Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 6 August 2025Telegrafi

SHTRIGA N’PASQYRË

6 August 2025 at 09:57

Poezi nga: Sarah Morgan Bryan Piatt
Përktheu: Zef Zorba

Pa da m’thotë nana,
Se n’at pasqyre s’asht mire m’u kqyrë
Ajo ka frikë se kam me pa,
Nji shtrigë të vogël,
Që mue m’ka ngja,
Që me i’gojë t’kuqe do t’përshperisë,
Çka s’duhet të dij: Fjalët e dashnisë,

T’kota shqetësimet e nanës time,
Nji zog n’fluturime
Nji erë tuj lujtun
Ose mendimi,
O i’trandofille çue n’shej kujtimi,
Me një za t’amël do t’më përshpërisë
Çka s’duhet të dij:
Fjalët e dashnisë.

(Përkthyer nga Zef Zorba në vitin 1947, në burg)

The post SHTRIGA N’PASQYRË appeared first on Telegrafi.

Biznesmeni turk zhduket pasi u nis për në Greqi – jahti i tij u gjet i ndarë në dy pjesë në det

6 August 2025 at 09:56

Autoritetet në Turqi janë alarmuar nga zhdukja e biznesmenit Khalit Yukai, i cili rezulton i zhdukur që nga nata e së shtunës, kur ai u largua nga jahti i tij Graywolf nga Yalova në Turqinë jugperëndimore për në Mykonos.

Jahti i 43-vjeçarit turk u gjet nga roja bregdetare turke, i ndarë në dy pjesë, i mbytur dhe gjysmë i zhytur pranë Prokonnisos, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Autoritetet ishin informuar nga të afërmit e Yukait, pasi ata nuk kishin mundur ta kontaktonin atë pas nisjes së tij për në Mykonos.

Siç thuhet më tej, Roja Bregdetare Turke u njoftua në orën 23:40 të mbrëmjes së së hënës, dhe disa orë më vonë, në orën 14:30 të së martës, një ekuipazh i një anijeje tregtare njoftoi dhomën e operacioneve se kishin parë mbeturina nga një anije, e cila rezultoi të ishte Graywolf i Yukait.

Zhytësit, një helikopter dhe anijet e rojes bregdetare u përfshinë në kërkimin për biznesmenin turk, por pa asnjë rezultat.

Kush është biznesmeni turk i zhdukur?

I lindur në vitin 1982, Khalit Yukai është pronar i Mazu Yachts, një kompani që ndërton jahte luksoze.

Ai e filloi karrierën e tij profesionale si punëtor në kantier detar dhe kishte një ëndërr të krijonte kompaninë e tij.

Dhe këtë ai e arriti në vitin 2011 me Mazu Yachts që njihet në Turqi për dizajnet dhe teknologjitë e saj. /Telegrafi/

The post Biznesmeni turk zhduket pasi u nis për në Greqi – jahti i tij u gjet i ndarë në dy pjesë në det appeared first on Telegrafi.

Kosova hyn në elitën botërore të qenve – Federata Kinologjike pranohet nga FCI

6 August 2025 at 09:49

Federata Kinologjike e Kosovës pranohet me të drejta të plota në FCI – Federation Cynologique Internationale.

Kjo u bë e ditur nga Federata përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Sipas postimit bëhet e ditur se ky është një hap historik për zhvillimin dhe përfaqësimin e kinologjisë kosovare në arenën botërore.

“Asamblenë e Përgjithshme të mbajtur më 6 gusht 2025 në Helsinki, me pjesëmarrjen e anëtarëve të FCI-së nga e gjithë bota, Federata Kinologjike e Kosovës u pranua si anëtare me të drejta të plota në këtë organizatë prestigjioze ndërkombëtare. Një hap historik për zhvillimin dhe përfaqësimin e kinologjisë kosovare në arenën botërore”, thuhet në postim.

Ndërkaq, Kinologjia është shkenca që studion qentë.

Shkenca e qenve – merret me studimin e racave, sjelljes dhe edukimit të qenve, e cila përfshin gjenealogjinë – gjurmimi i prejardhjes dhe racave të pastërta.

Zhvillimi i racave – përzgjedhja dhe shumimi për të ruajtur ose përmirësuar karakteristikat.

Pjesëmarrje në ekspozita – përgatitja dhe paraqitja e qenve në gara kinologjike.

Edukimi dhe trajnimi – mësimi i disiplinës dhe sjelljes së përshtatshme.

Shëndeti dhe mirëqenia – kujdesi veterinar dhe mirëmbajtja e qenve.

Në thelb, kinologjia kombinon dashurinë për qentë me njohuritë shkencore dhe praktike për kujdesin ndaj tyre. /Telegrafi/

The post Kosova hyn në elitën botërore të qenve – Federata Kinologjike pranohet nga FCI appeared first on Telegrafi.

Luis Enrique i lodhur, dy yje drejt largimit nga PSG

6 August 2025 at 09:47

Luis Enrique ka filluar të marrë vendime të prera te Paris Saint-Germain përpara sezonit të ri dhe dy emra janë tashmë në rrugë të largimit: Arnau Tenas dhe Presnel Kimpembe.

Trajneri asturian, i bindur se skuadra e tij ka nevojë për rregullime specifike për të arritur përsosmëri, ka qenë i qartë në lidhje me ata që nuk përputhen me vizionin e tij të futbollit.

Rasti i portierit të ri spanjoll është veçanërisht mbresëlënës. Pasi mbërriti si një lojtar premtues me shumë hapësirë për t’u rritur, Arnau Tenas duket se e ka shteruar periudhën e pritjes.

Edhe pse e ardhmja e Gianluigi Donnarumma mbetet e paqartë, Enrique ka vendosur që Tenas duhet të kërkojë kohë loje larg Parc des Princes. Celta Vigo duket të jetë destinacioni i tij më i mundshëm, megjithëse transferimi nuk është finalizuar ende.

Në mbrojtje, historia e Presnel Kimpembe me PSG-në po i afrohet gjithashtu kapitullit të saj të fundit.

Në moshën 29 vjeçare, mbrojtësi fitues i Kupës së Botës nuk ka arritur të bindë pas problemeve të tij të fundit fizike, dhe stafi i trajnerëve ka zgjedhur të bëjë një ndryshim që i lejon ata të forcojnë atë zonë me gjak të ri. Ardhja e afërt e Ilia Zabarnyi tregon në këtë drejtim.

