Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Hamas shprehet i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se ky grup s’ka vend në Gazën e pasluftës

By: Rovena
2 July 2025 at 22:05

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim në Rripin e Gazës.

Derisa grupi militant – i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe fuqitë e tjera – la të kuptohej se është i hapur për një marrëveshje, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u zotua se “nuk do të ketë Hamas” në Gazën e pasluftës.

Asnjëra palë nuk tha troç se e pranon propozimin e presidentit amerikan, Donald Trump.

Hamas këmbënguli në qëndrimin e vet të kahershëm se çdo marrëveshje duhet të sjellë përfundimin e luftës në Gazë.

Trump tha të martën se Izraeli ishte pajtuar për një armëpushim 60-ditor në Gazë dhe i bëri thirrje Hamasit ta pranojë marrëveshjen para se të përkeqësohen edhe më shumë kushtet për të.

Presidenti amerikan është duke e rritur trysninë mbi Qeverinë izraelite dhe Hamasin që të arrijnë pajtueshmëri për armëpushim, marrëveshje për pengjet dhe për t’i dhënë fund luftës.

Trump tha se koha prej 60-ditësh do të përdorej për të punuar drejt përfundimit të luftës. Por, Izraeli thotë se nuk do ta pranojë përfundimin e luftës derisa Hamasi të jetë mposhtur.

Trump theksoi se marrëveshja mund të arrihet qysh javën e ardhshme.

Por, reagimi i Hamasit, që theksoi kërkesën e vet për përfundimin e luftës, ngriti pikëpyetje nëse oferta e fundit nga ai mund t’i ndërpresë vërtet luftimet.

Zyrtari i Hamasit, Taher al-Nunu, tha se grupi militant është “i gatshëm dhe serioz për të arritur një marrëveshje”.

Ai theksoi se Hamasi është “i gatshëm ta pranojë çdo nismë që qartazi çon në përfundimin e plotë të luftës”.

Një delegacion i Hamasit pritet të takohet të mërkurën në Kajro me ndërmjetës nga Egjipti dhe Katari për të diskutuar propozimin, sipas një zyrtari egjiptian që foli në kushte anonimiteti.

Mosmarrëveshje mbi mënyrën se si duhet të përfundojë lufta

Gjatë pothuajse 21 muajve të luftës, bisedimet për armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit kanë dështuar vazhdimisht për shkak të mospajtimeve nëse lufta duhet të përfundojë si pjesë e çdo marrëveshjeje.

Hamasi ka thënë se është i gatshëm t’i lirojë 50 pengjet e mbetura, më pak se gjysma e të cilëve besohet se janë gjallë, në këmbim të tërheqjes së plotë të Izraelit nga Gaza dhe përfundimit të luftës.

Izraeli thotë se do të pajtohet ta përfundojë luftën vetëm nëse Hamasi dorëzohet, çarmatoset dhe largohet në mërgim — diçka që Hamasi s’e pranon.

“Po ju njoftoj – nuk do të ketë Hamas”, deklaroi Netanyahu gjatë një fjalimi të mërkurën.

Një zyrtar izraelit tha se propozimi i fundit parashikon një marrëveshje 60-ditore që do të përfshijë një tërheqje të pjesshme të Izraelit nga Gaza dhe një rritje të ndihmave humanitare në territor.

Ndërmjetësit dhe SHBA-ja do të japin garanci për bisedime për përfundimin e luftës, por Izraeli nuk zotohet për këtë si pjesë e propozimit të fundit, tha zyrtari. Zyrtari nuk ishte i autorizuar të diskutonte detajet e marrëveshjes me median dhe foli në kushte anonimiteti.

Lufta në Gazë nisi kur militantët e udhëhequr nga Hamas sulmuan Izraelin më 7 tetor 2023, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë, sipas zyrtarëve izraelitë.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë thotë se lufta izraelite pas 7 tetorit i ka vrarë mbi 57.000 palestinezë.

Lufta ka shkaktuar gjithashtu krizë urie, ka zhvendosur tërë popullsinë e Gazës dhe ka nxitur akuza për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe për krime lufte në Gjykatën Ndërkombëtare Penale.

Izraeli i mohon këto akuza./REL

“Vazhdojnë bisedimet, por pa armëpushim”/ Bomba në Gaza ditën e Bajramit, Kamberi: Numrat e civilëve të vrarë të…

6 June 2025 at 13:46

“Civilët nuk janë kursyer dhe se zgjidhja e konfliktit është ende larg ndonëse bisedimet vazhdojnë”, kështu shprehet Eksperti i sigurisë Geron Kamberi në një intervistë televizive. Ai u shpreh se situata është me një bilanc tragjik dhe numri i civilëve është tejkaluar.

“Kemi një bilanc tragjik që nuk ka nevojë të jesh në terren, por mjaftojnë imazhet për të kuptuar që numri i civilëve ka tejkaluar.

Ka gazetarë dhe media të ndryshme kanë bërë pyetje të hapura dhe të drejtpërdrejta. Ajo situatë atje ka ngjallur një reagim të madh, mes Izraelit dhe popullsisë. Në kushte lufte civilët janë kursyer dhe nuk kanë qenë shënjestër.

Një zgjidhje e konfliktit duket larg edhe pse bisedimet vazhdojnë, është një fakt që para disa ditësh ishte një deklaratë për një armëpushim 3 ditor ku Izraeli u tërhoq dhe doli me një kundër reagim.”

The post “Vazhdojnë bisedimet, por pa armëpushim”/ Bomba në Gaza ditën e Bajramit, Kamberi: Numrat e civilëve të vrarë të… appeared first on Sot News | Lajme.

“Të ndalojë sa më shpejt të jetë e mundur”/ Presidenti Trump kërkon t’i japë fund luftës në Gaza

26 May 2025 at 11:12

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se kishte folur me Izraelin dhe i kishte kërkuar që të ndalonte luftën në Rripin e Gazës sa më shpejt të jetë e mundur.

Lidhur me luftën në Rripin e Gazës, Trump tha: “Ne duam të shohim nëse mund ta ndalojmë këtë. Dhe Izraeli, ne kemi folur me ta, dhe duam të shohim nëse mund ta ndalojmë të gjithë atë situatë sa më shpejt të jetë e mundur”.

Presidenti gjithashtu raportoi përparim në bisedimet me Iranin mbi programin bërthamor të këtij të fundit dhe me Hamasin, dhe shprehu optimizëm të kujdesshëm për një përparim në ditët në vijim.

Ndërkohë, Jake Wood, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Humanitar të Gazës për dy muajt e fundit, ka dhënë dorëheqjen, duke thënë se fondacioni nuk mund t’i përmbahet “parimeve humanitare të njerëzimit, neutralitetit, paanshmërisë dhe pavarësisë, të cilat unë nuk do t’i braktis”.

The post “Të ndalojë sa më shpejt të jetë e mundur”/ Presidenti Trump kërkon t’i japë fund luftës në Gaza appeared first on Sot News | Lajme.

Ndihmat humanitare në Gaza mbeten nën kontrollin izraelit

23 May 2025 at 10:24

Pretendimi: Kjo video tregon Kinën duke dërguar ndihma humanitare në Gaza, ndërsa shtetet arabe mungojnë.

Verdikti: E pavërtetë

—————————————————————-

Në rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, po ndahet një video që pretendohet se tregon ndihma humanitare te hedhura nga ajri mbi Gazën nga Kina.

Me anë të motorit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti se pamjet shfaqen në një video të publikuar nga faqja turke Yeni Safak mbi një vit më parë, më 26 mars 2024. Ndërsa faqja nuk specifikon se cili vend hodhi ndihmat, përmend se hedhja nga ajri u zhvillua në Gazën veriore dhe se pjesa më e madhe e ndihmave ra në det. Gjithashtu përmendi se frymëmarrje artificiale u krye ndaj dy palestinezëve, të cilët u mbytën ndërsa merrnin ndihma nga deti.

