Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 15 July 2025Telegrafi

Nëse Helicobacter pylori nuk trajtohet, mund të shkaktojë probleme serioze

15 July 2025 at 18:56

Nëse kemi dikë në familje që është tashmë i infektuar, mundësia që edhe anëtarët e tjerë të familjes të infektohen është e madhe

Ndjenja gjithnjë e më e shpeshtë e fryrjes pas ngrënies, por edhe ngopja e hershme, dhimbja mbi kërthizë, poshtë koshit të kraharorit, janë simptoma që duhet t’ju shtyjnë të kërkoni ndihmën e një mjeku. Ka shumë mundësi që të jeni infektuar me Helicobacter pylori!

Është vërtetuar se 50% e popullsisë sonë e ka në trup këtë “bashkëbanues” jashtëzakonisht të pakëndshëm, ndoshta që në fëmijëri, i cili, nëse nuk trajtohet, mund të shkaktojë kancer. Por lajmi i mirë është se ky bakter eliminohet shpejt!

Si transmetohet sëmundja

Më shpesh përmes duarve të pista, frutave dhe perimeve të palara mjaftueshëm, ujit që nuk është i pastër ose është i kontaminuar me mbetje fekale. Mund të transmetohet edhe nëpërmjet pikave të pështymës, është i pranishëm në zmaltin e dhëmbëve, është shkaktar i disa sëmundjeve të lëkurës dhe mund të gjendet edhe te lotët… Edhe kafshët shtëpiake mund të jenë bartëse, transmeton Telegrafi.

Si të mbrohemi

Duhet të kemi shumë kujdes për higjienën, sidomos higjienën e duarve, ushqimin që konsumojmë dhe cilësinë e ujit.

A shfaqet sëmundja menjëherë?

Gjithçka varet nga virulenca e baktereve, faktorët mjedisorë dhe gjendja imunitare e të infektuarit. Disa mund të mos kenë simptoma për një kohë të gjatë, por mund ta transmetojnë helikobakterin te një person tjetër. Infeksioni i zgjatur mund të çojë në kancer; 15% e pacientëve me Helicobacter kanë ulcerë duodenale dhe shumica vuajnë nga gastriti i zakonshëm.

Cilat janë simptomat

Ndjenja e fryrjes pas ngrënies, ngopja e hershme, dhimbja nën koshin e kraharorit. Alarmante është gjithashtu kur pacienti humbet më shumë se 10% të peshës trupore brenda gjashtë muajve, nëse vjell vazhdimisht, vjell gjak të freskët ose ka jashtëqitje të zeza si katrani. Njerëzit shpesh hezitojnë të shkojnë te mjeku nëse gromësijnë shumë, por duhet të dini se edhe kjo mund të jetë simptomë e infektimit me Helicobacter pylori.

Rekomandime parandaluese për të prekurit

Duhet të shmangin ushqimet që nxisin aciditet të lartë, ushqimet shumë pikante, të tymosura ose me shumë erëza, si dhe alkoolin dhe duhanin. Nëse konsumoni produkte të pasura me nitrite (si sallamrat, produktet e konservuara, turshitë), këto substanca në trup shndërrohen në nitrate, të cilat më pas mund të kthehen në komponime kancerogjene si nitrozamina dhe nitrozamide.

Para ekzaminimit – udhëzime për pacientët

Dy javë para ekzaminimit nuk duhet të merren terapitë e zakonshme (bllokuesit e pompës protonike dhe H2 bllokuesit), pasi gjatë biopsisë së mukozës së stomakut mund të jepet një rezultat i rremë (negativ). Gjatë trajtimit, që zakonisht përfshin edhe antibiotikë, duhanpirësit duhet të përmbahen nga duhani të paktën për 14 ditë, për të arritur efektin e plotë të terapisë. Te duhanpirësit, efektiviteti i trajtimit është rreth 30% më i ulët.

Nëse në familje kemi dikë që është tashmë i infektuar, mundësia që të infektohemi edhe ne është e madhe. /Telegrafi/

The post Nëse Helicobacter pylori nuk trajtohet, mund të shkaktojë probleme serioze appeared first on Telegrafi.

Formacionet zyrtare, Differdange 03 – Drita: Ramadani vetëm një ndryshim

15 July 2025 at 18:54

Kampioni i Kosovës, Drita, do të zhvillojë sonte në Luksemburg ndeshjen e kthimit ndaj Differdange 03, në kuadër të raundit të parë të Ligës së Kampionëve. Takimi do të luhet në stadiumin “Stade Municipal de la Ville de Differdange”, me fillim nga ora 20:00.

Pas fitores minimale 1-0 në ndeshjen e parë në Prishtinë – ku goli vendimtar u shënua nga Arb Manaj – skuadra gjilanase udhëton me një epërsi të rëndësishme dhe moral të lartë, por gjithashtu me kujdes maksimal për sfidën që i pret.

Trajneri Zekirija Ramadani ka bërë vetëm një lëvizje taktike për të ruajtur avantazhin dhe për të menaxhuar ndeshjen.

Formacioni nis me Faton Malokun në portë, ndërsa katërshja mbrojtëse do të përbëhet nga Besnik Krasniqi në të djathtë, Juan Camilo Mesa dhe Egzon Bejtullai në qendër, si dhe Raddy Ovouka në krahun e majtë.

Në mesfushë, Rron Broja rikthehet pas pezullimit dhe do të jetë titullar. Pranë tij pritet të luajë Albert Dabiqaj.

Në repartin ofensiv, janë Liridon Balaj, Almir Ajzeraj, Blerim Krasniqi dhe Arb Manaj.


