Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Riona Sylejmani – Një zë i ri stilistik që fuqizon kujtesën dhe gruan nëpërmjet modës

By: Kult Plus
27 July 2025 at 20:31

Nga Hajrush Fazliu

Krijimtaria artistike e dizajnatores së re Riona Sylejmani, e prezantuar para publikut artdashës gjilanas dhe më gjerë, nën titullin “Fuqizimi i Grave dhe Moda gjatë viteve ’90 në Kosovë”, përfaqëson një dëshmi vizuale dhe konceptuale të një periudhe të trazuar, të përplasur ndërmjet represionit dhe një vetëdijeje të re shoqërore.

Ekspozita sjell një dialog të thellë midis të kaluarës dhe të tashmes përmes veshjeve të ruajtura nga fundi i shekullit XX dhe krijimeve bashkëkohore që komunikojnë me to në një gjuhë estetike të guximshme. Këto veshje nuk janë thjesht pjesë të një arkive mode – ato janë narrativa tekstile të identitetit femëror në Kosovë, një histori që rrëfehet përmes fijeve, formave dhe ngjyrave.

Veshjet e paraqitura mishërojnë kodin estetik të grave gjatë kohës së luftës, një kohë kur moda ishte një akt rezistence, vetëpërkufizimi dhe ruajtjeje të dinjitetit. Ato karakterizohen nga materiale të pasura dhe me ngarkesë simbolike – kadife, saten, dantella – që në atë kohë përfaqësonin përkatësinë, kulturën dhe shpresën.

Riona sjell në pah silueta të veçanta: fustane për darka, martesa dhe ngjarje familjare, që ishin shpesh të vetmet hapësira për vetëshprehje dhe bukuri në kohë represioni. Dizajnet e saj eksperimentale përdorin nota ironike, poetike dhe kritike për të risjellë imazhet e asaj periudhe të dhimbshme.

Ndër tiparet dalluese të koleksionit janë:

Fustani i bardhë me vrima, që ngjan me një fustan nusesh të rrënuar – një metaforë e fuqishme për martesat e detyruara, dhunën dhe çnjerëzimin e gruas gjatë luftës. Një veshje që flet më shumë se çdo fjalë.

Krijimi me copa të qepura, butona dhe tekstile të mbledhura, që përçon narrativën e fragmentimit, mbijetesës dhe rindërtimit – një koment i thellë mbi gruan si arkitekte të qëndrueshmërisë dhe transformimit.

Fustani konceptual me prerje të hapura dhe strukturë grafike, që ndërthur sensualitetin me forcën, si një reflektim mbi rikonceptimin bashkëkohor të feminitetit përtej normave dhe tabuve.

Fustanet me ngjyra të ndara dhe lule shumëngjyrëshe mbi rrjetë, të frymëzuara nga flamuri shqiptar dhe dhimbjet e luftës, ofrojnë një kombinim të ndjeshëm dhe të fuqishëm mes trishtimit dhe shpresës.

Moda, në këtë ekspozitë, shndërrohet në një gjuhë të heshtur politike – që nga rrobat e thjeshta të ruajtura me kujdes në kohë izolimi, deri te instalacionet artistike të frymëzuara nga trauma, dhimbja dhe rezistenca. Gratë nuk ishin vetëm bartëse të modës, por krijuese të saj – një akt emancipimi dhe vetëdijesimi kolektiv.

Kjo krijimtari stilistike e Rionës është një akt dokumentimi, proteste dhe rilindjeje. Ajo ndërthur kujtesën historike me kreativitetin bashkëkohor, duke e kthyer ekspozitën në një hapësirë reflektimi mbi rolin dhe zërin e gruas në shoqërinë kosovare – dikur dhe sot.

Suksese Riona Sylejmani në rrugëtimin tënd krijues dhe stilistik – zëri yt tashmë ka filluar të rezonojë fuqishëm në skenën e artit dhe modës!

Shënim: Ekspozita është kuruar nga Riona Sylejmani dhe përfshinte punime të studentëve të saj, të frymëzuara nga rrëfime personale të grave gjatë viteve ’90 në Kosovë. Kjo përbën një dialog ndërbreznor mbi modën, kujtesën dhe rezistencën.

Perlat e muzikës shqiptare këmbuan mbrëmë në Prishtinë, ‘Zanat’ me koncertin e parë organizuar nga vetë ansambli

By: Kult Plus
18 June 2025 at 23:19

Flonja Haxhaj

Mbrëmë, në sallën kryesore të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, në një atmosferë të ngrohtë dhe përplot emocione, ansambli vokal “Zanat” solli një koncert të veçantë me këngë të vjetra shqipe të përpunuara, duke shënuar kështu një moment historik në rrugëtimin e tij artistik, shkruan KultPlus.

Themeluar në vitin 2017,  ndonëse ishte pjesëmarrës në shumë koncerte të tjera të përbashkëta, kjo ishte hera e parë që ansambli ndërmori vetë organizimin e një koncerti të plotë.

Ky koncert i veçantë si për grupin, ashtu edhe për publikun , u hap me këngën “Motra ime Doruntine”, një këngë kjo e cila përgatiti publikun për një natë që do të pasonte me këngë që ringjallnin memorjen kulturore kolektive. Pas saj, u interpretua “Po vijnë krushqit fushave”, ndërsa kënga “Kënga juaj shpirtin ma rrëmben”, e shoqëruar nga pianistja Pranvera Hoxha, i dha publikut një atmosferë sa gazmore aq edhe nostalgjike.

Koncerti vijoi me “O moj ti me sytë e zi” dhe “O bilbil”, e cila u shoqërua nga instrumentisi Patris Berisha.

