Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 July 2025Telegrafi

Dëshmia tronditëse e ish-ushtarakut amerikan: Izraelitët qëllojnë me mortaja mbi palestinezët që presin për ndihma

26 July 2025 at 12:00

Ish-ushtari elitar i Forcave Speciale të Ushtrisë Amerikane (i njohur si Green Beret), Anthony Aguilar, ka deklaruar se ka qenë dëshmitar i drejtpërdrejtë i veprimeve të dhunshme dhe çnjerëzore të ushtrisë izraelite (IDF) ndaj civilëve palestinezë në Gaza.

Sipas tij, forcat izraelite kanë qëlluar në mënyrë të përsëritur me topa tanku dhe dhe mortaja mbi turmat e mëdha të palestinezëve të paarmatosur dhe të uritur, të cilët ishin mbledhur pranë pikave të ndarjes së ndihmave humanitare të organizatës GHF (Global Humanitarian Foundation).

Aguilar, i cili po punon si kontraktor sigurie për GHF në Gaza, i ka dhënë një intervistë rrëqethëse transmetuesit britanik BBC, ku i ka përshkruar sulmet si “të pa përzgjedhura” dhe “të përbindshme”.

NEW: Former U.S. Green Beret Anthony Aguilar claims he repeatedly saw Israeli forces (IDF) firing tank and mortar rounds into crowds of unarmed, starving Palestinians at GHF aid sites in Gaza.

“I witnessed war crimes,” the GHF security contractor told the BBC, calling the… pic.twitter.com/JauxDbLAb7

— Clash Report (@clashreport) July 26, 2025

Ai thekson se nuk kishte parë kurrë më parë një nivel të tillë dhune dhe mizorie, madje as gjatë shërbimit të tij në zonat më të rrezikshme të luftës.

“Kam qenë dëshmitar i krimeve të luftës. Ato që pashë ishin akte brutale dhe të qëllimshme kundër njerëzve të pafajshëm – burra, gra dhe fëmijë – që po përpiqeshin të siguronin ushqim për të mbijetuar. Sulmet ishin pa paralajmërim dhe pa dallim – thjesht një sulm i drejtpërdrejtë mbi njerëz të uritur dhe të pambrojtur”, pohoi ai.

Deklaratat e tij kanë shkaktuar tronditje dhe janë bërë pjesë e diskutimeve ndërkombëtare mbi situatën humanitare në Gaza dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar të luftës.

Aguilar kërkoi që komuniteti ndërkombëtar të ndërhyjë për të hetuar këto veprime dhe për të garantuar mbrojtjen e civilëve në zonat e konfliktit. /Telegrafi/

The post Dëshmia tronditëse e ish-ushtarakut amerikan: Izraelitët qëllojnë me mortaja mbi palestinezët që presin për ndihma appeared first on Telegrafi.

Michael Ward nga seriali “Top Boy”, i akuzuar për përdhunim dhe sulm seksual, duhet të dalë në gjykatë në gusht

26 July 2025 at 11:57

Michael Ward, një aktor 27-vjeçar i njohur për rolin e tij në serialin “Top Boy”, është akuzuar për dy përdhunime dhe tre sulme seksuale ndaj një gruaje në fillim të vitit 2023, dhe gjyqi i tij është planifikuar për 28 gusht.

Deklarata e Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës u nënshkrua nga Zëvendës Kryeprokurorja Catherine Baccas: “Policia Metropolitane është e autorizuar ta akuzojë atë për dy akuza për përdhunim, dy akuza për sulm me anë të depërtimit dhe një akuzë për sulm seksual”.

Ajo theksoi se procedurat janë duke vazhduar, se Ward ka të drejtën për një gjykim të drejtë dhe se është e rëndësishme të shmanget përhapja e informacionit që mund të prishë rrjedhën e procesit ligjor.

Detektivi Scott Ware, kreu i hetimit, theksoi se policia po i ofron mbështetje të plotë gruas që raportoi rastin, e vetëdijshme për barrën emocionale dhe psikologjike që hetime të tilla mbartin për viktimat.

Ward u shfaq profesionalisht në skenën e filmit që në vitin 2016 në filmin “Brotherhood”, por ai mori më shumë vëmendje nga publiku pas rolit të tij në “Top Boy” në vitin 2019.

Pas kësaj, ai u shfaq përkrah Olivia Colman në filmin “Empire of Light” me regji nga Sam Mendes, gjë që i siguroi atij një nominim për BAFTA në kategorinë e aktorit më të mirë mbështetës. Ai më parë fitoi BAFTA për Rising Star për rolin e tij në dramën kriminale Blue Story.

Forbes e renditi atë në listën e saj 30 nën 30 në vitin 2020. Ai pritet të shfaqet në filmin “Eddington”, në të cilin luan përkrah Pedro Pascal dhe Joaquin Phoenix. /Telegrafi/

The post Michael Ward nga seriali “Top Boy”, i akuzuar për përdhunim dhe sulm seksual, duhet të dalë në gjykatë në gusht appeared first on Telegrafi.

Kurti bëri homazhe pranë varrit të heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku dhe vizitoi familjen e tij

26 July 2025 at 11:47

Në kuadër të aktiviteteve në shënim të Ditës Përkujtimore të Policëve të Rënë në Detyrë, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe te varri i rreshterit policor, Heroit të Kosovës, Afrim Bujnaku, në fshatin Samadrexhë, në Vushtrri.

“Afrim Bunjaku kishte gradën rreshter në Policinë e Kosovës, por sot ai ka gradën Hero i Kosovës. Grada Hero është grada më e lartë që mund ta ketë një qytetar i Republikës dhe një zyrtar i shtetit. Njëkohësisht është e vetmja gradë nga e cila nuk mund të degradohesh. Prandaj, Heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku, sot kujtohet nga mbarë populli ynë, nga secili zyrtar i shtetit, në nderim e në kujtim të flijimit të tij për Republikën e Kosovës, integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit”, u shpreh kryeministri Kurti.

