TIRANË- Kryetari i Nisma Thurje, Endri Shabani, i ftuar në “Real Story” foli mbi debatin e krijuar për “fatin” e mandatit të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.
Ai komentoi dhe shkresën që Zeqir Kordhoni, i ka bërë KQZ, i cili i ka kërkuar t’i vihet në dispozicion letra e dorëheqjes të cilën pretendon se nuk e ka dhënë ai personalisht.
“Më lëvizjen që ka bërë Zeqiri, sikur ta çoj më tej, unë përfundimisht nuk kam më asnjë shans që ketë mandat ta marr në katër vitet e ardhshme, sepse nëse mandati mbetet në listën e mbyllur, unë skam më asnjë shans.
Nëse mandatin e merr Adriatikun, në katër vite mund të ndodhin një mijë gjëra, ai mund të garojë për bashkinë, garon për këtu, për aty dhe mandati më kalon mua.. Nëse mandati mbetet te lista e mbyllur, nuk vjen kurrë radha te unë, sepse janë 12 veta aty.
E para e listës së mbyllur është familjare e Adriatik Lapajt, Ana Dajko. E dyta, pse duhet ta inkurajoja dikë që është në fund të listës pasi mund të kisha inkurajuar të dytën e listës, që është e fejuara ime apo motrën apo… Thelbi është se nuk kam asnjë interes. Nuk kam ndryshuar asnjë gjë nga fillimi në fund. Unë besoj se kemi gjetur një artificë për të garuar me lista të hapura edhe te sistemi i tyre, sepse kjo është loja dhe skema e tyre.
Vazhdoj të insistoj, i kam dërguar një letër KQZ, shpresoj që KQZ do ndjek precedentët që ka pasur. E kuptoj që aty do ketë presion edhe nga klasa e vjetër politike, sepse të gjithëve u intereson që mandati të mos kaloj në listën e hapur, Nuk ka për t’i kaluar Nismës ajo, nuk kemi për të marr mandat. Rreziku është që të mbetet te lista e mbyllur, por ngeli te lista e mbyllur askush nuk do provoj skemën që provuam ne.”, theksoi ai.
Ai pohoi se Lapaj pretendon të marrë mandatin e deputetit.
“Ai ka synimin për të marrë mandatin dhe i takon sepse është më i votuari”, theksoi ai./abcnews.al