Mbrëmja vazhdoi me disa nga perlat e repertorit shqiptar si “Baresha”, “Perëndeshë e bukurisë më je”, “Kur një ditë të kthehesh ti”, “Kur bie fyelli, çiftelia” dhe “Të fala nga Prishtina” – secila prej tyre e interpretuar me përkushtim të veçantë dhe me një harmoni që dëshmonte punën dhe përkushtimin e pesë anëtareve të këtij ansambli.

Ndërkaq, si një dhuratë për publikun, ‘Zanat’ interpretuan këngën ‘Këngë moj’, një përmbyllje kjo që u pasua me një grumbull duartrokitjesh nga publiku që kishte mbushur çdo cep të sallës, si një dëshmi për lidhjen që ansambli ka krijuar me artdashësit.

Ansambli “Zanat”, përbërë nga Elida Kryeziu, Albana Piperku, Arstina Kadiu -Kelmendi, Diellza Sylejmani, mbrëmë patën edhe një tjetër veçanti me paraqitjen e Elona Sadikut për herë të parë si anëtarja më e re e grupit.

E emocionuar nga përjetimi i saj i parë si pjesë e ansamblit “Zanat”, Elona Sadiku, anëtarja më e re e grupit, tha për KultPlus se ndjehet e lumtur me paraqitjen e saj të parë bashkë me ‘Zanat’, dhe në koncertin e parë të organizuar nga ky ansambël.

“Koncerti shkoi shumë mirë, edhe pse unë kisha shumë emocione, për shkak se ishte hera e parë që unë performoj me ‘Zanat’, aq më tepër kur performoj në një koncert solistik i organizuar për herë të parë nga ky ansambël. Është ndjenjë e veçantë me qenë pjesë e këtyre grave kaq puntore, kaq puntore, muzikante e artiste të shkëlqyera, andaj për mua është nder dhe privilegj të jem pjesë e ansamblit ‘Zanat’. Mund të them që jemi përshtatur mjaft mirë  për shkak sepse bashkë me anëtaret e ansamblit jemi pjesë e Filharmonisë së Kosovës dhe kemi një bashkëpunim shumë të mire”, tha Sadiku, duke shtuar mes tjerash se ky koncert ishte rezultat i një pune intezive përgjatë muajit të fundit, për të pasur rezultatin që e arritën në këtë mbrëmje.

Pas koncertit, solistja Elida Kryeziu ndau me KultPlus përjetimet e saj rreth këtij momenti të veçantë, duke theksuar jo vetëm përmbushjen e suksesshme të gjithë planit artistik, por edhe rëndësinë e ruajtjes së këtyre këngëve që ato interpretuan në këtë koncert.

“Koncerti shkoi ashtu siç e kemi paramenduar, gjithçka shkoi sipas planit tonë. Sot po ashtu patëm një paraqitje të re, Elonën e cila është anëtare e re, por është adaptu menjëherë dhe ne jemi adaptuar shumë shpejt me të. Repertuarin zakonisht e zgjedhim vetë, po duke i falënderu edhe kompozitorët tanë, të cilët edhe na ndihmojnë nëpër zgjedhjen e këngëve kur jemi në mëdyshje. Në vitin 2017, kur ne kemi filluar, i kemi nxjerrë disa këngë nga sirtari, këngë që pothuajse janë zhdukur e nuk janë kënduar dhe kemi qenë ne ‘Zanat’ që i kemi marrë edhe i kemi ripërpunuar dhe sot të gjitha këngët kanë filluar të këndohen”, u shpreh Kryeziu për KultPlus.

Pas mbylljes së suksesshme të koncertit, edhe solistja Diellza Sylejmani ndau përshtypjet e saj për KultPlus, duke reflektuar mbi mirëpritjen e  publikut dhe rëndësinë e rikthimit të këngëve të vjetra shqiptare në vëmendje.

“Koncerti shkoi shumë mirë, publiku e pëlqeu shumë. Gjithashtu me anëtaren e re, Elonën, normalisht po ndjehemi shumë mirë dhe i ka dhënë një freski shumë të mirë ansamblit. Aranzhues të këngëve kanë qenë Edon Ramadani, Memli Kelmendi, Valton Beqiri edhe Kushtrim Gashi. Unë e pashë që sonte publiku i pëlqeu shumë këngët, për shkak se janë këngë shumë të bukura, të vjetra shqipe, ndoshta që kanë mbetë në harresë në njëfarë mënyre dhe ne po i rikthejmë, e publikut po i pëlqen kjo”, theksoi Sylejmani.

Ndërkaq, ‘Zanat’ paralajmërojnë plane të shumta për të ardhmen, përfshirë koncerte të reja, turne muzikore dhe organizimin e eventeve të tjera kulturore që synojnë promovimin e trashëgimisë muzikore shqiptare./KultPlus.com

Biblioteka “Hivzi Sulejmani” në Ulpianë i rikthehet komunitetit me një hapësirë të rifreskuar

By: Kult Plus
9 June 2025 at 14:15

Drejtoresha e Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi, ka njoftuar se është përuruar hapësira e rifunksionalizuar e degës së Bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në Ulpianë. Ajo theksoi se ambienti i rinovuar është tashmë i hapur për komunitetin dhe ofron kushte më të mira për qasje në dije dhe kulturë.

“Fëmijët pushtuan me gëzim hapësirën e degës së Bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në Ulpianë, ku përuruam dhe rifunksionalizuam një ambient të rikthyer për komunitetin”, ka shkruar Halimi.