Pas homazhe, ai së bashku me anëtarët e kabinetit qeveritar dhe Drejtori i Policisë u mirëpritën nga familja Bunjaku në shtëpinë e tyre.

Afrim Bunjaku ra në krye të detyrës më 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit, në ballafaqim me grupet paramilitare dhe terroriste të Serbisë, në mbrojtje të sovranitetit, kushtetutshmërisë, sigurisë dhe paqes. /Telegrafi/

The post Kurti bëri homazhe pranë varrit të heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku dhe vizitoi familjen e tij appeared first on Telegrafi.

Kurti bëri homazhe pranë varrit të veprimtarit Adem Demaçi

26 July 2025 at 11:43

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe anëtarë të kabinetit qeveritar sot në mëngjes bënë homazhe dhe vendosen lule të freskëta pranë varrit të veprimtarit të shquar, Adem Demaçit, Bacës Adem, në 7-vjetorin e vdekjes së tij.

Në njoftimin e bërë nga zyra e kryeministrit, thuhet se “gazetar e shkrimtar, veprimtar e intelektual, i përndjekur dhe i burgosur politik, i lauruar për paqe, përfaqësues politik i luftëtarëve të lirisë, mendimtar dhe kritik, Adem Demaçi ishte mishëruar me çështjen kombëtare shqiptare. Ai ishte personalitet unik, në veprimin dhe me gjuhën e tij, në vetëmohimin për të tjerët./Telegrafi/

The post Kurti bëri homazhe pranë varrit të veprimtarit Adem Demaçi appeared first on Telegrafi.

Kush është 55-vjeçari që ndihmoi vajzën të mbyste babanë, dyshohet për lidhje intime

26 July 2025 at 11:30

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi mbrëmjen e së mërkurës fshatin Frashër të Patosit, ku 26-vjeçare Ermalinda Rama dyshohet se mbyti babain e saj, Anesti Rama.

Policia e Fierit njoftoi këtë të shtunë se ka vënë në pranga edhe një tjetër person të përfshirë në këtë krim. Bëhet fjalë për shtetasin Çlirim Dogani, 55 vjeç, i cili dyshohet se ka ndihmuar Ermalindën në ekzekutimin e të atit, duke e mbytur me një tel.

Sipas informacioneve paraprake të hetimit, dyshohet se mes Ermalindës dhe Doganit ka pasur një lidhje intime, e cila nuk miratohej nga babai i saj. Konfliktet e vazhdueshme për këtë marrëdhënie mund të kenë çuar në përshkallëzimin e situatës dhe në kryerjen e krimit.

Ermalinda Rama kishte lëvizur shpesh në zonën e Sukut të Roskovecit, ku punonte sezonalisht në serat bujqësore të fermerëve vendas. Pikërisht në këtë zonë, që përfshin fshatrat Suk 1, Suk 2 dhe Arapaj, dyshohet se ajo është njohur me Çlirim Doganin. Ky i fundit është i martuar dhe baba i disa fëmijëve.

Në dëshminë e tij para hetuesve, Dogani ka mohuar çdo përfshirje në krim, duke pretenduar se në momentin e ngjarjes ndodhej në një tjetër fshat. Megjithatë, policia vijon hetimet mbi dinamikën e plotë të krimit dhe po verifikon alibitë e të dyshuarve.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe komunitetin lokal, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të motivit dhe rrethanave të ngjarjes vijojnë në drejtimin e Prokurorisë së Fierit./euronewsalbania/

The post Kush është 55-vjeçari që ndihmoi vajzën të mbyste babanë, dyshohet për lidhje intime appeared first on Telegrafi.

Kryqi i Kuq ka siguruar ekipe shpëtimi në plazhet e Ohrit dhe Strugës

26 July 2025 at 11:30

Shpëtuesit e Kryqit të Kuq të Ohrit, të angazhuar në zonat e plazhit kishin mbi 70 ndërhyrje të ndihmës së shpejtë dhe 9 shpëtime të suksesshme të personave në rrezik nga mbytja në ujrat e Liqenit të Ohrit, thanë nga Kryqi i Kuq i Ohrit.

Theksuan se në 11 zona larjeje në liqenin e Ohrit dhe një ose dy në liqenin e Strugës kanë vendosur kushte dhe kritere sigurie për larje, sport dhe rekreacion të sigurt duke angazhuar roje plazhi.

“Fakti që kemi mbi 35 zona larjeje në liqenin e Ohrit, dhe mbi 15 në liqenin e Strugës, është më se i qartë se numri i rojeve të plazhit të angazhuar në zonat e larjes nuk është i mjaftueshëm. Me vite, në zonën ku është shënuar zona e larjes në ujë dhe ku ka roje plazhi, nuk ka ndodhur asnjë incident me vdekje”, thanë nga Kryqi i Kuq.

The post Kryqi i Kuq ka siguruar ekipe shpëtimi në plazhet e Ohrit dhe Strugës appeared first on Telegrafi.

Eddie Howe thyen heshtjen mbi të ardhmen e Alexander Isak me një përditësim tronditës

26 July 2025 at 11:22

Trajneri i Newcastle United, Eddie Howe ka lëshuar një përditësim të ri mbi të ardhmen e Alexander Isak mes spekulimeve të forta për një transferim.

Liverpooli është duke bërë një hap përpara pasi Isak informoi Newcastle United se dëshiron të shqyrtojë opsionet e tij këtë verë. Kjo pavarësisht se Reds nënshkruan me Hugo Ekitike nga Eintracht Frankfurt në një marrëveshje prej mbi 90 milionë.

Por, kampionët e Ligës Premier mund ta përballojnë blerjen e reprezentuesit të Suedisë edhe pse kanë shpenzuar pothuajse 300 milionë funte gjatë kësaj vere.