Pamje nga video që po qarkullon në rrjet (majtas) dhe nga Yeni Safak (djathtas)

E njëjta pamje e kullës shfaqet në një raportim nga The Guardian, botuar në të njëjtën datë, me titull “Dymbëdhjetë persona raportohet se u mbytën në një plazh të Gazës duke u përpjekur të arrinin te vendi i dërgimit të ndihmave”.

Pamje nga The Guardian

Sipas The Guardian, një copë letër e gjetur nga hedhja e ndihmave nga ajri mbante një tekst në arabisht të mbivendosur mbi një flamur amerikan, duke treguar se ndihma ishte nga Shtetet e Bashkuara.

Një raportim i CNN, gjithashtu i datës 26 mars 2024, njoftonte se të paktën 12 persona u mbytën në brigjet e Gazës ndërsa përpiqeshin të merrnin pakot e ndihmës që ishin hedhur nga ajri në det, sipas mjekëve palestinezë.

Pas incidentit, Hamasi dënoi hedhjet nga ajri, duke i përshkruar ato si “ofenduese, të gabuara, të papërshtatshme dhe të padobishme” dhe bëri thirrje që ato të ndaleshin.

Nuk ka prova apo raportime të besueshme që konfirmojnë se Kina ka hedhur ndihma nga ajri në rajon. Kina ka ofruar ndihmë ekskluzivisht përmes UNRWA dhe organizatave të tjera humanitare. Dërgesa më e fundit e konfirmuar, 60 mijë pako ushqimore të njoftuara në fillim të Marsit 2025, u shpërnda përmes këtyre agjencive dhe jo nga ajri.

Më 13 maj 2025, në Këshillin e Sigurimit të OKB, Kina bëri thirrje për masa urgjente ndërkombëtare për t’i dhënë fund krizës humanitare në Gaza. Ajo dënoi bllokadën dhe operacionet ushtarake të Izraelit, hodhi poshtë politizimin e ndihmës dhe rikonfirmoi mbështetjen për një zgjidhje me dy shtete, duke kërkuar pajtueshmëri me ligjin ndërkombëtar.

Sipas UNRWA, asnjë ndihmë nuk ka hyrë në Gaza që nga 2 marsi 2025, duke lënë popullatën pa furnizimet thelbësore, ushqim, karburant, ndihmë mjekësore dhe vaksina për fëmijët. Në një intervistë për BBC, Komisioneri i Përgjithshëm i UNRWA, Philippe Lazzarini, paralajmëroi se përdorimi i ndihmës si armë “mund të kualifikohet si krim lufte.”

21 maj 2025, OKB tha se ende nuk është shpërndarë asnjë ndihmë në Gaza, pavarësisht se kamionët me ndihma kanë filluar të kalojnë kufirin pas një bllokade 11-javore. 

Zyrtarët izraelitë thanë se 93 kamionë hynë në Gaza më 20 maj, duke transportuar ndihma përfshi miell, ushqim për fëmijë, pajisje mjekësore dhe ilaçe farmaceutike. Por OKB tha se, pavarësisht se kamionët arritën në anën palestineze të pikës kalimtare Kerem Shalom, deri më tani nuk është shpërndarë asnjë ndihmë.

Zëdhënësja e OKB Stephane Dujarric tha se një ekip “priti disa orë” që Izraeli t’u lejonte atyre të hynin në zonë, por “për fat të keq, ata nuk ishin në gjendje të sillnin këto furnizime në depon tonë.”

Vetëm pesë kamionë me ndihma kishin mbërritur në Gaza deri të martën (20 maj) pasdite dhe punonjësve të ndihmës nuk u ishte dhënë leje për të shpërndarë as atë dërgesë simbolike, tha Jens Laerke, zëdhënës i zyrës humanitare të OKB, në një konferencë për shtyp në Gjenevë.

Izraeli ra dakord më 18 maj të lejonte një “sasi bazë ushqimi” të hynte në Gaza, ku ekspertët globalë kanë paralajmëruar për një zi buke që po afrohet. Zyra e kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se do të “lejojë që të sillet një sasi bazë ushqimi për popullsinë, në mënyrë që të sigurohet që të mos zhvillohet asnjë krizë urie në Rripin e Gazës. Një krizë e tillë do të rrezikonte vazhdimin e Operacionit ‘Qerret e Gideonit’ për të mposhtur Hamasin”, shtoi deklarata.

Ndërkaq, Kina ka marrë më parë kritika për trajtimin e pakicave të saj muslimane. Në 2022, komisionerja e atëhershme e OKB për të drejtat e njeriut, Michelle Bachelet, paralajmëroi se trajtimi i muslimanëve ujgurë në provincën Xinjiang nga Kina mund të përbënte krim kundër njerëzimit. Që nga viti 2024, një valë e re e konsiderueshme e muslimanëve ujgurë kinezë po arratisen nga persekutimi fetar në provincën Xinjiang.

The post Ndihmat humanitare në Gaza mbeten nën kontrollin izraelit appeared first on Faktoje.al.

Mbi Gaza nuk po hidhen ndihma nga ajri pas bllokadës izraelite

22 May 2025 at 14:14

Pretendimi: Kjo video tregon ndihmat që Kina hodhi nga ajri mbi Gaza së fundmi

Verdikti: E pavërtetë

———————————————————————

Një video që tregon një avion duke hedhur pako nga ajri po qarkullon në rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, me pretendimin se “Kina hodhi ndihma nga ajri mbi Gaza.”

Lexuesi i vëmendshëm do të vërejë se në cepin e videos duket një mbishkrim, i cili lexon “Khan Younis, Rripi i Gazës.” Khan Younis është një qytet palestinez.

Duke kërkuar me fjalët kyçe “Khan Younis hedhje nga ajri”, zbulojmë një raportim të medias turke Anadolu Agency nga 17 tetori 2024 ku thuhet se “dëshmitarë raportuan se aeroplanë të paidentifikuar hodhën furnizime me ndihmë humanitare me parashutë mbi qytetin bregdetar të Al-Qarara, në perëndim të Khan Younis.”

Megjithatë, një ‘defekt teknik’ bëri që kutitë e ndihmës të binin mbi tendat ku strehoheshin personat e zhvendosur, duke rezultuar në viktima dhe shkatërrime, thanë dëshmitarët. Një burim mjekësor i tha AA se një person i moshuar u vra dhe të tjerë u plagosën në incident.

Sipas një raportimi të CNN nga 22 tetori 2024, një numër vendesh kishin hedhur ndihma nga ajri në Gaza, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Jordaninë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Kina nuk ishte një prej tyre.

Video të CNN nga kampi i të zhvendosurve në Khan Younis tregonin arka me ndihma, me flamurin e Emirateve të Bashkuara Arabe të stampuar në kuti kartoni.

Nuk ka raportime të besueshme që konfirmojnë se Kina ka hedhur ndihma nga ajri në rajon. Në vend të kësaj, Kina ka ofruar ndihmë ekskluzivisht përmes UNRWA dhe organizatave të tjera humanitare. Dërgesa më e fundit e konfirmuar, 60 mijë pako ushqimore të njoftuara në fillim të Marsit 2025, u shpërnda përmes këtyre agjencive dhe jo nga ajri.

