Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Një nga sulmuesit më të mirë në Rusi” – legjenda ruse Andrey Arshavin lartëson Mirlind Dakun

21 August 2025 at 17:31

Legjenda e futbollit rus, Andrey Arshavin, ka dhënë vlerësime të mëdha për Mirlind Dakun, sulmuesin e Rubin Kazanit.

Ish-ylli i Arsenalit, i cili ka zhvilluar 75 paraqitje me Rusinë, u shpreh se Daku është tashmë një nga sulmuesit më të spikatur në Premier Ligën ruse.

“Rubin Kazani është një ekip i guximshëm. Varet shumë nga Daku. Mendoj se tani ai mund të quhet një nga sulmuesit kryesorë në kampionatin rus”, deklaroi Arshavin për “Match TV”.

Rubin Kazani aktualisht renditet në vendin e katërt në tabelë me 10 pikë, ndërsa forma e Dakut ka qenë vendimtare.

27-vjeçari ka zhvilluar 69 ndeshje me klubin në të gjitha garat, duke realizuar 30 gola dhe duke dhënë 13 asistime.

Vetëm këtë sezon, ai ka shënuar 5 gola në 7 ndeshje, duke konfirmuar statusin e tij si një nga sulmuesit më të rrezikshëm në Rusi. /Telegrafi/ 

The post “Një nga sulmuesit më të mirë në Rusi” – legjenda ruse Andrey Arshavin lartëson Mirlind Dakun appeared first on Telegrafi.

Ekskluzive: Mirlind Daku drejt transferimit në Serie A, skuadra e madhe italiane në bisedime me Rubin Kazanin

10 August 2025 at 20:05

Mirlind Daku e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në Superligën e Rusisë me fanellën e Rubin Kazanit.

Në pesë ndeshjet e para mes kampionatit dhe Kupës së Rusisë, Daku ka qenë i papërmbajtshëm, duke shënuar pesë gola dhe duke dhuruar një asistim.

Përkundër faktit se sapo ka vazhduar kontratën me Rubin Kazanin deri në vitin 2029, sulmuesi kosovar mund të largohet gjatë kësaj vere nga klubi rus për të bërë një hap gjigant në karrierë, duke u transferuar në Serie A.

Telegrafi mëson ekskluzivisht se skuadra e madhe italiane, Fiorentina, ka nisur kontaktet me Rubin Kazanin për transferimin e Dakut.

Moise Kean është pranë largimit për t’u transferuar në Arabinë Saudite, ndërsa klubi “Vjollcë” e sheh Dakun si zëvendësuesin ideal të italianit.

Tashmë janë zhvilluar kontaktet e para mes klubeve, ndërkohë që drejtori sportiv i Fiorentinës, Daniele Pradè, ka kontaktuar edhe me agjentin e Dakut, Shkumbin Qorrmemeti.

Përkundër që Daku është lojtari kryesor i Rubin Kazanit, besohet se një ofertë rreth 20 milionë euro mund ta bindë klubin rus të heqë dorë nga ylli i tyre, pasi gjithnjë sipas asaj që ka mësuar Telegrafi, klubi rus do të lejonte largimin e reprezentuesit shqiptar vetëm për një shumë të tillë.

Nga ana tjetër, Daku ka shprehur interesim për një transferim të mundshëm në Serie A, megjithëse është shumë i lumtur në Rubin, ku me kontratën e re fiton dy milionë euro në sezon dhe është lojtari më i paguar në klub.

Tri javët e fundit të afatit kalimtar pritet të vendosin të ardhmen e tij, ndërsa pista Fiorentina mbetet shumë e hapur.

Kujtojmë se Dakun e kërkoi edhe gjiganti rus Zenit St. Petersburg, por në fund transferimi dështoi. Ai kishte gjithashtu oferta të shumta nga Turqia, megjithatë vendosi t’i japë përparësi Rubinit. /Telegrafi/ 

The post Ekskluzive: Mirlind Daku drejt transferimit në Serie A, skuadra e madhe italiane në bisedime me Rubin Kazanin appeared first on Telegrafi.

Mirlind Daku shënon golin e nderit për Rubin Kazanin ndaj CSKA Moskës

9 August 2025 at 16:38

Rubin Kazani ka pësuar humbje të thellë me rezultat 5-1 në udhëtim ndaj CSKA Moskës. 

Kjo ndeshje i takoi javës së katërt në kuadër të elitës së futbollit rus dhe vendasit e fituan atë me lehtësi. 

Ndonëse mysafirët e Rubin Kazanit ishin larg nivelit që pritej në këtë sfidë, e njëjta nuk vlen edhe për Dakun. 

Sulmuesi shqiptar përkundër humbjes ishte mjaft aktiv në këtë ndeshje dhe pati një paraqitje të mirë në nivel personal. 

Paliza importante la que se está llevando el Rubin Kazán hoy en Moscú, pero eso no quita que el mejor gol del partido lo hayan marcado ellos.

