Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 August 2025Abc News

Shkrumbohet mjeti në Gjirokastër/ Shpëton pa lëndime shoferi

24 August 2025 at 17:34

Nje automjet tip Ford qe udhetonte nga fshati Dhoksat ne drejtim te Gjirokastres eshte shkrumbuar plotesisht nga flaket.

Pavaresisht nderhyrjes se repartit zjarefikes mjeti u dogj i teri ndersa per fat te mire nuk pati lendime ne njerez.

Drejtuesi tha se gjithcka ndodhi ne pak momente ndersa mjeti mori flake gjate kohes qe ishte ne levizje. / abcnews.al /

 

Zjarr në një gomisteri në Durrës/ Evakuohen banorët, policia devijon trafikun

24 August 2025 at 17:20

Nje zjarre i fuqishem ka shperthyer ne nje gomisteri ne Durres. Godina tre-kateshe, kati pare fuksiononte si biznes (gomisteri) eshte perfshire nga flaket disa minuta me pare.Godina ndodhet te rrethrrotullimi Shkozetit. Policia ka devijuar per disa minuta trafikun, evakuoi banoret qe jetonin ne dy katet e tjera dhe i hapi rrugen zjarrefikesve dhe punonjesve te OSHEE, te cilet beren shkeputjen e energjise elektrike.

Pas rreth 20 minutash zjarrefikesit bene te mumdur lokalizimin e flakeve. Ndersa hetuesit po punojne per te mesuar shkakun e zjarrit.

Izraeli bombardon qytetin e Gazës para ofensivës së madhe

24 August 2025 at 17:00

Aeroplanë dhe tanke kanë bombarduar disa pjesë të qytetit të Gazës, ndërsa planet e Izraelit për të pushtuar zonën më të madhe urbane të territorit rrisin presionin ndaj pothuajse një milioni palestinezëve që jetojnë aty.

Siç shkruan “BBC” këtë të dielë, banorët kanë raportuar për shpërthime të pandërprera në pjesët veriore dhe lindore të qytetit.
Forcat izraelite janë rikthyer gjithashtu për të hedhur në erë ndërtesat në kampin e refugjatëve Jabalia, më në veri.
Ministria e shëndetësisë e administruar nga Hamasi në territor njoftoi se 64 persona u vranë dhe rreth 300 u plagosën në sulmet izraelite gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas saj, numri total i të vrarëve që nga fillimi i fushatës masive të Izraelit për të mposhtur Hamasin ka arritur në 62 mijë e 686, ndërsa janë plagosur 157 mijë e 951 të tjerë.

Ushtarët izraelitë nisën një operacion në Gaza si përgjigje ndaj sulmit të udhëhequr nga Hamasi në jug të Izraelit më 7 tetor 2023, ku u vranë rreth 1 mijë e 200 persona dhe 251 të tjerë u morën peng.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka premtuar të mposhtë Hamasin dhe ka sfiduar kritikat e ndërkombëtarëve për planet e tij për zgjerimin e luftës.
Rreth 60 mijë rezervistë janë thirrur për të marrë pjesë në operacionin izraelit.

Ndonëse sulmet ndaj qytetit të Gazës nuk kanë filluar ende me intensitet të plotë, ato vazhdojnë pa ndërprerje, zonat Zeitoun dhe Shejayia janë goditur nga ajri gjatë natës së së dielës, ndërsa lagjja Sabra është goditur me tanke.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë deklaruar gjithashtu se ushtarët kanë rikthyer aktivitetin në zonën Jabalia në ditët e fundit.

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi të dielën se një anëtar i stafit është liruar nga IDF pas mbajtjes si i burgosur që nga 21 korriku në Gaza. Nuk ka detaje të tjera për identitetin e punonjësit të OBSH-së apo arsyet e mbajtjes së tij.

Netanyahu po përballet gjithashtu me presion të madh në Izrael, veçanërisht nga familjet e pengjeve që duan që ai të negociojë për përfundimin e luftës për të sjellë të afërmit e tyre në shtëpi.
Mendohet se vetëm 20 nga 50 pengjet që mbahen ende në Gaza janë gjallë.