Më 13 maj 2025, në Këshillin e Sigurimit të OKB, Kina bëri thirrje për masa urgjente ndërkombëtare për t’i dhënë fund krizës humanitare në Gaza. Ajo dënoi bllokadën dhe operacionet ushtarake të Izraelit, hodhi poshtë politizimin e ndihmës dhe rikonfirmoi mbështetjen për një zgjidhje me dy shtete, duke kërkuar pajtueshmëri me ligjin ndërkombëtar.

Sipas UNRWA, asnjë ndihmë nuk ka hyrë në Gaza që nga 2 marsi 2025, duke lënë popullatën pa furnizimet thelbësore, ushqim, karburant, ndihmë mjekësore dhe vaksina për fëmijët. Në një intervistë për BBC, Komisioneri i Përgjithshëm i UNRWA, Philippe Lazzarini, paralajmëroi se përdorimi i ndihmës si armë “mund të kualifikohet si krim lufte.”

21 maj 2025, OKB tha se ende nuk është shpërndarë asnjë ndihmë në Gaza, pavarësisht se kamionët me ndihma kanë filluar të kalojnë kufirin pas një bllokade 11-javore. 

Zyrtarët izraelitë thanë se 93 kamionë hynë në Gaza më 20 maj, duke transportuar ndihma përfshi miell, ushqim për fëmijë, pajisje mjekësore dhe ilaçe farmaceutike. Por OKB tha se, pavarësisht se kamionët arritën në anën palestineze të pikës kalimtare Kerem Shalom, deri më tani nuk është shpërndarë asnjë ndihmë.

Zëdhënësja e OKB Stephane Dujarric tha se një ekip “priti disa orë” që Izraeli t’u lejonte atyre të hynin në zonë, por “për fat të keq, ata nuk ishin në gjendje të sillnin këto furnizime në depon tonë.”

Vetëm pesë kamionë me ndihma kishin mbërritur në Gaza deri të martën (20 maj) pasdite dhe punonjësve të ndihmës nuk u ishte dhënë leje për të shpërndarë as atë dërgesë simbolike, tha Jens Laerke, zëdhënës i zyrës humanitare të OKB, në një konferencë për shtyp në Gjenevë.

Izraeli ra dakord më 18 maj të lejonte një “sasi bazë ushqimi” të hynte në Gaza, ku ekspertët globalë kanë paralajmëruar për një zi buke që po afrohet. Zyra e kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se do të “lejojë që të sillet një sasi bazë ushqimi për popullsinë, në mënyrë që të sigurohet që të mos zhvillohet asnjë krizë urie në Rripin e Gazës. Një krizë e tillë do të rrezikonte vazhdimin e Operacionit ‘Qerret e Gideonit’ për të mposhtur Hamasin”, shtoi deklarata.

The post Mbi Gaza nuk po hidhen ndihma nga ajri pas bllokadës izraelite appeared first on Faktoje.al.

Ndihmat kineze për Gazën nuk po hidhen nga avionët ushtarake

22 May 2025 at 10:24

Pretendimi: Kina dërgoi ndihma në Gaza përmes ajrit ndërsa vendet e tjera heshtin

Verdikti: E pavërtetë

——————————————————–

Një kronikë 45 sekondëshe e botuar në 16 maj 2025 nga faqja RTI+ pretendon se Kina ka dërguar ndihma në Gaza përmes ajrit. Ky pretendim shoqërohet edhe pamje filmike të çfarë pretendohet janë hedhjet nga ajri të ndihmave kineze në Gaza.

Megjithatë, pamjet e përfshira në kronikë nuk tregojnë ndihmat e Kinës mbi Gaza në maj 2025.

Pamjet nga video e parë shfaqen në një video të publikuar nga faqja turke Yeni Safak mbi një vit më parë, më 26 mars 2024. Ndërsa faqja nuk specifikon se cili vend hodhi ndihmat, përmend se hedhja nga ajri u zhvillua në Gazën veriore dhe se pjesa më e madhe e ndihmave ra në det. Gjithashtu përmendi se frymëmarrje artificiale u krye ndaj dy palestinezëve, të cilët u mbytën ndërsa merrnin ndihma nga deti.

Pamje nga kronika e RTI+ (majtas) dhe nga Yeni Safak (djathtas)

E njëjta pamje e kullës shfaqet në një raportim nga The Guardian, botuar në të njëjtën datë, me titull “Dymbëdhjetë persona raportohet se u mbytën në një plazh të Gazës duke u përpjekur të arrinin te vendi i dërgimit të ndihmave”.

Sipas The Guardian, një copë letër e gjetur nga hedhja e ndihmave nga ajri mbante një tekst në arabisht të mbivendosur mbi një flamur amerikan, duke treguar se ndihma ishte nga Shtetet e Bashkuara.

Një raportim i CNN, gjithashtu i datës 26 mars 2024, njoftonte se të paktën 12 persona u mbytën në brigjet e Gazës ndërsa përpiqeshin të merrnin pakot e ndihmës që ishin hedhur nga ajri në det, sipas mjekëve palestinezë.

Pas incidentit, Hamasi dënoi hedhjet nga ajri, duke i përshkruar ato si “ofenduese, të gabuara, të papërshtatshme dhe të padobishme” dhe bëri thirrje që ato të ndaleshin.

Ndërkaq, video e dytë e përdorur në kronikë me gjasa tregon një hedhje të ndihmave nga Tetori 2024.

Lexuesi i vëmendshëm do të vërejë se në cepin e videos duket një mbishkrim i pasqyruar i cili lexon “Khan Younis, Rripi i Gazës.” Khan Younis është një qytet palestinez.

Nëse kërkojmë me fjalët kyçe “Khan Younis hedhje nga ajri”, një raportim i medias turke Anadolu Agency nga 17 tetori 2024 sqaron se “dëshmitarë raportuan se aeroplanë të paidentifikuar hodhën furnizime me ndihmë humanitare me parashutë mbi qytetin bregdetar të Al-Qarara, në perëndim të Khan Younis.”

Megjithatë, një ‘defekt teknik’ bëri që kutitë e ndihmës të binin mbi tendat ku strehoheshin personat e zhvendosur, duke rezultuar në viktima dhe shkatërrime, thanë dëshmitarët. Një burim mjekësor i tha AA se një person i moshuar u vra dhe të tjerë u plagosën në incident.

Sipas një raportimi të CNN nga 22 tetori 2024, një numër vendesh kishin hedhur ndihma nga ajri në Gaza, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Jordaninë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Kina nuk ishte një prej tyre.

Video të CNN nga kampi i të zhvendosurve në Khan Younis tregonin arka me ndihma, me flamurin e Emirateve të Bashkuara Arabe të stampuar në kuti kartoni.

Nuk ka raportime të besueshme që konfirmojnë se Kina ka hedhur ndihma nga ajri në rajon. Në vend të kësaj, Kina ka ofruar ndihmë ekskluzivisht përmes UNRëA dhe organizatave të tjera humanitare. Dërgesa më e fundit e konfirmuar, 60 mijë pako ushqimore të njoftuara në fillim të Marsit 2025, u shpërnda përmes këtyre agjencive dhe jo nga ajri.

Më 13 maj 2025, në Këshillin e Sigurimit të OKB, Kina bëri thirrje për masa urgjente ndërkombëtare për t’i dhënë fund krizës humanitare në Gaza. Ajo dënoi bllokadën dhe operacionet ushtarake të Izraelit, hodhi poshtë politizimin e ndihmës dhe rikonfirmoi mbështetjen për një zgjidhje me dy shtete, duke kërkuar pajtueshmëri me ligjin ndërkombëtar.

Sipas UNRWA, asnjë ndihmë nuk ka hyrë në Gaza që nga 2 marsi 2025, duke lënë popullatën pa furnizimet thelbësore, ushqim, karburant, ndihmë mjekësore dhe vaksina për fëmijët. Në një intervistë për BBC, Komisioneri i Përgjithshëm i UNRWA, Philippe Lazzarini, paralajmëroi se përdorimi i ndihmës si armë “mund të kualifikohet si krim lufte.”

