Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

De Bruyne zbulon arsyen pse e zgjodhi Napolin pas largimit nga Manchester City

19 July 2025 at 16:47

Kevin De Bruyne ka zbuluar në detaje arsyet që e çuan të bashkohej me Napolin si lojtar i lirë, pas një periudhe të gjatë dhe të suksesshme në Ligën Premier me Manchester Cityn. 

Gjatë prezantimit të tij zyrtar si lojtar i ri i klubit napolitan, De Bruyne foli edhe për momentin e veçantë kur iu dhurua fanella me numrin legjendar 10, që ishte pensionuar në nder të Diego Armando Maradonës. 

Ai pranoi se kishte disa mundësi të tjera për të vazhduar karrierën, në Evropë, në Arabinë Saudite dhe madje edhe në Shtetet e Bashkuara, por zgjedhja përfundimtare ra mbi Napolin, një vend me rëndësi personale për mesfushorin belg, pasi ai dhe bashkëshortja e tij u martuan aty disa vite më parë. 

“Nga ana sportive, është një vend shumë interesant për të qenë. Ata fituan titullin një vit më parë, treguan se kanë shumë cilësi”. 

“Natyrisht është diçka shumë ndryshe nga ajo që kam pasur në Angli, por pikërisht kjo më ngacmon dhe më emocionon”. 

“Ndjej që ende kam motivim dhe cilësi për të dhënë diçka në këtë nivel. Napoli ishte një zgjedhje shumë, shumë e mirë. Edhe moti është shumë ndryshe nga ai në Angli”. 

“Arsyeja kryesore është se doja të vazhdoja të luaja në nivelin më të lartë. Kur drejtori sportiv erdhi në Angli dhe më prezantoi projektin që po ndërtojnë, më emocionoi shumë”. 

“Shikuam gjithçka në detaje dhe vendosëm që ky ishte vendi më i mirë për mua”, ka thënë De Bruyne./Telegrafi/

The post De Bruyne zbulon arsyen pse e zgjodhi Napolin pas largimit nga Manchester City appeared first on Telegrafi.

Napoli prezanton si mbret Kevin De Bruynen

By: S SH
12 June 2025 at 16:57

Napoli e ka zyrtarizuar transferimin e Kevin De Bruynes.

Kampioni i Italisë e njoftoi këtë para disa minutash në rrjetet e tyre sociale, shkruan Gazeta Express.

Madje, forma në të cilën e prezantuan ishte unike.

Napolitanët e shfaqën De Bruynen si mbret dhe të ulur në fron.

KING KEV IS HERE 👑

💙 #ProudToBeNapoli | #ForzaNapoliSempre | #WelcomeKevin pic.twitter.com/7lh3BDGues

— Official SSC Napoli (@sscnapoli) June 12, 2025

The post Napoli prezanton si mbret Kevin De Bruynen appeared first on Albeu.com.

Kevin De Bruyne drejt finalizimit të marrëveshjes Napolin

By: armand
10 June 2025 at 19:23

Pas javësh negociatash intensive, transferimi i Kevin De Bruyne te Napoli është drejt finalizimit. Mesfushori belg ka arritur marrëveshjen me kampionët e Italisë dhe pritet të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare, me opsion për zgjatje deri në sezonin 2027–2028. Vizitat mjekësore janë caktuar për fundjavën në Romë dhe, nëse gjithçka shkon sipas planit, firma do të […]

The post Kevin De Bruyne drejt finalizimit të marrëveshjes Napolin appeared first on BoldNews.al.

E kryer/ De Bruyne te Napoli, palët gjejnë akordin

By: armand
31 May 2025 at 20:49

Kevin De Bruyne me gjasë do të transferohet te Napoli si lojtar i lirë. Sipas asaj që shkruajnë mediat, aktualisht po bëhet shkëmbimi i dokumenteve pasi është arritur marrëveshja mes palëve. Napoli, siç ishte paralajmëruar edhe më parë, shpreson që testet mjekësore për mesfushorin të kryhen sa më shpejt të jetë e mundur, me kontratën […]

The post E kryer/ De Bruyne te Napoli, palët gjejnë akordin appeared first on BoldNews.al.

Gati kontrata 2-vjeçare për t’u firmosur, transferimi i De Bruyne çështje kohe

By: S SH
31 May 2025 at 18:37

Kevin De Bruyne ka vendosur të transferohet te Napoli gjatë kësaj merkatoje verore. Mesfushori i Kombëtares belge nuk rinovoi kontratën me Manchester Cityn dhe do ta vijojë karrierën në Serie A.

33-vjeçari do të firmosë një kontratë dy-vjeçare me Napolin, nga e cila do të përfitojë një pagë prej 6 milionë eurosh në sezon. Zyrtarizimi pritet të bëhet shumë shpejt.

