

13 July 2025 at 17:33

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania 3, Jul Deda dhe Egla Ceno, u ballafaquan ‘live’ në studion e emisionit “Goca dhe Gra”.

Fituesja e atij edicioni u shpreh se e ka ftuar aktorin në festën e ditëlindjes së saj, por nuk mori asnjë përgjigje.

Deda u përgjigj duke thënë se nuk i ka shkuar asnjë mesazh, teksa u shpreh i gatshëm për ta faktuar përmes celularit.

Foto: Screenshot/YouTube

Pjesë nga ballafaqimi në studio:

Egla Ceno: Pas Big Brother jemi takuar, përshëndetur në korridoret e televizionit Top Channel. Madje kemi qenë në aq komunikim të mirë saqë Julin e kam ftuar për ditëlindjen time. Nuk më është përgjigjur. Nuk e di pse? Nuk erdhi dhe nuk mu përgjigj.

Jul Deda: S’më ka ardhur asnjë mesazh, ju tregoj telefonin.

Egla Ceno: Kjo është vetëm një gënjeshtër. Por dua të them që kaq okej ka qenë marrëdhënia pas Big Brother. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/YouTube

 

The post “E ftova në ditëlindje, por nuk m’u përgjigj” – Egla Ceno ballafaqohet në emision me Julian Dedën appeared first on Telegrafi.

‘Kishte telefon’/ Egla Ceno reagon ndaj akuzës së Liam: Po, është e vetmja mënyrë!

By: gaze tare
26 June 2025 at 12:18

Fituesja e ‘BBVA’, Egla Ceno ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, pas akuzave të Liam Mandiaro se “fituesi” i Big Brother VIP kishte pasur akses në telefon gjatë qëndrimit në shtëpi (LEXO KËTU).

Në një mesazh ironik, Egla shkruan:

“Dëgjova që ‘fituesi’ paska pasur telefon! Po, është e vetmja mënyrë që disa të shpjegojnë si humbën përballë dikujt që kishte valë në tru, ndërkohë që atyre nuk u kapte sinjali fare!

‘Fituesi’ fiton! Kush nuk e pranon mund të vazhdojë të bëjë montazhe fake, lajme fake, info fake.”

Ky reagim vjen pas deklaratës së Liam.

“Fituesja ka pasur telefon në dhomën e rrëfimit dhe fliste me familjen,” u shpreh ai.

The post ‘Kishte telefon’/ Egla Ceno reagon ndaj akuzës së Liam: Po, është e vetmja mënyrë! appeared first on iconstyle.al.

Egla Ceno shpërthen para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Mesazh i fuqishëm për shqiptarët

By: gaze tare
6 June 2025 at 22:36

Pak para përballjes së shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë në Euro 2026, aktorja e njohur dhe fituesja e “Big Brother VIP Albania 3”, Egla Ceno, ka reaguar në rrjete sociale.

Në një story në Instastory, ajo i bën thirrje shqiptarëve që të mos përziejnë artin dhe sportin me politikën, duke theksuar se krenaria dhe forca e kombit qëndron në mikpritje dhe qytetari, jo në urrejtje.

The post Egla Ceno shpërthen para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Mesazh i fuqishëm për shqiptarët appeared first on iconstyle.al.

Pesë gra, një tryezë! “Goca dhe Gra” vjen ndryshe këtë sezon!

By: gaze tare
14 May 2025 at 17:27

Talk show “Goca dhe Gra” nis sezonin e ri çdo të shtunë në prime time, në orën 21:00.

Këtë sezon, tryeza e debatit vjen me një përbërje të re të moderatoreve, të cilat premtojnë diskutime më të guximshme dhe më të drejtpërdrejta. Për herë të parë bashkë në panel do të jenë Kleoniki Delijorgji, Loredana Brati dhe Gerta Gixhari, të cilave u bashkohen Egla Ceno dhe Rudina Dembacaj, emra tashmë të njohur nga sezoni i kaluar.

Sezoni i ri premton të jetë më dinamik se kurrë, duke i dhënë zë grave që nuk kanë frikë të thonë mendimin e tyre.

The post Pesë gra, një tryezë! “Goca dhe Gra” vjen ndryshe këtë sezon! appeared first on iconstyle.al.