Differdange 03: Felipe, Franzoni, D’Anzico, Brusco, Bedouret, Lampereuer, Reis, Pinto, Borges, Hadji, Abreu.

Drita: Maloku, Be. Krasniqi, Bejtulai, Mesa, Ovouka, Dabiqaj, Broja, Balaj, Bl. Krasniqi, Ajzeraj, Manaj.


/Telegrafi/ 

The post Formacionet zyrtare, Differdange 03 – Drita: Ramadani vetëm një ndryshim appeared first on Telegrafi.

UBT hap ekspozitën kushtuar inxhinierit të shquar Karl Gega

15 July 2025 at 18:53

UBT ka hapur një ekspozitë të veçantë kushtuar jetës dhe veprës së inxhinierit të njohur të shekullit XIX, Karl Gega, një prej figurave më të rëndësishme në historinë evropiane të inxhinierisë dhe ndërlidhjes ndërkulturore.

Ekspozita u hap në ambientet e Parkut Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së në Lipjan, duke shënuar një moment të rëndësishëm kulturor dhe shkencor për Kosovën dhe rajonin më gjerë.

Në bashkëpunim me Fondacionin Musei Civici di Venezia, kjo ekspozitë sjell në vëmendje trashëgiminë inxhinierike dhe kulturore të Karl Gegës, i njohur për projektet e tij që ndërlidhën komunitete dhe kultura nëpër Evropë.

Rektori dhe Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, tha se ekspozita është rezultat i një bashkëpunimi të suksesshëm ndërinstitucional dhe dëshmi e përkushtimit të UBT-së për të promovuar dijen, kulturën dhe trashëgiminë përmes një qasjeje akademike dhe inovative.

“Me këtë ekspozitë, ne jo vetëm që përkujtojmë një figurë historike të rëndësishme, por gjithashtu e lidhim të kaluarën me të ardhmen përmes dijes, teknologjisë dhe kreativitetit,” theksoi Hajrizi.

Kontribut të veçantë në realizimin e ekspozitës dhanë studentët dhe stafi akademik nga Fakultetet e Artit dhe Medias Digjitale, Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe Dizajnit të Integruar të UBT-së.

Ekspozita përmban dokumente arkivore, plane inxhinierike, vizatime origjinale, si dhe materiale multimediale, duke e kthyer në një përvojë gjithëpërfshirëse që bashkon shkencën me artin dhe trashëgiminë me inovacionin.

Përmes kësaj ngjarjeje, UBT rikonfirmon rolin e tij si institucion lider në ndërlidhjen e shkencës me kulturën, si dhe përkushtimin për të sjellë në Kosovë aktivitete me përmbajtje dhe vlerë ndërkombëtare në arsim dhe kulturë.

The post UBT hap ekspozitën kushtuar inxhinierit të shquar Karl Gega appeared first on Telegrafi.

LDK mirëpret vendimin e Supremes: Deri më tani kemi paraqitur 17 kallëzime penale kundër ish-ministrave

15 July 2025 at 18:44

Gjykata Supreme e Kosovës ka konstatuar se disa ministra të Qeverisë në detyrë kanë shkelur Kushtetutën dhe ligjin, pasi edhe pse janë certifikuar si deputetë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kanë vazhduar të ushtrojnë funksione ekzekutive.

Ky vendim është mirëpritur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila kishte ngritur kallëzime penale pikërisht për këtë çështje.

Sipas LDK-së, vendimi i Gjykatës është një konfirmim i qartë i shkeljeve që ata kanë denoncuar më herët.

“Në emër të interesit publik dhe rendit demokratik kushtetues, Lidhja Demokratike e Kosovës deri më tani ka ushtruar 17 kallëzime penale kundër ish-ministrave që kanë vazhduar të marrin vendime si ministra në detyrë, ndonëse ishin certifikuar si deputetë, duke ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për të mbrojtur rendin kushtetues dhe integritetin institucional të Republikës,” thuhet në reagimin e partisë.

LDK njoftoi se të martën do ta deponojë vendimin e Gjykatës Supreme në Prokurori si provë mbështetëse për kallëzimet penale të dorëzuara më parë.

Partia opozitare i ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit që të trajtojë me prioritet këtë rast, duke kërkuar veprim të menjëhershëm kundër, siç thotë, veprimeve të paligjshme dhe uzurpimit të institucioneve për interesa politike.

“Zbatimi i ligjit nuk është opsional, por detyrim i panegociueshëm për çdo zyrtar publik. Kosova nuk mund të lejojë më që institucionet e saj të uzurpohen dhe të keqpërdoren për interesa politike të një partie,” përfundon deklarata e LDK-së.

The post LDK mirëpret vendimin e Supremes: Deri më tani kemi paraqitur 17 kallëzime penale kundër ish-ministrave appeared first on Telegrafi.

Lojtari i Real Madridit i thotë Alonsos se ‘dëshiron të largohet’ pas zhgënjimit në Botërorin për Klube

15 July 2025 at 18:41

Një tjetër lojtar i Real Madridit ka kërkuar largimin menjëherë pas Kupës së Botës për Klube.

Alvaro Rodriguez, 20-vjeçar, i cili sezonin e fundit ishte në huazim te Getafe, nuk u përfshi në skuadrën e Realit për turneun dhe as në fazën përgatitore para sezonit të ri.

Ai e ka bërë të qartë se dëshiron të largohet për të gjetur minuta.