Sipas mediave italiane, De Bruyne mund të mbërrijë në Itali ditën e hënë. Më pas, ai do të udhëtojë drejt Belgjikës, ku është grumbulluar me Kombëtaren për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës.

The post Gati kontrata 2-vjeçare për t’u firmosur, transferimi i De Bruyne çështje kohe appeared first on Albeu.com.

Presidenti i Napolit konfirmon transferimin e bujshëm, De Laurentis: Ai bleu një vilë të bukur

By: armand
26 May 2025 at 17:28

Kevin de Bruyne pritet të jetë transferimi i bujshëm i Napolit në merkaton e verës. Mesfushori belg mbylli bashkëpunimin me Manchester City-n dhe është gati t’i bashkohet napoletanëve, pasi fituan titullin kampion. Vetë presidenti i Napolit, De Laurentis, ka konfirmuar zërat, ndërsa në Itali po festojnë për titullin e fituar. “E di që ndoshta ka […]

The post Presidenti i Napolit konfirmon transferimin e bujshëm, De Laurentis: Ai bleu një vilë të bukur appeared first on BoldNews.al.

Guardiola u përlot gjatë fjalimit lamtumirës të De Bruyne

21 May 2025 at 09:35

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola u përlot gjatë fjalimit të lamtumirës së Kevin De Bruyne nga Etihad Stadium të martën mbrëma.

Mesfushori 33-vjeçar belg do të largohet nga Manchester City në fund të sezonit si lojtar i lirë, pasi kaloi 10 vjet në klub dhe fitoi 16 trofe.

Të martën mbrëma, “Citizens” mposhtën Bournemouth me rezultatin 3-1 në shtëpi në javën e 37-të të Ligës Premier dhe kjo ishte ndeshja e fundit e De Bruyne në stadiumin Etihad.

Pas ndeshjes, City mbajti një ceremoni lamtumire në nder të De Bruyne, e cila përfshinte një video nderimi nga ish-shokët e ekipit (Sergio Aguero, Fernandinho, Raheem Sterling, Leroy Sane, si dhe familja e tij), dhe belgu mbajti një fjalim emocionues.

 

An emotional Pep Guardiola as Kevin De Bruyne bids farewell to his home for the past 10 seasons 💙#MCIBOU pic.twitter.com/TejLdioFDt

— Premier League (@premierleague) May 20, 2025

Gjatë fjalëve të De Bruyne, trajneri i Cityt, Guardiola, nuk mundi t’i mbante lotët duke shprehur dukshëm emocionet me largimin e njërit prej lojtarëve më të mirë që ai ka stërvitur.

Vetëm para disa ditës, Guardiola e cilësoi De Bruynen si lojtarin e dytë më të mirë në botë, pas Lionel Messit. /Telegrafi/

 

Pep Guardiola in tears as Man City say goodbye to Kevin De Bruyne 😢 pic.twitter.com/k5tdQbVD0Y

— ESPN FC (@ESPNFC) May 20, 2025

 

Pep Guardiola sheds a tear as Man City bid farewell to Kevin De Bruyne 😢 pic.twitter.com/mQNLYA0tlq

— Football on TNT Sports (@footballontnt) May 20, 2025

 

 

 

The post Guardiola u përlot gjatë fjalimit lamtumirës të De Bruyne appeared first on Telegrafi.

Lamtumira emocionuese e Kevin de Bruyne në Etihad Stadium – 10 vite qëndrim, legjenda më e madhe e Cityt

20 May 2025 at 23:56

Ylli belg i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, ka luajtur sonte ndeshjen e tij të fundit në stadiumin Etihad, duke mbyllur një epokë të artë që zgjati plot 10 vite me Citizens.

Mesfushori 33-vjeçar ka qenë një nga figurat kyçe në sukseset e klubit, duke u shndërruar në një legjendë të vërtetë për skuadrën e kaltër nga Manchesteri.

De Bruyne kishte njoftuar më shumë se një muaj më parë se do të largohej nga klubi në fund të sezonit, dhe sonte ai i dha lamtumirën tifozëve në një mbrëmje emocionuese në Manchester.

Thank you, @KevinDeBruyne 👑 pic.twitter.com/L2ZFrr0HsN

— Manchester City (@ManCity) May 20, 2025

Manchester City fitoi ndaj Bournemouth 3-1 në xhiron e parafundit të Ligës Premier, por e gjithë vëmendja ishte te ylli belg .

Para ndeshjes, De Bruyne hyri në fushë i shoqëruar nga tre fëmijët e tij, djemtë Mason Milian dhe Romeo, si dhe vajza Suri.

Tifozët e Manchester Cityt i kushtuan De Bruyne një koreografi madhështore, duke krijuar një atmosferë të veçantë në Etihad për të nderuar një nga ikonat më të mëdha të historisë së klubit duke shpalosur një fotografi gjigante dhe duke shkruar “Mbreti Kev”.