Egla Ceno befason me reagimin për Gjestin: Shkolla të bën njeri…

By: V K
21 April 2025 at 14:57

Pavarësisht se kanë kaluar dy ditë nga përfundimi i “Big Brother”, me sa duket dramat nuk po ndalen, edhe mes fituesve.

Përkundër që e ka mbështetur Gjestin, fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother Vip Albania 3”, ka disa fjalë për Gjestin dhe çfarë e pret në të ardhmen.

Në postimin e saj në “Instagram”, të cilin e ka bërë gjatë festës së organizuar nga Top Channel, ajo shprehet kështu për Gjestin:

“Sqarim (më në fund mund ta bëj): Unë kam alergji ndaj maskave, prandaj kam mbështetur atë djaloshin në BBV. A ishte e “keqja” më e vogël në këtë edicion. Fatkeqësisht, shoh përtej dhe them që edhe ai shumë shpejt do të shndërrohet në një maskë. Duhet shtyllë kurrizore për t’i rezistuar reflektoreve. Fytyrën nuk ta jep shkolla, por shkolla të bën njeri! I said what I said”.

Egla, në prononcimet e mëparshme, ka thënë se Gjesti është djali pa shkollë, që ka frikë shumë banorë dhe ka shtuar se Gjesti ka ndryshuar frymën në shtëpi, duke akuzuar banorët se e kishin kthyer shtëpinë si një azil pleqsh.

The post Egla Ceno befason me reagimin për Gjestin: Shkolla të bën njeri… appeared first on Albeu.com.

BBVA dhe loja e Gerta Gixharit, Egla Ceno: “S’kishte lidhje me lojën time!”

By: gaze tare
19 April 2025 at 20:44

Egla Ceno, fituesja e edicionit të kaluar të “Big Brother VIP Albania”, ka reaguar në rrjete sociale në lidhje me diskutimet për finalen e afërt dhe lojën e Gerta Gixharit. E pyetur nga ndjekësit se kush do ta fitojë mes “Gjestit apo Gjestit” – një thumbim ironik për finalistët – Egla ndau mendimin e saj, duke përmendur edhe Gertën, një nga personazhet më të komentuar të këtij sezoni.

“Nje përqindje e atyre që të kanë suportuar ty, donin Gertën, prandaj janë të mërzitur,” i shkroi një ndjekës. Egla iu përgjigj me një koment të drejtpërdrejtë dhe reflektues:
“Mendoj që Gerta ka bërë një lojë të mirë, pavarësisht se nuk ka lidhje me lojën time.”

Ajo theksoi se fitorja i takon atyre që guxojnë dhe që publiku i beson deri në fund. “Fituesi e ka të shkruar në ballë fitoren, jo në dëshirën për të fituar,” shtoi ajo, duke lënë të nënkuptohet se loja nuk është vetëm për strategji, por për autenticitet.

Në fund, Egla i kujtoi të gjithëve që “është thjesht një garë”, duke kërkuar një qasje më të shëndetshme ndaj realitetit televiziv.

The post BBVA dhe loja e Gerta Gixharit, Egla Ceno: “S’kishte lidhje me lojën time!” appeared first on iconstyle.al.

“Njëra më ngatërroi për rivale”/ Egla Ceno flet për puthjen me Laertin, parashikon fituesin e “BBV”

14 March 2025 at 20:30

Ish-fituesja e Big Brother VIP Albania, Egla Ceno, ka ndarë me ndjekësit e saj një reflektim mbi rikthimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, këtë herë si një mysafire. Në një postim në rrjetet sociale, ajo përshkroi emocionet që përjetoi gjatë vizitës, duke theksuar energjinë e fortë që ndjeu nga banorët. Aktorja tregoi gjithashtu […]

The post “Njëra më ngatërroi për rivale”/ Egla Ceno flet për puthjen me Laertin, parashikon fituesin e “BBV” appeared first on BoldNews.al.

Egla Ceno zbulon finalistët e preferuar: Kam edhe fituesin

By: redi
14 March 2025 at 20:54

Egla Ceno, fituesja e ”BBVA3” ka ndarë përvojën e saj pas vizitës në shtëpi, duke shprehur emocionet dhe vëzhgimet mbi dinamikat e lojës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo e cilësoi këtë eksperiencë si të veçantë, pasi nuk kishte më peshën e të qenit konkurrente. Ajo vuri re buzeqeshje të fshehura, mungesë prezence nga disa banorë, si dhe një moment kur një prej tyre e ngatërroi për një…

Source

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

14 March 2025 at 20:29

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Egla Ceno, ka ndarë përvojën e saj pas vizitës në shtëpi, duke shprehur emocionet dhe vëzhgimet mbi dinamikat e lojës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo e cilësoi këtë eksperiencë si të veçantë, pasi nuk kishte më peshën e të qenit konkurrente.