Me flipa la maniobra de Daku después de las dos salvadas que hace Akinfeev. pic.twitter.com/gmq7dxmJcF

— Iván López (@ivann8lopez) August 9, 2025

Ai realizoi në minutën e 40-të të ndeshjes për të ngushtuar rezultatin në 3-1. 

Ky ishte goli i katërt i Dakut në po aq ndeshje të zhvilluara, duke konfirmuar formën fantastike në këtë fillim të sezonit. 

Sfidën e radhës Rubini do ta luajë në kuadër të Kupës së Rusisë, ku do të ballafaqohen në udhëtim ndaj Zenitit, para se të presin skuadrën e Rostov në shtëpi në kampionat./Telegrafi/

The post Mirlind Daku shënon golin e nderit për Rubin Kazanin ndaj CSKA Moskës appeared first on Telegrafi.

Daku heroi i Rubinit me dy gola të shënuar, shqiptari vazhdon me formë të shkëlqyer

4 August 2025 at 21:18

Rubin Kazan ka regjistruar një tjetër fitore në Superligën ruse, duke mposhtur Sochin me rezultat 2-1.

Heroi i takimit ishte Mirlind Daku, i cili realizoi të dy golat për skuadrën vendase.

Sulmuesi kosovar kaloi Rubinin në epërsi që në minutën e 12-të, kur realizoi saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

1-0 Daku pic.twitter.com/yj9qY5H1YB

— RPL Sky (@RPLNews_eng) August 4, 2025

Golin e dytë, Daku e shënoi në minutën e 78-të pas një asisti të bukur nga Kabutov, duke e mposhtur portierin me një parabol të shkëlqyer.

Mysafirët arritën të ngushtonin rezultatin në minutën e 86-të, por ishte tepër vonë për të shmangur humbjen.

2-0 Daku pic.twitter.com/isKpFodi0u

— RPL Sky (@RPLNews_eng) August 4, 2025

Rubin Kazan po kalon një formë mbresëlënëse në nisje të sezonit, me shtatë pikë nga tri ndeshjet e para.

Se ishte fantastik në këtë ndeshje, tregon edhe nota më e lartë e Dakut nga SofaScore tek të dyja skuadrat 8.0.

Mirlind Daku ka shënuar katër gola deri më tani, tre në kampionat dhe një tjetër në Kupën e Rusisë, duke konfirmuar rolin e tij si një nga lojtarët kyç të ekipit. /Telegrafi/ 

The post Daku heroi i Rubinit me dy gola të shënuar, shqiptari vazhdon me formë të shkëlqyer appeared first on Telegrafi.

Daku vazhdon me gola në Rusi, shënon ndaj Sochit

4 August 2025 at 19:31

Mirlind Daku ka vazhduar me gola në Rusi, teksa sapo ka shënuar ndaj Sochit.

Rubin Kazan po luan ndaj Sochit në kuadër të xhiros së tretë në Superligën e Rusisë, ndërsa Daku ka hapur serinë e golave në minutën e 12-të.

Sulmuesi shqiptar realizoi nga penalltia për rezultatin 1-0.

Ky është goli i tretë i Dakut në katër ndeshjet e para, i dyti në kampionat, ndërsa një tjetër e ka shënuar edhe në Kupën e Rusisë.

Për Rubinin, nga minuta e parë kanë startuar edhe Veldin Hoxha dhe Dardan Shabanhaxhaj. /Telegrafi/ 

1-0 Daku pic.twitter.com/yj9qY5H1YB

— RPL Sky (@RPLNews_eng) August 4, 2025

The post Daku vazhdon me gola në Rusi, shënon ndaj Sochit appeared first on Telegrafi.

Goli ndaj Zenitit, Daku lavdërohet nga të gjithë, Rakhimov: Për të çdo ndeshje duhet të jetë speciale

28 July 2025 at 11:21

Mediat në Rusi i kanë kushtuar shumë vëmendje golit të Mirlind Dakut ndaj Zenit St. Petersburgut, në kuadër të kampionatit rus.

Gjatë afatit kalimtar veror ishte përfolur gjatë një kalim i mundshëm i Dakut nga Rubin Kazani te Zeniti, por transferimi nuk u realizua.

Daku qëndroi te Rubini dhe të dielën u bë hero i skuadrës, duke shënuar në minutën e 90-të për barazimin 2:2. Golin e parë për Rubin e realizoi reprezentuesi i ri i Kosovës, Veldin Hoxha.

Trajneri i Rubin Kazanit, Rashid Rakhimov, u pyet nëse kjo ndeshje kishte rëndësi të veçantë për Dakun. Ai pranoi se Daku nuk pati paraqitjen më të mirë, por theksoi rëndësinë e golit të tij.

“Ai duhet ta kuptojë se të gjitha ndeshjet janë speciale për të. Ai ka një nivel të caktuar, por nuk e mban atë gjatë 90 minutave. Kur fillon, çdo gjë është e qartë. Çfarë dallimi bën nëse ka kaluar në Zenit apo jo? Janë të gjitha ndeshje kampionale, ju vetëm duhet të mbani nivelin, stabilitetin dhe të zhvilloheni tutje”, ka thënë Rakhimov.