Liverpooli po përgatit një ofertë rekord për futbollin britanik për të joshur Isakun të kalojë në Anfield, me Howe që flet për thashethemet e përhapura përpara ndeshjes së skuadrës së tij kundër Arsenalit.

“Nuk do t’i jepja një afat kohor. Mendoj se në këto situata duhet të jetë e përshtatshme për klubin dhe gjithçka merret në kontekst më poshtë kësaj”, deklaroi fillimisht Howe kur u pyet nëse donte një zgjidhje të shpejtë të situatës.

“Por, klubi do të marrë vendimin e duhur me të gjithë informacionin që ka dhe në fund të fundit do të përpiqet ta çojë klubin përpara në çfarëdo mënyre që të jetë”.

“Pastaj varet nga ne të marrim vendime të mira në anën tjetër dhe të përpiqemi ta përmirësojmë skuadrën sa më mirë që të mundemi. Kjo është ajo që po përpiqemi të bëjmë, pavarësisht situatës së Alexit”.

“Por mendoj se ka një pamje më të gjerë këtu. Ka një klub të tërë futbolli që duhet të marrë vendimin. Pronësia, së bashku me bordin e drejtorëve, veçanërisht me paratë e përfshira në transferimet moderne. Trajneri sigurisht që ka një mendim, por në fund të fundit vendimi do të mbetet i bordit”, përfundoi ai.

Ndryshe, Isak nuk ka udhëtuar në Azi për turneun parasezonal të Newcastle, pasi ka përmendur një dëmtim në kofshë para ndeshjes miqësore të ekipit të tij kundër Celtic.

Por bisedimet janë duke vazhduar me yllin prapa skenave, të cilat Howe do t’i mbajë private. /Telegrafi/

The post Eddie Howe thyen heshtjen mbi të ardhmen e Alexander Isak me një përditësim tronditës appeared first on Telegrafi.

Bashkëpunëtorja do t’ia zbulon të gjitha sekretet pedofilit të ndjerë Epstein, kërkon që të falet nga Trumpi

26 July 2025 at 11:21

Ghislaine Maxwell, personi i vetëm që është dënuar për skandalin që lidhet me pedofilin Jeffrey Epstein, ka ofruar të zbulojë “të gjitha sekretet e tij” në këmbim të një faljeje nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Sipas avokatëve të saj, Maxwell shpreson që Trump do të vendosë ta falë, gjë që do t’i mundësonte asaj të dalë nga burgu 17 vite para përfundimit të dënimit.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur zyrtarë të Departamentit amerikan të Drejtësisë janë duke u takuar me Maxwell dhe duke biseduar për çështjen Epstein.

Maxwell është personi i vetëm që është dënuar në lidhje me rastin Epstein, i cili u hap pas arrestimit të ish-financierit, raporton cnn.

Epstein ishte akuzuar për trafikim njerëzor, pedofili dhe abuzim seksual, por kreu vetëvrasje në qelinë e paraburgimit përpara se të fillonte gjyqi.

Rasti i tij është rikthyer në qendër të vëmendjes pasi disa media amerikane kanë raportuar se në listën e “klientëve” të tij, pra personave që kanë vizituar ishullin e tij ku janë kryer shumë krime, figuron edhe Donald Trump, si dhe persona të tjerë me ndikim.

Trump i ka mohuar këto pretendime, por kohët e fundit janë shfaqur shumë prova të reja që e lidhin atë me Epsteinin.

Ndër to janë edhe foto të reja nga dasma e Trumpit, si dhe një letër që presidenti amerikan i kishte dërguar Epsteinit për ditëlindjen e tij të 50-të.

Gjithashtu, “Wall Street Journal” ka raportuar kohët e fundit se Trump është informuar se emri i tij ndodhet në dokumentet që lidhen me rastin Epstein.

Gjatë fushatës zgjedhore, Trump kishte premtuar se do t’i publikonte të gjitha dokumentet, por më pas hoqi dorë nga ky premtim, duke deklaruar se gjithçka është “një mashtrim i organizuar nga Partia Demokratike.”

Ndaj tij po ushtrohet presion që të bëjë publike dokumentet, por ndihmohet nga liderët e Partisë Republikane në të dyja dhomat e Kongresit amerikan, të cilët po refuzojnë që të hapin diskutime për këtë çështje. /Telegrafi/

The post Bashkëpunëtorja do t’ia zbulon të gjitha sekretet pedofilit të ndjerë Epstein, kërkon që të falet nga Trumpi appeared first on Telegrafi.

Si të ktheni ventilatorin e vjetër në një kondicioner të fuqishëm pa shpenzuar shumë

26 July 2025 at 11:15

Si të përfitoni freski maksimale duke përdorur pajisjet që keni në shtëpi

Nëse nuk dispononi kondicioner në shtëpi, mos u shqetësoni! Me disa metoda të thjeshta dhe ekonomike mund ta bëni ambientin më të freskët dhe të përballoni më lehtë vapën, pa rritur shpenzimet për energji apo pajisje të reja.

Një nga mënyrat më efektive është ta ktheni ventilatorin tuaj të vjetër në një kondicioner të përkohshëm dhe shumë efikas, duke përdorur vetëm ujë të ngrirë dhe materiale të zakonshme që keni në shtëpi.

Ja tre truket më të mira për ta arritur këtë:

1. Freskimi me kube akulli para ventilatorit

Vendosni një enë të gjerë dhe të cekët plot me kube akulli përpara ventilatorit. Kur ventilatori të fryjë ajrin mbi akull, në dhomë do të përhapet një ftohje e këndshme dhe e freskët. Efekti vazhdon derisa akulli të shkrihet, dhe më pas mund të shtoni akull të ri për të vazhduar freskimin.