Protesta në Australi në mbështetje të Palestinës pas përplasjes mes Netanyahut dhe Albanese

24 August 2025 at 16:28

Mijëra australianë dolën në rrugë këtë të diel për të protestuar në mbështetje të çështjes palestineze, vetëm dy javë pasi Australia njoftoi njohjen zyrtare të shtetit të Palestinës. Sipas organizatës Palestine Action Group, më shumë se 40 protesta u zhvilluan në të gjithë vendin, duke përfshirë qytete të mëdha si Sidnei, Melburn dhe Brisbane. Organizatorët pretendojnë se rreth 350,000 persona morën pjesë në këto manifestime, ndonëse policia ka raportuar shifra më të ulëta në disa zona.

Në Sidnei, organizatori Josh Lees deklaroi se protestuesit po kërkonin “fundin e gjenocidit në Gaza” dhe sanksione ndaj Izraelit. “Qeveria jonë duhet të qëndrojë në anën e drejtësisë dhe të ndërmarrë hapa të qartë kundër krimeve të kryera në Gaza,” tha ai.

Nga ana tjetër, Këshilli Ekzekutiv i Hebrenjve Australianë (Executive Council of Australian Jewry) kritikoi protestat, duke i quajtur ato “të rrezikshme dhe të papërshtatshme”.

Tensionet mes Australisë dhe Izraelit janë përshkallëzuar kohët e fundit, veçanërisht pas vendimit të qeverisë së kryeministrit Anthony Albanese për të njohur Palestinën si shtet më 11 gusht. Ky veprim u pasua nga një protestë masive mbi Urën e Sidneit, ku dhjetëra mijëra qytetarë shprehën mbështetjen për popullin palestinez.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar me tone të ashpra ndaj Albanese, duke e cilësuar atë si “një politikan të dobët që tradhtoi Izraelin dhe braktisi hebrenjtë australianë”. Ai shtoi se “rekordi i tij është njollosur përjetësisht nga dobësia përballë terroristëve të Hamasit”.

Në përgjigje, Albanese tha se nuk i merr sulmet personale dhe se gjithmonë sillet me respekt ndaj liderëve të vendeve të tjera.

Protestat në Australi vijnë në një moment kritik për zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe tregojnë ndarjen në rritje të opinionit publik ndërkombëtar lidhur me konfliktin izraelito-palestinez. / abcnews.al /

Martirizimi i Shën Kozma Etolit/ Kryepiskopi Joani mban meshën në prani të qindra besimtarëve

24 August 2025 at 16:11

Pelegrine nga i gjithe vendi, greqia dhe turiste te huaj ndoqen meshen qe perkujton martirizimin e Shen Kozma Etolit ne manastirin e ndertuar për nder te tij ne Kolkondas te Libofshes. Kryepiskopi Joani tha pas meshes se figura e shen Kozma Etolit eshte nje shembull qe jo vetem duhet admiruar por edhe ndjekur nga besimtaret

Pelegrinazhi ne manastirin e Shen Kozmait fillon ne 20 gusht dhe vazhdon per kater dite. Besimtare te shumte nga zona e Myzeqesë por edhe nga greqia fqinje vizitojne varrin e shenjtorit ne manastir duke besuar ne aftesite mrekulliberese te tij.

“Morem autobusin ne Janine dhe erdhem… ndezem nje qiri.”

“Jemi ortodokse praktikante.. kemi ardhur shpesh here ne shqiperi.. por ketu hera e pare.. erdhem te perulemi te varri i at Kozmait… dhe na pelqen turizmi kulturor..”

Kozma Etoli ishte misionar i Kishes Greke ne Shqiperi ne vitet 1760-1770. Ai u be nje nga figurat me dashura per ortodokset ne jug te vendit ndërsa  u shenjterua  ne vitin 1961 nga Sinodi i shenjte i Patriarkanes Ekumenike te Stambollit. / abcnews.al /

Zbulohen mijëra bimë kanabisi/ Në Postribë e në Vaun e Dejës vihen nën hetim 3 kryepleq

24 August 2025 at 16:02

Rreth 2 mijë bimë kanabis sativa janë gjetur dhe asgjësuar në Shkodër. Konkretishtë, në operacionin  e koduar “Koordinata” u asgjësuan në Postribë, 186 bimë kanabis, dhe 1801 të tjera në Vaun e Dejës.