21 maj 2025, OKB tha se ende nuk është shpërndarë asnjë ndihmë në Gaza, pavarësisht se kamionët me ndihma kanë filluar të kalojnë kufirin pas një bllokade 11-javore. 

Zyrtarët izraelitë thanë se 93 kamionë hynë në Gaza më 20 maj, duke transportuar ndihma përfshi miell, ushqim për fëmijë, pajisje mjekësore dhe ilaçe farmaceutike. Por OKB tha se, pavarësisht se kamionët arritën në anën palestineze të pikës kalimtare Kerem Shalom, deri më tani nuk është shpërndarë asnjë ndihmë.

Zëdhënësja e OKB Stephane Dujarric tha se një ekip “priti disa orë” që Izraeli t’u lejonte atyre të hynin në zonë, por “për fat të keq, ata nuk ishin në gjendje të sillnin këto furnizime në depon tonë.”

Vetëm pesë kamionë me ndihma kishin mbërritur në Gaza deri të martën (20 maj) pasdite dhe punonjësve të ndihmës nuk u ishte dhënë leje për të shpërndarë as atë dërgesë simbolike, tha Jens Laerke, zëdhënës i zyrës humanitare të OKB, në një konferencë për shtyp në Gjenevë.

Izraeli ra dakord më 18 maj të lejonte një “sasi bazë ushqimi” të hynte në Gaza, ku ekspertët globalë kanë paralajmëruar për një zi buke që po afrohet. Zyra e kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se do të “lejojë që të sillet një sasi bazë ushqimi për popullsinë, në mënyrë që të sigurohet që të mos zhvillohet asnjë krizë urie në Rripin e Gazës. Një krizë e tillë do të rrezikonte vazhdimin e Operacionit ‘Qerret e Gideonit’ për të mposhtur Hamasin”, shtoi deklarata.

The post Ndihmat kineze për Gazën nuk po hidhen nga avionët ushtarake appeared first on Faktoje.al.

Pamjet e ndihmave të parashutuara mbi Gaza të një viti më parë

21 May 2025 at 14:46

Pretendimi: Ky imazh tregon tonelata me ndihma ushqimore të hedhura në Gaza nga avionët ushtarakë kinezë

Verdikti: E pavërtetë

——————————————————

Në rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, po qarkullon pretendimi se avionë ushtarakë kinezë kanë hyrë pa lejen e Izraelit në hapësirën ajrore palestineze për të hedhur tonelata me ndihma ushqimore në Gaza dhe autoritetet izraelite kanë deklaruar se “ushtria kineze nuk ka respektuar no fly zone të vendosur nga qeveria Netanyahu.”

Megjithatë, me anë të motorit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti se imazhi që shoqëron pretendimin nuk tregon ndihmat kineze të hedhura në Gaza së fundmi.

Ai është shkëputur nga një video e botuar më 2 mars 2024 nga agjencia franceze e lajmeve AFP në kanalin e tyre në Youtube. Video origjinale mban titullin “ShBA hedh ndihma në Gazën e shkatërruar nga lufta.”

Sipas AFP, video tregon “parashutat me ndihma humanitare [që] bien nga qielli pas një hedhjeje nga ajri në Rafah. Të shtunën [2 mars 2024], Shtetet e Bashkuara kryen operacionin e parë për të hedhur ndihma humanitare në Rripin e Gazës, i cili sipas OKB është nën kërcënimin e urisë, ndërsa lufta midis Izraelit dhe Hamasit vazhdon.”

Në 2 mars 2024, ShBA bëri hedhjen e parë nga ajri të ndihmave humanitare në Gaza, me më shumë se 30000 vakte të dërguara me parashutë nga tre aeroplanë ushtarakë. Operacioni, i kryer së bashku me Forcat Ajrore të Jordanisë, ishte i pari nga shumë të njoftuar nga presidenti i atëhershëm Joe Biden.

Vende të tjera, përfshirë Jordaninë dhe Francën, kishin kryer më parë dërgesa ndihmash nga ajri në Gaza.

Kritikët e hedhjeve të ndihmave nga ajri thonë se ato kanë vetëm një ndikim të kufizuar në vuajtje dhe se është pothuajse e pamundur të sigurohet që furnizimet të mos përfundojnë në duart e militantëve.

Një raportim i CNN i datës 26 mars 2024 njoftonte se të paktën 12 persona u mbytën në brigjet e Gazës ndërsa përpiqeshin të merrnin pakot e ndihmës që ishin hedhur nga ajri në det, sipas mjekëve palestinezë.

Pas incidentit, Hamasi dënoi hedhjet nga ajri, duke i përshkruar ato si “ofenduese, të gabuara, të papërshtatshme dhe të padobishme” dhe bëri thirrje që ato të ndaleshin.

Nuk ka raportime të besueshme që konfirmojnë se Kina ka hedhur ndihma nga ajri në rajon. Në vend të kësaj, Kina ka ofruar ndihmë ekskluzivisht përmes UNRWA dhe organizatave të tjera humanitare. Dërgesa më e fundit e konfirmuar, 60 mijë pako ushqimore të njoftuara në fillim të Marsit 2025, u shpërnda përmes këtyre agjencive dhe jo nga ajri.

Më 13 maj 2025, në Këshillin e Sigurimit të OKB, Kina bëri thirrje për masa urgjente ndërkombëtare për t’i dhënë fund krizës humanitare në Gaza. Ajo dënoi bllokadën dhe operacionet ushtarake të Izraelit, hodhi poshtë politizimin e ndihmës dhe rikonfirmoi mbështetjen për një zgjidhje me dy shtete, duke kërkuar pajtueshmëri me ligjin ndërkombëtar.

Sipas UNRëA, asnjë ndihmë nuk ka hyrë në Gaza që nga 2 marsi 2025, duke lënë popullatën pa furnizimet thelbësore, ushqim, karburant, ndihmë mjekësore dhe vaksina për fëmijët. Në një intervistë për BBC, Komisioneri i Përgjithshëm i UNRëA, Philippe Lazzarini, paralajmëroi se përdorimi i ndihmës si armë “mund të kualifikohet si krim lufte.”

21 maj 2025, OKB tha se ende nuk është shpërndarë asnjë ndihmë në Gaza, pavarësisht se kamionët me ndihma kanë filluar të kalojnë kufirin pas një bllokade 11-javore. 

Zyrtarët izraelitë thanë se 93 kamionë hynë në Gaza më 20 maj, duke transportuar ndihma përfshi miell, ushqim për fëmijë, pajisje mjekësore dhe ilaçe farmaceutike. Por OKB tha se, pavarësisht se kamionët arritën në anën palestineze të pikës kalimtare Kerem Shalom, deri më tani nuk është shpërndarë asnjë ndihmë.

Zëdhënësja e OKB Stephane Dujarric tha se një ekip “priti disa orë” që Izraeli t’u lejonte atyre të hynin në zonë, por “për fat të keq, ata nuk ishin në gjendje të sillnin këto furnizime në depon tonë.”

Vetëm pesë kamionë me ndihma kishin mbërritur në Gaza deri të martën (20 maj) pasdite dhe punonjësve të ndihmës nuk u ishte dhënë leje për të shpërndarë as atë dërgesë simbolike, tha Jens Laerke, zëdhënës i zyrës humanitare të OKB, në një konferencë për shtyp në Gjenevë.
Izraeli ra dakord më 18 maj të lejonte një “sasi bazë ushqimi” të hynte në Gaza, ku ekspertët globalë kanë paralajmëruar për një zi buke që po afrohet. Zyra e kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se do të “lejojë që të sillet një sasi bazë ushqimi për popullsinë, në mënyrë që të sigurohet që të mos zhvillohet asnjë krizë urie në Rripin e Gazës. Një krizë e tillë do të rrezikonte vazhdimin e Operacionit ‘Qerret e Gideonit’ për të mposhtur Hamasin”, shtoi deklarata.