Kapiteni i Rubin Kazanit, Igor Vujaçiq, ka lavdëruar Dakun, duke e cilësuar ndër më të mirët në Rusi dhe me potencial për të luajtur në La Liga.

“Duhet të prisni momentin që ai të realizojë. Mbrojtësit e Zenitit kanë luajtur mirë ndaj tij. Ishte e vështirë për të, është dashur të bëjë shumë pa top. Por në pjesën e dytë gjeti momentin e tij. Kjo është forca e Dakut”, ka thënë Vujaçiq.

Mbrojtësi i Zenitit, Vanja Drkushiq, dhe trajneri Sergei Semak gjithashtu kanë vlerësuar Dakun, duke e cilësuar atë si një nga lojtarët më të mirë në kampionatin rus. /Telegrafi/

The post Goli ndaj Zenitit, Daku lavdërohet nga të gjithë, Rakhimov: Për të çdo ndeshje duhet të jetë speciale appeared first on Telegrafi.

Mirlind Daku në sekondat e fundit i shënon Zenitit, gjen golin sërish edhe Veldin Hoxha

27 July 2025 at 21:22

Rubin Kazan ka arritur një barazim të jashtëzakonshëm në sekondat e fundit ndaj Zenitit, duke e mbyllur sfidën 2-2 pas një përmbysjeje dramatike.

Zeniti kaloi shpejt në epërsi me dy gola në pjesën e parë, përfshirë një nga penalltia, por skuadra nga Kazani nuk u dorëzua.

Veldin Hoxha ngushtoi rezultatin në minutat e para të pjesës së dytë me një gol të bukur me kokë – goli i tij i dytë në po aq ndeshje këtë sezon.

 

1-2 Hodza pic.twitter.com/RgxC90upGU

— RPL Sky (@RPLNews_eng) July 27, 2025

Në minutat shtesë, ishte Mirlind Daku që vulosi barazimin me një gol vendimtar, duke realizuar për herë të parë këtë edicion.

 

2-2 Daku pic.twitter.com/qY3lX02Nye

— RPL Sky (@RPLNews_eng) July 27, 2025

Sipas SofaScore, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht Mirlind Daku me notën 7.9, pasi përveç golit dominoi edhe në fushë.

Pas tij me paraqitje u vlerësua edhe Veldin Hoxha që nga SofaScore mori notën 7.7.

Dy shqiptarët ishin vendimtarë për pikën e rëndësishme që e çon Rubin Kazanin në kuotën e katër pikëve pas dy ndeshjeve. Në këtë takim startoi edhe Dardan Shabanhaxhaj. /Telegrafi/ 

The post Mirlind Daku në sekondat e fundit i shënon Zenitit, gjen golin sërish edhe Veldin Hoxha appeared first on Telegrafi.

Bernard Berisha largohet nga Akhmat Grozny pas tetë vjetësh

17 July 2025 at 16:28

Pas më shumë se tetë viteve të kaluara në futbollin rus, Bernard Berisha ka mbyllur kapitullin e tij me Akhmat Grozny.

Klubi çeçen njoftoi të enjten se mesfushori kosovar dhe klubi kanë rënë dakord për një shkëputje të kontratës me marrëveshje të përbashkët.

Berisha nuk ishte thjesht një lojtar për Akhmatin – ai u kthye në një figurë simbol. Me 199 paraqitje, 28 gola dhe 23 asistime, ai la gjurmë të pashlyeshme në historinë e klubit.

Në njoftimin zyrtar, Akhmat Grozny e përshkroi Bernardin si “një profesionist shembullor, një lider në fushë dhe një njeri i dashur jashtë saj”.

“Për tifozët tanë, Bernard Berisha është bërë më shumë se një futbollist. Ai është kthyer në idhullin e tyre. Faleminderit për gjithçka, vëlla! Paç fat në rrugëtimin tënd të radhës,” shkruan klubi çeçen.

Berisha iu bashkua futbollit rus në janar të vitit 2016 kur firmosi për Anzhi Makhachkala, ndërsa vetëm pas një viti kaloi te Terek Grozny, që sot njihet si Akhmat Grozny.

Në vitet e tij të arta, Berisha ishte një prej figurave kryesore të skuadrës, por vitet e fundit hapësirat për të në fushë u limituan. Megjithatë, dashuria dhe respekti ndaj tij nuk munguan asnjëherë.

Berisha është pjesë e historisë së futbollit kosovar, duke qenë një nga futbollistët që përfaqësoi Kosovën në fillimet e saj si shtet i pavarur në arenën ndërkombëtare.