Blutë e Shkodrës bëjnë me dije se janë proceduar 3 kryetarë fshatrash për shpërdorim detyre, ndërsa kultivuesit ende nuk janë identifikuar.

Edhe në Lezhë, një 38-vjeçar është vënë në pranga nga uniformat blu për kultivim të bimëve narkotike.

Në kuadër të operacionit koordinata, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, efektivët konstatuan Anton Bibën teksa kujdesej për bimët narkotike të kultivuara në oborrin e banesës së tij në Laç.

Autori kishte kultivuar 116 bimë narkotike në oborrin e shtëpisë.

Në njoftimin zyrtar, policia thotë se bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon pa ndërprerje, në të gjithë territorin e vendit.

Pranga piromanëve në Fier dhe Gramsh/ Arrestohet 51-vjeçari, ndezi zjarr tek shinat e trenit

24 August 2025 at 15:59

Dy persona janë arrestuar në 24 orët e fundit në Fier dhe Gramsh me akuzën e zjarrvënies së qëllimshme.

Policia e Fierit thotë se ka vënë në pranga një 51-vjeçar pasi ndezi zjarr qëllimisht në afërsi të shinave të trenit në lagjen 16 prilli.

Si pasojë e zjarrit të qëllimshëm, u dogjën 600 metra katrorë lëndë drusore në linjën hekurudhore.

Nga hetimet paraprake, rezulton se 51-vjeçari ka ndezur zjarr në afërsi të shinave të trenit, për të pastruar një sipërfaqe toke nga barishtet.

Gjykata e Elbasanit la në burg një 26-vjeçar të vënë në pranga një ditë më parë. I riu akuzohet për zjarrvënie të qëllimshme në bashkëpunim me babain e tij.

Sipas hetimeve, 26-vjeçari ka ndezur zjarr në një pjesë të pyllit në fshatin Bresnik I Poshtëm të Gramshit, me qëllim që të shtrinte tubin e ujit për të vaditur ullinjtë.

Ai ka deklaruar se ka qenë bashkë me të atin kur kanë ndezur zjarrin dhe se flakët i ka mbajtur nën kontroll. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale ‘Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor’.

Ndërkohë, edhe në Tiranë, një 63-vjeçar është vënë nën hetim pasi nga pakujdesia ka djegur një sipërfaqe me shkurre në fshatin Pezë Helmas. / abcnews.al /

Ukraina feston 34-vjetorin e Pavarësisë/ Zelensky premton paqe të drejtë, liderët botërorë mesazhe urime

24 August 2025 at 15:36

Ukraina festoi këtë të dielë 34 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik, në atë që konsiderohet festa më e rëndësishme shtetërore pavarësisht se prej 3 vitesh vendi është në luftë me Rusinë.

Në një fjalim drejtuar Kombit Presidenti Ukrainas Volodymir Zelensky u shpreh se është vetë çështje kohe përpara se Ukraina të jetë e bashkuar sërisht si një familje, ndërsa shtoi se një paqe e drejtë është ajo ku Ukraina vendos vetë për të ardhmen e saj. Zelensky ripërsëriti zotimin e tij se nuk do të ketë lëshime territoriale, ndërsa shtoi se ndonëse nuk e kanë fituar ende këtë luft, sigurisht që Ukraina as nuk ka humbur.

Dhjetëra Liderë Botëror uruan Ukrainën në përvjetorin e pavarësisë së saj ku mes tyre edhe Presidenti Amerikan Donald Trump. Në letrën drejtuar Zelenskyt kreu I Shtëpisë së Bardhë teksa vlerëson sakrficat dhe qëndresën e popullit Ukrainas për liri shkruan se duhet ti jepet fund vrasjeve të pakuptimta nëpërmjet një marrëveshje paqeje të qëndrueshme dhe afatgjatë.

