Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 31 July 2025Lajme Shqiperi

Lindsay Lohan shtang moderatorët me arsyen pse e pëlqen Dubain

By: gi ada
31 July 2025 at 21:50
Në një paraqitje të fundit në emisionin “Live with Kelly and Mark”, Lindsay Lohan hodhi dritë mbi arsyen kryesore që e mbajti larg Hollywood-it dhe pranë jetës në Dubai. Aktorja, e njohur për rolet në filma si “Freaky Friday”, foli me sinqeritet për qetësinë dhe normalitetin që e ka gjetur atje – diçka që, sipas […]

Rekordi i transferimeve në Turqi, Osimhen prezantohet te kampionët e Super Ligës

By: e xh
31 July 2025 at 21:56

Galatasaray ka bërë goditjen më të madhe në historinë e futbollit turk duke firmosur me sulmuesin nigerian Victor Osimhen.

Kampionët e Super Ligës kanë konfirmuar të enjten se e kanë transferuar 26-vjeçarin nga Napoli për një shifër rekord prej 75 milionë eurosh.

Ky është transferimi më i shtrenjtë ndonjëherë në futbollin turk, duke shkatërruar rekordin e mëparshëm që mbahej nga Fenerbahçe, e cila vitin e kaluar pagoi 20 milionë euro për Youssef En-Nesyri nga Sevilla.

Osimhen, një nga sulmuesit më të kërkuar në Europë, vjen pas një periudhe të suksesshme te Napoli, ku ishte protagonist në fitimin e titullit të Serie A dhe ka spikatur me shpejtësinë, instinktin për gol dhe forcën fizike.

Ky transferim pritet të rrisë dukshëm profilin e kampionëve turq dhe të japë një sinjal të fortë për ambiciet e tyre në arenën ndërkombëtare.

Pallati i Kongreseve kalon në administrim të Ministrisë së Kulturës

By: e xh
31 July 2025 at 21:16

Qeveria ka miratuar një vendim të ri për transferimin e pronësisë së një pasurie shtetërore në Tiranë, në funksion të një projekti të rëndësishëm investimi për kulturën dhe infrastrukturën publike.

Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, me porosi të Kryeministrit Edi Rama dhe në mungesë të tij, nga Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, prona me numër 7/74 në zonën kadastrale 8160, Tiranë, i kalon nga Bashkia Tiranë në administrim Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Kjo pronë ndodhet në zonën ku ndodhet Pallati i Kongreseve, dhe transferimi i saj ka si qëllim realizimin e projektit të investimit “Rivitalizimi i Pallatit të Kongreseve”, një nga godinat më ikonike për jetën kulturore dhe institucionale në kryeqytet.

Vendimi parashikon gjithashtu që prona në fjalë të hiqet nga lista e inventarit të pronave të paluajtshme publike të Bashkisë Tiranë, listë që ishte miratuar fillimisht me vendimin nr. 834, datë 13 dhjetor 2006, dhe që ka pësuar ndryshime ndër vite.

Për zbatimin e këtij vendimi janë ngarkuar:

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Bashkia Tiranë
Agjencia Shtetërore e Kadastrës
Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe do të botohet në “Fletoren Zyrtare”.

Izraeli sulmon Hezbollahun: Nuk do të ketë rikuperim të organizatës terroriste

By: e xh
31 July 2025 at 21:11

Izraeli tha se ka kryer sulme ajrore ndaj vendeve që përdoren nga Hezbollahu për të prodhuar dhe ruajtur raketa në Liban.

Izraeli ka sulmuar disa herë në Liban, pavarësisht një armëpushimi të arritur në nëntorin e vitit të kaluar.

Hezbollahu është shpallur grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara. Ndërkaq, Bashkimi Evropian ka në listën e zezë krahun ushtarak të grupit libanez, por jo edhe partinë politike.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha se caqet përfshinin “qendrën më të madhe të prodhimit të raketave precize të Hezbollahut”, ndërsa ushtria izraelite deklaroi se kishte goditur “infrastrukturë që përdorej për prodhimin dhe ruajtjen e armëve strategjike” në jug të Libanit dhe në Luginën Beka.