Gjatë qëndrimit të tij në City, De Bruyne ka zhvilluar 420 ndeshje, ka shënuar 108 gola dhe ka dhuruar plot 177 asistime, statistika që e vendosin mes më të mirëve të gjeneratës së tij.

33-vjeçari me Cityn ka fituar 18 trofe, duke përfshirë 6 Liga Premier, një Ligë të Kampionëve, një Kupë bote për klube, 2 FA Cup, 3 Kupa të Ligës dhe 3 Superkupa angleze.

Për të ardhmen e tij ka pasur shumë spekulime. Së fundmi është përmendur një interesim nga Liverpooli, ndërsa më herët ishte raportuar për një mundësi transferimi në Arabinë Saudite, por edhe në SHBA. /Telegrafi/

Victory at our final home game of the season 🙌

Join our Matchday Live team for post match reaction and celebrations of Kevin De Bruyne’s City career 🩵 https://t.co/FLfdsjS366

— Manchester City (@ManCity) May 20, 2025

The post Lamtumira emocionuese e Kevin de Bruyne në Etihad Stadium – 10 vite qëndrim, legjenda më e madhe e Cityt appeared first on Telegrafi.

De Bruyne emëroi lojtarin më të nënvlerësuar me të cilin ka luajtur ndonjëherë

23 April 2025 at 11:39

Ylli belg, Kevin De Bruyne emëroi një legjendë të Manchester Cityt si lojtarin më të nënvlerësuar me të cilin ka luajtur ndonjëherë.

De Bruyne do të largohet nga Man City kur kontrata e tij të skadojë këtë verë, pasi ka shijuar një karrierë ikonike në Etihad, duke fituar 16 trofe të mëdhenj, përfshirë gjashtë tituj të Ligës Premier dhe Ligën e Kampionëve në vitin 2023.

Mesfushori kreativ ka luajtur 416 herë për Cityn dhe së fundmi ka frymëzuar skuadrën e tij për një fitore të madhe ndaj Crystal Palace, duke i treguar Pep Guardiolës se çfarë do t’i mungojë sezonin e ardhshëm.

Ai ka luajtur me disa lojtarë të mëdhenj të City, duke përfshirë Vincent Kompany, David Silva dhe Sergio Aguero, ndër shumë të tjerë.

Për të mos përmendur Fernandinhon, i cili kaloi nëntë sezone prej ylli në City pas transferimit të tij nga Shakhtar Donetsk në verën e vitit 2013.

Dhe De Bruyne e cilësoi Fernandinhon si lojtarin më të nënvlerësuar me të cilin ka luajtur ndonjëherë.

“Lojtari më i nënvlerësuar është Fernandinho. Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë bën ai nëse nuk luani me të”, ka thënë De Bruyne në një intervistë në vitin 2020.

Fernandinho, i cili i kushtoi 34 milionë funte Cityt, luajti 383 ndeshje për klubin dhe fitoi pesë tituj të Ligës Premier gjatë periudhës së tij plot trofe.

Çfarë ndodhi me Fernandinhon pasi u largua nga Man City?

Pasi Fernandinho mbylli karrierën e tij në City, ai u kthye në Brazil, ku ri-nënshkroi për Athletico Paranaense.

Ai erdhi përmes akademisë së të rinjve të klubit brazilian dhe më pas hyri në ekipin e parë përpara se të shkonte në Evropë.

39-vjeçari ka bërë 117 paraqitje për Paranaense në periudhën e tij të dytë. /Telegrafi/

The post De Bruyne emëroi lojtarin më të nënvlerësuar me të cilin ka luajtur ndonjëherë appeared first on Telegrafi.

Detaje të papritura dalin nga Man City, De Bruyne pëson goditjen më të rëndë të karrierës së tij me vendin e klubit

16 April 2025 at 16:46

Futbollisti i njohur belg Kevin de Bruyne së fundmi i ka dhënë lamtumirën Manchester Cityt me një deklaratë për mediat, por tashmë belgët kanë bërë të ditur detaje të panjohura që askush nuk i priste. 

De Bruyne i tha lamtumirë Manchester Cityt pas 10 vitesh. Gjatë dekadës së kaluar, ai ishte motori kryesor i fitimit të të gjithë trofeve dhe deri tani lojtari më i mirë që kishte Manchester City, ndoshta në të gjithë historinë e tij. 

Në një letër të publikuar për tifozët, ai i tha zyrtarisht lamtumirë klubit, por gazeta më e respektuar belge De Standaard dhe gazetari i saj Bart Lagae publikuan detaje ekskluzive të ndarjes mes dy palëve. 