Në të kaluarën, 33-vjeçari ka luajtur për Besën e Pejës, më pas për Besën e Kavajës dhe Skënderbeun e Korçës, me të cilin fitoi dy tituj kampioni dhe një Superkupë të Shqipërisë. /Telegrafi/

The post Bernard Berisha largohet nga Akhmat Grozny pas tetë vjetësh appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Mirlind Daku mbetet te Rubin, nënshkruan deri në vitin 2029

13 July 2025 at 13:32

Mirlind Daku ka zgjatur qëndrimin te Rubin Kazan, duke nënshkruar një kontratë të re që e mban të lidhur me klubin rus deri në vitin 2029.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës dhe do të vijojë të jetë një pjesë kyçe e projektit të klubit.

Daku ishte shumë pranë transferimit te Zeniti, por marrëveshja u prish në momentet e fundit, duke e hapur rrugën për rinovimin me Rubin Kazan.

Zyrtarizimi i marrëveshjes erdhi përmes një videoje kreative, e frymëzuar nga seriali i famshëm “Squid Game”.

Në klipin simbolik, Daku zgjedh letrën e kuqe që përfaqëson Rubin Kazanin dhe i gjuan bluzës blu të Zenitit, një mënyrë origjinale për të shpallur vendimin e tij.

Klubi rus i ka plotësuar kërkesat financiare të sulmuesit shqiptar, gjë që ka ndikuar direkt në vendimin për të rinovuar kontratën.

Më parë, kontrata e Dakut ishte e vlefshme deri në verën e vitit 2026, por tani ai është i lidhur me Rubinin edhe për tri sezone të tjera. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Mirlind Daku mbetet te Rubin, nënshkruan deri në vitin 2029 appeared first on Telegrafi.

Mirlind Daku, mes më të paguarve në Rusi – vetëm dy futbollistë marrin më shumë

4 July 2025 at 00:07

Mirlind Daku pritet të bëhet një nga futbollistët më të paguar në Ligën Premier Ruse (RPL), pas marrëveshjes së re të arritur me klubin Rubin Kazan.

Kontrata e re do të jetë e vlefshme deri në vitin 2029 dhe përfshin një pagë vjetore prej 2.5 milionë eurosh neto, pa përfshirë bonuset, një rritje e ndjeshme nga 700 mijë eurot që ai merrte më parë.

Me këtë marrëveshje, Daku pozicionohet menjëherë pas dy lojtarëve më të paguar aktualisht në kampionatin rus: Jhon Cordoba i Krasnodarit (4 milionë euro) dhe Wilmar Barrios i Zenitit (5 milionë euro).

Krahasimi tregon se Daku tashmë është në elitën financiare të ligës, duke reflektuar edhe rolin e tij si lider dhe golashënues kryesor i Rubinit me 25 gola dhe 12 asistime në dy sezonet e fundit.

Për dallim nga Daku, që zgjodhi të mbetet te Rubin, Cordoba dhe Barrios luajnë për skuadra që çdo vit luftojnë për titullin.

Megjithatë, Rubin po ndërton projektin rreth Dakut, duke e vendosur atë në qendër të skuadrës për sezonet e ardhshme dhe duke shtuar klauzolë largimi vetëm për klubet jashtë RPL-së.

Pavarësisht kësaj page të lartë, ekspertët e futbollit rus vlerësojnë se Daku e meriton investimin. Ai shihet si një sulmues i kompletuar dhe vendimtar për ambiciet e Rubinit në sezonin e ardhshëm.

Ish-trajneri i kombëtares ruse, Boris Ignatyev, pastaj Valeri Nepomnyashchiy, ish-trajner i Kamerunit dhe Tom Tomsk dhe Rinat Bilyaletdinov, ish-trajner i Rubinit, të gjithë e pranuan se paga e Mirlnd Dakut është e duhura, duke e vlerësuar lartë sulmuesin shqiptar. /Telegrafi/ 

The post Mirlind Daku, mes më të paguarve në Rusi – vetëm dy futbollistë marrin më shumë appeared first on Telegrafi.

Fico: Sllovakia nuk do të mbështesë sanksionet kundër Rusisë pa garanci për…

27 June 2025 at 13:25

Kryeministri sllovak Robert Fico përsëriti sot se Sllovakia nuk do ta mbështesë paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë, përveç nëse merr garanci nga Komisioni Evropian që do të siguronin që ndalimi i propozuar i importimit të gazit rus nga janari i vitit 2028 nuk do të kërcënojë sigurinë energjetike të vendit.

Fico, një ditë pas samitit njëditor të Këshillit Evropian në Bruksel, shtoi se çmimet e energjisë mbeten një temë kyçe edhe për shumë udhëheqës të tjerë të BE-së, raportoi TASR.

“Nëse ky vendim nuk na dëmton, nëse na garantohet një sasi e mjaftueshme gazi me një çmim konkurrues, nëse na garantohen tarifat aktuale të tranzitit dhe nëse ka një garanci për mbulimin e kostove në rast se humbasim mosmarrëveshjen me Gazprom, do të jemi të kënaqur”, tha Fico, i cili para fillimit të samitit foli me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në lidhje me iniciativën “REPowerEU” dhe garancitë e mundshme.