Në ceremoninë e 34 vjetorit të pavarësisë Ukrainase që u mbajt këtë të dielë në Kiev mori pjesë edhe I dërguari i Donald Trump për Luftën Rusi- Ukrainë Keith Kellog I cili u nderua nga Zelensky me cmimin Urdhëri I Meritës.

Krah presidentit Ukrainas në këtë ditë të rëndësisshme ishte edhe kryeministri Kanadez Mark Carney I cili tha se vendi I tij do të qëndrojë gjithmonë në krah të Kievit. Në mesin e dhjetërave personaliteteve të larta që Uruan Ukrainën për Pavarësisnë e saj ishte edhe Papa Leoni I 14 I cili në letrën drejtuar Zelensyt shkroi se ai lutet për plagët e popullit Ukrainas dhe shpreson që shumë shpejt të ketë heshtje të armëve dhe t’I hapet rrugë dialogut dhe paqes.

Nderkohe qe ne Kiev mbaheshin festimet e pavaresise Ukrainase  Rusia fajsoi këtë të dielë Kievin, duke thene se forcat ushtarake te trye kishin sulmuar me dron njërin prej centraleve të saj bërthamore në rajonin   perëndimor të Kurskut, duke thënë se sulmi kishte shkaktuar një zjarr që u shua shpejt dhe fatmirësisht nuk pati viktima.

Moska zyrtare tha se sulmi me drone kishte dëmtuar një transformator, megjithatë sipas njoftimit të dhënë në Telegram nivelet e rrezatimin në centralin bërthamor ishin brenda normës. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike iu ka bërë thirrje vazhdimisht si Rusisë ashtu edhe Ukrainës që të tregojnë përmbajtje maksimale  sa i perket sulmeve ndaj objekteve bërthamore përgjatë luftës.

Kremlini tha se sulmet Ukrainase goditën këtë të dielë edhe portin Ust – Lugë në Shën Petersburg duke shkaktuar zjarr në një terminal të madh karburanti. Për shuarjen e flakëve u angazhuan dhjetëra forca zjarrfikëse. / abcnews.al /

Broja kthehet të martën/ Trajneri Parker jep lajmin e mirë për sulmuesin shqiptar

24 August 2025 at 15:30

Mezi pret që të vendosë këmbën në fushë.

Armando Broja ende nuk është aktivizuar tek Bërnli në Angli, ndonëse trajneri I tij, Skot Parker, jep një afat për rikthimin, dhe nuk flitet për tepër larg.

Tekniku anglez deklaroi pas fitores 2-0 që skuadra e tij arriti në Premier Ligë ndaj Sandërlendit, se sulmuesi shqiptar është vetëm fare pak prapa formës së shokëve të tij, dhe se ai mund të ketë minuta që në ndeshjen e radhës.

Bërnli do të luajë këtë të martë në fushën e vet ndaj Derbi Kauntit në Kupën e Ligës, apo siç njihet zyrtarisht në Angli, Kupa Karabao.

Parker theksoi se nuk dëshiron të ndërmarrë asnjë rrezik me Brojën, padyshim duke pasur parasysh problemet e mëdha fizike që ka pasur sulmuesi 23-vjeçar në dy vitet e fundit.

Broja, që luajti sezonin e kaluar I huazuar tek Evertoni, realizoi transferimin e shpresuar, dhe Çelsi arriti qëllimin që kishte.

Bërnli e mori yllin kuqezi për 23 milionë euro, diçka më pak sesa 30 milionë që Blutë e Londrës kërkonin fillimisht, por gati dyfishin e vlerës që kartoni I tij ka në tregun e futbollit. / abcnews.al /

Shpëtohen 28 pushues në një javë/ Siguria detare, Policia e Shtetit bllokon 26 mjete lundruese

24 August 2025 at 15:23

Përgjatë një jave, në kuadër të kontrolleve për sigurinë detare, janë bllokuar 26 mjete lundruese për shkeljeve të ndryshme. Në total, nga Ksamili në Koman, janë kontrolluar 414 mjete.

Konkretisht, janë bllokuar 16 jet ski, 4 skafe, 3 gomone dhe 3 varka metalike.