“Çdo përpjekje e organizatës terroriste për t’u rikuperuar, për t’u riorganizuar apo për të kërcënuar, do të përballet me intensitet të pamëshirshëm”, u zotua Katz.
Agjencia shtetërore e lajmeve në Liban o ashtu raportoi për sulme në Beka, që gjendet në lindje, por edhe në jug.

Si ministri Katz, ashtu edhe ushtria izraelite, akuzuan Hezbollahun se po përpiqet të rindërtojë infrastrukturën e tij ushtarake dhe kërkuan që ushtria libaneze të ndërhyjë për çarmatosjen e këtij grupi.

“Ndër objektivat e goditura ishin vendet e prodhimit të eksplozivëve, të cilat përdoreshin për zhvillimin e armatimit të Hezbollahut, si dhe një ndërtesë nëntokësor për prodhimin dhe ruajtjen e armëve strategjike”, tha ushtria izraelite.

“Organizata terroriste Hezbollah u përpoq të rindërtonte objektet dhe kapacitetet, veprime që përbëjnë një shkelje të marrëveshjeve ndërmjet Izraelit dhe Libanit”, tha ushtria izraelite.

Më herët, presidenti libanez, Joseph Aoun, ka deklaruar se vendi i tij është i vendosur ta çarmatosë Hezbollahun, gjë për të cilën vënë nën presion të madh nga SHBA-ja, pavarësisht kundërshtimeve të grupit, i cili pohon se një gjë e tillë do t’i shërbente interesave izraelite.

Hezbollahu dhe Izraeli zhvilluan një luftë dymujore vitin e kaluar, e cila i shkaktoi humbje të mëdha grupit, por ai vazhdon të ketë një pjesë të arsenalit të tij. /rel

Emërohet drejtoresha e re Galerisë së Kombëtare të Arteve

By: e xh
31 July 2025 at 20:41

Këshilli i Ministrave ka emëruar sot Adela Demetjan si drejtoreshë të Galerisë Kombëtare të Arteve.

“EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË GALERISË KOMBËTARE TË ARTEVE:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:
Znj. Adela Demetja emërohet drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në njoftimin e Këshillit të Ministrave.

Guardiola, trajneri i parë që shpenzon mbi 2 miliardë euro në transferime

By: e xh
31 July 2025 at 20:22

Manchester City po punon për sezonin e ri. Pas nënshkrimit prej 27 milionë eurosh të James Trafford nga Burnley, Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt, është bërë trajneri i parë në historinë e futbollit që kalon shifrën prej 2 miliardë eurosh në shpenzimet totale për transferime në skuadrat që ka drejtuar, kjo sipas të dhënave të ‘Transfermarkt’.

Me një total prej 2.02 miliardë eurosh, Guardiola i lë pas konkurrentët e tij më të afërt, duke treguar fuqinë e tij në merkato gjatë periudhave te Barcelona, Bayern Munich dhe Manchester City.

Lista e trajnerëve me shpenzimet më të mëdha (në merkato) në historinë e futbollit:

Pep Guardiola – 2.02 miliardë euro

Diego Simeone – 1.31 miliardë euro

Massimiliano Allegri – 1.2 miliardë euro

Thomas Tuchel – 1.19 miliardë euro

Antonio Conte – 1.16 miliardë euro

Franca mirëpret njoftimin e Kanadasë për njohjen e Palestinës

By: mirseda
31 July 2025 at 20:51
Franca mirëpret njoftimin e qeverisë kanadeze për qëllimin e saj për të njohur shtetin e Palestinës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator”, thanë burime në Pallatin Elisee pas njoftimeve në Otava. Presidenti Emmanuel Macron, vazhduan burimet në Paris, “pati mundësinë të diskutonte sot këtë çështje me kryeministrin kanadez. “Ne mezi presim të punojmë […]

Akuzohet për krime kundër popullatës civile, Millosh Pleskoviq dënohet me 15 vjet burgim