Fico vlerësoi qasjen konstruktive të Komisionit. Kryeministri sllovak theksoi se gjatë bisedimeve me disa udhëheqës të vendeve të BE-së, ai vuri re se çështja e çmimeve të energjisë është shumë e rëndësishme edhe për anëtarët e tjerë.

“Ata e kuptojnë problemin tonë kur ua shpjegoj”, theksoi ai.

Një tjetër temë kyçe e samitit ishte mbrojtja dhe siguria evropiane. Fico tha se diskutimet u përqendruan në vendimin e NATO-s që anëtarët të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në pesë përqind të PBB-së së tyre deri në vitin 2035, si dhe në prokurimin dhe prodhimin e përbashkët .

“Sllovakia nuk do t’i rrisë shpenzimet e mbrojtjes me asnjë cent deri në vitin 2026. Ne do të mbetemi në të njëjtin nivel si në vitin 2025”, tha Fico.

The post Fico: Sllovakia nuk do të mbështesë sanksionet kundër Rusisë pa garanci për… appeared first on Euronews Albania.

Baton Zabërgja pritet të shitet në Rusi, ylli vushtrrias do të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit shqiptar

25 June 2025 at 11:37

Baton Zabërgja pritet të bëhet lojtari më i shtrenjtë në historinë e Superligës së Shqipërisë, duke lënë pas çdo transferim të regjistruar edhe në Superligën e Kosovës.

Një klub nga Rusia është pranë dërgimit të një oferte zyrtare për Dinamon e Tiranës, për të siguruar shërbimet e sulmuesit kosovar që po shkëlqen këtë sezon.

Telegrafi mëson se skuadra ruse Rubin Kazan e ka bërë prioritet transferimin e yllin e Dinamo Cityt.

Dinamo ka vendosur një çmim prej 2.5 milionë eurosh dhe është në pritje të konfirmimit të ofertës nga klubi rus. Nëse marrëveshja finalizohet, Zabërgja do të bëhet lojtari më i vlefshëm që ka dalë ndonjëherë nga Kategoria Superiore e Shqipërisë.

Në 42 ndeshje zyrtare këtë edicion në të gjitha garat, Zabërgja ka shënuar 15 gola dhe ka dhuruar 10 asistime, duke u shndërruar në një nga lojtarët më vendimtarë të Dinamos.

24-vjeçari ka nisur karrierën te Vushtrria dhe më pas ka luajtur për Drenicën dhe Gjilanin në futbollin e Kosovës, para se të transferohej në Shqipëri.

Ironikisht, Dinamo e Tiranës e mori atë falas nga Gjilani dhe tani është shumë pranë një shitjeje historike që mund të hyjë në librat e rekordeve të futbollit shqiptar.

Zabërgja është edhe pjesë e Kombëtares A të Kosovës, duke përfaqësuar vendin e tij në arenën ndërkombëtare dhe duke rritur edhe më shumë profilin e tij.

Ky transferim i mundshëm shihet si një sukses i madh financiar për Dinamon, që do të përfitojë ndjeshëm nga shitja e një lojtari të marrë pa kosto dhe që është kthyer në një aset të çmuar brenda një kohe të shkurtër. /Telegrafi/

The post Baton Zabërgja pritet të shitet në Rusi, ylli vushtrrias do të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit shqiptar appeared first on Telegrafi.

Sulmi ndaj Iranit/ Ambasadori rus në OKB: SHBA-të kanë hapur një “kuti të Pandorës”

22 June 2025 at 22:29

Ambasadori i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya, u tha anëtarëve të Këshillit të Sigurimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës “kanë treguar edhe një herë përçmimin e plotë ndaj qëndrimit të komunitetit ndërkombëtar” me sulmet e tyre ndaj objekteve bërthamore në Iran. “Ato janë të gatshme jo vetëm të mbyllin sytë para vrasjes së dhjetëra mijëra […]

The post Sulmi ndaj Iranit/ Ambasadori rus në OKB: SHBA-të kanë hapur një “kuti të Pandorës” appeared first on BoldNews.al.

“Kosova më donte sinqerisht, budallallëk që prita kaq gjatë” – Veldin Hoxha flet për vendimin që të përfaqësojë Dardanët

17 June 2025 at 23:35

Mesfushori i Rubin Kazan, Veldin Hoxha, ka folur për jetën e tij aktuale në Rusi, për të kaluarën në Kroaci dhe mbi vendimin për ta përfaqësuar Kosovën në arenën ndërkombëtare.

I rritur në sistemin e futbollit kroat, Hoxha ka qenë pjesë e të gjitha grupmoshave të kombëtares së Kroacisë, duke përfshirë edhe 24 paraqitje për U21.

Në një intervistë për mediumin kroat Rijeka Danas, Hoxha theksoi se vendimi për të përfaqësuar Kosovën erdhi pas një periudhe të gjatë reflektimi.