Nga ana tjetër, Enrique ka vendosur ta mbajë Kang-In Lee.

Mesfushori koreano-jugor, i cili pati një sezon të fortë me gjashtë gola dhe gjashtë asistime, do të mbetet pjesë e bërthamës sulmuese për sezonin e ri. Kjo tregon se trajneri i vlerëson ata që kontribuojnë përmes përkushtimit dhe qëndrueshmërisë.

Rindërtimi i PSG-së po ecën përpara në heshtje, por në mënyrë të qëndrueshme. Ndërsa po merren në konsideratë përforcime si portieri Lucas Chevalier dhe Zabarnyi i lartpërmendur, po shfaqen edhe largime të nevojshme.

Me këto vendime, Enrique vazhdon të formësojë një ekip të përshtatur sipas nevojave të tij, duke pasur parasysh jo vetëm kampionatin vendas, por edhe një shtytje të re në Evropë. /Telegrafi/

The post Luis Enrique i lodhur, dy yje drejt largimit nga PSG appeared first on Telegrafi.

Bleona Qereti birëson një luan në Afrikë: Dua të takohem me Elon Musk dhe t’i kërkojë të shpëtojë kafshët e gjithë botës

6 August 2025 at 09:47

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, ka treguar një anë të veçantë dhe shumë njerëzore të saj duke birësuar një luan në Afrikë, të cilin e ka emëruar me emrin Sarara.

Lajmin emocionues e bëri të ditur vetë gjatë një bisede të hapur me gazetarin e njohur, Blendi Fevziu, ku rrëfeu edhe detaje për këtë gjest simbolik.

“Unë kam marrë këtë [byzylykun] dhuratë për ditëlindje, vlera e së cilës shkon për të shpëtuar një luan në Afrikë,” – tha ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu)

Për më tepër, Bleona shpjegoi se përmes një aplikacioni të quajtur Fahlo, i cili është një platformë që bashkëpunon me organizata të ndryshme për mbrojtjen e jetës së egër, ajo mund të ndjekë në kohë reale lëvizjet e luanit të birësuar.

Këngëtarja ndau edhe disa pamje të aplikacionit duke treguar se si funksionon.

Beona gjithashtu shprehu dëshirën e saj të madhe për të takuar personalisht titanin e teknologjisë Elon Musk, për t’iu lutur për një kërkesë.

“Dua të takohem me Elon Musk dhe dua t’i kërkojë që t’i shpëtojë të gjitha kafshët e kësaj bote”, theksoi ajo mes tjerash. /Telegrafi/

The post Bleona Qereti birëson një luan në Afrikë: Dua të takohem me Elon Musk dhe t’i kërkojë të shpëtojë kafshët e gjithë botës appeared first on Telegrafi.

Kushtetuesja pezullon vendimin e Qeverisë për dhënien e parcelave të Graçanicës në shfrytëzim për ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për Autizëm

6 August 2025 at 09:45

Gjykata Kushtetuese ka miratuar kërkesën e Komunës së Graçanicës për vendosjen e masës së përkohshme, pezullimin e vendimit të Qeverisë për dhënien e parcelave të kësaj Komune në shfrytëzim të shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit” për ndërtimin e Qendrës rezidenciale për autizëm, sindromë down dhe aftësi të kufizuar për fëmijë, persona të rritur dhe të moshës së shtyrë.

Kjo u bë e ditur në vendimin për masë të përkohshme nga Gjykata Kushtetuese, të publikuar më 5 gusht.

Në vendimin e Gjykatës thuhet se kërkesa e parashtruesit të kërkesës për masë të përkohshme ndaj Vendimit të kontestuar duhet të miratohet, sepse i shërben “evitimit të rreziqeve ose dëmeve të pariparueshme” dhe është në “interes publik”.

“Gjykata, në fund rithekson se, miratimi i masës së përkohshme deri më 31 tetor 2025, nuk paragjykon në asnjë mënyrë pranueshmërinë dhe meritat e kërkesës”, thuhet në vendim.

Ndryshe, më 28 gusht 2024, Qeveria e Republikës së Kosovës miratoi vendimin me të cilin disa parcela në Komunën e Graçanicës i jepen në në shfrytëzim Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” për ndërtimin e Kompleksit “Qendra Rezidenciale e Kosovës për autizëm, sindromë down, dhe aftësi të kufizuar për fëmijë, persona të rritur dhe të moshës së shtyrë” në periudhë prej 99 vitesh. /Telegrafi/

 

The post Kushtetuesja pezullon vendimin e Qeverisë për dhënien e parcelave të Graçanicës në shfrytëzim për ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për Autizëm appeared first on Telegrafi.

BDI: Nipi i Zeqirija Ibrahimit, i vetmi shqiptar i pranuar në konkursin skandaloz për Ushtri

6 August 2025 at 09:38

Bashkimi Demokratik për Integrim në një kumtesë për media ka reaguar për punësimet në Armatën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa thonë se i vetmi shqiptar i pranuar nga 74 kandidatë është Jasir Ibrahimi, nip i kryetarit të Alternativës, Zeqirija Ibrahimi.

Nga BDI thonë se kjo përzgjedhje selektive ka ndodhur pavarësisht faktit se dhjetëra të rinj shqiptarë të diplomuar kishin aplikuar në konkursin e shpallur në maj.

“Të gjithë, përveç një familjari të një funksionari të lartë partiak në pushtet, janë eliminuar gjatë testit psikologjik apo fizik. Vetëm nepotizmi kalon “testin”, jo aftësia, jo përgatitja. Kjo është një goditje e rëndë ndaj besimit të të rinjve shqiptarë dhe komuniteteve të tjera në institucionet shtetërore dhe në të ardhmen e tyre në këtë vend. Procesi i selektimit në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski” në Shkup, ku nga 74 të pranuarit 71 janë maqedonas, 2 romë dhe vetëm 1 shqiptar, përbën një shkelje flagrante të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, të garantuar me Kushtetutë dhe ligj. Ky nuk është vetëm dështim institucional, por implementim sistematik i përjashtimit etnik nga institucionet e sigurisë”.