Hapësira u mbush me gëzimin dhe energjinë e fëmijëve, të cilët ishin pjesë e aktivitetit përurues. Sipas Halimit, kjo bibliotekë po bëhet sërish një vend i dashur për të gjitha moshat./KultPlus.com

SHBA: Kosovari Lirim Sylejmani dënohet me burg për bashkim me IS-in

By: Ela
3 June 2025 at 12:15

Lirim Sylejmani, 49 vjeç, i lindur në Kosovë dhe me shtetësi amerikane, është dënuar me 10 vjet burg nga një gjykatë federale në Uashington për pjesëmarrje në trajnim ushtarak me organizatën terroriste grupi militant (IS) dhe për përfshirje në të paktën një përballje të armatosur kundër forcave të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të. Sylejmani, i njohur edhe […]

The post SHBA: Kosovari Lirim Sylejmani dënohet me burg për bashkim me IS-in appeared first on BoldNews.al.

Luftoi kundër trupave amerikane me ISIS-in, gjykata në SHBA dënon shqiptarin

By: fra nc
3 June 2025 at 11:47

Një 49-vjeçar nga Kosova, i cili ka edhe shtetësi amerikane, është dënuar me 10 vite burg nga një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara për pjesëmarrje në organizatën terroriste ISIS. Lirim Sylejmani, i njohur edhe me emrin Abu Sulayman al-Kosovi, u shpall fajtor për marrjen e trajnimit ushtarak nga një organizatë e shpallur terroriste.

Vendimi ndaj tij u shpall më 2 qershor 2025 nga gjykatësi federal Rudolph Contreras në Gjykatën e Qarkut në Uashington, ndërsa pas përfundimit të dënimit, Sylejmani do të mbetet nën mbikëqyrje të përjetshme.

Lajmi u bë i ditur nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, përmes një deklarate të përbashkët të Prokurores Jeanine Ferris Pirro, drejtueses së Divizionit të Sigurisë Kombëtare, Sue Bai, dhe përfaqësuesve të FBI-së të angazhuar në fushën e kundër-terrorizmit.

“Sylejmani do të kalojë një dekadë në burg duke reflektuar për tradhtinë që i bëri këtij vendi. Kushdo që mendon se ISIS është përgjigjja, duhet të mendojë sërish. Ne do të ndalojmë çdo individ që kërcënon sigurinë e qytetarëve tanë”, deklaroi prokurorja Pirro.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Sylejmani udhëtoi për në Siri në nëntor të vitit 2015, së bashku me familjen, me qëllim për t’iu bashkuar organizatës terroriste ISIS. Ai qëndroi në zonat e kontrolluara nga grupi ekstremist deri në fillim të vitit 2019.

Gjatë kësaj periudhe, Sylejmani mori një trajnim intensiv ushtarak 21-ditor, ku u stërvit me armë si AK-47, M-16 dhe granata dore. Pas trajnimit, ai u emërua në një njësi luftarake në Mosul të Irakut dhe dha betimin e besnikërisë ndaj liderit të atëhershëm të ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi.

Në maj 2016, Sylejmani mori pjesë në betejën e Manbijit kundër forcave të koalicionit të udhëhequr nga SHBA. Ai u plagos në këmbë gjatë përleshjeve dhe më vonë u transferua në një njësi tjetër të ISIS-it, ku qëndroi deri në rënien e fundit të territorit të kontrolluar nga grupi.

Më 27 shkurt 2019, Sylejmani dhe familja e tij u kapën nga Forcat Demokratike Siriane në zonën e Baghouz, bastioni i fundit i ISIS-it. Fillimisht, ai u mbajt në një burg të kontrolluar nga SDF-ja dhe më pas u dorëzua tek autoritetet amerikane më 15 shtator 2020.

The post Luftoi kundër trupave amerikane me ISIS-in, gjykata në SHBA dënon shqiptarin appeared first on Euronews Albania.

Ndeshja lamtumirëse e Lalës me Hannoverin, Sylejmani tregon prapaskenat dhe premtimin që ia dha vetës që të luaj para atyre shikuesve

1 June 2025 at 13:30

Valmir Sylejmani ishte i ftuari i radhës në podcastin që është prodhim i Telegrafit, “Arena e Yjeve”.

Lojtari shqiptar që do të luajë për Alemania Aachen ka bërë disa rrëfime interesante, mes tyre edhe ndeshja e fundit e Altin Lalës.

“Isha atje me babain tim, për ndeshjen e fundit të Altin Lalën në Hannover ishte diku nga prilli”, rrëfen Sylejmani në “Arena e Yjeve”.

“Më kanë ftuar më pas mua për përgatitje, ka pasur lojë që i fitonim 20-0, 25-0. Çdo ndeshje i kam dhënë nga pesë gola”.

“Pas përgatitjeve, ata më kanë analizuar, pasi i kisha mbi 25 gola…”, vazhdon rrëfimin e tij lojtari shqiptar.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë  KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink/Telegrafi/

The post Ndeshja lamtumirëse e Lalës me Hannoverin, Sylejmani tregon prapaskenat dhe premtimin që ia dha vetës që të luaj para atyre shikuesve appeared first on Telegrafi.

Përballja me Bayernin në Allianz Arena, faulli dhe fjalët që ia tha Vidal, Sylejmani: Ishte e pabesueshme

1 June 2025 at 11:25

Në episodin më të ri të podcastit Arena e Yjeve, prodhim i Telegrafit, mysafir ishte futbollisti Valmir Sylejmani – një nga emrat më interesantë të futbollit shqiptar që ka përjetuar suksese dhe sfida në nivelet më të larta të futbollit gjerman.

Anëtari i ri i Alemania Aachen rrëfeu për shumë prapaskena interesante, mesin e tyre edhe përballja me Bayern Munichun.