Rodriguez, i cili ka shënuar tre gola në 26 ndeshje me Getafen, e ka pranuar vendimin e trajnerit Xabi Alonso për t’i besuar Gonzalo Garcias në Kupën e Botës për Klube, por thekson se nuk mund të pres më gjatë për një shans në ekipin e parë.

“Jam 20 vjeç. Mendoj se duhet të largohem. Nuk mund të pres më gjatë për ekipin e parë. Do të vazhdoj në rrugën time me qëllimin për t’u rikthyer”, ka deklaruar Alvaro.

“Ëndrra ime është të luaj për Real Madridin dhe do të luftoj për ta arritur këtë, por për ta bërë këtë duhet të largohem më parë”.

“Mund të kisha shkuar në Kupën e Botës për Klube, por e kuptoj pse ia dhanë Gonzalos këtë mundësi”, shtoi më tej Rodriguez. /Telegrafi/

The post Lojtari i Real Madridit i thotë Alonsos se ‘dëshiron të largohet’ pas zhgënjimit në Botërorin për Klube appeared first on Telegrafi.

Lërini fëmijët të luajnë vetëm jashtë: Pse është e rëndësishme të mos jenë gjithmonë nën mbikëqyrje

15 July 2025 at 18:41

Ekspertja tregon pse është e rëndësishme që fëmijët ndonjëherë të luajnë jashtë vetëm, pa mbikëqyrjen e të rriturve – sigurisht, kur janë mjaft të rritur dhe mjaftueshëm të pjekur për këtë

Fëmijët e gjeneratave të mëparshme luanin jashtë gjatë gjithë ditës, shumë shpesh pa mbikëqyrjen e të rriturve, gjë që nuk ndodh shpesh sot.

Koha dhe rrethanat ishin të ndryshme, megjithatë drejtoresha e organizatës Early Childhood Ireland, Teresa Heeney, paralajmëron se fakti që prindërit vëzhgojnë çdo lëvizje të fëmijëve të tyre, veçanërisht kur ata janë jashtë, ndikon keq në zhvillimin e të vegjëlve.

“Kur u jepni fëmijëve kohë, besim dhe mundësi për të luajtur, loja mund të fillojë në një mënyrë dhe më pas të kthehet në diçka krejtësisht ndryshe ditën tjetër. T’u japësh fëmijëve mundësinë të enden të lirë dhe besimin se nuk duhet të jenë vazhdimisht nën mbikëqyrje, u mundëson atyre ta çojnë lojën në nivele që as nuk e dinin se mund t’i arrinin. Është shumë e rëndësishme të kesh besim tek fëmijët, sepse ata bëhen mjeshtër të lojës së tyre, thotë Teresa Heeney, transmeton Telegrafi.

Fëmijët mësojnë duke vepruar vetë

Teresa Heeney thekson se fëmijët mësojnë kur bëjnë gjërat vetë: “Ata e dëgjojnë dhe kuptojnë çfarë do të ndodhë dhe kanë diçka që vetë e kontrollojnë. Kjo do të thotë se mësojnë si të përdorin diçka, cili është qëllimi i saj. Mësojnë për njerëzit me të cilët luajnë, mësojnë si funksionojnë familjet dhe kulturat e tjera,” thekson ajo.

Loja dhe shoqërimi

Heeney thotë se fëmijët, duke luajtur vetëm jashtë, mësojnë jo vetëm rregullat e lojës, por edhe sa të rëndësishme janë marrëdhëniet shoqërore.

“Kur fëmijët luajnë vetë, ndryshe nga kur të rriturit i mbikëqyrin apo i drejtojnë vazhdimisht, ata bëhen të rritur shumë më të sigurt dhe më të pavarur,” shpjegon ekspertja.

Duke i krahasuar fëmijët që janë rritur pa mbikëqyrje të vazhdueshme me ata të sotmit, të cilët prindërit nuk i lënë asnjë çast vetëm, Heeney thotë: “Mendoj se ne dikur dinim më shumë për botën. Ndoshta kishim më shumë njohuri edhe për rreziqet jashtë.” /Telegrafi/

The post Lërini fëmijët të luajnë vetëm jashtë: Pse është e rëndësishme të mos jenë gjithmonë nën mbikëqyrje appeared first on Telegrafi.

Një statujë është ngritur në nder të Sofia Vergarës dhe ajo tashmë po përshkruhet si një dështim, askush nuk mendon se duket si aktorja

15 July 2025 at 18:40

Sofia Vergara festoi së fundmi ditëlindjen e saj të 53-të dhe në qytetin e saj të lindjes, Barranquilla, Kolumbi, u ngrit një statujë 7.5 metra e lartë për nder të saj. Megjithatë, skulptura që supozohet të imitojë personazhin e aktores nuk i ngjan shumë asaj, prandaj u përshkrua në rrjete si një “dështim”.

Skulptura u përurua në një shëtitore buzë lumit në qytetin kolumbian të Barranquilla-s më 1 korrik, në ditëlindjen e 53-të të Sofias. Monumenti gjigant i yllit të Hollivudit është 7.5 metra i lartë dhe peshon deri në 5.5 ton.

U krijua nga skulptori i famshëm Yino Marquez, i cili punoi mbi të për shtatë muaj në punishten e tij, i ndihmuar nga gjashtë studentë të rinj dhe të diplomuar të një shkolle arti lokale.