“Në kulmin e ironisë, në shpalljen zyrtare thuhej se “do t’i kushtohet vëmendje përfaqësimit të barabartë të komuniteteve”. Por ajo që ndodhi është e kundërta: përfaqësimi është inekzistent, barazia është zero, ndërsa konkurrenca është e manipuluar. BDI i bën thirrje opinionit publik dhe të gjitha institucioneve vendore dhe ndërkombëtare që të mos e trajtojnë këtë si një rast të izoluar, por si pjesë të një plani të organizuar për të shtyrë shqiptarët jashtë institucioneve shtetërore, në këtë rast nga Armata dhe Ministria e Mbrojtjes”, thonë nga BDI.

Në fund theksojnë se “nuk do të heshtin përballë padrejtësive dhe nuk do të lejojnë që të rinjtë shqiptarë të përjashtohen, ndërsa familjarët e pushtetarëve të rreshtohen në institucione me favore politike”.

The post BDI: Nipi i Zeqirija Ibrahimit, i vetmi shqiptar i pranuar në konkursin skandaloz për Ushtri appeared first on Telegrafi.

Rama: Plazhi i Kunës në Lezhë, mes gjelbërimit dhe freskisë së Adriatikut

6 August 2025 at 09:36

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje mahnitëse nga Plazhi i Kunës në Lezhë, duke e cilësuar atë si një destinacion unik mes gjelbërimit të natyrës dhe freskisë që ofron deti Adriatik.

“Plazhi i Kunës në Lezhë, mes gjelbërimit dhe freskisë së Adriatikut”, shkruan Rama në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, i shoqëruar me pamje nga ky destinacion turistik gjithnjë e më i preferuar nga vendas dhe të huaj gjatë sezonit veror.

Në Kunë pushuesit mund të zgjedhin mes plazhit publik dhe atij privat. Turistët e huaj shpesh vendosen në këtë zonë me pisha të dendura edhe me kamperat e tyre. Po ashtu, ka edhe zona për aktivitet sportiv, volejboll..etj

Plazhi i Kunës ndodhet në pjesën veriore të Shqipërisë, rreth 5 kilometra larg qytetit të Lezhës dhe është pjesë e Kompleksit të Kune-Vainit, një zonë e mbrojtur me rëndësi të veçantë ekologjike dhe biodiversitet të pasur. I njohur për peizazhin natyror të veçantë, me pyje të dendura pishe, laguna dhe rërë të artë, plazhi tërheq turistë vendas dhe të huaj që kërkojnë pushime të qeta dhe larg zhurmës urbane.

Kuna është ndër zonat më të hershme të zhvilluara për turizëm në këtë rajon, dhe vitet e fundit ka njohur investime të vazhdueshme për përmirësimin e infrastrukturës turistike dhe promovimin e saj si një destinacion i qëndrueshëm ekologjik.

Në kuadër të zhvillimit të turizmit, qeveria shqiptare ka përfshirë zonën e Kunës në projektet e saj strategjike për ruajtjen dhe promovimin e mjediseve të mbrojtura, duke nxitur njëherazi edhe zhvillimin ekonomik lokal.

Plazhi i Kunës mbetet një ndër perlat e natyrës shqiptare, që ofron përvoja autentike mes natyrës së paprekur dhe mikpritjes tradicionale të zonës së Lezhës. /Telegrafi/

The post Rama: Plazhi i Kunës në Lezhë, mes gjelbërimit dhe freskisë së Adriatikut appeared first on Telegrafi.

Rregullatori australian thotë se ‘YouTube dhe të tjerë po i mbyllin sytë ndaj materialeve abuzuese ndaj fëmijëve’

6 August 2025 at 09:35

Rregullatori i internetit në Australi ka kritikuar kompanitë e mëdha të teknologjisë për mosveprim ndaj materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve në platformat e tyre.

Në një raport të publikuar, Komisionerja për Sigurinë në Internet tha se YouTube dhe Apple nuk kanë ofruar të dhëna për raportimet e përdoruesve dhe nuk kanë treguar sa shpejt reagojnë ndaj tyre.

Ajo theksoi se këto kompani po “mbyllin sytë” ndaj krimeve të rënda që ndodhin në shërbimet e tyre.

Për pasojë, qeveria australiane përfshiu YouTube në ndalimin e rrjeteve sociale për adoleshentët.

Kompania Google u mbrojt duke thënë se 99% e përmbajtjes së dëmshme hiqet para se të raportohet.

Megjithatë, raporti thuhet se gjeti boshllëqe serioze sigurie dhe masa të pamjaftueshme për mbrojtjen e fëmijëve. /Telegrafi/

The post Rregullatori australian thotë se ‘YouTube dhe të tjerë po i mbyllin sytë ndaj materialeve abuzuese ndaj fëmijëve’ appeared first on Telegrafi.

Ambasadori i Suedisë: S’mund t’i drejtoni çdo pyetje Kushtetueses, udhëheqësit politikë të marrin vendime

6 August 2025 at 09:33

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, në një intervistë për Ekonomia Online, lidhur me vendimin që pritet të dalë nga Gjykata Kushtetuese deri të premten e 8 gushtit, tha se ndonëse ekziston si prirje që këto çështje t’u drejtohen gjykatës, udhëheqësit politikë do duhej të ishin më të guximshëm dhe të merrnin vendime pa i referuar të gjitha pyetjet gjykatës.

Ai shtoi se ani pse të gjithë duhet të presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ata që janë në pozita për të mbrojtur Kushtetutën do të duhej të mbanin përgjegjësitë dhe të luanin rolin e tyre në drejtimin e mbrojtjes së saj dhe funksionimit demokratik të shtetit të Kosovës.

“Dua të them, ka një sërë pyetjesh që Gjykata Kushtetuese do të duhej t’i trajtonte. Njëra prej tyre do të ishte: çfarë ndodh nëse Parlamenti nuk arrin të konstituohet dhe a do të duhej kjo të trajtohej si çështje për të ardhmen? Që të mos ndodhë më? A ka nevojë për një sqarim në Kushtetutë? Kjo është një pyetje tjetër. Po mendoj për të ardhmen. Pra, pyetje të tilla do të duhej t’i trajtonte Gjykata Kushtetuese.