The post Pamjet e ndihmave të parashutuara mbi Gaza të një viti më parë appeared first on Faktoje.al.

Kina nuk sfidoi bllokadën Izraelite ndaj ndihmave të Gazës

19 May 2025 at 13:45

Pretendimi: Kjo video tregon avionë kinezë që thyjenë bllokadën izraelite dhe hedhin ndihma në Gaza

Verdikti: E pavërtetë

——————————————————–

Një video që është parë mbi 250 mijë herë e postuar në Facebook nga portali TVA News pretendohet se tregon pamje të avionëve kinezë që hedhin ndihma në Gaza, megjithëse Izraeli ka bllokuar rrugët tokësore.

Rreth sekondës 00:11, video ka një shkrirje që bashkon dy klipe të ndryshme. Megjithatë, asnjëra prej tyre nuk tregon avionë kinezë duke hedhur ndihma në Gaza.

Me anë të motorit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti se klipi i parë me gjasa tregon stërvitje të përbashkëta të forcave ajrore kineze dhe egjiptiane mbi Piramidat e Gizës, maja e një prej së cilave duket edhe në videon që po qarkullon në rrjet.

Këto ushtrime zgjatën 18 ditë, nga 19 prilli deri më 4 maj, duke shënuar përfundimin e programit të parë të stërvitjes ushtarake të Kinës me Egjiptin.

Disa nga pamjet në klip u kapën nga një kënd tjetër nga fotografi egjiptian Ahmad Attar, i cili i postoi ato më 2 maj.

Ndërkaq, pamjet e ndihmave të hedhura më parashuta, nga klipi i dytë shfaqen në një video të publikuar nga faqja turke Yeni Safak mbi një vit më parë, më 26 mars 2024. Ndërsa faqja nuk specifikon se cili vend hodhi ndihmat, përmend se hedhja nga ajri u zhvillua në Gazën veriore dhe se pjesa më e madhe e ndihmave ra në det. Gjithashtu përmendi se frymëmarrje artificiale u krye ndaj dy palestinezëve, të cilët u mbytën ndërsa merrnin ndihma nga deti.

Pamje nga video që po qarkullon në rrjet (majtas) dhe nga Yeni Safak (djathtas)

E njëjta pamje e kullës shfaqet në një raportim nga The Guardian, botuar në të njëjtën datë, me titull “Dymbëdhjetë persona raportohet se u mbytën në një plazh të Gazës duke u përpjekur të arrinin te vendi i dërgimit të ndihmave”.

Pamje nga The Guardian

Sipas The Guardian, një copë letër e gjetur nga hedhja e ndihmave nga ajri mbante një tekst në arabisht të mbivendosur mbi një flamur amerikan, duke treguar se ndihma ishte nga Shtetet e Bashkuara.

Një raportim i CNN, gjithashtu i datës 26 mars 2024, njoftonte se të paktën 12 persona u mbytën në brigjet e Gazës ndërsa përpiqeshin të merrnin pakot e ndihmës që ishin hedhur nga ajri në det, sipas mjekëve palestinezë.

Pas incidentit, Hamasi dënoi hedhjet nga ajri, duke i përshkruar ato si “ofenduese, të gabuara, të papërshtatshme dhe të padobishme” dhe bëri thirrje që ato të ndaleshin.

Nuk ka raportime të besueshme që konfirmojnë se Kina ka hedhur ndihma nga ajri në rajon. Në vend të kësaj, Kina ka ofruar ndihmë ekskluzivisht përmes UNRWA dhe organizatave të tjera humanitare. Dërgesa më e fundit e konfirmuar, 60 mijë pako ushqimore të njoftuara në fillim të Marsit 2025, u shpërnda përmes këtyre agjencive dhe jo nga ajri.

Më 13 maj 2025, në Këshillin e Sigurimit të OKB, Kina bëri thirrje për masa urgjente ndërkombëtare për t’i dhënë fund krizës humanitare në Gaza. Ajo dënoi bllokadën dhe operacionet ushtarake të Izraelit, hodhi poshtë politizimin e ndihmës dhe rikonfirmoi mbështetjen për një zgjidhje me dy shtete, duke kërkuar pajtueshmëri me ligjin ndërkombëtar.

Sipas UNRWA, asnjë ndihmë nuk ka hyrë në Gaza që nga 2 Marsi, duke lënë popullatën pa furnizimet thelbësore, ushqim, karburant, ndihmë mjekësore dhe vaksina për fëmijët. Në një intervistë për BBC, Komisioneri i Përgjithshëm i UNRWA, Philippe Lazzarini, paralajmëroi se përdorimi i ndihmës si armë “mund të kualifikohet si krim lufte.”

Që nga prishja e armëpushimit të dytë më 18 mars, Izraeli ka shtrënguar bllokadën dhe ka intensifikuar operacionet ushtarake, duke vrarë 3.131 palestinezë dhe duke plagosur 8.632 të tjerë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vrarëve që nga 7 tetori 2023 në 53.272, me 120.673 të plagosur, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës.

The post Kina nuk sfidoi bllokadën Izraelite ndaj ndihmave të Gazës appeared first on Faktoje.al.

Ushtarët izraelitë nuk zbuluan gjininë e bebes me bombën mbi Gaza

7 May 2025 at 16:39

Pretendimi: Kjo video tregon ushtarë izraelitë duke përdorur bombardimet në Gaza për të zbuluar gjininë e foshnjës

Verdikti: Mungon konteksti

———————————————————-

Një video që tregon bombardimin e një godine në Gaza nga shihet të dalë një tym ngjyrë blu është raportuar nga një numër mediash dhe portalesh shqipfolëse si pamje që tregojnë ushtarë izraelitë duke festuar zbulimin e gjinisë së foshnjës përmes bombardimit.

I interpretuar në këtë mënyrë, ky lajm sigurisht që ka ngjallur qindra komente të rënda nga shikuesit kundër popullsisë izraelite. 

Video e mësipërme u postua më 5 maj 2025 nga media Al Jazeera, me titullin “Ushtarët izraelitë hedhin në erë një ndërtesë në Gaza për festën e ‘zbulimit të gjinisë’”. Megjithatë, al Jazeera më pas e ndryshoi përshkrimin në: “Ushtarët izraelitë hedhin në erë një ndërtesë në Gaza dhe qeshin për ‘zbulimin e gjinisë’ ‘Është një djalë!’ Ushtarët izraelitë kanë filmuar veten duke hedhur në erë një ndërtesë në Gaza, ndërsa qeshin se tymi blu i ngjan një ‘zbulimi të gjinisë’.”

Al Jazeera citonte si burim Hive News. Video origjinale u botua nga Hive News më 3 maj nëpërmjet llogarive të tyre në Instagram dhe Facebook. Ajo mbante mbishkrimin: “IDF po organizon një “festë për zbulimin e gjinisë” për një ndërtesë në Gaza”

Megjithatë, më 5 maj, Hive News botoi një sqarim

Sqarim: Në postimin e parë kemi botuar një video ekskluzive ku shpërthen bojë blu gjatë shpërthimit të një ndërtese të përdorur për aktivitet terrorist në Gaza, në sfond dëgjohet një ushtar duke thënë me shaka për shkak të ngjyrës blu: “është një djalë” dhe ngjarja u prit si një “festë zbulimi gjinie” për shkak të bojës blu. IDF nuk ka përdorur kurrë me qëllim të keq një aktivitet operativ për të zbuluar gjininë e një foshnje ose ndonjë arsye private jo-operacionale. 