2. Përdorimi i shisheve me ujë të ngrirë për freskim më të gjatë

Në vend të kubeve të akullit, mbushni shishe plastike me ujë dhe ngrijini. Vendosni shishet para ventilatorit dhe ajri që del do të jetë më i ftohtë për një kohë më të gjatë, pasi akulli në shishe shkrihet më ngadalë se kube të vogla.

3. Akulli i mbështjellë me peshqir për freski efektive dhe të kontrolluar

Mund të përdorni kube akulli ose shishe me ujë të ngrirë, por të mbështjellë në një peshqir të pastër. Lidhni skajet e peshqirit dhe vareni këtë “paketë” midis dy karrigeve, duke e vendosur përpara ventilatorit. Nën peshqir, vendosni një enë për të mbledhur ujin e akullit të shkrirë, që të mos lagë dyshemenë, transmeton Telegrafi.

Pse funksionojnë këto metoda?

Kur ajri i ngrohtë përplaset mbi sipërfaqe të ftohta (akullin), ai ftohet dhe më pas ventilatori e shpërndan këtë ajër të freskët në ambient. Kjo është një formë e thjeshtë e kondicionimit të ajrit me anë të transferimit të nxehtësisë, e cila kursen energji dhe para.

Këshilla shtesë për freskim optimal në ditët e nxehta:

▪ Mbani dritaret dhe perde të mbyllura gjatë orëve të vapës për të parandaluar ngrohjen e ambientit.

▪ Përdorni ventilatorë tavani për të rritur qarkullimin e ajrit.

▪ Hidratohuni mirë dhe shmangni përdorimin e pajisjeve elektronike që nxjerrin nxehtësi të tepërt.

▪ Nëse është e mundur, hidhni ujë të ftohtë në dysheme ose përdorni lagështinë për të ulur temperaturën.

Me këto mënyra, jo vetëm që do të përfitoni freski më të madhe në ambient, por do të bëni edhe një kursim të konsiderueshëm në faturën e energjisë elektrike. Ky truk është i thjeshtë, i lirë dhe efikas, perfekt për muajt më të nxehtë të vitit! /Telegrafi/

The post Si të ktheni ventilatorin e vjetër në një kondicioner të fuqishëm pa shpenzuar shumë appeared first on Telegrafi.

Momenti emocionues kur Albërie Hadërgjonaj interpretoi këngën kushtuar Ibrahim Rugovës në dasmën e vajzës së tij, Teutës

26 July 2025 at 11:08

Fotografi i njohur shqiptar, Norik Uka, ka ndarë me ndjekësit e tij në TikTok një nga momentet më prekëse të dasmës së Teuta Rugovës, vajzës së presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Teuta Rugova kurorëzoi dashurinë e saj me martesë me Agron Gjeloshajn, djalin e aktivistit të njohur Nikë Gjeloshaj.

Ceremonia nisi në rezidencën familjare, vijoi me një kurorëzim solemn sipas riteve katolike në Katedralen e Prishtinës dhe u përmbyll me një festë madhështore në Hotel Emerald.

Videoja e publikuar nga Noriku ndriçon një moment të veçantë, ku këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Albërie Hadërgjonaj, si e ftuar nderi, performon live këngën ikonike kushtuar presidentit Ibrahim Rugova.

@norik.uka♬ original sound – norik.uka

Interpretimi i saj prekës ka emocionuar të gjithë të pranishmit, ndërsa shihet edhe vetë Teuta Rugova teksa përlotet nga ky dedikim i veçantë për të atin.

Ky moment u përjetua me shumë ndjeshmëri nga familjarët, miqtë dhe mysafirët, duke i dhënë dasmës një dimension emocional dhe të paharrueshëm.

Postimi i Norik Ukës është pritur me reagime të shumta dhe komente mirënjohëse, teksa ndjekësit vlerësuan jo vetëm emocionin e kapur në video, por edhe profesionalizmin e tij në dokumentimin e një dite kaq të veçantë. /Telegrafi/

The post Momenti emocionues kur Albërie Hadërgjonaj interpretoi këngën kushtuar Ibrahim Rugovës në dasmën e vajzës së tij, Teutës appeared first on Telegrafi.

​Rëndohet gjendja shëndetësore e 42-vjeçarit që u lëndua gjatë tentativës për shuarjen e flakëve në Delvinë

26 July 2025 at 09:59

Një tjetër banor i lënduar nga zjarri në fshatin Kopaçez, bashkia Delvinë, është transportuar drejt spitalit të traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

42-vjeçari Apostol Zhupa, banor i Kopaçezës, ishte pjesë e grupit të banorëve që po përpiqeshin të shuanin flakët që kishin përfshirë zonën. Ai ka pësuar djegie të shumta në pjesën e gjoksit dhe shpatullave.

Fillimisht, Zhupa mori ndihmën e parë në spitalin rajonal të Sarandës, ndërsa më pas u dërgua me ambulancë drejt Tiranës për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, transmeton Tch.

Autoritetet vendore kanë konfirmuar se ky është personi i dytë që ka pësuar djegie serioze nga zjarret që kanë përfshirë zonën e Delvinës në ditët e fundit.

The post ​Rëndohet gjendja shëndetësore e 42-vjeçarit që u lëndua gjatë tentativës për shuarjen e flakëve në Delvinë appeared first on Telegrafi.

Shpëtim nga vala e të nxehtit: Kujdes i domosdoshëm për kafshët shtëpiake

26 July 2025 at 09:55

Nxehtësia nuk kursen askënd – ja si të parandaloni mbinxehjen dhe sëmundjet verore tek kafshët shtëpiake

Temperaturat e larta verore janë një sfidë jo vetëm për njerëzit, por edhe për kafshët tona shtëpiake, të cilat janë të pambrojtura ndaj të nxehtit dhe shpesh nuk mund të shprehin shqetësimet e tyre në mënyrën që ne i kuptojmë.