Sipas Policis së Shtetit, 11 prej mjeteve lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me gjobë prej 100 mijë lekësh secili.

Gjithashtu, janë shpëtuar në det 28 turistë vendas dhe të huaj, si dhe 9 mjete lundruese.

Policia Kufitare apelon për respektimin me rigorozitet të rregullave të përdorimit të mjeteve lundruese. / abcnews.al /

Gjykata lë në burg shqiptarin/ I jep afat deri të martën të kërkojë falje për krimin

24 August 2025 at 15:03

I heshtur, me kokën Ulur dhe pa asnjë koment për Gazetarët . Ky është momenti kur Pandeli Nakoleci, 40 vjecari shqiptar që vrau bashkëshorten e tij në Volos të Greqisë u paraqit këtë të dielë në Prokurori.

Autori i krimit makabër nuk zgjodhi ti përgjigjej pyetjes “Pse e bëre ?” të gazetarëve duke ruajtur kështu heshtjen. Mediat greke raportuan se 40 vjecari nuk kishte treguar shenja pendese per krimin e kryer  sipas dëshmive të tij të para përballë hetuesve, ndersa kishte pretenduar se motiv I krimit kishte qene tradhetia nga 36 vjecarja.

Pandeli Nakoleci u arrestua të shtunën, 24 orë pasi kreu krimin e rëndë në një parking në qendër të Volosit, rreth 200 metra larg shtëpisë ku jetonte me bashkëshorten dhe fëmijet e tyre.

40 vjecari Pandeli Nakoleci  i cili vrau në mënyrë macabre bashkeshorten e tij në sytë e fëmijëve të tyre të mitur njihej si perdorues I lendeve Narkotike dhe familjare te tij kane treguar per ABC News se ai kishte pasur probleme te shendetit mendor.Çifti kishte pasur shumë debate kohët e fundit, ndërsa autori 40-vjeçar qershorin e kaluar me urdhër të prokurorit, u dërgua në një klinikë për ekzaminim psikiatrik, pasi tentoi vetëvrasje.

Pandeli Koleci ishte arrestuar dy herë më parë për posedim droge në vitin 2019, ndërsa në vitin 2018 ai u dënua me një vit burg për dëshmi të rreme. Në vitin 2020 ai u dënua me 4 vjet burg për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe trafik droge. Më herët, në vitin 2013, ai u arrestua për falsifikim dhe hyrje të paligjshme në shtetin fqinj. / abcnews.al /

Garda Kombëtare në Chicago/ Demokratët kritika Trump: Veprim i pakoordinuar

24 August 2025 at 14:57

Guvernatori demokrat i Illinois, JB Pritzker e ka quajtur “abuzim me pushtetit” planin e presidentit amerikan Donald Trump për të dërguar trupa të Gardës Kombëtare në Çikago. Në një deklaratë zyrtare, Pritzker tha se “nuk ka asnjë emergjencë që justifikon praninë e Gardës Kombëtare në Illinois” dhe se presidenti “po përpiqet të sajojë një krizë”.

Trump ka vendosur tashmë rreth 2,000 trupa në Uashington DC, qytet i drejtuar nga demokratët, duke e paraqitur operacionin si pjesë të një “goditjeje kundër krimit” në qytetet amerikane. Ai paralajmëroi se e njëjta politikë mund të shtrihet edhe në Çikago dhe Nju Jork.

Kryetari i bashkisë së Çikagos, Brandon Johnson, reagoi duke thënë se nuk ka marrë asnjë njoftim për vendosjen e trupave në qytet. Sipas tij, ky veprim është “i pa koordinuar, i panevojshëm dhe i pasigurt”, që mund të rrisë tensionet mes qytetarëve dhe forcave të rendit.

Ndërkohë, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka urdhëruar që trupat e Gardës Kombëtare në Uashington të jenë të armatosur, ndryshe nga udhëzimi fillestar i Pentagonit që e ndalonte mbajtjen e armëve.

Sipas mediave amerikane, deri në 1,700 pjesëtarë të Gardës Kombëtare pritet të mobilizohen në 19 shtete, me Teksasin që do të ketë numrin më të madh të trupave. Ata do të ndihmojnë Agjencinë e Emigracionit dhe Doganave (ICE) dhe do të shërbejnë si prani parandaluese.