Domethënë, De Bruyne ka mbetur i befasuar dhe i zhgënjyer nga lëvizja e Man Cityt. Edhe pse është 33 vjeç, De Bruyne priste të qëndronte te Manchester City dhe mendonte se do të qëndronte në klub me vazhdimin e kontratës. 

Madje kjo ishte menduar të ndodhte, por, sipas kësaj gazete, afati kalimtar dimëror që kishte Manchester City bëri që drejtuesit të ndryshojnë vendimin e tyre. 

Përkatësisht, pasi Manchester City shpenzoi para serioze për të sjellë katër përforcime të mëdha gjatë dimrit, mundësitë financiare të klubit u zvogëluan dhe ata në Etihad vendosën të mos i ofrojnë legjendës së tyre më të madhe një kontratë të re.  

Më saktësisht, Man City kishte paratë e nevojshme, por nuk mundi t’i “përshtaste” në “fair play” financiar. 

Mesfushori do të shqyrtojë opsionet për të ardhmen në të ardhmen e afërt, por ajo që bëjnë të ditur belgët është se ai nuk dëshiron të shkojë në Arabinë Saudite apo jashtë Evropës dhe beson se mund të luajë ende në nivelin më të lartë. 

 

Kevin De Bruyne voelt zich nog niet klaar voor de woestijn. #mcfc #RodeDuivels https://t.co/LXbZi6FuYP

— Bart Lagae (@BartLagae) April 16, 2025

De Bruyne është i bindur se në fillim të verës do të marrë një ofertë të përshtatshme nga një prej klubeve të forta evropiane dhe duke qenë se aktualisht është i shëndetshëm dhe në formë mjaft të mirë, nuk duhet të habitemi nëse ai bën një transferim shumë të zhurmshëm. /Telegrafi/  

 

The post Detaje të papritura dalin nga Man City, De Bruyne pëson goditjen më të rëndë të karrierës së tij me vendin e klubit appeared first on Telegrafi.

De Bruyne zbulon se si u motivua për paraqitjen fantastike ndaj Crystal Palace

12 April 2025 at 19:19

Ylli i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, ka zbuluar se kush ka qenë motivimi kryesor që fshihet prapa paraqitjes së tij fantastike ndaj Crystal Palace të shtunën në Ligën Premier.

Crystal Palace mori një epërsi prej dy golash brenda 21 minutave të para të ndeshjes përmes Eberechi Eze dhe Chris Richards.

Kjo ishte e tëra që mund të bënin mysafirët në këtë sfidë pasi City të udhëhequr nga Kevin De Bruyne ia dolën të përmbysin gjithçka dhe të triumfojnë me rezultat 5-2.

De Bruyne, i cili pritet të largohet nga City në fund të sezonit, ka zbuluar se ai dëshiron ta shohë klubin e tij teksa përfundon në një pozitë e cila siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Me këto tri pikë të fituara, kampioni në fuqi i Anglisë ka tejkaluar Chelsean për të kaluar në vendin e katërt në tabelë me 55 pikë nga 32 ndeshje.

“Dua të largohem me një vend në Ligën e Kampionëve për këtë ekip pasi ata e meritojnë këtë. Ne kemi qenë në Ligën e Kampionëve për nëntë, dhjetë vite sa kam qenë këtu”.

“Kështu që shpresojë se do ta bëjmë këtë për ekipin vitin e ardhshëm dhe unë do të mundohem të luajë futboll të mirë siç kam bërë gjithmonë”, ka thënë De Bruyne.

Ekipi i Pep Guardiolës do të rikthehet në aksion në Ligën Premier javën e ardhshme ku do të luajnë ndaj Evertonit në udhëtim./Telegrafi/

The post De Bruyne zbulon se si u motivua për paraqitjen fantastike ndaj Crystal Palace appeared first on Telegrafi.

Salah ngjitet në listën e pagave më të larta në Ligën Premier – Haaland i prinë dhjetëshes së fituesve

11 April 2025 at 11:33

Mohamed Salah është ngjitur mbi disa yje në listën e fituesve më të mëdhenj të Ligës Premier pasi nënshkroi një marrëveshje të re fitimprurëse me Liverpoolin.

Salah më në fund ka nënshkruar një kontratë të re me Liverpoolin, duke zgjatur qëndrimin e tij legjendar në Anfield përtej sezonit 2024/25.

Kjo i jep fund spekulimeve disa muajshe, me 32-vjeçarin që ka lidhur një kontratë të vlefshme deri në vitin 2027.

Ylli egjiptian thuhet se ishte në një marrëveshje me vlerë 350,000 funte (418,525 euro) në javë përpara se të nënshkruante kontratën e re me Liverpoolin.

Ai tani besohet se ka një kontratë me vlerë 400,000 funte (478,315 euro) në javë, edhe pse është pretenduar se do të merrte një ulje page.