Estatua de Sofía Vergara en bronce !! Obra del escultor Yino Marquez con 6 alumnos de la escuela de distrito de arte de Barranquilla. Ubicada en el Malecón del Rio en Barranquilla, fue entregada a la ciudadanía oficialmente hoy. pic.twitter.com/l8cILKKhNk

— Psi. Gustavo Osorio V (@PS1COPOLITICO) July 11, 2025

Megjithatë, fansat e aktores nuk u impresionuan aspak, duke pretenduar se statuja nuk i ngjante aspak asaj, dhe disa menduan se i ngjante më shumë personazhit të Jessica Rabbit.

“Mund të jetë kushdo, çfarë humbje parash”, “Nuk i ngjan aspak asaj”, “Nuk e kuptoj se si dikush mund ta njohë fytyrën në atë gjë. Ajo statujë është një dështim absolut. E tmerrshme”, “Ai skulptor nuk është shumë i mirë në vizatimin e fytyrave, duhet të ketë shkuar në të njëjtën shkollë arti si ai që bëri statujën e Ronaldos”, ishin komentet.

#SofiaVergara celebrated her 53rd birthday with a major honor — a 24-foot statue unveiled in Barranquilla, #Colombia! 👀🔥 pic.twitter.com/CkxX0l5YKO

— HOT 97 (@HOT97) July 14, 2025

Ceremonia e zbulimit u drejtua nga kryetari i bashkisë së qytetit kolumbian, Alejandro Char.

Marquez krijoi gjithashtu një statujë të Shakirës në Barranquilla, e cila u përurua më 26 dhjetor 2023. /Telegrafi/

gente o tamanho da estátua que ergueram pra SOFIA VERGARA em barranquilla na colômbia pic.twitter.com/GE9ei9UNPW

— faby jurídico modern family (@fabyollaverass) July 11, 2025

The post Një statujë është ngritur në nder të Sofia Vergarës dhe ajo tashmë po përshkruhet si një dështim, askush nuk mendon se duket si aktorja appeared first on Telegrafi.

Vendimi i Supremes: Nxjerrja e akteve nënligjore nga ministrat që janë deputetë përbën shkelje kushtetuese

15 July 2025 at 18:36

Gjykata Supreme e Kosovës ka vlerësuar të martën se nxjerrja e akteve nënligjore nga një person që ushtron njëkohësisht detyrën e deputetit dhe të ministrit është e kundërligjshme dhe shkel dispozitat kushtetuese.

Ky konstatim ka ardhur në lidhje me Udhëzimin Administrativ nr. 01/2025 për arkat fiskale digjitale, të nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati. Supremja argumenton se, sipas nenit 28 dhe 29 të Ligjit Nr. 08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës, mandati i anëtarëve të Qeverisë përfundon me zgjedhjen si deputetë, ndërsa mandati katërvjeçar i Qeverisë përfundon me mbylljen e legjislaturës së Kuvendit.

Në pjesën e vendimit, theksohet gjithashtu se neni 31 i Ligjit për Qeverinë kufizon veprimet e Qeverisë në dorëheqje vetëm në aktivitetet e domosdoshme dhe të planifikuara në Planin Vjetor të Punës dhe Ligjin e Buxhetit, duke përjashtuar “miratimin e akteve nënligjore normative të reja”.

Gjykata citon faktin se, që nga 27 marsi 2025, kur u certifikuan zyrtarisht rezultatet e zgjedhjeve, Hekuran Murati figuron si deputet, gjë që, sipas nenit 71 të Kushtetutës, e bën të paligjshëm ushtrimin e funksioneve të dyfishta si deputet dhe ministër.

“Prandaj, përderisa akti i kontestuar është nxjerrë nga një autoritet i paautorizuar dhe në mungesë të kompetencës ligjore, si dhe është në kundërshtim me parimet e ndarjes dhe kontrollit të pushteteve, Gjykata vlerëson se akti i kontestuar duhet të shfuqizohet si i kundërligjshëm dhe në shkelje të dispozitave kushtetuese,” përfundon vendimi.

Me këtë vendim, Udhëzimi për arkat fiskale digjitale është hedhur poshtë, duke rikthyer në vëmendje nevojën për të respektuar ndarjen e pushteteve dhe kufizimet ligjore të mandatit qeverisës.

The post Vendimi i Supremes: Nxjerrja e akteve nënligjore nga ministrat që janë deputetë përbën shkelje kushtetuese appeared first on Telegrafi.

Putin raportohet se ka refuzuar ultimatumin e Trumpit – përgatitet për një ofensivë të re

15 July 2025 at 18:35

Presidenti rus, Vladimir Putin ka hedhur poshtë ultimatumin 50-ditor të presidentit amerikan, Donald Trumpit dhe kërcënimet me tarifa, duke sinjalizuar se Rusia ka ndërmend të përshkallëzojë luftën në Ukrainë në vend që të tërhiqet.

Sipas burimeve të afërta me Kremlinin, të cituara nga Reuters, Putini nuk ndikohet nga sanksionet dhe është i vendosur të luftojë deri sa Perëndimi të pranojë kushtet e tij – përfshirë njohjen e territoreve të pushtuara dhe kufizimin e ushtrisë ukrainase.

Me forcat ruse që tashmë kontrollojnë një të pestën e territorit të Ukrainës, ambiciet mund të rriten edhe më tej ndërsa fronti përparon.

Një burim paralajmëroi për një ofensivë të re të madhe në muajt në vijim, ndoshta me objektiva si Dnipro, Sumy apo Kharkivi, nëse mbrojtja e Ukrainës dobësohet.

Putini vazhdon të kërkojë që NATO të ndalojë zgjerimin dhe që Perëndimi të njohë ligjërisht triumfet territoriale.