Presidenti Trump e ka quajtur operacionin në kryeqytet një sukses, duke pohuar se Uashingtoni “tani është i sigurt” dhe nuk përjashtoi mundësinë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme për të mbajtur trupat përtej afatit 30-ditor.

Megjithatë, një sondazh i Washington Post tregon se rreth 80% e banorëve të Uashingtonit janë kundër vendosjes së trupave federale dhe Gardës Kombëtare në qytet.

 

Ukraina godet rafinerinë ruse në bregdetin e Baltikut

24 August 2025 at 14:44

Një rafineri nafte në portin rus të Ust-Luga-s në Detin Baltik është përfshirë nga flakët pas një sulmi ukrainas me dron, tha sot guvernatori rajonal.

“Dhjetë dronë u rrëzuan mbi port”, shkroi guvernatori i rajonit të Leningradit, Alexander Drozdenko, në Telegram.

“Mbetjet e një mjeti ajror pa pilot shkaktuan një zjarr në terminalin Novatek”, shkroi ai, duke shtuar se shërbimet e zjarrfikësve dhe të mbrojtjes civile ishin të angazhuara në përpjekjet për shuarjen e zjarreve.

Novatek, një kompani prodhuese nafte dhe gazi – e lidhur me Kremlinin, ka në funksion një strukturë shumëmiliardëshe për prodhimin e gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Gadishullin Arktik Yamal.

Terminali në Ust-Luga shndërron gazin e lëngshëm në produkte nafte si benzina ose vajguri, të cilat më pas eksportohen pjesërisht përmes Detit Baltik.

Megjithatë, Rusia gjithashtu ka nevojë për karburant aviacioni për të zhvilluar luftën e saj në Ukrainë.

Për këtë arsye, terminali në Detin Baltik është sulmuar edhe më parë.

Dhuna gjatë protestave në Serbi, si po reagon BE-ja?

24 August 2025 at 14:31

Situata në Serbi është e tensionuar: Çdo ditë ka raportime të reja për dhunë policore kundër demonstruesve, arrestime dhe akuza se qeveria e vendit të Ballkanit Perëndimor po punëson banda kriminale kundër popullsisë së vet civile.

Që kur një tendë stacioni treni u shemb në qytetin verior serb të Novi Sadit në nëntor 2024, duke vrarë 16 persona, protestat kundër qeverisë serbe kanë vazhduar të pandërprera. Demonstratat ishin paqësore për një kohë të gjatë – por ditët e fundit, dhuna është përshkallëzuar në rrugët e kryeqytetit, Beograd, dhe qyteteve të tjera. Presidenti populist i krahut të djathtë i vendit, Aleksandar Vuçiç tani dëshiron të veprojë edhe më ashpër ndaj protestuesve.

Si po reagon Brukseli ndaj përshkallëzimeve të fundit në vendin kandidat për në BE?

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Serbi, Andreas von Beckerath, bëri thirrje në një deklaratë “të gjitha palëve për të ulur tensionet“.  Çdo dyshim për përdorim të ekzagjeruar të forcës nga policia duhet të hetohet siç duhet.

I pyetur nga DW, Komisioni Evropian tha se po e monitoron nga afër situatën në Serbi. Qëndrimi i KE është i qartë: “E drejta për demonstrata paqësore dhe liria e tubimit duhet të respektohen dhe autoritetet duhet t’i mbrojnë pjesëmarrësit në tubime nga dëmtimet ose dhuna”, tha Guillaume Mercier, një zëdhënës i Komisionit. Megjithatë, këto deklarata nuk mjaftojnë për shumë politikanë dhe vëzhgues. Për muaj të tërë, ata kanë bërë thirrje për një qëndrim më të ashpër kundër qeverisë serbe dhe Presidentit Vuçiç.