Por, ekziston edhe një fenomen tjetër në botën perëndimore, ku pyetje i dërgohen vazhdimisht gjykatës. Besoj se kjo është një prirje që vjen nga ana tjetër e Oqeanit Atlantik. Udhëheqësit politikë në mbarë botën do të duhej të jenë më të guximshëm dhe të marrin vendime. Nuk mund t’i referoni të gjitha pyetjet gjykatave. Për të qenë i sinqertë, ky afat përfundon të premten, më 8 gusht, dhe të gjithë duhet të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ata që janë aty për të mbrojtur Kushtetutën do të duhet të merrnin rolin dhe përgjegjësitë e tyre. Aktualisht, kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për të mbrojtur Kushtetutën dhe funksionimin demokratik të shtetit”, tha ambasadori Westerlund.

The post Ambasadori i Suedisë: S’mund t’i drejtoni çdo pyetje Kushtetueses, udhëheqësit politikë të marrin vendime appeared first on Telegrafi.

Ngërçi politik, tërheqja e kërkesës nga Kushtetuesja për seancën konstituive dhe deklaratat e presidentes Osmani

6 August 2025 at 07:46

Që nga 9 shkurti kur janë mbajtur zgjedhjet parlamentare, vendi është ende pa institucione të reja të dala nga këto zgjedhje, rrjedhimisht ende nuk kemi kuvend të konstituuar dhe qeveri të re.

Këto ditë pritej që Kushtetuesja të dalë me një sqarim lidhur me situatën pas kërkesës së presidentes Vjosa Osmani për masë të përkohshme, pasi Kuvendi nuk u konstituua edhe pas 30 ditëve afat sa kishte dhënë fillimisht Kushtetuesja.

Por, një ditë më parë, e para e shtetit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka tërhequr kërkesën e saj drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Osmani tha se vendimi për tërheqjen e kërkesës është marrë si reagim ndaj caktimit të gjyqtarit Radomir Laban si raportues i kësaj lënde, të cilin ajo e cilëson si figurë problematike për sigurinë e shtetit.

“Sot, në përputhje me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren përkatëse, kam tërhequr kërkesën e paraqitur më 22 korrik 2025. Këtë e kam bërë si reagim të menjëhershëm ndaj informatës, tashmë të konfirmuar, se si gjyqtar raportues në këtë rast është caktuar Radomir Laban, për veprimtarinë e rrezikshme të të cilit në vitet 2018, 2021 dhe 2024 institucionet tona të sigurisë kanë dorëzuar informacione të qarta dhe zyrtare”, deklaroi Osmani.

Ajo shtoi se, sipas të dhënave të sigurisë, gjyqtari Laban përbën rrezik për sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës dhe ka qenë i përfshirë në veprimtari kundër rendit kushtetues të vendit.

“Caktimi i tij në një çështje të një rëndësie të tillë kushtetuese është thellësisht shqetësues dhe mund të krijojë pasoja serioze për institucionet tona,” theksoi presidentja.

Presidentja ka kërkuar vëmendje të shtuar ndaj integritetit të institucioneve kushtetuese dhe sigurisë së shtetit, duke nënvizuar se nuk mund të lejohet që çështje të ndjeshme të trajtohen nga individë për të cilët ekzistojnë dyshime të thella për rrezikshmëri ndaj rendit kushtetues të Kosovës.

Tutje theksoi se gjyqtari Llaban nuk është emëruar nga ajo. Procedura për shkarkimin e një gjyqtari të Kushtetueses kërkon një vendim të marrë nga dy të tretat e anëtarëve të kësaj gjykate, çka e bën të pamundur çdo veprim të Presidencës pa një propozim zyrtar nga vetë gjykata.

Osmani u rekomandon deputetëve t’i drejtohen Kushtetueses, pas tërheqjes së kërkesës për seancën konstituive

Presidentja Osmani, tutje, në këtë konferencë për media ka rekomanduar deputetët e Kuvendit të Kosovës që t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, pas tërheqjes së kërkesës së saj lidhur me seancën konstituive të Kuvendit.

Osmani theksoi se deputetët kanë mandat të plotë për të kërkuar sqarime për çështjet që mbeten të paqarta, posa të publikohen vendimet në rastet e iniciuara nga PDK dhe LDK.

Ajo u shpreh se kjo duhet bërë me shpresën se në rastin e ri nuk do të caktohet i njëjti gjyqtar raportues.

“Unë dua t’i inkurajojë deputetët e Republikës së Kosovës, të cilët kanë mandat të plotë që t’i adresohen Gjykatës Kushtetuese, që pasi të publikohen vendimet në dy rastet e iniciuara nga partitë PDK dhe LDK, për çështjet që mbesin të pasqaruara dhe pas atij aktgjykimi që t’i adresohen drejtpërdrejt Gjykatës Kushtetuese, nën shpresën që nuk do të caktohet i njëjti gjyqtar raportues”, deklaroi Osmani.

Ajo shtoi se për një çështje kaq sensitive, nuk do të inkurajonte askënd ta linte lëndën në Kushtetuese nëse gjyqtar raportues mbetet i njëjti.

“Unë nuk do ta inkurajoja asnjë institucion që ta linte lëndën në Gjykatën Kushtetuese, në qoftë se gjyqtar raportues, për temë kaq sensitive është fjala, vendoset ky gjyqtar, së paku derisa të sqarohet përfundimisht nga institucionet tona të drejtësisë”, tha ajo.

Por, kush është Radomir Laban?

Radomir Laban është aktualisht gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Ai ishte emëruar gjyqtar nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në gusht të vitit 2018.

Fillimisht, në maj 2018, Thaçi refuzoi ta dekretojë Labanin deri në kryerjen e një verifikimi të plotë nga organet e drejtësisë, por e dekretoi atë disa muaj më vonë.

Në vitin 2011, Laban ishte shpallur fajtor nga një gjykatë në Serbi për veprën penale të marrjes së ryshfetit. Ai ishte dënuar me gjashtë vjet burgim.

Në vitin 2017, Serbia i ka dërguar EULEX-it një kërkesë për arrestimin e Labanit, mirëpo misioni kishte thënë se nuk ka mandat ta bëjë një arrestim të tillë.