Kjo do të thotë se ai tani është i dyti së bashku me Kevin De Bruyne në dhjetëshen me fituesit më të lartë në Ligën Premier.

De Bruyne gjithashtu fiton 400,000 funte (478,315 euro) në javë pasi ai do të largohet nga Manchester City kur kontrata e tij të skadojë këtë verë.

Sipas faqes së specializuar të pagave Capology, vetëm Erling Haaland fiton më shumë se Salah. Sulmuesi i City fiton momentalisht 525,000 funte (627,788 euro) në javë.

Emra tjerë si Casemiro, Bernardo Silva, Bruno Fernandes, Jack Grealish, Omar Marmoush, Kai Havertz dhe Gabriel Jesus përbëjnë dhjetëshen e parë.

10 fituesit më të mëdhenj në Ligën Premier

Erling Haaland (Manchester City) – 525,000 funte (627,788 euro) në javë

Mohamed Salah (Liverpool) – 400,000 funte (478,315 euro) në javë

Kevin De Bruyne (Manchester City) – 400,000 funte (478,315 euro) në javë

Casemiro (Manchester United) – 350,000 funte (418,525 euro) në javë

Bernardo Silva (Manchester City) – 300,000 funte (358,736 euro) në javë

Jack Grealish (Manchester City) – 300,000 funte (358,736 euro) në javë

Bruno Fernandes (Manchester United) – 300,000 funte (358,736 euro) në javë

Omar Marmoush (Manchester City) – 295,000 funte (352,757 euro) në javë

Kai Havertz (Arsenal) – 280,000 funte (334,820 euro) në javë

Gabriel Jesus (Arsenal) – 265,000 funte (316,883 euro) në javë

/Telegrafi/

The post Salah ngjitet në listën e pagave më të larta në Ligën Premier – Haaland i prinë dhjetëshes së fituesve appeared first on Telegrafi.

Zbulohet klubi favorit për transferimin e De Bruyne

8 April 2025 at 09:37

Inter Miami thuhet se po shqyrton mundësinë e nënshkrimit të Kevin De Bruyne, i cili njoftoi se do të largohet nga Manchester City në fund të sezonit.

De Bruyne, 33 vjeç, ka pasur një karrierë të shkëlqyer te City, duke fituar 19 trofe në 10 sezone. Ndërsa ai ishte i lidhur me skuadrën e MLS, San Diego FC vitin e kaluar, është Miami që tani mban dorën e sipërme.

Sipas mediumit The Athletic, Inter Miami mban të drejtën e parë për të negociuar një marrëveshje për të sjell De Bruynen në Major League Soccer (MLS).

Megjithatë, Miami tashmë ka tre lojtarët maksimalë të caktuar (Messi, Busquets dhe Alba), kështu që ardhja e De Bruyne në listë do të kërkonte fleksibilitet.

 

Inter Miami hold the discovery rights for Manchester City player Kevin De Bruyne, sources told ESPN’s @lizzy_becherano, setting up a scenario in which the Belgian playmaker could join Lionel Messi in south Florida 🤯👀

More: https://t.co/P0W3ouFp2V pic.twitter.com/LGmvKxC6Ps

— ESPN FC (@ESPNFC) April 8, 2025

Një opsion mund të jetë përdorimi i “parave të alokimit të synuar” (TAM) siç bëri LA Galaxy me Zlatan Ibrahimovic në vitin 2018, por kjo do të kufizonte pagën e De Bruyne për gjysmë-sezonin e tij të parë.

De Bruyne do të kualifikohej për t’u bashkuar me Inter Miami pas hapjes së afatit dytësor të transferimeve të MLS në korrik, pas përfshirjes së tij në Kupën e Botës për Klube me Cityn. Megjithatë, Miami mund t’i duhet t’i lërë vend atij duke rregulluar kontratat e lojtarëve aktualë të caktuar.

Ardhja e De Bruynes do të rriste opsionet sulmuese të Inter Miamit, megjithëse nevoja e tyre kryesore ka qenë përmirësimet në mbrojtje. Me një lojtar të profilit kaq të lartë në dispozicion, klubi nga Florida mund të ketë një mundësi unike për të shtuar një yll përkrah Messit dhe emrave të tjerë të mëdhenj. /Telegrafi/

The post Zbulohet klubi favorit për transferimin e De Bruyne appeared first on Telegrafi.

Kevin De Bruyne konfirmon largimin nga Manchester City me anë të një letre prekëse

4 April 2025 at 13:20

Kevin De Bruyne ka konfirmuar se do të largohet nga Manchester City në fund të sezonit aktual.

Ylli belg belg do të jetë në dispozicion si lojtar i lirë për kapitullin e tij të ardhshëm, pasi ka konfirmuar se do të largohet nga Etihad pas 10 vitesh.