“Ndeshja e fundit ata( Bayerni) u shpallën kampion, ne veçse kishim rënë nga liga”, rrëfen Sylejmani në “Arena e Yjeve”.

“Katër xhiro para fundit, kishim një vrapim të lehtë dhe më thiri trajneri duke më thënë se do të luaja nga fillimi”.

“Startova në krah, kundër kisha Alaban dhe Riberyn, kanë qenë edhe Thiago Alcantara e Arturo Vidal…”, vazhdon rrëfimin e tij lojtari shqiptar.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë  KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink/Telegrafi/

The post Përballja me Bayernin në Allianz Arena, faulli dhe fjalët që ia tha Vidal, Sylejmani: Ishte e pabesueshme appeared first on Telegrafi.

Bashkëlojtar me yjet më të mëdha të Gjermanisë si Sane, Werner, Brandt e Tah, Sylejmani: Pritej të bëheshin yje

31 May 2025 at 21:37

Në episodin më të ri të podcastit Arena e Yjeve, prodhim i Telegrafit, mysafir ishte futbollisti Valmir Sylejmani – një nga emrat më interesantë të futbollit shqiptar që ka përjetuar suksese dhe sfida në nivelet më të larta të futbollit gjerman.

Anëtari i ri i Alemania Aachen rrëfeu për shumë prapaskena interesante, mes tyre edhe si luajti me disa nga yjet më të mëdhenj të kombëtares së Gjermanisë.

“Kur kam qenë te U19-shat në Gjermani, çfarë konkurrence kam pas u kanë Leroy Sane dhe Julian Brandt”.

“Isha shumë mirë, por konkurrenca ishte shumë e madhe, edhe unë edhe ata luanim në Bundesligë”.

“Kam qenë gjithmonë aso lojtari që gjithmonë kam kërkuar të luaj. Në vitin 2016 kemi luajtur së bashku me Leroy Sanen kundër Schalkes…”, vazhdon rrëfimin e tij lojtari shqiptar.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë  KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink/Telegrafi/

 

The post Bashkëlojtar me yjet më të mëdha të Gjermanisë si Sane, Werner, Brandt e Tah, Sylejmani: Pritej të bëheshin yje appeared first on Telegrafi.

Valmir Sylejmani, mysafir në “Arena e Yjeve”: Hoqi dorë nga pasaporta gjermane për Kosovën, luajti me yjet e Bundesligës dhe mikpritja e Rashicës

31 May 2025 at 17:16

Në episodin më të ri të podcastit Arena e Yjeve, prodhim i Telegrafit, mysafir ishte futbollisti Valmir Sylejmani – një nga emrat më interesantë të futbollit shqiptar që ka përjetuar suksese dhe sfida në nivelet më të larta të futbollit gjerman.

Sylejmani kujtoi emocionet e debutimit të tij në Bundesliga me Hannoverin, një moment që nuk do ta harrojë kurrë. “Minutat e para nuk dëgjoja asgjë. Emocionet ishin aq të mëdha sa mendova se po ëndërroja,” – tha ai. Ai u bë pjesë e historisë së klubit si një nga debutuesit më të rinj në Bundesliga për ekipin.

Futbollisti shqiptar foli edhe për kohën kur ishte bashkëlojtar me emra të mëdhenj të Gjermanisë, si Leroy Sané, Timo Werner, Julian Brandt e Jonathan Tah. “Pritej që të gjithë të bëheshin yje, e shihje që kishin diçka ndryshe që në stërvitje”, rrëfen ai.

Një pjesë prekëse e bisedës ishte kur Sylejmani tregoi se hoqi dorë nga pasaporta gjermane për të përfaqësuar Kosovën, vendim që më vonë pati ndikim në karrierën e tij. “Në disa oferta, ky vendim ka pasur ndikim. Disa klube hezituan për shkak të statusit tim ndërkombëtar,” – u shpreh ai me sinqeritet.

Një moment unik që ndau me publikun ishte përballja me Bayern Munich në Allianz Arena. Pas një faulli ndaj tij, Arturo Vidal iu afrua me disa fjalë që Sylejmani i kujton edhe sot: “Ishte e pabesueshme. Kishte një intensitet dhe një karizëm që të trondiste”.

Futbollisti nga Kosova foli edhe për ndeshjen lamtumirëse të Altin Lalës me Hannoverin. Ai zbuloi prapaskenat dhe premtimin që i bëri vetes: “Kur pashë tifozët atë ditë, i thashë vetes: një ditë dua të luaj para këtyre shikuesve. Ishte një motivim shtesë për mua.”

Në fund, Sylejmani tregoi edhe si e pranoi ftesën e Kosovës dhe si e kishte pritur Milot Rashicën kur ishte në prova te Hannoveri, duke nënvizuar lidhjen e fortë që ekziston mes lojtarëve shqiptarë jashtë vendit.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë  KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink/Telegrafi/

The post Valmir Sylejmani, mysafir në “Arena e Yjeve”: Hoqi dorë nga pasaporta gjermane për Kosovën, luajti me yjet e Bundesligës dhe mikpritja e Rashicës appeared first on Telegrafi.

Dëshmitare e një tragjedie, por jo e trajtuar si e tillë – shteti nuk ofron përkrahje psikologjike për viktimat

17 May 2025 at 23:49

Trajtimi vetëm mjekësor i dëshmitarëve të krimit që potencialisht edhe lëndohen, po konsiderohet i pamjaftueshëm. Dëshmitarët, sipas ekspertëve zakonisht trajtohen psikologjikisht vetëm në aspektin e procedurës penale, kur besueshmëria e dëshmisë vihet në dyshim.