Radomir Laban u propozua nga Lista Serbe për të qenë gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, derisa deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan zgjedhjen e tij në këtë pozitë.

Mandati i gjyqtarit Laban në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës është nëntë vjet.

Si shihet veprimi i Osmanit nga juristët?

Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare dhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, e ka cilësuar si shkelje flagrante të Kushtetutës tërheqjen e kërkesës nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Në një intervistë për KosovaPress, Hasani ka thënë se ky veprim është “djallëzor fund e krye” dhe ka për synim bllokimin e punës së Gjykatës Kushtetuese në prag të vendimit që pritet të merret deri më 8 gusht, kur edhe skadon masa e përkohshme e kësaj gjykate për çështjen e moskonstituimit të Kuvendit.

“Kjo tërheqje është djallëzore dhe ka për synim bllokadën dhe paralizimin e vendimmarrjes në Gjykatën Kushtetuese. Si veprim, është krejtësisht në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe përbën shkelje flagrante të saj,” deklaroi Hasani.

Ndërkaq, ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka ngritur katër pyetje publike ndaj Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, pas vendimit të saj për të tërhequr kërkesën në Gjykatën Kushtetuese më 22 korrik 2025.

Në këtë kontekst, Kryeziu kërkon përgjigje për sa vijon:

A keni komunikuar me Kryetaren e kaluar dhe Kryetarin aktual të Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me këto gjetje të organeve të sigurisë?

A janë këto gjetje të organeve të sigurisë të faktuara mirë, përtej çdo dyshimi të bazuar?

A keni biseduar me anëtarët e tjerë të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje?

A keni sugjeruar që, në dritën e këtyre gjetjeve, Gjykata Kushtetuese të nisë procedurën për të rekomanduar shkarkimin e gjyqtarit?

 

The post Ngërçi politik, tërheqja e kërkesës nga Kushtetuesja për seancën konstituive dhe deklaratat e presidentes Osmani appeared first on Telegrafi.

Spotify njofton rritje çmimesh

6 August 2025 at 07:40

Abonentët premium të Spotify do të shohin tarifat e tyre të rriten në të gjithë globin nga shtatori, njoftoi shërbimi i transmetimit të muzikës.

Pas lajmit, çmimi i aksioneve të kompanisë u rrit me mbi 6% në tregtimin para-marketingut në Wall Street.

Kjo rritje e interesit të investitorëve erdhi pas një përditësimi zhgënjyes të fitimeve javën e kaluar që ndikoi në çmimin e aksioneve të kompanisë.

Kompania parashikoi fitime tremujore më të ulëta se sa pritej në fund të korrikut, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Kjo ishte pjesërisht për shkak të taksimit të lartë të pagave, që arrinte në total 116 milionë euro, duke tejkaluar rritjen e kërkesës për muzikë.

Pavarësisht kësaj, çmimet e aksioneve janë rritur me pothuajse 50% që nga fillimi i vitit 2025.

Njoftimi në lidhje me abonimet vjen ndërsa platforma synon të rrisë marzhet e fitimit ndërsa vazhdon të zgjerojë ofertën e saj të produkteve.

Në vitet e fundit, Spotify ka zgjeruar katalogun e librave audio, ka shtuar aftësi videosh të shkurtra dhe ka përmirësuar krijimin e listave të këngëve me Inteligjencë Artificiale dhe përvojën e fansave.

Si do të ndryshojë abonimi në Spotify?

Ndryshimet e çmimeve do të ndikojnë te klientët në planin individual në tregjet e Azisë Jugore, Lindjes së Mesme, Afrikës, Evropës, Amerikës Latine dhe rajonit të Azi-Paqësorit.

Abonentët e planit individual në Evropë do të shohin që pagesat e tyre të rriten nga 10.99 euro në muaj në 11.99 euro në muaj.

Klientët do të marrin një email që shpjegon ndryshimet e çmimeve gjatë muajit të ardhshëm, thuhet në një deklaratë të kompanisë.

Aktualisht nuk është e qartë nëse klientët në plane të tjera abonimi do të preken gjithashtu. /Telegrafi/

The post Spotify njofton rritje çmimesh appeared first on Telegrafi.

Rikthehet seriali i shumëpritur Wednesday, sot publikohet pjesa e parë e sezonit të dytë

6 August 2025 at 07:30

Pas suksesit të jashtëzakonshëm që pushtoi ekranet dhe zemrat e miliona fansave në mbarë botën, Wednesday rikthehet me sezonin e dytë – dhe këtë herë është më i errët, më i ndërlikuar dhe më misterioz se kurrë më parë.

Pjesa e parë e këtij sezoni të ri publikohet sot, më 6 gusht, duke hapur një kapitull krejtësisht të ri në jetën e enigmatikes Wednesday Addams. Me një stil akoma më gotik dhe një atmosferë që të mban pezull që nga minuta e parë, sezoni i dytë premton të zbulojë sekrete të fshehta dhe ngjarje që do të trondisin botën e Nevermore Academy.

Ky serial që tashmë ka bërë namin global, do të jetë sërish në dispozicion në platformën e njohur Netflix, ku fansat do të kenë mundësinë të zhytën në një botë të errët dhe plot tension.

Por pritja nuk mbaron këtu! Pjesa e dytë e sezonit do të publikohet më 3 shtator, duke sjellë një vazhdimësi të ngjarjeve që premtuan të jenë edhe më emocionuese, plot kthesa dhe mistere që do t’i mbajnë të gjithë në ankth deri në fund.

Nëse menduat se e njihnit Wednesday, kjo rikthim do t’ju bindë se errësira ka vetëm filluar. /Telegrafi/

The post Rikthehet seriali i shumëpritur Wednesday, sot publikohet pjesa e parë e sezonit të dytë appeared first on Telegrafi.

Moti në Shqipëri

6 August 2025 at 07:21

Shqipëria të mërkurën do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet i kthjellët e me vranësira mesatare e hera-herës deri të dendura në orët e mesditës në relievet malore në verilindje e juglindje.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në zonën lindore të vendit, kryesisht në relievet malore, ndërsa pjesa tjetër e territorit parashikohet pa reshje.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 7-14m/s.