Belgu u shfaq në rrjetet sociale për të bërë të ditur vendimin e tij, duke deklaruar se “ju pëlqen apo jo, është koha për të thënë lamtumirë”.

“Duke parë këtë, ndoshta e kuptoni se ku po shkon. Kështu që unë do t’iu drejtohem menjëherë dhe do t’ju bëj të ditur të gjithëve se këta do të jenë muajt e mi të fundit si lojtar i Manchester City”, ka shkruar fillimisht De Bruyne.

“Asgjë për këtë nuk është e lehtë të shkruhet, por si futbollistë, të gjithë e dimë se kjo ditë përfundimisht vjen. Ajo ditë është këtu – dhe ju meritoni ta dëgjoni fillimisht nga unë”.

“Futbolli më çoi te të gjithë ju – dhe në këtë qytet. Ndjekja e ëndrrës sime, mosnjohja e kësaj periudhe do të ndryshonte jetën time. Ky qytet. Ky klub. Këta njerëz… më dhanë gjithçka. Nuk kisha zgjidhje tjetër veçse t’i ktheja gjithçka! Dhe merrni me mend se çfarë – fituam gjithçka”.

 

Dear Manchester. 💙 pic.twitter.com/2EdhVYOLti

— Kevin De Bruyne (@KevinDeBruyne) April 4, 2025

“Ne duam apo jo, është koha për të thënë lamtumirë. Suri, Rome, Mason, Michele dhe unë jemi jashtëzakonisht mirënjohës për atë që ky vend ka kuptim për familjen tonë. “Manchester” do të jetë përgjithmonë në pasaportat e fëmijëve tanë – dhe më e rëndësishmja, në zemrat e secilit prej nesh”.

“Kjo do të jetë gjithmonë shtëpia jonë. Ne nuk mund të falënderojmë mjaftueshëm qytetin, klubin, stafin, shokët e skuadrës, miqtë dhe familjen për këtë udhëtim 10-vjeçar. Çdo histori merr fund, por ky ka qenë padyshim kapitulli më i mirë”.

“Le t’i shijojmë këto momentet e fundit së bashku! Shumë dashuri, Kdb 17”, përfundoi belgu letrën e tij prekëse. /Telegrafi/

The post Kevin De Bruyne konfirmon largimin nga Manchester City me anë të një letre prekëse appeared first on Telegrafi.

Lojtarët dhe menaxherët më të paguar të Ligës Premier – befasi në dy listat

27 March 2025 at 08:49

Lojtarët dhe menaxherët me të ardhurat më të larta të Premier League janë zbuluar tashmë, ku nuk mungojnë befasitë.

Gazeta franceze L’Equipe ka shikuar se cilët yje marrin më shumë para në shtëpi çdo javë.

Zgjatja e kontratës së Erling Haaland me Manchester Cityn në fillim të vitit 2025 e ka bërë atë lojtarin më të paguar në Ligën Premier.

Sulmuesi norvegjez, 24 vjeç, tani fiton 2.57 milionë euro në muaj apo 30 milionë euro në vit, shumë më përpara se shoku i skuadrës, Kevin De Bruyne, i cili fiton 2.06 milionë euro apo rreth 25 milionë euro në vit.

Pas tyre janë Casemiro (Manchester United) dhe Mohamed Salah (Liverpool), të dy me fitime prej 1.88 milionë euro në muaj apo 22.5 milionë euro në vit.

Dyshja angleze, Marcus Rashford (Aston Villa) dhe Raheem Sterling (Arsenal) plotësojnë pesëshen e parë me 1.67 milionë në muaj apo 20 milionë euro në vit secili.

Për sa i përket menaxherëve, Pep Guardiola i Manchester Cityt kryeson listën me 1.98 milionë euro në muaj apo rreth 24 milionë euro në vit.

Spanjolli renditet para bashkëkombësit të tij, Mikel Arteta (Arsenal), i cili fiton 1.48 milionë euro në muaj apo rreth 18 milionë euro në vit dhe David Moyes (Everton) me 1.23 milionë euro në muaj apo rreth 15 milionë euro në vit. /Telegrafi/

 

The post Lojtarët dhe menaxherët më të paguar të Ligës Premier – befasi në dy listat appeared first on Telegrafi.

Dhjetë lojtarët më të vlefshëm në Ligën Premier, kontratat e të cilëve skadojnë në vitin 2025

8 March 2025 at 09:51

Dhjetë yje të mëdhenj mund të largohen falas nga Liga Premier në afatin kalimtar të verës, edhe pse vlera e tyre në treg është e madhe.

Sipas të dhënave të mbledhura nga faqja e specializuar e transferimeve Transfermarkt, Trent Alexander Arnold kryeson listën si lojtari më i vlefshëm me 75 milionë euro.