By: mirseda
31 July 2025 at 18:18
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor Millosh Pleskoviqin për krime lufte kundër popullatës civile dhe e ka dënuar me 15 vjet burgim. Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale më 7 qershor 2024, Pleskoviq akuzohej se gjatë viteve 1998-1999 në Prizren, në bashkëkryerje me një grup serbësh të armatosur, kishte vrarë tre civilë […]

Nga vapë në stuhi/ Vendi fqinj përballet me reshje, breshër dhe përmbytje

By: mirseda
31 July 2025 at 17:19
Stuhi të fuqishme kanë goditur Greqinë veriore, duke shkaktuar përmbytje dhe kaos në rrugët e Selanikut. Për Athinën pasditen e sotme parashikohet shi dhe mundësi për breshër, çka shënon fundin e valës së gjatë të të nxehtit. Ndryshimi dramatik i motit shkaktoi kaos në Selanik të enjten, kur stuhitë e fuqishme përmbytën rrugët dhe çrregulluan […]

Pse digjet Shqipëria çdo verë? Qeveria prezanton paketën e mbështetjes pas dështimit për të parandaluar

By: mirseda
31 July 2025 at 17:17
Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara nga zjarri në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera. Problematikat më të mëdha nga zjarret janë në jug, veçanërisht në Delvinë. Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha deklaroi se njerëzit janë shkaktarët kryesor të vendosjes së zjarreve. “120 persona janë proceduar si të […]

Rikthimi në Zvicër, Sadiku: Jam gati, mezi pres të luaj për Bellinzonën

By: mirseda
31 July 2025 at 16:55
Armando Sadiku zgjodhi të transferohej te Bellinzona, për t’u rikthyer kështu në Zvicër. Sulmuesi shqiptar, në një postim në rrjetet sociale, shkruan se është gati për të nisur një eksperiencë të re. “Isha vetëm 19 vjeç kur mbërrita në Ticino nga Shqipëria, me një valixhe plot ëndrra dhe një zemër plot shpresë. Nuk njihja askënd, […]

Zhvendosja 20m nga autostrada e bizneseve, fierakët sfidojnë Ramën: Punojmë me NIPT dhe djersë

By: mirseda
31 July 2025 at 16:49
Fermerët e zonës së Frakullës kundërshtojnë urdhërin e kryeministrit Edi Rama për lirimin e hapësirës përgjatë autostradës Fier–Tepelenë. Sipas urdhrit, çdo strukturë duhet të qëndrojë të paktën 20 metra larg rrugës por ata thane se i kane tendat 15 metra nga autostrada dhe i kanë vendosur në tokat e tyre. “Ne i kemi ndërtuar 15 […]

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

By: mirseda
31 July 2025 at 16:21
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse për dëmet në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera të shkaktuar nga zjarret që përfshinë vendin javët e fundit. Rama ndau pamjet e takimit ku ministrat e qeverisë njoftuan rritjen e gatishmërisë për muajin Gusht dhe mobilizimi i strukturave […]

Grupi me bazë në Shqipëri, qytetarëve gjermanë u zhvatën 365 mijë euro/ SPAK zbulon skemën e mashtrimit me call center

By: mirseda
31 July 2025 at 15:42
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me autoritetet gjermane, lidhur me hetimet paralele mbi krimin kompjuterik, prokurori i SPAK, Eneid Nakuci, që ka hetuar çështjen, ka folur në lidhje me veprimtarinë e grupit kriminal. Sipas SPAK, për krimin kompjuterik janë në arrest në burg për 5 persona, ndërsa arrest në shtëpi edhe 3 të […]

Japin dorëheqjen 4 nënkryetarë të Bashkisë së Tiranës (Emrat)

By: mirseda
31 July 2025 at 11:39
Katër nënkryetarë të Bashkisë së Tiranës kanë dhënë dorëheqjen nga detyra. Bëhet fjalë për Frida Pashakon, Keti Luarasin, Jonida Halilin dhe Andi Seferin, të cilët kanë zyrtarizuar largimin e tyre. Në vend të tyre, pritet që gjatë ditës së sotme të prezantohen zyrtarisht katër nënkryetarët e rinj të Bashkisë së Tiranës. Ende nuk janë bërë […]

Porti i ri tregtar në Porto Romano, miratohen shpronësimet

TIRANË, 31 korrik/ATSH/ Qeveria vendosi sot shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Për zbatimin e projektit të portit të ri tregtar të integruar të Durrësit në Porto Romano”.