Para një jave një person dyshohet se plagosi gruan e tij dhe më pas ia mori jetën vetës.

Ndonëse nuk dihen shume detaje për rastin, sipas raportit të Policisë atë ditë, dëshmitarja e rastit ishte trajtuar për lëndimin  në dorë dhe ishte liruar nga hapësirat e QKUK-së.

Por ajo nuk u trajtua psikologjikisht, ndonëse pa me sytë e saj veprimin e rëndë.

Kështu ndodhë edhe rëndom.

Kjo pasi që dëshmitarët trajtohen psikologjikisht vetëm në aspektin e procedurës penale, kur besueshmëria e dëshmisë vihet në mëdyshje.

Avokati Valdet Hoxha po thotë se nuk ka ndonjë protokoll apo rregullore se si duhet të trajtohen viktimat apo dëshmitaret e krimit.

“Në rastet kur ka të dëmtuar apo viktima dhe trajtohen nga institucionet mjekësore, në rastet kur nuk është i nevojshëm hospitalizimi i tyre, ata lirohen në shtëpi. Natyrisht, nëse në praktikë ka raste kur përveç i lënduar mund të jetë edhe i dyshuar për kryerjen e ndonjë vepre penale, nëse e lejojnë rrethanat mjekësore mund t’i caktohet edhe masa për sigurimin e të pandehurit në procedurë”, deklaroi avokati Valdet Hoxha

Ndërsa, sociologia Bahtije Sylejmani-Kërqeli po thotë se kjo situatë është shqetësuese dhe se sa më parë duhet të bëhet një rregullore për këso raste.

“Personat të cilët e shohin një krim apo e përjetojnë një krim dhe nuk trajtohen më pas nga psikologë dhe persona përgjegjës do ta vuajnë pasojën e asaj ngjarjeje gjatë gjithë jetës. Kështu që gjithsesi që duhet të ngritet një rregullore edhe për këtë çështje”, tha sociologia Bahtije Sylejmani-Kërqeli

I vetmi rast kur një strategji është krijuar nga shteti është ajo e Ministrisë së Drejtësisë që përfshin vetëm formën se si institucionet përgjegjëse duhet të trajtojnë viktimat e dhunës në familje dhe asaj seksuale./Dukagjini/

The post Dëshmitare e një tragjedie, por jo e trajtuar si e tillë – shteti nuk ofron përkrahje psikologjike për viktimat appeared first on Telegrafi.

Osmani dekoron me medalje të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

18 April 2025 at 15:49

Presidentja Vjosa Osmani ka dekoruar me medaljen “Nderi i Republikës” të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman, Shyhrete Tahiri-Sylejmani dhe Ramadan Nishori.

Osmani tha se sot e përgjithmonë këta tre emra do të mbeten të gdhendur në ndërgjegjen kolektive të popullit tonë.

Ajo theksoi se të mbijetuarit e dhunës me dhimbjen e tyre e kanë ndriçuar rrugën drejt së vërtetës, drejtësisë dhe shpresës.

Në këtë ceremoni, Osmani tha se ka momente që nuk mjaftojnë për të shprehur mirënjohje.

“Ju jeni zëri i së vërtetës që pret drejtësi me dekada. Ju ngritët zërin e mijëra të mbijetuarve të krimit të llahtarshëm gjatë luftës”, tha Osmani derisa iu drejtua të mbijetuarve të dhunës seksuale.

Osmani tha se nuk mund të ndërtohet paqe e qëndrueshme pa pasur drejtësi për ata që kanë përjetuar dhunën më çnjerëzore.

Pas pranimit të dekoratës, i mbijetuari i dhunës Ramadan Nishori falënderoi të gjithë ata që e përkrahën që nga dita kur ai vendosi që publikisht të ndante rrëfimin e tij.

Ndërsa Vasfie Krasniqi-Goodman iu bëri thirrje të gjithë atyre që kanë përjetuar dhunë seksuale në atë kohe të kërkojnë drejtësinë.

“Ju lus që kudo që jeni, ka ardhur koha të kërkoni drejtësinë, lirojeni shpirtin, të mos ia falni Serbisë krimin që e kanë kryer”, tha Krasniqi-Goodman.

Shyhrete Tahiri-Sylaj falënderoi të gjithë për përkrahjen e dhënë ndaj tyre. /Kp/Telegrafi/

The post Osmani dekoron me medalje të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë appeared first on Telegrafi.

Presidentja Osmani në Ditën e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale: Zëri ynë do të vazhdojë të dëgjohet për drejtësi

By: Kult Plus
14 April 2025 at 14:46

Në 14 prill, Dita e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, krahas dy të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman dhe Shyhrete Tahiri-Sylejmani është shprehur se do të ngrejnë zërin kundër dhunës dhe kundër përjetimeve më të llahtarshme që regjimi serb ka përdorur kundër popullit të Kosovës.

“Në këtë 14 prill si dhe në çdo ditë të vitit ne ngrejmë zërin tonë bashkë me Vasfijen dhe Shyhreten por edhe çdo qytetar të Republikës së Kosovës. Ngrejmë zërin tonë kundër dhunës, kundër një përjetimeve më të llahtarshme që regjimi serb ka përdorur kundër popullit të Kosovës, dhunimin seksual gjatë luftës por mbi të gjitha ngrejmë zërin tonë për drejtësi”, është shprehur Osmani.

Tutje, ajo është shprehur se drejtësia ka munguar për këto 26 vite për të gjithë të mbijetuarit e dhunës në Kosovë.