Valëzimi në det do të i forcës 1-3 ballë. /Telegrafi/

The post Moti në Shqipëri appeared first on Telegrafi.

Mot me diell dhe vranët

6 August 2025 at 07:06

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 – 16°C, ndërkaq temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 24-27°C.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, 1–4 m/s. /Telegrafi/

 

The post Mot me diell dhe vranët appeared first on Telegrafi.

Tortë me portokall – Pa gluten, e butë dhe aromatike

6 August 2025 at 03:02

E përshtatshme për: personat me intolerancë ndaj glutenit, alergjikë ndaj grurit, adhurues të ëmbëlsirave verore

Përbërësit:

▪ 200 g miell pa gluten
▪ 100 g sheqer të bardhë ose panela
▪ 2 vezë të mëdha
▪ 80 ml vaj luledielli ose vaji i kokosit
▪ 120 ml lëng i freskët portokalli (i shtrydhur në shtëpi)
▪ Lëkura e një portokalli bio (vetëm pjesa e portokalltë)
▪ 1 lugë çaji pluhur pjekjeje (pa gluten)
▪ 1 majë luge kripë
▪ Opsionale: pak vanilje natyrale ose ekstrakt portokalli

Për shërbim:

▪ Sheqer pluhur pa gluten për sipërfaqe
▪ Feta të holla portokalli për dekor
▪ Gjethe mente për freski

Udhëzimet:

1. Ngrohni furrën në 175°C dhe përgatitni një tavë të rrumbullakët (20-22 cm) me letër pjekjeje ose yndyrë dhe miell pa gluten.

2. Në një tas të madh, rrihni vezët me sheqerin derisa të zbardhen dhe të bëhen shkumë.

3. Shtoni vajin, lëngun e portokallit dhe lëkurën e grirë të tij – përziejini lehtë me tel kuzhine.

4. Në një enë tjetër përziejeni miellin, pluhurin për pjekje dhe kripën.

5. Shtoni përbërësit e thatë te përzierja e lagësht, pak nga pak, duke përzier ngadalë derisa të formohet një masë homogjene.

6. Hidheni masën në tavë dhe piqeni për 35-40 minuta derisa të marrë ngjyrë të artë dhe një shkop druri të dalë i pastër.

7. Lëreni të ftohet për 15 minuta në tavë, pastaj hiqeni dhe lëreni të ftohet plotësisht në një rrjetë.

🍴 Shënime shtesë:

▪ Mund të përdorni lëng limoni në vend të portokallit për një variant më të athët.
▪ Shtoni fara lulëkuqeje, bajame të bluar apo kokrra boronice për më shumë teksturë dhe shije.
▪ Ruhet deri në 3 ditë në frigorifer.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.

The post Tortë me portokall – Pa gluten, e butë dhe aromatike appeared first on Telegrafi.

Truket që e bëjnë grimin të qëndrojë edhe kur jashtë është vapë

6 August 2025 at 02:16

Fiksatorët janë formula të krijuara për mbrëmje dhe ditë të nxehta vere, kur çdo dalje jashtë është sfidë për grimin. Ata e hidratojnë lëkurën dhe i japin shkëlqim, pa e bërë atë të duket e yndyrshme

Kur planifikojmë të vendosim grim në ditët e nxehta, disa elementë janë kyç, grimi mat dhe ai në formulë të thatë janë më praktikë sesa ai me bazë të yndyrshme. Në këtë rast ndihmojnë edhe fiksatorët, të cilët aplikohen si spërkatës mbi fytyrë.

Formulat mat, siç janë pudrat që e mbajnë lëkurën pa shkëlqim, janë shumë të përshtatshme këto ditë. Ato aplikohen si një shtresë e lehtë që nuk e “mbyt” lëkurën apo poret. Edhe pudra e lehtë në formë pluhuri është ideale, sepse grimcat e saj e thithin djersën, duke e lënë fytyrën të freskët dhe të grimuar bukur. Pudrat moderne kanë grimca shumë të imta, kështu që nuk e mbulojnë fytyrën si maskë.

Në vend të blush-it kremoz, është më praktike të përdoret ai në formë guri, sepse ka formulë të thatë dhe nuk zhduket shpejt nga fytyra, transmeton Telegrafi.

GettyImages

Fiksatorët, siç u përmend më parë, janë idealë për ditët me vapë dhe mbrëmjet jashtë. Ata hidratojnë, i japin lëkurës një shkëlqim natyral pa e yndyrosur. Ekzistojnë edhe fiksatorë me efekt mat – zgjidhini këta nëse keni lëkurë që gjithmonë shkëlqen, pavarësisht temperaturës.

Grimi rezistent ndaj lagështisë, i njohur si rezistues ndaj ujit, është veçanërisht praktik në këtë periudhë, qoftë në plazh apo në qytet.

Ky lloj grimi është më i vështirë për t’u hequr, ndaj është shumë i qëndrueshëm gjatë ditëve me diell. Ylli i këtyre produkteve është maskara rezistuese ndaj ujit, që zgjat me orë të tëra.

Megjithatë, grimi i tillë largohet vetëm me produkte pastruese në bazë vaji, jo me qumësht pastrues të zakonshëm. Prandaj, para gjumit, është shumë e rëndësishme të hiqet i gjithë grimi për të lejuar lëkurën të marrë frymë lirshëm.

Në përgjithësi, këto ditë është më praktike të keni më pak grim sidomos nëse qëndroni shpesh jashtë ose shkoni në festa.

Përqendrohuni tek buzëkuqet, maskarat rezistente ndaj ujit dhe qerpikët artificialë për një pamje më të freskët dhe të qëndrueshme. /Telegrafi/

The post Truket që e bëjnë grimin të qëndrojë edhe kur jashtë është vapë appeared first on Telegrafi.

Catherine Zeta-Jones me kostumin që thekson belin – perfekt edhe për zonjat me forma më të bujshme

6 August 2025 at 01:36

Aktorja e njohur tregon se si të dukeni elegante dhe femërore, pavarësisht kilogramëve shtesë, me modelin që thekson belin në mënyrë perfekte

Diva e Hollivudit, Ketrin Zita Džouns, një herë tjetër ka treguar pse konsiderohet ikonë mode. Duke u shfaqur me një kostum tërheqës të zi me detaje lulesh të kuqe, aktorja ka konfirmuar se eleganca e vërtetë nuk del kurrë nga moda dhe që një model i mirë mund të bëjë mrekulli për figurën.