“Të futesh në BBVA pa peshën e të qenit ‘konkurrente’ është super ndjesi. Aty brenda ndien energjinë e secilit, e kupton kush shkon drejt podit”, u shpreh ajo.

Foto: Screenshot/YouTube

Egla tregoi se ndjeu një energji të fortë nga një përqafim, duke bërë humor se shpreson të mos ketë kushtuar 10 mijë euro.

Gjithashtu, ajo vuri re buzeqeshje të fshehura, mungesë prezence nga disa banorë, si dhe një moment kur një prej tyre e ngatërroi për një rivale.

Foto: Egla Ceno/Instagram

Një tjetër moment i përfolur ishte edhe puthja me Laertin, për të cilën Ceno sqaroi se nuk kishte asnjë keqkuptim: “Nuk do kisha puthur kurrë një njeri që do ta keqkuptonte atë puthje. Laerti është koleg! Publiku është super inteligjent dhe e ka kuptuar, ndaj nuk ka nevojë për sqarime. Fjalët e shumta janë fukarallëk”.

Në përfundim, Egla bëri një deklaratë të fortë për finalistët dhe fituesin e mundshëm të këtij edicioni. “Unë i kam në kokë tre finalistët, të katërtin do ta fusja sa për të plotësuar numrin.

Kam edhe fituesin, ai është mashkull”, tha ajo, duke ngritur pikëpyetje mbi emrin e konkurrentit që ajo sheh si triumfues.

Kjo deklaratë ka ngjallur interes dhe diskutime mes ndjekësve të spektaklit, të cilët tani po përpiqen të zbulojnë për kë mund të ketë qenë fjala. /Telegrafi/

The post Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull appeared first on Telegrafi.

Egla Ceno flet për puthjen me Laertin, parashikon fituesin e “BBVA”

By: gaze tare
14 March 2025 at 18:57

Ish-fituesja e Big Brother VIP Albania, Egla Ceno, ka ndarë me ndjekësit e saj një reflektim mbi rikthimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, këtë herë si një mysafire.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo përshkroi emocionet që përjetoi gjatë vizitës, duke theksuar energjinë e fortë që ndjeu nga banorët.

Aktorja tregoi gjithashtu për një moment të veçantë gjatë vizitës së saj: “Ndjeva super energji nga një përqafim… që shpresoj mos të ketë kushtuar 10 mijë euro,” duke ironizuar në lidhje me rregullat e dënimeve brenda shtëpisë. Ajo përmendi edhe mungesën emocionale të disa banorëve, pavarësisht se fizikisht ishin të pranishëm, si dhe një banore që e ngatërroi për rivale për shkak të reagimeve të saj.

Një tjetër detaj që bëri bujë ishte përmendja e puthjes me Laertin, një nga konkurrentët e BBVA. Egla e sqaroi qartë se nuk do ta kishte bërë një gjë të tillë nëse do të kishte pasur mundësi keqkuptimi. “Laerti është koleg! Publiku është super inteligjent dhe e ka kuptuar, prandaj nuk ka nevojë për sqarime,” u shpreh ajo.

Duke përmbyllur mesazhin e saj, Egla deklaroi se tashmë ka në mendje tre finalistët dhe madje ka zgjedhur edhe fituesin e këtij edicioni, duke nënvizuar se ai është një mashkull. Ky koment ka ngjallur kureshtjen e ndjekësve, të cilët tashmë janë të etur për të zbuluar nëse parashikimi i saj do të realizohet.

The post Egla Ceno flet për puthjen me Laertin, parashikon fituesin e “BBVA” appeared first on iconstyle.al.

Pasi hyri në shtëpinë e BBVA 4, Egla Ceno u fut në vaskë dhe përsëriti skenën e saj të famshme nga edicioni i vitit të kaluar

12 March 2025 at 18:51

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4, banorët janë vendosur përpara një prove të veçantë: të rezistojnë ndaj të gjitha provokimeve që do t’iu vijnë gjatë këtyre ditëve.