Kjo është shkruar nga ne me shaka në një parafrazim të ngjarjes. Kanali antisemit Al Jazeera e ka ngarkuar videon sikur IDF po hedh në erë shtëpi me qëllim të keq për të zbuluar “gjininë e një foshnje.”

Hive News sqaroi se janë ata që e kanë ngarkuar videon dhe se “festa e zbulimit të gjinisë” ishte një trillim që ata shtuan vetë. Komenti “është djalë” që dëgjohet në video është bërë në atë moment si shaka.

The post Ushtarët izraelitë nuk zbuluan gjininë e bebes me bombën mbi Gaza appeared first on Faktoje.al.

Lufta në Gaza/ 40 palestinezë të vrarë në 24 orë nga sulmet izraelite

By: armand
27 April 2025 at 13:29

Lufta në Lindjen e Mesme midis Izraelit dhe Hamasit ka arritur në ditën e saj të 569-të. Agjencia e lajmëve TASS raporton se në 24 orët e fundit të paktën 40 palestinezë janë vrarë nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës. Hamasi ka propozuar lirimin e të gjithë pengjeve që ende mbahen në Gaza dhe […]

The post Lufta në Gaza/ 40 palestinezë të vrarë në 24 orë nga sulmet izraelite appeared first on BoldNews.al.

Hamasi i gatshëm t’i lirojë të gjitha pengjet për të përfunduar luftën në Gaza

By: Rovena
18 April 2025 at 11:28

Hamasi dëshiron një marrëveshje gjithëpërfshirëse për të përfunduar luftën në Gaza dhe të këmbejë të gjithë pengjet izraelite për palestinezët në burgjet izraelite, ka deklaruar një zyrtarë i lartë nga grupi militant palestinez, duke refuzuar ofertën e Izraelit për armëpushim të përkohshëm, ka raportuar agjencia e lajmeve “Retuers”.

Khalil Al-Hayya, shefi i grupit për Gaza që udhëheqë ekipin negociues, ka deklaruar se Hamasi më nuk do të pranojë marrëveshje të përkohshme, duke iu përshtatur pozicionit që Izraeli nuk ka gjasa ta pranojë dhe potencialisht duke vonuar më tej fundin e sulmeve shkatërruese që rifilluan javët e fundit.

Në vend të kësaj, Hayya ka thënë se Hamasi është i gatshëm që menjëherë të angazhohet në “paketa gjithëpërfshirëse negociatore” për t’i liruar të gjitha pengjet e mbetura në këmbim të përfundimit të luftës në Gazë, lirimin e palestinezëve të burgosur nga Izraeli, dhe rindërtimin e Gazës.

“Netanyahu dhe qeveria e tij përdorin marrëveshje të pjesshme si mbulesë për agjendat e tyre politike, që bazohet në vazhdimin e luftës së shfarosjes dhe urisë, edhe nëse çmimi është sakrifikimi i të gjitha pengjeve të tij”, ka thënë Hayya, duke ju referuar kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

Ndërmjetësuesit egjiptianë kanë punuar për të rivendosur marrëveshjen e armëpushimit të janarit që i ndaloj luftimet në Gaza para se të thyhej muajin e kaluar, po që nga atëherë ka pasur shenja të vogla të progresit me Izraelin dhe Hamasin që e fajësojnë njëri-tjetrin.

“Komentet e Hamasit demonstrojnë se ata nuk janë të interesuar në paqe por për dhunë të përhershme. Kushtet e bëra nga administrata e Trumpit nuk kanë ndryshuar; lironi pengjet ose përballuni me ferrin”, ka deklaruar zyrtari për Këshillin e Sigurisë Kombëtare, James Hewitt.

Izraeli më herët ka propozuar një armëpushim 45-ditor në Gaza për të lejuar lirimin e pengjeve dhe potencialisht të fillojë bisedimet indirekte për të përfunduar luftën. Hamasi veçse e ka refuzuar njërin nga kushtet – që t’i dorëzoj armët. Në fjalimin e tij, Hayya ka akuzuar Izraelin për ofrimin e një kundërpropozimi me “kushte të pamundshme”.

Në mars ushtria izraelite ka rifilluar ofensivat tokësore dhe ajrore në Gaza, duke braktisur armëpushimin pasi Hamasi ka refuzuar propozimet për të zgjeruar armëpushimin pa e përfunduar luftën.

Zyrtarët izraelit thonë se ofensiva do të vazhdojë derisa 59 pengjet e mbetur të lirohen dhe Gaza të demilitarizohet. Hamasi insiston se do t’i lirojë pengjet vetëm si pjesë e një marrëveshje për të përfunduar luftën dhe ka refuzuar kërkesat për t’i dorëzuar armët.

Izraeli: Mjekët në Gaza i vramë gabimisht/ Tel Avivi pranon krimin, por insiston: Mjekët, të lidhur me Hamas

By: Rovena
6 April 2025 at 15:38

Ushtria Izraelite ka pranuar se ushtarët e saj kanë vepruar në mënyrë të gabuar në lidhje me vrasjen e 15 punonjësve të urgjencës në jugun e Rripit të Gazës në 23 mars.

Pranimi i fajit nga Tel Avivi zyrtar vjen pas pamjeve të publikuar të shtunën nga New York Times nga celulari i një mjeku ku tregohet se ushtria Izraelite kishte sulmuar autoambulancat dhe automjeteve e emergjencave te cilat mbanin ndezur sinjalet e tyre për të treguar se po punonin për shpëtim civilësh.

Më herët Izraeli kishte deklaruar se kreu Sulmin pasi këto automjete iu afruan ushtareve te tyre pa ndezur sinjalet, pretendim ky i përgënjeshtruar tani më.

Pavarësisht pranimit të fajësisë, Ushtria Izraelie ka vijuar te insistoje se 6 prej mjekeve ishin të lidhur me Hamas megjithatë pranoi se ata ishin të paarmatosur.

Sipas Tel Avivit ushtaret e tyre kishin qenë në ndjekje të Hamas dhe thanë se i kishin varrosur trupat në rërë për t’i mbrojtur ato nga Kafshët e Egra.

Sulmi i ushtrisë Izraelite në 23 mars ndaj ekipeve të emergjencave la të vrarë 15 persona në Gaza ku mes tyre 8 mjekë, 6 punonjës të mbrojtjes civile dhe një punonjës të Kombeve të Bashkuara.

Një nga mjekët që i mbijetoi sulmit Izraelit rrëfeu për BBC se dritat e automjeteve të tyre ishin te ndezura gjatë gjithë kohës për të treguar se në zone ndodheshin ambulanca.

Ai tregoi për BBC se njëri prej kolegëve të tij në momentet e fundit përpara se të ndërronte jetë tha frazën “Më fal nënë, doja thjesht të ndihmoja njerëzit dhe të shpëtoja jetë”./abcnews.al

Netanyahu nuk u shpërfill nga Trump pas rinisjes së bombardimeve

20 March 2025 at 13:55

Pretendimi: Kjo video tregon se kryeministri izraelit Netanyahu u shpërfill nga presidenti amerikan Trump pas thyerjes së armëpushimit në Palestinë në Mars 2025

Verdikti: Mungon konteksti

—————————————————————-

Rinisja e bombardimit të Rripit të Gazës nga Izraeli më 18 mars 2025 shënon fundin e një armëpushimi të shumëpritur mes Izraelit dhe grupit Hamas, të nënshkruar më 19 janar 2025, për të cilin shumë mbështetës të presidentit amerikan Trump përgëzojnë këtë të fundit.