Veshja që i përshtatet çdo gruaje

Ky kostum femëror me bel të theksuar dhe detaje shtë zgjedhja perfekte për të gjitha zonjat që duan të nxjerrin në pah format e tyre në mënyrë sofistike. Modeli i kostumit ndjek me delikatesë linjat e trupit, hollon belin, ndërsa shtesa krijon në mënyrë vizuale një siluetë me formë të rërës, efekt që i shkon mirë si grave të holla, ashtu edhe atyre me më shumë forma, transmeton Telegrafi.

Detajet me lule – romantike, por të fuqishme

Lulet e kuqe mbi sfondin e zi krijojnë një efekt dramatik dhe luksoz, por pa ekzagjerim. Kjo kombinim ngjyrash dhe modeli është një shembull i shkëlqyer i bashkimit të formës klasike me shprehjen artistike. Motivet me lule sjellin freski, ndërsa baza e errët i jep veshjes seriozitetin dhe elegancën e duhur.

Inspirim mode për gratë në çdo moshë

Catherine Zeta-Jones ka dëshmuar edhe njëherë që mosha nuk është pengesë për stilin. Ky kostum është një shembull ideal se si një grua mund të duket e sigurt në vetvete, moderne dhe femërore, pavarësisht nga numri i rrobave apo mosha. E rëndësishme është vetëm të zgjedhësh modelin që i përshtatet trupit dhe ky model padyshim është një prej tyre.

/Telegrafi/

The post Catherine Zeta-Jones me kostumin që thekson belin – perfekt edhe për zonjat me forma më të bujshme appeared first on Telegrafi.

Fanella me numër 10 e Lamine Yamal thyen rekordet te Barcelona – më e shtrenjta dhe më e shitura në histori

5 August 2025 at 23:56

Fanella e re me numrin 10 të Lamine Yamal te Barcelona ka thyer rekorde historike, duke u bërë jo vetëm fanella më e shtrenjtë në historinë e klubit, por edhe më e shitura në kohë rekord – dhe njëkohësisht më e shtrenjta në gjithë Spanjën, sipas raportimeve të Diario AS.

Versioni për tifozë nis nga 114.99 €, ndërsa me personalizim të plotë, duke përfshirë emrin, numrin dhe arnat zyrtare, çmimi shkon deri në 204.90 euro – duke e bërë atë fanellën më të shtrenjtë në La Liga.

Efekti komercial ishte i menjëhershëm. Brenda vetëm 24-48 orëve nga lançimi, u shitën afërsisht 70,000 njësi në nivel global, duke gjeneruar rreth 10 milionë euro të ardhura për Barcelonën – kryesisht nga versionet për të rritur (134.99 euro) dhe ato profesionale për lojtarë (184.99 euro).

Punonjësit në dyqanet zyrtare të klubit e përshkruan situatën si një “çmenduri absolute”, me disa lokacione që shisnin mbi 400 fanella në vetëm dy ditë.

Vendimi i Barcelonës për t’i besuar fanellën ikonike me numër 10 Yamalit – e veshur më parë nga legjenda si Lionel Messi, Ronaldinho dhe Rivaldo – përkoi me rinovimin e kontratës së tij deri në vitin 2031, duke e konsoliduar 17-vjeçarin si gurthemelin e së ardhmes së klubit. /Telegrafi/

The post Fanella me numër 10 e Lamine Yamal thyen rekordet te Barcelona – më e shtrenjta dhe më e shitura në histori appeared first on Telegrafi.

Pse gratë politikane sulmohen më së shumti në internet?

5 August 2025 at 23:50

Në Evropë, politikanet femra nuk kanë nevojë të jenë të famshme për t’u shënjestruar nga urrejtja online. Çfarë fshihet pas kësaj armiqësie?

Gulia Fossati hyri në politikën italiane rreth vitit 2021, duke iu drejtuar rregullisht rrjeteve sociale për të ndarë pikëpamjet e saj mbi tema si migrimi, racizmi dhe feminizmi.

Por prania e saj online erdhi me një kosto.

“Ka dhunë të madhe në rrjetet sociale”, tha Fossati, anëtare e Partito Democratico të qendrës së majtë që përfaqëson gratë që janë anëtare të regjistruara të partisë në Pavia, pranë Milanos.

“Marr shumë komente, veçanërisht kur flas për tema feministe”, tha ajo, duke përmendur shembuj si “shko në kuzhinë” ose “idiot mbylle gojën”.

Fossati nuk është ende një emër i njohur në politikën italiane, megjithatë ajo tashmë po përballet me ngacmime online, me fyerje që shpesh kombinojnë sharje ndaj gjinisë dhe moshës së saj.

Përvoja e Fossatit nuk është përjashtim.

Gratë politikane kanë më shumë gjasa sesa homologët e tyre meshkuj të përballen me sulme të bazuara në identitet në rrjete sociale, sipas një studimi të ri të botuar në revistën Politics and Gender.

Hulumtuesit analizuan më shumë se 23 milionë postime në X, që u drejtoheshin politikanëve në Gjermani, Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Në atë kohë, platforma ende kishte moderim aktiv të përmbajtjes, shkruan euronews.

Ndërsa burrat dhe gratë përballen me një numër të ngjashëm sulmesh online, politikanët meshkuj kanë tendencë të jenë në shënjestër të fyerjeve të përgjithshme dhe politikanet femra sulmohen më shpesh për pamjen, gjininë, etninë ose moralin e tyre personal, zbuloi studimi.

Në Evropë, fama ka pak të bëjë me sulmet.

Politikanet femra përballen me cicërima të pacivilizuara pavarësisht se sa të njohura janë, dhe ato janë më të ekspozuara ndaj sulmeve të tilla sesa homologët e tyre meshkuj, zbuluan studiuesit.

Studimi i përcaktoi cicërimat “të pacivilizuara” si ato që përmbajnë gjuhë urrejtjeje, stereotipe gjinore, gjuhë përjashtuese (si “gratë duhet të qëndrojnë në shtëpi sesa të bëjnë politikë”), kërcënime ndaj të drejtave individuale, sharje, sulme ndaj karakterit (“gënjeshtare”, “tradhtare”), vulgaritet, sarkazëm, britma me shkronja të mëdha ose përmbajtje që është nxitëse ose poshtëruese.