Eurodeputeti Tonino Picula duke folur në Parlamentin Europian
Eurodeputeti Tonino Picula e ka kritikuar Brukselin për mosmiratimin e një qëndrimi më të unifikuar dhe kritik ndaj SerbisëFotografi: Dwi Anoraganingrum/Geisler-Fotopress/picture alliance

Kritika nga Parlamenti Europian

Një nga kritikët është eurodeputeti Tonino Picula. Si raportues për Serbinë në Parlamentin Evropian, ai i kushton shumë kohë vendit. Socialdemokrati kroat e kritikoi Brukselin të mërkurën, duke folur për stacionin televiziv N1 që mbulon të gjithë Ballkanin Perëndimor, për mosmiratimin e një qëndrimi më të unifikuar dhe kritik ndaj Serbisë. “BE-ja aktualisht nuk ka as motivimin dhe as kapacitetet për të vepruar ndryshe ndaj regjimit të Aleksandar Vuçiç.  Ndryshe nga Ukraina, uniteti i nevojshëm për të ushtruar presion mungon këtu”, tha Picula.

Këtu mund të luajnë rol gjithashtu interesat strategjike si të Brukselit ashtu edhe të Beogradit: Në vitin 2024, BE nënshkroi një marrëveshje me Serbinë, duke siguruar akses në litiumin serb. Për më tepër, Serbia ka shfrytëzuar me mjeshtëri marrëdhëniet e saj miqësore me Rusinë, thotë Antigona Imeri e Qendrës për Studime të Politikave Evropiane, një grup ekspertësh me seli në Bruksel. Duke pasur frikë nga një afrim me regjimin e presidentit të hershëm rus Vladimir Putin, Evropa ka qenë shumë e butë: “Kjo strategji zbutjeje e BE ka dështuar, ajo tani duhet të përdorë urgjentisht një ton ndryshe.”

Vetëm 40% për BE

Por edhe pas përshkallëzimit të fundit të dhunës, BE-ja vazhdon të veprojë me metodën “punohet si zakonisht” me Serbinë dhe dështoi ta bënte në mënyrë të qartë qeverinë përgjegjëse. “Kjo është e kuptueshme nga një perspektivë gjeopolitike, por bëhet problematike nëse krijon përshtypjen se shkon në kurriz të vlerave themelore të Unionit”, tha Imeri.

Përshtypja që krijohet minon besimin e shumë njerëzve në BE – dhe besimi në Serbi është tashmë relativisht i dobët: Në një sondazh të pranverës 2025 të kryer nga Instituti Ndërkombëtar Republikan, vetëm 40 përqind e të anketuarve thanë se do të votonin për pranimin e vendit të tyre në BE. Ndërkohë, më shumë se gjysma thonë se nuk besojnë më se BE është seriozisht e interesuar që shtetet e Ballkanit Perëndimor të bashkohen.

Ursula von der Leyen dhe Aleksandar Vuçiç shtrëngojnë duart në Beograd
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Beograd më 25 tetor 2024Fotografi: Darko Vojinovic/AP Photo/picture alliance

BE partnerja më e rëndësishme ekonomike e Serbisë

Jo të gjithë ekspertët e konsiderojnë problematike strategjinë e Brukselit ndaj Beogradit: “Mendoj se është shumë herët për të vlerësuar qëndrimin e BE-së për këtë çështje”, thotë Nina Vujanoviç nga organizata kërkimore Bruegel me seli në Bruksel. BE-ja ka sinjalizuar se po e monitoron situatën dhe duhet të vazhdojë ta bëjë këtë.

Në vend që të ushtrojë presion, Brukseli duhet të përqendrohet në stimujt ekonomikë – atëherë rreziku i largimit të Serbisë tek Rusia do të ishte i ulët: “Serbia ka një interes shumë më të madh ekonomik në zbatimin e reformave të BE-së sesa në afrimin me Rusinë”, sipas Vujanoviç. Vendi ka qenë prej kohësh i lidhur ngushtë ekonomikisht me BE-në: Mbi 60 përqind e eksporteve serbe shkojnë në BE dhe mbi 60 përqind e investimeve të huaja direkte në Serbi vijnë prej andej.