“Zëri ynë do të vazhdojë të dëgjohet edhe tash e tutje, zëri i të mbijetuarve dhe të vërtetës së Kosovës është dëgjuar nga OKB, nga Amerika Latine në Afrikë e në çdo kontinent tjetër sepse është zëri i të vërtetës. Është qëndrueshmëria e grave dhe burrave që nga sot kanë dal të flasin publikisht që e bën Kosovën një shembull të asaj se si duhet të luftohet për të vërtetën dhe drejtësinë”, ka shtuar tutje presidentja.

Ndërsa, Vasfije Krasniqi – Goodman është shprehur se kjo ditë për të ka qenë një ditë shumë e vështirë por nga sot do të shndërrohet në forcë.

“Unë jam krenare që zëri im i ka thyer heshtjet dhe tabutë në shoqërinë tonë dhe i lus të gjitha viktimat të flasin për atë që ju ka ndodhur”, u shpreh ajo.

Kurse, Shyhrete Tahiri-Sylejmani ka falënderuar presidentën që ka ngritur zërin dhe ka shtuar se kjo ditë është shumë e rëndësishme.

“Lus të gjithë të mbijetuarit të kenë guximin të dalin dhe të flasin sikur na”, shtoi ajo./KultPlus.com

Shteti synon ligj të ri për legalizim dhe dorëzim të armëve

23 March 2025 at 22:51

Derisa numri i armëve pa leje në duart e qytetarëve llogaritet të jetë më shumë se 250 mijë, pas disa fushatave pa përgjigje masive nga qytetarët, institucionet synojnë hartimin e një ligji për legalizimin dhe dorëzimin e armëve – edhe pse për këtë çështje veçse ekziston legjislacioni.

Tetë vjet nga hyrja në fuqi e ligjit që parasheh disa afate për legalizimin dhe dorëzimin vullnetar të armëve, në programin e synuar legjislativ është listuar hartimi i një të riu për rregullimin e kësaj çështje.

Edhe pse ligji aktual ofron mundësinë që afatet të ripërtërihen ose vazhdohen nga Qeveria, kjo e fundit është përcaktuar për ligj të ri që synohet të finalizohet më 2026.

Derisa sipas shifrave zyrtare llogaritet se kosovarët posedojnë më shumë se 250 mijë armë pa leje, numri i atyre të konfiskuara nga viti në vit lëviz ndërmjet 1500 dhe 2000.

Megjithëse nismë pozitive, koloneli në pension Rrahman Sylejmani vlerësoi se pa adresimin e arsyeve të dështimit të fushatave paraprake, hartimi i një ligji të ri nuk garanton zgjidhje për problemin.

“Nëse e thjeshton një procedurë, nëse dikush i plotëson kriteret dhe ajo armë, normalisht, nuk është përdorur për të kryer ndonjë vepër penale – kjo duhet të analizohet dhe duhet të ekzaminohen të gjitha ato armë – atëherë pa ndonjë procedurë të komplikuar ta kenë të drejtën ta posedojnë atë armë. Qoftë si armë trofe, qoftë si armë gjuetie, qoftë si armë sportive, ka mundësi të ndryshme”, ka deklaruar ai.

Që ligji i ri të mos mbes vetëm në letër, sipas ekspertit të sigurisë Nuredin Ibishi, pos fushatave informuese, institucionet duhet të krijojnë lehtësira në procedura dhe tarifa, deri në shpërblime, për ata që dorëzojnë dhe legalizojnë armët e paligjshme.

“Përmes edhe shpalljes së ligjit për legalizim edhe fushatës së denjë t’i ftojmë qytetarët që kanë armë ilegale t’i dorëzojnë. Ato që nuk janë për posedim personal t’i dorëzojnë – ato asgjësohen në procedurë – dhe t’u jepet një kundërshpërblim, ngase në atë formë i bindim disi që ata t’i dorëzojnë”, ka deklaruar Ibishi.

Derisa të dy ngrenë shqetësimin se armët pa leje dominojnë në incidente kriminale, ata vlerësuan se legalizimi do të ndikonte uljen e rasteve të tilla dhe në rritjen e sigurisë publike.

Fushata e fundit pesë dhe gjashtë vjet më parë nuk kishte rezultuar e suksesshme pasi vetëm më pak se 3000 armë ishin legalizuar.

The post Shteti synon ligj të ri për legalizim dhe dorëzim të armëve appeared first on Telegrafi.

Atemporale

By: Kult Plus
1 February 2025 at 12:19

Poezi nga Argëzon Sulejmani

Janari merr me ikë…
Dy shkëndija bredhi sa bajnë dritë… 

Një filloren shqepë ujdisjet 
Prej dekorit festiv nëpër shesh 
Dhe niset rrugicës së tavernave 
Për me ba me jetën përshesh. 

E kam kuptu thotë shumë moti  
Që në këtë botë luhet lojë e t’pitit: 
Veç në taverna kurrë s’ia huqin ditës  
Veç gjithë ia huqin vitit. 

Djaloshi merr me ikë… 
Sytë tash nisin me i shndritë… 

Unë varë për traste mbetjen e një moti 
Me athëtinë limoni mendjen e brej’ 
Si më tha vogëlushi kur u kusuritëm: 
Ëndërroj të rritem, ëndërroj të blej. 

Sikur s’shkon diçka në këtë mes tëlanash 
Jetë e pa kohë që përmbytë me ngenë 
“Edhe nga një” për refrenin që përsëritet 
Axhami që shesin – të rritur që blenë. 

Koha merr me ikë… 
Vë në gjumë dritën dhe çilimitë…
 
Mbi banak trokëllijnë gotat si muajt 
Një, dy e tre deri në dymbëdhjetë 
Gjumi s’vjen në botën qaramane 
Djaloshi i vë ëndrrat me fjetë.
 