Shpronësimi bëhet në favor të Autoritetit Portual Durrës.

Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, për pasuritë e llojit “pyll”, “arë”, “truall” dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme prej 815 696 300.40 (tetëqind e  pesëmbëdhjetë milionë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e gjashtë mijë e treqind pikë dyzet) lekësh.

Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Autoritetit Portual Durrës.

Sipas vendimit, në momentin e ekzekutimit të procedurave për likuidim për çdo pasuri, objekt shpronësimi, që miratohen me anë të këtij vendimi, do të kërkohet dokumentacion pronësie i rifreskuar për secilin pronar, të konfirmuar nga institucioni kompetent, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, me qëllim verifikimin e kufizimeve përkatëse që mbartin kartelat e pasurive, në bazë të të cilave do të vlerësohet dhe do të bëhet procedura e ekzekutimit të këtij vendimi, si dhe në rast se prona është në proces gjyqësor, masa e shpërblimit ose e kompensimit do t’i vendoset në dispozicion personit që rezulton nga vendimi i formës së prerë të gjykatës.

Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoriteti Portual Durrës, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Durrës-Kavajë-Krujë, Drejtoria e Administrimit dhe e Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Durrës dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

The post Porti i ri tregtar në Porto Romano, miratohen shpronësimet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

HAPESIRE – Regjistrohet rrufeja më e gjatë në botë

TEKSAS, 31 korrik /ATSH-ANSA/ – Një rrufe me gjatësi 829 kilometra (510 milje) ka vendosur një rekord botëror duke qënë më e gjata e regjistruar deri më sot, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm, të vendosur në prill 2020, me 61 kilometra.

Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) e njoftoi këtë në faqen e saj të internetit.

Rekordi u vendos nga Komiteti i WMO-së për Ekstremet e Motit dhe Klimës, duke përdorur të dhëna nga satelitët GOES-16 dhe GOES-17, të dy të operuar nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e Shteteve të Bashkuara (NOAA).

Rezultatet janë publikuar në Buletinin e Shoqërisë Amerikane Meteorologjike.

Rrufeja rekordthyese, gjatësia e së cilës u mat me një diferencë gabimi prej 8 kilometrash (5 milje), daton që nga tetori 2017, por nuk u identifikua gjatë analizës fillestare të stuhisë së vitit 2017, dhe natyra e saj rekordthyese u përcaktua vetëm më vonë.

Duke u shtrirë nga Teksasi Lindor në Kansas City, rrufeja e vitit 2017 përshkoi distancën midis Parisit dhe Venecias.

“Një makinë do të duhej tetë deri në nëntë orë dhe një aeroplan komercial të paktën 90 minuta për të përshkuar këtë distancë”, vëren OBM-ja.

“Këto gjetje të reja nxjerrin në pah shqetësime të rëndësishme për sigurinë publike në lidhje me retë e elektrizuara, të cilat mund të prodhojnë shkreptima rrufeje që mund të udhëtojnë në distanca jashtëzakonisht të gjata, të ndikojnë ndjeshëm në industrinë e aviacionit dhe të shkaktojnë zjarre”, vëren Celeste Saulo, Sekretare e Përgjithshme e OBM-së.

” Rrufeja ende përbën një rrezik serioz, duke vrarë shumë njerëz çdo vit në të gjithë botën”, shtoi Saulo, duke theksuar rëndësinë e sistemeve të paralajmërimit të hershëm. /os/

The post HAPESIRE – Regjistrohet rrufeja më e gjatë në botë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Elbasan-Përrenjas-Qafëthanë, miratohen shpronësimet që preken nga projekti i zgjerimit të rrugës

TIRANË, 31 korrikATSH/ Me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e sotme shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Zgjerimi i segmentit rrugor dalje Elbasan – Përrenjas – Qafëthanë (faza IV)”.