Edhe pse nuk mund të flasin, qentë dhe macet përjetojnë stres termik, dehidrim dhe pasoja të tjera serioze në trupin e tyre të ndjeshëm. Vetëm ushqimi, strehimi dhe kujdesi veterinar nuk mjaftojnë – për të siguruar mirëqenien e tyre gjatë verës, nevojitet përkujdesje e përditshme dhe vëmendje e shtuar ndaj sinjaleve që na dërgojnë.

Njihni mikun tuaj që të dini si ta mbroni

Kujdesi i duhur fillon me njohjen e veçorive të secilës kafshë – prejardhjen, racën, strukturën fizike dhe sjelljen. Kafshët me qime të gjata, me hundë të shtypur ose me lëkurë të ndjeshme janë më të rrezikuara nga vala e të nxehtit. Për këtë arsye, është e rëndësishme të përshtatni mënyrën e kujdesit ndaj kushteve të tyre specifike.

Shenjat e para të mbinxehjes dhe çfarë të bëni

Nëse qeni fillon të marrë frymë shpejt e me vështirësi, hap gojën vazhdimisht dhe nxjerr gjuhën, kjo është një shenjë e qartë e mbinxehjes. Veprimi i parë duhet të jetë lirimi i zinxhirit, ofrimi i ujit të freskët dhe zhvendosja në një ambient më të freskët. Nëse simptomat vazhdojnë, mos hezitoni ta çoni menjëherë te veterineri.

Ambienti dhe strehimi

Mos i lini kurrë kafshët në ambiente të mbyllura pa ajrim, në makina të parkuara apo në vende ku bien rrezet direkte të diellit. Kolibet e qenve duhet të vendosen në vende me hije natyrale, larg betonit të nxehtë apo pllakave që përthithin temperaturën. Edhe për macet, sigurohuni që të kenë hapësira të freskëta dhe të mbrojtura ku mund të strehohen.

Mos i shëtisni në vapën e mesditës

Orët më të rrezikshme janë nga ora 11:00 deri në 17:00. Shëtitjet duhet të bëhen herët në mëngjes ose në mbrëmje, kur toka është më e freskët dhe rrezet më të buta. Mos harroni: nëse asfalti djeg dorën tuaj, ai djeg edhe putrat e kafshëve!

Racat më të ndjeshme ndaj të nxehtit

▪ Qentë me qime të gjata dhe të dendura si husky dhe pastorët gjermanë duhet të qethen para sezonit të nxehtë, zakonisht në pranverë dhe në fillim të vjeshtës. Mos i qethni totalisht, pasi qimet ofrojnë mbrojtje natyrale nga dielli.

▪ Racat me hundë të shtypur si bulldog, pug dhe shih tzu kanë vështirësi në frymëmarrje në kushte të nxehta, prandaj duhen mbajtur në ambiente me ajër të kondicionuar ose të freskët.

▪ Qentë me qime të zeza ose të trasha, si Doberman apo Rottweiler, përthithin më shumë rreze UV, çka rrit rrezikun e mbinxehjes.

▪ Qentë e racës Holly janë të ndjeshëm ndaj dermatitit të shkaktuar nga dielli, sidomos në zonën e hundës.

Macet nuk janë më pak të rrezikuara

Edhe pse shpesh janë më të kujdesshme dhe kërkojnë vende të freskëta vetë, macet mund të preken nga djegiet e diellit, veçanërisht ato me qime të bardha dhe lëkurë të ndjeshme. Ato duhen mbajtur brenda gjatë orëve të nxehta dhe të kontrollohen rregullisht për ndonjë irritim në lëkurë.

Uji është shpëtim

Kafshët duhet të kenë gjithmonë në dispozicion ujë të pastër dhe të freskët – jo të ftohtë si akulli, sepse mund të shkaktojë kontraksione të stomakut. Ndërroni ujin disa herë në ditë dhe vendoseni tasin në një vend të lehtë për t’u arritur, larg rrezeve të diellit.

Kujdesi për kafshët në moshë dhe parazitët

Kafshët në moshë janë më të prekshme nga diabeti, kolapsi termik dhe sëmundjet e zemrës gjatë temperaturave ekstreme. Prandaj, ato kërkojnë mbikëqyrje të vazhdueshme dhe ndoshta edhe frekuentim më të shpeshtë te veterineri. Gjithashtu, kontrolloni rregullisht për parazitë si pleshtat apo rriqrat, të cilët shumohen më shumë gjatë verës dhe mund të transmetojnë sëmundje.

Këshillë shtesë: Disa pronarë përdorin veshje të lehta freskuese për kafshët ose dyshekë që qëndrojnë të ftohtë përmes xhelit natyral, këto janë zgjidhje shumë të dobishme për ditët më të nxehta.

Kujdesi për qentë dhe macet nuk është luks, është përgjegjësi. Me disa hapa të thjeshtë, mund të siguroni një verë të qetë dhe të shëndetshme për miqtë tuaj të përkushtuar me katër putra. /Telegrafi/

The post Shpëtim nga vala e të nxehtit: Kujdes i domosdoshëm për kafshët shtëpiake appeared first on Telegrafi.

​Seanca e 53-të, Baraliu: Pritet të arrihet marrëveshje, është momenti i fundit

26 July 2025 at 09:50

Në prag të mbajtjes së seancës së 53-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, profesori universitar dhe njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu, shpreh shpresë se kjo seancë mund të sjellë një zhvillim ndryshe nga dështimet e deritanishme.

Baraliu vlerëson se sot mund të arrihet një marrëveshje mes partive politike për konstituimin e Kuvendit, duke e cilësuar këtë si shansin e fundit për t’i dhënë fund bllokadës institucionale dhe për të përmbushur obligimet kushtetuese të deputetëve.

Në një intervistë për KosovaPress, profesori universitar, Mazllum Baraliu tha se pret që sot të ketë një marrëveshje për Kuvendin, dhe ndoshta edhe për Qeverinë, sipas tij.