Pas një terri të thellë, dielli vjen i rëndë 
Strajca e motmoteve merr me ba pazar 
Rrugicave të harruara kujtimet shënojnë 
Vite sa një ditë – vite si janar. / KultPlus.com

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

31 January 2025 at 20:24

Koloneli në pension i Policisë së Kosovës, Rrahman Sylejmani, ka folur për incidentet e armatosura që po ndodhin në Kosovë, veçanërisht në rrugë dhe në klubet e natës.

Sylejmani theksoi se aktivitetet e Policisë në aspektin e parandalimit të krimit nuk janë të mjaftueshme dhe ai tha se incidente të tilla ndodhin çdo ditë në të gjithë Kosovën.

“Disa aktivitete domosdoshme do të duhet t’i ndërmerr Policia e Kosovës për me pasë situatën në kontroll dhe për me ardhë deri te parandalimi i shumë incidenteve, ndryshe sikurse që ka qenë rasti edhe në Pejë, po edhe rastet e tjera të tjera dhe akteve të krimeve të rënda të vrasjeve, tentim vrasjeve dhe grabitjeve tjera tjera”, ka deklaruar ish-hetuesi policor.

Ai vuri në dukje se veprimet e Policisë nuk janë adekuate për të parandaluar krimet, veçanërisht pasi që fokusi i tyre është më shumë në luftimin e krimit pasi ai ndodh, sesa në parandalimin e tij.

Sylejmani propozoi disa masa që Policia e Kosovës duhet të ndërmarrë për të përmirësuar situatën.

Në radhë të parë, ai sugjeroi rritjen e pranisë policore në zonat publike përmes patrullimeve më të shpeshta dhe prezencës së dukshme të forcave të rendit në vendet me frekuentim të lartë, si kafiteritë, klubet e natës dhe sheshet publike.

“Prania e dukshme e policisë në vendet e frekuentuara si kafiteritë dhe klubet e natës do të dekurajonte aktivitetet kriminale. Gjithashtu, monitorimi i personave me precedentë penalë dhe kontrollet e shpeshta për gjetjen dhe konfiskimin e armëve të paligjshme janë të domosdoshme”, theksoi Sylejmani në Tv Dukagjini.

Një masë tjetër që Sylejmani e konsideroi të rëndësishme është përdorimi i teknologjisë për monitorim dhe mbikëqyrje.

Ai theksoi rëndësinë e instalimit të kamerave të sigurisë në bashkëpunim me bizneset lokale dhe përdorimin e sistemeve të avancuara të mbikëqyrjes, veçanërisht për individët me të kaluar penale. Ai gjithashtu sugjeroi përdorimin e hallkave elektronike për monitorimin e personave të tillë.

Sylejmani theksoi edhe rëndësinë e kontrollit më të rreptë të armëve të paligjshme, duke thënë se një numër i madh i armëve vazhdon të jetë në duart e njerëzve që mund t’i përdorin ato për qëllime kriminale.

Ai sugjeroi që kontrollet të bëhen më të shpeshta, sidomos në vendet kyçe dhe udhëkryqet.

Përveç kësaj, Sylejmani vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit me komunitetin dhe rolin e policisë së lagjes në parandalimin e krimit.

“Përmes Policisë së Kryeqytetit dhe rritjes së kapaciteteve të sigurisë, pres që të ketë një përmirësim të ndjeshëm në parandalimin e krimeve,” shtoi ai.

Sylejmani beson se këto masa, së bashku me krijimin e Policisë së Kryeqytetit në Prishtinë, do të ndihmojnë në përmirësimin e sigurisë dhe parandalimin e krimeve në Kosovë./Telegrafi/

The post Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës appeared first on Telegrafi.

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

22 January 2025 at 19:28

Koloneli në pension Rrahman Sylejmani ka folur lidhur me aktakuzën e Prokurorisë ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt.

Ai ka thënë se shumë rrethanë dhe zhvillimi i ngjarjes që nga fillimi kanë kontribuar që rasti të merr dinamikën dhe shpejtësinë e përmbylljes së hetimeve dhe me aktin e ngritjes së aktakuzës.

“Qysh në fillim gjersa as vendshikimi nuk ka qenë i kompletuar në mënyrën e duhur komplet hetuesit e mençur e kanë godit cakun me goditjen e parë, pastaj…është zbuluar i gjithë skenari i kësaj ngjarje sepse për ndryshe kjo kish marr kohë më shumë, por edhe falë rastit që nuk ka qenë në mënyrë profesionale e përgatitur qysh dinë grupet kriminale të tilla kur bëjnë ekzekutime edhe likuidime të tilla qysh ka qenë ky rast”, ka thënë ai.

Tutje ish hetuesi policor ka thënë në rastin konkret kanë qenë të përfshirë disa persona edhe thuajse mund të quhet edhe si grup kriminal.

“…gati se i plotësojnë kriteret për tu quajtur edhe grup i organizuar kriminal”, është shprehur ai.

Sylejmani ka thënë se hetuesit kanë arritur deri tek informatat kapitale shumë shpejt sepse ky rast në të kundërtën mund të zgjatëte deri në tri vite për ngritjen e aktakuzës.

Ai tutje ka thënë se Kosova nuk mund të quhet vend që ka vrasës profesionist me pagesë duke iu referuar praktikës së deritanishme.

“Nëse krahasohemi me Shqipëri që ka standarde shumë më të larta, ka organizim shumë më të madh të grupeve mafioze por Kosova nuk është e tillë… po duket edhe në këtë rast[vrasjes së Liridona Ademajt]”.