Në një përpjekje për të pajtuar këtë imazh të Trump si një promovues i paqes me realitetin e bombardimeve që vranë mbi 400 palestinezë në një natë, në rrjete sociale po qarkullon një video që pretendohet se tregon hatërmbetjen e Trump ndaj kryeministrit izraelit Netanyahu.

Sipas përshkrimit që shoqëron videon, në të tregohet një vizitë e Netanyahut në ShBA pas prishjes së armëpushimit në 18 mars. Gjatë kësaj vizite, pretendohet se ai nuk u prit nga askush nga administrata e Donald Trump. Kjo, sipas postimit, “tregon se sa shumë dakort ka qenë Trump me bombardimet e orëve të fundit në Gaza.”

Megjithatë, me anë të motorit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti se video e mësipërme është botuar në rrjet që në fillim të shkurtit 2025, mbi një muaj përpara bombardimeve të 18 marsit.

Në fillim të shkurtit 2025, Netanyahu mbërriti në Washington për bisedime me Trump, ndërsa negociatat për fazën e dytë të armëpushimit të Gazës supozohet se do të fillonin.

Marrëveshja e armëpushimit duhet të përfshinte tre faza. Në fazën e parë, e cila përfundoi në fillim të marsit, Hamasi liroi 33 pengje në këmbim që Izraeli të lironte rreth 1900 të burgosur palestinezë dhe të lejonte ndihma dhe mallra të tjera të hyjnë në Rripin e Gazës.

Ndërsa armët ranë në heshtje dhe mijëra njerëz të zhvendosur u kthyen në shtëpitë e tyre, Hamas dhe Izraeli duhet të fillonin negociatat për të filluar fazën e dytë. Një fazë e tretë do të ishte përqendruar eventualisht në rindërtimin e territorit.

Megjithatë, Izraeli nuk pranoi të kalonte në fazën e dytë të marrëveshjes që do të përfshinte një fund të përhershëm të luftës. 

Netanyahu kishte kërkuar të zgjaste fazën fillestare të shkëmbimit për të siguruar lirimin e sa më shumë robërve izraelitë pa ofruar asgjë në këmbim ose përmbushur detyrimet ushtarake dhe humanitare të marrëveshjes.

Grupi palestinez Hamas refuzoi të vazhdonte në këto kushte, duke këmbëngulur që Izraeli të respektonte kushtet e armëpushimit dhe të fillonte menjëherë negociatat për fazën e dytë, e cila përfshinte një tërheqje të plotë të Izraelit nga Gaza dhe një ndalim të plotë të luftës.

ShBA dhe Izraeli e kanë cilësuar preferencën e Hamasit për t’iu përmbajtur kushteve të marrëveshjes origjinale të armëpushimit, në vend që të rinegociojnë kushtet e saj, si një “refuzim” për të zgjatur armëpushimin.

Më 10 shkurt, Trump i dha një ultimatum Gazës: nëse Hamasi nuk i liron të gjithë pengjet deri në mesditën e 15 shkurtit, atëherë ai do të bënte thirrje për anulimin e armëpushimit dhe “le të shpërthejë i gjithë ferri”. Ai shtoi se kjo ishte vetëm këshilla e tij, duke thënë se “Izraeli mund ta kapërcejë atë”. 

Trump paralajmëroi edhe në fillim të Marsit se palestinezë do “vdisnin” nëse Hamasi nuk lironte pengjet e mbetura. “LIRONI PENGJET TANI, OSE DO TË KETË FERR PËR TË PAGUAR MË MË VONË!” tha ai.

Një zyrtar izraelit tha për Wall Street Journal se Trump i dha Izraelit miratimin pasi Hamasi dështoi të dorëzonte pengjet. Izraeli më pas njoftoi administratën Trump përpara se të kryente sulmin, sipas gazetës.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt konfirmoi se Trump ishte “konsultuar nga izraelitët për sulmet e tyre në Gaza”, tha ajo për Sean Hannity në Fox News.

“Siç e ka bërë të qartë Presidenti Trump, Hamasi, Houthit, Irani, të gjithë ata që kërkojnë të terrorizojnë jo vetëm Izraelin, por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të shohin një çmim për të paguar. I gjithë ferri do të çlirohet,” tha Leavitt.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Brian Hughes tha se Hamasi “mund të kishte liruar pengjet për të zgjatur armëpushimin, por në vend të kësaj zgjodhi refuzimin dhe luftën”.

Më 18 mars, ambasadorja amerikane në detyrë në OKB tha se përgjegjësia për rifillimin e luftës në Gaza i takonte “vetëm” Hamasit.

The post Netanyahu nuk u shpërfill nga Trump pas rinisjes së bombardimeve appeared first on Faktoje.al.

Marrëveshja e armëpushimit pas 15 muajsh luftë të ashpër! Hamasi liron tre pengje, Izraeli nis procedurat për…

1 February 2025 at 14:10
Militantët e Hamasit i kanë liruar tre burra të marrë peng, të cilët i kanë mbajtur në Rripin e Gazës, ndërsa Izraeli ka nisur t’i lirojë 183 palestinezë të burgosur nga burgjet izraelite, në kuadër të marrëveshjes që i ka ndalur luftimet intensive 15-mujore. Hamasi është grup palestinez që udhëheq Gazën, i shpallur organizatë terroriste

Marrëveshja e armëpushimit në Gazë po respektohet

20 January 2025 at 23:15
Pas 15 muajsh zie dhe dramë kolektive, tre pengje izraelite u liruan nga Hamasi dhe u kthyen në Izrael dhe dhjetëra palestinezë u lëshuan nga burgjet izraelite, duke i lënë izraelitët dhe palestinezët mes ndjenjës së festës dhe ankthit për armëpushimin që filloi të dielën. Qielli mbi Gazën dhe Izraelin ishte i qetë për herë

OBSH: Fëmija nga Gaza evakuohet në Shqipëri për trajtim të specializuar mjekësor

By: Besnik
16 January 2025 at 17:51

Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se mbrëmjen e së mërkurës, një fëmijë 1-vjeçar nga Gaza ka marrë evakuimin mjekësor dhe është sjellë në Shqipëri për trajtim të specializuar.

Në njoftim shkruhet se fëmija aktualisht ndodhet në Spitalin Universitar “Nënë Tereza”, ku po merr kujdesin mjekësor të nevojshëm, ndërsa familja e tij, përfshirë babain, vëllain dhe motrën, janë akomoduar në një qendër refugjatësh në Babrru të Tiranës.

OBSH në Shqipëri ka ndarë pamje nga avakuimi i fëmijës, ndërsa ka vlerësuar përfaqësuesit e institucioneve shqiptare, që kanë kontribuar në realizimin e kësaj ndihme humanitare.

1 of 4

LEXONI GJITHASHTU:

The post OBSH: Fëmija nga Gaza evakuohet në Shqipëri për trajtim të specializuar mjekësor appeared first on Euronews Albania.

Të paktën 50 të vrarë nga sulmet izraelite në rripin e Gazës, autoritetet palestineze: Qyteti u bombardua gjatë gjithë ditës

13 January 2025 at 20:03
Më shumë se 50 persona u vranë sot nga sulmet izraelite në qytetin e Gazës , në pjesën veriore të enklavës palestineze, njoftuan shërbimet e shpëtimit. Sipas zëdhënësit të Mbrojtjes Civile, Mahmoud Basal. Qyteti më i madh i enklavës palestineze u bombardua gjatë gjithë ditës. Objektivat ishin “shkollat, shtëpitë, madje edhe vend grumbullimet e njerëzve”.