Mohamed Salah me vlerë prej 55 milionë eurosh dhe Kevin De Bruyne me vlerë 35 milionë euro janë futbollistët që kompletojnë podiumin .

Përveç tyre në listë gjenden edhe emra tjerë të njohur si Virgil Van Dijk dhe Dominik Calvert-Lewin.

Lista e 10 lojtarëve më të shtrenjtë me skadencë kontrate  

10.Kenny Tete (15 milionë euro)

9.Christian Norgaard (15 milionë euro)

8.Thomas Partey (15 milionë euro)

7.Kyle Walker-Peters (20 milionë euro)

6.Dominic Calvert-Lewin (22 milionë euro)

5.Tyrick Mitchell (25 milionë euro)

4.Virgil Van Dijk (28 milionë euro)

3.Kevin De Bruyne (35 milionë euro)

2.Mohamed Salah (55 milionë euro)

1.Trent Alexander-Arnold (75 milionë euro)

/Telegrafi/

The post Dhjetë lojtarët më të vlefshëm në Ligën Premier, kontratat e të cilëve skadojnë në vitin 2025 appeared first on Telegrafi.

Mësohet se ku do ta vazhdoj karrierën Kevin De Bruyne pas largimit nga City

26 February 2025 at 16:00

Kevin de Bruyne po i kalon muajt e fundit si futbollist i Manchester City, pasi ai është futur në vitin e fundit të kontratës.

Kontrata e belgut me kampionin në fuqi të Ligës Premier skadon më 30 qershor të këtij viti dhe nuk pritet që të ketë një rinovim të saj.

Por duket se mesfushori ofensivë ka vendosur që të largohet përfundimisht nga futbolli evropian.

33-vjeçari ka refuzuar edhe oferta multi milionëshe nga klubet arabe, pasi karrierën do ta vazhdoj në elitën e futbollit amerikan MLS.

Sipas asaj që ka raportuar TBR Football, klubi i ardhshëm i De Bruyne është San Diego FC, klub ky që këtë vit është futur në MLS.

Negociatat mes klubit amerikan dhe menaxherëve të De Bruyne janë në fazë të avancuar dhe belgu do t’i bashkohet atyre në korrik.

Këtë edicion mesfushori ofensivë ka zhvilluar 27 ndeshje me fanellën e Cityt, ku ka shënuar tre gola dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë. /Telegrafi/

The post Mësohet se ku do ta vazhdoj karrierën Kevin De Bruyne pas largimit nga City appeared first on Telegrafi.

De Bryune në dilemë për të ardhmen te Man.City

By: armand
23 February 2025 at 14:24

Kevin De Bruyne do të duhet që të rishikojë planet e tij për të ardhmen, pasi Pep Guardiola tha se ai nuk kishte qëndrueshmëri mjaftueshëm për të mbajtur ritmin e futbollit modern. Mesfushori belg ka qenë pjesë e Manchester City-t që nga viti 2015 dhe ka dhënë një kontribut të madh në sukseset e klubit […]

The post De Bryune në dilemë për të ardhmen te Man.City appeared first on BoldNews.al.

Nga Salah te De Bruyne, Messi, Ronaldo dhe Neymar – dy formacione të mbushura me yje që mbesin pa kontratë më 2025

1 January 2025 at 12:00

Klubet e evropiane, por edhe ato aziatike po përballen me një afat kalimtar makthi të janarit nëse nuk mund të lidhin yjet e mëdhenj me një kontratë të re.

Një numër i klubeve më të mira angleze dhe më të mëdha në botë përballen me humbjen e yjeve të tyre më të mirë në klube të huaja për shkak të kontratave të tyre që skadon në verë.

Yjet me vetëm gjashtë muaj të mbetur në kontratat e tyre janë të lirë të negociojnë marrëveshje para-kontrate me klube nga ligat e tjera. Dhe Liga Premier mund të jetë një nga më të goditurat nga ky rregull.

Treshja e Liverpoolit, Mohamed Salah, Virgil van Dijk dhe Trent Alexander-Arnold kanë qenë titujt kryesorë për këtë frikë, ndërsa portieri rezervë Vitezslav Jaros është gjithashtu në një anije të ngjashme me kontratë.

Manchester City është në mënyrë të ngjashme nën kërcënimin e humbjes së lojtarëve kryesorë, Kevin de Bruyne dhe Ilkay Gundogan, së bashku me portierin mbështetës Scott Carson, i cili gjithashtu është në përfundim të kontratës.

Arsenali është gjithashtu në rrugën e humbjes së dy mesfushorëve vendimtarë nga radhët e tyre, Thomas Partey dhe Jorginho, ndërsa Kieran Tierney gjithashtu duket se do të largohet në verën e 2025.