“Ai beson se askush nuk ka folur seriozisht për paqen. Prandaj do të vazhdojë derisa të marrë atë që kërkon”, shtoi një burim. /Telegrafi/

The post Putin raportohet se ka refuzuar ultimatumin e Trumpit – përgatitet për një ofensivë të re appeared first on Telegrafi.

Chelsea mbulon me para 29 lojtarë për triumfin në Botërorin e Klubeve

15 July 2025 at 18:31

Skuadra e Chelseat do të shpërblehet bujarisht për fitoren në Kupën e Botës për Klube.

Secili nga 29 lojtarët do të marrë një bonus prej rreth 410,000 euro, një shumë e krahasueshme me shpërblimet që klubi ka paguar më parë për fitimin e Ligës së Kampionëve, shkruan Mail Sports.

Këto bonuse dërgojnë një mesazh të qartë për lojtarët aktualë dhe për përforcimet e ardhshme: suksesi në fushë shpërblehet në mënyrë bujare, edhe pse Chelsea nuk është ndër klubet që ofron pagat bazë më të larta në Ligën Premier.

Politika e klubit është e ndërtuar mbi stimuj konkretë për të nxitur performancën, duke përfshirë shpërblime për kualifikimin në Ligën e Kampionëve apo për fitimin e trofeve të rëndësishëm.

Më herët, lojtarët e Chelseat përfituan një rritje page prej afërsisht 20 për qind pas sigurimit të vendit në Ligën e Kampionëve dhe gjithashtu u shpërblyen për suksesin në Ligën e Konferencës së Evropës.

Bonuset për triumfin në Kupën e Botës për Klube janë një shtesë e mirëpritur për futbollistët dhe pritet të shërbejnë si motivim shtesë për të vazhduar performancat në nivel të lartë.

Qasja e Chelseat për të shpërblyer suksesin është pjesë kyçe e strategjisë së klubit për të tërhequr dhe mbajtur talentet më të mira, duke synuar të ndërtojë një projekt fitues dhe afatgjatë. /Telegrafi/

The post Chelsea mbulon me para 29 lojtarë për triumfin në Botërorin e Klubeve appeared first on Telegrafi.

Momenti kur shëmbet me shpërthim të kontrolluar ndërtesa 3-katëshe në Theth

15 July 2025 at 16:57

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka shembur këtë të martë me shpërthim të kontrolluar një ndërtesë trekatëshe në fshatin tursitik të Thethit.

Kjo ndërhyrje vjen në përmbyllje të aksionit disa ditor të IKMT-së për heqjen e objekteve të ndërtuara pa leje në këtë zonë.

Prej orësh, forcat xheniere kishin montuar kallëpet e eksplozivit në strukturë, ndërsa shpërthimi i komanduar u realizua me sukses dhe pa incidente.

Aksioni u zhvillua pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili akuzoi se një person i dyshuar për probleme kriminale kishte ndërtuar një mini-fshati turistik me objekte pa leje në qendër të Thethit.

The post Momenti kur shëmbet me shpërthim të kontrolluar ndërtesa 3-katëshe në Theth appeared first on Telegrafi.

E ardhmja e pasigurt – Zhegrova vazhdon i ndarë nga ekipi i parë i Lille, pasi klubi e ka dënuar për vonesë

15 July 2025 at 16:56

Edon Zhegrova vazhdon të jetë jashtë planeve të skuadrës së parë te Lille, ku sipas mediave franceze të afërta me klubin, sulmuesi ynë nuk po stërvitet me grupin kryesor, duke vazhduar të jetë i ndarë, pas një dënimi të marrë nga klubi.

Pas mungesës së gjatë që nga 15 dhjetori për shkak të lëndimit, Zhegrova ishte ftuar nga Lille që të paraqitej më herët në fazën përgatitore verore, njëjtë si disa lojtarë të tjerë të rikthyer nga lëndimet.

Klubi synonte një rikthim të kontrolluar dhe të kujdesshëm në ritëm stërvitor për të, por Zhegrova nuk iu përgjigj ftesës për t’u paraqitur më herët, çka çoi në masën ndëshkuese ndaj tij.

Ai tani është duke ushtruar i ndarë nga skuadra e trajnerit të ri, Bruno Genesio dhe sipas raportimeve, marrëdhëniet mes palëve janë ftohur dukshëm, dhe situata nuk po përmirësohet.

Zhegrova ka edhe një vit kontratë me klubin francez, por dëshira e tij është largimi gjatë këtij afati kalimtar, gjë që e ka pranuar edhe klubi francez, që po pret ofertën e duhur për ta shitur. /Telegrafi/ 

The post E ardhmja e pasigurt – Zhegrova vazhdon i ndarë nga ekipi i parë i Lille, pasi klubi e ka dënuar për vonesë appeared first on Telegrafi.

Komandanti i korpusit ukrainas zbulon detajet e përgatitjeve për operacionin në Kursk të Rusisë

15 July 2025 at 16:53

Dmytro Voloshyn, komandant i Korpusit të 8-të të Forcave të Armatosura të Ukrainës, ka thënë se gjatë përgatitjeve për një operacion ofensiv në Kursk të Rusisë, komandanti i përgjithshëm Oleksandr Syrskyi e vizitoi personalisht për t’u siguruar që komandantët e brigadave të 80-të dhe 82-të nuk po e sabotonin misionin.