“Kosova më donte sinqerisht. Bisedimet kanë vazhduar për më shumë se dy vjet. Ishte budallallëk nga ana ime të prisja më gjatë. Ata treguan se më donin dhe kjo më bindi. Jam i lumtur që mora atë vendim”, ka thënë ai.

Federata e Futbollit të Kosovës pritet ta ftojë Hoxhën për ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Kupën e Botës 2026, ku “Dardanët” përballen me Zvicrën dhe Suedinë në muajin shtator.

Kosova do të luajë ndaj Zvicrës në Basel, ndërsa do të presë Suedinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Këto dy sfida janë të parat për Kosovën në ciklin kualifikues drejt Kampionatit Botëror. /Telegrafi/ 

The post “Kosova më donte sinqerisht, budallallëk që prita kaq gjatë” – Veldin Hoxha flet për vendimin që të përfaqësojë Dardanët appeared first on Telegrafi.

Komisioni Evropian planifikon sanksione kundër Moskës

By: user7
11 June 2025 at 09:13

Komisioni Evropian ka paraqitur propozimin e tij për paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë. Masat e reja ndëshkuese synojnë kryesisht të ardhurat ruse nga burimet e energjisë dhe industria e armëve, njoftoi Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen. Presioni mbi Rusinë do të rritet, deklaroi von der Leyen në Bruksel. Forca është e vetmja gjuhë që Moska e kupton.

BE, vendet e G7-ës dhe Australia ranë dakord në dhjetor 2022 për një çmim tavan për naftën ruse për të ulur të ardhurat e Moskës nga eksportet e energjisë. Me këtë ulje të re të çmimit, Komisioni synon t’i përgjigjet kushteve në ndryshim të tregut, deklaroi von der Leyen.

Që nga futja e këtij limiti, çmimi global i naftës së papërpunuar është afruar gradualisht te 60 dollarë, madje ka rënë shkurtimisht nën këtë nivel. Presidentja e Komisionit shpjegoi se ulja do të diskutohet në samitin e G7 javën e ardhshme në Alberta, Kanada. Ajo shprehu “besim të madh se do ta arrijmë këtë qëllim”. Tavani i çmimit të naftës pritet të ulet nga 60 dollarë në 45 dollarë për fuçi.

Propozimi përfshin gjithashtu 77 anije të tjera të flotës fantazmë ruse dhe kompani tregtare nafte. Përveç kësaj, 22 banka të tjera ruse do të shtohen në listën e sanksioneve.

Von der Leyeni përmendi masa të tjera, të tilla si ndalime të reja eksporti për makineri, metale, plastikë dhe kimikate, si dhe mallra dhe teknologji me përdorim të dyfishtë “që mund të përdoren për të prodhuar drona, raketa dhe sisteme të tjera armësh”.

Në paketën e tyre të fundit të sanksioneve, të miratuar disa javë më parë, shtetet anëtare të BE ndërmorën veprime më të forta kundër të ashtuquajturës flotë fantazmë ruse të dedikuar për transportimin e naftës dhe produkteve të naftës. Përveç kësaj, dhjetëra kompani të përfshira në anashkalimin e sanksioneve ekzistuese ose mbështetjen e industrisë ruse të armëve u përfshinë në listë.

Merz dënon sulmet e fundit

Në ditët e fundit, ka pasur një valë sulmesh kundër qyteteveukrainase, së fundi të martën. Sipas autoriteteve, të paktën dy persona u vranë në qytetin portual jugor të Ukrainës, Odesë. Katër persona u plagosën gjithashtu në sulmet në kryeqytetin Kiev.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski deklaroi të enjten se ky ishte një nga sulmet më të mëdha kundër Kievit deri sot. Përveç Odesës, u prekën edhe rajonet e Dnipro dhe Chernihiv.

Kancelari Federal Friedrich Merz (CDU) akuzoi Rusinë për “krimet më të rënda të luftës” përballë sulmeve të fundit ndaj Kievit dhe qyteteve të tjera ukrainase.

Rusia ka sulmuar “në mënyrë të synuar dhe të pamëshirshme” popullsinë civile të Ukrainës në ditët e fundit me dronë të shumtë dhe raketa, tha Merzi në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin holandez Dick Schoof. Sulmet masive të Rusisë përbëjnë “terror kundër popullsisë civile” dhe “çdo gjë tjetër përveç një përgjigjeje proporcionale” ndaj sulmeve “shumë të përcaktuara” të Ukrainës kundër aeroporteve ushtarake ruse, shtoi kancelari./ DW

The post Komisioni Evropian planifikon sanksione kundër Moskës appeared first on Lapsi.al.

Fico: Sllovakia do bllokojë çdo përpjekje të BE për të vënë sanksione ndaj Rusisë

8 June 2025 at 19:59

Sllovakia do të bllokojë çdo përpjekje të Bashkimit Evropian për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, tha sot kryeministri sllovak Robert Fico, pasi parlamenti i vendit miratoi një rezolutë duke i kërkuar qeverisë të mos mbështesë asnjë masë të re ndëshkuese kundër Moskës.