Chelsea nuk ka yje të mëdhenj në listë, por Tottenham Hotspur mund të humbasë yllin e ekipit, Son Heung-min, ndërsa Ben Davies, Fraser Forster, Sergio Reguilon dhe Alfie Whiteman janë gjithashtu në këtë listë.

Manchester United ka gjashtë yje që mund të gjurmohen nga rivalët; Amad Diallo, Harry Maguire, Christian Eriksen, Victor Lindelof, Jonny Evans dhe Tom Heaton.

Neëcastle United ka tetë yje në numërimin mbrapsht para kontratës me Sean Longstaff, Callum Wilson, Fabian Schar, Jamaal Lascelles, Martin Dubravka, Emil Krafth, Mark Gillespie dhe John Ruddy.

Evertoni është më i godituri nga ky kërcënim, me tetë yje jashtë kontratës verën e ardhshme, teksa edhe shumë klube të tjera përballen me këtë kërcënim me yjet e tyre, të cilët janë në muajt e fundit të kontratës.

Nga ana tjetër ka gjithashtu disa talentë të mëdhenj jashtë Ligës Premier, në kampionatet tjera evropiane, por edhe aziatike, të cilët mund të gjurmohen nga klubet angleze.

Në Bundesligë kjo përfshin katërshen e madhe të Bayern Munichut, Alphonso Davies, Joshua Kimmich, Manuel Neuer dhe Leroy Sane dhe Jonathan Tah të Bayer Leverkusen.

La Liga e sheh Ferland Mendy të Real Madridit në skadim kontrate, si dhe mesfushorin veteran të Atletico Madridit, Koke.

Skuadra e Ligue 1, Lille ka yjet më të mirë Jonathan David dhe Angel Gomes të dy nën kërcënimin e transferimeve diku tjetër, ndërsa Alexandre Lacazette i Lyon gjithashtu mund të largohet nga klubi i tij në fund të sezonit.

Seria A ka emra si Frank Anguissa dhe Alex Meret të Napolit, Nicolo Zaleëski dhe Paulo Dybala të AS Roma, Mario Palasic dhe Sead Kolasinac të Atalantës dhe David de Gea të Fiorentinës, të gjithë me kontrata që skadojnë në verë.

Lionel Messi i Inter Miamit, Cristiano Ronaldo i Al-Nassr dhe Neymar i Al-Hilal të gjithë gjithashtu kanë marrëveshje që skadojnë në verë.

Më poshtë keni dy formacione me lojtarët që mbesin pa kontrata në verën e vitit 2025: 

Formacioni i parë 

Formacioni i dytë 

/Telegrafi/

 

The post Nga Salah te De Bruyne, Messi, Ronaldo dhe Neymar – dy formacione të mbushura me yje që mbesin pa kontratë më 2025 appeared first on Telegrafi.

Arabët kërkojnë “arkitektin” belg, City i vendos çmimin Kevin De Bruyne

28 December 2024 at 20:36

Prej 9 vitesh tashmë, “fantazisti” belg, Kevin De Bruyne është “gurthemeli” i mesfushës së “Qytetarëve” të Manchester City, me 32-vjeçarin, i cili mund të konsiderohet lehtësisht si një prej “legjendave” të klubit, për të mos thënë lojtari më i mirë në historinë e kampionëve aktual të Evropës, teksa deri më tani plot 17 trofe me “Blutë” e Mançesterit.

Mirëpo, duket se “aventura” e tij, në “Etihad” po shkon drejt fundit, teksa sipas raportimeve më të fundit të mediave, kryesisht atyre britanike, “ylli” i mesfushës nuk ka dhënë ende shenja se kërkon të rinovojë kontratën me “Qytetarët” e për këtë aryse këtë të fundit janë të gatshëm të heqin dorë nga “legjenda” e tyre, mirëpo vetëm me një çmim.

Bordi i “gjigantëve” anglezë, nuk pranon më pak se 100 milionë euro për kartonin e 32-vjeçarit, i cili ende mund të japë shumë në fushën e blertë, pa llogaritur këtu, shifër më e madhe se 76 milionë eurot e harxhuara për ta blerë në verën e vitit 2015, nga gjermanët e Wolfsburg.

Ndërkaq, përsa i përket statistikave dhe trofeve, te “Qytetarët”, De Bruyne ka zhvilluar plot 394 ndeshje, ku ka arritur të shënojë plot 104 gola, si dhe të dhurojë 171 asistime. Përsa i përket trofeve, te Manchester City “ylli” belg ka arritur të fitojë 5 herë trofeun e Premier League, 5 herë trofeun e EFL Cup, nga 2 herë trofetë e FA Cup dhe Community Shield, 1 UEFA Champions League, 1 Superkupë Evrope, si dhe një Botëror të Klubeve. /i.m /abcnews.al

❌
❌