Voloshyn zbuloi detaje në një intervistë me agjencinë ukrainase të lajmeve Novynarnia, transmeton Telegrafi

“Kur e shpalosën hartën para nesh, mendova se ishte një lloj filmi. Shigjetat e vizatuara në të ishin të pabesueshme. Ata filluan të shpjegonin planin. Pastaj pyetën: ‘Ndonjë pyetje?’ Unë u përgjigja se do të kishte tre vagonë plot me pyetje gjatë planifikimit të këtij operacioni. E para është komunikimi dhe interneti, pasi ky është territori i një vendi tjetër. Si supozohet të hyjnë njerëzit dhe pajisjet? Sa kohë ka për të përgatitur personelin? Na thanë se kishim një muaj. Ishte 19 qershori dhe afati ynë ishte 20 korriku”, shtoi ai.

Voloshyn tha se disa ditë më vonë, Ihor Skybiuk, atëherë komandant i Forcave Ajrore të Ukrainës, e telefonoi dhe i kërkoi gjeo-vendndodhjen e tij. Pesëmbëdhjetë minuta më vonë, Syrskyi mbërriti në vend.

“Arritëm të pinim dy filxhanë kafe. I shpjegova se e kuptoja fushëveprimin dhe rëndësinë strategjike të detyrës dhe nuk po refuzoja ta kryeja atë – thjesht doja që problemet që hasa gjatë planifikimit dhe ekzekutimit të zgjidheshin. Ai nxori frymën e lehtësuar sepse, siç doli, dikush i kishte thënë se komandantët e brigadave të 80-të dhe 82-të ishin dy ‘sabotatorë’ dhe ai kishte ardhur posaçërisht për t’u marrë me këtë”, shtoi ushtaraku ukrainas.

Pas takimit, Syrskyi ndoqi personalisht seancat stërvitore të batalioneve dhe foli me komandantët dhe trupat. Voloshyn tha se shumica e çështjeve logjistike ishin zgjidhur pas kësaj.

Ai deklaroi se operacioni ishte planifikuar duke ndjekur Procesin e Vendimmarrjes Ushtarake (MDMP), një qasje standarde e NATO-s, dhe “ne e ekzekutuam atë pikërisht siç ishte planifikuar”.

Megjithatë, vetëm një javë pas fillimit të ofensivës, brigada e Voloshynit u ridrejtua për të sulmuar nga një drejtim tjetër, duke i detyruar ata të krahonin trupat ruse që kishin krijuar tashmë pozicione mbrojtëse, gjë që shkaktoi viktima.

Voloshyn tha gjithashtu se ushtarët nga Brigada e 810-të Detare e Këmbësorisë e Rusisë, ishin kapur gjatë luftimeve.

“Ne kapëm robër lufte nga Brigada e 810-të Detare e Këmbësorisë e Forcave të Armatosura Ruse – dhe mësova se struktura e tyre organizative përfshin 13 batalione, ndryshe nga e imja, e cila ka vetëm katër batalione, e kuptoni? Ata ishin të pajisur me 96% personel. Kur shkova në ofensivë, kisha 76-80% personel”, shtoi ai. /Telegrafi/

 

The post Komandanti i korpusit ukrainas zbulon detajet e përgatitjeve për operacionin në Kursk të Rusisë appeared first on Telegrafi.

Brenda 6 muajve, policia shqipton mbi 100 mijë gjoba trafiku në Prishtinë

15 July 2025 at 16:47

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë gjashtë muajve të parë në Prishtinë janë shqituar 104 mijë e 324 gjoba trafiku.

Gjobat janë vendosur në kuadër të planit “Siguria në Trafik”, për të parandaluar aksidentet dhe për të rritur sigurinë në rrugë, transmeton KosovaPress.

Kundërvajtësit kanë pranuar gjoba për shkelje të trafikut si: tejkalim shpejtësie, vozitje nën ndikimin e alkoolit, mos vendosje të rripit të sigurisë, përdorim telefoni gjatë vozitjes, mungesë dokumentacioni ose helmete etj.

Policia ka njoftuar se do të vazhdohet edhe më tutje me kontrolle për ruajtjen e sigurisë në trafik, teksa ka apeluar qytetarët për të ndjekur rregullat e komunikacionit.

The post Brenda 6 muajve, policia shqipton mbi 100 mijë gjoba trafiku në Prishtinë appeared first on Telegrafi.

Rrebesh “tropikal” në Moskë, përmbytet kryeqyteti rus

15 July 2025 at 16:46

Një stuhi e pazakontë ka goditur Moskën, duke sjellë reshje shiu me intensitet të jashtëzakonshëm, të cilat mediat lokale i kanë quajtur “rrebesh tropikal”.

Brenda vetëm pak orësh, në kryeqytetin rus ka rënë sasia e shiut që zakonisht bie për dy javë deri në një muaj të plotë.

Sipas autoriteteve meteorologjike, shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje të shumta në pjesë të ndryshme të qytetit.

⚡🌩In Moscow, a “tropical” downpour has begun

In just a few hours, the city has already received half of its monthly rainfall. Underground walkways, shopping malls, and parking lots have been flooded. pic.twitter.com/XxzSsdFQn1

— NEXTA (@nexta_tv) July 15, 2025

Kalimet nëntokësore për këmbësorë janë mbushur me ujë, duke i bërë të pakalueshme. Po ashtu, shumë qendra tregtare, supermarkete dhe parkingje nëntokësore janë përmbytur, duke shkaktuar dëme materiale dhe ndërprerje të aktivitetit normal.

Autoritetet kanë nisur operacionet e emergjencës për të larguar ujin dhe për të ndihmuar qytetarët e bllokuar në zona të përmbytura. Trafiku është rënduar ndjeshëm dhe ka raportime për bllokime rrugësh dhe automjete të ngecura në ujë.