Nëse kjo nuk ndodhë, sipas Baraliut, vendi rrezikon të futet në një situatë të paqartë dhe të rrezikshme, që cenon jo vetëm sigurinë, por edhe vetë funksionimin dhe ndërtimin e shtetit.

“Pritet është momenti i fundit. Fatkeqësisht ne jemi mësuar që momentet e fundit t’i zgjidhim çështjet dhe jo me kohë. Parashikoj që duhet të ketë një vendim. Duhet të ketë një marrëveshje dhe duhet të ketë mbase një marrëveshje edhe për kuvend edhe për qeveri. Por,të paktën për kuvend është e domosdoshme. Nëse kjo nuk ndodhë, deputetët e kësaj legjislature të nëntë të kuvendit do të duhej të vetëdijesohen dhe t’i kthehen arsyjes dhe detyrave e përgjegjësive që kanë. Dhe detyrave e përgjegjësive edhe morale, jo vetëm politike, e etike që kanë marrë me vetë faktin se kanë marrë besimin e sovranit të popullit, të qytetarit që i ka votuar, pa marrë parasysh nga qëndrimet e subjekteve të tyre politike ta bëjnë shumicën, ta votojnë kryetarin e kuvendit, cili do qoftë ai kandidat. Jemi në rrezik dhe futemi në një hapësirë, në një labirinth ta pa paraparë dhe të paparë të rreziqeve edhe në aspektin e sigurisë edhe të shtetekzistmit dhe shtet ndërtimit”, tha Baraliu.

Baraliu potencoi se sot minimalisht duhet të finalizohet marrëveshja ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Nismës Socialdemokrate.

Ai theksoi se është absurde që një proces që mund të zgjidhet për pesë minuta të mbetet i bllokuar.

Sipas tij, nëse Kuvendi nuk konstituohet dhe nuk votohen kryetari dhe nënkryetarët, vendi futet në një “zonë gri”, që rrezikon seriozisht ekzistencën e shtetit dhe funksionimin e republikës.

“Ajo që është minimumi i minimumit do të duhej të ishte marrëveshja e finalizuar tashmë. Sepse nuk ka kuptim, është absurde…Diçka që bëhet për pesë minuta, duhet ta bëjnë. Nëse kjo jo, duhet të ketë votim të kujtdo qoftë, çfarëdo qoftë propozimi, modeli, duhet të votohet kandidati apo kandidatja që propozohet nga shumica ose ndonjë kompromis. Nëse jo kompromis, nëse jo marrëveshje politike për kuvend apo qeveri, domosdoshmërisht deputetët, e kanë për detyrë, madje edhe Gjykata Kushtetuese me aktgjykimin e mëhershëm, pjesë e të cilit është edhe vendimi i djeshëm, si sqarim i këtij akgjykimi. Do të duhej ta konstituoni kuvendin, ta votonin kryetarin dhe nën kryetarët e të gjitha partive, gjithë atyre që iu takojnë dhe të hapet rruga më tutje për themelim të qeverisë në bazë të dispozitave të nenit 95 të kushteutes…Nëse jo, ne hymë në një zonë gri e cila është mjegulluar po aq sa ne ta rrezikojmë qenien tonë shtetërore, qenien e republikën dhe ekzistencën e shtetit. Këtë nuk i lejohet asnjë deputeti ta bëjë”, potencoi Baraliu.

Ndërkaq, lidhur me vendimin e 24 korrikut të Gjykatës Kushtetuese, Baraliu tha se është jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse sipas tij vjen në një moment kritik dhe u tregon qartë deputetëve dhe partive politike se çfarë duhet të bëjnë dhe brenda cilave afate.

Ai sqaroi se Gjykata ka dhënë afat deri më 27 korrik për konstituimin e Kuvendit. Nëse kjo nuk ndodhë nga 27 korriku deri më 8 gusht, siç e shpjegoi edhe Baraliu, aktivizohet masa e sigurisë dhe Gjykata do të nisë shqyrtimin e të gjitha kërkesave dhe dokumenteve të paraqitura nga dy partitë politike.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është precizim i aktgjykimit të mëhershëm dhe përgjigje në dy parashtresat e dy subjekteve politike që kanë bërë, PDK-ja dhe LDK-ja lidhur me procesin e bllokimit të konstituimit të kuvendit. E shoh si një akt jashtëzakonisht të rëndësishëm në momentin më të rëndësishëm dhe kritik për të vetëdijesuar dhe për trasuar në mënyrë rekomanduese kardinale rrugën e deputetëve dhe të partive politike dhe çfarë duhet të bëjnë dhe deri kur janë afatet e caktuara për të vepruar. Pra, iu ka dhënë mundësinë që fillimisht deri më 27 të bëhet kuvendi, nëse bëht çdo gjë është në rregull. Nëse jo, atëherë nga 27 korrikut deri më 8 gusht fillon dhe zbatohet masa e sigurisë dhe pastaj fillon punën gjykata në përpunimin e të gjitha kërkesave, të dhënave, elementeve të atyre dy parashtresave të dy subjekteve politike”, tregoi Baraliu.

Gjykata Kushtetuese ka kthyer të premten më 24 korrik, përgjigje ndaj kërkesave të PDK-së dhe LDK-së mbi vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Kuvendit për votimin e Komisionit për votim të fshehtë të seancës së mbajtur më 29 qershor 2025.

Kushtetuesja ka caktuar masën e përkohshme përmes të cilës ndalohet çdo vendim dhe veprim i deputetëve të zgjedhur lidhur me seancën konstituive pas përfundimit të afatit 30 ditor, dhe se nuk do të mund të marrin asnjë vendim tjetër nga 27 korriku deri më 8 gusht.

The post ​Seanca e 53-të, Baraliu: Pritet të arrihet marrëveshje, është momenti i fundit appeared first on Telegrafi.