Këto sulme online, paralajmëruan studiuesit, mund t’i bëjnë gratë të zvogëlojnë praninë e tyre online dhe t’i dekurajojnë ato nga kandidimi për poste politike.

Shkaqet e rrënjosura thellë të urrejtjes online ndaj grave

Studimi ka disa kufizime.

Andrea Peto, profesoreshë në departamentin e studimeve gjinore në Universitetin e Evropës Qendrore në Vjenë, kritikoi përdorimin e Al nga studimi, duke thënë se ndërsa këto modele mund të sinjalizojnë kërcënime eksplicite, ato kanë vështirësi të zbulojnë format më delikate të agresionit verbal.

“Inteligjenca artificiale nuk mund t’i kapë nuancat”, tha Peto.

Megjithatë, përfundimet e përgjithshme të studimit nuk erdhën si surprizë për ekspertët e gjinisë dhe politikës.

Ngacmimi online i grave ka qenë prej kohësh nën shqyrtim, duke nxitur kërkime, debate dhe reforma ligjore.

Pushteti, politika dhe debati publik nuk janë shoqëruar historikisht me rolet ose traditat e grave.

Merrni parasysh të drejtën e grave për të votuar.

Në disa vende evropiane, siç është Greqia, e drejta universale e votës për zgjedhjet kombëtare u vendos vetëm në vitin 1952.

Trashëgimia e kësaj pabarazie gjinore është e dukshme edhe sot.

Kur gratë hyjnë në hapësirat politike, përfshirë rrjete sociale, ato mund të hasin armiqësi dhe sulme sepse janë gra, tha Peto.

Por a është kjo armiqësi në internet e nxitur nga qëndrime të thella shoqërore, nga sistemet teknologjike që i amplifikojnë ato, apo nga të dyja?

Çështje teknologjike dhe ekonomike

“Teknologjia shpesh funksionon si pasqyrë”, tha Sandra Wachter, profesoreshë e teknologjisë dhe rregullimit në Universitetin e Oksfordit dhe në Institutin Hasso Plattner në Potsdam, Gjermani.

“Ata që tashmë përjetojnë shtypje dhe diskriminim në shoqëri përballen me atë në një shkallë më të gjerë nëse e zbatojmë teknologjinë në një mënyrë krejtësisht të pakufizuar. Dhe kjo është arsyeja pse ligji është i rëndësishëm”, shtoi ajo.

Wachter vuri në dukje se, përtej shkaqeve sociale dhe historike, sulmet online kundër grave nxiten edhe nga interesat ekonomike të kompanive të mëdha të teknologjisë.

Ajo tha se modelet e tyre të biznesit janë të dizajnuara për t’i mbajtur përdoruesit online sa më gjatë të jetë e mundur për të shitur reklama.

“Ajo që njerëzit duan të shohin dhe ajo që i mban të angazhuar është diçka që është e tërbuar, e papranueshme”, tha Wachter.

Kjo është një arsye kryesore pse lajmet e rreme, të karakterizuara shpesh me një ton sensacional, tentojnë të përhapen më larg dhe më shpejt se informacioni legjitim.

“Megjithatë, shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm për problemin”, tha Wachter.

“Viktimat e sulmeve online shpesh fajësohen, ndërsa autorët – dhe madje edhe zbatimi i ligjit – shpesh nuk arrijnë të kuptojnë se sa serioze mund të jenë pasojat, pjesërisht për shkak të mjedisit digjital”, vazhdoi ajo.

Si ta zgjidhni problemin?

Disa platforma, të tilla si TikTok, përdorin moderimin e përmbajtjes së drejtuar nga Al, ndërsa të tjera, të tilla si Facebook dhe Instagram i Metas, kanë zvogëluar rishikimet e përmbajtjes.

“Por Al nuk mund të kapë gjithçka”, paralajmëroi Sara de Vuyst, profesoreshë në kulturën vizuale bashkëkohore në Universitetin e Maastrichtit në Holandë.

“Kjo [përdorimi i Inteligjencës Artificiale] ka disa probleme; atyre u mungojnë gjëra kur komentet formulohen në një mënyrë më sarkazmike, nuancat humbasin”, tha de Vuyst.

Si de Vuyst ashtu edhe Wachter bien dakord se rregulloret si Akti i Shërbimit Digjital (DSA) i Bashkimit Evropian janë një hap në drejtimin e duhur.

I hyrë në fuqi në shkurt 2024, DSA synon të mbrojë të drejtat e konsumatorëve në internet.

Ai ua bën më të lehtë përdoruesve të raportojnë nëse një postim në internet është problematik dhe kërkon që kompanitë e mëdha të zbatojnë protokolle për uljen e rrezikut.

Megjithatë, si de Vuyst ashtu edhe Wachter argumentojnë se sipas DSA, llogaridhënia korporative e këtyre kompanive mbetet e ulët.

Në Itali, Fossati i ka marrë gjërat në duart e veta.

Në fillim, ajo kaloi kohë duke u angazhuar në diskutime me ata që e urrejnë në internet, duke u përpjekur të kuptonte perspektivat e tyre.

Megjithatë, ajo ndoqi një qasje të ndryshme pasi kuptoi se shumë komentues nuk ishin të hapur për debat të vërtetë.

“Nëse dikush më fyen, përgjigjja ime është gjithmonë shumë ironike”, tha ajo.

Nëse një koment është veçanërisht ofendues, ajo i kujton përdoruesit se mund të ngrejë padi, por nuk e ka bërë kurrë këtë sepse do të ishte një proces i kushtueshëm dhe i vështirë.

Pavarësisht sulmeve, Fossati e mban lart motivimin e saj dhe zgjedh të përqendrohet në anën pozitive.

“Shpesh ka komente negative sepse nuk shkruajmë për sa të mirë janë njerëzit”, tha ajo.

“Ata që më urrejnë në internet nuk e përfaqësojnë të gjithë realitetin.” /Telegrafi/

The post Pse gratë politikane sulmohen më së shumti në internet? appeared first on Telegrafi.

❌
❌