Kjo sfidë ka krijuar një dinamikë të re brenda shtëpisë, duke testuar durimin dhe vetëkontrollin e secilit prej tyre.

Të mërkurën, surpriza më e madhe për banorët ishte hyrja e aktores Egla Ceno, fituesja e edicionit të kaluar të BBVA.

Me një stil të drejtpërdrejtë dhe karakterin e saj të fortë, Egla u fut në shtëpi me synimin për t’i ngacmuar banorët dhe për të parë nëse ata do të binin pre e provokimeve të saj.

Megjithatë, banorët kanë treguar një vetëpërmbajtje të admirueshme, duke ia dalë të mos reagojnë ndaj provokimeve të saj. Qëndrimi i tyre i qetë dhe strategjia për të mos u përfshirë në debat me fituesen e sezonit të kaluar janë vlerësuar nga publiku.

Një nga momentet më të komentuara të ditës ishte kur Egla vendosi të rikrijojë një nga skenat më virale të edicionit të kaluar.

Ajo u fut në vaskë, duke ripërsëritur momentin e saj të famshëm me vaskën me shkumë, i cili vitin e kaluar u kthye në një nga skenat më të diskutuara në rrjetet sociale. Kjo skenë u bë menjëherë virale sërish, duke rikthyer nostalgjinë te fansat e BBVA. /Telegrafi/

The post Pasi hyri në shtëpinë e BBVA 4, Egla Ceno u fut në vaskë dhe përsëriti skenën e saj të famshme nga edicioni i vitit të kaluar appeared first on Telegrafi.

Egla Ceno hyn në shtëpinë e “Big Brother VIP”, puth në buzë Laert Vasilin (Video)

12 March 2025 at 14:11

Këtë mëngjes, në shtëpinë e “Big Brother VIP”, për banorët ka nisur një sfidë: ata nuk duhet të reagojnë ndaj të papriturave që do t’u sjellë Vëllai i Madh.

Sakaq Egla Ceno ka hyrë sot në shtëpinë e Big Brother VIP Albania si pjesë e sfidës së vendosur nga “Vëllai i Madh”.

Gjatë hyrjes, Egla është përballur fillimisht me Gjestin, ndërsa më pas ka kaluar në dhomën e gjumit, ku ka takuar Laertin dhe e ka puthur në buzë.

Pasi bëri një shëtitje në ambientet e shtëpisë, Egla u fut në vaskë, një ndër ritualet e saj të preferuara gjatë qëndrimit në shtëpi në edicionin e kaluar.

The post Egla Ceno hyn në shtëpinë e “Big Brother VIP”, puth në buzë Laert Vasilin (Video) appeared first on Sot News | Lajme.

E papritur! Egla Ceno hyn në shtëpinë e “BBV” dhe puth në buzë Laert Vasilin – VIDEO

By: Ela
12 March 2025 at 14:05

Këtë mëngjes, në shtëpinë e “Big Brother VIP”, për banorët ka nisur një sfidë: ata nuk duhet të reagojnë ndaj të papriturave që do t’u sjellë Vëllai i Madh. Si pjesë e kësaj sfide, në shtëpi hyri fituesja e “Big Brother VIP 3”, që iu afrua Laertit dhe e puthi në buzë, ndërsa banori u […]

The post E papritur! Egla Ceno hyn në shtëpinë e “BBV” dhe puth në buzë Laert Vasilin – VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Egla Ceno hyn në shtëpinë e “Big Brother VIP”/ Nuk do ta besoni çfarë ndodhi mes saj dhe Laertit (VIDEO)

By: V K
12 March 2025 at 14:16

Mëngjesin e sotëm, në shtëpinë e “Big Brother VIP”, për banorët ka nisur një sfidë. Ata nuk duhet të reagojnë ndaj të papriturave që do t’u sjellë Vëllai i Madh.

Si pjesë e kësaj sfide, në shtëpi hyri fituesja e “Big Brother VIP 3” Egla Ceno, e cila iu afrua Laertit dhe e puthi në buzë, ndërsa banori u përpoq të mos reagonte.

Pasi bëri një shëtitje në ambientet e shtëpisë, Egla u fut në vaskë, një ndër ritualet e saj të preferuara gjatë qëndrimit në shtëpi në edicionin e kaluar.

 

The post Egla Ceno hyn në shtëpinë e “Big Brother VIP”/ Nuk do ta besoni çfarë ndodhi mes saj dhe Laertit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

❌
❌