Pesë sulmuesit që Man Utd po synon këtë verë, njëri pritet t’iu bashkohet

26 July 2025 at 09:40

Trajneri Ruben Amorim ka bërë disa transferime të rëndësishme këtë verë, por nuk është i kënaqur. Manchester United beson se ende mungon një element kyç në formacionin e tyre sulmues: një qendërsulmues i besueshëm. Prandaj, bordi ka pesë emra në tavolinë që mund të kalojnë në Old Trafford në javët e ardhshme.

Sipas mediumit Fichajes, emra si Benjamin Sesko, Dusan Vlahovic, Ollie Watkins, Jean-Philippe Mateta dhe Nicolas Jackson duket se janë objektivat kryesorë për një mbyllje të suksesshme të afatit kalimtar veror.

Urgjenca për të gjetur një golashënues u rrit pas humbjes së disa nënshkrimeve strategjike. Viktor Gyokeres shkoi te Arsenali, Alexander Isak synon Liverpoolin dhe Hugo Ekitike përfundoi në Anfield.

Këto situata e detyruan Unitedin të reagonte dhe të zgjeronte radarin e opsioneve. Sesko është një nga favoritët, megjithëse çmimi i tij është rreth 100 milionë euro, gjë që ndërlikon çdo negociatë pa përforcime të rëndësishme në skuadër.

Vlahovic është gjithashtu me interes, megjithëse pozicioni i tij te Juventusi kërkon një transaksion kompleks.

Ndërkohë, Watkins duket pothuajse i pamundur për shkak të qëndrimit të vendosur të Aston Villas. Mateta dhe Jackson, disi më të arritshëm, mund të bëhen alternativa nëse opsionet fillestare dështojnë.

Me Rasmus Hojlund nën vlerësim dhe Joshua Zirkzee si sulmuesi i vetëm i garantuar, Amorim po përpiqet ta mbyllë marrëveshjen sa më shpejt të jetë e mundur.

Investimi i bërë deri më tani pasqyron ambicien e ripërtërirë në klub, por atyre u mungon ai “vrasës” që do ta çojë Unitedin në elitë. Nëse duan të konkurrojnë me Manchester Cityn dhe Liverpoolin, duhet ta bëjnë mirë këtë herë.

Javët në vijim do të përcaktojnë nëse projekti i ri ka ndikimin e nevojshëm për të sfiduar gjithçka. /Telegrafi/

The post Pesë sulmuesit që Man Utd po synon këtë verë, njëri pritet t’iu bashkohet appeared first on Telegrafi.

Sot dhe nesër do të kryhet dezinsektim ajror në qytetin e Shkupit

26 July 2025 at 09:40

Sot dhe nesër në territorin e Shkupit do të kryhet dezinsektim. Për këtë njoftoi Qyteti i Shkupit.

” Më (26 dhe 27 korrik 2025), në orët e para të mëngjesit, do të kryhet dezinfektim ajror në zonën e Qytetit të Shkupit, kundër formave të rritura të mushkonjave.

Nëse kushtet e motit nuk lejojnë dezinfektimin, spërkatja do të kryhet të nesërmen, kur kushtet e motit të jenë të favorshme, në të njëjtën kohë, shtuan autoritetet”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se gjatë sezonit veror procedura e dezinsektimit përsëritet disa herë në mbarë territori e vendit.

The post Sot dhe nesër do të kryhet dezinsektim ajror në qytetin e Shkupit appeared first on Telegrafi.

Zjarri në Delvinë vijon të jetë aktiv, mbi 2 mijë banorë të evakuuar

26 July 2025 at 09:24

Zjarri që përfshiu fshatrat Kalasë, Tatzat, Senicë, Vergo, Kopaçëz dhe Palavli, në Njësinë Administrative Vergo, bashkia Delvinë, vijon të jetë aktiv. Vatra kryesore ndodhet aktualisht në kodrën përballë fshatit Palavli, si dhe në zonën sipër baxhos në fshatin Kopaçëz, ku dyshohet se flakët mund të jenë përhapur edhe në malin mbi Borsh.

Si masë sigurie, rreth 2.000 banorë nga gjashtë fshatrat e prekur janë evakuuar një ditë më parë, për të shmangur rrezikun ndaj jetës dhe pronës.

Sipas të dhënave paraprake, janë djegur 11 banesa, si dhe kisha e fshatit Senicë, Shën Dhimitri. Dëmet materiale përfshijnë gjithashtu sipërfaqe të konsiderueshme toke bujqësore, pemëtari, ullishte dhe blegtori.

Tre persona kanë pësuar djegie si pasojë e përhapjes së flakëve, ndërsa autoritetet lokale dhe strukturat e emergjencës janë në terren për të vlerësuar situatën dhe për të mbajtur nën kontroll vatrat aktive të zjarrit./euronewsalbania/

The post Zjarri në Delvinë vijon të jetë aktiv, mbi 2 mijë banorë të evakuuar appeared first on Telegrafi.

Përshakllëzohet konflikti midis Tajlandës dhe Kamboxhias – 30 të vdekur dhe 130 mijë të zhvendosur

26 July 2025 at 09:20

Përleshjet në kufirin mes Tajlandës dhe Kamboxhias vazhdojnë për të tretën ditë radhazi, dhe sot janë shfaqur vatra të reja të konfliktit, ndërsa të dyja palët po kërkojnë mbështetje diplomatike, duke pretenduar se kanë vepruar në vetëmbrojtje dhe duke i bërë thirrje palës kundërshtare për armëpushim dhe fillim të negociatave.

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 130 mijë janë zhvendosur në përleshjet më të ashpra mes Tajlandës dhe Kamboxhias në 13 vitet e fundit, raporton reuters.