Ky fenomen i rrallë për klimën e Moskës ngre shqetësime për ndryshimet klimatike dhe përgatitjen e qyteteve të mëdha për ngjarje ekstreme të motit që po bëhen gjithnjë e më të shpeshta. /Telegrafi/

The post Rrebesh “tropikal” në Moskë, përmbytet kryeqyteti rus appeared first on Telegrafi.

Hoffman Store përfundon me sukses lojën me mbi 100 fitues dhe shpërblime fantastike

15 July 2025 at 16:44

Hoffman Store, destinacioni i preferuar për të gjithë adhuruesit e bukurisë dhe kozmetikës, ka përfunduar me sukses lojën e saj shpërblyese, duke i dhuruar mbi 100 shpërblime fantastike konsumatorëve të saj besnikë.

Në mesin e fituesve, çmimin kryesor, një skuter Yamaha TriCity, e fitoi Z. Sh. nga komuna e Drenasit.

Gjithashtu, rreth 100 klientë të tjerë, të cilët provuan fatin e tyre në pika të ndryshme, u shpërblyen me produkte nga brende të kozmetikës nga Hoffman Store.

Kjo lojë i dha mundësinë çdo konsumatori të fitojë produkte të njohura si setet e mrekullueshme Dyson HS05 Airwrap dhe HD07 Air për kujdesin e flokëve, si dhe depilatorët Philips Lumea dhe shpërblime të tjera, si 20 krehër Revlon për stilim dhe kupona dhuratë që varionin nga 10€ deri në 50€.

Pjesëmarrja në këtë lojë ishte fare e thjeshtë: konsumatorët duheshin të bënin një blerje mbi 20€ në cilindo nga dyqanet e Hoffman Store, të zgjidhnin të paktën dy artikuj nga brendet pjesëmarrëse dhe të plotësonin kuponin përkatës pas blerjes.

Hoffman Store  shpreh një falënderim për të gjithë pjesëmarrësit dhe premton që do të vazhdojë me kampanja dhe lojëra të reja, duke ofruar shpërblime të mrekullueshme.

The post Hoffman Store përfundon me sukses lojën me mbi 100 fitues dhe shpërblime fantastike appeared first on Telegrafi.

MSH: Investim rekord prej mbi 205 milionë euro për modernizimin e shëndetësisë – rindërtim, zgjerim dhe ndërtim i spitaleve në Shtip, Tetovë dhe Kërçovë

15 July 2025 at 16:38

Ministria e Shëndetësisë në një kumtesë për media thotë se punon intensivisht në forcimin e ndjeshëm të shëndetësisë publike përmes rindërtimit sistematik, zgjerimit dhe ndërtimit të objekteve shëndetësore, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për pacientët dhe stafin mjekësor, si dhe për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në të gjithë vendin.

Nga MSH thonë se në Shtip, planifikohet vazhdimi i plotë i ndërtimit të Spitalit Klinik, pasi Ministria e ka ndërprerë kontratën e mëparshme për shkak të mosrealizimit të obligimeve nga ana e kontraktorit. Projekti i ri do të përfshijë ndërtimin dhe pajisjen e objektit spitalor, Fakultetit të Mjekësisë, konviktit studentor, infrastrukturën e plotë dhe parkimin, me një investim total prej 147.65 milionë euro.

“Në Tetovë, është paraparë ndërtimi i dy pavijoneve të reja për shërbime të specializuara si onkologji, infektologji, dermatologji, psikiatri dhe gjinekologji, si dhe rinovimi i blloqeve ekzistuese kirurgjikale dhe internistike dhe rregullimi i plotë infrastrukturor dhe hapësinor, me një vlerë totale prej 40 milionë euro”.

“Në Kërçovë, pas një vlerësimi teknik dhe funksional të detajuar, do të ndërtohet një spital i ri i përgjithshëm në një lokacion të ri, i cili do të shërbejë si qendër shëndetësore rajonale për zonën më të gjerë. Objekti i ri do të jetë bashkëkohor, efikas në aspektin energjetik dhe tërësisht i pajisur, me një vlerë prej 18 milionë euro”, thonë nga MSH.

Më tej thonë se përveç ndërhyrjeve ndërtimore, projektet përfshijnë edhe blerjen e pajisjeve më moderne mjekësore dhe jo-mjekësore. Vlera totale e investimit arrin mbi 205 milionë euro.

“Këto projekte janë pjesë e vizionit për një shëndetësi moderne, të qasshme dhe funksionale, ku çdo pacient do të marrë shërbim shëndetësor cilësor dhe në kohë, ndërsa personeli mjekësor do të punojë në një ambient të sigurt dhe bashkëkohor, thonë nga MSH.

The post MSH: Investim rekord prej mbi 205 milionë euro për modernizimin e shëndetësisë – rindërtim, zgjerim dhe ndërtim i spitaleve në Shtip, Tetovë dhe Kërçovë appeared first on Telegrafi.

Mbi 2,300 lindje dhe afro 900 vdekje të regjistruara në maj 2025

15 July 2025 at 16:37

Në muajin maj të këtij viti janë regjistruar dymijë e treqind e gjashtëdhjetë e katër (2 mijë e 364) lindje brenda dhe jashtë Kosovës.

Prej këtyre lindjeve të regjistruara janë njëmijë e dyqind e gjashtëdhjetë e një (1 mijë e 261) lindje janë meshkuj dhe njëmijë e njëqind e tre (1 mijë e 103) lindje janë femra.

Kështu bënë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Ndërsa, sipas ASK-së janë regjistruar gjithsej 897 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej vdekjeve të regjistruara, 489 janë meshkuj dhe 408 janë femra.