Fico shtoi se Sllovakia dëshiron të mbetet konstruktive brenda BE-së, por në të njëjtën kohë tha se rezoluta e parlamentit është një instrument politik që mbart një mesazh të fortë, raportoi Reuters.

“Nëse ka sanksione që do të na dëmtojnë, unë kurrë nuk do të votoj për to”, tha ai në konferencën për shtyp.

Sllovakia, anëtare e NATO-s dhe BE-së, është ndarë nga aleatët e saj perëndimorë në lidhje me qëndrimin e saj ndaj Ukrainës që kur Fico dhe qeveria e tij e koalicionit nacionalist të krahut të majtë erdhën në pushtet, raportoi Reuters.

Bratislava ndaloi furnizimin e ndihmës ushtarake shtetërore për Kievin gjatë luftës me Rusinë.

Fico është gjithashtu kundërshtar i sanksioneve tregtare të vendit, duke deklaruar se ato dëmtojnë Sllovakinë dhe BE-në më shumë sesa Moskën.

Për momentin, nuk është e qartë se deri në çfarë mase rezoluta e miratuar nga parlamenti është kushtetuese e detyrueshme, sipas Reuters.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Fico: Sllovakia do bllokojë çdo përpjekje të BE për të vënë sanksione ndaj Rusisë appeared first on Euronews Albania.

Trump do të vendosë sanksione kundër Rusisë, por ka një kusht

7 June 2025 at 17:18

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se mund të vendosë sanksione shtesë kundër Rusisë, por vetëm nëse e konsideron të nevojshme.

Ky deklarim u bë nga Trump për gazetarët në bordin e Air Force One, ku ai theksoi se do të përdorte këtë mundësi vetëm “nëse Rusia nuk bën një marrëveshje ose nuk ndalon gjakderdhjen” në Ukrainë.

Trump theksoi se senatorët, të cilët kanë mbështetur një projektligj për të forcimin e sanksioneve ndaj Rusisë, ia kanë lënë atij vendimin përfundimtar për këtë çështje.

Presidenti tha se projektligji është shumë i vështirë dhe se do të kursehej shumë kohë nëse ai vendoste të përdorte sanksionet.

“Nuk fola me ta për këtë. Ata kanë një projektligj, por vendimi varet nga unë, është zgjedhja ime. Ata e parashikuan në atë mënyrë dhe do të kursejë shumë kohë nëse ndodh. Kështu që jam dakord me këtë. Nuk kam vendosur ende ta përdor. Është një projektligj shumë i vështirë”, shtoi presidenti i SHBA-së.

Pavarësisht mbështetjes nga disa anëtarë të Kongresit, Trump tha se ende nuk kishte marrë një vendim për të zbatuar sanksione të reja dhe se do të merrte një vendim të mirëfilltë në të ardhmen, në varësi të zhvillimeve të mëtejshme të situatës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Trump do të vendosë sanksione kundër Rusisë, por ka një kusht appeared first on Euronews Albania.

Sanksione të rrepta kundë Rusisë? Trump skeptik: Do ta shqyrtoj…

31 May 2025 at 08:20

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se nuk është i sigurt nëse do ta mbështesë projektligjin e hartuar nga Senati për shtrëngimin e sanksioneve kundër Rusisë.

Ky projektligj, i iniciuar nga senatorët Lindsey Graham (republikan) dhe Richard Blumenthal (demokrat), propozon një paketë të ashpër sanksionesh kundër Rusisë dhe partnerëve të saj tregtarë, nëse Moska refuzon propozimet për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë.

Në një deklaratë për gazetarët, Trump tha: “Nuk e di. Duhet ta shoh. Do ta shqyrtoj.” Kjo përgjigje erdhi kur ai u pyet nëse do ta mbështeste ligjin, që synon të vendosë tarifa deri në 500% për importet e mallrave nga vendet që blejnë naftë, gaz dhe mallra të tjera nga Rusia.

Në të njëjtën ditë, në Kiev, senatorët Graham dhe Blumenthal diskutuan mbi mundësinë e fillimit të punës në Dhomën e Lartë të Kongresit për këtë projektligj. Graham, i cili ka qenë një kritik i ashpër i politikave të Kremlinit, shprehu besimin se ligjvënësit do të fillonin diskutimet javën e ardhshme, dhe se disa ligjvënës në Dhomën e Përfaqësuesve ishin gjithashtu të gatshëm të mbështesnin një dokument të ngjashëm.

Ky projektligj ka ardhur pas një iniciative të dy partive në Kongres, ku një grup prej 50 senatorësh paraqiti një dokument që propozon sanksione të ashpra për të ndëshkuar Moskën për refuzimin e propozimeve të Uashingtonit lidhur me konfliktin në Ukrainë.