Sulmet ajrore izraelite vrasin 21 persona në Gaza, mes viktimave dy fëmijë

5 January 2025 at 23:45
Sulmet ajrore izraelite vranë të shtunën të paktën 21 persona, përfshirë të paktën dy fëmijë në Gazë, thanë punonjësit e shëndetësisë, ndërsa në Katar vazhdonte një përpjekje e re për bisedime armëpushimi, pas gati 15 muajsh lufte. Mijëra vetë u mblodhën përsëri në Izrael duke kërkuar një marrëveshje armëpushimi, disa orë pasi Hamasi publikoi një

Cilat janë planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza?

25 December 2024 at 20:50

Presidenti i zgjedhur Donald Trump është zotuar se do t’i japë fund shumë shpejt luftës në Rripin e Gazës, ndërsa ka paralajmëruar se ‘situata do të bëhet kaotike’ nëse Hamasi nuk i liron pengjet deri më 20 janar, ditën kur ai merr zyrtarisht detyrën. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Patsy Ëidakusëara i hedh një vështrim mundësive për arritjen e paqes, ndërsa administrata e Presidentit Biden po kërkon arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi.

Vuajtje të papërshkrueshme gjatë 14 mujave të fundit, ndërsa Izraeli vazhdon operacionin ushtarak në Gazë, si hakmarrje pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023. Dhjetëra persona, mes tyre amerikanë, po mbahen ende peng nga grupi që Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur si terrorist. Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka paralajmëruar se nëse pengjet nuk lirohen para se ai të marrë detyrën më 20 janar, përgjigja do të jetë shkatërruese. “Ata duhet ta gjejnë vetë se çfarë do të thotë kjo, por një gjë është e sigurt se nuk do të jetë diçka e mirë”, tha ai.

Zoti Trump ka marrë meritat për arritjen e një armëpushimi muajin e kaluar mes Izraelit dhe Hezbollahut në Liban, që u ndërmjetësua nga Shtetet e Bashkuara dhe Franca. Por planet e tij për Rripin e Gazës janë të paqarta.

“Presidenti Trump mund të ketë disa burime për të rritur presionin ushtarak ndaj Hamasit. Nuk mendoj se kjo do të jetë diçka më e ashpër sesa operacioni i izraelit gjatë 14 muajve të fundit. Por, mund të ketë një element tjetër, megjithëse shpresoj që nuk do ta ketë këtë qasje, për të tkurrur një pjesë të ndihmave humanitare”, thotë Ahmed Fouad Alkhatib nga Këshilli i Atlantikut.

 

 

Ndërkohë, administrata akutale po kërkon shtim të ndihmave humanitare në Gazë dhe po angazhohet deri në ditën e fundit të Presidentit Biden në Shtëpinë e Bardhë për arritjen e një armëpushimi, tha Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken. “Gaza duhet të transformohet në një vend ku do të garantohet që Hamasi nuk do të jetë në udhëheqje, po ashtu edhe Izraeli, për të mundësuar qeverisjen, sigurinë dhe rindërtimin e Gazës”, tha zoti Blinken.

Ky synim është ende i paarritshëm, pavarësisht përpjekjeve diplomatike të Uashingtonit me Turqinë, Egjiptin dhe Katarin. Analistët thonë se një armëpushim mbetet i pasigurt, qoftë para apo pas inaugurimit të zotit Trump në janar. Por, periudha e tranzicionit shihet nga të dyja palët si një moment mundësish, tha të mërkurën këshilltari i sigurisë kombëtare, Jake Sullivan.

“Për ne është me rëndësi që si administrata në largim Biden ashtu edhe administrata e re Trump, të tregojnë fuqinë tonë, të punojnë më ngushtë se zakonisht duke u siguruar se po dërgojmë një mesazh të qartë dhe të përbashkët tek miqtë dhe të gjitha palët në Lindjen e Mesme”, thotë zoti Sullivan.

Mesazhi i përbashkët nga të dy udhëheqësit është se Shtetet e Bashkuara duan që konflikti të përfundojë. Deri tani, këto thirrje nuk janë dëgjuar nga asnjëra palë./Voa

The post Cilat janë planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza? appeared first on Sot News | Lajme.

Ministri i Jashtëm italian: Në qendër të bisedimeve të G7, përpjekjet për armëpushim

26 November 2024 at 07:06

“Ne të gjithë jemi në favor të një armëpushimi në të dy skenarët (Gaza dhe Libani)”, tha ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani gjatë takimit të G7 në Itali.

Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani tha se takimi i Grupit të Shtatë pranë Romës u fokusua në përpjekjet për një armëpushim në Liban dhe Gaza. Bisedimet në Fiuggi mblodhën së bashku ministrat e jashtëm nga ekonomitë kryesore të botës.

Kjo shënon herën e fundit që diplomatët kryesorë nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara takohen përpara se presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump të marrë detyrën.

Për herë të parë, ministra nga Arabia Saudite, Egjipti, Jordania, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe — i njohur si ‘Kuinteti Arab’ — gjithashtu morën pjesë në diskutime. Kuintet ka punuar ngushtë me SHBA-në për të finalizuar një plan “ditë pas” për Gazën, por ka një urgjencë në rritje pasi Donald Trump pritet të miratojë një politikë që favorizon Izraelin.

Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani dhe ministra të tjerë të jashtëm shprehën optimizëm të kujdesshëm për një armëpushim të mundshëm midis Izraelit dhe Hezbollahut.

“Ne jemi ndoshta afër një armëpushimi në Liban,” tha ai. “Le të shpresojmë se është e vërtetë dhe se nuk do të ketë tërheqje në minutën e fundit.”

Ai shtoi se të gjithë diplomatët dënuan sulmet ndaj paqeruajtësve të OKB-së dhe sugjeruan krijimin e një zone të dyfishtë tampon përgjatë kufirit. Kjo do të përfshijë “trupat e UNIFIL që veprojnë sipas rregullave të rishikuara të angazhimit nga kufiri në lumë, dhe trupat libaneze të dislokuara në veri të lumit”.

Ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon, deklaroi se Izraeli “po ecën përpara” në një armëpushim me Libanin, por theksoi se kjo do të marrë kohë. “Do të ketë disa faza, disa kërkesa,” tha Danon.

Kushti më i rëndësishëm për ne është tërheqja e Hezbollahut nga veriu i Libanit”, tha ambasadori.

Izraeli dhe Hezbollahu vazhdojnë të shkëmbejnë zjarr

Izraeli dhe Hezbollahu kanë shkëmbyer zjarr që kur militantët e Hamasit sulmuan Izraelin më 7 tetor 2023, i cili nisi luftën e Izraelit në Gaza.

Gjatë vitit të kaluar, Libani ka pësuar mbi 3,500 vdekje, kryesisht civilë, dhe 1.2 milionë njerëz janë zhvendosur. Në Izrael, më shumë se 70 njerëz janë vrarë, duke përfshirë mbi 40 civilë, ndërsa dhjetëra mijëra të evakuuar nga kufiri po i kërkojnë qeverisë që t’i lejojë ata të kthehen në shtëpi.

Të hënën, Izraeli kreu sulme të shumta ajrore në të gjithë Libanin, duke vrarë të paktën 31 persona. Sulmet kishin në shënjestër zona komerciale dhe rezidenciale në Bejrut dhe qytetin port të Tyre, për të cilin Izraeli pretendon se janë bastione të Hezbollahut.

LEXONI GJITHASHTU:

Shefi i NATO-s takohet më Trump në Florida, zbardhet fokusi i bisedës

The post Ministri i Jashtëm italian: Në qendër të bisedimeve të G7, përpjekjet për armëpushim appeared first on Euronews Albania.

❌
❌