Ndërkaq, në muajin maj 2025 janë regjistruar gjithsej 1 mijë 174 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime të ndodhura në Kosovë janë regjistruar 113 raste.

ASK-ja thekson se do të vazhdojë me grumbullimin e të dhënave përmes pyetësorëve të veçantë statistikorë, për Lindjet DEM-1, Vdekjet DEM-2, Kurorëzimet DEM-3, dhe Shkurorëzimet SHK-1, sikurse deri më tani.

Sipas ASK-së grumbullimi i të dhënave vazhdon të bëhet çdo muaj dhe do të shërbejë për krijimin e bazës së të dhënave, si dhe krahasimin me të dhënat administrative.

ASK thotë se këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative dhe burimi i të dhënave të këtij publikimi është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC).

lindjet

 

ask

ask1555

The post Mbi 2,300 lindje dhe afro 900 vdekje të regjistruara në maj 2025 appeared first on Telegrafi.

Prokuroria kërkon dënimin me burgim për të miturin e dyshuar për vrasjen e policit në Kaçanik

15 July 2025 at 16:33

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur propozim për shqiptimin e dënimit me burgim për të mitur ndaj të miturit të dyshuar për vrasjen e zyrtarit policor M.L., ngjarje kjo e ndodhur më 1 prill 2025 në Kaçanik.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, rreth orës 23:00 të asaj nate, në rrugën “Idriz Seferi”, i mituri në bashkëkryerje me të pandehur të tjerë, me qëllim të përgatitur paraprakisht, ka privuar nga jeta zyrtarin policor.

Viktima, pasi kishte përfunduar orarin e punës, ishte ndjekur deri te hyrja e banesës së tij nga i mituri dhe të pandehurit.

Sapo ishte futur brenda ndërtesës dhe po ngjitej shkallëve, i mituri kishte hyrë pas tij dhe kishte shtënë katër herë me armë zjarri të kalibrit 9.19 mm.

Brenda një periudhe prej rreth 47 sekondash nga akti i të shtënave, i mituri është larguar me vrap në drejtim të lokalit “Dukagjini”, ku është bashkuar me të pandehurin R.M., i cili e kishte pritur jashtë. Gjatë arratisjes, dëgjohet R.M. duke thënë “Bravo, ik”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat, viktima M.L. ka ndërruar jetë, çka është konfirmuar edhe në raportin e autopsisë.

Prokuroria konsideron se i mituri ka kryer veprën penale të “Vrasjes së rëndë” në bashkëkryerje, sipas nenit 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1.9 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I mituri ndodhet nën masën e paraburgimit që nga 21 prilli 2025.

The post Prokuroria kërkon dënimin me burgim për të miturin e dyshuar për vrasjen e policit në Kaçanik appeared first on Telegrafi.

Alonso dëshiron t’ia rrëmbejë Guardiolas top yllin te Man City

15 July 2025 at 16:31

Real Madrid po përgatitet për një kapitull të ri në mesfushë, pas epokës legjendare të Toni Kroos, Luka Modric dhe Casemiro. Klubi madrilen është i fokusuar në ndërtimin e një skuadre me lojtarë të rinj, të cilët mund të rriten dhe të zhvillohen me ekipin për vitet e ardhshme.

Emra si Vitinha nga Paris Saint-Germain dhe Alexis Mac Allister nga Liverpool janë në listën e skautëve të Realit. Por, asnjë nga këto transferime nuk është i lehtë. PSG dhe Liverpool nuk janë të prirë të shesin, ndërsa kërkesat financiare janë të larta.

Megjithatë, së fundmi ka hyrë në skenë një opsion i papritur. Agjenti i njohur Jorge Mendes ka kontaktuar disa herë Real Madridin për të ofruar shërbimet e Bernardo Silvës, një prej lojtarëve më të besuar të Manchester Cityt. Sipas raportimeve të DefensaCentral, Mendes ka sinjalizuar se lojtari është i hapur për një transferim dhe ka përmendur madje mundësinë e një transferimi si lojtar i lirë në të ardhmen.

Bernardo Silva është një lojtar me një palmares të pasur, duke fituar gjithçka me Manchester Cityn – nga trofetë në Angli deri te Champions League. Por në moshën 31-vjeçare, ai dëshiron një sfidë të re përpara se të jetë vonë për një aventurë të madhe tjetër.

Problemi për Real Madridin qëndron pikërisht te mosha. Klubi preferon të investojë në lojtarë pesë ose gjashtë vite më të rinj. Edhe pse e vlerësojnë lart talentin dhe përvojën e tij, drejtuesit në Valdebebas nuk janë të bindur nëse Silva është një pjesë që përputhet me projektin afatgjatë të skuadrës.

Trajneri i ri, Xabi Alonso, po ndërton një ekip me vizion për të ardhmen dhe është i fokusuar te zhvillimi i brezit të ri. Në këtë kontekst, afrimi i Bernardo Silvës shihet më shumë si një zgjidhje afatshkurtër – diçka që Alonso nuk e preferon.

Tashmë vendimi i fundit i takon presidentit Florentino Perez dhe stafit të tij. Do të mbetet për t’u parë nëse Real Madrid do të bëjë një lëvizje për Bernardon, apo do të qëndrojë i palëkundur në strategjinë e rinovimit me lojtarë më të rinj. /Telegrafi/

The post Alonso dëshiron t’ia rrëmbejë Guardiolas top yllin te Man City appeared first on Telegrafi.

❌
❌