Me mjete ekonomike sigurisht që mund të ushtrohet presion ndaj Vuçiçit dhe regjimit të tij: BE-ja i ka premtuar Serbisë një shumë marramendëse prej 1.6 miliardë eurosh deri në vitin 2027 – por këto fonde janë të lidhura me zbatimin e reformave. “BE-ja mund t’i shkurtojë këto fonde ose të vonojë ndarjen e tyre nëse përcakton se një vend nuk po i përmbush detyrimet e tij”, shpjegon Vujanoviç.

Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti serb serb Aleksandar Vuçiç takohen në Moskë
Presidenti rus Vladimir Putin (majtas) me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiç në Moskë më 9 maj 2025Fotografi: Alexander Zemlianichenko/AP Photo/picture alliance

Deri më tani, Serbia, e cila ka qenë kandidate për anëtarësim në BE që nga viti 2012, duket se është larg zbatimit të reformave të nevojshme për anëtarësimin në BE. Një raport i BE-së mbi sundimin e ligjit në Serbi, i botuar në korrik, zbuloi, ndër të tjera, se vazhdon të ushtrohet presion i fortë politik mbi gjyqësorin dhe shoqatat e shoqërisë civile. Ka shqetësime në rritje për sigurinë e gazetarëve në Serbi.

Pikërisht kundër kësaj gjendjeje, kanë dalë në rrugë për muaj të tërë studentët dhe shumë qytetarë të tjerë të vendit – pavarësisht rrezikut të arrestimit ose lëndimit nga policia. Nëse dhuna gjatë protestave vazhdon, BE-ja mund të vihet nën presion në rritje për të marrë një qëndrim më të qartë ndaj Beogradit./ DW

Fluks peshuesish në Velipojë, vlerësojnë hapësirat publike dhe çmimet e përballueshme

24 August 2025 at 14:13

Edhe pse jemi në javën e fundit të muajit gusht shumë qytetarë kanë zgjedhur të shijojnë bregdetin e Velipojës. Hapësira e gjerë publike dhe pastërtia e plazhit vlerësohen si dy nga arsyet kryesore pse turistët e zgjedhin Velipojën për të kaluar pushimet.

Qytetarët  thonë se në krahasim me disa vite më parë vërehet një përmirësim i shërbimeve të  ofruara .Ndërsa mikpritja e zonës e forcon më tej imazhin e Velipojës si një destinacion turistik në rritje.

Shtimi i plazheve publike dhe menaxhimi më i mirë i hapësirës bregdetare edhe këtë vit kanë sjellë rritje të numrit të pushuesve që frekuentojnë këtë plazh.

Me një shtrirje prej mbi 14 km, plazhi i Velipojës mbetet ndër më të preferuarit për vizitorët vendas dhe të huaj, në të gjitha stinët./abcnews.al

 

Pjesë e një grupi kriminal/ Pranga 19-vjeçarit në Fier, pritet ekstradimi drejt Italisë

24 August 2025 at 13:47

FIER- Finalizohet një tjetër operacion nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, për kapjen e shtetasve në kërkim. Operacioni policor i koduar “Operacionalja 59”, vë në pranga një tjetër të kërkuar nga autoritetet italiane.

Kapet në Fier, një 19-vjeçar i akuzuar në Itali, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh finalizuan operacionin e radhës, të koduar “Operacionalja 59”.

Gjatë këtij operacioni, u kap në Fier dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, 19 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Cukalat, Berat.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Riminit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike. Maksimumi i dënimit është 10 vjet burgim.

Interpol Tirana vijon procedurat, në bashkëpunim me autoritetet italiane, për ekstradimin e këtij shtetasi.

Shpërthen bombola e gazit/ Elbasan, digjet magazina, vetëm dëme materiale

24 August 2025 at 13:35

ELBASAN– Një bombul gazi ka marrë flakë në një objekt që përdorej si magazinë në qëndër të Elbasanit.

Flakët janë përhapur në brendësi të godinës por menjëherë punonjësit e zjarrëfikëses kanë ndërhyrë duke vënë nën kontroll situatën.Nga zjarri I rënë ka pasur vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka pasur  dëme në njerëz.

Magazina ndodhej në një zonë të banuar por ndërhyrja e zjarrfikësve nuk ka lejuar që të përhapet në godinat aty pranë.

❌
❌