Në një raport të Axios, që citoi burime të afërta me Trump, thuhet se pas një bisede telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, Trump u ka thënë udhëheqësve evropianë dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, se nuk kishte ndërmend të vendoste sanksione të reja kundër Rusisë. Sipas Trump, Moska kishte treguar interes të sinqertë për të zgjidhur çështjen e Ukrainës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sanksione të rrepta kundë Rusisë? Trump skeptik: Do ta shqyrtoj… appeared first on Euronews Albania.

OKB: Sulmet e Rusisë me dronë në Herson të Ukrainës përbëjnë krim lufte

29 May 2025 at 12:39

Ushtria ruse ka kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit duke i sulmuar me dronë shënjestrat civile në rajonin jugor të Ukrainës, Herson, sipas një raporti të ri të Kombeve të Bashkuara.

Raporti i Komisionit të Pavarur Ndërkombëtar për Hetime në Ukrainë – i publikuar më 28 maj – është prova më e fundit që dëshmon për krime të mundshme të kryera nga autoritetet civile apo ushtarake të Rusisë në Ukrainë.

“Forcat e Armatosura të Rusisë kanë kryer krime kundër njerëzimit përmes vrasjeve dhe krime lufte duke sulmuar civilët, përmes një modeli të sulmeve me dronë që kanë zgjatur me muaj dhe që kanë shënjestruar civilët në bregun e djathtë të lumit Dnieper në Herson”, thuhet në raportin e komisionit.

Në fund të vitit 2022, disa muaj pas fillimit të pushtimit të plotë, forcat ukrainase arritën t’i zmbrapsin pjesërisht trupat ruse nga rajoni i Hersonit. Forcat ruse u tërhoqën nga brigjet perëndimore të lumit Dnieper në drejtim të lindjes, i cili është pjesë e rajonit të Hersonit.

Prej asaj kohe, trupat ruse kanë vazhduar të bombardojnë qytete dhe fshatra në bregun përballë, përfshirë edhe qytetin e Hersonit. Në vitin 2023, forcat ukrainase tentuan të krijojnë një pikëmbështetje në bregun lindor të Dnieperit për të shtyrë më tej trupat ruse, por kjo përpjekje dështoi.

Gati 150 civilë janë vrarë në fushatën e sulmeve me dronë që, sipas komisionit, nisi në verën e vitit 2024; dhe qindra të tjerë janë plagosur – shumë prej tyre ndërsa kryenin punët e tyre të përditshme brenda apo jashtë shtëpive të tyre. Operatorët e dronëve përdorën video në kohë reale për t’i ndjekur dhe goditur civilët, thuhet në raport.

Edhe ambulancat, të cilat janë të mbrojtura sipas ligjit ndërkombëtar, kanë qenë në shënjestër të këtyre sulmeve.

Sulmet ruse “janë kryer me qëllimin kryesor për të përhapur terror mes popullsisë civile, duke e shkelur ligjin humanitar ndërkombëtar”, tha paneli i ekspertëve, që funksionon në kuadër të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post OKB: Sulmet e Rusisë me dronë në Herson të Ukrainës përbëjnë krim lufte appeared first on Euronews Albania.

Lokomotiva Moska mbyll derën për transferimin e Mirlind Dakun, çmimi i kërkuar nga Rubin Kazan konsiderohet i lartë  

28 May 2025 at 20:15

Mirlind Daku pëlqehet shumë nga Lokomotiva Moska, por klubi nga kryeqyteti rus, nuk është i gatshëm të paguajë shumën e kërkuar nga Rubin Kazan.  

Drejtuesit e klubit rus kanë refuzuar kategorikisht idenë për të investuar 10 milionë euro për sulmuesin e Rubin Kazanit, çmim që është vendosur nga klubi aktual i Dakur. 

“E përjashtojmë një opsion të tillë që në start”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i Lokomotivës, Vladimir Leonchenko, për “rusfootball.info”, duke hedhur poshtë çdo mundësi për një marrëveshje në këtë shumë. 

Në afatin e dimrit, emri i Dakut ishte lakuar disa herë në mediat ruse si një objektiv i Lokomotivës, por negociatat nuk u konkretizuan.  

Ndërkohë, interesimi për sulmuesin shqiptar nuk ka munguar as nga klube të tjera, konfirmon babai i tij, Fehmi Daku. 

“Rubini ka marrë disa oferta për Mirlindin, por vendimet do të merren pas ndeshjeve ndërkombëtare. Djali im do të ulet të bisedojë me klubin kur të kthehet nga detyrat me Kombëtaren shqiptare”, deklaroi ai për “Sport 24”. 

Daku është aktualisht i angazhuar me Shqipërinë, që po përgatitet për dy sfida të rëndësishme në kuadër të kualifikueseve për Botërorin 2026: ndaj Serbisë më 7 qershor dhe Letonisë më 10 qershor. 

Me një sezon të suksesshëm në Rusi, ku regjistroi 15 gola dhe 8 asistime, Daku vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. /Telegrafi/  

The post Lokomotiva Moska mbyll derën për transferimin e Mirlind Dakun, çmimi i kërkuar nga Rubin Kazan konsiderohet i lartë   appeared first on Telegrafi.

❌
❌