Marina tajlandeze njoftoi se të shtunën në mëngjes ndodhi një përplasje në provincën bregdetare Trat, duke hapur një vatër të re të konfliktit më shumë se 100 kilometra larg nga pikat e tjera të përleshjeve përgjatë kufirit për të cilin dy vendet janë në konflikt prej dekadash. Deri më tani kanë vdekur 19 ushtarë tajlandezë, ndërsa zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes së Kamboxhias, Maly Socheata, deklaroi se në përleshje kanë vdekur pesë ushtarë dhe tetë civilë.

Ambasadori tajlandez në OKB i tha Këshillit të Sigurimit të premten se ushtarë tajlandezë janë plagosur dy herë që nga mesi i korrikut për shkak të minave të vendosura nga Kamboxhia në territorin tajlandez, gjë që Kamboxhia e ka mohuar fuqishëm. Gjithashtu, ambasadori tha se Kamboxhia kishte nisur sulmet të enjten në mëngjes.

“Tajlanda i bën thirrje Kamboxhias të ndalojë menjëherë të gjitha aktet armiqësore dhe agresive dhe të rikthehet në dialog me mirëbesim,” deklaroi Cherdchai Chaivaivid.

Dy vendet kanë pasur mosmarrëveshje për kufirin për dekada, ku pronësia mbi tempujt hindu Ta Moan Thom dhe Preah Vihear nga shekulli i XI-të janë pikat më të diskutueshme.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në vitin 1962 ia dha Preah Vihearin Kamboxhias, por tensionet u shtuan në vitin 2008 kur Kamboxhia u përpoq ta regjistronte tempullin në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Ushtruesi i detyrës së kryeministrit të Tajlandës, Phumtham Wechayachai, shprehu shqetësim serioz për përshkallëzimin e tensioneve në kufirin me Kamboxhian. Pas ditës së dytë me radhë të incidenteve të armatosura, ai paralajmëroi se situata mund të dalë jashtë kontrollit.

Tensionet u përshkallëzuan në fund të majit kur një ushtar kamboxhian u vra në një përplasje të shkurtër. Të dyja palët më pas vendosën trupa shtesë, dhe kriza diplomatike e çoi qeverinë e koalicionit të Tajlandës drejt shpërbërjes. /Telegrafi/

The post Përshakllëzohet konflikti midis Tajlandës dhe Kamboxhias – 30 të vdekur dhe 130 mijë të zhvendosur appeared first on Telegrafi.

Maliqi thotë se nëse Kuvendi nuk konstituohet deri më 26 korrik, presidentja duhet t’i shpall zgjedhjet e reja

26 July 2025 at 09:17

Sot, deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen për herë të 53-të me radhë në përpjekje për ta konstituar Kuvendin.

Seanca për ditën e sotme u thirri pasi Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur masë të përkohshme ndaj veprimeve dhe vendimeve të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit, duke ndaluar çdo aktivitet parlamentar nga data 26 korrik 2025 deri në një vendim të mëtejmë.

Për situatën e krijuar, një reagim e ka bërë edhe analisti politik Shkëlzen Maliqi.

“Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se, nëse Kuvendi nuk konstituohet deri më 26 korrik, presidentja duhet të shpallë zgjedhje të reja.

“Nëse Kuvendi nuk konstituohet deri me 26 korrik, presidentja si kujdestare e funksionalitetit të institucioneve të republikës e konstaton gjendjen e vetëshkarkimit të kuvendit dhe i shpall zgjedhjet e reja”, tha ai.

Ndryshe, Kuvendi ka mbetur pa u konstituar pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk po heqë dorë nga emri i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, gjersa kryesuesi po ashtu ka vënë si pikë të rendit të ditës formimin e një Komisioni që do të mundësonte votim të fshehtë në Kuvend për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Në anën tjetër, partitë tjera, PDK, LDK e AAK kanë thënë se nuk do ta votojnë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, ndërsa po ashtu çështja e Komisionit zgjedhor nuk po arrihet në mungesë kuorumi.

Që nga zgjedhjet e 9 shkurtit, vendi ka mbetur pa formuar institucione të reja./Telegrafi/

The post Maliqi thotë se nëse Kuvendi nuk konstituohet deri më 26 korrik, presidentja duhet t’i shpall zgjedhjet e reja appeared first on Telegrafi.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

26 July 2025 at 09:10

Moti sot do jetë me diell dhe shumë ngrohtë me vranësira lokale të lehta deri në mesatare.

Erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor.

Në Shkup, me diell dhe shumë ngrohtë me erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor.

Temperatura e mëngjesit shënon 29 gradë Celsius, teksa ajo maksimale ditore do të arrijë në 43 gradë Celsius.

The post Moti sot në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Laporta zbulon se a do të ketë më transferime te Barcelona këtë verë

26 July 2025 at 09:09

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka folur për afatin kalimtar të transferimve, teksa ka treguar se a po mendojnë të transferojnë edhe ndonjë lojtar gjatë verës.

Barcelona ditëve të fundit kompletoi nënshkrimin e Marcus Rashford, i cili erdhi si huazim nga Manchester Unitedi.

Megjithatë, gjatë gjithë verës është përfolur për transferime tjera, sidomos në krahun e djathë të mbrojtjes.

Por, presidenti i Barçës, Laporta ka deklaruar se klubi aktualisht nuk planifikon të bëjë më shumë nënshkrime pas mbërritjes së Rashford.

 

🤝 pic.twitter.com/tWxr0uLpaq

— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 23, 2025

“Në parim, nuk do të ketë më nënshkrime këtë verë”, ka thënë fillimisht i pari i Barcelonës për Mundo Deportivo.

“Ne kemi një skuadër të mirë dhe trajneri dëshiron ta forcojë ekipin e parë me lojtarë nga rezervat, kështu që në këtë pikë nuk presim ndonjë marrëveshje të re”, përfundoi Laporta. /Telegrafi/

The post Laporta zbulon se a do të ketë më transferime te Barcelona këtë verë appeared first on Telegrafi.

❌
❌