Shpronësimi bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, për pasuritë e llojit “truall”, “ndërtesë”, “apartament”, bodrum” dhe “njësi”, me një vlerë të përgjithshme prej                            377 526 994.3 (treqind e shtatëdhjetë e shtatë milionë e pesëqind e njëzet e gjashtë mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e katër pikë tre) lekësh.

Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare”.

Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Zyra Vendore Librazhd, dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

The post Elbasan-Përrenjas-Qafëthanë, miratohen shpronësimet që preken nga projekti i zgjerimit të rrugës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Projekt për rivitalizimin e Pallatit të Kongreseve, kalon në pronësi të MEKI

TIRANË, 31 korrik/ATSH/ Pallati i Kongreseve në Tiranë ka kaluar në pronësi të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ndërsa pritet zbatimi i projektit të investimit për rivitalizimin e godinës.

Këshilli i Ministrave miratoi sot ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit, nga Bashkia Tiranë te Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, të pasurisë me numër 7/74, në zonën kadastrale 8160, Tiranë, sipas planit të rilevimit, në funksion të realizimit të projektit të investimit “Rivitalizimi i Pallatit të Kongreseve”.

Pas këtij vendimi, kjo pronë do t’i hiqet listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore të Bashkisë Tiranë.

Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bashkia Tiranë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës.

Vendimi për kalimin e pronësisë së Pallatit të Kongreseve u miratua në 24 korrik edhe nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.

Kryetarja në detyrë e Bashkisë, Anuela Ristani, shpjegoi se me kalimin e viteve dhe pavarësisht mirëmbajtjes e kujdesit të vazhdueshëm, Pallati i Kongreseve ka paraqitur shenja amortizimi e degradimi.

“Vendimi synon të shndërrojë Pallatin e Kongreseve në një qendër multifunksionale për konferenca, evente kulturore”, shtoi ajo. /m.m/ j.p/

The post Projekt për rivitalizimin e Pallatit të Kongreseve, kalon në pronësi të MEKI appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

NJU JORK – SHBA drejtuar OKB-së: Trump kërkon marrëveshje për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë deri më 8 gusht

31 July 2025 at 21:10

NJU JORK, 31 korrik /ATSH/- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka bërë të qartë se kërkon një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë deri më 8 gusht, tha sot diplomati i lartë amerikan, John Kelley duke iu drejtuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, sipas “Reuters”.

“Si Rusia ashtu edhe Ukraina duhet të negociojnë për një armëpushim dhe një paqe të qëndrueshme. Është koha për të bërë një marrëveshje. Presidenti Trump e ka bërë të qartë se kjo duhet të arrihet deri më 8 gusht. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përgatitura të zbatojnë masa shtesë për të siguruar paqen”, i tha diplomati i lartë Kelley, këshillit prej 15 anëtarësh.

Ky veprim përputhet me premtimin e fushatës së Trump për të zgjidhur shpejt konfliktin në Ukrainë pas marrjes së detyrës në janar 2025.

Fillimisht, Trump kritikoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe pezulloi furnizimet me armë të SHBA-së.

Megjithatë, më vonë ai ndryshoi mendje, dhe rifilloi ndihmën dhe kërcënoi Rusinë me sanksione të ashpra nëse nuk arrihej një marrëveshje.

Këtë javë, Trump tha se po e shkurtonte afatin 50-ditor – që i dha Rusisë për të negociuar një marrëveshje paqeje me Ukrainën – në “10 ose 12” ditë, duke theksuar zhgënjimin e tij me presidentin rus Vladimir Putin për shkak të luftimeve të zgjatura midis dy vendeve.

Zyrtarët ukrainas, përfshirë shefin e stafit të Zelensky, Andriy Yermak, mirëpritën qëndrimin e Trump të hënën – duke theksuar se “Putini kupton vetëm forcën”. //a.i/

The post NJU JORK – SHBA drejtuar OKB-së: Trump kërkon marrëveshje për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë deri më 8 gusht appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