Në këtë rast që është vrasje brenda familjes sipas Sylejmanit nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese sidomos për ish bashkëshortin e saj dhe ekzekutuesin ka thënë Sylejmani në RTV Dukagjini.

The post Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese appeared first on Telegrafi.

Fitim Sylejmani eliminohet nga Big Brother VIP Kosova

4 January 2025 at 00:38

Fitim Sylejmani është banori i cili u eliminua sonte nga gara për çmimin e madh në Big Brother VIP Kosova, duke ndërprerë kështu përfundimisht rrugëtimin e tij.

Ai kishte pak kohë që iu bashkua këtij spektakli, garën të cilën fillimisht e nisi së bashku me Laurentin.

Javën e kaluar, Laurenti dhe Fitimi u eliminuan nga spektakli, por këtij të fundit iu mundësua që të rikthehej, rrugëtim që sërish nuk i zgjati shumë.

Ai ishte në nominim me konkurrentë shumë të fortë sikurse Drenusha, Vullnet dhe Xheneta.

Fitimi arriti që të sillte situata të pafundme komike me humorin e tij.

Ai para pak javësh u bë pjesë e garës së bashku me Laurentin fillimisht si një banor i vetëm. /Telegrafi/

The post Fitim Sylejmani eliminohet nga Big Brother VIP Kosova appeared first on Telegrafi.

Sara Kolami reagon e shqetësuar: Nuk po ecë, u teprua kjo gjë me Fitimin

2 January 2025 at 23:50

Sara Kolami ka biseduar së fundmi me Vullnet Krasniqin në lidhje me raportin që ka me Fitim Sylejmanin.

Ajo thotë se është tepruar lidhja e raportit me Fitimin, pasi e ka kuptuar sipas saj, që nuk i ka ecur.

“Është tepruar kjo gjë me Fitimin”, nis bisedën ajo.

Foto: Screenshot/YouTube

“Prandaj thash është kuptuar se kjo nuk po ecë, kemi bërë muhabet tamam me Fitimin, është në nominim, vjen droni dhe prapë…”, u shpreh Sara.

Vullneti nga ana tjetër thotë se Fitimi nuk po do të krijojë raporte me banorë të tjerë.

Vetëm pak ditë më parë një dron erdhi për të dy, pavarësisht se Sara ka raporte më shumë me Drilonin.

Ata tashmë kanë shprehur një pëlqim për njëri-tjetrin, edhe pse nuk kanë marrë një hap më shumë. /Telegrafi/

The post Sara Kolami reagon e shqetësuar: Nuk po ecë, u teprua kjo gjë me Fitimin appeared first on Telegrafi.

Publiku rikthen Fitimin përsëri në Big Brother VIP Kosova

28 December 2024 at 01:18

Mbrëmja e sotme në Big Brother VIP Kosova ishte plot me surpriza dhe emocione të mëdha për banorët dhe publikun.

Pas një televotimi të tensionuar, Fitimi dhe Laurenit u eliminuan nga shtëpia, duke lënë banorët e tjerë të befasuar dhe të emocionuar.

Por drama nuk përfundoi këtu. Vëllai i Madh kishte përgatitur një kthesë të papritur, duke ofruar një shans të dytë për njërin nga të eliminuarit të rikthehej në lojë.

Në këtë pikë, Laurenit vendosi të tërhiqet nga oferta, duke ia lënë mundësinë Fitimit për të shkuar në televotim me publikun.

Televotimi ishte intensiv, dhe pas një vendimi të qartë nga publiku, Fitimi fitoi shansin për t’u rikthyer në shtëpi.

Rikthimi i tij u shoqërua me emocione të shumta, ndërsa ai hyri përsëri në shtëpi për t’u bashkuar me banorët e mbetur.

Atmosfera ishte e ngarkuar me përqafime, lot dhe gëzim nga ana e banorëve, të cilët u treguan të emocionuar për rikthimin e tij. /Telegrafi/

The post Publiku rikthen Fitimin përsëri në Big Brother VIP Kosova appeared first on Telegrafi.

Oferta e Vëllait të Madh: Hapet televotim për Fitimin për t’u rikthyer në shtëpi, Laurenti vendos tërhiqet

27 December 2024 at 23:20

Pas eliminimit të papritur të dy konkurrentëve, Laurenti dhe Fitimi, nga gara e Big Brother VIP Kosova, Vëllai i Madh bëri një hap të papritur, duke ofruar një mundësi rikthimi për ta.

Gjatë spektaklit të fundit, ku të dy djemtë u ndanë nga aventura e tyre në shtëpinë e Big Brother, Vëllai i Madh bëri një propozim të jashtëzakonshëm për Fitimin, duke hapur një televotim të veçantë për të vendosur nëse ai do të rikthehej ose jo në garë.

Laurenti, nga ana tjetër, vendosi të tërhiqet nga gara dhe nuk shprehu interes për të shpërthyer një mundësi rikthimi, duke i dhënë fund udhëtimit të tij në Big Brother.

Kjo krijoi një atmosferë tensionuese dhe emocionale, pasi fansat po prisnin me padurim vendimin që do të merrte Fitimi për të rikthyer në lojë.

Tensioni në shtëpi ka qenë i lartë dhe televotimi është bërë edhe më i rëndësishëm për të gjithë konkurrentët, pasi ky është një moment kyç në garë, duke i lënë të gjithë me pyetje nëse Fitimi do të kthehet apo do të mbetet jashtë lojës. /Telegrafi/

The post Oferta e Vëllait të Madh: Hapet televotim për Fitimin për t’u rikthyer në shtëpi, Laurenti vendos tërhiqet appeared first on Telegrafi.

❌
❌